07/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 gusht 1993

Shisnin viza: 22 të ndaluar

Dyshime për funksionarë ambasadash Është operacioni më i madh kundër trafikut të pasaportave FATOS BAXHAKU TIRANE — Fallsifikatorët e pasaportave të udhëtimit ndodhen në shënjestrën e forcave të rendit publik. Që prej disa ditësh Policia e Tiranës është duke zhvilluar një operacion në shkallë të gjerë kundër këtij fenomeni që po merrte përmasa shqetësuese. Faza e parë e tij tashmë është realizuar me shoqërimin për në rajonet e policisë të 22 personave. Është goditja e parë serioze që merr kjo veprimtari ilegale, pas arrestimeve të veçanta që janë kryer më parë. Sipas Kryetarit të Policisë Kriminale të kryeqytetit, Arben Ujka, forcat e Policisë kanë goditur deri tani dy pika ku zakonisht zhvillohej tregëtia e pasaportave të fallsifikuara. Një sasi shumë e madhe pasaportash të fallso është grumbulluar në Polici në përfundim të operacionit. Janë në pjesën më të madhe pasaporta me viza të rreme italiane, turke e greke. Kësaj radhe janë gjetur edhe një numër leje-qëndrimesh italiane. Një konfirmim për diçka që pritej nga shumë vetë: po hetohet edhe për lidhje të mundshme midis bandave të falsifikatorëve dhe disa diplomatëve të huaj. Njoftimi në nivele të ndryshme qarkullonin fjalë për komplikimet të mundëshme të Fjala është në përgjithshuar gjithnjë, edhe publikisht nga përfaqësues e huaja. “Nuk dua të jem i prerë në gjykimin tim — i thotë Ujka Gazetës — por informacioni në lidhje me këtë problem kemi. Në fillim nuk kishim ndonjë të dhënë të rëndësishme, por më pas, dyshimet tona kanë ardhur gjithnjë duke u kristalizuar”. Sipas Ujkës policia kishte kohë që ndiqte këtë tregëti ilegale. “Kishim kohë që kishim informacione dhe po përgatiteshim për të goditur këtë fenomen — shton Ujka — tani vendosëm që të ndërhyjmë me fuqishëm për të asgjësuar grupet e fallsifikatorëve”. Po hetohet për të përcaktuar përgjejgësinë do të arrestohen, ndërsa për të tjerë hetimi do të vazhdojë në gjendje të lirë. Pasaportat e fallsifikuara ishin kthyer në një biznes fitimprurës për mjaft njerëz. Disa e shisnin vetë direkt faqen e shkëputur, ku ndodhej viza e marrë rregullisht në konsullatat e huaja, por kishte të tjerë që e kthenin në industri të vërtetë korrupsioni e vize. detyruar të udhëtojnë jashtë shtetit për nevoja urgjente familjare e shëndetësore, apo të tërhequr nga “ëndërrra e konsumizmit”, shumë vetë shpenzonin kursimet për të blerë një “vizë në tregun ilegal, ndonëse çmimet kishin arritur në nivele marramendëse: një vizë italiane në mijë dollarë, një gjermane një mijë e treçind. Dikusht arrinte të kalonte edhe kontrollet e rrepta të kufitarëve perëndimorë. Shqetësimi përfshiu edhe autoritete e huaja të cilat forcuan kontrollin ndaj shqiptarëve në pikat e kalimit të kufirit. Tregu i pasaportave që kanë kryesisht një dhëna për fallsifikime pasaportash shqiptare jashtë vendit. Vetëm refugjatët shqiptarë janë të mundur të falsifikojnë dokumentet e tyre të qëndrimit për t’ia dërguar të afërmve të tyre në Shqipëri. Së shpejti pasaporta dhe viza kundër falsifikimit TIRANE — Libreza të reja për pasaporta shqiptare, dhe viza jo të falsifikueshme: këto janë iniciativat kryesore të autoriteteve shqiptare dhe të Ambasadës italiane, që kanë për qëllim të adaptojnë për të frenuar trafikun e vizave. Libreza e re e pasaportës që po studiohet për qytetarët shqiptarë, do jetë e bërë në atë mënyrë që s’do të lejojë zëvendësimin e fletëve, gjë që sot ndodh në mënyrë të vazhdueshme dhe gjithashtu lejon me lehtësi zhvendosjen e faqeve të pajisura me vizë në pasaporta të ndryshme, ku më vonë kjo vizë është përdorur si rregullt. Për të evituar falsifikimin, Ambasada Italiane po studjon një tip të ri vize tepër të vështirë për t’u riprodhuar. Modeli i ri jo i fallsifikueshëm, sigurisht ruhet në mënyrë sekrete.

