Kështu mund të rilindë ekonomia shqiptare
Analizë e Wel Ding, përfaqësues në Tiranë i Fondit Monetar
CARLO BOLLINO
TIRANË — E thërrasin “mjeku i ekonomisë”, sepse roli i tij është ai i shërimit të financave të semura të vendit dhe zhvillimi. Si çdo mjek, ia kanë thirrën — për kurat e rrepta që jep dhe për sakrificat që duhet të kalohen — por në të njëjtën kohë edhe e duan, sepse duan një të ardhme më të mirë. Fondi Monetar Ndërkombëtar, mjeku i madh pranë shtetit të ekonomisë shqiptare, i ka paracaktuar kurën vendit edhe për tre vjet. Ditë më parë u firmos një marrëveshje e re me qeverinë e Tiranës dhe janë planifikuar ndërhyrjet për të ardhmen me financime të reja për 25 milion dollarë. “Po, popullsia duhet të përballojë ende edhe shumë sakrifica — thotë Wel Ding, përfaqësues në Shqipëri i Fondit Monetar, por nëse të dhënat tona për projektin mbi reformat do të respektohen ashtu si sa ndodhur deri tani, kriza do të kalojë”.
Le të bëjmë një bilanc objektiv rreth situatës ekonomike të Shqipërisë. Le të fillojmë me sakrificat e reja. “Problemet kryesore në Shqipëri janë dy: importet që tejkalon eksportin dhe deficiti fiskal. Ky vend shpenzon më shumë se sa prodhon. Deficiti fiskal është e keqja më e madhe dhe që duhet mundur: tentativave e parë bëhet me borxhin e jashtëm (që herët apo vonë do të kthehet), pastaj me nxjerrjen e një monedhe të re (por kjo sjell inflacionin) dhe në fund me taksat e reja, domethënë me rritjen e të ardhurave hyrëse në arkën e shtetit. Ne besojmë që rruga e tretë mbetet më e mira”.
Kjo do të thotë që përsëri do të rriten taksat!
“Të dhënat që kemi dërguar në Qeveri këtë nënkuptojnë. Shiko, të drejtën dhe të vërtetën, është njësoj si të drejtosh një shtëpi: për të paguar borxhet duhen të ardhura dhe nëse këto nuk majftojnë duhet të sforcohesh për t’i rritur dhe bëhet një rritje kohe të shpenzimet. Dhe këtu nuk besojmë që rritja e taksave është e vetmja mënyrë: për të tentuar që të mbushet deficiti i shtetit. Rritje e taksave do të bëhen në ato sektorë në të cilat na një limit që lejon një gjë të tillë: për shembull taksat mbi shitjet, taksat për donatat dhe taksat mbi të ardhurat. Ne e kemi parasysh që të paguash taksa nuk është një kënaqësi, por populli duhet ta kuptojë që rruga tjetër do të ishte inflacioni. Inflacion do të thotë që Leku të humbasë vlerën e tij, pra dhe pesë fton të njerëzit pasi paratë, në realitet e shënojnë si të keq të huajtarë. Për fenomen godet mapa si gjithash shtresat sociale më të varfra”.
Është e vërtetë që Fondi Monetar i ka kërkuar Italisë dhe Komunitetit Evropian plan të ulet saisa e furnizimit të ndihmave ushqimore për vitin që vjen?
“Ne po presim që të masim sasine e grurit që do të korrët këtë vit dhe në bazë të shifrave do të vendosim nëse do të vazhdojmë. Sipas llogaritjes vijmë e ri të ndihmave ushqimore. Sigurisht ndihmat do të jenë, sepse prodhimi bujqësor i brendshëm është rritur. Italia dhe Komuniteti Evropian duhet të caktojnë një asistencë për sektorët e tjerë, si ato të infrastrukturës, të industrisë, të turizmit dhe të shërbimeve”.
Si e gjykoni situatën ekonomike aktuale?
“Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Lindjes është në vend të parë — së bashku me Poloninë — si shpejtësi zhvillimi. Popullsia e saj ka treguar se është më me kurajo në përballimin e vështirësive të reformave dhe rezultatet shihen. Situata po përmirësohet në shumë drejtime: në këtë muajt e fundit nuk ka pasur inflacion, sektori i kreditimit po fillon të rritet, papunësia është ulur nga 40 në 18 për qind. Sigurisht situata nuk është ende e stabilizuar dhe kjo tregon se duhet të jemi të përgjegjshëm shumë në rrugën e reformave”.
Të imponohen shumë shpenzime për njerëzit do të thotë shumë sakrifica?
“Rritja kërkon gjithmonë sakrifica, por është mjaft e rëndësishme që Parlamenti ka aprovuar ligje si ai i mbrojtjes sociale: duhet të tolerohen vetëm shtresat më të varfra të popullsisë”.
Sipas jush gjendja me e vështirë ka kaluar?
