Çela: «Hetojmë dhe fondet e partive»
Kryetari i Komisionit të Shtetit flet për korrupsionin në Shqipëri
CARLO BOLLINO
TIRANA — “Skandali i ndihmave? Do të dëgjoni ende të tilla. Po zbulojmë gjëra të tjera, histori të reja. Ne nuk jemi kufizuar vetëm në hetimin e ndihmave të ofruara nga Italia në vitin 1991, por e kemi shtrirë hetimin tonë deri në ditët e sotme. Në mënyrë të veçantë po kontrollojmë ndihmat e dorëzuara nga Komuniteti Evropian dhe, fatkeqësisht, përsëri po vëmë re parregullsi”. Flet Blerim Çela, Kryetari i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, njeriu kundër korrupsionit, funksionari që ia kanë më tepër frikën dhe ndoshta më i “mërzituri” ndërmjet njerëzve të kursit të ri demokratik shqiptar. Është ai që gjurmon skandalet dhe tanxhenet, në mes të korrupsionit të vërtetë, të tentuar dhe të supozuar. Dhe, ndonjëherë, të paqenë. Nuk përfaqëson asnjë organ politik, e megjithatë shpesh ka qenë qendër e akuzave të rënda, përfshirë atë të qenies instrumenti hetimor i qeverisë.
“Sigurisht janë akuza të instrumentializuara — përgjigjet Çela — unë vazhdoj të kem si pikë të vetme referimi ligjin: kur hetoj nuk shikoj asnjëri në fytyrë.
Prandaj nëse një ditë do të më heqin nga kjo detyrë, dua që më mirë të thuhet për mua që kam qenë një paafte se sa një i korruptuar”.
Për tu thurret se sulmoni opozitën më shumë, që kur u zbulua skandali i ndihmave dhe paraqitët kërkesën për proces penal ndaj Fatos Nanos. Është vetëm një koincidencë?
“Unë e përsëris, hetoj në kërkim të korrupsionit. Për mua të korruptuarit nuk ka parti: janë të korruptuar dhe pikë. Përsësa i përket ndihmave, për shembull: kontrollat e mia nuk janë kufizuar vetëm në epoken e qeverisë socialiste, por i përfshijnë edhe fazës aktuale. E vetmja diferencë është që në këtë epokë mashtimet fishi-heshin, sot ka kurajo për t’i denoncuar”.
Cili është një nga mashtrimet aktuale që keni denoncuar?
“Për shembull ajo e grurit: janë vjedhur 7.600 tonë grurë të ofruara nga Komuniteti Evropian. Të gjithë përgjegjësit i kanë dhënë drejtësisë”.
Janë zbuluar parregullsi të tjera në fushën e ndihmave?
“Po, kemi zbuluar shumë. Po plotësojmë kontrollin dhe brenda dy javëve do t’i paraqes Parlamentit konkluzionet e mia”.
Ju keni edhe në Itali për të hetuar mbi ndihmat: më ke jeni takuar?
“Unë bashkëpunoj prej shumë kohësh me Prokuroren e Romës, Evelina Canale, që po kryen një hetim të njëjtë me timin. Shkëmbëjmë shumë dokumenta. Tani së fundi kam punuar pranë Corte dei Conti (organi homolog në Itali) për të marrë listën e të gjitha furnizimeve të ofruara nga Qeveria Italiane”.
Le t’i lemë ndihmat, cili është niveli aktual i korrupsionit në Shqipëri?
“Unë kam dëgjuar të flitet shumë dhe kam hetuar shumë, në të gjitha nivelet, por kush vjedh shpesh, di të vjedhë mirë dhe nuk lë gjurmë. Besoj se sektori më delikat sot është ai i ndërmarrjeve: shumë ndërmarrje joint-venture që ne kemi verifikuar, ishin të parregullta në atë pikë sa duhet të kërkojmë shkrirjen e kontratave. Gjithashtu të ndihmave shkrirjen e kontratave. Gjithashtu të ndihmave të ofruara nga Qeveria Italiane”.
het pala e huaj dhe kjo është një sinjal i korrupsionit. Shumë nga verifikimet tona i përkasin mbi të gjitha sektorit të turizmit. Së fundi kemi kërkuar të anullojmë kontratën për realizimin e fshatit turistik të Ksamili”.
