19/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 gusht 1993

Në fund të vitit 1.200 kioska

TIRANE/ 33.000 licenca për ushtrimin e tregtisë Taksë për tavolinat jashtë lokalit TIRANE/ 33.000 licenca për ushtrimin e tregtisë Në fund të vitit 1.200 kioska Taksë për tavolinat jashtë lokalit TIRANE — (di.ka.) - Tirana po shndërrohet përherë e më tepër në një “qytet të kioskave”. Kudo nëpër qytet janë ngritur e të tilla në këto vitet e fundit. Dhe numri i tyre shtohet përditë. Sipas të dhënave që disponon Bashkia e kryeqytetit, nëse vazhdojnë këto ritme, në fund të vitit 1993 numri i tyre do të arrijë në 1200, ndërkohë që ishte vetëm 400 në fund të 1992. Në Tiranë numri i të punësuarve në kioskat kap shifrat 11.000-12.000 vetë, me të ardhura mesatare mujore 5.000 lekë. Nga këto të ardhura përfitojnë familjarët e tyre, afërsisht 22.000, ndërkohë që numri i të licensuarve për aktivitet tregtar është afërsisht 33.000 persona. Mustafa Demneri, Përgjegjës i Seksionit të Tregtisë në Bashki i shpjegon kështu këto shifra: “ pajisja me licencë tregtare është bërë për të ndihmuar në radhë të parë familjet me më pak të ardhura, ku familjarët janë në asistencë apo të papunë”. Ana tjetër e problemit është urbanistika. Në Bashki shprehen se shumë prej kioshave janë ngritur pa miratimin përkatës. Leja për vendosjen e tyre bëhet nga “Këshilli Rregullues i Territorit për Kryeqytetin.” Përtej rritja e licencave çdo 12-14 muaj do të bëjë që kioskat e ndërtuara pa leje — apo me një pamje jo shumë të hijshme që prishin estetikën e qytetit — të zëvendësohen ose të eliminohen gradualisht”, shprehet Demneri. Të para nga jashtë me një numër të madh klientësh, qarkullim të madh mallrash, e natyrisht çmime, të cilat është kërkuar që të përçakton, se krijohet përshytja e një fitimi të lartë. Ndërsa zotëruesit e tyre ndjejnë konkurrencën në rritje. Në këto ditë vere përveç tavolinash, qarkullim të madh për pastrim atyre u është shtuar një taksë e re: për çdo tavolinë që ata do të vendosin jashtë kioskës do të paguajnë 30 lekë në ditë, taksë për të cilën ka dy opinione të kundërta. Tregtarët thonë se u rëndon sidomos tani kur ata janë në hapat e para. Në Bashki, përkundrazi të thonë se kjo taksë është plotësisht e përballueshme në kushtet e një fitimi mesatar ditor prej afro 2.000 lekësh. A do të jenë kioskat e ardhmja e tregtisë në Tiranë? Mustafa Demneri tregon për planet e reja që ka Bashkia: “Është në studim projektimi i rrugëve tregtare me dyqane në rrugën e Kavajës, Pazari i Ri, të vilat në Tiranën e Re — thotë ai — janë afro 100 dyqane me destinacion tregtar që do të ndërtohen nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me firma të huaja deri në fillim të 1994. Ato do t'u jepen me qera për t'u përdorur nga qytetarët të ndryshëm, kryesisht atyre që u janë prishur ato vite më parë. Synimi ynë afatgjatë është të arrijmë te supermarketot”. të supermerkatot”. vadshdojnë temperaturat e larta. Do t’i nënshtrohet një ndërhyrje delikate kirurgjikale që do të kryhet nga një ekip mjekësh të Spitalit Ushtarak në Ankara. Gjatë qëndrimit në seli të komunë. Në Spitalin Ushtarak të Tiranës mjekët kanë shumë optimistë për gjendjen e tij, e cila ka ardhur gjithnjë drejt përmirësimit. Plumbi, për fat të mirë nuk kishte prekur shtyllën është bërë e kuptuar. Një ngjarja u cilësua si një provokacion i hapur i serbëve dhe një orvatje për të shtrirë konfliktin jugosllav në Jug të Gadishullit Ballkanik. Një nga kioskat tradicionale në rrugët e Tiranës

