Organizata shqiptare mbyllet nga Ministria e Kulturës Me 2.000 dollarë bëhesh princ Një shoqëri tregtante tituj fisnikërie FATOS BAXHAKU TIRANË — Si mund t’i shtosh një emri të thjeshtë një titull kalorësie apo fisnikërie? Si mund të arrish që nëse e tutje të quhesh Princ i Tiranës apo Kont i Durrësit? Në një disi e komplikuar për Shqipërinë, ku mungon kjo traditë. Por për dikë zgjidhja është fare e thjeshtë: mjafton të paguash 2.000 dollarë. Kështu tentuar të shesë titujt e fisnikërisë shqiptare “Shoqata Kulturore e Emblemave dhe Gjeneraliteteve” të mërkurën Ministri i Kulturës Anagnosti ka urdhëruar shpërndarjen e saj, sepse ka shkelur statutin. Qendra e shoqatës ishte formalisht në Tiranë por, çuditërisht, aktiviteti ishte vendosur jashtë, kryesisht në Londër, qytet ku një titull fisnikërie do të thotë edhe shumë gjëra. Në kryeqytetin britanik, në një nga rrugët më prestigjioze, një lord kishte krijuar një zyrë që e kishte quajtur “The Albanian College of Arms”. Lordi anglez duke përdorur statutin e miratuar të shoqatës shqiptare, kishte bërë edhe formularët, të cilët duhet t’i mbushnin aspirantët për kontë, markezë e baronë. Një formular i thjeshtë, në të cilin shkruhej se dëshnja e titullit kalorësiak do të kishte edhe konfirmimin zyrtar e autoriteteve të larta shtetërore shqiptare. “Një gjë aspak e vërtetë”, sigurojnë në Ministrinë e Kulturës. Në këtë formularë figuron edhe çmimi: 2.000 dollarë për çdo titull të akorduar. Dhe pikërisht këtu tundërhyri Ministria. Shoqata sipas pikës 5 të statutit të saj, duhej t’i siguronte të ardhurat vetëm “nga kontributet e anëtarëve si edhe nga botimet”. Shitja e titujve, pra, përbën një shkelje dhe Ministri Anagnosti urdhëroi shpërndarjen. Aktiviteti i shoqatës ishte bërë problem në disa Ministri. Ambasadat shqiptare në Paris e Londër sinjalizonin dyshimet e tyre për “fisnikët e rinj shqiptarë”. Si President i shoqatës figuronte zyrtarisht një ish funksionar i Ambasadës Shqiptare në Paris, për të cilin kolegët shprehin rezervat e tyre. “Ai ka qenë Sekretar i Ambasadës deri në gusht të vitit të kaluar. Që prej kohës së heqjes nga detyra ka vazhduar të jetojë në Francë me gjithë familjen”, shkruhet në një letër dërguar Ministrisë së Jashtme nga Ambasada e Parisit. Por më shumë shqetësuese ishin letrat e shkruara nga jashtë. Njëra prej tyre është shkruar nga Dr. Chaussier, pedagog në universitetin e Lilles, në veri të Francës. “A ekziston me të vërtetë një shoqatë në Shqipëri e cila disponon tituj vakantë fisnikërie dhe çfarë përfaqësojnë personat që e drejtojnë?”, pyet me habi dr. Chaussier. Cili është roli i anëtarëve shqiptarë në gjithë këtë histori? Në listën e themeluesve të shoqatës saj figurojnë edhe disa personazhe mjaft të njohur në Tiranë, midis të cilëve një deputet dhe udhëheqës partie, një përkthyes dhe një regjisore televizive. “Nuk besoj se përgjegjësia nga ana e anëtarëve shqiptarë, shoqata në fillim u krijua me një qëllim shumë pozitiv por, më sa duket kjo u shfrytëzua nga Lordi anglez për qëllime personale”, i thotë Gazetës juristja e Ministrisë së Kulturës. Ende nuk dihen emrat e atyre që tashmë ndoshta mund të quhen Kont i Beratit apo Baron i Shkodrës, emërtim që Shqipëria i kishte harruar që nga koha e Skënderbeut. Kush e di se ç’mendojnë për këtë histori pasardhësit e vërtetë të heroit shqiptar të cilët jetojnë në Itali pranë Lecce-s. Të paktën këta tituj i kanë çprej Mesjetës. Disa shembuj të stemave heraldike: katëfë, kurora, yje dhe çdo shenjë tjetër i përkasin një familjeje dhe një shkalle të veçantë fisnikërie. që prej Mesjetës. prandaj në këtë rast janë treguar shumë disa firma nga vendet fqinjë. Më në fund problemi po zgjidhet. Janë bërë tra- saj, bllokimi i shteteve të këtyre librave e ka kushtuar ndërmarrjeve një borxh prej 50 milion lekësh.
