18/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 gusht 1993

Dënimi i parë për Fatos Nanon

Drejtoria e Burgut: «Theu rregulloren» I ndalohen për dhjetë ditë takimet dhe ushqimet EDMOND LAÇI TIRANE — Dënimi i parë për Fatos Nanon. Pas gjysmës muaj izolimi në Burgun e Tiranës, Drejtoria e Institucionit të vuajtjes së dënimit e dënoi me dhjetë ditë pa takime dhe pa ushqime. pa takime dhe pa ushqime. pa takime dhe pa ushqime. Sipas rregullores së Burgut, Nanos i ndalohen takimet dhe ushqimet për dhjetë ditë. Edhe rastet e rralla kur falë, dënimi dhe ekzekutimi kryhen në të njëjtin vend: qelia ku gjendet i izoluar Nano. “Klientit tim i tregon për Gazetën avokati Përparim Sanxhaku — i është gjetur në qeli gazeta e partisë që ai kryeson: “Zëri i Popullit”. Prandaj edhe është dënuar”. Sipas rregullores në fuqi të Burgut, të arrestuarit në izolim nuk mund të lexojnë gazeta të ndryshme. Deri tani rregullisht, sipas drejtuesve të Burgut, Nanos i janë dhënë vetëm libra fetare. “Trajtimi i tij — thotë Drejtori i Burgut, Tanush Mileti — bëhet si për të gjithë të arrestuarit e tjerë”. Dënimi i parë i Nanos — kompetencë e Drejtorisë së Burgut ku ai është i arrestuar — deri tani i konfirmohet vetëm si “thyerje e rregullores së brendshme”. Masë — që sipas kësaj rregulloreje — shkon deri në 15 ditë dënim i tillë. Sidoqoftë shqetësim duhet të kenë ngjallur edhe dy botimet misterioze të gazetës socialiste “Zëri i popullit”. Sepse Nano deri tani nuk ka paraqitur — sipas rregullave — asnjë letër në Drejtorinë e Burgut për të kërkuar pastaj lejimin jashtë të tyre. E para, “Mesazhi i solidaritetit”, ku Nano shkruante nga qelia numër pesë dhe e dyta — botuar të dielën e kaluar — ku përsëri “i burgosuri i qelisë numër pesë” shkruante një tjetër letër. Pas kësaj akush nuk ka mundur të tregojë rrugën e nxjerrjes së këtyre letrave — që botohen — të dala nga qelia e Nanos. Apo të vëjë në dyshim vërtetësinë e autorësisë. Edhe pse Fatos Nano gjendet i arrestuar që prej 30 korrikut, drejtues nga Partia Socialiste, herë pas here kanë ngulm uar se kryetari i partisë së tyre, mbetet Fatos Nano. Një detyrë e natyrisht mbetet të kryhet në kushte ilegale, sepse rregullorja e brendshme e burgjeve kategorikisht mohon korrespondencat me jashtë e aq më tepër — si në rastin e Nanos — kur çështja është në hetim e sipër. I burgosuri sot është në ditën e katërt të dënimit për shkelje të rregullores. Një dënim krejt i parëndësishëm përballë akuzës që ende është në hetim për “Skandalin e ndihmave”. Deri në përfundim të hetimeve dhe daljen në gjyq, Nano është i detyruar të respektojë ligjet dhe rregullat e Burgut. Siç duket, një obligim mjaft i vështirë për të. Sepse tashmë i lejohet të merret vetëm me vetveten dhe të shijojë edhe gjëra që ndoshta më parë as i kishte çuar ndërmend. “Një dietë e pashë me mustaqe — tregonte avokati i tij Sanxhaku — por vetëm një ditë dhe kaq”. Është ky avokat dhe vetëm pak persona të tjerë, të vetmit që kanë mundur ta shikojnë të qetëruar Fatos Nanon në qelinë e tij të katërt të tretë të Burgut të Tiranës. “Hetimi i tij për “Skandalin e ndihmave” — mendon avokati Sanxhaku — do të kërkojë kohë”. Hyrja e burgut të Tiranës, lart ish kryeministri Fatos Nano

