Gjykata Kushtetuese: «Arrestim i drejtë»
Fidhet poshtë ankesa e grupit parlamentar të PS kundër Prokurorisë
Dënimi i parë për trazirat në kryeqytet pas mitingut socialist
TIRANE — (ed. la) — Gjergj Bita, 34 vjeç, ishte personi i parë që u dënua nga Gjykata e Tiranës me akuzën “Për pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme”, duke iu referuar pikërisht trazirave që pasuan arrestimin e Nanos dhe mitingun e PS, në pasditen e 30 korrikut 1993. Gjykata, duke provuar akuzën ndaj Bites — anëtar në një grup ushtarak të Tiranës — e dënoi atë me një muaj heqje lirie. Dispozita që parashikon këtë kundërvajtje penale dënon maksimalisht me një vit heqje lirie.
Për ditën e martë ishin parashikuar tre gjyqe të tilla, por dy prej tyre u shtynë, pasi të pandehurit — në gjendje të lirë — nuk u paraqitën. Në Gjykatën e Tiranës do të gjykohej çështja për 32 të pandehur, vetëm 8 e të cilëve gjenden të arrestuar.
TIRANE — (fa. ba) — Do të vazhdojë të qëndrojë në burg gun e Tiranës, udhëheqësi i socialistëve, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në çështjen e skandalit të lidhmave italiane. Gjykata Kushtetuese i është përgjigjur negativisht kërkesës së grupit parlamentar të PS për heqjen e masës së arrestit ndaj Kryetarit të tyre. Vendimi iu bë i ditur përfaqësuesve socialistë dhe është i formës së prerë. “Asnjë shkëlje të ‘Ligjit mbi dispozitat kryesore kushtetuese’ nuk ka patur në vendimin e Prokurorisë së Tiranës në marrjen e vendimit për arrestimin e Nanos”, ky ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Një ditë më parë një përfaqësi e grupit parlamentar të PS, e përbërë nga kryetari i grupit Namik Dokle dhe nga juristi Bashkim Çaka kishte lexuar para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Tiranë, një kërkesë ku shpreh të gjitha rezervat e saj ndaj arrestimit të Nanos. Thelbi i kërkesave: ai duhej të lirohej sepse duke qenë ende deputet nuk mund të arrestohej pa vendim të posaçëm të Parlamentit, edhe pse më parë i ishte hequr imuniteti me shumicë votash.
Vendimi i Gjykatës, i lexuar nga nënkryetari Feti Gjilani është i prerë: me heqjen e imunitetit parlamentar të një deputeti, Prokuroria është e lirë të marrë masën që ajo e gjykon më të arsyeshme për ekurinë e hetimeve dhe për rëndësinë e tyre. Dhe gjithë praktika e çështjes Nano, sipas Gjykatës është në rregull. Asnjë shkëlje ligjore nuk ka në të. Pra Nano do të vazhdojë të mbesë në burg, ashtu siç ishte vendosur që më parë, më 30 korrik Prokuroria e Tiranës.
“Donim të provonim edhe shansin e fundit që na kishte mbetur — i tha Gazetës Namik Dokle — megjithëse ndonjë shpresë të madhe nuk kishim. Tani do të vazhdojmë të përpiqemi për persensibilizimin e opinionit publik vendas e të huaj”.
Ndërkohë Fatos Nano, pret në burgun e Tiranës të fillojë marrja në pyetje. “Do të jetë një procedurë e gjatë — u shpreh për Gazetën avokati mbrojtës i tij Përparim Sanxhaku — dhe për këtë kam përgatitur edhe klientin tim”.
Është rasti i dytë që për të arrestuar të tillë të rëndësishëm kërkohet anulimi i masës së arrestit. Disa kohë më parë për dy të akuzuar për një tjetër skandal, “çështjen Arsidi”, Gjykatës së Tiranës iu kërkua të shqyrtonte mundësinë e zbritjes së masës në arrest shtëpiak.
Ish kryeministri Fatos Nano
Arësyet e Gjykatës
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i saktë i formës së prerë dhe nuk mund të apelohet më tej. Sipas saj, asnjë shkëlje të Kushtetutës nuk ka kryer Prokuroria e Tiranës kur mori masën e arrestit ndaj Fatos Nanos. Sipas ligjit, mjafton që Parlamentit të votojë për heqjen e imunitetit të një deputeti dhe pas kësaj i takon Prokurorisë të marrë vendimin për masën përkatëse, si për të gjithë qytetarët e tjeshtë. Çdo vendim i saj, qoftë kontrolli banesore, ndjekje penale në gjendje të lirë, arrest shtëpiak apo arrestim është vetëm në kompetencat e organit të hetimit dhe merren në përputhje me ekurinë, ruajtjen e sekretit dhe rëndësinë e hetimeve.
