15/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 korrik 1993

Akoma trafik i veprave të artit tani janë gati denoncimet e para

Është eksportuar ilegalisht në Itali një fron i çmuëshëm episkopal Tregon Dashnor Kokonozi, Drejtor në Ministrinë e Kulturës: «Ka përgjegjësi shumë të rënda, që duhet të zbulohen» Është eksportuar ilegalisht në Itali një fron i çmuëshëm episkopal Akoma trafik i veprave të artit tani janë gati denoncimet e para Tregon Dashnor Kokonozi, Drejtor në Ministrinë e Kulturës: «Ka përgjegjësi shumë të rënda, që duhet të zbulohen» CARLO BOLLINO TIRANË — “Trafiku i veprave të artit nga Shqipëria egziston ende. Dhe tani ka ardhur momenti të bëjmë denoncimet e para. Përgjegjësat duhet të proçesohen”. Ka punuar për 18 muaj vetëm me një qëllim: të sjellë në atdhe dy ikonostase shqiptare të eksportuara ilegalisht nga një italian. Një palë ujë në detin e ilegalitetit, por për Dashnor Kokonozin Drejtor Drejtor në Ministrinë e Kulturës, ishte një çështje parimi. Tani edhe falë bashkëpunimit të një polici nga Palermo, dy veprat janë lokalizuar në Itali dhe sekuestruar. “Tani jam gati t’i drejtohen Prokurorisë së Tiranës — vazhdon të tregojë Kokonozi — do të bëj një denoncim formal dhe do t’i dorëzoj hetuesve dokumenta mjaft interesante që tregojnë të gjitha parregullsitë e kryera në Shqipëri. Në këtë mënyrë të dyja ikonat e bllokuara në Itali mund të kthehen në Tiranë dhe përgjegjësat do të marrin të proçesohen”. Por lufta e Kokonozit nuk kufizohet në dy ikonat: “Jam i sigurtë që në Palermo është fshehur një tjetër vepër shqiptare e rëndësishme. Bëhet fjalë për një fron episkopal të shekullit XVIII, që vlen të paktën 400 mijë dollarë. Ndodhej në Kishën e San Pieronës në fshatin Vithkuq, pranë Korçës. Në shkurt të vitit 1992 disa specialistë shqiptarë e çmontuan dhe i dhanë pjesëzve të fshatit që do ta çonin në Korçë për ta restauruar. Por përkundrazi, ky fron u eksportua në mënyrë ilegale në Palermo”. Ju thoni që trafiku i veprave të artit bëhet edhe sot. Keni prova për këtë? “Ky është një aktivitet me shumë përfitim dhe ka edhe vende të tjera më të zhvilluara se vendi ynë që nuk arrijnë ta bllokojnë. Është e qartë në Shqipëri ekzistojnë ende. Trafiku i ikonave, për shembull: nga muzeumet janë vjedhur më shumë se 200. Tani që muzeumet janë më të kontrolluara, fillon trafiku me ikonat e koleksioneve private: janë eksportuar në mënyrë të fshehtë të paktën 250. Çmimet janë ngritur në mënyrë fantastike dhe njerëzit ia shesin të huajve vetëm për të bërë para. Gati gjithmonë bëhet fjalë për vepra arti që kanë mundur të shpëtojnë nga plaçkitja e bërë gjatë regjimit komunist: tani nxirren nga vendi ku kanë qenë fshehur dhe shiten. Kemi madje edhe rastin e njerëzve që publikojnë lajmërime në gazetat duke ofruar vepra arti për shitje. Ne po hetojmë edhe këto raste”. Sa është e gjerë kjo lloj tregtie? “Është tej e madhe. Është me aq fitim si tregti, saqë në Tiranë kanë lindur katër laboratorë private që falsifikojnë ikonat: shpesh iu shiten të huajve me çmime shumë të larta, deri edhe 2.000 dollarë një”. Edhe përpara hoteleve vi-

Uji do mbërrijë edhe në Qeparo

Gji i i Panormos që gjendet rreth dy kilometra larg nga Qeparo dhe në prag të një agjencie «La lumaca» të angazhuar në projektin për ujësjellësin Gjiri i Panormos që gjendet rreth dy kilometra larg nga Qeparo dhe në prag të një agjencie «La lumaca» të angazhuar në projektin për ujësjellësin

