08/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 korrik 1993

Tiranë-Athinë Duhet të rifillojë një dialog i ri

Kakavijë, shqiptarë që kthehen nga Greqia CARLO BOLLINO TIRANE — «Të largohen përforcimet ushtarake greke në kufi me Shqipërinë, të ndërpriten menjëherë keqtrajtimet dhe dëbimet e emigrantëve shqiptarë nga Greqia, të ndërpriten transmetimet e radios nga territori i saj që synojnë të nxisin veprimtari në dëm të interesave tokësore të Shqipërisë». Qeveria shqiptare kërkon dialog me Athinën dhe paraqet kërkesat e saj zyrtare për të zgjidhur tensionin, që tashmë ka dy javë që po përfshin dhe po ndan dy vendet. E dha këtë lajm ambasada shqiptare në Romë, e cila në një ndër pikat më të rëndësishme të dokumentit të dërguar në Tiranë, kërkon «distancimin e qeverisë greke nga qarqe dhe organizata shoviniste, në një kohë tjetër të ambasadës shqiptare në Romë kërkon «të synojë një rritje ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të tjerët. Dhe kështu hidhet një thirrje e dytë: kësaj here Natos, Parlamentit Europian, Komunitetit Europian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Të gjithë Tiranë u kërkon të ndërhyjnë për «të ndërprerë ato veprime që shkaktojnë tension të lartë dhe të rrisin përpjekjet për të mos lejuar destabilizimin në jug të Ballkanit». Tabloja që po formohet ditë pas dite, konfirmon frikën që shpesh manifestohet: Ballkani është kthyer në një qendër krize ndërkombëtare në të cilën nuk [Tekst i prerë në krye] ... politikë të që tashmë ka dy jashtë, që tashmë ka dy jo përfshirë dhe po ndan dy vendet. E dha këtë jam «distancimin e qeverisë greke nga qarqe dhe organizata shoviniste që synojnë aneksimin e Shqipërisë jugore», dhe emërtohen dhe pranimin zyrtar të të gjitha detyrimeve të rrjedhin nga protokolli i Firences për përcaktimin kufirin ndërmjet dy vendeve. Është pikërisht kjo, thirrja për respektimin e kufijve, së bashku me denoncimin e mobilizimit ushtarak në territorin e Greqisë, që në këtë shqetësuese, Ministri i Jashtëm grek, Mihai-los Papakostantinou, është përgjigjur duke mohuar se ka transferuar trupat në kufi dhe ka garantuar njohjen e kufijve ekzistues dhe paprekshmërinë e tyre. «Qeveria jonë — shtoi — ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën shqiptare dhe ka ndërmend të mbajë marrëdhënie të mira me Tiranën: të gjithë e dinë se ne nuk kemi synime ekspansioniste». Përsa i përket dëbimeve të shqiptarëve (rreth 20 mijë deri tani), ministri ka thënë se «Greqia nuk mund të lëjojë imigrantë klandestinë që të shkelin ligjet e saj». në të cilën nuk përfshihet më vetëm vendet ballkanike. Është pikërisht kjo që duhet të kuptojë Komuniteti ndërkombëtar dhe është kjo idea e re që duhet pranuar. Po kush, përveç kufirit me Kosovën, tashmë «zonë e nxehtë» për shkak të serbëve, është i interesuar të «ndezë» edhe kufirin grek? Një hipotenzë, edhe pse jo direkte, vjen nga presidenti Sali Berisha. Duke takuar ministrin e Jashtëm rumun, Teodor Melescanu, Berisha ka theksuar dëshirën e këtyre marrëdhënieve të mira me qeverinë greke, por ka përmendur fjalë të ashpra kundrejt kishës ortodokse, e akuzuar të jetë përgjegjëse për vrasjen e marrëdhënieve midis dy vendeve. Më vonë ministri i Jashtëm Alfred Serreqi, ka thënë hapur se qeveria shqiptare «pret nga Athina shenja të qarta që të tregojë se nuk është kisha ortodokse që përçanton marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë». Është një tjetër pyetje që kërkon përgjigje.

