15/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 gusht 1993

Formula magjike antibunker

FIER — (ed.la.) - Një shpikje e madhe ka filluar të realizohet. Quhet formula magjike antibunker. Edhe pse pa autorësi — shpikësi deri tani është anonim — formula ka filluar të zbatohet nga fshatarë të Fierit, por edhe të Vlorës, të cilëve reforma agrare i kish “falur” bashkë me tokën edhe dy-tre bunkerë. Sidoqoftë shpikja mbetet shqiptare, për faktin e vogël se asnjë shtet në Evropë — ndoshta edhe në Botë — nuk ka fortifikuar si “Shqipëria Socialiste” të gjitha fushat, malet dhe plazhet me “bunkerë antiimperialiste”. “Një kovë zifti e përzier me një kovë naftë, përbëjnë lëngun me të cilin lyhet nga jashtë bunkeri. Pastaj dy kopertona makinash që futen brenda tij”. E gjitha kjo është formula shqiptare antibunker që — sipas një gazeteri të ATSH — bazohët në parimet termokimike të shkatërrimit të betonit, i cili si pasojë e nxehtësisë dhe e gazrave që çlirohen e dobëson mjaft atë. Vetëm kaq. Për të gjithë ata që pasi harruan vitet e “bunkerit të madh Shqipëri”, tashmë duan të harrojnë edhe bunkerët e vegjël që i kanë zënë tokën. Sepse andej nga sot vijnë ndihma, askush s'beson më se do të vijë agresioni. s’ perspektoar — për shumë vjet e internuar në fshatin më të tjera që po zbulohen në këtë kohë. Nga një familje e të më. Vetëm kështu mund të frikësohej kushdo që kishte vjoi gjyqi në Durrës, shembullor dhe me shumë shum- bullor dhe me shumë shur- dhe, kur nga masat e du- dena lajmi për gjetjen e disa kufomave, në atë kohë të pa- diku kuaj më parë gjetjen e disa kufomave, në atë kohë të pa- shme me ato të babait tonë- i tregom Myrteza Kadri- veturën, kishin thëna... së arkivolit nga morgu i Tira- në. Në mes familjarëve të tjerë, i pari nga e djathta Myrteza Kadria