Uji do mbërrijë edhe në Qeparo

TIRANË — (Fa.Ba.) Në Qeparo, fshatin e Himarës piktoresk buzë detit Jon, për pak ditë do të fillojnë punimet për ndërtimin e një ujësjellësi që do të furnizojë me ujë shtëpitë e 5 fshatarëve. Lind kështu një iniciativë e re për këtë sezon, me radhë të parë, zhvillimin e turizmit agrokulturor, të atij që synon të ruajë traditat lokale dhe natyrën rurale. Këtë radhë nuk janë protagonistë institucionet shtetërore apo firma private. Ideja, që tashmë ka filluar të konkretizohet, është e një grupi vullnetarësh italianë, që kanë marrë përsipër ndërtimin e ujësjellësit me shpenzimet e grumbulluara nga anëtarët e tij. Për të legalizuar të gjithë projektin është krijuar një shoqatë e cila është njohur zyrtarisht nga autoritetet lokale të Rajonit të Emilia Romanjës si dhe të qyteteve të Modena-s dhe Reggio Emilia-s. Shumë i vlefshëm për ecurinë e projektit ka qenë bashkëpunimi i AGAC (Ndërmarrje e Gazit dhe Ujit e Reggio Emilia-s). Parashikohet që në skuadrën e vullnetarëve të marrin pjesë edhe punëtorë italianë të specializuar, të cilët kanë pak kohë që kanë dalë në pension. Iniciativa ka gjetur përkrahjen e një numri të madh firmash nga Reggio Emilia, Modena dhe Bologna, të cilat do të vënë në dispozicion mjetet e duhura teknike për ndërtimin e ujësjellësit të Qeparoit. Kantieri i punimeve do të ngrihet me bashkëpunimin e Caritas-it dhe të organizatës “Arci-Solidarieta”. Do të punohet në tre turne deri në fund të muajit gusht. Dy turnet e para tashmë janë kompletuar me teknikë e vullnetarë italianë dhe punëtorë shqiptarë. Do të jenë më shumë në kamp turistike se sa një kantier i vërtetë punimesh. Për çdo turn, tre-katër ditë do t’i kushtohen vizitave turistike dhe puna do të kryhet në orët me pak të nxehta të ditës.

Misteri i dokumentave të sekuestruara

TIRANE — Mbetet ende i paqartë bllokimi i dokumentave të ish-Arkivit të Aeroportit të Rinasit. Ngjarja ndodhi të dielën, ndërsa dy drejtues të Arkivave të Shtetit po niseshin për jashtë. Për shkak të diskutimeve që lindën, avioni me të cilin do të fluturonin e shtyu fluturimin për afër një orë. Pas kësaj, të dyve iu desh të niseshin një ditë më vonë dhe tani ndodhen në Gjermani. Në aeroport askush nuk mund t’i japë hollësi të mëtejshme. Sipas njërit prej doganierëve ”bllokimi u organizua nga organet më të larta kontrolli”, pa i premtuar më shumë atij. Edhe në Arkivin Qendror të Shtetit dinë fare pak për atë çka ndodhi në Rinas. Sipas burimeve zyrtare, dy arkivistëve iu bllokuan në aeroport dokumenta që kishin të bënin me marrëdhëniet e PPSH me Partinë Komuniste Franceze, nga vitet ’50 deri në vitet ’70. Tiranë, selia e Arkivit Kombëtar

Vasil Plaku shkarkohet nga detyra në Prokurorinë e Republikës

TIRANE — Me vendim të Kuvendit Popullor, Vasil Plaku u shkarkua nga detyra e Zëvendësprokurorit të Republikës. Shkarkimi u bë pasi atij i ishte hequr më parë edhe imuniteti, duke lejuar Hetuesinë të hetonte mbi çështjen e brisërimeve. Për këto hetime ishin të bllokuara, pasi si prokuror më i lartë Plaku menjëherë mund ta pengonte çështjen penale në ngarkim të tij, nëse do të dilte para gjyqit. Vendimi i Vasil Plakut për lirimin nga Burgu të tre personave që lidheshin me alkalin metilik, u revokua menjëherë pas pak orësh nga Prokurori i Republikës, Dragoti.