Do të kthehen në ambalazh veprat e Enverit
TIRANË — Me miliona ekzemplarë të veprave të Enverit, të botuara me letër shumë të kushtueshme me subvencione nga shteti, do të shndërrohen së shpejti në karton për ambalazh.
Vetëm se nuk do të jenë fabrikat shqiptare të letrës ato që do të kryejnë këtë proces. Shumë prej tyre ndodhen në vështirësi financiare e teknike, prandaj në këtë rast janë treguar të gatshëm zgjidhet. Janë bërë tratativa me disa firma nga Sllovenia, Maqedonia dhe Kroacia.
Librat e Enver Hoxhës, të botuara gjithnjë në tirazhe super të mëdha, janë bërë një problem serioz për ndërmarrjet e shpërndarjes, magazinat e të cilave janë ende të mbushura plot e përplot. Nuk ka më vend për të futur botimet e reja. Veç kësaj, bllokimi i shitjeve 50 milion lekësh.
Në fotografi: veprat e Enverit që do të kthehen në ambalazh.
Pas skandalit «Cooper» një arrest për «Parisiene»
Akoma kontrabandë cigaresh në burg një tregtar tjetër
Pas skandalit «Cooper» një arrest për «Parisiene»
TIRANE — Ai rrinte i heshtur dhe ngjante si shumë të tjerë që kishin punë në Hetuesinë e Tiranës. Pesë metra larg — aty në fund të korridorit të katit të dytë — pas një dere të mbyllur hetuesit vendosnin masën e arrestit ndaj tij.
Punonjësi i Policisë e Rojonit 3 të kryeqytetit, që doli nga zyra e Beqir Kokoshit, zëvendësprokuror i Prokurorisë Hetimore të Tiranës, i dha një fletë arresti në dorë dhe ai bindshëm zgjati duart drejt prangave. Ishte ora 13.25 e ditës së mërkurë ndërsa ai quhej: Ylli Zavalani. “Kaloi në masë arresti — i thotë Gazetës prokurori Kokoshi — sepse duhet hetuar ndaj tij për ‘falsifikim dhe ushtrim kontrabande’ që kanë lidhje me një ngarkesë të cigareve ‘Parisiene’.
I shpallur në kërkim nga Policia Shqiptare — pasi ishte larguar në drejtim të paditur — që prej 8 qershorit të këtij viti, Zavalani u ndalua të hënën nga organet e policisë së Durrësit. Pasi kaloi edhe një natë në Rajonin 3, i arrestuar tashmë gjendet në Burgun e Tiranës. “Ne kishim bërë kalkizimin për të në Prokurorinë e Tiranës që prej 30 marsit 1993 — konfirmojnë në Drejtorinë e Policisë Financiare — sepse kishim konstatuar shkelje të renda falsifikimi dhe kontrabande”. Sipas këtij burimeve, Zavalani i ishte ndaluar fillimisht në pikën doganore të Hanit të Hotit një ngarkesë me 12.600 kilogram cigare “Parisiene”. Zavalani — për t’i shpëtuar taksave doganore dhe akcizës, kishte falsifikuar faturën e mallit. “Është fëshuhur prej tij — thotë një funksionar i Policisë Financiare — një sasi prej 7.000 kilogram cigare, që i përgjigjet vleftës 21.000 dollarë. Vetëm pas analizave u konstatua se numri faktik 10 ishte shndërruar në 3”.
Pas arrestimit të libanezit Sibilnit, edhe ky i akuzuar për falsifikim dhe ushtrim kontrabande me cigaret “Cooper”, tashmë një tjetër arrest. Por këtë herë hetohet për “Parisiene”.