Motoskaf italian afër Velipojës tenton të imbarkojë klandestinë

Edhe 6 marokenë mes «turistëve» në plazhin e shkretë të Pulajt Ndalohet nga policia një grup prej 44 personash. Vinin nga Tirana, Lezha e Shkodra, midis tyre gra e fëmijë ARLINDA ÇAUSHOLLI SHKODER — Një grup prej 44 vetësh u ndalua pas një operacioni të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me atë të Lezhës. Shkaku i ndalimit: eksod i mundshëm për në Itali. Të gjithë dyshuan nga policia për tentativë të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror”. Ngjarja ndodhi në bregdetin e fshatit Pulaj të Velipojës, pranë Shkodrës — një zonë thuajse e pashkelur me një pyll të dendur — që ata kishin zgjedhur për të evituar zbulimin nga policia. Grupi përbëhej nga qytetarë 29-30 vjeçarë që vinin nga Shkodra, Tirana dhe Lezha, të shoqëruar edhe me gra e fëmijë. Një fakt jo i zakonshëm: mes grupit të shqiptarëve ndodheshin edhe 6 qytetarë marokenë, të cilët i deklaruan organëve të policisë se: ”kishin ardhur për një shëtitje të thjeshtë turistike”. Mjeti që do t’i transportonte për në Itali ishte një motoskaf privat italian që nuk u arrit të identifikohej për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën u largua sapo u diktua nga organet shqiptare. Për të arritur motoskafin personat do të përdoreshin varkat e peshkatarëve që gjendeshin në breg dhe pikërisht në këtë pikë u bë ndalimi i tyre. Policia dyshon se ndoshta në këtë rast kemi të bëjmë me ndonjë gjë më të rëndë se eksodi i thjeshtë. ”Faktet mungojnë — u shpreh kryetari i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë — por nuk më bind se kjo ishte thjesht një orvatje për eksod. Mendimi im personal është se ky veprim ka të bëjë me ndonjë gjë tjetër më të thellë”. Të gjithë u dërguan menjëherë në organet e policisë, por grupi hetimor që erdhi nga Tirana, ndaloi vetëm 14 prej tyre që dyshohet se ishin organizatorët e kësaj nisjeje të parregullt për në anën tjetër të detit. Kjo ngjarje ende bën një mister, ndërsa edhe 14 persona e të ndaluar fillimisht, u liruan nga policia. Një grup klandestinësh shqiptarë të ndaluar në Itali

Shpëtohen 17-të refugjatë

Shqiptarët ndodheshin mbi dy barka italiane që po mbyteshin Nga redaksia jonë S. MARIA DI LEUCA — Operacion shpëtimi në det për 17 shqiptarë, dje natën, 5 milje nga bregu, nga ana e njerëzve të Kapitenierisë së Portit të Galipolit. Në bordin e dy barkave prej 5 metrash secila, të paisura me dy motorra që kishin pësuar avari, u kapën 17 klandestinë që ishin nisur dy ditë më parë nga një lokalitet në afërsi të Vlorës. Shqiptarët, të gjithë në kondita jo të këqija shëndetësore, janë tani të bllokuar nën mbikqyrje në një lokal të Kapitenierës së Portit të Leuca-s, në pritje për tu riatdhesuar, ndoshta që këtë mengjes, në bordin e një prej trageteve direkt nga Otranto. Eshtë fjala për Xhevat Doraci 25 vjeç, Arjan Musabelliu 27, Skënder Murka 26, Besnik Shala 23, Bujar Idagarell 27, Telha Et— Elm 29, Kasem Adush Beqiri 27, Shqyriy Skënder Balla 20, Lavdi Begaraj 30, Platini Kanz 36, Qani Ahmeti 34, Arben Kaci 24, Mentor Cani 22 e Hasan Dami 32 vjeç, të gjithë nga Durrësi e Ferdinad Ismaili 39 vjeç e Flamur Këndezzi 31 vjeç nga Saranda kurse Arian Piloelni 26 vjeç nga Tirana. Edhe dy barkat tip Rio të konstruktuarit italian me të cilat kishin dashur të arrinin brigjet e Leuca-s, i u nënshtruan sekuetstrimit. Mbas procedurave burokratike do të konfiskohen.

