Qindra ndërtime abuzive
Për pak ditë në Tiranë do të fillojë shembja
Bashkia ka vendosur të ndërmarrë një fushatë të vërtetë kundër ndërtimeve pa leje në territorin e kryeqytetit. Pas daljes, para disa kohësh, të vendimit të qeverisë, që parashikonte masa më të rrepta për ata që shkelin ligjet mbi ndërtimet në kryeqytet, Bashkia ka vendosur të ndërhyjë më energjikisht. Pranë aparatit të Bashkisë është ngritur një komision i posaçëm me pjesëmarrjen e specialistëve të urbanistikës ligjore dhe specialistëve të sektorëve të tjerë, për evidentimin e qindra rasteve të ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Pritet, që së shpejti, të fillojnë veprimet konkrete kundër ndërtimeve abuzive. Për këtë, sipas ligjit, do të lajmërohen disa ditë më parë qytetarët e interesuar. Në çdo rast do të sinjalizohet edhe organet e policisë të rajonit përkatës.
Në tre vjetët e tranzicionit, problemi i ndërtimeve abuzive u bë një problem shqetësues. Shumë banorë, ndërtuan shtëpi banimi në periferi e qytetit. Në shumë raste janë verifikuar raste të ndërtimit pa leje dhe të disa kioska e lokaleve. Disa prej këtyre të fundit, mjaft të njohur e të frekuentuar, janë ngritur mbi sipërfaqet e gjelbëruara të qytetit.
Dyqane të vogla në Tiranë: së shpejti dyqanet e paligjshme do të shkatërrohen
Kërcënimi i pesticideve
«Nuk dimë ende se si t’i eleminojmë»
Reportazh / Pas 10 muajsh 600 tonë helme akoma në Shqipëri. Komiteti i Mjedisit shpjegon
FATOS BAXHAKU
TIRANË — Janë më shumë se 600 tonë pesticide të skaduara të depozituara në Shqipëri që prej shtatorit të vitit të shkuar. Të ardhura në formë ”ndihme emergjence për bujqësinë shqiptare”, nga një firmë gjermane, shumica këto rezultuan të skaduara dhe të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe ambientit përreth. Sot, pas 10 muajsh historia e ”Sevezo-s shqiptare” vazhdon të jetë po aq aktuale sa edhe më parë.
Në Komitetin Shtetëror të Mbrojtjes së Mjedisit janë të shqetësuar për fatin e mëtejshëm të këtyre mbetjeve toksike. Problemi më shumë se burokratik është financiar. Për eliminimin e pesticideve të skaduara, përmbajtja kimike e të cilave e bën të pamundur shkatërrimin me anë të djegies, nevojiten shuma të mëdha. Sipas specialistëve këto shuma e kalojnë disa herë vetë vlerën që do të kishin këto pesticide në tregun evropian, nëse do të ishin në gjendje normale. E vetmja zgjidhje për eliminimin e tyre është groposja. Një rrugë që paraqet edhe kjo rreziqet e saj të mëdha: groposja mund të shkaktojë depërtimin e helmeve në rrjetin e ujrave nëntokësore, nëse nuk zbatohen disa procedura teknike të posaçme. Një problem që i ka vënë në vështirësi autoritet shqiptare. Pikërisht këto, kërkojnë shumë shpenzime, të cilat askush nuk është i gatshëm ende nuk është në gjendje t’i paguajë. Përpjekjet vazhdojnë por shanset për zgjidhjen e këtij problemi të rëndë ekologjik ende nuk duken.