Mbytet në liqen funksionari kinez
Sot në Tiranë homazhe për të
TIRANE — (Ed.La.) Sot në të zhvillohet në Tiranë homazhet e fundit për Huanag Ming, pjestar i Delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të të Kr yqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.
TIRANE — (Ed.La.) Sot në të zhvillohet në Tiranë homazhet e fundit për Huanag Ming, pjestar i Delegacionit të Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe. Ming u mbyt aksidentalisht ditën e hënë, në orën 19.00, teksa po lahej në liqenin e Pogradecit. “Ai po kthehej nga Korça, ku kishte vajtur për t’u dhënë lamtu[m]irin kolegëve të tij shqiptarë — tregon Gazetës, Wang Hongqi, korrespondenti i HSINUA — edhe shoferi, edhe ekonomisti — të dy shqiptarë — që e shoqëronin në udhëtim, nuk kishin mundësi ta shpëtonin”.
Po sot — pas homazheve — trupi i Ming-ut do të udhëtojë me avion drejt Zvicrës, me destinacion të fundit, atëh[e]un e tij Kinen. Për këtë qëllim mbërriti në Tiranë një përfaqësues i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, me seli në Gjenevë, i cili ka sjellë dhe mjetet e nevojshme të transportimit mortor. Zhuang Ming punonte në Shqipëri që prej majit të vitit 1992 dhe ishte njëkohësisht edhe përgjegjës për shpërndarjen e ndihmave të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq. Kur misioni i tij ishte në përfundim, Ming, 32-vjeçar humb jetën papritur në Pogradec.
Shiten buste të varrezave dikujt i duket «afarizëm»
KORÇE/ Biznesmenë të huaj prej e masht[r]uesve
KORÇE — (Fa.Ba.). Edhe bustet e varrezave tashmë janë kthyer në objekt tregtie. Ka ndodhur në Korçë, ku disa të panjohur kanë marrë nga varret e qytetit disa buste e skulptura.
Objektet nuk kanë patur ndonjë vlerë të madhe, të pakën artistike. Ishin vetëm buste apo skulptura të vogla të cilat, familjarët e të ndjerëve i kishin porositur te artistët lokalë për të nderuar kujtimin e të dashurve të tyre. Dukej sikur kushtimi ruhej më shumë se sa me një pllakë ku të shkruhej. E megjithatë dikush ka nxjerrë fitim prej tyre. Dhe nuk ka qenë tregtar i zakontë në këtë Korçë është mësuar të krye[?]jë. Është një gjë që më parë nuk ishte dëgjuar. Ndonjë tregtar i huaj ka paguar deri në 1 000 dollarë duke kujtuar se po blen ndonjë vepër të rrallë antikuariati.
Deri tani ishin të huajt që mundoheshin t’i blinin shqiptarëve vepra arti që kushtonin miliona me çmime shpesh herë simbolike. Kështu dolën jashtë vendit shumë vepra disa prej të cilave të paçmueshme. Shembulli i fundit tregon se tani po ndryshojnë sensi i mashtr[?]imit, ndonëse ky ende mbetet, pavarësisht kush e pëson dhe kusht humbet prej tij. Tashmë disa buste e skulptura kanë kaluar nga qetësia e varrezave, ku i bënin shoqëri selivue dhe familjarëve të hidhëruar, në ndonjë familje ku gjallërojen. Një vend për të cilin nuk ishin destin[u]ar. Vend i tyre ishte në varrezën e Korçës. Por dikush preferoi t’i prishë qetësinë e tyre për të nxjerrë fitime personale.
Mbi dheu shtrirë
KADRI A VANGJELI
1921–1987
Sot në Tiranë homazhe për të
Në Brendësi
Tre bomba
mbjellin vdekje e frikë në Itali
Ministri Shehi: «Ndal» punës klandestine
Marrëveshje ushtarake midis Italisë dhe Shqipërisë
Dje në Shqipëri
NE TIRANE KOMISIONERI I LARTE I KSBE PER PAKICAT KOMBËTARE — Mbërriti në Tiranë dhe u takua me personalitete më të larta shqiptare, Maks Van De Shtoel, komisioneri i lartë i KSBE për pakicat kombëtare. “Gjatë një muaji e gjysëm më parë, gjatë vizitës sime në Shqipëri — tha Shtoel në takimin e tij me Berishën — unë takova përfaqësuesit e minoritetit grek dhe ata nuk më ngritën probleme shumë serioze. Unë do ta shqyrtoj më tej çështjen e kësaj pakice dhe do të raportoj objektivitetin”. Shtoi se takua edhe me Kryepiskopin e Kishës Ortodhokse Autoqefale Shqiptare, Janullatos.