Do mjekohet në Turqi kufitari i plagosur

Operacioni i vështirë në spitalin e Ankarasë Ali Shehu u dëmtua rëndë nga breshëritë e forcave serbe në incidentin e Lugut të Zi. Është në gjendje më të mirë ushtari tjetër Operacioni i vështirë në spitalin e Ankarasë Do mjekohet në Turqi kufitari i plagosur Ali Shehu u dëmtua rëndë nga breshëritë e forcave serbe në incidentin e Lugut të Zi. Është në gjendje më të mirë ushtari tjetër TIRANE — (fa.ba.) - Është dërguar me urgjencë për në Turqi, Ali Shehu, ushtari 18-vjeçar i plagosur nga forcat serbe të kufirit. Incidenti kish ndodhur në fillim të muajit ndërsa kryente shërbimin në afërsi të postës kufitare të Lugut të Zi në rrethin e Tropojës. Shehu u qëllua nga dy plumba automatikë në gjoks dhe në mëlçi dhe u dërgua menjëherë pas incidentit me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku iu dhanë mjekimet e para. Dy ndërhyrje kirurgjikale u bënë nga mjekët shqiptarë për të evituar dëmtimet e rënda të mëlçisë. Ndërsa plaga e marrë në gjoks erdhi duke u përmirësuar, nga mëlçia e dëmtuar rëndë vazhdoi hemorragjia e theksuar. Gjendja shëndetësore e ushtarit Shehu erdhi gjithnjë duke u keqësuar, kështu që autoritetet e larta ushtarake shqiptare vendosën të ndërhyjnë për dëmtimin e tij në Turqi. Operacioni i transferimit u realizua në bazë të një ynë afatgjatë është të arrijmë te supermarketot”. Në Ankara do të shoqërohet nga doktor Mihal Prifti, i cili e ka ndjekur nga afër gjatë gjithë kohës së trajtimit mjekësor në Tiranë dhe nga ai kirurg Shehu. Eshtë drejt përmirësimit ushtari tjetër i plagosur në incidentin e Lugut të Zi. Fatmir Mema, 19 vjeç u godit në qafë nga një plumb automatik dhe lëshuar nga armët e rojeve serbe të kufirit. Në Spitalin Ushtarak të Tiranës mjekët janë prekur shtyllën kurizore. Incidenti i para disa kohëve, ku u plagosën dy ushtarët dhe një civil nga ajo zonë bëri mjaft përshtypje në mjediset politike vendase e të huaja. Ishte një nga më të rëndët të verifikuar së fundi në kufirin verior shqiptar. Për këtë autoritetet shqiptare protestuan ashpër pranë organizmave të ndryshme ndërkombëtare. dhe si Gadishullit Ballkanik.

Kosovë: tensionim në rrugët e saj

Forca të shumta serbe në Prishtinë PRISHTINË — Është gjithnjë një rritje tensioni ndërmjet popullsisë shqiptare dhe autoriteteve serbe në Kosovë. Të martën, në orët e para të mëngjesit, forca të konsiderueshme të policisë dhe ushtrisë serbe u shfaqën në rrugët e sheshet kryesore të kryeqytetit kosovar. Agjentë dhe ushtarë, pasi ngritën një numër postblloqesh në hyrjet e qytetit, filluan të kontrollonin shqiptarët e shumtë që ndodheshin atë mëngjes në qytet. Në këtë ditë popullsia e Prishtinës ishte shtuar nga banorë të fshatrave përreth që vijnë këtu të ditë për të shitur e blerë mallra të ndryshme. Milicët serbë mbajtën nën kontroll pikat më të larta të qytetit. Koncentrime forcash ushtarake u sinjalizuan nga Lidhja për Informimin e Kosovës edhe në lokalet e tjera kosovare. Në Prizren, Gilan e Mitrovicë gjendja ka qenë po aq e acaruar dhe kontrollet e milicëve serbë kanë qenë të shumta. Ende nuk dihen arsyet e vërteta të këtij operacioni. Autoritetet serbe nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. Përkundrazi, korrespondenti i Radio Beogradit nga Prishtina u përpoq të minimizonte aksionin e milicisë serbe. “Ishte një kontroll i zakonshëm i policisë për të gjobitur shkeljet e rregullave nga automobilistët”, u shpreh ai. Një javë më parë, burime nga Kosova kishin lajmëruar një operacion të ngjashëm në tregun e Mitrovicës.