Dje në Shqipëri

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË PD DHE PSD PO TË VAZHDOJË KOALICIONI — Do të vazhdojë koalicioni midis PD dhe PSD. Ky ishte rezultati i takimit që u zhvillua midis përfaqësuesve të dy partive. Njof­timi u dha nga Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PD. Të dyja partitë u shprehën se megjithë divergjencat që ekzistojnë mes tyre, ato nuk janë të asaj shkalle sa të prishët koalicioni i arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare. PD kërkoi që PSD të rikthehet në Parlament, ndërsa kjo e kushtezuar kthimin e saj me respektimin e disa kushteve të miratimit të Kushtetutës. Kërkesa e saj u konsiderua e drejtë nga përfaqësuesit e PD. Kryetari Gjinushi u shpreh se për këtë do të vendosin të martën në të gjitha Par­lamentet siç e quajtën si të tillë. Në takim u shqyrtuan edhe problemet e situatës politike të krijuara pas arrestimit të Nanos dhe multiljerëve të socialistëve të kohëve të fundit. SHTYHET MIRATIMI KËRKESËS PËR DHËNIEN E STATUSIT TË VENDIT ME ZHVILLIM TË PAKET — Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme në Tiranë, PNUD-i, ndonëse ka shfaqur predispozicion pozitiv, e shtyu për një kohë tjetër miratimin e statusit “AS-IF-LCD” vendi me zhvillim të paket, për Shqipërinë. Disa vende nuk e përkrahen kandidaturën e Shqipërisë, me motivin se do të nënkuptonte i paraqitur prej saj nuk ishte i plotë për vitin 1992. NË SARANDË ZBULOHEN AUTORËT E VJEDHJES SË DYQANIT TË VALUTËS — Policia Kriminale e qytetit së bashku me atë të Sarandës Publik në Sarandë ka arrestuar Aleks Ol­tin, i arrestuar për vjedhjen e 1 milion e gjysëm lekëve të dyqanit të valutës, u identifikuan disa kohë më parë. I akuzuar për këtë vjedhje është edhe vellai i tij, Kostaq Olti, i cili, i larguar në drejtim të panjohur, po kërkohet nga Policia.

