14/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 gusht 1993

Kundërshtohen akuzat e Alessio

Parlamentari italian hidhte dyshime të rënda ndaj funksionarëve të lartë Presidenca shqiptare reagon TIRANE — (p. re.) — “Presidenti Berisha asnjëherë dhe në asnjë rast nuk e ka ngarkuar dhe nuk e ka njohur si negociator të borxhit të jashtëm Arsidin”. Me këtë përgjigje të prerë zëdhënësi i Presidentit Berisha replikoi me akuzat që i janë bërë ditët e fundit nga Alberto Alessio, deputet i Parlamentit Italian dhe anëtar i një komisioni që do të fillojë të hetojë në shtator për shpërdarjen e ndihmave humanitare italiane. Alberto Alessio i lëshoi shigjetat e tij kundër Berishës dhe qeveritarëve të tjerë të sotëm në një konferencë shtypi të mbajtur para disa ditësh në Romë. “Partia Demokratike ka marrë tanxhte dhe ndihmat humanitare të Qeverisë Italiane kanë shkuar për të paguar Nicola Arsidin. Qeveria Shqiptare duhet t’i kthejë me mirënjohëse Italisë për ndihmën që ka marrë”, ky ishte thelbi i deklaratës së Alessio-s, që shkaktoi habi në qarqet politike të të dy vendeve, të cilat po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të ngritur më lart nivelin e bashkëpunimit midis tyre. Përgjigjja e autoriteteve shqiptare erdhi menjëherë pasi shtypi i opozitës botoi në organin kryesor të saj njoftimet e agjencive italiane të lajmeve. “Të gjitha veprimet financiare të lidhura me ‘Skandalin Arsid’ janë kryer para ardhjes në pushtet të Qeverisë Demokratike, në kohën e Qeverisë Teknike dhe janë denoncuar para organeve të Drejtësisë nga qeveria aktuale dhe nuk janë zbuluar nga Ambasada Italiane që pretendon Alessio”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Presidentit Shqiptar. Për një nga akuzat më të rënda, për marrjen nga PD të financimeve italiane gjatë fushatës elektorale, kur Berisha ka qenë kryetar partie, qëndrimi është i prerë: “Asnjë shkelje të ligjit shqiptar nuk ka në llogaritë e PD gjatë kohës së drejtimit të Berishës. Cilido revizor, qoftë shqiptar apo i huaj është i lirë t’i kontrollojë ato”. Një zyrtar tjetër i lartë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Hir Hoti — një nga personat e atakuar direkt nga Alessio — përmendi një nga elementet që deputeti italian nuk e përmendi në deklaratën e tij: fakti që për “Skandalin Arsid” Drejtësia në Shqipëri po heton prej kohësh. “Nuk kam asnjë llogari rrjedhëse në ndonjë bankë të Zvicrës dhe nga ballafaqimi në Francë nuk del asnjë fakt nga ato që përmend Alessio”, u shpreh Hoti. pretendon Alessio, shprehet Hoti.

