13/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 gusht 1993

Zbulohen dokumenta sekrete

Ka edhe materiale të firmosura nga Hoxha Një qytetar tregon vendin e fshehtë në ish-KQ të PPSH FATOS BAXHAKU TIRANË — Rihapet edhe njëherë çështja e Arkivit të PPSH. Kësaj radhe ka qenë një qytetar i thjeshtë që ka bërë sinjalizimin për ekzistencën e tyre. Më pas është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Luan Malltezi, që është marrë me gjetjen e disa dokumentave të fshehtë në një nga bodrumet e shumta të godinës së ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës, në anën ku sot është vendosur Ambasada e Kryesisë së Kuvendit Popullor. Sipas Drejtorit Malltezi, janë dhjetra dosje me dokumenta të PPSH, shumë prej të cilave mbajnë vulën “Tepër Sekret” dhe firmën e Enver Hoxhës. Në një nga kthinat e bodrumit janë gjetur të përmbutura thuajse krejtësisht nga uji edhe tetë arka prej llamarine nga ato që janë përdorur zakonisht për magazinimin e dokumentave të këtij arkivi. Kudo rreth e rrotull vendit ku ndodheshin shkresat e dokumentat ekziston një shenja evidente djegjeje. “Akoma nuk kemi verifikuar çfarë përmbajnë arkat e përmbytura nga uji — u shpreh për Gazetën Malltezi — por sido që të jetë gjetja e dokumentave të firmosura nga Enver Hoxha dhe shenjat e djegjeve janë prova bindëse se dikush është përpjekur të eliminojë dokumenta, në të paktën t’i braktisë ato. Kjo është një gjë e rëndë dhe ne do të propozojmë ndjekjen penale të personave që kanë vepruar kështu”. Zbulimi u krye krejt rastësisht. Gjatë një takimi për një problem pune një qytetar i referoi Malltezi ekzistencën e dokumentave të fshehtë në labirintet poshtë godinës së ish-Komitetit Qendror. Pas kësaj, menjëherë filluan kërkimet. “Në fillim nuk i besova dhe aq — tregon Malltezi — sepse nga përfaqësues të PS ne na ishte referuar që dokumentat e PPSH ishin të grupuara prej kohësh në një vend të posaçëm, nga ku ne po vazhdojmë t’i marrim në ngarkim. Pyeta edhe specialistët e mi. Edhe këta nuk dinin gjë për ekzistencën e tyre. Megjithatë desha t’i verifikoja vetë dhe pas një dite arrita të depërtoj në labirintet e godinës së madhe dhe gjeta atë gjë që gjendet”. Historia e dokumentave të arkivit të PPSH fillon në majin e vitit të kaluar, kur Qeveria mori vendim që ato të kalonin nën administrimin e Arkivave të Shtetit. Disa muaj më pas, në nëntor të 1992, filloi marrja në dorëzim e tyre. Një procedurë e gjatë që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Dy vjet më parë u përhapën zëra mbi asgjësimin e mundshëm të dokumentave sekrete, gjatë kohës së revoltave demokratike të studentëve dhe qytetarëve të Tiranës. Por asnjë shenjë e tillë nuk ishte verifikuar deri tani. “Deri në rastin e tanishëm çdo gjë shkonte në rregull dhe specialistët tanë nuk kishin vërtetuar raste të dokumentave që mungonin nga inventari — shprehet Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave — megjithëse dyshimet i kishim të forta. Rasti i tanishëm është një akt shumë i dënueshëm nga çdo pikëpamje, qoftë nga ana administrative e ligjore, qoftë nga ana e dëmit që i shkakton shqarimit të shumë çështjeve ende të errëta të historisë shqiptare në këtë 40 vjetët e fundit. Pa dyshim dikush duhet të përgjigjet penalisht dhe ne ankesen do ta bëjmë menjëherë porsa të verifikojmë me të përgjegjësitë”. Ish selia e Komitetit Qendror

