02/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 korrik 1993

Fatos Nano thirret në Prokurori

SKANDALI I NDIHMAVE / Akt zyrtar në hetimin e çështjes Blerim Çela: «Gjeni prova të tjera» EDMOND LAÇI CARLO BOLLINO TIRANË — Prokuroria fillon hetimin kryesor për skandalin e ndihmave dhe thërret menjëherë Fatos Nanon. Sekretari kombëtar i Partisë Socialiste është marrë në pyetje të martën në mëngjes për gati dy orë nga hetuesi Llambi Bako, në zyrën e tij, në Hetuesinë e Përgjithshme. Nano, i akuzuar për pjesëmarrje në mashtrimin fiskal midis Italisë dhe Shqipërisë, kur ishte kryeministër, refuzon ende imunitetin parlamentar dhe për këtë arsye pyetet nga një komision i tërë hetuesish. Kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Namik Dokle, ndërsa i afrohet lajmit “Gazetës Shqiptare” se “bëhet fjalë për një procedurë normale të parashikuar në të gjitha rastet kur një person denoncohet në dokumentat që i dorëzohen Hetuesisë. Personi i denoncuar, domethënë Fatos Nano, është thirrur nga hetuesi për t’u ballafaquar me kallëzimin që pati bërë për të, Kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, Blerim Çela. Bëhet fjalë vetëm për një sqarim profesional”. Ministria e Drejtësisë në Tiranë Fatos Nano kallëzohet nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit, si një nga përgjegjësat më të mëdhenj. Në këtë histori, që i referohet furnizimit të parave të ndihmave me një vlerë prej 20 miliardësh, të ofruara nga Qeveria Italiane në 1991, është ngatërruar edhe shoqëria nga Bari “Levant. Co.”, titullari i së cilës është në hetim edhe në Itali. Prokuroria e Romës ka nisur në fakt një hetim komplet, analog me atë që është denoncuar nga Komisioni Shqiptar dhe që ka përfshirë edhe drejtuesit e mungonin në sallë), që i përkasin përseri skandalit të ndihmave. Pyetjes së parë — që akuzat drejtuar Nanos janë të tilla sa të sjellin arrestimin e tij — Çela iu përgjigj se “vendimi i takon Hetuesisë, por provat e mbledhura deri janë të sigurta”. Çela ka shtuar se në Prokurori do të jenë mbledhur “fakte të reja” kundër tij. Përsa i përket ngatërruesës të hipotezuar në skandal të tregtarit zviceran Ajdin Sejdia, është bërë e ditur që po ky Komision Kontrolli, në marrëveshje me hetuesinë e Tiranës, i ka kërkuar qeverisë zvicerane dorëzimin e Sejdisë. Por në horizont të skandalit sheh qartë, rrezikon të konturohet një i ri dhe që i përket, edhe një herë, ndihmave ushqimore të ofruara nga Italia. Këtë herë malli nën akuzë do të ishte ai i ofruar në prill 1992. Ishte po Blerim Çela që informoi Parlamentin se ka nisur një hetim “për të vërtetuar parregullsi në furnizimin e gjashtë tonë djathë”. Ministria e Drejtësisë në Tiranë Ish kryeministri Fatos Nano