Aktualisht substancat toksike ndodhen ende në Milot dhe Bajzë. Vetëm në stacionin hekurudhor të Bajzës janë depozituar 17 vagona të hekurudhave gjermane që përmbajnë më shumë se 200 ton pesticide. Deri tani kanë kaluar 300 ditë nga ardhja në Bajzë të vagonave gjermanë. Një inxhinier i hekurudhave nga Shkodra, Aleksandër Liti, që ballafa-kohet çdo ditë me realitetin e helmuar të këtij stacioni shkruante para pak ditësh ”Gazetës” me shqetësim. ”Për këtë qëndrim, sipas rregullave të njohura ndërkombëtare — shkruan ai — hekurudha shqiptare duhet t’i paguajë gjermanëve rreth 18 dollarë në ditë për çdo vagon”. Sipas një llogarie shumë të arrirë në rreth 90.000 dollarë. ”Çfarë po bëhet me pesticidet”, ishte pyetja e inxhinierit shkodran. ”Do Zoti arrichet diçka. përndryshe pasojat do të bien mbi popullsinë — shkruan ai — dhe atëherë ”Greenpeace” nuk do t’i duhet më të diskutojë në Bruksel. Do të jetë tepër vonë”.
Në një ruan bidonat e pesticidit në një depo të Milotit (foto Greenpeace / Stefan V. Heng)
«Marlboro» nën kontroll
Në urgjencisht do kërkojmë që të kryhen analiza radioaktiviteti për cigaret «Marlboro» që shiten në Shqipëri.
TIRANA — ”Ne urgjentisht do kërkojmë që të kryhen analiza radioaktiviteti për cigaret «Marlboro» që shiten në Shqipëri”. Lirim Selfo, kryetar i Komitetit Shtetëror për Ruajtjen e Mjedisit është i shqetësuar pas publikimit dhe sondazhit që kreu Gazeta për cigaret «Marlboro 4», shumë të dhënat më i Italisë, por të përhapura edhe në Shqipëri.
”Kemi 5 muaj që s’kemi bërë analiza për cigaret ”Marlboro” — tregon Artan Dibra, në Institutin e Fizikës Bërthamore (sektori i gjurmuesve radioaktivë) — por kur kemi bërë ajo rezultuar negative. S’tam shumë i sigurtë, por kujtoj se analizat janë kryer mbi «Marlboro 4».”
Ofendoi Kryetarin e Shtetit
Në gjyq gazetari Idajet Beqiri. Tension në sallë
Ikonat shqiptare gjenden në Itali
Ishin eksportuar parregullisht
TIRANË — (Ed. La.) Pas dy vitesh autoritetet shqiptare mundën të vihen në gjurmë të dy ikonostaseve që parregullisht i ishin dhënë një personi privat italian “për restaurim”.
Grupi i punës i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Shqiptare — në bashkëpunim me Marshallin Polimeno, që kryeson njësinë policore të mbrojtjes së veprave të artit në Palermo — arriti të identifikojë shtetasin italian Angelo Casa dhe t’i bllokojë ikonostaset e Kishës së Pjetrit në Vithkuq dhe të Shën Gjon Vladimirit në Elbasan. “Shumëkush i mendonte të humbura këto ikonostase — thotë për Gazetën Dashmor Kokonozi, drejtor i Drejtorisë së Kulturës dhe Trashëgimisë — identifikimi i personit dhe bllokimi i ikonostaseve, janë siguria e parë — pas procedurave juridike që duhen bërë — për kthimin e tyre në Shqipëri”.
Grupi i punës i Ministrisë së Kulturës tashmë po mendon të bëjë kallëzimin pranë Prokurorisë së Tiranës. Një procedurë kjo e domosdoshme pasi vetë Ministria s’mund t’i drejtohet Gjykatës së Palermos, pa vendosur më parë për këtë Gjykata e Tiranës. “Kallëzim do të bëhet edhe ndaj Arben Arapit, ish-drejtor i Monumenteve të Kulturës dhe ish-juristit të këtij instituti — vazhdon Kokonozi — sepse në mënyrë të parregullt kanë lejuar dërgimin e ikonostaseve në Itali”. Gjatë punës verifikuese Kokonozi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mësuar se shtetasi italian Casa, banon në Agrigendo dhe jo në Palermo, siç ishte paraqitur ai në Shqipëri.
