07/11/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 nëntor 2000

KATRAHURË

Pezullohet nga detyra komisari i hekurt Grushta, shkelma dhe armë në Ministri Koseni dhe Ndreu rrihen në sy të Poçit Faqe 3

E Djathta ka nevojë për reflektim

EDITORIAL Nga Neritan ALIBALI Pas shokut që pësuan nga rezultatet e zgjedhjeve të 1 Tetorit, partitë e Opozitës shqiptare duket se po gjejnë orientimin e duhur. Tryeza e djeshme tregoi gjithësesi, se më në fund ka filluar pak a shumë një proces i brendshëm reflektimi. Askush nuk mund të pretendojë se tashmë problemet e së Djathtës Shqiptare u kapërcyen dhe se është hapur rruga e një bashkimi institucional të Opozitës. E aq më pak të mendohet se me këtë tryezë do të shkohet në bllok drejt një zgjedhjet parlamentare të vitit 2001. Por e rëndësishme është një gjë: që ka filluar një lëvizje, e cila nëse menaxhohet me kujdes mund të çojë në një organizim të tillë të së Djathtës, i cili nuk është parë gjatë 10 viteve të pluralizmit. Tryeza e djeshme e Opozitës kishte një bazë solide që siguroi suksesin: manipulimet e pushtetit në zgjedhjet lokale. Logjikisht, të gjitha partitë opozitare, kush më shumë dhe kush më pak, u dëmtuan dukshëm në konkurimin e tyre elektoral. Në këto kushte, organizatorët e Tryezës u treguan të kujdesshëm që të shmangnin kontradiktat aq të pakontrolluara e të pakupitmbta brenda Opozitës dhe të orientonin diskutimin në ato probleme që ishin të rëndësishme për të gjithë. Hapi i parë u hodh, por nuk duhet mbetur këtu. E Djathta shqiptare duhet të reflektohet për humbjen dhe jo të justifikohet me manipulimet. Tek e fundit, edhe manipulimet e Pushtetit në kurriz të Opozitës, treguan dobësinë e vetë Opozitës. Por nuk ka kohë për të vajtuar. Krahas denoncimit me fakte të manipulimeve, e Djathta shqiptare duhet të krijojë një dimension të ri. Një dimension, i cili t’i japë asaj forcë e mbi të gjitha besueshmëri. Të gjithë duhet të jenë koshientë, se pa reflektuar nuk mund të ecet në procesin e natyrshëm të bashkëpunimit e aq më pak të pretendimit për t’u bashkuar në zgjedhjet e pranverës. E për të arritur këtu duhet besim dhe tolerancë, njohje e gabimeve dhe heqje dorë nga mënyrat e vjetra të sjelljes politike. Veset politike të pushtetit sotëm janë një ndihmë e madhe për Opozitën. E vetmja gjë që e dëmton atë është vetë mosdëshira e saj për të dalë nga gërthulli ku ka hyrë. Dhe kjo mosdëshirë është në të falt, ndihma më e madhe për pushtetin e sotëm.

Lista e re me emrat e 80 qytetarëve që kanë fituar të drejtën e punësimit në Itali

Faqe 14

SKANDAL Materniteti pa oksigjen Rrezikohen lindjet

Kaos dhe ankth në spital Faqe 5

Opozita, aksione të përbashkëta

Partitë e djathta në një tryezë të rrumbullakët Opozita shqiptare shpall zyrtarisht qëndrimin e saj të përbashkët në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor. Pas një tryeze të rrumbullakët të thirrur nga Partia Republikane Shqiptare dhe Partia e Ballit Kombëtar, të gjitha forcat politike të spektrit të djathtë kanë denoncuar manipulimet e bëra gjatë votimeve të 1 dhe 15 Tetorit, të vlefshme për pushtetin vendor, nga ana e përfaqësuesve të sotëm dhe nga mekanizmat shtetërorë. Gjate diskutimeve, nëntë përfaqësuesit e subjekteve politike, PR, PD, DBSH, PDK, PBL, PBKD, PLL, P. Konservatore, PBD kanë përcaktuar një deklaratë në të cilën kanë rënë dakort për 5 pika kryesore. HOTEL DAJTI Faqe 2

Groposen 2 miliardë USD

Katastrofë/Shembën digat e 7 ujëmbledhësve Një studim i kryer nga specialistë të Ministrisë së Bujqësisë, Institutit të Studimit të Tokave dhe Institutit të Hidrometeorologjisë, tregon se ujëmbledhësit janë në prag të mbushjes së plotë të tyre. “Nga matjet e prurjeve të lëndëve të ngurta në ujëmbledhësa, matje të cilat janë bërë në kohë dhe stinë të ndryshme, rezulton se ata mbushen nga 2 deri në 10 për qind në vit. 30 ujëmbledhës janë mbushur mbi 70 për qind. Faqe 11

TVSH, ethe shkarkimesh

Tension i lartë në mbledhjet e Këshillit Drejtues “Gjigandi” i rrjeteve televizive, i vetmi kanal kombëtar në vend, ku informohen pjesa më e madhe e popullsisë së vendit përfshihet në ethet e sherrve klanore dhe shkarkimeve, pikërisht mbi këtë bazë, Këshilli, në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të RTSH-së mësohet se kanë “vluar” një seri tërheje me akuza dhe fjalë të akumuluara që nga koha kur drejtori i këtij institucioni ishte Ardian Klosi. Regjisori Ylli Pepo është kandidati më i mundshëm. Faqe 4

Shqiptarët, gjithnjë e më shumë kancerozë

Rreziku Faqe 7

Bush kryeson sondazhet

Sot votohet për Presidentin e ri të SHBA Dueli, diferenca më e ngushtë në 40 vitet e fundit Sot votohet për Presidentin e ri të SHBA Bush kryeson sondazhet Dueli, diferenca më e ngushtë në 40 vitet e fundit Faqe 18