Fagu: «Do të ketë arrestë të tjera»

Skandali i ndihmave/ Hetime të reja TIRANË — (n.p.e.) “Është vetëm fillimi. Nuk mund t’iu tregoj asgjë, por do të ketë arrestime të tjera”, me këto fjalë Zëvendësprokurori i Rrethit të Tiranës, Fatmir Fagu — që tashmë po punon, midis të tjerave edhe për skandalin e ndihmave italiane — është drejtuar shtypit italian. Një nga gazetat më të njohura italiane ka botuar të martën në një vend të dukshëm në shkrim të gjatë mbi ecurinë e deritanishme të hetimeve mbi skandalin, ku Fagu cilësohet si “Di Pietro shqiptar”. “Nga tanxhenotopoli në burg: kështu përfundon vjedhja e madhe dhe e ish të papërshkueshme të Shqipërisë”, titullohet artikulli i botuar në gazetën italiane. Konfirmohen kështu zërat e përhapur mbi arrestime të tjera të mundshme lidhur me shpërdorimet e ndihmave humanitare italiane. Ditët e fundit u përhap lajmi i arrestimit të ish-Presidentit Ramiz Alia, menjëherë i përgënjeshtruar nga burime zyrtare. Alia është në një ish-funksionarë e lartë që përmendet në listën e përgënjeshtrimeve dhe në listën e shpërdorimeve në raportin e Komisionit të Kontrollit, të mbajtur në Parlament nga Çela në prillin e kaluar. Deri tani kanë përfunduar në qelitë e burgut të Tiranës pesë ish-funksionarë të lartë të qeverisë së dytë Nano, duke përfshirë edhe vetë ish-kryeministrin: një ish-ministri, dy ish-zëvendësministra dhe një ish-drejtor i lartë plotësojnë grupin e të akuzuarve për këtë skandal.

Tiranë: Hapet një institut rehabilitimi për viktimat nga torturat

TIRANË — Një institucion në Tiranë për të vuajturit nga diktatura komuniste. Quhet “Qendra Shqiptare e Rehabilitimit dhe e Studimit të Viktimave të Torturës” dhe financohet — është pjesë e një projekti ndihmash norvegjeze për Shqipërinë — nga Komiteti Norvegjez i Helsinkit. Qendra e sapohapur ofron shërbim falas, duke eliminuar gjithashtu edhe procedurat burokratike të pranimit. Financuesit — me përvojë nga shumë vende të tjera të botës — mendojnë se dhe në Shqipëri mund të ngrihet sistemi i rehabilitimit të viktimave të torturës. Aktualisht, duke bashkëpunuar me Institutin e Informatikës dhe Shoqatën e të Përndjekurve Politikë, po bëhet evidentimi dhe skedimi i subjekteve që do të trajtohen nga institucioni.

