Hetuesia jep afatin e fundit në gusht «Bllokmenët» në gjyq
Ende në fuqi akuza për shpërdorim e përvetësim
Hetuesia jep afatin e fundit në gusht «Bllokmenët» në gjyq
Prokuroria po shqyrton aktivitetin e Alisë, Çarçanit, Isait dhe të ish-udhëheqësve të tjerë nga 1956 deri në 1990
FATOS BAXHAKU
TIRANE — Është afruar koha e gjykimit për ”bllokmenët”. Pas disa shtyrjeve, që shpesh kanë patur pasoja politike, Hetuesia jep afatin e fundit: në gusht të këtij viti. Me anë të një deklarate, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme bëri të ditur synimin e hetuesve për të përfunduar sa më parë çështjen. “Në fillim të gushtit do të konkludojë hetimi”, u shpreh ai.
E nde nuk ka asnjë ndryshim në akuzën e ngritur prej kohësh ndaj ”bllokmenëve”, përfaqësuesve të kastës së vjetër politike, midis të cilëve ish-presidenti Ramiz Alia dhe ish-kryeministri Adil Çarçani dhe ish-ministri i Brendshëm, Hekuran Isai. Burime të Hetuesisë së Përgjithshme i përgënjeshtruan zërat e përhapur disa kohë më parë për ndryshim të akuzës ndaj tyre — të paktën deri tani — nga shpërdorim posti dhe përvetësim në shkallë të madhe të pasurisë shtetërore në genocid ndaj popullit shqiptar. Të gjitha këto mbeten supozime dhe po hetohet në veprimtarinë shumëvjeçare të disa ish-udhëheqësve të lartë për internimet dhe vrasjet e shumta të kryera në kufi, por se ende nuk ka elemente të plota për të përndryshuar akuzën aktuale. Duket se ka edhe probleme me legjislacionin, përkufizimet e të cilit për genocidin janë relative. Hetuesia po pret tani të dhëna suplementare nga Ministria e Rendit Publik, e cila disponon statistika të plota për numrin dhe rastet konkrete të internimeve dhe të vrasjeve në kufi.
Tani, hetuesit po punojnë për plotësimin e të dhënave të mëtejshme të kërkuara nga Gjykata e Tiranës. ”Po punojmë për të bërë plotësimet që na i kërkoi Gjykata disa kohë më parë — i tha Gazetës Vasil Plaku, Zëvendësprokurori i Republikës — është një punë shumë e voluminoze dhe e lodhshme për hetuesit, sepse duhet shqyrtuar e tërë veprimtaria nga viti 1956 deri në 1990, por megjithatë besoj se do të përfundojmë shpejt”.
Dy ditë para këtij premtimi të Hetuesisë, grupi parlamentar i Partisë Demokratike publikoi një deklaratë në të cilën, veç të tjerave, konsideronte si të pajustifikuar ngadalësinë në trajtimin e çështjeve që kanë lidhje me ”bllokmenët”. ”Ramiz Alisë megjithëse në arrest shtëpie, i janë krijuar kushte për t’u marrë me ngjarjet politike në dëm të stabilitetit dhe të demokracisë së vendit”, theksohej në deputetët e mazhorancës. Kërkesa për shqyrtimin në gjykimin e ish-udhëheqësve kishin ardhur edhe nga poshtë. Disa ditë më parë, grupe njerëzish manifestuan para Parlamentit pikërisht për këtë gjë. Kohët e fundit është kërkuar nga shumë anë — edhe në deklaratën e fundit të grupit të PD — edhe gjykimi i atyre që gjatë viteve të diktaturës kanë shkelur ligjin e atëhershëm duke ekzekutuar e torturuar persona të pafajshëm. Për këtë, prokurorët nga Parisi edhe shkritari Ismail Kadare.