Zbulohet një fushë me marihuane arrestohet një bujk në Fier

Kërkohet personi që dërgoi farën në fshatin Sukë Policia gjurmon edhe për raste të tjera EDMOND LAÇI FIER — Shtohen alarmi në Shqipëri pas verifikimit të një tjetër fushe të mbjellë me bimë që prodhojnë drogën. Përseri në Fier, por këtë herë nuk është zbuluar një fushë me opium, por rreth 250 metra katror me marihuanë. Bujku — që ka mbjellur tokën e tij me këtë bimë — Bashkim Kuko, 42 vjeç, pasi është ndaluar nga Dega e Rendit Publik të Fierit, tashmë gjendet i arrestuar. Përveç kësaj, në fshatin Sukë, 22 kilometra larg Fierit, punonjësit e Policisë po hetojnë edhe për sipërfaqe të tjera të mundshme. “Ishte një bimë si kallam — tregon për Gazetën Besnik Kuçi, njëri nga punonjësit e Policisë që kish marrë pjesë në operacion e para pesë ditëve në fshatin Sukë — dhe gjatë natës e bimës kish arritur gati një metër lartësi”. I ndaluar nga Policia rreth orës 12, bujku Bashkim Kuko menjëherë ka deklaruar për hetuesit se e ka mbjellë këtë bimë si shpërblim të dyfishtë të fitimit që do të merrte nëse do ta mbillte tokën e tij me miser. Po sipas hetimeve të para, personi që ka rekomanduar mbjelljen dhe farën është një i afërm i tij nga Berati. Për këtë person — emrin e të cilit për shkak të hetimeve Dega e Rendit nuk e ka publikuar — është shpallur kërkimi. “Tashmë analizat në Tiranë për këtë bimë — vazhdon Kuçi, në Degën e Rendit Publik të Fierit — kanë konfirmuar se ajo ishte marihuanë”. Njoftimi i fundit për rritjen e marihuanës në Shqipëri, arrin vetëm pak kohë pas rastit të zbuluar po në Fier, kur atë e bir nga fshati Beshanak ishin ndaluar, pasi në kopshtin e tyre Policia konstatoi mbjelljen e opiumit. “Është edhe një vend tjetër — tha për Gazetën pas zbulimit të rastit të parë, Vladimir Kotorrri, zyrtari më i lartë i Policisë së Fierit — vetëm se, për shkak të hetimeve, s’mund ta publikojmë”. Dyshimi i tij tashmë është një realitet, madje edhe më i rëndë se ai i rastit të Beshanakut. Në tregjet evropiane marihuana është një drogë mjaft e kërkuar. Vetëm një gram e saj — e përpunuar — shitet në Itali, apo edhe në Greqi, 13 dollarë. E veçanta tjetër e saj — me rrezik evident në Shqipëri — është se ajo mund të përdoret edhe duke e tharë të tërë bimën, për ta thithur pastaj në formën e cigares. Sidoqoftë alarmi aktual i përket mbjelljes së saj. Aq më tepër që ende legjendë është opinioni shqiptar nuk i ka parashikuar rastet e ndëshkimeve për ata bujq që mbjellin në sipërfaqet e tyre bimë që prodhojnë drogë. Një plantacion me marihuanë

Dokumente të PPSH nën ujë

TIRANE — Dyert të rënda prej beton-armeje, korridore të ngushta nëpër të nuk dihet kur përfundojnë, të mbuluara pjesërisht nga uji, që është grumbulluar në këto kohët e fundit, libra — shumë janë të Enverit — dosje, fletë dokumentash dhe shenja digjesh: kjo është pamja që të shfaqet në labirinthet që përshkojnë katet nëntokësore të godinës së ish-Komitetit Qendror të PPSH. Është vendi ku u zbuluan rastësisht, kohët e fundit disa arkiva me dokumenta të përmbytura nga uji. “Arkat prej llamarine do t’i nxjerrim së shpejti nga uji dhe do të kryejmë evidemtimin e tyre. Kam frikë se do të jenë shumë të dëmtuara nga qëndrimi i gjatë nën ujë”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Luan Maltëzi që është marrë personalisht me këtë çështje. Kishte kohë që ishin përhapur zëra për eliminim e braktisje dokumentash sekrete të PPSH. Rasti i ditëve të fundit, kur përveç arkave të përmbytura u gjetën edhe disa dokumente që e mbanin firmën e Enver Hoxhës dhe shënimin “sekret” ishte i pari që u verifikua. Braktisja e dokumentave është konsideruar nga drejtues të arkivave si shkelje e rëndë e rregullave për administrimin e vlerave arkivore e dokumentare. Ndërkohë, vazhdon marrja në dorëzim nga shteti e dokumentave të tjera të PPSH, që deri vitin e kaluar administroheshin nga Partia Socialiste. Pamje nga bodrumi i godinës së ish-KQ PPSH ku u gjetën dokumentat Luan Malltezi që është marrë të dokumentat

