02/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 nëntor 2000

KRIMI

. Plumba në Tropojë mbi nënkolonel Ylvi Bengasin. Vritet në krye të detyrës shefi i forcave speciale. Faqe 3

Llotaria USA

. Mbyllet zyrtarisht llotaria amerikane. Por tregëtarët e rrugës vazhdojnë të shesin formularët. Faqe 7

KATASTROFË

. Shqipëria, 2 miliardë e 661 milionë kwh energji elektrike borxh. 5 ditë më parë u prodhuan 8,8 milionë kwh në ditë. Sot prodhohen vetëm 6 milionë. Fq 12,13

EDITORIAL

. Nga Agim Baçi. Burri prej nesh nuk arrin të shohë plotësisht në dritë fytyrën e gruas së tij. Fëmijët e pleqtë flenë sapo na lë dielli. Prej netësh, të vetëm drita nëpër hapësirën shqiptare, janë ato të makinave... Këto dhe shumë fenomene të këtij lloji, të cilat prej kohësh i kemi peshuar nga mungesa e energjisë elektrike, i kanë parë gjithë shqiptarët..., përveç kryeministrit tonë 30 vjeçar. Ky i fundit, në mes të ditës së djeshme (në të njëjtin moment kur shumica e amvisave shqiptare nuk kishin arritur të gatuanin për shkak të mungesës së energjisë), ka akuzuar disa gazetare se po përhapin panik me lajmet për dritat!!! ... Nuk dihet se çfarë ka patur ndërmend dhe kujt i është drejtuar Kryeministri, kur ka akuzuar gazetaret se po përhapin panik anti-energjetik. Por, të akuzosh median për përhapje paniku, kur shqiptarët i numërojnë me gishtat e njërës dorë orët me drita, do të thotë të bësh presion. Dhe këtë presion kreu i Qeverisë shqiptare e ka startuar në sallën ku ishin mbledhur tërë deputetët dhe krerët e degëve të PS-së në rrethe. (Pra, nëkupto që Meta nuk e pranon nga media që është “e lirë”, përhapjen e një paniku të tillë e jo më të prononte ndonjë debat të ndezur nga njerëzit e partisë së tij). ...Kryeministri shqiptar bëri dje publikisht të vetmin hap pozitiv: situatën aktuale nuk e cilësoi as sukses personal e as të partisë. Të gjitha komentet e tjera të situatës i kishte në vazhdën e politikës “për t’u qarë”. (Ndërkohë, burime socialiste nuk lanë mënjanë faktin se Meta nuk i vuri fort rëndësi raportit për shkak se prej disa ditësh janë të rrallë shqiptarët që kanë mundësinë të shikojnë lajmet, përjashto lajmet ku jetojnë vetë qeveritarët).

Dritat dhe deklaratat e errëta të Kryeministrit

Nano: “Aleanca” ka vdekur

PS, në zgjedhje vetëm 42,9 % të votave . Nano: “Aleanca” ka vdekur. Socialistët “në gjunjë” radhët në lidhje me vazhdimësinë e koalicionit qeverisës. Diskutimet rreth efikasitetit dhe mundësisë së ruajtjes së koalicionit “Aleanca për Shtetin” kanë nxjerrë në pah edhe një herë fërkimet mes rrymave brenda PS-së. Gjithçka është bërë e qartë në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së, ku kanë shpërthyer polemika të ashpra për fatin e koalicionit mes partive politike, që aktualisht janë përfaqësuar në qeverinë Meta. Idetë e para për ndarjen përfundimtare të PS-së nga aleatët aktualë e ka dhënë vetë kryetari Fatos Nano, i cili e ka cilësuar koalicionin si jofunksional. Faqe 2

Livia, bashkëkohësja e Deas rikthehet në atdhe. Është zbuluar në Butrint në vitin 1928. Prej vitit 1991, është zhdukur nga Shqipëria. Faqe 21

Ku shkollohen e jetojnë fëmijët e politikanëve

Të privilegjuarit . Ku shkollohen e jetojnë fëmijët e politikanëve. Faqe 4

Djali i ambasadorit, trafikant

Arrestohet dhe mbahet në qeli nga policia spanjolle . Djali i ambasadorit, trafikant. Mbahej nën vëzhgim për një kohë të gjatë. Faqe 9