“Është e vështirë të përgjigjesh. Unë them që faza e emergjencës ka kaluar dhe që tani po luftohet për të rritur fazën e stabilitetit. Pastaj ka një fazë të re të zhvillimit të vërtetë. Privatisht dhe në strukturat më sektorin industri, përfaqësojnë problemet më të vështira. Por për t’i përballuar duhen akoma sakrifica dhe shumë para”.
Merkato e Tiranës
Jashtë ligjit shoqata islamike
TIRANË — (ed. la.) — Jashtë ligjit shoqata islamike “Rinia dhe kultura fetare”. Vendimi i trete i muar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pak ditë më parë. “Arsyeja është se kanë përkthyer literaturë fetare, duke çmuar mirëkuptimin midis feve të ndryshme në Shqipëri — thotë Bardhyl Fico, Sekretari i Shtetit për Fenë — për cilëndo që do synojë përçarjen, kështu do të veprohet”. Midis botimeve të shoqatës “Rinia dhe kultura fetare”, shquhet edhe libri “30.000 gabimet e Biblës”.
Në fotografi një nga revistat e shumta të botuara në Shqipëri për komunitetin islamik.
Grabit kosovarët policia e ndalon
Vërehen episode të rënda
TIRANË — (Ed.La.) Arrestohet shtetasi Riza Lami, 25 vjeç, nga fshati Domje i Tiranës. Policia Hetimore e Rajonit 4 të Tiranës dyshon se Lami është autor i grabitjes — që ndodhi dy muaj më parë — ndaj dy qytetarëve shqiptarë nga Kosova, duke i rrëmbyer atyre 1.000 franga zvicerane së bashku me pasaportat e huaja.
Pas denoncimit në organet e Policisë nga të dëmtuarit, u bë e mundur edhe identifikimi i autorit, që për ditë me radhë mundi të fshihej policive investigative në fshatra në ndryshme të Tiranës. Vetëm dje, në sajë të një operacioni të studiuar, Riza Lami u kap nga forcat e Rendit të Rajonit 4. Pas ndalimit në afërsi të Kamzës, Lami kaloi në gjendje arresti. Rasti i grabitjes së qytetarëve shqiptarë nga Kosova është i vetmi i këtij lloji dhe organet e Policisë insistojnë për hetojnë mbi kapjen e personave që dyshohen si të tillë. Kohët e fundit, në shtëpinë ku banonte me të arrestuarin Riza Lami, një bandë grabitësish me maska, pa kurrfarë tërheqje? bënë hollanda, rrembjen në sasi të hollash, një magnetofon dhe dy veshje të ndryshme. Grabitësit më së shumti preferojnë pasaportat e huaja, që shihen si mundësi për dalje jashtë shtetit.
Serreqi: «Ne nuk presim kushte nga Greqia»
TIRANË — Një Jo e prerë e Shqipërisë për gjithë kushtet e kryeministrit Kostas Papandreu lidhur me nënshkrimin e marrëdhënieve shqiptaro-greke.
“Palës greke i ka mbetur që edhe një herë të shikojë këtë pozicion që ka marrë” ishte përgjigja zyrtare e Alfred Serreqit, ministri i Jashtëm i Shqipërisë. Ndërmjet kushteve greke ministri Serreqi mendon se “ndikimi i Kishës mbi shtetin grek është shumë i madh. Mbi këtë bazë është e vështirë të mendohët”.
Serreqi tha se Shqipëria është e hapur për dialog, por jo me kushte.
Pasi vrau një grua ja mbath në Itali
VLORE / I riu arrestohet në Pulja
VLORE — (p.r.e.) Kishte vrarë një grua, pastaj ia kishte mbathur në Itali.
Policia e ka identifikuar dhe arrestuar Prokuroria e Vlorës i ka kërkuar gjykatës italiane ta arrestojë. Dhe kështu, Pandel Dine Skënderi, 25 vjeç nga Vlora, është ndaluar në qytetin e Pusanos, të provincës së Tarantos, ku kishte ardhur ditë më parë si klandestin. Prokurori Ciro Saltamacchia ka vendosur për të një arrestim provizor për 10 ditësh, në pritje që të kompletohet procedura për dorëzimin e tij në atdheun e vet. Në praktikë — nëpërmjet mekanizmave komplekse burokratike — hetuesit shqiptarë duhet të marrin në dorëzim Pandel Dine Skënderin nga autoritetet italiane. Kjo gjë duhet të merret nga Presidenti i Gjykatës së Apelit, me seli në Bari. “Nëse brenda dhjetë ditëve nuk do të jetë plotësuar procedura — i shpjegoi Gazetës Dokt. Saltamacchia — do të riatdhesoj shqiptarët e ikur nga i lirë”. Por duke menduar se bëhet fjalë për një emigrant ilegal, policia italiane do të marrë masat që të kthejë në atdhe dhe ardhjen e tij në Vlorë mund të arrestohet përsëri. Për momentin Pandel Dine Skënderi ndodhet në burgun e Taranto-s. Vrasja në Vlorë duket se ka ndodhur për motive ordinere. Autori? nuk e kanë bërë të njohur emrin e gruas së vrarë.