Pamje nga bodrumi i godinës së ish-KQ PPSH ku u gjetën dokumentat

Vlorë: Policia ka zbuluar

Pritet ekstradimi i shtatë personave të akuzuar

Roja me 7 plagë

SHKODER / Ndalo(h)en protagonistët

Vlorë: Policia ka zbuluar të gjitha krimet e rënda

Pritet ekstradimi i shtatë personave të akuzuar VLORË — “Për vitin 1993, forca zbuluese kundër krimeve të rënda, si plagosje, vrasje dhe vjedhje të mëdha, është 100 për qind.” zbuluar të gjitha krimet e rënda VLORË (Ed. Lu.) - “Për vitin 1993, forca zbuluese kundër krimeve të rënda, si plagosje, vrasje dhe vjedhje të mëdha, është 100 për qind. Ndërsa për krimet në përgjithësi 70 për qind”. Është ky një realitet nga Dega e Rendit Publik të Vlorës, qytetit që po i afrohet me popullsi çdo ditë Tiranës, qyteti ku tashmë qarkullojnë mbi 5.000 autovetura. “Krimet tashmë publikohen — i thotë Gazetës Fari Shaska, Kryetar i Degës — prandaj duken sikur janë shumë”. Po sipas tij, edhe pse Vlora është një qytet me shumë probleme, vitin e fundit krimet e rënda kanë filluar të ulen, ndërsa forca zbuluese, duke u rritur. Ky organ po vazhdon punën edhe për riatdhesimin e 7 personave që janë larguar pas krimeve të kryera.

Roja me 7 plagë vret kërcënuesin

SHKODËR / Ndahohen protagonistët SHKODËR — (Ar. Ça.) - Ka përfunduar në mënyrë tragjike tentativa e një grupi prej dhjetë të rinjsh, të cilët u orvatën të vidhnin materialet e ndërtimit në magazinën e Ndërmarrjes së Xunkth-Kashës në Shkodër. Këta hera e mbetur i plagosur rëndë roja i ndërmarrjes, Ndue Harusha, por është vrarë agresori i tij, Ardian Alia 26 vjeçar. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të grupit janë ndaluar nga Policia. Dinamika e ngjarjes tragjike tashmë është e njohur. Aty rreth orës 16.00 të ditës së martë grupi i të rinjve tentoi disa herë të vidhtë materialet e ndërmarrjes që ndodhet në periferinë e qytetit. Duke hasur në kundërshtimin e vazhdueshëm të Ndue Harushës, rojes së ndërmarrjes, një nga pjesëtarët e grupit të keqbërësve e ka goditur atë për vdekje me thikë për shtatë herë radhazi. Edhe pse i goditur shumë rëndë, Ndue Harusha ka qenë në përdorim armën që mbante, duke e goditur Ardian Alian nëntë herë me radhë dhe duke i shkaktuar vdekjen. Sipas Policisë së Shkodrës të gjithë pjesëtarët e grupit të të rinjve janë ndaluar dhe po hetohet për përgjegjësinë individuale të secilit. Për të tjerat çështje ka bërë ekzaminim te situatës — edhe kështu mjaft tragjike — nga ndonjë hakmarrje, Policia ka sekuestruar edhe armën e vëllazërve të të vrarit.