Miliona lekë humbje nga djegia e pyjeve

Në 19 rrethe në Shqipëri ka pasur 60 raste që kanë përfshirë me qindra hektarë. Dëmet më të mëdha janë konstatuar në Vlorë Në shumicën e rasteve zjarre me qëllim TIRANË — (Ed. La.) — Djegia e pyjeve për vitin 1993 ka qenë vërtet alarmante. Nga 36 rrethe të Shqipërisë, në 19 prej tyre ka pasur shfaqje zjarresh, numri i të cilave shumë ka arritur në 60 raste. Vetëm vlora e dëmit nga djegia e 94.5 hektarëve kaq shifren 2.888.000 lekë, ndërkohë që në shkallë republikane zjarret kanë përshkruar gjithsej 330.5 hektarë. Por më alarmante janë shkaqet e rënies së zjarrit. “Pjesa më e madhe e zjarreve kanë qenë të qëllimshme — tregon për Gazetën Fenelon Hoxha, Shef i Policisë Pyjore në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve — në zonën e Jugut djegiet provo-kohen për efekt të shtimit të sipërfaqes për kullotë”. Në këtë Drejtori të tregojnë gjithashtu se dukuria negative e këtij viti qëndron në faktin se për fikjen e zjarreve, pjesëmarrja është shumë e vogël dhe në shumë raste edhe pushteti lokal qëndron mjaft indiferent. Përgjithësisht bëhet fjalë për forcat e Rendit dhe repartet ushtarake që kanë qenë në afërsi. Vlora e madhe e dëmit është konstatuar në rrethin e Vlorës — 960.000 lekë — ku në 4 rastet që kanë përfshirë 52.3 hektarë, janë djegur plotësisht 18 hektarë. Ndërsa rrethi i Matit zë vendin e parë për nga rastet e djegieve: gjithsej 11 raste që kanë përfshirë 33 hektarë. “Rastet e zjarreve në përgjithësi — vazhdon Hoxha, Shef i Policisë Pyjore — janë konstatuar dhe shuar brenda ditës, ose të nesërmen. Përjashtim bëjnë vetëm Martaneshi, Fushë-Ar-rëzi dhe Vlora, për shuarjen e të cilave u deshën ditë që të arrihej të paktën izolimi”. Edhe zjarri i fundit i konstatuar në ekonominë pyjore të Lumë-Bardhës të Fushë-Arrëzit, është vërtetuar se është vënë me qëllim. Siç tregojnë specialistët, të 8 vatrat e zjarrit kanë qenë të shkëputura nga njëra-tjetra si dhe janë djegur ura zjarri që janë përdorur për ndezje.

Akuzohej për vrasje në Vlorë ndalohet e lirohet në Itali

Nuk arrihet ekstradimi i klandestinit shqiptar EDMOND LAÇI VLORË — Dështon përpjekja e Degës së Rendit Publik të Vlorës dhe përfaqësuesve të INTERPOL-it shqiptar për të riatdhesuar nga Taranto në Vlorë qytetarin Skënder Dine. I akuzuar nga Prokuroria e Qytetit të tij për vrasjen e 20-vjeçares Enkeleida Laba në 9 janar 1991, Dine për shumë kohë kish mundur t’i humbë gjurmët duke jetuar si klandestin në Greqi e më pas në Itali, deri sa u arrestua pas një “blici” italo-shqiptar. Sot — sipas burimeve zyrtare shqiptare — ai është liruar nga autoritetet italiane. Duke ditur që Shqipëria nuk ka ende marrëveshje ekstradimi me Italinë, dy oficere të policisë së Vlorës shkuan vetë në Itali, për të organizuar operacionin e kapjes dhe riatdhesimin e Skënder Dines. Të ndihmuar edhe nga policia e Pulsanos ata arritën — edhe pse njëri nga policët shqiptarë për herë të parë shkeli Italinë — ta kapnin të akuzuarin Dine në lokalin “Baia d’argento”, në Bregdetin e Tarantos. Po atë ditë Prokurori Ciro Santamachia i kish deklaruar Gazetës: “Nëse brenda dhjetë ditëve Gjykata e Apelit në Bari nuk do të japë lejen e dorëzimit të Dines autoriteteve shqiptare, atij i jepet e drejta e lirisë”. Siç duket kjo procedurë e rrëptë e ligjeve italiane do të çonte dëm gjithë punën e Degës së Rendit Publik të Vlorës dhe INTERPOL-it Shqiptar. “Lirimi i tij i jep kurajo kriminelëve të tjerë — tregon për gazetën Fahri Shasku, Kryetar i Degës së Rendit Publik të Vlorës — të paktën ai duhej të dëbohej nga Italia, sepse ishte klandestin”. Sidoqoftë ende nga Taranto nuk ka ardhur një përgjigje zyrtare për shkaqet e mosekstradimit të Dines 26 vjeçar. Sipas zyrtarit Shasku krimi i kryer nga ai ishte shumë monstruoz. “Ka qëlluar tetë herë me thikë mbi trupin e një vajzë të re. E gjitha kjo kohë që viktima Laba po punonte në Rrobaqepësi. Sipas burimeve tona i akuzuari është hakmarrë, pasi ka vërtetuar se viktima nuk kishte dëshirë të martohej me të”.

