. Një falsifikator shqiptar në rrjetën e kundërzbulimit amerikan. Faqe 5
Lloteria SHBA
. Tregu i zi sfidon Albapostën. Rrëmujë me formularët e llotarisë. Formularët në lloje të ndryshme. Fq. 7
Sot, “PS, ose “e pavlefshme”
REDAKSIONALE
. Sot, “PS, ose “e pavlefshme”. Sot shqiptarët e zonave të ballotazhit duhet të votojnë për Partinë Socialiste, ose vota e tyre do të quhet e pavlefshme. Zgjedhësit do të gjenden para fletëve të votimit, ku janë shënuar kandidatët e Partisë Socialiste dhe të asaj Demokratike. Këta të fundit kanë shpallur bojkotimin e zgjedhjeve dhe në këto kushte do të jenë të vlefshme vetëm votat për socialistët. Pse erdhëm deri këtu? Me një Kod Elektoral të kontestuar qysh në zanafillë, me një proces paragjydhur të mbushur me gabime të pakorrigjueshme, me një Komision Qendror Zgjedhjesh që neglizhon detyrat e tij më elementare, asgjë nuk mund të shkonte ndryshe. Kush ka ndjekur ecurinë e këtij procesi dhe marrëdhëniet opozitë-opozitë ka konstatuar fare lehtë se e para ka shfrytëzuar të gjitha marifetet e mashtrimeve elektorale duke arritur të marrë vërtet shumicën e votave, por pa u votuar realisht nga shumica e shqiptarëve. Kandidatët e opozitës u bënë pre e goditjeve të pozitës, e cila përdori me lehtësi mashat e saj që nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri te sistemi i drejtësisë. Dhe origjina e të gjitha shkeljeve mbetet Kodi Elektoral, i cili qysh në fillim u quajt i paplotë dhe i tendencioz, por u mbrojt me fanatizëm nga manaxherët e situatës zgjedhore. Raundi i parë dhe raundi i dytë i votimeve që priten sot, me parregullsitë e tyre u shndërruan në një provë që vërtetoi pretendimet e opozitës për këtë kod. Në të njëjtin ulluk rodhi edhe puna e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ndërve të tij nëpër rrethe. Me paaftësinë e tyre ata u vetëpërjashtuan nga çdo mundësi rinxjerrjeje. Përfundimisht, me këtë kod dhe me këtë KQZ, Shqipëria nuk do të mund të zhvillojë asnjëherë votime të drejta.
Ikën Kryehetuesi Agim Tirana
Erë ndryshimesh në Prokurorinë e Përgjithshme
. Ikën Kryehetuesi Agim Tirana. Agim Tirana në prag të dorëheqjes. Shefi i hetimeve në Prokurorinë Shqiptare bën gati largimin e tij si kryehetues, ndonëse asnjë moti nuk thuhet zyrtarisht, aq më tepër që nuk deklarohet as nga vetë Agim Tirana. Përkundrazi, kreu i hetimeve shprehet se “unë nuk jap dorëheqjen. Nuk kam asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen. Shkoj çdo ditë në punë dhe as që më shkon ndërmend të largohem nga detyra”. Por burime të tjera shprehen se “rasti i Agim Tiranës është i dyti, pas atij të Ajaz Gjetës që dha dorëheqjen pak ditë më parë”. Burime konfidenciale në Prokurorinë e Përgjithshme shprehen se “dorëheqja ka mbetur vetëm të shkojë në zyrën e Rakepit”. Faqe 4
Sfid[a?] e Kosovës demokratike fillon me Serbinë demokratike
Surroi. Sfida e Kosovës demokratike fillon me Serbinë demokratike. Faqe 5
Thirret Asambleja Kombëtare e PRSH
. Ditën e mërkurë, datë 18.10.2000, ora 11.00 në sallën e Muzeut Historik Kombëtar mblidhet Asambleja Kombëtare e PRSH. Asambleja do të analizojë zgjedhjet lokale të 1 tetorit, rezultatin e arritur si dhe problemet që u vërejtën gjatë fushatës.
Gjykata e Lartë tallet me ligjin
Kthehet mbrapsht ankimi i PR për Zgjedhjet
. Gjykata e Lartë tallet me ligjin. “Të shpallën të pavlefshme zgjedhjet në komunat dhe bashkitë ku KQZ dhe komisionet që varen prej saj kanë përsëritur pa të drejtë ligjore nga kandidimi përfaqësuesit e Partisë Republikane”. Ky ka qenë thelbi i një ankimi të PRSH-së në Gjykatën e Lartë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ankesë kjo që ka marrë për herë të dytë përgjigje refuzuese nga Gjykata e Lartë. Faqe 2