TIRANE — (O.re.) — Opozita dhe mazhoranca me në fund ra dakord në një pikë: nuk pranuan në mënyrë të prerë dhe të vendosur të gjithë kërkesat e paraqitura ditë më parë nga kryeministri grek Kostantin Micotaqis, si kusht për të “normalizuar” marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ndër kërkesat e paraqitura në Athinë, ishte ajo që të njihen pakicat greke në Shqipëri “të drejtat të drejta” të kërkuara nga Tirana për shqiptarët e Kosovës dhe ajo që të lejohej rikthimi në Gjirokastër e arqimandrisë greke i përzënë muajin e kaluar për propagandë antikombëtare. Kryeministri Aleksander Meksi i përgjigjet Micotaqis-it me një letër me tone të rrepta, letër e cila mori aprovimin e të gjitha forcave politike shqiptare, duke filluar nga sekretari i Partisë Socialiste, Fatos Nano. Meksi lëshoi ndër të tjera problemin e Çamërisë, rajon në territorin grek nga e cila shqiptarët u përzunë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u privuar nga të gjitha pronat e tyre.
Me përgjigjen e Meksit replikon zëdhënësi i qeverisë së Athinës duke ripohuar për sa ka thënë Micotaqis: pranimin e gjashtë kërkesave si të vetmin kusht për “normalizimin” e marrëdhënieve. Një “normalizim” që me sa shihet, është e qartë që Athina nuk ka ndërmend ta vendosë, për të realizuar kështu strategjinë sekrete që shumë vëzhgues perëndimorë theksojnë se mund ta ketë përpunuar së bashku me Sllobodan Milosheviçin. Micotaqis, në
Prodhohet drogë në Shqipëri zbulohet një fushë me opium
Operacioni i policisë në një fshat pranë Fierit
Prodhohet drogë në Shqipëri zbulohet një fushë me opium
Analizat konfirmojnë: bimët e sekuestruara përmbanin substanca narkotike. Hetohet për dy persona
EDMOND LACI
FIER — Në Shqipëri mund të mbillet dhe të merret prodhim për drogë. Beshanaku, një fshat i vogël, 10 kilometra larg Fierit, tashmë e ka provuar këtë gjë. Alarmi i përhapur prej dy javësh, Nikolla e Alban Shkurti, at e bir, që kishin mbjellë një sipërfaqe me bimën e çuditshme, ka tronditur autoritetet shqiptare. Anëtarët e familjes Shkurti — sipas konfirmimeve nga Policia — pasi u ndaluan 48 orë nga Dega e Rendit u liruan nga Prokuroria. Vazhdon çështja penale në ngarkim të tyre, por në gjendje të lirë.
“Është e vërtetë, sipërfaqja e mbjellë prej tyre, shërben si lëndë e parë për drogë — thotë Vladimir Kotorrri, Kryetar i Degës së Rendit Publik në Fier — Kemi bërë analizat e nevojshme në shumë laboratorë të Tiranës dhe jemi plotësisht të sigurtë se bëhet fjalë për opium”.
Por po të bëhej fjalë për një iniciativë private të fshatarëve, gjërat mund të rregulloheshin shpejt. “Është edhe një vend tjetër — vazhdon kryetari Kotorrri — i njëjtë me atë të fshatit Beshanak, por tani për tani, për shkak të hetimeve, s’mund ta bëj publike”. Fieri është i pari që zbulon se në Shqipëri mund të mbillet lëndë e parë për drogë. Çudia që “droga” aq e largët për shqiptarët — aq sa legjislacioni shqiptar nuk parashikon rastet e mbjelljes së bimëve nga e cila prodhohet droga — sot është një rrezik evident. Aq më tepër kur fshatarët që sapo kanë marrë tokën, e kanë të vështirë t’i rezistojnë ofertave të majme që mund t’i bëhen nga trafikantët e regjur të drogës. Sot, Shqipëria, një vend i pasur me diell e ujë — të mjaftueshme për bimët që shërbejnë si lëndë e parë për drogë — është e hapur ndaj rrezikut të ri. Një problem i vështirë dhe mjaft kompleks për autoritetet dhe sidomos, Policinë. Sepse deri tani ndihma — kërkuar nga organizma të specializuara të shteteve të Evropës — konsistonte vetëm në rrezikun në Shqipëri si një vend tranzit për kalimin e drogës drejt shteteve të tjera. Një fushë e vogël opiumi kërkon vetëm pak kohë për t’u kthyer në një plantacion gjigand. Kështu ka filluar gjithkund.
Një plantacion i lulekuqeve të opiumit
Përralla e ujkut dhe... e ariut
SHKODËR — (ar.ça.) — Në liqenin e Komanit ka ndryshuar. Personazhi i keq që ha delet nuk është më ujku, por ariu.