Vjedhësit e pasaportave dënohen nga Gjykata e Tiranës

TIRANË — Trembëdhjetë dhe fshiheshit e 758 pasaportave dokumentare — nga Dega e Pasaportave Tiranë — u dënuan me dënime të ndryshme nga Gjykata e Tiranës. Genc Osmani dhe Ilir Kondakçi u dënuan me 3 dhe 4 vjet heqje lirie nën akuzën e “përvetësimit të të pasurish së shtetërore”. Ndërsa Dritan Shyti dhe Elvin Çali nga 5 muaj heqje lirie me akuzën tjetër: “përkrahje pas kryerjes së krimit”. Rrëmbimi ishte kryer në mbrëmjen e 23 marsit dhe vetëm dy ditë më vonë autorët e ndaluar së bashku me pasaportat — të reja dhe të palotuara — të marra në Degën e Pasaportave të Tiranës, ngjitur me të cilën ndodhet një postë policie e kryeqytetit.

Dje në Shqipëri

TENTOHET TË GRABITEN ME FORCË DY VAJZA NGA MIRDITA — Ndërsa ruanin bagëtitë, dy kushërirat, Valentina e Vitore Marku, 13 dhe 15 vjeç, u tentuan të grabiten nga të dy të rinj. Qëllimi: shitja e tyre në Greqi, nuk u realizua vetëm rastësisht. Pasi janë grabitur në pyllin e Kuzhnenit — një fshat i thellë malor në kufi me Mirditën dhe Pukën — janë mbyllur në thes dhe lënë poshtë një ure. Ndërsa grabitësit po drejtoheshin në një restorant aty pranë, një bari rastësisht i ka diktuar dhe zgjidhur. Deponimet e vajzave — tashmë të lira — kanë ndihmuar dhe punonjësit e Policisë së Mirditës dhe Pukës, të cilët janë në kërkim intensiv të autorëve. SUBJEKTET POLITIKE NË SARANDË KUNDËR KONFRONTIMEVE MIDIS GRUPEVE SOCIALE, ETNIKE DHE KRAHINORE — Ishte ky konkluzioni kryesor i takimit që u zhvillua në Sarandë ndërmjet të gjitha subjekteve politike dhe shoqatave të rrethit. Shkas për këtë takim u bë edhe konfrontimi i ditëve të fundit midis dy grupeve prej 200-300 të rinjsh me origjinë nga Cameria dhe Piluri. Për 6 të rinjtë e ndaluar në këtë rast nga organet e Rendit, përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme ishin të mendimit që “të zbatohet ligji pa sentimentalizëm dhe pa ekstremizëm”. NË KORÇË JASHTË STANDARTIT MILIONA LEKË PRODHIME — Vetëm për 7 muaj e parë të këtij viti në Korçë janë nxjerrë dhe groposur produkte ushqimore me një vlerë prej 2.631.000. Gjithashtu për mosplotësim të kushteve higjieno-sanitare, Inspektoriati Sanitar ka mbyllur dhe 82 lokale ushqimore dhe ka vendosur 370 gjoba, me vlerë 127.650 lekë. Të gjitha rastet janë konfirmuar pas analizave të ndryshme fiziko-kimike dhe bakteriologjike. KOMISIONERI I LARTË I KSBE, SHTOEL, NUK DO BEJE DEKLARATA GJATE MISIONIT NE SHQIPERI — “Mandati nuk më lejon mua të bëj deklarata gjatë misionit tim. Do të njoftoj më parë KSBE-në”. Kështu i deklaroi ATSH-së Maks Van Der Shtoel, i cili prej ditësh ndodhet në Shqipëri me ftesë të Presidentit Sali Berisha. Pas kësaj deklarate u bë e qartë se përfundimet e misionit të tij të rëndësishëm do të bëhen publike vetëm nëpërmjet KSBE-së. Së fundi Komisioneri i Lartë, Shtoel punoi në qytetin e Gjirokastrës ku u takua dhe zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e OMO-NIA-s dhe PBDNJ-së. Po me këto si dhe me përfaqësues të organizatës së Vllehëve, Shtoel zhvilloi një takim kokë më kokë. Edhe në takimin tjetër të mbajtur, Shtoel, i shoqëruar nga ekspertë të KSBE-së, bisedoi në fshatin Derviçan sëbashku me përfaqësues të 6 fshatrave të minoritetit.