Dje në Shqipëri

EKSPozITË FOTOGRAFIKE E ISH-OFICERE-VE BRITANIKE PËR VITET 1943-1944 — Fotografitë e bëra nga oficerët britanikë Maklin dhe Smail gjatë viteve 1943-1944, janë ekspozuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë. Janë fotografi origjinale për periudhë, të cilat shërbejnë edhe për të zbuluar shumë të vërteta të mbuluara prej kohësh nga regjimi komunist. Për herë të parë — përmes kësaj ekspozite — krijohet mundësia të shihen dhe të gjykohen më saktësisht mbi figura të tilla si Sefjulla Malëshova, Gjin Marku, Dali Ndreu apo edhe Miladin Popoviç. VAZHDON NË DURRËS ARDHJA E NDIHMA-VE MË TË MËDHURA — Hyri në portin e Durrësit dhe menjëherë filloi të përpunohej anija “Gotia” me 11.500 tonë grurë, ndihma të Komunitetit Evropian. Ardhja e kësaj anijeje u bë menjëherë pas shkarkimit të anijes të mëparshme gruri nga Komuniteti Evropian, “Fortune Bell”, e cila kishte sjellë 8.400 tonë. RRETHI I SHKODRËS PËRFUNDON KORRJEN E GRURIT — Brenda 25 ditëve u arrit që të korrej gruri në të gjithë sipërfaqen prej 4.185 hektarëve në rrethin e Shkodrës. Drejtoria e Bujqësisë në këtë rreth informon se janë marrë më shumë se 12.000 tonë grurë, aq sa edhe ishte parashikuar. Për këtë u angazhuan 28 kombajna — të gjitha të privatizuara — të cilat arritën ta kryejnë fushatën brenda afateve normale. Problem tashmë mbetet grumbullimi i sasisë së korrur nga Ndërmarrja e Grumbullimit, pasi deri tani janë grumbulluar vetëm 32 tonë. Në Brendësi Misteri i dokumentave të sekuestruara Vasil Plaku shkarkohet Dje në Shqipëri EKSPozite FOTOGRAFIKE E ISH-OFICERE-VE BRITANIKE PER VITET 1943-1944 — Fotografi- Në Policinë Financiare të Tiranës

Në Policinë Financiare të Tiranës nënkryetari ende punon

TIRANE — Arben Basha, nënkryetari i Policisë Financiare në Degën e Tiranës, konfirmon për Gazetën se edhe pas lëvizjeve të fundit — të bëra në këtë institucion — ai vazhdon punën në të njëjtin post drejtues si më parë. Në artikullin ”Shpërthen skandali i doganave”, midis të tjerave përmendej edhe fakti se ”kryetari dhe nënkryetari i Policisë Financiare të Tiranës janë pushuar”, kur në të vërtetë fakti i pushimit i përket vetëm kryetarit të Policisë Financiare të Degës së Tiranës.

Opar, dyluftim prehistorik mes një njeriu e 4 arinjve

Episod i pabesueshëm në një fshat të malësive të Jugut (Pa.Ba.) Është një djalë 27-vjeç nga Opari, protagonist i një aventure gati të pabesueshme. Para disa kohësh ka marrë pjesë në një dyluftim për jetë a vdekje. Në ndeshje midis njeriut dhe natyrës, njësoj si në kohëra që nuk mba mend. Ndërsa kthehej për në fshatin e tij u sulmua papritur nga një familje arinjsh dhe ariu më i madh prej tyre. Dy arinj të tjerë janë vrarë nga bashkëfshatarët e tij që shpejtuan t’i vinin në ndihmë ndërsa po e linin shikonte mua me urrejtje dhe herë me keqardhje këlyshin që dergjej përtokë i ngordhur”. Deri këtu historia është interesante. Jo çdo ditë zbresin nga malet lajme të tilla. Por më interesante është mënyra me të cilën shtatëvjeçari i tregon historinë e tij. ”M’u desh të mbrohesha — thotë — në këlysh më sulmoi papritur shumë egërsisht. E vrava me sëpatë me një goditje pranë veshit”. Dhe pastaj tregon se si u sulmua nga arusha mëmë dhe dy këlyshët e tjerë: ”Ata herë më ndihmonin dhe herë më linin forcat. Eshtë një tregim që duket sikur nuk ka të bëjë me kafshë, por thjesht me qenie njerëzore që dyfytyrojnë për jetë a vdekje në një sfond prehistorik. Ende shihet një lloj trishtimi mbi fytyrën e fshatarit të ri sa herë që i kërkojnë të tregojë këtë histori. Ka turp të tregojë emrin, por ndonjë kënaqësi kur dëgjon të thërrasin “hero i maleve”.

Në Brendësi

Alarm shëndetësor Sarajeva në mbeturina Parada e modës nga Roma në Paris Pas masakrës kritikohen ushtarët e OKB-së