13/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 korrik 1993

Në Shqipëri cigare radioaktive?

Në kryeqytet janë në shitje «Marlboro» që në Itali mendohen se janë të rrezikshme Nga Roma alarmi arrin edhe në Tiranë TIRANE — Ç’po ndodh? Që prej dy ditësh Italia po jeton ankthin e cigareve radioaktive. Dhe tani e njëjta frikë mund të pushtojë dhe Shqipërinë. Në shënjestër të Ministrisë së Shëndetësisë Italiane janë cigaret «Marlboro» të prodhuara në Rusi, për fabrikimin e të cilave është përdorur duhani i ndotur nga radioaktiviteti. Cigaret janë blerë me një çmim tepër të ulët nga kriminaliteti puljez dhe pastaj të shitura në tregun e zi. Paketat të prodhuara në Lindje mund të dallohen menjëherë sepse në kodin elektronik — të stampuar nga njëra anë — ndodhet numri «4», ndërsa për ato të prodhuara në Shtetet e Bashkuara (të përbashkëtshme) ndodhet numri «5». Deri tani në Itali është sekuestruar vetëm një pjesë e «Marlboro 4», që ka rezultuar e pandotur. Të tjerat janë zhdukur nga qarkullimi, rrethana kjo që ka rritur alarmin. «Marlboro 4» qarkullojnë edhe në Shqipëri. Nga një kërkim i bërë të dielën nga «Gazeta Shqiptare», rezultoi se paketat e cigareve të prodhuara në Lindje (që sipas Ministrisë së Shëndetësisë Italiane, janë mjaft të rrezikshme) shiteshin rregullisht në të gjitha kioskat e qytetit dhe në dyqanin e një hoteli. Përgjegjësja, edhe një herë, është e burokracisë ndërkombëtare që nuk ka marrë masa të njoftojë në kohë edhe Shqipërinë. «Autoritetet evropiane nuk na kanë informuar akoma për këtë alarm të ri — 1 shpjegon Gazetës Ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu — por jam i sigurt se në qoftë se rreziku ekziston me të vërtetë, do të nga lajmërojnë në orët e ardhshme». Rreziku se nga tregu i jashtëm (në veçanti nga ai rus) mund të arrijnë në Shqipëri cigare radioaktive, është marrë në konsideratë nga autoritetet shqiptare në muajt e kaluar: «Ne kemi bërë kontrolle të shumta për të saktësuar praninë e radioaktivitetit — vazhdon ministri Shehu — analizat tona kanë kontrolluar të gjitha markat e cigareve të importuara nga jashtë. Deri tani, për fat, gjithçka është në rregull». Duke qenë zakonisht të prodhimit amerikan, cigaret «Marlboro» janë konsideruar deri më sot — në të gjitha tregjet evropiane — më të sigurta. Alarmi i ri — i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë Italiane — doli nga një hetim i bërë nga policia e Napolit mbi aktivitetin e disa shoqërive financiare. U vërtetua kështu se në ditët e kaluara kontrabandistët italianë kishin blerë në Rusi një sasi të madhe cigaresh të ndotura: ngarkesa — që në fillim ishte destinuar për Gjermaninë dhe më pas për Slloveninë — përfundoi në tregun e zi italian. Internari i njëkur nga cigaret «Marlboro» me radioaktivitet, është ai tipik i kontrabandës italiane, që përshkon brigjet puljeze dhe në mënyrë të veçantë, qytetin e Brindizit. Pikërisht disa ditë më parë një rë mo-toskaf kontrabandistësh të Brindizit, u bllokua në portin e Durrësit nga autoritetet shqiptare. Disa ekspertë kimistë, mendojnë se alarmi i lëshuar në Itali është i tepruar dhe se frika për cigaret radioaktive është e pabazuar. Cigare Marlboro të kontrabanduara, të sekuestruara nga policia italiane

Bitincka: «Do të fillojë transporti ajror civil për udhëtarët në vend»

