Në përfundim ristrukturimi për një pjesë të qytetit
Janë shtruar 21 kilometra linja elektrike dhe janë ngritur 65 kabina të tensionit të lartë
FATOS BAXHAKU
TIRANË — Është në përfundim faza e parë e ristrukturimit të rrjetit elektrik të kryeqytetit që është financuar nga një ndihmë falas e qeverisë italiane prej 6.5 miliard lirash. Deri tani specialistët shqiptarë të KESH (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare) dhe të ENEL (homologia e saj italiane) kanë përfunduar fuqizimin e dy nënstacioneve elektrike të kryeqytetit, janë shtruar 21 km linja të reja elektrike dhe janë përfunduar 65 kabina të reja për transformatorët.
Ndoshta nuk do të përfundohet në rrjet “ankthi të dritave”, si në dy dimrat që pasuan. “Është vetëm faza e parë. Për të arritur në zgjidhjen e plotë të problemit do të duhet ende punë”, shprehen specialistët e KESH-it. Por, të paktën një pjesë e lagjeve të Tiranës këtë dimër do ta kenë dritën të sigurt gjatë dimrit që do të vijë. Pjesa lindore e Tiranës, ku janë përqëndruar punimet e para, duket se do ta ketë të ardhmen më të sigurtë, por normalizimi i rrjetit në këtë pjesë do të lehtësojë ngarkesën në pjesët e tjera të qytetit, kështu që ky rezultat, me sa duket, do të jetë një fitore për të gjithë qytetarët e Tiranës.
Tratativat e para të KESH-it me ENEL filluan që në dimrin që shkoi dhe pas kontakteve e studimeve paraprake, qeveria italiane miratoi një ndihmë emergjence falas prej 6.5 miliard liretash me të cilat do të paguhen korporata italiane për të kryer rinovimin e rrjetit të shpërndarjes. Punimet e para filluan në janar. KESH vuri në dispozicion fuqinë punëtore dhe atë të kualifikuar, ndërsa ENEL mjetet e punës (3 ekskavatorë, 2 makina transporti me vinç, 2 kamionë transporti, 2 furgona), të gjithë materialin e nevojshëm dhe pajisjet përkatëse duke përfshirë edhe 65 kabinat elektrike. Ka nderëj punimet nga afër një grup i përhershëm specialistësh italianë prej tetë vetësh. Një ndihmë të tillë, por në përmasa më të vogla, kanë përfituar edhe dy qytete të tjera, nga më të mëdhatë e vendit: Durrësi dhe Shkodra.
Për përfundimin e ristrukturimit të të gjithë rrjetit elektrik të shpërndarjes së Tiranës është arritur marrëveshja edhe për financimin nga Italia të dy fazave të tjera, secila me një vlerë prej 8.6 dhe 11 miliard lireta. Këto shuma do të jepen në formë kredie me përqindje interesi shumë të ulët: vetëm 1.5 përqind.
Kontrabandë e re me Italinë?
EDMOND LAÇI
DURRËS — Tre kontrabandistët italianë, të kapur para një jave në ujërat shqiptare sebashku me motoskafin e tyre, ende janë të bllokuar në Portin e Durrësit. Por Policia Financiare e rrethit të Durrësit ka kërkuar ngarkesën kontrabandë të 166 kolive me cigare “Kim” dhe “BH” dhe po shqyrton edhe mundësinë e sekuestrimit të motoskafit. Sipas një punonjësi të Kapitenerisë së Durrësit, kontrabandistët janë pyetur edhe nga punonjësit e Shërbimit Informativ Kombëtar, ndonëse janë lënë në gjendje të lirë.
Motoskafi italian “SP 2540 D”, i ngarkuar me 83.000 paketa cigare dhe i drejtuar nga Egësimo Montenegro, 35 vjeç nga Brindisi, Antonio Maggi, 39 vjeç nga Torino dhe Luigi Gorgoni, 32 vjeç nga Brindisi, u kap para një jave në ujërat shqiptare. Sipas specialistëve të policisë ky motoskaf është tipik i kontrabandës, një i shpejtë dhe herënon 240 litra benzol në orë. “Në ende s’kemi vendosur për sekuestrimin e motoskafit” i tha Gazetës Besim Tusha, në Policinë Financiare të Durrësit. Nuk është bërë e ditur gjithashtu se, ngarkesa ka qenë e destinuar për në Shqipëri.