Gjendet pas 18 vitesh në morg

Kufoma identifikohet nga familjarët I riu nga Vlora ishte pushkatuar nga regjimi në 1975 FATOS BAXHAKU TIRANE — Është pushkatuar në vitin 1975 dhe vetëm tani pas 18 vjetësh, të afërmit e tij kanë mundur të varrosin të dashurin e tyre. Për 18 vjet trupi është mbajtur në formalinë dhe me të studentët e fakultetit të Mjekësisë kanë mësuar anatominë njerëzore. Kjo është historia e Sulejman Kadrisë, një i ri vlonjat, trupi i sakatuar i të cilit u gjend disa kohë më parë në Morgun Qendror të Spitalit të Tiranës dhe u identifikua nga familjarët vetëm disa ditë më parë. Për lexuesin e Gazetës emri i të vëllait të Sulejmanit është i njohur nga një histori tjetër. Disa kohë më parë u botua lajmi se një qytetar nga Vlora — Myrteza Kadria — kishte lajmur një mesazh në det të mbyllur në një shishe dhe kërkonte të lidhej me shkruesin e panjohur. “Kërkoja autorin e mesazhit, por gjeta vëllanë tim të vdekur”, tregon për Gazetën Myrteza, që është një nga protagonistët kryesorë të gjetjes dhe identifikimit të kufomës së Sulejmanit. Ai tregon edhe fotografitë ku gjendet kufoma së të vëllait. Historia e Sulejman Kadrisë është e ngjashme me shumë të tjera që po zbulohen në këto kohë. Nga një familje e persekutuar — për shumë vjet e internuar në fshatin Akërni — e varfër dhe me shumë fëmijë, ai punonte punëtor. Nga fillimi i viteve ’70 me disa shokë të tij dëgjohet të punojë në Elbasan në ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik dhe pikërisht këtu fillon të krijohet tragjedia e jetës së tij. Të pakënaqur ndaj regjimit, katër shokë — midis të cilëve edhe Sulejmani — që të gjithë nga Vlora, tentojnë të rrëmbejnë një makinë dhe të largohen në drejtim të kufirit, por nuk arrijnë sepse arrestohen nga Policia. Më pas vijoi gjyqi në Durrës, shembullor dhe me shumë zhurmë. Vetëm kështu mund të frikësohej kushdo që kishte ndërmend të bënte një gjë të ngjashme. E akuzuan për vrasje, tentativë për vjedhjen e arkës së kursimeve në Elbasan dhe tentativë arratisjeje. “Akuza që asnjëherë nuk u provuan”, sigurojnë familjarët e tij. “As nuk na njoftuan të merrnim pjesë në dënimin e vëllait tonë — tregon Myrteza — dhe ne deri vonë kemi patur shpresa se ai do të jetë ende gjallë. Sepse falë të tilla na erdhën”. Por shpresat e familjarëve filluan të veniten, kur nga mass media u dha paidentifikuara, në morgun e Spitalit të Tiranës. Pikërisht atëherë Myrtezait i lindi dyshimi: “Ndoshta edhe kufoma...”. Pastaj edhe fytyra, ndonëse e përçudnuar nga ngjarja Sulejmanit. Më pas erdhën dhe motrat. Edhe për ato nuk kishte më asnjë dyshim, ishte ai. Me kiste marrë shumë mall. Nuk e mendoja se do të kishin arritur deri këtu. Pamjen që pashë nuk ka fjalë që ta përshkruajë”. Në kohën e kufomës, në pjesën e brapme, u gjetën shenjat e dy goditjeve me armë zjarri. Kështu pas 18 vjet qëndrimi në formalinë, familjarët mundën t’i bënin Sulejman Kadrisë, nderet e fundit. Vetëm disa ditë pas kësaj një tjetër njoftim ngjethës: një tjetër kufomë në të njëjtin morg, identifikohet. Eshtë Bahtjar Avduli, shok i Sulejmanit dhe i dënuar në të njëjtin proces gjyqësor. Një fat tragjik i përbashkët për të dy shokët. Është identifikuar nga familjarët e pakta që i kanë mbetur, sepse thuajse menjëherë mbas pushkatimit të tij, të dy prindërit i kanë vdekur nga hidhërimi. Edhe në këtë rast ka ndihmuar Myrtezai. “Falenderoj autoritet e larta shtetërore dhe hetuesin Gafur Leka”, me këto fjalë e mbyll ai rrëfimin e tij tragjik. Në foto momenti i marrjes së arkivolit nga morgu i Tiranës. Myrteza Kadria Në foto momenti i marrjes së arkivolit nga morgu i Tiranës. Në mes familjarëve të tjerë, i pari nga e djathta Myrteza Kadria

Sarandë: qëllohet me armë një anije shqiptare

SARANDË — Tension në bregdetin Jugor. Ministria Shqiptare e Mbrojtjes ka njoftuar se të mërkurën peshkarexha “Sopoti” ishte qëlluar me ujëra shqiptare — dhe jo greke — nga një motoskaf ku qëndronin katër ushtarë grekë. Po këto burime theksojnë se — edhe pas goditjes me mortaja dhe revolver — asnjë nga ekuipazhi shqiptar i peshkarexhës nuk është plagosur. “Kapiteni tha grekëve të armatorusit që peshkarexha ishte në ujërat shqiptare dhe nuk do ta ndërronte kursin e saj”, konfirmon në Departamentin e Marinës Luftarake. Ende pala greke nuk është përgjigjur për këtë konflikt, megjithë faktin që komision special shqipëtar ka shkuar në Sarandë për të hetuar.

Nuk ka asnjë incident diplomatik mes Romës dhe Tiranës

ROME — (p. re). “Nuk ka ndodhur asnjë incident diplomatik midis Tiranës dhe Romës, megjithë polemikën e ashpër që është krijuar në lidhje me skandalin Arsidi dhe akuzat e rënda të deputetit Alessio”, kështu u shpreh Ambasadori Shqiptar në Romë, Edmond Dula. Për diplomatin shqiptar deklaratat e Alessio-s konsiderohen “personale” dhe jo të atilla që të komprometojnë marrëdhëniet e mira midis dy vendeve. Sipas Dula-it nuk duhet ngatërruar çështja gjyqësore mbi skandalin e ndihmës italiane me çështjen Arsidi. Pas deklaratave të deputetit demokratian Alberto Alessio kundër disa personaliteteve të larta shtetërore shqiptare, Ambasada në Romë është shpërndarë një deklaratë zyrtare ku hidhen poshtë ato si të pabaza.