Brenda një viti një fshat përreth Shkodrës ja doli të dëmtuar 600 krerë bagëti, pjesa më e madhe e tyre nga kjo kafshë e egër. Problemi është mjaft serioz. Ka zona si në Komunën e Shllakut që shtimi i numrit të bagëtive është i vetmi mjet jetese, meqë nuk ka tokë të mjaftueshme dhe as proces udhëtie. Tani në stinën e verës bagëtitë grumbullohen në stane, por rreziku është se banorët janë të paarmatosur dhe nuk kanë çfarë t’i bëjnë as arinjve, as ujqërve, as çakejve e as qenëve shtëpiakë. Mysafirë të tjerë këto, që janë bërë mëse të përhershëm.
Këto kafshë të egra përbëjnë një rrezik edhe për njerëzit, sepse ata janë të detyruar t’i mbajnë bagëtitë afër ndërtesave ku banojnë. Ka disa ditë që turma ujqërish u afruan çdo natë shtëpive në Bjeshkët e Komanit, pra frika dyfishohet si për njerëzit ashtu edhe për kafshët.
Një fakt tjetër që ka ndikuar në kthimin e qenëve në gjendje të egër është largimi i familjeve — për shkak të hidrocentralit të Komanit — dhe natyrisht braktisja që solli ky largim. Për t’u ushqyer, qentë e këtyre shtëpive kanë marrë pyjet. Dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për normalizimin e gjendjes.
Fier, mister i ri i zhivës së kuqe
Trafik materiales radioaktive?
FIER — (Ed.La.) - Misteri i zhivës së kuqe — aq shumë i përfolur dy javët e fundit...
FIER — (Ed.La.) - Misteri i zhivës së kuqe — aq shumë i përfolur dy javët e fundit, dita në ditë ofron trafikantë që mund të paguajnë shifra fantastike kundrejt mallit
Në dimër kampionant ndërmjet lagjeve të Tiranës
TIRANE — Një iniciativë e re në Tiranë.
Njoftimi i vogël përbri Qendrës Kultu-
I jep fund punimeve Kongresi i gjashtë i Bektashive
TIRANE — Një sekt me 15 milionë besimtarë, bëri Kongresin e tij të gjashtë në Shqipëri.
Është Kongresi i Bektash-
[headline cut off]
që shumë vëzhgues perëndimorë mendojnë se mund ta përpunuar së bashku me Sllobodan Millosheviçin. Micotaqis, në fakt, nuk ndryshon qëndrim as pas protestave të ardhura nga disa vende të Europës Perëndimore kundër deklaratave të saj të përkufizuara “destabilizuese”. Dhe me përsëritjen e papajtueshmërisë, vjen një lajm tjetër nga Greqia: të premten e kaluar është krijuar në Athinë një Komision special i drejtuar nga Ministri i Mbrojtjes Yannis Varvitsiotis, i ngarkuar me vëzhgimin dhe ndalimin e hyrjes së shqiptarëve klandestinë në Greqi.
[headline cut off] i zhivës së kuqe
FIER — (Ed.La.) - Misteri i zhivës së kuqe — aq shumë i përfolur dy vitet e fundit — bëhet publik.
Një njoftim i dhënë nga agjencia zyrtare ATSH tregon se: “Instituti Gjeologjik i Naf-tës në Fier, u bë objekt grabitjeje i disa trafikantëve të zhivës së kuqe, e cila ekstradohet nëpërmjet rrjetit të trafikantëve në Greqi”. Por menjëherë Kryetari i Degës së Rendit Publik të Fierit jep lajmin tjetër: “Nuk ka ndodhur asnjë vjedhje e zhivës së kuqe në ndërmarrjet e qytetit tonë”. Njoftimi i ri për episodin e Fierit, sido që të jetë, nuk është përshtatshëm për misterin e zhivës së kuqe, që nga fantastike kundrejt mall*të magjik”. Specialiste të Institutit të Fizikës Bërthamore shpjegojnë “se në Shqipëri nuk ka mundësi që të ekzistojë zhivë e kuqe. Madje edhe se si term nuk është i rregullt. Por patjetër duhet të jetë një formacion kimik — që duke u bashkuar me të tjera — të formojnë atë që quhet rëndom “Zhiva e kuqe”. Për këtë substancë radioaktive është zbuluar se fundi një trafik ilegal midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Europës Perëndimore. Ajo në fakt përdoret edhe për fabrikimin e bombës atomike.
lagjeve të Tiranës
TIRANE — Një iniciativë e re në Tiranë.
TIRANE — Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Tiranë, ka bërë që të mblidhen shumë njerëz. Vijne për t’u regjistruar për “Kampionatin e rrugicave të Tiranës”, një aktivitet anësor i organizuar kështu dhe i thuajse i harruar, pas ndeshjeve spontane shumë kohë më parë në Tiranë. Lind kështu një iniciativë e re, zbavitëse, por edhe shumë e kërkuar tashmë, kur eskodi i futbollistëve, po tremb çdo ditë drejtuesit e tij. Organizatorët janë entuziastë, sepse regjistrimet kanë përfunduar dhe pjesëmarrja është e madhe.
i gjashtë i Bektashive
TIRANE — Një sekt me 15 milionë besimtarë, bëri Kongresin e tij të gjashtë në Shqipëri.