Bagdad, frikë për një sulm nga SHBA-ja
Në Brendësi
Somali: Amerikanët bombardojnë Afrikanët braktisin Gjermaninë Një masakër për ujë në Sarajevë
Ofendoi Kryetarin e Shtetit dënohet me gjashtë muaj burg
Në gjyq gazetari Idajet Beqiri. Tension në sallë
TIRANË — Gjashtë muaj heqje lirie për Idajet Beqirin, kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar. Ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës, që e shpalli fajtor Beqirin “për fyerje ndaj personaliteteve të larta shtetërore”.
Në buza[r] mbi kryetarin e gazetës “Kombi” të datës 22 qershor 1993, me titull “Zoti Berisha ju jeni vrasës i gjithë Shqipërisë”. Pas kësaj policia u detyrua të intervenonte ndaj një grupi protestuesish dhe dy prej tyre u shoqëruan për në Rajonin e Policisë. “Unë do ta apeloj këtë vendim” i tha Gazetës Beqiri nga zyra e tij, ku tashmë vuante heqjen e lirisë.
Gjykata e Tiranës
Kinematografia shqiptare rifillon të prodhojë
Po xhirohet filmi «Një ditë nga një jetë»
TIRANË — Rifillon të prodhojë kinematografia shqiptare. Lajmi i mirë vjen nga Kinostudioja e Tiranës, ku ka filluar xhirimi i filmit “Një ditë nga një jetë” e regjisorit Gjergj Xhuvani.
Protagonist është aktori i njohur Kadri Roshi, 72 vjeç. Subjekti i këtij filmi të përur[?] është i demokracisë, vitet e verbërta mesime të aktuale të elitave intelektuale të vendit. Flet. Kadri Roshi interpreton një infermier të moshuar që, pasi del në pension fillon të bëjë një bilanc të ekzistencës së tij, të dedikuar — siç duket për arsye profesionale — për të ndihmuar të tjerët. Dhe kështu zbulon besimin e tij të madh në mënyrë të fshehtë ditë pas dite, në besimin që ka pasur në vlerë të ofrimit të ndihmës dhe të ...
Kadri Roshi arrin t’i atribuojë rolit një dinjitet dhe kredibilitet të madh, duke e kthyer këtë personazh në një shembull njerëzor të jashtëzakonshëm. Një pritje e madhe dhe edhe për punën që po kryen regjisori, Gjergj Xhuvani, tridjetëvjeçar, një he që premton shumë për kinemanë shqiptare. Xhuvani është autor i filmit “E dela e fundit”, vepër më të cilën ka marrë pjesë në Panarit Ndërkombëtar të Kinemasë Eksperimentale në Itali, Francë dhe Kanada. Drejtor i fotografisë është Bardhyl Martinjani, prodhimi është i Albafilm-it. “Jemi shumë larg filmave të prodhuara gjatë regjimit — thotë Resul Çarcani, drejtor i prodhimit të filmit — që pas Luftës dhe deri vonë u realizuan 250 filma. Por sot i kemi ndryshuar kriteret: kemi çelur film artistik dhe jo kasetë.” Që nga dita e thëthesës demokratike, ky është filmi i dytë i prodhuar në Shqipëri: i pari — një sukses i madh — është “Vdekja e kalit” e Saimir Kumbaros. “Një ditë nga një jetë” do të shfaqet në sallat e kinemave në dhjetor.
Privatizohet shërbimi i ortopedisë i sektorit stomatologjik
Die në Shqipëri
- Është privatizuar sektori i ortopedisë stomatologjike. Sipas urdhërit të ministrit Shehu mjekët e punës do të shiten punonjësve
Dje në Shqipëri
PRIVATIZOHET SHËRBIMI I ORTOPEDISË I SEKTORIT STOMATOLOGJIK — Është privatizuar sektori i ortopedisë të stomatologjisë. Sipas urdhrit të ministrit Shehu mjetet e punës do t’i shiten punonjësve të sektorit të privatizuar pa ankand. Ambientet që do të duhen për zhvillimin e veprimtarisë së re do t’u jepen me qira dentistëve.