Një apel human: «Di se ku është varri italianit»

Një ish-oficer zbulon sekretin EDMOND LAÇI ELBASAN — Pas 13 vjetësh, odiseja e veçantë e ish-oficerit shqiptar Jorgji Davidhi, bëhet publike. Rrëfimi nga një dëshirë humane për ritadhesimin e eshtrave të një ushtari italian që këshnerët shqiptarë e kishin zbuluar fare rastësisht në vitin 1980, ndërsa kryenin punime fortifikuese në një fshat të Elbasanit. Tashmë Jorgji — kërkon ndihmë pranë Gazetës — ndoshta përpjekja e fundit — për të realizuar dëshirën e tij njerëzore. Apeli i tij është i thjeshtë: ”Giuseppe Capuano — ushtari italian — duhet të prehet në vendlindjen e tij, sepse dikush patjetër ende e kërkon atë”. ”Në nëntorin e vitit 1980, ndërsa punonim në zonën e Shmilit të Elbasanit — tregon Jorgji Davidhi, atëherë shef xhenier — duke hapur një gropë për qendrën e zjarrit, ndeshëm në disa eshtra. Bashkë me to gjetëm edhe një medaljon që tregonte emrin e ushtarit italian dhe njërën prej serialiteteve e tjera të tij”. Sipas Jorgjit, vetëm përpjekjet e tij kishin bërë të mundur që, ushtarin e gjetur italian, ta rivarrosnin në një vend tjetër aty pranë, pasi disa ushtarakë të tjerë kishin dashur ta hidhnin në përroa, sepse ”ai ishte një ushtar fashist”. Pastaj Jorgji fshenhtas ka marrë medaljonin e gjetur të Capuano-s, duke u nisur drejt një dëshie të gjatë: ”I nisa një letër ministrit të Jashtëm, Reiz Malile — vazhdon Jorgji — ku i kërkoja që të ndërhynte pranë autoriteteve italiane për riatdhesimin e ushtarit Capuano, por ai në përgjigjen që më kthete, shkruante se ”duhet të bisedosh me Ndërmarrjen Komunale të Lushnjës”, aty ku unë banoja. Natyrisht edhe këtu s’më dhanë përgjigje”. Përpjekjet e oficerit Davidhi dështuan edhe në Ambasadën Italiane në Tiranë. ”Prita tre orë — thotë ai — por më kot. Sapo ishin dhënë pasaportat për shqiptarët që vinin me qindra prej tyre prisnin viza për Itali”. Duke i treguar historinë Gazetës Jorgji Davidhi thotë se: ”Nësë edhe publikimi i kësaj historie nuk më ndihmon, unë do të nisesha me fuçi drejt brigjeve italiane për t’i dhënë familjes Capuano në Enna, eshtrat e atij që pret të realizohet së shpejti”. Është një obligim shpirtëror i tij, që pret të realizohet së shpejti.

«Alkooli metilik»: zhvillime të reja

Ndalohet nga policia një person tjetër TIRANË — Ende është mister çështja e Shkëndër Hanxhakut, Gjolek Zenelit dhe Muhamet Memës, të cilët — pas daljes nga Burgu i Irenës të enjten e kaluar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme — u kërkuan të ndaloheshin nga policia. Ndërkohë, mbrëmbrë po për çështjen e alkoolit metilik u shoqërua për në Rajonin 3 të Policisë qytetari Sotiraq Spirollari. Gjithashtu Muhamet Memës pas ndalimimit 48 orësh — kur sapo ishte liruar nga Burgu — iu la në fuqi vendimi i Prokurorisë për t’u liruar. Ndërsa Gjolek Zeneli kaloi sërish në arrest dhe Shkëndër Hanxhaku — pas largimit në drejtim të paditur — po kërkohet nga organet e policisë.

Ministri rumun: «Do të ftojmë Ibrahim Rugovën në vendin tonë për diskutime»

“Çështjen e Kosovës e konsiderojmë si shumë të rëndësishme. Jemi për vazhdimin e dialogut dhe të kontakteve.” “Çështjen e Kosovës e konsiderojmë si shumë të rëndësishme. Jemi për vazhdimin e dialogut dhe të kontakteve. Në një rast të përshtatshëm do ta ftojmë Rugovën në Rumani”, kështu u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Melescanu, i cili vizitoi kryetarin shqiptar të Shtetit, Sali Berisha. Vizita e Ministrit të Jashtëm rumun u cilësua nga autoritetet shqiptare si një ngjarje e mëtejshme në nivelin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Shqipëria dhe Rumania janë dy vende që janë seriozisht të interesuara për ecurinë e ngjarjeve në ish-Jugosllavi. Në takimet e funksionarëve diplomatikë u diskutua gjerësisht edhe për këto probleme.