Durrës/ Bllokohet barka brindizine ngarkuar me cigare
«Skandali i duhanit» Tirana heton me KE-në
Ministri Hoxha: «Po kërkojmë fajtorët shqiptarë»
Ministria e Tregtisë së Jashtme ka krijuar një komision hetimi të posaçëm
Ministri Artan Hoxha, ka pranuar të informojë Komitetin Evropian mbi rezultatet e hetimeve
TIRANË - (Fa.Ba.) — “Po është e vërtetë, para disa ditësh kam marrë një kërkesë me faks nga një deputet i Parlamentit Evropian i cili më lutet të bashkëpunojë për sqarimin e “skandalit të duhanëve”. Ju përgjigja se do të jem i gatshëm për bashkëpunimin mbi çdo gjë që ka të bëjë me zbulimin e korruptimit të çdo lloji. Tani mbi këtë skandal po punojnë specialistët e Ministrisë sonë. Sapo t’i kem në dorë të dhënat mbi këtë çështje do t’i nis për në Komunitetin Evropian”. Artan Hoxha, Ministër i Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë, i përgjigjet kështu pyetjeve të Gazetës, pas publikimit të një skandali në përmasat të gjëra, i cili e prek direkt Shqipërinë.
Bëhet fjalë për skandalin e duhanëve, një rast tipik korrupsioni, për të cilin po hetohet edhe mbi disa nëpunës të KE në Bruksel. Janë rreth 77 mijë kuintal duhan i cilësisë shumë të dobët që firma të ndryshme italiane dhe greke ia kanë shitur Shqipërisë nga viti 1988 deri në 1991, në shumicën rasteve vetëm për ta groposur. Këto firma kanë përfituar kontribute të konsiderueshme nga KE. Sipas të dhënave të publikuara jashtë, deri tani, shifra e mashtrimit arrin deri tani në 10 milionë dollarë dhe hetimet po vazhdojnë.
Shtypi i huaj ka shkruar se këtu kontribuar shumë për zbulimin e këtij skandali. Ku ka konsistuar ndihma juaj?
“Unë kam treguar vetëm gatishmërinë për të ndihmuar pa rezerva në zbulimin e këtij rast. Për këtë kam dhënë urdhërat përkatëse dhe së shpejti besoj se do të kem në dorë të dhënat që i takojnë palës shqiptare”.
A jeni të bindur se do të gjenden me të vërtetë dokumentet shqiptare që kanë lidhje me këtë rast?
“Unë besoj se po. Këto veprime janë kryer në bazë të kontratave që ndërmarrjet shqiptare kanë lidhur me partnerët e huaj dhe këto kontrata duhet të ekzistojnë. Për grumbullimin e tyre dhe të çdo gjëje që ka të bëjë me këtë skandal po punojnë tani specialistët tanë. Me siguri gjetja e tyre do t’i çojë më përpara hetimet që kanë nisur.”
Cilët mund të jenë, sipas jush, personat e implikuar në këtë çështje?
“Për persona e huaj të implikuar, i takon ekspertëve të KE të prononcohen. Ndoshta edhe këtu në Shqipëri ka pasur persona që kanë përfituar nga kjo tregti, por për këtë duhen bërë verifikimet e duhura, çdo gjë e bërë në para verifikimit do të jetë e parakohshme”.
KRYETARI I PARTISE UNITETI KOMBETAR NE GJYKË
— Paradje kryetari i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, u shqërrua përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të gjykohej akuza ndaj tij për shpifje dhe fyerje në drejtim të Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Gjykatësi Arben Zeneli e shtyu në ditë më vonë seancën gjyqësore, pasi — sipas Beqirit — prokurori nuk ishte i përgatitur. Siç kishte paralajmëruar, Idajet Beqiri u paraqit në gjyq pa avokat mbrojtës.
EKIPI SHQIPTAR I ATLETIKES NE KAMPIONATIN BALLKANIK PER TE RINJ — Dje u nis për në Selanik një Grekë ekipi Kombëtar Shqiptar i Atletikës, ku sot dhe nesër do të zhvillohen garat për Kampionatin Ballkanik të të rinjve. Shpenzimet e udhëtimit për ekipin tonë — rreth 60 atletë e drejtues — u mbuluan nga sponsorët shqiptarë, Petrit Kale, Ahmet Kryeziu. Përfitimet rezultate të mira nga atletët, sidomos prej Ermelinda Shehut — aktualisht në kondicion të shkëlqyer — e cila vitin e kaluar u shpall nënkampione e Ballkanit për të reja në disiplinën e kërcimit së gjati.