Incidente në Gjirokastër Qeveria përgjegjështron

Manifestime proteste të pakicës greke Shtëpia e bardhë bën thirrje për uljen e tensionit. Jeltsin viziton Athinën GJIROKASTER — (p.re.) Është rënduar tensioni midis Qeverisë Shqiptare dhe minoritetit grek që jeton në krahinën e Dropullit. Për në qendër e konfliktit ishin dërguar reparte të posaçme të policisë shqiptare. Në fshatin Derviçan, pranë Gjirokastrës, policia ndërhyri për të shpërndarë një manifestim të grekëve me nënshtetësi shqiptare, të cilët protestonin kundër dënimit të priftit orthodhoks grek, i cili prej kohësh zhvillonte propagandë anti-shqiptare në favor të bashkimit të Shqipërisë së Jugut me shtetin grek. Sipas agjencive të shtypit, gjithshka filloi pas përfundimit të meshës së orës 11. Në këtë moment një ish-deputet i Parlamentit Shqiptar, dhe me kombësi greke, filloi t’i bëjë thirrje turmës për të dalë nga Kisha dhe për të protestuar. Policia shqiptare e shpërndau manifestimin — i ndaluar edhe ditë më parë — pa vënë në përdorim armët e zjarrit. Në rrëmujën që pasoi një polic mbeti i plagosur nga një goditje me gurë dhe policia bllokoi rreth njëmijë persona të cilët orvatëshin të arrinin në Gjirokastër për të vazhduar protestën. Sidogoftë, ngjarja nuk është shumë e qartë. Në të njëjtën ditë, Ministria e Jashtme në Tiranë i përgjegjështroi lajmet për trazirat në Jug të vendit. Sipas saj bëhet fjalë për “gënjeshtra dhe shpifje që synojnë destabilizimin e politikës shqiptare”. Tensionet e fundit në afërsi të Gjirokastrës, ndodhën vetëm një ditë pas kthimit në Tiranë “për konsultime” të ambasadorit shqiptar në Athinë, Çabej. Kthimi i diplomatit shqiptar, ndodhi menjëherë pas manifestimit të një grupi nacionalistësh grekë para selisë diplomatike shqiptare në Athinë. Deri tani reaksionet ndërkombëtare për ngjarjet e reja që po ndodhin në kufirin shqiptaro-grek kanë qenë të pakta. Është bërë i ditur vetëm qëndrimi i qeverisë së SHBA. Në një deklaratë zyrtare, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se kthimi i refugjatëve shqiptarë është një çështje që i përket qeverisë greke, por theksoi se do të inkurajojë çdo përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve ballkaniko-jugorë. Vazhdoi në të njëjtën kohë vizita e Presidentit rus Boris Jelcin në Athinë. Presidenti rus, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Kozirev, zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë grekë, duke përfshirë edhe Presidentin Konstantin Karamanlis. Takimet u cilësuan nga të dy palët si “mjaft pozitive” e re në marrëdhëniet e ngushta midis dy kombeve orthodhokse”. Ndërsa Moska nuk është përfshirë ende në tratativat direkte për kryemin e një pakt ballkanik orthodhok për Serbinë dhe Greqisë, ajo në asnjë rast nuk i ka fshehur simpatitë e saj për serbët e kësaj feje. Manifestim proteste përpara ambasadës shqiptare në Athinë dhe, më poshtë, një pamje e Gjirokastrës

Dje në Shqipëri

SHQIPËRIA ADERON NË “KONVENTËN KUNDËR TORTURËS DHE VUATJEVE TË TJERA OSE TRAJTIMI MIZOR, JONJERËZOR A DEGRADUES” — Parlamenti Shqiptar miratoi që Shqipëria, në vend që të ka vuajtur më parë nga dhuna dhe tortura komuniste — të aderonte në “Konventën kundër torturës dhe vuajtjeve të tjera ose trajtimit mizor, jonjerëzor a degradues”. Aderimi në këtë konventë ndërkombëtare — duke iu bashkuar edhe 85 shteteve të tjera pjesë marrëse — bëhet pas asaj që kishte bërë më parë vendi ynë në Paktin Civil dhe Politikën e Drejtave Civile e Politike. PAS 7 MUAJ BLOKIMI NË VENDALIA KTHEHET NË DUNËS ANIJJA “DAUTI” — Anija e Flotës Tregtare Shqiptare “Dauti”, e cila prej datës 7 maj u bllokomi në portin e Venecias, Lirimi i anijes nga autoritetet portuale italiane, u arrit falë përpjekjeve — vendosi një pengesë prej 200 dollarë, bllokimi i saj u kryer nga marina greke. Ek zotëri i Minierave, i dërguar pasi italiane në shijun prej 250.000 dollarë. NJË GJUETARE NË PUKE PËR 40 DITË KA GJUJUR 70 ÇESHTJE — Në rast të malit në Pukë, një gjuetare e ka rrethuar me vendin dhe gjuetisë — ka lënë kyshte e zjarrit. Bëhet fjalë për 40 ditë, një gjuetare e cila ka…