Motivimet e PS
Sipas kërkesës së grupit parlamentar të PS me vendimin e arrestimit të Fatos Nanos, Prokuroria ka shkelur nenin 22 të Ligjit “Mbi dispozitat kryesore kushtetuese”, ku thuhet se arrestimi i një deputeti vendoset vetëm nga Parlamenti. Gjithashtu, sipas socialistëve, arrestimi i një deputeti e privon atë nga kryerja e detyrimeve që burojnë nga mandati, që parashikohet nga Ligji 7503 ”Për statusin e Deputetit të Kuvendit Popullor”: përfaqësimi në organin më të lartë të pushtetit shtetëror, pjesëmarrja rregullisht në mbledhjet e Kuvendit Popullor dhe shprehja e mendimeve të tij dhe të zgjedhësve që përfaqëson, kërkimi i zgjidhjeve për veprimet e organeve shtetërore.
Ministria mafia dhe «Gazeta»
Kundërshtohet një artikull
CARLO BOLLINO TIRANE — Ministria e Rendit publik përgjegjështron: «Nuk kemi asnjë lajm mbi futjen e mafies italiane në Shqipëri». Me një lajm të dhënë të martën në darkë nga televizioni i shtetit gjatë edicionit kryesor të lajmeve, ministria kundërshton artikullin e publikuar nga «Gazeta Shqiptare» në të cilin jepaj lajmi — ndër të tjera, vlen të thuhet — i marrë nga relacioni gjashtëmujor mbi aktivitetin e shërbimeve sekrete italiane, dorëzuar në Parlamentin e Romës nga Kryeministri, Carlo Azeglio Ciampi: «Gazetari që thotë se, mafia ka filluar aktivitetin e saj në Shqipëri — u lexua — është i pasaktë dhe ka qëllime të këqija». Me respektin më të madh për funksionimin e Ministrisë së Rendit publik dhe për aktivitetin e saj të vështirë, e ndjejmë të domosdoshme të bëjmë disa saktësime. Lajmi nuk është sajua nga «Gazeta Shqiptare», dhe as — siç pohon nota e ministrisë — «është i vjetë me pa-rë». Ai, në fakt, është dhënë nga agjencia e shtypit italian me 3 gusht 1993. Në veçanti, artikulli i publikuar në gazetën tonë, është marrë nga një shërbim i Agjencisë Italia (një nga burimet më të rëndësishme dhe më të besuara të informacionit kombëtar) dhënë në orën 19.54 të datës së sipërshënuar. Në këtë shërbim i referohet «Relacionit gjashtëmujor mbi politikën informatike dhe të sigurisë» që kryeministri, Carlo Azeglio Ciampi, kishte paraqitur në mëngjes në Parlament. Në këtë dokument është shkruar tekstualisht: «Dalin në pah infiltrime të krimit të organizuar dhe mafioz në rajonet e kufirit lindor të Adriatikut për administrimin, me elementë shqiptarë dhe të ish Jugosllavisë, të trafikut të armëve dhe eksplozivit». Pra nuk është një shpikje gazetareske, por denoncimi (dhe i shqetësuar) i kryeministrit. E megjithatë duhet të pranojmë që është e rëndë që një informacion i tillë jepet në organet e shtypit dhe jo, edhe në ministritë e vendeve që janë të interesuara për këtë fenomen. Faj, që natyrisht, nuk mund t’i vihet gazetave. Duke hedhur poshtë akuzaën e përmbajtur në notën e Ministrisë së Rendit publik, sipas së cilës gazeta ka dashur të bëjë «sensacionalizëm», jemi dakord me Ministrinë mbi domosdoshmërinë e realizimit të një informacioni të saktë dhe serioz dhe respektuar lexuesin shqiptar». Një angazhim ky, që kemi marrë në fillim të punës sonë të vështirë dhe nga i cili nuk do të heqim dorë për asnjë arsye. Nuk besojmë se të jepesh në Shqipëri janë lajmi, i cili është përhapur gjerësisht në Itali dhe në vende të tjera të huaja, paraqet një «akt të keq» kundër vendit. Dhe nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë qëllim të kritikohët puna e Ministrisë së Rendit për të cilën, madje, shumë herë kemi ngritur publikisht meritat. Ajo që urojmë sot është që Kryeministri italian të ketë gabuar: sepse të shoësh të dështuar mafien që ka në njëqind vjet që përgjigjet Italinë dhe të treta e planetit, është një interes të gjitë. Ndërsa t’a dish atë të fortë dhe në gjendje të përhapet gjithkund, kjo na terrorizon.