Ish-udhëheqësit e lartë pastë të shtetërore janë akuzuar para dy vjetësh për shpërdorim detyre dhe përvetësim të pasurisë shtetërore. Disa prej tyre, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Adil Çarçani përfunduan në birucat e burgut të Tiranës, ndërkohë që disa prej tyre në arrest shtëpie. Ish-presidenti Ramiz Alia
Ish presidenti Ramiz Alia
Ish kryeministri Adil Çarçani
Goditet me thikë polici në Tiranë: është shumë rëndë
Punonte në burgun «313» Goditet me thikë polici në Tiranë: është shumë rëndë Sulmi ndodhi në periferi TIRANE — (Ed.La.) U godit me thikë, ndërsa po kthehej në shtëpi pas mbarimit të shërbimit, punonjësi i policisë Demir Lani, 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të fundit të Tiranës së Re, ku disa persona me makinë kanë tentuar ta vrasin mizorisht, duke e goditur me thikë në pjesët e poshtme të trupit. Sipas kolegëve të policit Lani, gjendja e tij është tepër e rëndë, pasi goditjet me thikë — 3 të tilla — kanë prekur edhe organin e mëlçisë. Kur mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e Demir Lanit që shërbente në Burgun e Tiranës, hetuesit kanë filluar hetimet e nevojshme. Në kërkim të personave që kanë qëlluar mbi policin Lani, tashmë janë vënë specialistë të Rajonit 2 të Policisë së Tiranës. Ndonëse deri tani nuk është bërë e ditur as identifikimi i tyre, gjithashtu edhe motivet. Ora 11 e darkës, pakësn së tepërmi edhe dëshmitarët okularë që, megjithatë s’kanë munguar. Ishin ato që e pikasën krimin ndaj policit dhe që i dhanë menjëherë ndihmën e shpejtë. Lani i plagosur rëndë nuk ka mundur t’i shpëtojë më pas edhe qarëmatit. Hipotezat për hakmarrje ndaj policit të burgut Demir Lani, ndoshta e kryer nga ish-të dënuar të burgut ku ai shërbente, nuk mund të pranohen, tani për tani, të besueshme. Edhe pse shumë kolegë të tij të punës apo edhe drejtues, kategorikisht mohuan ndonjë sjellje të ashpër ndaj të burgosurve prej tij. Aktualisht në këtë burg janë të izoluar sipas nëkollonelit Bardhyl Lleshi, drejtor i Administratës së Burgjeve — 130 persona. Po sipas këtij burimi vetëm në vitin 1991 — pas revoltat së kryer në Lezhë — gjeti vdekjen edhe një punonjës policie. punon- jës policie. Franz Gustincich, dhe prezantojë ve-deon e titulluar “Malet, Qiri dhe Shen Maria: rilindja e një feste fetare shqiptare”.
Bukë, Kripë e Zemër...
TIRANE — Është një udhëtim në të kaluarën e Shqipërisë, për të njohur më mirë të tashmen dhe për të imagjinuar të ardhmen.
Me këtë ambicie serioze, përuruohet sot pasdite në Tiranë, pranë Muzeut Historik Kombëtar, ekspozita fotografike ”Bukë, Kripë e Zemër” nën kujdesin e fotograferit Franz Gustinich dhe të antropologes Emanuela C. Del Re. Ekspozita ilustron një itinerar të kryer nga autorët mbi malet e pakalueshme të Veriut të Shqipërisë, gjatë të cilit kanë gjetur gjurmë, ende të gjalla, të Kanunit të Lek Dukagjinit, shembull i kulturës popullore antike.
Projekti ka lindur nga bashkëpunimi midis institucioneve kulturorë italo-shqiptare dhe është organizuar nën kujdesin e Ambasadës Italiane dhe të ”Gazetës Shqiptare”, përveç kontributit të Universitetit të Tiranës dhe të Bariat apo të shoqërive private. Ekspozita do të përurohet nga Rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Rajmondo Sharmako dhe nga Zëvendësrektori i Universitetit të Barit, prof. Giovani Dotoli. Emmanuela C. Del Re do të ilustrojë kërkimet antropologjike të kryera në malet e Shqipërisë dhe, së bashku me Franz Gustinich, do të prezantojë videon e titulluar ”Malet, Qirinj dhe Shën Maria: rilindja e një feste fetare shqiptare”.