Në Brendësi
. Nga deti dhe nga qielli për të «mbrojtur» Bosnjen.
«Në Somali amerikanët kanë gabuar gjithçka»
Është spanjoll mashkulli më sexy në botë
Birësime: në burg prokurori Plaku
Shkaqet e vërteta të arrestimit
TIRANË — Arrestohet Vasil Plaku, ish-Zëvendësprokurori i Republikës, që u shkarkua nga Parlamenti të hënën e kaluar. Vendimi i Prokurorisë së Tiranës, bazuar mbi hetimet e gjata që janë bërë edhe për Plakun — midis të tjerëve — nga Hetuesia e rrethit të Tiranës për skandalin e birësimeve.
Arrestimi nuk ngjan shumë i çuditshëm, pasi pas heqjes së imunitetit të tij në janar, pritej vetëm shkarkimi nga detyra për t’u zhvilluar një procedurë normale. Sepse Plaku — kur ishte në detyrë — edhe po të dilte në gjyq, si prokuror më i lartë, mund ta pushonte menjëherë çështjen. Por ka mundësi që ish-Zëvendësprokurori i Republikës të hetohet tashmë edhe për lirimin e Skënder Haxhiut dhe Gjolek Zenelit, vendim që u revokua vetëm pas një qeshje nga Prokurori i Republikës, Alush Dragoti. Kështu drejtësisë shqiptare tashmë i kishte bërë një hakmarrje, i cili po kërkohet ende nga Policia.
Skandali i birësimeve, në të cilin dyshohet se është përfshirë edhe Plaku, ka kohë që hetohet. Në kohën kur ai ka qenë në postin e Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Tiranës, ka gjykuar edhe 97 gjyqe birësimi. Për disa prej tyre tashmë janë kthyer nga Gjykata e Kasacionit për parregullsi dhe të gjitha dosjet e këtij gjyqve gjenden ende në duart e hetuesve. Ashtu siç janë ende ato të ish-Kryetarit Lambe Kulaj, i larguar para arrestimit nga Shqipëria.
Plaku akuzohet edhe për falsifikim dokumentash, në lidhje me birësimet. I regjistruar si i burgosur në orën 14 të ditës së premte në Burgun e Tiranës, Vasil Plaku e kaloi natën e parë të izolimit pa përcaktuar emrin e avokatit që do të besojë për ta mbrojtur.
HOROSKOPI I JAVËS
— i Stella Wilder
Dashi 20/III 20/IV: Përpiquni të hyni në bisedime sot, në vend që të krijoni grindje. Jini të qartë, të ndershëm dhe të drejtë.
Demi 21/IV 20/V: Sot kushtoni gjithë energjitë dhe frymëzimin familjes. Kaloni sa më shumë të jetë e mundur kohë me ta, do të përfitoni.
Binjakët 21/V 20/VI: Përpiquni të gjeni ekuilibrin e duhur ndërmjet dëshirave dhe nevojave. Të dyja duhen të jenë në harmoni të plotë, në qoftë se do të kaloni këtë ditën.
Gaforrja 21/VI 22/VII: Kjo është dita e volitshme për të falur këto që ka fyer padashur. Shpërblimi do t’ju kthehet sa më parë.
Luani 23/VII 22/VIII: Përpara se të hidheni në një aventurë të re, sot, merrni parasyshe të gjitha anët negative. Mos lejoni t’ju pushtojë euforia dhe të jetë mërzia ajo që ju këshillon.
Virgjëresha 23/VIII 22/IX: Ju takon juve sot të zgjidhni një problem që ju ka krijuar pavendosmëria; ajo që duhet është vetëm pak gjykim i shëndoshë.
Peshorja 23/IX 22/X: Sot do të veproni në rrethin tuaj të ngushtë, por nuk duhet të harroni një ose dy norma sigurie elementare.
Akrepi 2/X 21/XI: Situata financiare sot ju kërkon, sot, një largpamësi më të madhe dhe kujdes në shpenzimet që bëni zakonisht.
Shigjetari 22/XI 21/XII: Mos lini asgjë rastit. Përpiquni të gjeni një pozicion avantazhi kundrejt kundërshtarëve.
Bricjapi 22/XII 19/I: Mos lini pas dore asnjë hollësi. Suksesi do të varet krejtësisht nga aftësia juaj e përqëndrimit dhe e vëmendjes.
Ujori 20/I 19/II: Se fundi keni patur përshtypjen se keni bërë përpjekje të mëdha. Sot duhet të përqëndroheni në një pengesë të paparashikuar.
Peshqit 20/II 20/III: Durimi është miku juaj më i mirë sot. Po të nervozoheni, qoftë edhe për pak, do t’ju kushtojë shumë.