Shpresat e Juventusit 7 vjet pa fitore kampionati

Sport Si do të jetë seria A “Zonja e Vjetër” është... me vonesë Shpresat e Juventusit 7 vjet pa fitore kampionati Prej disa vjetësh e quajnë “e pambaruara”. Është e vjetra dhe e lavsha Zonja e futbollit italian, Juventusi që ka fituar kampionatin e fundit në pranverë të vitit 1986, 7 vjet më parë. Një vonesë e ndjeshme për një skuadër që mban 22 tituj italian, pa u theksuar kurrë si Interi dhe duke marrë, në 1980 ndeshje të zhvilluara ra më një jetë takim, 1017 fitore, 670 barazime dhe vetëm 393 humbje. Bie në sy midis të shumtave një tjetër e veçantë: të në 1980 ndeshje ka marrë 1980 gola pra më gol për ndeshje. Të shumtë kërkuan drastik botat e shënuara: 3410 me një mesatare 1,7 për ndeshje. Giovanni Trapattoni thirret edhe një herë për të tirret dhe udhëzueshën tifozave të Juventusit. Giampiero Boniperti, guajtas absolut i Juventusit me 178 gola, i quajtur “Duce i Barengos/”, mendon se mozaiku është kompletuar dhe se janë mbuluar mangësitë e vitit të kaluar me blerjet sidomos të Porinit nga Atalanta dhe Forunatos nga Genoa. Ettore Boniforti, një nga kryesorët e tifos bardh e zi, thotë: “Juventusi do të kishte bërë mirë të mos humbte Panucin. Moeller, duhet të kërkojë të mos kufizohet au-tomonnë e tij më një kohë që të vetme. Pjesa tjetër, gjithçka mirë dhe në tifozët do të donim të shitej Casiraghi duke uruar se do të blihet një portier që di të ‘dalë’ me siguri”. E megjithatë një Juventus shumë i aftë por që tifozët do të donin të ishte më e fortë dhe më kompleta. Kështu siç paraqitet ka një potencial që mund të bëjë të dridhet Milani dhe Interi. SKUDRA: TRAJNER: Giovanni Trapattoni. 6-vazhdon Trajneri Trapattoni

Jeta dhe Ambienti

EDMOND HAJDERI Një nga problemet shqetësuese rreth të cilit po diskutohet mjaft kohë në fund është ai i rrezikut të rritjes së temperaturës së planetit tonë si rezultat i veprimtarisë së njeriut. Një nga problemet shqetësuese rreth të cilit po diskutohet mjaft kohë në fund është ai i rrezikut të rritjes së temperaturës së planetit tonë si rezultat i veprimtarisë së njeriut, gjë që do të shoqërohej me pasoja të rënda për bujqësinë, sistemin njur, ekosistemet, llojet endemike etj.. Mjafton të përmendim këtu shkrirjen e masave të mëdha të akujve në të dy polet që do të shkaktonte ngritjen e nivelit të detit dhe si rrjedhim përmbytjen e sipërfaqeve të tokave bujqësore, rrugëve të komunikacionit e të mjalt strukturave të ndërtuara në porte ose afer brigjeve. Ngritja e temperaturës së planetit, ose siç quhet ndryshje efekti serik shkaktohet nga prania në troposferë e disa gazave të cilët, duke pasur një spektër të absorbimit të rrezatimeve nga 8 deri 13 mikron, pengojnë daljen jashtë atmosferës të një pjesë të rrezatimit (të përbërë kryesisht nga rrezet infra të kuqe) që qe emetohet nga Toka e ngrohur si pasojë e rrezatimit djellor duke mbajtur kështu dhe nxehtësinë e krijuar. Këta gaze janë avujt e ujit, anhidridi karbonik, metani, oksidi i azotit dhe klorofluorokarbuRet të cilët paraqesin kërcënimin dhe aftësitë si absorbuese të ndryshme. Ndryshimi i përqendrimit të pjesës më të madhe të këtyre gazeve ka bërë që temperatura mesatare e ajrit në këtë njeqind vjet e fundit të rritet rreth 1½°C. Është tregues fakti se 5 vitet më të ngrohta të këtij shekulli (1980, 1981, 1983, 1987 dhe 1988) i perkasin dhjetëvjeçarit të fundit. Vetëm prania e anhidridit karbonik (CO) në atmosferë është rritur 25% në krahasim me vlerat para periudhës së revolucionit industrial. Përgjegjës kryesorë për këtë rritje janë përdorimi i lëndëve djegëse me origjinë fosile (nafta e nëndrodukte e saj, gazi natyror) dhe pyllëzimet e shumta të sipërfaqes tokësore. Për pasojat e efektit të në të ardhmen është vështirë të thuhet diçka me saktësi, por duke u nisur nga ndjeshmëria e sistemit dhe nga përllogaritjet mbi gazet e lëshuara në atmosferë mund të bëhen parashikime të përafërta. Në një studim të fundit të kryer në këtë fushë nga World Climate Programme analizohen pasojat e tre varianteve të ndryshme: në rastin më të keq, deri në vitin 2050, do të ketë një rritje prej 5% C të temperaturës, sipas hipotezës së dytë temperatura deri në fund të shekullit të ardhshëm do të rritet rreth 3/4 C dhe, në rastin e tretë deri në një ëtë periudhë temperatura do të rritet me 0,5°C. Me rritjen e temperaturës së atmosferës është e lidhur dhe ngritja e nivelit të oqeaneve i cili këto njëqind vitet e fundit është rritur 12 centimetra. Sipas hipotezës së dytë ky nivel do të ngrihet me 30 cm ndërsa në rastin e parë ngritja do të arrijë deri 150 cm. Për pasojë, sipas këtyre parashikimeve, hapësira të mëdha të bregdetit rrezikojnë të përmbyten. Vetëm Egjipti mund të humbasë rreth 15% të sipërfaqes së tokave bujqësore, ndërsa në Bangla-desh 10 deri 20 milion vet mund të humbasin tokat dhe shtëpitë. Mbifaktorët që influencojnë në efektin serë do të flasim në hollësi në numrat e ardhshëm të rubrikës. Jeta dhe Ambienti