Fotografia e ekspozitës: fshati Salcë, kthimi nga burimi
Priten 400 studentë të trevës shqiptare
Vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali Zi
TIRANË — Edhe për vitin e ardhshëm mësimor Qeveria Shqiptare merr përsipër të presë në shkollat e saj të larta studentë nga viset shqiptare jashtë kufijve të saj. Sipas kuotave të shpallura së fundi nga Ministria e Punës, Emigracionit dhe të Përndjekurve Politikë do të pranohen: 150 studentë nga Kosova, 200 nga Maqedonia dhe 50 nga Mali i Zi. Por gjithashtu shpallet edhe mënyra se si ata do të pranohen në këto universitete: për shkak të vështirësive financiare, shteti shqiptar nuk garanton kushte strehimi dhe trajtimi financiar. “Sipas një projektrapraktimi të hartuar nga Ministria e Arsimit numri i studentëve shqiptarë nga rrethet e vendit për sezonin arsimor 1993-94 dhe që do të pranohen në shkollat e larta, është parashikuar që të jetë 3.920. Nga këto 2.290 nëpërmjet konkurseve dhe 1.230 vende janë rezervuar për të përndjekurit politikë. Bëjnë përjashtim në konkurse edhe ata studentë që në shkollat e mesme kanë meritëtuar Medaljen e Artë. Bëhet e ditur edhe se degët e gazetarisë, drejtësisë, mjekësisë, farmacisë, stomatologjisë dhe fakultetit ekonomik, duhet të përbëjnë 60 për qind të të gjitha pranimeve të studentëve nga Shqipëria.
Çështja «Alkooli metilik» Lirohen tre të akuzuar
Së shpejti para gjyqit tre persona të tjerë
EDMOND LAÇI
TIRANË — Lirohen nga Burgu i Tiranës Skënder Hanhxaku, Gjolek Zeneli e Muhamet Mema, të cilët ishin procesuar në tentoriën e kaluar dhe arrestuar në 1 mars 1993, nën akuzën e ”përgatitjes dhe shitjes së pijeve alkoolike, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e personave”. Prokuroria e Përgjithshme, e cila po punon prej muajsh për ”alkoolin e vdekjes” — siç u quajt atëherë — vendosi së fundi që për këta tre persona ta revokojë masën e arrestit dhe të pushojë çështjen për shkak të mungesës së veprës penale. Por, pavarësisht nga vendimi i fundit i Prokurorisë, 3 persona të tjerë, të akuzuar për të njëjtën gjë, së shpejti do të dalin para gjyqit. Bëhet fjalë për tregtimin, përpunimin si dhe vënien në shitje të alkoolit, me përqindje mjaft të lartë alkooli metilik. Pasojë e kësaj veprimtarie ishte edhe vdekja e 11 personave që kishin përdorur pije të kësaj kategorie. Vetëm në harkun e tri ditëve në kryeqytet vdiqën 5 qytetarë, disa prej të cilëve edhe nga e njëjta familje. Pani-ku i përhapur këto ditë — më tepër në Tiranë — bëri që shumë lokale të zbrazën nga klientët e zakonshëm dhe çdo pije alkoolike të shihej me dyshim.
Skënder Hanhxaku dhe Gjolek Zeneli, për katër muaj u izoluan në Burgun e Tiranës, pasi ishin verifikuar si eksportues të një sasie alkooli nga Greqia. Ndërsa Muhamet Mema si depozitues i mallit të importuar prej tyre. Sipas hetuesve, të cilët gjatë hetimit janë detyruar për të shkuar edhe në Greqi për kontaktim me firmën shitëse të alkoolit, asnjë provë nuk ishte e mjaftueshme dhe nuk plotësonte kushtet e një vepre penale. Për tre personat e tjerë ende nuk është saktësuar data e daljes para gjyqit.
Dje në Shqipëri
KRIJOHET NJE SHOQATE E RE MUZIKORE — Në Tiranë filloi aktivitetin e saj një shoqatë e re muzikore. Në të marrin pjesë kompozitorë, instrumentistë dhe muzikologë nga të gjitha vendet të banuara me shqiptarë. Qëllimi i shoqatës është kërkimi i hapësirave të reja muzikore me një përmbajtje dhe shpirt bashkëkohor. Me këtë rast u organizua një mbrëmje në selinë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë ku morën pjesë përfaqësues të botës muzikore shqiptare. Në këtë mbrëmje instrumentistë shqiptarë interpretuan pjesë të ndryshme. Mernin pjesë edhe artistë nga Kosova të cilët marrin pjesë në Javën e Kulturës Kosovare që po zhvillohet këto ditë.