E kërkonin në tre shtete kthehet në Vlorë i vrarë
U godit me thikë nga bashkatdhetarët e tij në Itali
EDMOND LAÇI
VLORË — Riathdhesohet nga Italia në qytetin e tij Vlorë por i vdekur — shtetasi 24-vjeçar Ardian Tozaj. “Ai ishte në kërkim nga organet tona që prej katër muajsh — tregon për Gazetën Ilirjan Hasani, Shefi i Policisë së Vlorës — sepse ishte autor i një plagosjeje të rëndë me pistoletë”. Në Degën e Rendit Publik të Vlorës hipotekat e vrasjes së tij në Itali, lidhën me një hakmarrje të kryer nga grupet rivale të viktimës. Ndërsa njësia e parë — menjëherë pas vrasjes — publikuan nga Gazeta tregonte se “grindja kishte shpërthyer për pronësinë mbi një autoveturë”. Kompania e Karabinierëve të Orvieto-s në Terni arrestoi pas përleshjes me thika ndërmjet bashkatdhetarëve shqiptarë, katër persona që dyshoheshin si shkaktarë: Edmond Nesha, 30 vjeç, Gazmend Haxhiu, 28 vjeç, Gëzim Hodo 32 vjeç dhe Shkëlzen Maxhaku, 21 vjeç. Vetëm ky i fundit u mbyll në Burgun e Orvieto-s, ndërsa tre të tjerët — të plagosur me thikë — gjenden akoma në spital. Viktima Tozaj që jetonte si klient në Itali, u verifikua afër një nën emrin e rremë Ardi Rusi.
“Tozaj ishte në kërkim jo vetëm nga Policia Shqiptare” vazhdon Ilirjan Hasani — por edhe nga ajo greke e italiane. Denimin e parë në Shqipëri ky person e kish marrë në moshën 14-vjeçare, me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë”. Ky burim tregon se në kontrollin e shtëpisë së Tozajt — të kryer pas krimit të tij në Vlorë — u gjendën mjaft armë të sofistikuara: armë e tipit modern “Shotgan”, shkop elektrik (me fuqi mbi 9.000 volt), plumba plastikë, material plasës dhe thika, disa prej tyre armë të përdorura nga ish-Reparti 326. Për këtë u ndalua edhe babai i viktimës Tozaj, i cili vetëm pas 14 ditësh u lirua nga Prokuroria. Organet policore të Vlorës disa herë i kishin kërkuar familjes Tozaj që të ndërhynte te prindërit e tij në Itali që të kthehej të drejtësia shqiptare, duke i shpëtuar kështu ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga grupet rivale.
OKB vendos: së shpejti vëzhguesit ndërkombëtarë edhe në Kosovë
Këshilli i Sigurimit i OKB është shprehur unanimisht për dërgimin e vëzhguesve në krahinat e Kosovës, Vojvodinës dhe Sanxhakut. Këshilli i ka kërkuar Serbisë që të lejojë dërgimin e misioneve të KSBSE-së në këto krahina, sepse shqipëtarët në Kosovë, hungarezët në Vojvodinë dhe pakicat e tjera i druhen persekutimeve të tjera nga serbët.
Vendimi i Këshillit të Sigurimit vjen vetëm disa ditë pas kërkesës urgjente që Ministri i Jashtëm shqiptar Alfred Serreqi i dërgoi Kryetarit të rradhës Albright, pas rritjes së tensionit në kufirin midis dy vendeve. Serreqi kishte paralajmëruar për rrezikin serioz të shtrirjes së konfliktit jugosllav edhe në jug të Ballkanit.