SPEKULIME NE KUKES ME NDIHME TE KRYQIT TE KUQ — Bashkia e qytetit të Kukësit ka verifikuar mbi 60 raste, ku familje në ndryshme kanë marrë padrejtësisht ndihmat që Kryqi i Kuq, në listat e këtyre personave gjenden edhe afaristë, tregtarë e pronarë autobuzash, që kanë mundur të përfitojnë pas marrjes së dokumenteve të rreme mbi të ardhurat e tyre financiare. Ndaj shpesh — sipas drejtuesve të rrethit — është vënë re që ndihmat shihen edhe në tregun e lirë. Kryqi i Kuq ka dhënë një ndihmë të madhe për këtë rreth dhe numri i atyre që kanë përfituar deri tani nga ndihma ka qenë, ka arritur në 2000 persona.
ISH BURGU I BURRELIT DO TE BEHET MUZEUM — Burgu i Burrelit ku u mbajtën, u torturuan dhe u vranë me qindra kundërshtarë të regjimit komunist, do të transformohet në një muze. Lajmi që ka kohë që qarkullon, tani është zyrtar. Vizitorët mund të hyjnë dhe të denoncojnë të tmerrshmet që kanë kaluar për të dëtyruar të burgosurit të japin dëshmi të reja. Në muze do të sakrifikohen muret e të gjitha të burgosurve politikë që kanë kaluar në burg.
Erald Dervishi Kampion Europe për 14-vjeçarë
Shahisti mund ish-kampionin
DURRES — (Ed.La.) U kthye dje në qytetin e tij të Durrësit, por tashmë si Kampion Europe, 14 vjeçari Erald Dervishi. Ai ka triumfuar mbi 40 mosharatët e tij — të mbledhur në Hungari nga e gjithë Evropa — madje ka mundur edhe ish-kampionin e vetshëm të shahut, hungarezin Peter. Dhe ka ngritur aq i ri flamurin tonë kombëtar, në një kohë që sporti shqiptar përjeton situata të vështira.
Sot nëpërmjet Gazetës bashkëqytetarët e tij kanë mundësi të mësojnë se imaku Dervishi është edhe një Kampion Europe. Është ai që, në moshën 6 vjeçare mundi kompjuterin në shah dhe që stërvitet nga Mjeshtri i parë Ndërkombëtar në Shqipëri, Fatos Muço. Një person i “vogël” për të qenë aq i madh, madje edhe kampion i të rinjve në Shqipëri. Sot — talenti Erald Dervishi — përveç titullit, fal edhe një shpresë për sportin shqiptar.
«Rilindja» dhe «Felix» do të hapin supermarket
Shqëria është ngritur nga ish-të persekutuar politikë
TIRANE — Shoqëria tregtare “Rilindja”, e formuar në fillim të këtij viti, me nismëtarë e një grupi ish-të dënuarish politikë, ka nënshkruar një kontratë me kompaninë italiane “Felix” me seli në Milano. Sipas kësaj kontrate, dy shoqëritë do të hapin një supermarket të ri, e cila parashikohet të jetë një nga më të mëdhatë në vend. Shtohen kështu supermarketet, por më i rëndësishëm është sinjali pozitiv që vjen nga sukseset e një grupi ish-të persekutuarve politikë nga diktatura, në shoqërinë e sotme shqiptare.
Janë bërë plane për të zhvilluar tregtinë e vogël në të gjithë vendin, duke punësuar edhe pjesëtarë të familjeve të të persekutuarve të dënuarjes. Shoqëria tregtare “Rilindja” e filloi të aktiviten e saj në fillim të këtij viti. Baza e kapitalit të saj u bënë kursimet e pakta të shumë anëtarëve dhe ndonjë e ardhur tjetër që vinte nga refugjatët shqiptarë të punësuar jashtë vendit. Qëllimi i krijimit të saj nuk ishte vetëm fitimi i thjeshtë. “Qëllimi ynë është në radhë të parë, të rikthejmë shokëve tanë të persekutuar gjendjen e mëparshme shpirtërore, të cilën ata e humbën gjatë viteve të gjata të burgut”, shprehet Mehmet Hamza, president i këtij grupi.
Aktivitetet e para tregtare të “Rilindjes” ishin shitja e portokalleve dhe limonave dhe më pas çdo gjë erdhi duke u ngritur. “Më shumë se sa fitimi, që është ushqyer, në qoftë se një ditë do të gjeheshim tonë. Kjo është një gjë shumë e madhe”, u shprehën disa nga anëtarët e shoqërisë. Një shpresë kjo e rilindur jo vetëm për ta, por edhe për demokracinë e brishtë shqiptare, duke treguar se gjërat tashmë kanë ndryshuar.
Plas dinamit mbi shtëpinë e një oficeri
Kruja/ Kërkohen autorët
KRUJE — Një atentat me dinamit është kryer kundër banesës së Xhemal Himës, oficer efektiv në Laç, por me banim në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur oficeri dhe pjesëtarët e tjerë familjes së tij ndodheshin në gjumë. Shpërthimi shkaktoi rrëzimin e një pjesë të tarracës së banesës së Himës, një ndërtesë që më parë është përdorur si muze i një reparti ushtarak. Të gjithë pjesëtarët e familjes shpëtuan pa pasur dëmtime fizike.