TIRANE — të gjashtë në Shqipëri. Është Kongresi i Bektashinjve — që përfundoj dhe që mbledhi në Tiranë besimtarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Turqia dhe mjaft vende të tjera. Asistoi Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Reshat Bardhi dhe personalitete të larta shqiptare. E shpërngulur në vitin 1929 nga Turqia në Shqipëri, Kryegjyshata Botërore, nuk mundi të ekzistojë edhe për vitet e regjimit komunist. Tashmë Shqipëria quhet edhe si qendra botërore e besimit bektashian. Presidenti Berisha akordoi edhe dekorata për disa nga kryegjyshërit botërorë.
Priftërinjtë mundën nga malësorët (Por është vetëm një ndeshje futbolli)
Festohet një përvjetor: 85 vjet më parë një prift solli topin e parë
ARLINDA ÇAUSHOLLI
SHKODER — Nuk është një ndeshje mes dy skuadrash futbolli ku secila ka tifozët e saj që mbushin shkallët e stadiumit “Vojo Kushi”. Janë një grup priftërinjsh jezuitë nga Malta që kanë zbresur petkun e priftit dhe mbajnë plot hijeshi kostumin e futbollistit. Ata luajnë kundër ekipit të Komunës së Gurit të Zi. Është vendi ku ata shërbejnë dhe u ndihmojnë banorëve të kësaj zone.
Ishte një ndeshje që tërhoqi mjaft shikues, ndoshta më shumë se ndeshjet që zhvillohen gjatë Kampionatit Kombëtar. Por edhe golat nuk linin pak. Katër për skuadrën e Komunës të Gurit të Zi dhe tre bola për atë të priftërinjve.
Është e para herë që fusha e stadiumit të Shkodrës bëhet skena e një futbolli të tillë që nuk i lë aspak mangut futbollit profesionist. Gjithashtu e para herë që një skuadër e huaj, nëse mund ta quajmë kështu, ka kaq shumë tifozë që i japin kurajo me thirrjen e tyre.
Është i çuditshëm fakti që nga ai kur në Shkodër erdhi topi i parë i futbollit dhe rregullat e kësaj loje me përmasa botërore. Një kuriozitet: ai që e pruri ishte një prift nga Malta, quhej Al Gotrude. Prandaj festimi i këtij përvjetori nuk mund të bëhej më bukur se sa me këtë ndeshje, në të cilën kundërshtarët u buzëqeshnin plot kënaqësi njëri-tjetrit.
Dje në Shqipëri
TAKIM NE POGRADEC NDERMJET MINISTRAVE TE TRANSPORTIT SHQIPTAR E MAQEDON — Njohja e kartonit jeshil nga Maqedonia për automjetet shqiptare, fillimi në gusht i linjës ajrore Shkup-Tiranë e anasjelltas, shqyrtimi i vendosjes së tragetit Ohër-Pogradec si dhe heqja e vizave dhe pagesave — propozim që po shqyrtohet ende nga qeveria maqedonase — për kalimin e qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin. Këto ishin temat më kryesore që Fatos Bitincka, ministër i Transportit të Shqipërisë dhe kolegu i tij nga Maqedonia, Antoni Peshev, biseduan në Pogradec. NE SHKODER KRIJOHET SHOQATA “ULQINI” — Për të gjallëruar lidhjet e vjetra dhe tradicio- tradicionale, kulturore, shpirtërore dhe ekonomike mes Shkodrës dhe Ulqinit, u krijua në qytetin e Shkodrës shoqata “Ulqini”. Shoqata deri tani ka dokumentuar praninë e rreth 170 trungjeve familjare, që përbëjnë 600 familje ulqinake në Shkodër. Ulqini në vitin 1880 — pas pazarlleqeve të fuqive të mëdha — iu bashkua Malit të Zi, megjithatë këto dy qytete shqiptare sot i ndan vetëm gryka e lumit Buna. VIZITË NË TIRANË E DREJTORIT TË SHËRBIMIT GJEOLOGJIK TË AFRIKËS SË JUGUT — Doktor Nok Frich, drejtor i Shërbimit Gjeologjik të Afrikës së Jugut, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri. Interesi i drejtpërdrejtë për veprimtarinë e GJEO-ALB-it dhe takimi me drejtorin e korporatës Vasili Grillo, sollën si rezultat ndihmën e ofruar nga Frich për konsulencë teknike, sidomos në kryerjen e analizave për metalet e çmuara shqiptare si dhe botimin e hartave tektonike dhe metalogjenike.