Dy në Shqipëri

NË TUNELET E ISH-KQ TË PPSH KA EDHE ESTRA TË KUNDËRSHTARËVE POLITIKË TË ZHDUKUR NGA E. HOXHA — Hipotezën sensacionale se “Në tunelet e ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës nuk ka vetëm dokumenta të fshehura, por aty mund të gjenden edhe eshtrat e kundërshtarëve politikë të zhdukur nga Enver Hoxha”, ia konfirmoi agjencisë shtetërore shqiptare një person — sipas saj — i paidentifikuar. Ky njoftim u dha menjëherë pas zbulimit të një arkivi të fshehtë, të gjetur në bodrumet e ndërtesës së ish-KQ. Ende asnjë organ i specializuar hetimor nuk ka dhënë shpjegime me rreth njoftimit të shpërndarë nga ATSH. NË SHKODËR HAPEN TË PARAT DYQANE NË SHQIPËRI PËR SHITJEN E VIDEOKASETAVE — Ja në dyqanet në Shkodër për shitjen e videokasetave, që themelojnë në Shqipëri këtë shërbim të ri ndaj konsumatorëve të shumtë. Sipas njërit prej pronarëve, në këto videokaseta janë regjistruar filma të regjisorëve dhe aktorëve më të mëdhenj të këtij shekulli si dhe video të këngëtarëve më të përfolur së fundi. Problem mbetet vetëm përkthimi i tyre, pasi ato janë prodhim grek. Sipas specialistëve nga qyteti i Shkodrës, mendohet që numri i videove të hyra në këtë rreth të arrijë shifrën 2.000. NJE MILIONER I PADEKLARUAR NË BALLSH, VAZHDON TË PËRFITOJË ASISTENCËN SOCIALE — Qytetari Bedri Druar nga Ballshi që në njësitë si investitori i “Ndipenser” — një ndërmarrje private ndërtimi — përfiton rregullisht edhe asistencën sociale. Sipas deklarimeve të Kastriot Asllanit, Drejtor i Zyrës së Asistencës “ky person nuk ka bërë asnjë deklarim për fillim aktiviteti privat”. Po sipas tij, ky rast nuk është i vetmi madje e shtyn mjaft në një fenomen tepër serioz.

Në Brendësi

Tërheqja e ngadaltë e serbëve nga Sarajeva Ballë për ballë Papa dhe Clinton Shtytje e re e nisjes së anijes kozmike

JA TË GJITHA KRIMET DHE VITET E FUNDIT NË VLORË

Krimet me vendngjarje Viti 1988 — 212 krime 1989 — 219 1990 — 281 1991 — 470 1992 (6-mujori i parë) — 154 1992 (6-mujori i dytë) — 91 1993 (6-mujori i parë) — 108 Vrasjet me dashje Viti 1988 — 6 vrasje 1989 — 6 1990 — 5 1991 — 14 1992 — 7 Vdekjet dhe plagosjet e rënda nga aksidentet Viti 1988 — 15 1989 — 16 1990 — 15 1991 — 33 1992 — 31