Shpërthimi u dëgjua shumë edhe në shtëpitë fqinje, teqenë bektashiane si edhe në repartin e afërt ushtarak duke shkaktuar alarmimin e shumë personave. Ende nuk janë verifikuar autorët e këtij akti. Policia e Krujës po heton të gjitha hipotezat e mundshme dhe hetohet janë ende të rezervuara. Një nga hipotezat është se dinamit i hedhur mbi është shenjë e mërisë së ndokujt për pronësinë e Himës mbi ndërtesën e ish-muzeut të repartit.
Një letër ngushëllimi për humbjen e Eltonit
Shkruan familja italiane në të cilën ai jetoi
BRIKENA CANI
TIRANE — “Këtë mëbrëmje, në Kishë, u kujtua një Meshe në kujtim të Eltonit. Miq dhe vendas u mblodhën të luteshin për të”. Këto janë pak rreshta nga letra e Angelinës e Silviero Silvestrini, nga Basilechele e Italisë, drejtuar familjes Rrjta në Tiranë. Fjalët me njerëz të familjes nga ana e jetën dy familje, por të ndarëshëm të detit, por që kanë të përbashkët dhimbjen.
Elton Rryta, një djalosh 20 vjeçar, emigrant në Itali, humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti automobilistik, pranë Trevizos. Ai jetonte në një familje italiane, e cila tani i shkruan familjes së tij në Tiranë. E vetmja lidhje për ta ishte Eltoni. Tani për të është e pamundur ai nuk është më, megjithatë ai nuk është me gjithë dhimbja bërë që këto dy familje të mos njiheshin vetëm nga përshkrimet e shënjat e të Eltonit, por ai ka humbja fatkeqe e tij. Familja kujton se ai përshkruan në letrën e saj Eltonin e zgjuar, zemërgjerë, gjithmonë në kërkim të së bukurës dhe përpiqet t’i ngushëllojë prindërit e tij: “Ne nuk kemi patur dhe jetës dhe të familjeve tanë. Ne duhet t’i respektojmë zgjedhjet e tyre”. Ata janë njerëz që kanë individualitetin e tyre. Dhe janë të lirë për të zgjedhur. Ne duhet ta respektojmë këtë liri.
I riu nga Tirana humbi jetën pas një aksidenti me motor pranë Trevizos. U varros në Atalje t’i ngushëllojë prindërit e tij: “Ne nuk kemi ...”
Kështu bota e panjohur shpesh gjen të pambrojtur gjithëkënd. Bota e e hurshme gjeti të pambrojtur dhe dielloshin brun nga Tirana, i cili kërkoi në Itali një jetë botë: “por është kjo mirëqenie që bën të jetojmë orë pas ore, ditë pas dite me jetën dhe udhëjen” vazhdon Angelina në letrën e saj të cilët. E trishtuar ka mbetur edhe simpatikja e vogël me kaq çurrelа — motra e Eltonit — që krejt papritur humbi vëllait të saj të dashur dhe sot ngushëllohet nga muajt e tij në Itali. “Shumë herë i premtoja Eltonit se do t’ju shkruaj, por nuk di e si pas nuk e shkrua bërë me parë. Sot nuk kam se si të mos e bëj për ju t’u thënë se e ndajmë dhimbjen me ju për humbjen e papritur të Eltonit tonë të shtrenjtë” — përfundon letra.
Dje në Shqipëri
KRYETARI I PARTISË UNITETI KOMBETAR NE GJYQ — Pardje kryetari i Partisë Unitetit Kombëtar,
Në Brendësi
Përsëri Karl Luis
Erald Dervishi Kampion Europe
Shahisti mund ish-kampionin
«Rilindja» dhe «Felix»
Shqëria është ngritur nga ish-të persekutuar politikë
Plas dinamit mbi shtëpinë
Kruja/ Kërkohen autorët
Në BrendaSi
Përsëri Karl Luis më i shpejti në botë
Dymijë marinsa të tjerë zbarkojnë në Somali
Eksperiment i vaksinës Sida mbi kavie njerëzore
KE NDONJE GJE PER TE SHTU? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?
Së shpejti në “Gazeta Shqiptare” do të gjesh një hapësirë falas për lajmërimet tuaja ekonomike. Dërgo mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: viale Scipione l’Africano, 264. Trego në mesazh çfarë kërkon ose ofron, emrin tënd dhe adresën.