Vajza dhe ëndrrat

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paraqenije paralajmërimin të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. TË FLUTUROSH Interpretim psikologjik: Është një nga ëndrrat më të shpeshta dhe të paktën një herë gjatë jetës së tij çdo njeri prej nesh e ka bërë. Shpjegimi më i përhapur i kësaj ëndrre është ai seksual: të fluturosh paraqet një aktivitet erotik. Në këtë sens frika e fluturimit, paaftësia e të ngriturit në fluturim tregon frikë. Por ky sensacion tregon edhe kurajo, vullnet dhe energji. Nëse në ëndërr është e shoqëruar nga një sensacion negativ, fluturimi interpretohet si një tentativë ikje nga realiteti. VULLKANI Interpretim psikologjik: Është simbol negativ i zjarrit: sjell shkatërrim dhe vdekje. Por duke pasur parasysh që forca e tij është në brendësi të tokës për të dalë kështu në sipërfaqe, vullkani simbolizon frikë, pasion të fshehura që rrezikojnë të bëhen të dëmshme. TË UDHTUARIT Interpretim psikologjik: Kur udhëtojmë ne shohim në dukje ose të largët, mund të jetë mbrrojtja e prindërve, e një dashurie ideale, o të një situate të qetë: në çdo rast shpreh pakënaqësinë tonë kundrej jetës aktuale dhe një dëshirë për të ndryshuar. VEZË Interpretim psikologjik: Është simbol universal i mbushur me domethënie. Për formën e saj dhe ngjyrën e shndritë në emblemet totalitetit. Natyrisht domethënia është e lidhur dhe me lindjen e ripërtëritjen: të hash vezë shpreh dëshirën për të gjetur energji të reja psikologjike. RRUSH Interpretim psikologjik: Simbol i traditës familjare. Rrushi i njomë e i pjekur shpreh paraqet individin në familjen e tij. Të shkëpusësh një vesh rrush paraqet ndarjen nga familja. TËRMET Interpretim psikologjik: Një situatë ndryshon në mënyrë të menjëhershme, një sentiment i papritur, prishja e një miqësie. TELEFON Interpretim psikologjik: Ku instrument modern që ka një rol të rëndësishëm gjatë ditës i bashkëngjitet në ëndërr ankthit me karakter erotik: kur nuk arrin të telefonosh, të jesh lidhur të zënë, të gabosh numrin janë situata të lidhura me frikën se nuk na përgjigjen në planin sentimental. Nëse në pamjen e një telefoni na krijon një gjendje ankthi kjo do të thotë se kemi frikë se mos marrim lajme të këqija ose sepse jemi të shqetësuar për persona që janë larg. Kjo lloj ëndrre ndodh shpesh në personat e turpshëm dhe ka të bëjë me paaftësinë e përmbushjes së relacionove korrekte me shoqërinë. SHTRENGATA Interpretim psikologjik: Në rast se ëndërrojmë shtrëngatë do të thotë se po jetojmë një shtrëngatë të brendshme; mbase kemi orvatur të ndryshojmë instiktet ose dëshirën tonë të thashtë në qetësinë e natës j[o?] shpërthen. MIU Interpretim psikologjik: Në përgjithësi miu përfaqëson një instikt seksual të pandërgjegjshëm që kohësin kujon si të mëkatshëm dhe jo moralë. Në imazhin e tij mund të mendojmë edhe një sentiment akut, xhelozide, i cili, ndërsa ne nuk duam t’ia rrëfejmë edhe vetes sonë. Të shohësh shumë minj është një ëndërr që mundon personat që kanë shqetësime dhe probleme.

Në Brendësi

Bosnjë ultimatum i OKB-së

Në Brandësi

Bosnje ultimatum i OKB-së serbëve Një shqiptar arrestohet për vjedhje në Lecce Skuadrat e serisë A: flasim për Interin