”URDHRI MALTEZ” NIS AKTIVITETIN NË SHQIPËRI — Shoqëria humanitare ”Malteser Hilfsdienst” nga Gjermania filloi aktivitetin saj në Shqipëri. Me këtë rast ajo ka prurë në Tiranë tre ambulanca dhe një makinë të ndihmës së shpejtë. Shoqata gjermane ka hartuar edhe një program për të ardhmen për aktivitetin e saj në Shqipëri ku ka parashikuar hartimin e një projekti pilot për zonat veri-lindore, vendosjen e kontakteve me organizatat e tjera homologe që veprojnë në vend dhe krijimin e një filiali të këtij urdhri në Shqipëri.
NE BERAT, MOSMARËVESHJE PER SHKAK TE PRONESISE — Në Berat kanë lindur disa zënka për shkak pronësie. Kështu, për sallën që sot administrohet nga Parku i Udhëtarëve, kanë paraqitur tapi tre persona. Një tjetër person me anë të dëshmitarëve dhe me rrugë gjyqësore pretendon ta ketë të tijën këtë sallë. Objekt zënkash janë bërë edhe disa lokale në lagjen ”Mangalem”. Pritet që ngritja e komisionit për verifikimin dhe konfirmimin e pronave t’i zgjidhë shumë shpejt këto mosmarrëveshje.
Vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali Zi
Së shpejti para gjyqit tre persona të tjerë
Dje në Shqipëri
Në Brendësi
Zhduket në Kalabri një fëmijë 13-vjeçar nga Durrësi
Misteri Nikollës në Itali në kërkim të prindërve
REGGIO CALABRIA — Mister shqiptare në Kalabri. Një fëmijë 13 vjeçar, Nikolla Taza nga Durrësi, është zhdukur prej disa ditësh nga ”Qendra e bamirësisë” e Reggio Calabria, në të cilën është sjellë nga policia ekuadoriane, që e kishte kapur në Gioia Tauro. Të gjithë njerëzit në Itali e kërkojnë prej një viti më parë. (Teksti i prerë dhe pjesërisht i palexueshëm.)
Sipas informatave të komunikuar, Nikolla Taza kishte ardhur në Messina mbi bordin e një anijeje tregtare, pastaj i kishte hipur trenit me qëllim për të vazhduar në Bari, ku sipas të dhënave e ema të atin. Në Reggio Calabria ka jetuar veç një javë.
”Duhet të shkoj në Bari. I kishte thënë disa djemve — Jam i sigurtë se prindërit e mi gjenden aty”. Në Gioia Tauro Nikolla Taza është ndaluar nga policia ekuadoriane për një kontroll normal dhe është gjetur pa dokumenta. Pasi e kanë transferuar pranë ”Qendrës Bamirëse” për të vegjël, në pritje për ta marrë lajmin nga prindërit e tij, të cilët që prej një viti u ndodheshin në Itali nga Durrësi, djali pa pritur është zhdukur.
Kur u ndalua Nikolla ishte këmbëzbathur, kishte veshur rroba të grisura dhe dukej i uritur. Tani policia e kërkon në të gjithë Italinë: ”Duam ta ndihmojmë të bëjë prindërit e tij” sigurojnë hetuesit. Gjejë që i shoqërojnë më shumë është se fëmija nuk kishte para në xhep dhe mbI të gjitha nuk flet as italisht.
Jeta dhe Ambienti
Sot do të merremi me problemin e hidrokarbureve. Me që problemi është mjaft i gjerë, do të dedikojmë edhe numrin e radhës së ardhshme.