Në Brendësi

Shpërthen në Turqi problemi i kurdëve Mbi armët në Bosnje OKB-ja thotë jo Clinton heq dorë nga provat atomike

Policia ka ndaluar trafikantë armësh

Sekuestrohen granata dhe fishekë TIRANA — (Ed. La.) - Sinjale të sigurta për trafikuen e fshehtë të armëve, kanë detyruar policinë shqiptare që të kryejë operacione kundër saj. Një “blic” i organizuar nga punonjësit e policisë së Drejtorisë së Rendit të Tiranës — kur ora ishte 1.00 e natës — kapi në flagrancë tre shtetas së bashku me një sasi municioni ushtarak. Pas dy orë verifikimesh të nevojshme, personat e ndaluar u shoqëruan për në Rajonin 3 të Policisë. Rreth 7.200 fishekë, 56 granata, 400 fishekë automatikë dhe ndezësa granatash, iu sekuestruan menjëherë shtetasve shqiptarë Çerçiz Lule 1-b/ h-oficer 43 vjeçar — dhe bashkëshorten së saj Luljana, 39 vjeç si dhe shtetasit jugosllav, por me kombësi shqiptare I. K., 41 vjeç. Ky i fundit (emrin e të cilit autoritetet nuk e dhanë të plotë), u gjet në një shtëpi përdhese afër qendrës së Tiranës, të cilën e kishte marrë me qera. Një avokat, të cilin personat e akuzuar kanë tentuar ta zgjedhin si mbrojtës, thotë se “mendohet se në këtë trafik armësh janë implikuar edhe persona të tjerë që, megjithëse janë identifikuar, për shkak të hetimeve që vazhdojnë, s’mund të publikohen”. Po për shkak të hetimeve, edhe organe të tjera policore hezitojnë të japin versionin përfundimtar të këtij operacioni të tyre, që ndoshta ende vazhdon. Për personat e ndaluar ka filluar çështja hetimore.

Nga Ministria e Turizmit: akoma nuk kanë filluar punimet për Ksamilin

Para disa ditësh “Gazeta” botoi një artikull të titulluar “Lind në Ksamil një oaz turistik”. Lidhur me këtë artikull, ka ardhur një përgjigjesh nga Zëdhënësi i Shtypit i Ministrisë së Turizmit. Në të thuhet se lajmi nuk është i saktë dhe se pala italiane në ndërmarrjen e përbashkët STS nuk ka plotësuar deri tani asnjë detyrim. Kështu, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Turizmit, nuk është e vërtetë ajo që thuhet në artikull se brenda verës do të fillojnë punimet. Në tekstin e përgjigjeshtrimit thuhet se “meqenëse kontrata e lidhur që prej dy vjetësh nuk është zbatuar për faj të mosplotësimit të detyrimeve nga sipërmarrësi italian, po merren në konsideratë opsione të tjera”.