Bëhet fjalë për një hetim që po kryeni rreth financimeve të partive: është e vërtetë?
“Po, po kontrollojmë të gjitha financimet e dhëna nga Shteti organeve të ndryshme të partive. Kemi ndërmend të verifikojmë nëse fondet do të përdoren në bazë të destinacionit të parashikuar”.
Keni ndeshur në parregullsi?
“Po, por nuk mund të them më shumë për momentin. Edhe për këtë do të njoftoj shumë shpejt Parlamentin. Jua thashë, ne nuk shohim në sy asnjëri. Kush thotë që, kjo që bëjmë ne, është një aktivitet politik, gabohët. Ne jemi vetëm në shërbim të ligjit. Dhe kështu, kur ndodh — dhe ka ndodhur — që denoncojmë në hetuesi parregullsi dhe pastaj nuk i jepet asnjë vijim denoncimit tonë, në siguri sht nuk protestojmë. Përpara ligjit duhet të gjunjëzohen të gjithë, edhe për të patur parnuar se kemi gabuar”.
Autostrada e diellit
DURRES — “Kjo foto është marrë vetëm disa ditë më parë, pikërisht në kulmin e sezonit të plazhit. Makina që shihet në të është vetëm një nga të shumtat që kalojnë çdo ditë para pushuesve të shumtë që frekuentojnë plazhin e Shkëmbit të Kavajës. Plazhi i ri, i frekuentuar në masë sivjet, sidomos nga qytetarët e Tiranës dhe të Durrësit, ende nuk ka parkinge të rregullta, kështu që makinat parkohen deri aty ku kanë mundësi, në disa raste fare pranë detit. Veç kësaj, shumë automobilistë, shumica të rinj, preferojnë që rrugën nga plazhi për në qytet ta bëjnë nëpër bregdet, pikërisht aty ku këmbët zbërthehen me kalatë prej rërë. Por, ndërsa për plazhistët e rritur problemi është relativ, për fëmijët dhe prindërit e tyre është një shqetësim i madh. Është një pushim që bëhet nën kërcënimin e vazhdueshëm të veturave dhe shpeshherë edhe të kamionëve me tonazh të madh që ngarkojnë rërë për ndërtim. Pyetet nëse Shqipëria, një vend i cili e ka bazuar të ardhmen e tij te turizmi, mund t’i tolerojë akte të tilla dhe pritet ndërhyrja e autoriteteve.
Autostrada e diellit
Një aksident në Fushë-Krujë, një i ri vdes
Hetim për financimet e PPSH
Ish-Presidenti: «Unë nuk përgjigjem për paratë e Partisë»
Një aksident në Fushë-Krujë një i ri vdes në zetorin që drejtonte
KRUJË — Ka humbur jetën në një incident të rëndë rrugor një i ri 26-vjeçar nga fshati Arameras. I riu, që drejtonte një zetor me të cilin transportonte një makinë shirëse, udhëtonte për në fshatin e afërt Tarinë. Në një pjesë shumë të vështirë të rrugës, zetori që ai drejtonte batohet papritur nga pesha e rëndë që mbante dhe rrëzohet nga një lartësi e madhe.
Të riu të plagosur rëndë i’u dha menjëherë ndihma e parë nga kalimtarët e rastit dhe më pas u dërgua me urgjencë në spitalin kirurgjik të Tiranës. Por megjithë përpjekjet e mjekëve, i riu vdiq pas disa orësh.
Hetim për financimet e PPSH Ramiz Alia refuzon të flasë
Ish-Presidenti: «Unë nuk përgjigjem për paratë e Partisë»
financimet e PPSH
Ramiz Alia refuzon të flasë
TIRANE — Ramiz Alia, ish-presidenti shqiptar — tashmë në arrest shtëpie — vihet përballë një hetimi të ri. Bëhet fjalë për “fondin e solidaritetit” të PPSH, për zbulimin e misterit të të cilit aktualisht është angazhuar Shërbimi i Kontrollit të Shtetit. Ky Shërbim i ka kërkuar Prokurorisë lejen për të pyetur ish-numrin 1 të Shqipërisë — pas vdekjes së Enver Hoxhës — dhe Prokuroria nuk ka ngurruar të kthejë përgjigje pozitive.