I vendosen gjoba të larta barkave turistike italiane

I kërkohet sqarim Ministrisë së Jashtme VLORE — Tension midis motobarkave italiane dhe autoriteteve shqiptare: gjatë javëve të fundit janë verifikuar të paktën episode barkash të ardhura nga Puglia, të bllokuara dhe të gjobitura rëndë. Nga Ambasada Italiane në Tiranë është nisur dhe një notë me një kërkesë për sqarime pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare. Sipas një denoncimi të paraqitur në Itali, autoritetet detare madje kishin bllokuar një motoskaf duke ekluar me mitraloz, për fat goditje të përfunduara në ajër. Pas ngjarjes tashmë të njohur të Shëngjinit — ku një peshkarexhë italiane është ndaluar gjatë periudhës së parë, është parashikuar në rregulloren detare shqiptare, dhe për këtë të gjobitur me 15 mijë dollarë — janë verifikuar të tjera ditët e fundit. Akuza është gjithmonë e njëjtë: hyrje në ujrat kombëtare shqiptare pa paralajmërim prej 48 orësh. Ligji — i vetmi në natyrën e vet në të gjithë zonën e Mesdheut — i takon vitit 1985. Tani duket se Parlamenti do ta modifikojë. Por ndërkohë incidentet ndjekin njëri tjetrin. “Ne duhet të vinim në Shqipëri për motive pune — tregon Vittorio Bruno Stamerra, drejtor i një gazete të Pulias, viktimë e ngjarjeve të fundit — ishim me motoskafin tim Blody Mary, kur kapitenja e Portit të Vlorës na bllokoi. Akuza ishte ardhja jonë deri këtu pa paralajmëruar. Na bllokuan në port për dy ditë, dhe arritëm të nisemi vetëm pasi paguam një gjobë prej 3 milion lirëtash. Një shifër absurde për një parregullsi banale”. Akoma më i rëndë episodi i denoncuar nga një italian tjetër — zoti Contaldo — i cili insistonte që autoritetet shqiptare, për të ndaluar motoskafin e tij dhe atë të një miku të tij, madje edhe kanë qëlluar me mitraloz. “Pastaj — ka shkruar në denoncimin e tij — na morrën gjithçka kishim në bord, dhe në fund na u desh të paguanim gjobë”. Për këtë dhe për episode të tjera, Ambasada Italiane ka kërkuar sqarime pranë Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Në Sarandë një burrë vritet nga gruaja dhe vajza

SARANDE — Akuzohen për një krim të të përbindëshëm dhe janë ndaluar nga Policia e Sarandës dy gra, nëna e bijë: Hajrie Alushi dhe Mimoza Alushi. Mbi të dyja rëndon dyshimi i vrasjes së Dalan Muharremit nga fshati Shalë, bashkëshorti i të parës dhe baba i të dytës. Mur­hërimi ishte deklaruar i humbur që më 21 korrik, por kufoma e tij u zbulua në grekën e një burre qëllereje në afërsi të vendit të quajtur Gryka e Bogazit. Ende nuk ka senëruar shkakët që kanë shkaktuar këtë tragjedi dhe as hollësitë se si është zhvilluar ngjarja.

Aksident në liqen mbytet një plazhist

SHKODER/ Edhe dy viktima të tjera SHKODER — Në dy ditë, tre aksidente të rënda u verifikuan në Shkodër. Tre viktima, ky është bilanci i viktimave të ditëve të fundit. Aksidentet ndodhen për motive të ndryshme, por më i rëndë u verifikua në ujërat e lumit Drin. Në këtë ditë të nxehta vere, shkodranët shkonjë për të pushuar në pikat e plazhit që rrethojnë qytetin, por Ali Matajn e mërkura nga dita e pushimi u kthye në një tragjedi. Rreth orës 12 ai u mbyt. Ishte 42 vjeç dhe me tre fëmijë. Ngjarja ndodhi në Urën e Zusit. Vajza e tij ishte në rrezik të mbytej. Pasi arriti ta shpëtonte, Ali u zhduk në valët e Drinit. Me sa duket Mataj pati një pushim të menjëhershëm zemre. Megjithë arritjen e menjëhershme të skuadrave të shpëtimit dhe të rreth 20 njerëzve që vullnetarisht u hodhën menjëherë në kërkim, trupi i tij nuk u gjet. Një ditë më pas një rast tjetër. Në fabrikën e çimentos, duke punuar në makinën personale, gjeti vdekjen Astrit Drabecia 28 vjeç. Viktima banonte në fshatin Zus. Nuk janë të qarta hollësitë e ngjarjes. Aksidenti i tretë u shënua po të enjtën. Ndërsa po kthehej për në qytet, Gezím Karabeci, 28 vjeç, hapi në një kthesë derën e makinës së ndaluar me të cilën udhëtonte dhe makina tjetër që po vinte nga pas i shkaktoi plagë të rënda. Vdiq disa orë më pas në Spitalin e Shkodrës. Për këtë rast ka filluar çështja penale.