RREZIK EPIDEMIE NE FIER PER SHKAK TE VJIT TE PAPASTER — Pesë lagje të qytetit të Fierit
(Dje në Shqipëri)
— pas analizave të kryera — rezultuan se kanë përdorur ujë të pijshëm të ndotur mbi normën e lejuar. Ndonëse ende nuk janë konstatuar raste të sëmurësh në qytet, nga fshatrat kanë arritur njoftime e para. Kjo për shkak se në shumicën e tyre ujësjellësat funksionojnë pa klorinimin e nevojshëm dhe më kryesorja, nuk kanë as roje. Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë në Fier kishte bërë më parë një njoftim që rekomandonte qytetarët që pëpara përdorimit ta zienin ujin e pijshëm. Sidoqoftë, problemi — sipas specialistëve të Higjienës — nuk mund të zgjidhet pa u rikonstruktuar tubacionit i ujësjellësit kryesor, i ndërtuar që në vitin 1963.
DY AMBULANCA NE KOPLIK PER LUFTIMIN E DISTROFISE — Nëpërmjet Komunitetit të Sant Exhidio-s në Romë, Qeveria Italiane bëri të mundur hapjen e dy ambulancave në Koplik të Malësisë së Madhe. Projekti që parashikon luftën kundër distrofisë — mjaft të përhapur në këtë rreth — u bë i mundur edhe në sajë të ndihmës së dhënë Paolo Raga, presidenti i Komunitetit të Sant Exhidio-s si dhe Sandro Mancineli, Profesori i Institutit të Epidemiologjisë në Universitetin Tor Vergatas në Romë. Malësia e Madhe me rreth 52 mijë banorë numëron aktualisht 220 distrofikë nga 0 deri në 4 vjeç si dhe 222 femijë rakitikë. Dhurata e Qeverisë Italiane konsiderohet tepër e vlefshme për këtë rreth me terren të vështirë malor.
Afër Shkodrës dëmtohen linja telefonike pa ndërlidhje disa fshatra
SHKODER — Problem për linjat telefonike në rrethin e Shkodrës.
Zona e Shllakut tashmë ka ngelur pa rrjet telefonik. Në Postribë, për 10 ditë u dëmtuan 10 shtylla telefonike dhe 15 kilometra tel. E rëndësishme është se ky fenomen vazhdon ende. Fshatrat e zonës ankohen se banorët i përdorin shtyllat për të ndërtuar shtëpi në Shkodër apo rreth saj.
Përveç Shllakut, edhe Velipoja — plazhi i madh afër Shkodrës — ka të njëjtin problem. Edhe pse sezonit turistik është më i dendur se çdo herë, pushuesit nuk kanë në dispozicion të paktën një linjë. Kështu porositë “urgjente” dërgohen në Shkodër nëpërmjet shofereve të autobusit që bëjnë çdo ditë linjën Velipojë-Shkodër.
Monumentet hiqen nga rrënjët
TIRANE — (fa. ba.) — Pas heqjes së monumenteve të Leninit, Stalinit e Enverit Tirana ka vendosur të shkaktojë edhe shenjat e fundit të kujtimit të tyre.
Është fjala për bazamentet e tyre, të cilët po prishen nga punëtorët e sektorit publik të Bashkisë së Kryeqytetit. Është një detyrë e vështirë çrrënjosja e bazamenteve të fjalshëm në këto ditë të nxehta, megjithatë punimet po avancojnë. Fillimisht po punohet mbi bazamentin ku më parë ngrihej statuja e “babait të revolucionit të tetorit”. Leninit, në vend të saj do të shtohet një lulishte publike.
Bazamenti pa statujë e Leninit në qendër të Tiranës ishte kthyer, në një farë kuptimi, në simbol të revolucionit paqësor që kaloi vendi. Kjo jo vetëm sepse statuja e bronxtë kishte kohë që ishte hequr, por edhe sepse mbi të disa që rin kishin vizatuar me dorë dhe shkathët emrin e një albumi të njohur të Pink Floyd: The Wall (Muri), që i kushtohet pikërisht era së perestrojkës dhe ndryshimeve. Veç me heqjen në Lindje. Me heqjen e këtij bazamenti do të zhduket kështu shumë kujtimi: ndonjë markështë-leninist nostalgjik do ka do t’i mungojë, por ndoshta do t’i mungojë edhe dhe djemve që dikur patën shkruar me dashuri emrin në fjalë in the...: The Wall.
PINK FLOYD; TONIGHT ... LIFE ...; BREAKTOWN
U godit me thikë nga bashkatdhetarët e tij në Itali
OKB vendos:
(Dje në Shqipëri)
Afër Shkodrës
Në Brendësi
Në Brendësi
Një sfidë e re e serbëve ndaj Nato-s
Gysma Evropës në luftë kundër zjarreve
Folklori shqiptar arrin në Brazilikate