Kosta Gavras paraqet filmat e tij në Tiranë

Regjizori i famshëm do të marrë pjesë në një aktivitet të madh kulturor TIRANË — (Fa.Ba.) Kosta Gavras, regjizori i famshëm francez me origjinë greke, autor i 13 filmave artistikë, të gjithë të mirëpritur nga publiku europian, ka mbërritur në Tiranë. Gavras do të marrë pjesë në një aktivitet të përbashkët që do të fillojë sot në kryeqytet, të organizuar bashkërisht nga Ambasada Franceze dhe Fondacioni amerikan Soros. Në programin e aktivitetit të rëndësishëm kulturor, që do të vazhdojë deri në datën 12 korrik, është parashikuar një retrospektivë me pesë nga filmat më të suksesshëm të Gavrasit. Sot paradite regjizori do të japë një konferencë shtypi në Sallën e Konferencave të Pallatit të Kongreseve. Kosta Gavras ka lindur në Greqi në 1933. Është diplomuar në Francë për kinematografi dhe që prej kësaj kohe ka punuar gjithnjë në këtë vend së pari duke bashkëpunuar me regjizorët e famshëm si Rene Kler apo Zhak Demija. Në vitin 1969 xhiron me Iv Montanin filmin “Z” i cili e bën mjaft të njohur. Pas kësaj kohe xhiron mjaft filma me protagonist Iv Montanin duke demaskuar metodat brutale dhe shtypjen mizore që ushtrojnë diktaturat në vendet komuniste. Filmi i tij i fundit i xhiruar para dy vjetësh titullohet “Apokalipsja e vogël”. Është parashikuar që paralelisht me shfaqjen e filmave të regjizorit të njohur të hapet edhe një ekspozitë e periodikut francez, e cila do të njohë publikun e kryeqytetit me rreth 3000 tituj të shtypit të përditshëm në Francë. Kjo ekspozitë është organizuar nga Ambasada Franceze në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Tiranës. Regjizori Kosta Gavras

Dje në Shqipëri

«SORROS» NDIHMON BIBLIOTEKËN E KORÇËS — Fondacioni “Sorros” dhuroi këto ditë 1.400 libra për bibliotekën “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës. Librat — në gjuhën angleze — janë të fushave të ndryshme, që nga ata artistikë e deri te librat teknikë-shkencorë si dhe literatura për fëmijë. Kjo bibliotekë, ndërsa pasuron fondin e saj me botime të gjuhëve të huaja, ka vështirësi për gjetjen e botimeve shqiptare, pasi — sipas punonjësve të bibliotekës — ende nuk është zgjedhur mënyra e shpërndarjes. VAZHDOJNË NDIHMAT E KE PËR SHQIPËRINË — Mbërritën në Portin e Durrësit anija “Patria” dhe “Pallan”, të cilat sëbashku kanë sjellë mbi 13 mijë tonë grurë, ndihma të Komunitetit Evropian për Shqipërinë. Anijet kanë filluar të shkarkohen menjëherë, pasi së shpejti priten të vijnë edhe 8.300 tonë të tjera me anijen “Fortune Bell”. KAMERAMANE AMATORE NË SHKODËR — Vetëm muajt e fundit në qytetin e Shkodrës janë futur 10 telekamera amatore, një pjesë prej të cilave, të sjella nga shkodranë të punësuar jashtë shtetit. Interesimi gjithmonë në rritje për të regjistruar ngjarje të rëndësishme familjare, ka bërë që në këtë sezon kameramanët të kenë mjaft kërkesa. E rëndësishme është që shumica prej tyre kanë filluar të ngrenë edhe arkivat e tyre personale. NJË FAMILJE KRIJON NJË EKSPOZITË — Një ekspozitë e përbashkët me piktura, skulptura dhe qëndisje u hap në Galerinë e Arteve Figurative të Korçës. E veçanta e saj është se autorët janë nga një familje: Antoneta, Dhimitraq dhe Vasilla Kolevica. Në punimet e tyre mbizotërojnë teknika të ndryshme të artit modern.

Në Brendësi

Kurdët shkaktojnë masakër në Turqi Sarajevë spitali një ferr i vërtetë Digjen të gjalla dhjetë punëtore në Bankok