Pardje në orët e para të mëngjesit, inspektori i Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, është paraqitur pranë familjes Haxhimusaj, shtëpia ku banon vajza e Alisë dhe ku vetë ish-presidenti vuan prej kohësh arrestin shtëpiak. Për përgjigjja ishte e pa shpresë: “Nuk kam ndërmend të përgjigjem për fondet e Partisë së Punës”, tha Ramiz Alia. Sidoqoftë, për këtë problem do të pyeten edhe kolegë të tjerë të Alisë — anëtarë të Byrosë Politike — e që sot gjenden në Burgun e Tiranës apo Spitalin e tij.
Pas publikimit për herë të parë në Gazetë të “fondeve të solidaritetit”, Shërbimi i Kontrollit të Shtetit ka filluar një punë intensive. Ndonesë është e qartë — sipas specialistëve — se në të vërtetë një shumë e madhe ka kaluar kufijtë shqiptarë për në bankat perëndimore, asnjë hetim deri tani s’ka konkluduar. Fakti që edhe Kadareja i tregoi Gazetës se ishte një vendim i vitit 1963 nga ana e Byrosë Politike për të transferuar jashtë shtetit para, përkon me dokumentet e publikuara së fundi, e që bëjnë fjalë për një vendim të tetë të kësaj kohe, ku PPSH merrte përsipër të krijonte një “fond solidariteti” për “të ndihmuar lëvizjen marksiste-leniniste” nëpër botë.
Dje e shtuna e parë ditë pushimi: nëpunësit në festë
TIRANE — Dita e djeshme ishte një ditë historike për shqiptarët. Ishte e shtuna e parë pushim në historinë e këtij vendi. Dje të gjitha zyrat dhe institucionet e tjera që varen nga shteti mbetën të mbyllura. Më në fund, edhe shqiptarët e ndjenjë veten të barabartë, të paktën për pushimin javor, me qytetarët e të njëjtit kontinent.
E shtuna kaloi si një ditë e zakonshme pushimi, dikush shkoi në plazh, dikush në Kodrat e Liqenit Artificial, pak a shumë ajo që qytetarët më parë ishin mësuar ta bënin të dielave. Në trafikun drejt Durrësit dhe zonës bregdetare u verifikua një numër i madh automjetesh.
Në Brendësi
Somali kurth për italianët tre të vrarë
Papa në spital por vetëm për analiza
Breshka klandestine nga Shqipëria në Itali
HOROSKOPI I JAVËS
I Stella Wilder
Dashi
20/III 20/IV
Do t’ju duhet të përballoni një provë shumë impenjative: do t’ju japë kënaqësi të shikoni sa do të bëni të për ju. Do të jeni të lehtësuar nga një seri përgjegjësish që ishin barrë për ju.
Demi
21/IV 20/V
Nuk bëni tjetër veç njoftoni mesazhe të rëndësishme për më të rëndësishmit tuaj, kështu që jeni vërtet suaj. Duhet të jeni të parë për të ndjekur besimin që parashikojnë mesazhet që ju ...[?]
Binjakët
21/V 20/VI
Do të jeni të shpërblyer për një situatë të ...[?] që të keni kaluar. Do t’ju vijë një seri shansesh fantastike. Mos hezitoni. Nuk ka nevojë të lini ...[?] për të fituar një ...[?]
Gaforrja
21/VI 22/VII
Do të keni dëshirë të merrni pozicionet më ekstreme duke i detyruar të tjerët të bëjnë një durim të madh. Kujdes, mos ekzagjeroni. Mund të arrini konkluzione të reja për një problem të vjetër.