Zënka në Krujë e Tropojë mbeten të vrarë tre persona

Policia është në ndjekje të autorëve të krimeve TIRANË — Dy vrasje brenda pak ditësh janë verifikuar në pjesë të ndryshme të vendit. Në Fushë-Krujë ka mbetur i vrarë, i goditur për vdekje me thikë nga fqinj i tij, Islam Kasalla, 30 vjeç. Me qindra kilometra më larg, në lartësitë e bjeshkëve të Shkëlzenit, një zënkë e rëndë ka shkaktuar dy viktima. Janë dy vëllezër, Guxim dhe Betim Demaj, 22 dhe 26 vjeç, që kanë mbetur të vrarë nga të shtënat e revolverëve të një grupi prej katër të rinjsh. Ngjarja e Fushë-Krujës ka ndodhur pesë ditë më parë. Pas një zënke banale Islam Veshti ka qëlluar me thikë një fqinj të tijun shumë të afërt, Islam Kasallën. Viktima ka mbetur i vdekur ndërsa agresori është larguar në drejtim të paditur. Burime të Policisë së Rrethit të Krujës, konfirmuan identitetin e vrasësit dhe e cilësuan aktin si “vrasje për motive të dobëta”. Dinamika e ngjarjes mbi malin e Shkëlzenit ka qenë e ndryshme nga ajo e Fushë-Krujës. Mbi mal, në afërsi të një pllake ku ndodhet një vend i shenjtë, zhvillohej një festë tradicionale. Pikërisht këtu ka ndodhur një zënkë e ashpër midis dy vëllezërve Demaj dhe një grupi tjetër të rinjsh për vendin që e pretendojnë të dy palët. Nuk kanë kaluar as disa minuta dhe krismat festive të armëve të pjesëmarrësve në festë i janë shtuar edhe ato të dalja nga grykat e revolverëve. Të dy vëllezërit, njëri prej të cilëve i martuar dhe me një fëmijë, kanë mbetur të vrarë. Ndërsa katër të rinjtë janë larguar me shpejtësi, thuajse në formacion luftimi, në drejtim të paditur. Ende nuk ka të dhëna nëse Policia e Tropojës ka arritur t’i identifikojë apo t’i ndalojë autorët.

Sarandë:

gël… Nuk ka asnjë incident Policia është në ndjekje të autorëve të krimeve Në Brendësi Dje në Shqipëri

Në Brendaësi

Frikë për eksodin nga Kosova Tajlanda 50 të vdekur në hotel Inter-Club arrin në Shqipëri