Të arrijnë zonën Uefa objektivi i Lazios

Sport Si do të jetë seria A Të arrijnë zonën Uefa objektivi i Lazios Zoff GIANNI ANTONUCCI Paravjesht nga shqetësimet e mëdha dhe të parashikueshme për hetimin mbi Montecarlon, presidenti Sergio Cragnotti ka kërkuar të fuqizojë Lazio-n për ta bërë të rëndësishme jo vetëm në kampionatin por edhe në Kupën Uefa. Fushata e përforcimeve nuk ka mbaruar akoma: mbetet të pezulli arrijnë e Boksic. Megjithatë, do të jetë edhe shpenzuar rreth 43 miliardë për lojtarët e rinj ardhur në ekip: diferencë me rreth 27 miliardë. Do të shërbejnë këto për ta bërë akoma më të madhe Lazio-n? Cragnotti kërkonte Di Mauro dhe e mori, duke ia forcuar Zoff-it. Për këtë kontë edhe Ferraran, që mbeti në Napoli. Nuk dihet akoma se mund të peshojë risia e Riedle. Megjithatë në sulm do të jetë Beppe Signori, ndërsa në mbrojtje arrin e Marchegiani, thuhet se do t’i japë më shumë siguri skuadrës. Por të gjithë gatë ditë se sa mund të japë Marchegiani. Gategj shoqëron këto, këtë vit, pika e tërheqjes së skuadrës. Janë pasat edhe ish lojtarët e Brescia që përbëjnë një fole të rinjsh me talent të madh. Tifozat janë shumë të entuziazmuar. Më pak nga të gjithë, Zoff, që mendon përherë probleme në e sulmit, pavarësisht se disponon një vijë të parë të formuar nga Fuser, Doll, Winter, Gascoigne, Signori. U përmbys ndërrkohë rekordi i abonimeve (tashmë 31.000), shoqëria ka si synim arritjen e rekordit absolut prej 40.000 testa të besueshme (tessere fedelissimi) E prekshueshme! BLERJE SHITJE SKUADRA Trajneri: Dino Zoff (i konfirmuar) Formacioni i mundshëm: Marchegiani, Negro, Favalli, De Paola, Bergodi, Cravero, Fuser, Doll, Winter, Gascoigne, Signori. Vijon

Forca të shumta serbe në Prishtinë

Skandali i ndihmave/ Hetime të reja Tiranë: Hapet Në Brendësi

Dje në Shqipëri

NJE METODE E RE PER KURIMIN E ZEMRES — Një metodë e re e mjekësisë për kurimin e zemrës. Është sukses i mjekut kardiolog Adnan Kastrati, suksesi i cili konsiston në kurimin e zemrës pa bërë ndërhyrje kirurgjikale. U arrit vetëm dy ditë më parë, falë punës këmbëngulëse të mjekut Kastrati. Pacienti i cili iu nënshtrua këtij eksperimentit të suksesshëm ishte një 50 vjeçar, i cili deri më sot nuk ka më dhimbje të gjoksit, nga e cila vuante më parë. Kjo u realizua nëpërmjet kateterit me ballonë dhe u bë e mundur me anë të angioplastikës koronare. Është një ndërhyrje që mund të bëhet edhe kur kemi përsëritje të së mundjes. Me këtë metodë do të mundësohet kurimi i 30 për qind të pacientëve. “Është një metodë që nuk ka nevojë për anestezi — thotë mjeku Kastrati — zgja[t] një deri në dy orë dhe pas pak ditësh në spital pacienti është në gjendje pune”. ROGNER — SËMUNDARRËSI I NDËRTIMIT NË SHQIPËRI — Sipërmarrësi i Ndërtimit, Rogner në bashkëfinancim me Bankën Europiane për Lindjen do të ndërtojë në qendër të Tiranës një hotel me katër yje. Parashikohet që punimet të fillojnë në shtator dhe të përfundojnë për 18 muaj. Ky projekt kushton 20 milionë dollarë amerikan dhe në fazën e ndërtimit do të punësojë 130 punëtorë, ndërsa në fazën turistike do të punësohen 600 punonjës. Hoteli do të ketë 110 dhoma, 5 apartamente, 25 salla për të pajisura me telefon me satelit. Në projekt është edhe ndërtimi i një fshati turistik në Sarandë. VAKSINIMI I POPULLSISË KUNDRA HEPATITIT — Do të bëhet vaksinimi i popullsisë kundra hepatitit B. Programi mban emrin “Vita per l’Albania”. Vaksinimi do të mundësohet nga Rotary Club i Italisë në të cilin është anëtar edhe Klubi ynë Rotarian. Ky lajm u komunikua nga Rotary Club Shqiptar. Vaksinimi do të zgjasë tre vjet.

Në Brendësi

Fillon nga Stornara revolta ndaj zezakëve Trafiku i shqiptarëve në Pulja e Abruzzo Në Sarajevë pagë lufohet në Moster