Jeta dhe Ambienti

EDMOND HAJDERI Nga studimet e deritanishme rezulton se mjedisi detar është më pak i prekur nga rritja e rrezatimit radioaktiv artificial në krahasim me ekosistemet e tjerë. Si rrjedhim dhe rreziku për shëndetin e njeriut, nga pikëpamja e radioaktivitetit, është më i vogël në raport me atë që transmetohet aty mjediset e tjerë. Por aktivitetet e viteve të fundit në centralet dhe ndërrësat bërthamore, si dhe mbi implantet të reja që po ngrinhet në një Europë ashtu dhe në vendet afrikane, janë të premisa për rritjen e mëtejshme të radioaktivitetit artificial në detin Mesdhe. Procesi i ujekëmbimit të të cilit është mjaft i ngadalshëm. Radio­nuklide si C137, e cila e ndërruar në mjedis, qëndron pas aksidentit të Çernobilit, tek njerëzit depozitohet në të gjithë organizmat dhe vërehet më mirë, veçanërisht në muskuj. Më të arritshme nga pjesa më e madhe e organizmave detare janë radionuklidet që gjenden në formë jonike, ndërsa ata në gjendje koloidale futen në zinxhirin ushqimor nëpërmjet organizmave filtratore e molusqet zooplankton. Të dhëna të ndryshme tregojnë se organizmat e ndryshëm, në inkorporimin e joneve të metaleve e kryesisht të metaleve të rënda, nuk janë në gjendje të dallojnë izotopet e të njëjtit element e si rrjedhim procesi i inkorporimit të izotopeve radioaktive mundet të jetë i ngjashëm me atë të elementit përkatës joradioaktiv që gjendet i tretur në ujë e detit. Pas marrjes nga organizmi të një sasie radionuklidesh, jo gjithmonë janë menjëherë të dukshme pasojat në të. Kështu për shembull, dëmtimet e aparatit kromozomik dalin në pah vetëm me breznitë e ardhshme. Zakonisht alga si Ulva Enteromorpha, Fucus e Porphyra mund të akumulojnë sasi të konsiderueshme elementësh radioaktivë në krahasim me përqendrimet e tyre në ujë. Është interesant fakti se edhe pse këto alga arrijnë të akumulojnë përqendrime të tilla nuk duket se pësojnë ndonjë dëm. Molusket bivalve, duke qenë organizma filtratorë, arrijnë kështu të përqendrojnë një sasi jo të vogël radionuklidesh. Ndërsa organizma të tjerë si krustacet planktonike, për arsye të ciklit të shkurtër jetësor, akumulojnë sasi më të vogla se algat e molusket. Eksperimentet e kryera tek peshqit tregojnë se rrezatimi radioaktiv ndikon jo njësoj tek peshq të llojeve të ndryshme. Tek disa prej tyre vërehen mbi mrek­anizmat osmoregullatore, tek të tjerë shkakton reduktimin deri 50% të globulineve e albuminave. Interesant është efekti i rrezatimit radioaktiv tek stadet embrionale të organizmave. Rezultatet e këtyre eksperimenteve kanë dhënë mjaft informacione mbi aftësinë e organizmave për t'i mbijetuar pas rrezatimit në këto stade të zhvillimit dhe mbi mutacionet e ndryshme që shfaqen tek llojet e eksperimentuara. Rezultate më të tilla, të zbatuara në moluske gati 48 orëve të para pas fekondimit, kanë bërë që individi i rritur të mos ketë guaskë të plotë, ndërsa tek disa peshq është vënë re ulje e agresivitetit në moshën e rritur, gjatë të fazës së rritjes etj.

Në Brendësi

Itali sekretet e natës së bombave Perëndimi i mbyll kufijtë rusëve Shpërthim në Kinë të paktën 70 të vdekur