PIKTORI I FAMSHËM SHQIPTAR LIN DELIA DO TE KTHEHET PERGJITHMONË NE ATDHE — Lin Delia, piktori i famshëm shqiptar, do të kthehet së shpejti në atdheun e tij. Në faksin — drejtuar Drejtorisë së Diasporës në Ministrinë e Jashtme — Delia ka zgjedhur dhe dëshiron se ku dëshiron të banojë: Shkodër. Po në këtë qytet pikërisht — veprat e të cilit kanë pasur sukses deri në Japoni — ka dëshirë të hapë një shkollë pikture për 20 nxënës. Lin Delia, 72-vjeçar, për shumë vite banon në Roma të Italisë.
TAKIM NE POGRADEC PER KRIJIMIN E SINDIKATËS SË MINATORËVE TË BALLKANIT — Përfaqësues të Sindikatave së Minatorëve të Shqipërisë, Turqisë, Bullgarisë, Greqisë dhe të Sindikatave të Pavarura të Maqedonisë të Kosovës, u takuan në Pogradec për të krijuar Sindikatën Ballkanike të Minatorëve. Takimi konsultativ vendosi që Kongresi i Sindikatës së Minatorëve të Ballkanit të zhvillohet nga data 26-28 nëntor të këtij viti në Pogradec.
AKREP
Interpretimi psikologjik: Ky vizion është i lidhur me një gjendje ankthi, me preokupime që mundëndojnë dhe që na shkaktojnë frikë. Imazhi i tij gjithashtu përmban një ngarkesë të fuqishme seksuale dhe paraqet një dëshirë të shtypur prej kohësh që duhet prurë në jetë.
Parashikimet: Kjo ëndërr para-thotë mungesë miqësie, dëme dhe tradhëti.
TE SHKRUASH
Interpretimi psikologjik: Në vizionin e ëndrrave, ky gjest simbolizon nevojën për të vënë në rregull mendimet e tua, dëshirën për organizim: ndofta situatat e ekzistencës sonë janë tepër të turbullta e konfuze dhe në heshtjen e natës, kërkojmë një mënyrë për t’i bërë më të qarta.
Parashikimet
: Në qoftë se shkrimi është i rregullt dhe i kuptueshëm mirë, parashikon njohjen e meritave të tua; por nëse është pak i lexueshëm parathotë deluzione.
SHKOLLA
Interpretimi psikologjik: Perlu[?] dhe e shkollës lë gjurmë të thella tek ne dhe luan kaq rol në pjekurinë tonë sa që ndodh për gjithë jetën që të na dalin në ëndërr episode, personazhe, vende, të lidhura me këtë periudhë. Këto fshihen, pak a shumë në mënyrë të maskuar, episode aktuale që na shqetësojnë ose zbavisin. Për më tepër kujtimet e shkollës përfaqësojnë një shfryrje për pavetëdijen tonë që lirohet nga ankthi i projektuar në një eveniment tashmë të kaluar dhe në përgjithësi të lënë pas.
Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e ëndrrave dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
Nga ana tjetër në shkollë marrim përgjegjësitë tona të para dhe është logjike që ëndrrat të kësaj natyre na sugjerojnë që të impenjohemi më me themeli.
Parashikimet: Imazhi i shkollës nuk është i përshtatshëm: po arrijnë vështirësi dhe preokupacione. Por në qoftë se shoqërojmë fëmijë, ëndrr[a] paralajf[?] për detyra familjare.
KARRIKE
Interpretimi psikologjik: Imazhi i karrikes është për t’u lidhur me gjendjen tonë shpirtërore: një ndjenjë komode shpreh një gjendje qetësie, ndërsa një ndjenjë e shkatërruar reflekton një situatë të paqëndrueshme, pak qartësi dhe shumë ankth.
Parashikimet: Parashikohen ditë të kënaqshme, të pangarkuara me impenjime pune.