Edhe industria e librit në luftë «mbijetese» në fazën e tranzicionit

Qeveria ka caktuar subvencione për talentet e reja SPIRO ILO TIRANE — Më mirë një libër apo një bukë? Është një pyetje që i shtrojnë vetes mjaft qytetarë që ndalojnë përpara librashitësve të shumtë, shumica e të cilëve i shesin librat mbi tezga në cepat e rrugëve. Megjithëse shumë nga autorët janë të kalibrit botëror dhe për disa prej tyre artdashësit kanë rrëzikuar disa vjet burg për të lexuar, parapëlqen të zgjedhin bukën. Iskra Thoma, drejtuese e shtëpisë së njohur botuese Naim Frashëri, shprej shqetësimin e saj: “Që nga çasti kur vendos të boto sh një libër e deri në kohën kur duhet të mblidhesh te ardhurat prej tij është një kalvari i vërtetë. Shtypshkronjat i ndryshojnë çmimet sa herë që duan. Rrjeti i shpërndarjes së librave nuk funksionon. E dini pse nuk vihen çmimet në fund të librit? Sepse nëse do të vinin çmim asnjë nga shitësit privatë nuk do ta merrte, pasi nuk do të mund të bënte pazare. Asnjë shtëpi botuese nuk fiton nga një libër më shumë se ata që e shesin në rrugë. Është absurde të mendohet, por për shembull “Dekameroni”, që në Tiranë është shitur me çmim real 50 lekë, në Fier është shitur 120 lekë, pra me një fitim gati 150 për qind për shitësin. Ndërkohë, ne u shkëputëm nga shteti pa patur asnjë lek në arkë dhe gjithçka e kemi nisur nga fillimi. Dashur pa dashur edhe ne jemi futur në rrugën e biznesit dhe përpjekmi të mbijetojmë”. Kjo arsye që i ka vënë shumë shqetësimet të rinj, madje edhe mjaft të talentuar, përballë murit të mosbotimit. Të vetësubvencionosh një libër është një aventurë e rrezikshme, sepse duhet të derdhësh të paktën 300.000 lekë, të cilët nuk i dihet kurrë nëse mund t’i mbledhësh prapë apo jo. “Një nga ndihmat më të mëdha që ka dhënë shteti në këtë drejtim — thotë Dashnor Kokonozi, drejtor drejtorie në Ministrinë e Kulturës — është heqja e taksës së qarkullimit për librat, e cila shkonte nga 15-30 për qind. Ana tjetër është subvencionimi i veprave. Për vitin 1993 ne kemi marrë një fond prej 3.000.000 lekësh për subvencion veprash, por ky është për ato vepra që përbëjnë pasuri të vërtetë kombëtare ose për ato shkrimtarë të rinj që janë vërtetë të talentuar, por për arsye financiare nuk mund të paraqiten para lexuesit. Ndaj është absurde që të sponsorizojmë romanet e një shkrimtari që ka 30 vjet që shkruan dhe megjithatë veprat e tij janë ende të pashitura në vitrinat e librarive”. Pra ekonomia e tregut po vepron edhe me ushqimin shpirtëror, librat. Edhe libri, me sa duket, do të kalojë periudhën e tij të tranzicionit. Një librari në Tiranë

Një anije me vela në Durrës

Një anije e vërtetë me vela ka mbërritur në portin e Durrësit. Kështë kohë që një eveniment i tillë nuk ishte ndodhur në portin e vjetër shqiptar, të paktën qytetarët e sotëm të qytetit nuk e mbajnë mend një gjë të tillë. Është anija shkollë e marinës ushtarake italiane, “Palinuro”, që ka ardhur në Shqipëri që prej disa ditësh. Të hënën një aktivitet i bukur festiv u organizua mbi kuvertën e saj.

Viktima të arratisjes edhe jashtë kufijve

SHKODER / Denoncohen 13 vrasje nga regjimi SHKODËR — Një lajm i ri pas gjetjes së varreve masive të viktimave të diktaturës brenda territorit shqiptar. Këto herë denoncohet prezenca e 13 varreve të tillë edhe në dy vende fqinje: në ish-Jugosllavi dhe Greqi. Lajmi i është deklaruar korrespondentit të agjencisë shqiptare zyrtare të lajmeve nga njëri prej anëtarëve të “Komisionit të rretheve Shkodër e Malësi e Madhe për gjetjen e eshtrave të të vrarëve nga diktatura”. Sipas të njëjtit burim nëntë prej të vrarëve ndodhen në territorin ish-jugosllav dhe katër të tjerë në territorin grek. Historia e këture të vrarëve është një nga dëshmitë më dramatike të historisë shqiptare të këtij fundshekulli. Të gjithë personat e vrarë kanë tentuar të arratisen dhe janë qëlluar nga forcat e kufirit. Të plagosur rëndë kanë arritur të kalojnë kufirin por nuk kanë mundur të shijojnë për shumë kohë lirinë sepse kanë vdekur nga plagët e rënda. Si pasojë kemi jo zyrtare varrezat më të shumta në kufi u kryen në periudhat 1945-65 dhe 1985-91. Për disa nga vargjet e verifikuara është hapur procesi hetimor nga Prokuroria e Shkodrës. Anëtari i komisionit kërkoi që shteti shqiptar të interesohet në bazë të ligjeve ndërkombëtare për gjetjen e 13 të vrarëve të varrosur jashtë.