Dje në Shqipëri

RRITET NUMRI I SHTRIMEVE NË PAVIJONIN INFEKTIV TË SPITALIT TË FIERIT — Ende mjekët e Spitalit të Fierit nuk janë në gjendje ta përcaktojnë nëse fluksi i fundit i shtrimeve lidhet me ujin e ndotur që është konstatuar prej ditësh në qytet. Megjithatë drejtori i Spitalit, Engjëll Bejta ka siguruar se: “për çdo rast të paraqitur në Spital, i shtruar apo jo, ne kemi vënë në dijeni Drejtorinë e Higjienës dhe Epidemiologjisë.” Të shtruarit e fundit në pavionin infektiv — rast që lidhet me ndotjen e ujit të ujësjellësit — janë në gjendje të rëndë, me temperaturë dhe të vjella. Sipas mjekëve të Spitalit, sëmundjet gastrointestinale janë evidente edhe nëpër fshatrat e rrethit të Fierit. PERSERI KTHIME TË SHTETASVE SHQIPTARË TË PAJISUR ME VIZA GREKE — “Vetëm këtë dhjetëditë të fundit, Policia Greke e Korfuzit ka kthyer mbi 40 shtetas shqiptarë, të cilët kanë pasur viza të rregullta greke, të dhëna nga Konsullata Greke e Gjirokastrës”. Është ky konfirmimi i Komandantit të Policisë Kufitare të Sarandës, Haki Koshit, i cili shton se po bëhen përpjekje për një takim të përbashkët me përfaqësuesit e Policisë së Korfuzit, për të diskutuar për kthimet e shtetasve shqiptarë. Këto ditë të sezonit turistik Policia Kufitare e Sarandës — edhe pse mjat e ngarkuar — ka mundur të përballojë lëvizjet e mëdha nga Saranda në Korfuz dhe anasjelltas. NË KORÇË I SEKUESTRUOHEN TRE MILIONË LEKË TRE KAMBISTËVE ILEGALË — Mbi tre milion lekë i janë sekuestruar tre personave në qytetin e Korçës, të cilët zhvillonin aktivitetin e këmbimit pa lejen përkatëse. Të tre qytetarët u bënë objekt sekuestrimi pas një operacioni të bashkërenduar midis Degës së Policisë Financiare dhe asaj të Rendit Publik të Rrethit të Korçës. “Ky grup zhvillonte këmbim kontrabandë në shumë qendër të vendit dhe së fundi u kap për veprimtari të paligjshme në qytetin e Korçës”, deklaroi Nënkryetari i Policisë Financiare të qytetit.

HOROSKOPI I JAVËS

i Stell. Walter Dashi 20/III 20/IV — Dita juaj është në përmirësim, në se sforcoheni për ta përballoni me një sjellje mendore më të hapur dhe mundohu të mos mendoni gjërat gjatë. Demi 21/IV 20/V — Të jesh shumë refleksiv, racional dhe i kontrolluar mund të jetë më pak e dobishme nga çmendoni pak më e dobishme të dëgjoni sot. Mundohuni të dëgjoni edhe anën tuaj irracionale. Binjakët 21/V 20/VI — Emocionet tuaja, sot, mund t’ju japin mesazhe kontradiktore dhe të vështira. Për të dalë jashtë nga kjo situatë besojuni instinkteve tuaja më të thella. Gaforrja 21/VI 22/VII — Mos e shtrëngoni shumë dorën, duke u sforcuar të modifikoni gjërat në avantazhin tuaj. Tentoni më mirë me rrugën e dinakërisë. Luani 23/VII 22/VIII — Në se po reflektoni mbi oportunitetin e një ndryshimi do të jetë mirë të veni në akt sa më shpejt, përpara se të përfshiheni në një ngjarje të papritur. Virgjëresha 23/VIII 22/IX — Mundohuni të gjeni një zgjidhje për të gjitha problemet. Reflektoni me kujdes, mbi të gjitha mundësitë e pasojave të një përfshirjeje të thellë emotive. Peshorja 23/IX 22/X — Një mundësi e re mund të jetë pas derës. Jeni të gatshëm të kërhiqeni në shkëmbim të një sipërmarrje me të cilën jeni tashmë të impenjuar. Akrepi 2/X 21/XI — Rezistoni, të paktën për tani, tentacionit për të ndjekur dikë në një aventurë me shumë të panjohura. Merrni parasysh këshillat e miqve dhe njerëzve të dashur. Shigjetari 22/XI 21/XII — Keni mundësinë të merrni në dorë situatën që është mjat e komplikuar për të tjerët. Mundësitë tuaja për sukses janë të shumta. Bricjapi 22/XII 19/I — Mos prisni që gjërat të verifikohen vetë: do të humbitni vetëm kohë. Ka ardhur momenti të merrni iniciativa konkrete. Ujori 20/I 19/II — Ka ardhur për ju momenti të merrni në dorë ato vendime që në përgjithësi të frikësojnë dhe që mund të kenë një efekt definitiv mbi jetën tuaj. Peshqit 20/II 19/III — Zgjidhjet e bëra nuk mund të modifikohen më. Megjithatë mund t’i përshtatni rrethanave sjelljen tuaj në mënyrë që të arrini në maksimum.

Lexuesve

Për shkak të festës së “15 Gushtit”, “Gazeta Shqiptare” të martën nuk do të dalë në shitje. Mirëupafshim të mërkurën