EDMOND HALDJERI
Hidrokarburet janë ndër faktorët ndotës më të përhapur e më të dëmshëm që gjenden në mjedisin rreth nesh. Sipas llogaritjeve të ndryshme, rezulton se çdo vit përfundon në dete dhe oqeane 3-4 milion ton hidrokarbure. Burime të ndotjes janë shkarkimet e impianteve industriale të rafinerive të naftës, rrjedhjet e depozitave dhe tubacioneve naftëmbajtëse, humbjet nga çpimet për kërkimin e naftës në det etj. Gjithashtu e konsiderueshme është dhe sasia e hidrokarbureve të atmosferës që futen çdo vit në det e oqeane nëpërmjet shfryrave (300.000 ton). Është llogaritur se në atmosferë kalojnë çdo vit 68 milion ton hidrokarbure dhe se rreth 2/3 e tyre vijnë nga shkarkimet e automjeteve të transportit.
Por pasojat më të rënda dhe me veprim të zgjatur në kohë vijnë sidomos nga rastet e ndotjes massive të mjedisit detar nga hidrokarburet. Është fjala për naftën bruto dhe nënproduktet e saj që derdhen në det si pasojë e aksidenteve që pësojnë anijet cisterna të transportit. Vitin e fundit janë vënë re në zonat më të ekspozuara ndaj këtyre aksidenteve për shkak të transportit intensiv detar. Në qoftë se sot në botë çdo vit transportohen në rrugë detare rreth 1500 milion ton naftë edhe nënprodukte të saj, më tepër se 350 milion ton kalojnë në Mesdhe dhe 650.000 prej tyre derdhen në det si pasojë e aksidenteve, pakujdesive etj.
Pasojat e ndotjes nga hidrokarburet janë të shumllojshme. Në momentin e derdhjes në det ata krijojnë një shtresë të hollë mbuluese mbi sipërfaqen e ujit duke e izoluar sipërfaqen e ujit dhe duke penguar shkëmbimin e gazeve, veçanërisht depërtimin e oksigjenit, 1 ton naftë bruto përhapet me shpejtësi të tillë sa që për 10 minuta formon një shtresë të hollë.
Shtresa sipërfaqësore shkakton ngordhje masive të organizmave planktonike. Në përgjithësi pasojat mbi faunën dhe florën detare janë të ndryshme, në varësi të hidrokarbureve dhe të natyrës së fundit të detit. Veçanërisht këto pasoja janë shumë të rënda për organizmat bregdetare që jetojnë në nivelin e batice-zbaticës. Në bregdetin e thyer e të hapur, deti i dallgëzuar shpejton shpërbërjen dhe largimin e shtresës së naftës. E kundërta ndodh në gjire e vende të mbrojtura ku kjo shtresë tenton të përqëndrohet gjatë bregut e duke e mbuluar atë në vareësi të batice-zbaticës. Dëmet më të mëdha shkaktohen sidomos në bregdetin ranor në të cilin nafta bruto, nëqoftë se nuk largohet kur është akoma në gjendje të lëngët, depërton në brendësi të substratit duke zgjatur kështu veprimin e efektit të saj toksik që çafavorizohet edhe nga degradimi i ngadalsuar bakterial si rezultat i mungesës së oksigjenit. Mbytja e ”Amoco Cadiz” në mars të vitit 1973 në bregdetin e Bretanjës shkaktoi derdhjen në det të 250.000 ton naftë bruto e cila brenda 10 ditëve mbuloi rreth 350 km të zonës bregdetare duke shkaktuar ngordhjen masive të moluskeve që popullonin zonën shkëmbore të baticë-zbaticës. Akoma më e madhe ishin dëmet mbi popullatën e moluskeve bivalve të fundeve ranore e llumore.
Studimet e kryera pas aksidenteve të anijeve cisterna të naftës tregojnë se pasojat e ndotjes ndihen për një kohë relativisht të gjatë. Këtë e vërteton dhe rasti i mbytjes së anijes ”HAVEN” në bregdetin Ligur dy vjet më parë. Fraksionet më të rënda të naftës bruto, në fund të procesit, precipitiojnë duke u depozituar mbi organizmat bentonike e duke i bërë ata të pakonsumueshëm.
Në Brendësi
Nga Greqia përsëri akuza të ashpra ndaj shqiptarëve
Sulm i palestinezëve tre të vdekur në Izrael
Gratë rizbulojnë «letërsinë romantike»