28/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 tetor 2000

REDAKSIONALE

Kosova nis sot rrugën drejt lirisë së ëndërruar. Mendjet e shqiptarëve janë sot atje, në kutitë e votimit, ku vota mund të nisë Kosovën drejt lirisë së mohuar prej afro 100 vjetësh. Është e kuptueshme se shumica e shqiptarëve janë shumë më pak të interesuar për emrat që do të dalin fitues nga kutitë, sa që janë për rrugën që do të ndjekë vota, për mënyrën se si do të votohet. Shqiptarët e Kosovës kanë sot mundësinë të tregojnë se janë të zotët të ndërtojnë institucione, se janë të zotët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre. Shqiptarët e Kosovës kanë shansin, por edhe detyrën që të tregojnë sot se meritojnë të jenë një komb që mund të vetëvendosnin të ardhmen e tyre. Asnjë incident në emër të partive apo liderëve nuk mund të justifikohet. Asnjë përplasje mes vetë shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet të jetë në faqen që fillon të shkruhet sot. Veç të tjerash, kosovarët do të mund të tregojnë se jo të gjithë shqiptarët dinë të votojnë vetëm mes incidenteve, sherrreve, përplasjeve të verbëra politike. Në këtë kuptim, Kosova voton sot edhe për Shqipërinë zyrtare. Në Kosovë mbillet sot fara e një të ardhmeje tjetër, e një të ardhmeje ndryshe. Sot, pas 100 vjetësh të mohuara, nëpër duart dhe qetësinë e kosovarëve rritet vetëvendosja. Është e tepërt për të thënë se çfarë iu duhet dhe çfarë mund të bëjnë serbët sot në Kosovë. Është e tepërt për të thënë se askush nuk mund t’ia shmangë atyre dëshirën për të patur një votim ndryshe, një votim pa takt dhe me konflikt. Por, nuk është e tepërt që shqiptarët e Kosovës të kujtojnë se sot nuk kanë kohë për të humbur, se nuk kanë kohë për të kënaqur asnjë serb. Madje, ata kanë sot shansin që t’i tregojnë botës se ata serbë që janë rritur në disa treva shqiptare të Kosovës mund të jetojnë në të ardhmen e afërt si një minoritet i qetë. Thaci apo Rugova, PDK apo LDK, sot duhet të kenë vetëm një ngjyrë: atë të fillimit të një Kosove ndryshe. Dhe Kosova sot voton për ndryshe. Ora është e saktë.

Lista me 96 emra të rinj të personave që duhet të lidhin kontratat me Albtelekomin për numrat e telefonave

Faqe 19

KANCERI

Femrat në rrezik. 5 gra të ekzaminuara Mjekët shqetësohen: “Shifra alarmante” Femrat në rrezik. 5 gra të ekzaminuara KANCERI Mjekët shqetësohen: “Shifra alarmante” Janë bojkotuar masat parandaluese. Vetëm 5 specialistë në të gjithë vendin Faqe 12

Kosova voton sot...për Shqipërinë

Kosova nis sot rrugën drejt lirisë së ëndërruar. Mendjet e shqiptarëve janë sot atje, në kutitë e votimit, ku vota mund të nisë Kosovën drejt lirisë së mohuar prej afro 100 vjetësh. Është e kuptueshme se shumica e shqiptarëve janë shumë më pak të interesuar për emrat që do të dalin fitues nga kutitë, sa që janë për rrugën që do të ndjekë vota, për mënyrën se si do të votohet. Shqiptarët e Kosovës kanë sot mundësinë të tregojnë se janë të zotët të ndërtojnë institucione, se janë të zotët të marrin në dorë fatet e vendit të tyre. Shqiptarët e Kosovës kanë shansin, por edhe detyrën që të tregojnë sot se meritojnë të jenë një komb që mund të vetëvendosnin të ardhmen e tyre. Asnjë incident në emër të partive apo liderëve nuk mund të justifikohet. Asnjë përplasje mes vetë shqiptarëve nuk mund dhe nuk duhet të jetë në faqen që fillon të shkruhet sot. Veç të tjerash, kosovarët do të mund të tregojnë se jo të gjithë shqiptarët dinë të votojnë vetëm mes incidenteve, sherrreve, përplasjeve të verbëra politike. Në këtë kuptim, Kosova voton sot edhe për Shqipërinë zyrtare. Në Kosovë mbillet sot fara e një të ardhmeje tjetër, e një të ardhmeje ndryshe. Sot, pas 100 vjetësh të mohuara, nëpër duart dhe qetësinë e kosovarëve rritet vetëvendosja. Është e tepërt për të thënë se çfarë iu duhet dhe çfarë mund të bëjnë serbët sot në Kosovë. Është e tepërt për të thënë se askush nuk mund t’ia shmangë atyre dëshirën për të patur një votim ndryshe, një votim pa takt dhe me konflikt. Por, nuk është e tepërt që shqiptarët e Kosovës të kujtojnë se sot nuk kanë kohë për të humbur, se nuk kanë kohë për të kënaqur asnjë serb. Madje, ata kanë sot shansin që t’i tregojnë botës se ata serbë që janë rritur në disa treva shqiptare të Kosovës mund të jetojnë në të ardhmen e afërt si një minoritet i qetë. Thaci apo Rugova, PDK apo LDK, sot duhet të kenë vetëm një ngjyrë: atë të fillimit të një Kosove ndryshe. Dhe Kosova sot voton për ndryshe. Ora është e saktë.

PS, dy lista për rrëzimin e ministrave

Bllokohen ndryshimet në Qeveri Ndryshimet në Qeveri përplasin kryetarin e PS-së, Fatos Nano me kryeministrin Ilir Meta. Shkak ka qenë “lufta” e pashpallur mes dy drejtuesve socialistë për ndikimin në parti dhe në qeverisjen e saj. Kështu, i mësuar të ndryshojë me urdhërin e tij ministrat e kabinetit, kryeministri Meta kësaj radhe është gjendur para kokëfortësisë së Nanos, i cili ka pretenduar se ndryshimet në Qeveri kalojnë përmes partisë. Edhe ministrat e “shoqërisë civile”, të cilët nuk kanë pasur nevojë për mbështetjen e socialistëve nuk e kanë shpëtuar Metën nga presioni që listën e vet të ndryshimeve ta paraqesë në KPD-në e PS-së, për të cilin edhe Nano ka përgatitur listën e vet. Faqe 2

DYFISHOHET çmimi i vajgurit në Tiranë

Shqipëria dërgon karburantet në Mal të Zi Dimri në prag, ngronja kushton 4 herë më shumë Fq 8,11

NDESHKIMI

Kaseta filmike në dosjen e akuzës 20 të arrestuar, të gjithë “krerët në listë” Hapet proces penal për Sali Berishën Faqe 3

Njoftim

Njoftohen të gjithë kryetarët e degëve të PRSH-së që brenda datës 28 tetor të dërgojnë pranë Selisë Qendrore, dorazi ose me faks rezultatet e zgjedhjeve për të gjitha partitë politike, sipas komunikatave dhe bashkive. Kryesia e PRSH Sot ora 10.30, në Selinë Qendrore të PRSH, Kryesia jep një konferencë shtypi.

Të kërkuarit

Ndjekje penale për 1500 policë Faqe 5