Luani
23/VII 22/VIII
Java do të fillojë me një aktivitet të çrregulluar. Mundohuni të ruani pak energji rezervë për ditët e fundit. Një person që punon me ju kërkon t’ju shtyjë më tej se sa kapaciteti juaj. Rezistoni.
Akrepi
2/X 21/XI
Kush thotë se çdo gjë është e lehtë vetë vetë s’ka provuar kurrë. Vazhdoni vetëm duke u bazuar në forcat tuaja. Shumë do të shpallen sikur ju mbështesin. Provoni se do të gjeni surpriza.
Peshorja
23/IX 22/X
Mysafirët që do t’ju vizitojnë këtë javë do të mbeten të goditur nga paraqitja, zotësia, stili juaj. Një rivalitet i vjetër do të dalë në skenë, duke kërcënuar qetësinë tuaj. Ruajuni.
Virgjëresha
23/VIII 22/IX
Kohët e fundit keni shprehur dëshirën tuaj të holla kjo mund t’ju kthehet kundra në ditët që do të vijnë. Merrni masa shpejt. Mos rezikoni asgjë në një vendim të nxituar.
Shigjetari
22/XI 21/XII
Do të keni përshëndetje se nuk keni marrë forcë për të vendosur, por do të shtyni gjatë javës që mendimi juaj vlen dhe shumë. Do të keni më mirë ndërlidhjet shumë të lehtë, për qetësim grindjesh.
Bricjapi
22/XII 19/I
Mundohuni t’i kushtoni më shumë kohë vetes. Aq më tepër që me kalimin e ditëve do të zbuloni që e meritoni. Rutina në ditët e ardhshme do të jetë më e mërzitshme se zakonisht.
Ujori
20/I 19/II
Durimi juaj mirënjerezor do t’ju jetë shumë i nevojshëm në ditët e ardhshme. Mos reagoni pa menduar dhe mos i nxirrni gjërat. Prisni momente më të përshtatshme. Situata e qetë në shtëpi.
Peshqit
20/II 19/III
Duhet të vlerësoni me kujdes pengesat e vërejshme tuaja në shtëpi dhe në punë: mundohuni të dilni përpara pasojave nëse nuk doni të ndodheni para të papriturave jo gjithmonë të këndshme.
Lajmet e fundit
KONCERT I MADH RROCKU NË TIRANË — U quajt “Rock spektakël”, koncerti i madh i ditës së shtunë, organizuar në mbrëmje, para Universitetit të Tiranës. Eventi muzikor ishte ndërtuar mbi bazën e grupeve më të mira moderne shqiptare, më entuziazmuar qindra e mijëra shikues. Koncerti — i transmetuar direkt edhe nga TV shqiptar — u bë në kuadrin e “Javës Kulturore të Kosovës”.
PRIVATIZOHET GAZETA “SARANDA” — Gazeta lokale “Saranda” e qytetit me të njëjtin emër, u vendos të privatizohet me vendim të Këshillit të Rrethit dhe të siguruar nga Ministria e Drejtësisë. Burime zyrtare njoftojnë se kjo gazetë bëhet tashmë pronë private e gazetarëve Petraq Bereti, kryetar i “Omonia”-s për Sarandën dhe Thoma Nika, ish-kryeredaktor i saj. Por pas kësaj ish-“Saranda” — së qarkut — së pas privatizimit japë pushuar nga puna — kanë derguar një protestë për partitë politike në rreth, Ministrinë e Drejtësisë dhe Lidhjen e Gazetarëve të Shqipërisë.
“ANILA MARKETING” MERR ME QERA NJË PJESË NGA PLAZHI I GOLEMIT — Firma private “Anila Marketing” mori me qera 3.000 metra katrorë sipërfaqe plazhi në Golem të Kavajës. Kjo firmë tashmë ka filluar punën në këtë pjesë, madje që për 10-ditorin e parë të korrikut ka vënë në dispozicion të pushuesve kampingun e saj. Janë gati vende për 30 familje, dhe në secilën prej tyre mund të gjesh frigoriferin dhe sobën elektrike për gatim. Prenotimet — sipas pronarëve — mund të bëhen në Strugë, Tiranë apo Golem.