BLLOKOHET NË DURRËS NJË PESHKAREXHE ITALIANE — Një peshkarexhe italiane është bllokuar që të shtunën në portin e Durrësit. Peshkarexha, “Saveria Padre” sipas autoriteteve të Kapitenerisë së Durrësit, po peshkonte në ujrat territoriale shqiptare. Për këtë ajo u bllokua nga rojet shqiptare të kufirit detar dhe u shoqërua për në Durrës. E gjithë ngarkesa e saj, 71 arka me peshk, u konfiskua. Një peshkarexhe tjetër italiane, “Europa”, mund t’i shpëtojë ndjekjes së rojeve shqiptare falë shpejtësisë së saj.
GAVRAS TAKOHET ME PRESIDENTIN BERISHA — Presidenti shqiptar Sali Berisha priti regjisori e njohur francez Kosta Gavras. Në këtë takim Gavras dënoi nacionalizmin që ka përfshirë sot Ballkanin. “Vetëm në Ballkan i paqetuar do të mund të bashkohet me Evropën”, u shpreh regjisori francez. Presidenti Berisha i shprehu Gavrasit komplimentet për krijimtarinë e tij të njohur.
SARANDË: 25 OBJEKTE NË ANKAND — Është shpallur këto ditë nga Dega e Privatizimit të rrethit të Sarandës lista e objekteve që do të privatizohen me anë të shitjes në ankand. Janë parashikuar të privatizohen disa objekte që ndodhen brenda qytetit të Sarandës dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të këtij rrethi.
NDIHMA PËR SHËNDETËSINË SHQIPTARE NGA NJË ORGANIZATË BAMIRËSE AMERIKANE — Do të mbërrijë së shpejti në Tiranë ndihma shëndetësore nga organizata bamirëse amerikane “Americare”. Me këtë shoqatë do të bashkëpunojë edhe biznesmeni turk Shener Aykuteli si edhe qeveria turke e cila do të përballojë një pjesë të shpenzimeve të transportit.
Letra nga përtej detit
Ardiana nga Tirana kërkon të kontaktojë Ilir Balën në Perugia të Italisë. Që nga prilli i këtij viti ajo i ka shkëputur lidhjet me të. Kërkon të dijë adresën e re, nëse vërtet ka ndërruar banesë, ose numrin e telefonit. Është në pritje të njoftimit të tij.
(Ardiana — Tiranë)
Jemi një familje italiane në Cosenza të Italisë, në emër të djalit tonë falenderojmë Renaton nga Shqipëria, i cili tani banon në Itali — kërkojmë ndjesë që nuk ia dimë mbemrin — për ndihmën që i ka dhënë Franco-s, birit tonë kur ai pësoi aksident me makinë. Në kishim dëgjuar të flitej shumë për shqiptarët, por ishte hera e parë që njohëm karakterin e tyre. I dërgojmë Renato-s dhe familjes së tij përqafime dhe falenderime. Dhe duke mbetur me dëshirën e Renato do ta lexojë këtë letër kërkojmë që ai të vijë të na takojë sepse është dashur jo vetëm që ta njohim dhe ta falenderojmë personalisht. Edhe një herë falenderime të përzemërta.
(Familja Tempesta — Cosenza)
Gruaja ime pati një lindje të vështirë dhe falë ndihmës që i dha ajo lindi një fëmijë të shëndetshëm dhe me këtë rast dua të bëj një përshëndetje për gruan dhe djalin tim si dhe për kujdesin që është treguar për ta. Uroj jetë të gjatë dhe të bukur Fabios së vogël dhe lumturi për të gjithë.
(Artanl — Korçë)