«Pelikani» bëhet shkollë për ushtarakët shqiptarë

Misioni italian çmobilizohet dhe ndryshon funksion DURRËS — “Operacioni ‘Pellicano’ do të vazhdojë në Shqipëri, por tashmë edhe si qendër mësimore për ushtarakët shqiptarë”. Këtë e thotë gjeneral Antonio Tabaldo, në përfundim të një konference shtypi që bëri në Durrës, në konferencë ku u njoftua se misioni italian “Pellicano” do të ndryshojë funksion. Qendra mësimore, kjo është një ndër objektivat e Operacionit “Pellicano” për të ardhmen, operacion i cili për afër dy vjet që nga 18 shtatori i vitit 1991 — ndoshta më saktë, duke filluar dhe transportuar ndihma ushqimore dhe ilaçe në Shqipëri — ka ndryshuar të Shqipërisë si pas një projekti të përparuar më parë. Por muaji i fundit i aktivitetit i “Pellicano” është zvogëluar, kështu e tregon dhe efektivi i kësaj qendre që numëron 850 vetë nga 1100 që kishte në fillim të tij. Kjo është shoqëruar edhe me rikthimin më 29 maj të këtij viti — në maturë 10 ushtarakëve për në Itali, nga të cilët 131 automjete. Ndërsa kapaciteti transportues në ditë nga 1400 tonë është ulur në 300. “Kjo ka ardhur si pasojë e zvogëlimit të punës — njofton Gjeneral Tabaldo — por edhe për shkak ka mësuar të veprojë më shumë efektivisht Operacioni shqiptar ‘Shqiponja’”. Ky kontingjent gjatë aktivizimit të tij në Shqipëri ka përshkakuar 10 milion e 400 mijë kilometra rrugë tokësore, ka kryer 1790 orë fluturime me helikopter, duke transportuar 41 mijë tonë ndihma. Ndihma u cilësua e minuar në portin e Durrësit dhe në Vlorë dhe transporti…

Çdo njeri kur flet, endetron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të cuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. TE THYSHI Interpretimi psikologjik: Kjo ëndërr mund të interpretohet ose si një kërcënim për një ide që është shuar (një lidhje sentimentale, një miqësi, një shpresë...) ose si një vullnet për të shkëputur nga një kalkulim osa nga persona apo situata. Parashikimi: Të thyësh xhamat bëhet i dobët, të thyësh enë të tërra të bollshme (ca të mos mundësh më). DALLANDYSHE Interpretimi psikologjik: simbol i pleqërisë, por mund të jetë edhe një simbol negativ i lidhur me tradhëti, ndarjen dhe mungesën e besnikërisë. Parashikimi: si një tufë dallëndysheje shumë, dallëndyshe në folë gëzim. TRËNDAFIL Interpretimi psikologjik: 1 konsideruar ne do epokë si mbretë i luleve trëndafili është simbol i bukurisë e feminitetit. Por duhet pasur kujdes sepse trëndafili mund të të shpojë: kuptohet pra që kjo lule delikate përfaqëson edhe vuajtjet e dashurisë. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu trëndafilin, që këndon në poet latin, nuk duhet të këputet për të mos humbur bukurinë e tij magjepsëse. Kjo flet për të mos humbur lulia virgjërinë e saj, që nga një tjetër domethënie është për të qenë mund të ketë. Në vend të gjithë e dimë që bukuria trëndafilit zgjat vetëm për pak kohë: ai paraqet edhe rininë që vjen e shkon shpejt. Parashikimi: Trëndafilat lajmërojnë shanse të mira vetëm në qoftë se ata qëndrojnë në stinën e duhur. Përndryshe para-lajmërojnë probleme, trëndafilat e bardhë paralajmërojnë në dashuri të lumtura ata të kuq kënaqësi dhe sensualitet tërthore. Të mbledhësh trëndafila dhe ambalazhe, një ngjarje e rëndësishme dhe tërheqëse, trëndafilat e veshur flasin për delusion dhe mos sukse. E KUQE Interpretimi psikologjik: E kuqe është… RËRË Interpretimi psikologjik: Rëra është simbol i ndërrës: mbron dhe nga një pikëpamje psikike si prahëri i ndënës. Shpehëndra e dominuara nga ky imazh tregojnë një dëshirë për të kthyer në fëmijëri dhe të bëjnë ndryshime. Parashikimi: Rëra ofron ndihmë në pastrimin…