Për herë të parë në Shqipëri gjykatësi mban mantelin e zi

Shfaqen simbolet ndërkombëtare të drejtësisë TIRANË — (Ed. La.) “Gjykatësi është veshur krejtësisht me një mantel të zi. Përpara tij në tavolinë është një çekiç druri që pret të fillojë punën për të vendosur qetësinë me të, në fjalorin e tij kombëtar”. Fragmenti nuk është i shkëputur nga librat dhe as nga ndonjë sekuencë filmi të huaj. Është vetëm një realitet i shikuar pardje në Gjykatën e Tiranës, në seancën e parë e gjykimit të Vilson Ahmetit, Agim Tartarit dhe Arton Sollit. Për herë të parë gjykatësit shqiptarë do të kryejnë një kostum të zi të zakonshëm, ndryshe nga kostumet e gjyqtarëve në vendet e tjera. Ishte befasisht më i këndshëm për gazetari — aq shumë të pranishëm në blloqet e akuzuarve për “Skandalin Arditi” — para gjyqtares së Trupit Gjykuës, Kreshnik Spahiu, me uniformën e re. Mantelët ju sjellur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të plotësonin nevojat e të gjithë gjykatësve në Gjykatën e Tiranës. Ndërsa gjykatat e rretheve — deri tani — kanë veshur nga një të tillë. Sidoqoftë ndryshimi është i bere. Pati takoi ekzekutivët e tij Spahiu, që shtymë emocionuar ndarjen harkonte një fjalë në sallën e gjyqit. Vjen kështu në Shqipëri edhe një tjetër simbol ndërkombëtar i Drejtësisë. Për t’i shtuar asaj — aq shumë të vrarë në një të pak kohëzitet dhe fluistet. Fundja, duke respektuar dhe të pandehurin, që në të gjithë botën — pavarësisht nga faji i tij — respektohet si njeri. Çudia Togë — kështu quhej kjo lloj veshjeje — sapo ka nisur rrugën e saj në Shqipëri. Një rrugë e vështirë, pasi që duken e parë i duhet të merret më një ish-Kryeministër dhe me dy drejtues të Bankës Tregtare. Sidoqoftë le të jetë kjo mbetet e paqashme. Jo vetëm se është mysafire e ulërgjerë, por edhe sepse detyra e saj është vetëm të veshë atë që vendos për drejtësinë.

Dje në Shqipëri NJË PJESË E KREDISË GJERMANE DO TË PËRDOREN PËR UJËSJELLËSIN E KORÇËS — Dy milion mark gjermane do të investohen nga qeveria në ujësjellësin e qytetit të Korçës. E bënë të ditur një grup deputetësh të PD dhe Ministri i Ndërtimit, Ilir Manushi në një takim që zhvilluan kohë të fundit me qytetarë korçarë. Qeveria gjermane i ka akorduar asaj shqiptare një kredi prej 40 milion markash, nga të cilat 10 milion do të përdoren për ujin e pijshëm. NE SARANDË DEMTOHET PESHKU ME LËNDË PLASESE — Vazhdonjë dëmtimet me lëndë eksplozive të faunës detare përgjatë bregdetit të Sarandës. Peshkimi i ndaluar ushtrohet nga peshkatarë privatë, shpeshherë të paisur edhe me motoskafë. Nga ushtrimi i kësaj veprimtarie kanë filluar të vihen re shenjat e para alarmuese. Është vënë re largimi i zonave të peshkimit dhe shkatërrimi i cikleve të tufave të peshqve. NDAHEN TRAKTORE ME GOMA NE BURREL — Ka arritur në 17 numri i traktorëve me goma që i janë ndarë bujqve privatë në rrethin e Matit nga kredia greke dhe gjermane. Shitblerjen e tyre fshatarët do ta bëjnë me kredi. Nga autoritetet lokale është treguar kujdes që shpërndarja e traktorëve të jetë proporcionale në të gjithë vendin, por aktualisht është problem gjendja e agregatëve plotësues. Pritet që një sasi tjetër mjetesh të këtij lloji të arrijë së shpejti në këtë rreth. Nihma e ardhur është shumë e dobishme në momentin aktual sepse afër gjysma e mjeteve të mekanikës bujqësore, që disponoheshin më parë, janë në gjendje të keqe teknike.

Në Brendësi

Ditë në Shqipëri Një tunel sekret nën qytetin e Sarajevës ● Polemikë në Francë mbi ligjin për emigrantët ● Dëshmitari i Lewis «biri i erës»

Letra nga përtej detit

Ke një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do të arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përdore, ata do të lexojnë. Nëse ndodohesh në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Scipione l’Africano no 264, 70100 Bari. Nëse jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Bajram Curri 370, Tiranë.

Ju lutem më ndihmoni! Në 1983-1986 disa punonjës e specialistë italianë kanë punuar në Shkodër në hidrocentralin e Komanit. Të gjithë janë punonjës të ndërmarrjes “Giovanni Rodio” me qendër në Milano. Nuk kam fotografi e tyre. Në këtë fotografi janë nga 6-7 veta në të djathtë. 1) Renzo Boglinger — banon në Milano 4) Lorenzo Gloverusco — banon në Aquila (me pipë në gojë) 5) Lino Vanini — banon në Pavia (me pipë në dorë) 8) Francesco Cavelini — banon në Padova Kam fotografi të tjera edhe me persona të tjerë, jam bërë mik e kam qenë kuzhinier i mirë për gjithë italianët. Ndihmoni të gjej miqtë e mi në qoftë se mundeni e nëse dëshironi. Do t’ju isha mirënjohës ju dhe gjithkush që njeh ose ka lidhje me ndërmarrjen në fjalë dhe mund të njohë personat. Me respekt: Zyhdi Selhani — adresa lagjia: Naim Gylbegu, rruga: Fahri Ramadani, Nr 128 Shkodër tel 003853243125