Aeroplanë AN-2 të ushtrisë për linjat e brendshme TIRANE — Shqipëria bën hapat e parë drejt krijimit të rrjetit të brendshëm të linjave ajrore për pasagjerë. Lajmi vjen nga vetë Ministri i Transportit, Fatos Bitincka. Sipas thënieve të Ministrit, Këshilli i Ministrave po përgatit vendimin, sipas të cilit shumë aeroporte dhe fusha të tjera më të vogla të ujes së aeroplanëve do të përdoren këtë e tutje për qëllime civile. Në këtë vendim do të përcaktohen edhe masat kundrejt dëmtimeve të konstatuara kohët e fundit ndaj këtyre strukturave. Në Shqipëri ekzistojnë disa aero-drome dhe fusha të tjera më të vogla për uljen e aeroplanëve. Dëri tani vetëm aerororti i Rinasit është përdorur për qëllime të transportit të udhëtarëve, edhe ky vetëm për linjat ndërkombëtare. Tani me sa duket ka ardhur koha që pasagjerët shqiptarë të qarkullojnë edhe brenda vendit me avion, një kërkesë që e ka bërë më evidente shtimi i kontakteve nga njëri qytet në tjetrin. Biznesi do të thotë, në radhë të parë, shpejtësi komunikimi dhe kjo do arrihet duke ngritur infrastrukturën e domosdoshme. Vendimi që do të nxjerrë qeveria synon të përmbushë vetëm një nga pjesët e saj të rëndësishme. Masat e reja synojnë fillimisht vënien në punë dhe më pas menaxhimin e këtyre aeroporteve. Mbetet për t’u zgjidhur problemi i financimit të këtij operacioni. Punime të tilla janë shpeshherë shumë të kushtueshme. Për këtë deri tani janë ofruar disa firma e shoqëri të huaja. Është vendosur që fillimisht të përdoren për transportin ajror të pasagjerëve disa avionë të tipit AN-2, të cilët deri tani janë përdorur nga aviacioni ushtarak. Një aeroplan ushtarak në aeroportin e Rinasit

Një grup infermierësh do punësohen së shpejti

Dje në Shqipëri AMBASADA BRITANIKE PRONONCOHET PËR ÇËSHTJEN E ARIT SHQIPTAR — “Ky problem i takon ko-

Atletët shqiptarë fituan 3 medalje

Në Kampionatin Ballkanik për të rinj

Dje në Shqipëri

SHQIPTAR — “Ky problem i takon komisionit tripalësh britaniko-francezo-amerikan. Ne i kemi zgjidhur problemet tona. Kanë mbetur disa probleme me SHBA, të cilat janë duke u zgjidhur. Bisedimet lidhur me këtë çështje do të përfundojnë shumë shpejt”. Kështu u përgjigj mjeteve zyrtare të informacionit, Jonathan Gimblett, i ngarkuari me punë i Britanisë së Madhe në Shqipëri, lidhur me problemet e arit shqiptar. Ari — ende i pakthyer nga Britania e Madhe — për një kohë të gjatë bllokoi marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. TAKOHEN NË DURRËS TË RINJ TË BESIMEVE TË NDRYSHME FETARE — Ishin motrat e KARITAS-it ato që mblodhën në një sallë të shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit, të rinj të të tri besimeve fetare të këtij qyteti. Spektri i takimit u përqëndrua te kërkimi i përbashkët për një kuptim të ri të jetës, kulturës e paqes, dialogut dhe një projektit vëllazërimi në bashkësi. Përfaqësues të lartë të tri komuniteteve fetare në Durrës e folën të rinjve për bashkëjetesën e hershme midis besimeve të ndryshme fetare. NË LUSHNJË QYTETARË ANKOHEN PËR CILËSINË E BUKËS — Konsumatorët lushnjarë kanë mbi tri javë që ankohen për cilësinë e bukës, dëmten e saj jashtë standardit, por edhe artimet në furnizim. Shumë prej tyre ankohen edhe për peshën e bukës, që shpeshherë — sipas tyre — shtatet më pak se normativa. Edhe veç tri furrat kryesore të qytetit, shoqërohen nga katër të tjera private dhe problemi i furnizimit konsiderohet i zgjidhur, qytetarët ankohen për prodhuesit e bukës sepse “ata sigurojnë fitime të padrejta”, duke prekur cilësinë.

Një grup infermierësh do punësohen së shpejti në Libi

TIRANË — Për të zgjedhur infermierë dhe mami, të cilat mund të punësohen në Libi. Ky ishte qëllimi i vizitës së drejtorit të njërit prej spitaleve më të mëdha të Tripolit, Mohammed Muafa në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Muafa vizitoi një sërë qendrash shëndetësore dhe u takua me një grup të madh mamish e infermierësh të cilat janë të interesuara për të punuar në Libi me një kontratë prej katër vjetësh. Delegacioni u njoh edhe me nevojat e shëndetësisë shqiptare dhe premtoi se do të dërgonte ndihma për këtë sektor. Anëtarët e delegacionit nga Libia u shprehën se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë midis dy vendeve dhe se së shpejti do të rritet bashkëpunimi edhe në fusha të tjera.

Atletët shqiptarë fitojnë 3 medalje

Në Kampionatin Ballkanik për të rinj EDMOND LAÇI SELANIK — Dy medalje ari, një bronzi dhe rekorde të tjera kombëtare, është bilanci i të rinjve shqiptarë në Kampionatin e 24 Ballkanik, që u zhvillua nga 10-11 korrik në Selanik të Greqisë. Ermelinda Shehu, Elton Dervishi dhe Marinela Ligori ishin protagonistët shqiptarë të këtij kampionati mjaft të fortë e me rivalitet. “Pjesëmarrja kaq e madhe e ekipit tonë — rreth 60 atletë — si dhe rezultatet e medaljereve shqiptarë — informon për Gazetën, Enver Tonuzi, anëtar i delegacionit sportiv shqiptar — u quajtën sensacion të vërteta në shtypin në grek dhe nga pjesëmarrësit e tjerë të këtij aktiviteti ballkanik”. Ndërmjet 400 atletëve të mbledhur nga i gjithë Ballkani — atletët e ish-Jugosllavisë garantuan si të pavarur — në stadiumin Olimpik të Selanikut, atletët shqiptarë qenë në ditën e parë ish befasues. Ermelinda Shehu e klubit “Dinamo”, ish-nënkampione e Ballkanit për të reja, arriti rezultatin e lartë 6.36 metra, duke thyer njëkohësisht rekordin kombëtar të Shqipërisë dhe shpallur edhe Kampione e Ballkanit për të reja në garën e kërcimit së gjati. Pas saj atletët 17 vjeçar Elton Dervishi i “SK Tirana” uhtoroi një tjetër rezultat të lartë në flakjen e çekiçit, 59.56 metrat e tija ishin 8 centimetra më shumë se hedhja e kampionit grek dhe e ngritën në podium e nderit si kampion ballkanik. Eltoni — pas 13 vje-tësh — përsëriti rezultatin e kampionit të madh shqiptar në këtë garë, Ajet Toska. Po në garën e hedhjeve, Marinela Ligori e “SK Tirana”, meriton medaljen e bronztë, pas rezultatit 32.80 metra. Të dielën pasdite, kur duheshin edhe pak orë të përfundonte Kampionati i 24 Ballkanik, ekipi shqiptar ishte ndër më të vendit të këtij sport dhe të pestë. “Na duhet të kalojmë ekipin turk, për t’u radhitur në vendin e katërt — vazhdon Tonuzi — dhe për këtë kemi optimistë”.

Ndihmë italiane në bujqësi

Zëvendësministri Llazar Kora konkretizon bashkëpunimin me Puljen Ndihmë italiane në bujqësi Në Bari së shpejti një grup specialistësh shqiptarë për kualifikim BARI — Nga Shqipëria në shkollën bujqësore në Puglia. Në këtë drejtim interpretohet vizita prej tri ditësh e Zëvendësministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit të Shqipërisë, Llazar Kora, që arriti të enjten mbrëma në Bari. Një “udhëtim” për t’u njohur me strukturat operative të «Enapaica». Enti Nacional i Formimit Profesional në Bujqësi, me mbikqyrjen e Aic, Shoqata Italiane e Bujqve. Jo rastësisht, vizita e përfaqësuesit të qeverisë shqiptare koinçidon me paraqitjen e projektit të një kursi për bujqësinë rereveruar njëzet të rinjve shqiptarë të diplomuar në këtë fushë. Financimi (shpenzimet e preventivuara 815 milion) tashmë në veprim, është i ministrisë italiane për Tregëtinë e Jashtme. Kursi do të jetë i ndarë në tre faza: formim profesional bazë, formim specialistik dhe aplikacione praktike, me pjesëmarrjen e bursistëve në situata pune pranë ndërmarrjeve të këtij sektori. Një shkollë e vërtetë që «do të diplomojë» të parët punonjës shqiptarë të asistencës teknike specialistë të bujqësisë dhe teknikë të ullirit. Një bashkëpunim që imponon Ministrinë e Bujqësisë shqiptare dhe Enapaica. Për më tepër marrëveshja me Institutin kombëtar të formimit profesional në bujqësi do të shërbejë edhe për të kërkuar burime financimi kombëtare e ndërkombëtare për aktivizimin e vetë kursit. Vetë Zëvendësministri Kora u tregua shumë entuziast për arritjen e kësaj marrëveshjeje, duke e konsideruar atë si një nga hapat e mëtejshëm në bashkëpunimin midis dy vendeve në këtë fushë.

Formula 1: Pesë herë Prost

SILVERSTONE — Franc-ezi Alain Prost, me një makinë Williams Renault, fitoi Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, e nënta provë botërore e garës “Formula uno”. Në vendin e dytë gjermani Michael Schumacher me një Benet-ton Ford, ndërsa i treti ar-riti italiani Riccardo Patre- të Cimit të Madh. Prost gaboi nisjen dhe shpejt u kalua nga shoku i skuad- rës, Damon Hill dhe nga Ayrton Senna. Kanë qenë dhjetë minuta garë spektakolare, që prej vitesh nuk shiheshin, që nga koha kur Senna dhe Prost ishin sho-kë skuadre në McLaren.

Në Brendësi

Libri i parë i shkruar nga kompjuteri Arbëresh: 5 shekuj kujtimesh Një njeri kafshon një gjarpër Në teatër tmerr e luftës