20/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 gusht 1993

Vonesë në ndihmat e KE-së

Industria në pritje të lëndës së parë Nga 30 milion ECU kanë mbërritur në Shqipëri vetëm 11 milion ANDREA STEFANI TIRANË — Po mbërrijnë ngadalë ndihmat e Komunitetit Europian për industrinë e papunë shqiptare. Parafiza e tejzgjatur e industrisë mbetet fakti më i dukshëm i krizës ekonomike në Shqipëri. Pikërisht për ta nxjerrë atë nga kjo gjendje Komuniteti Europian kish akorduar një ndihmë urgjente në lëndë të para dhe pjesë këmbimi për disa sektorë. Grafikët e realizimit tregojnë se dergsa e parë e ndihmës prej 10 milion ECU deri në fund të gjashtëmujorit të këtij viti është realizuar vetëm 67 për qind, ndërsa dërgesa e dytë prej 20 milion ECU, vetëm 25 për qind. Janë shumë faktorë — shpjegon për Gazetën Thierry Deloge, projektmenaxher i ITAL-TREND-it — që kanë përcaktuar ritmet e deritanishme të livrimit të kësaj ndihme”. Por natyrisht Deloge nuk mund të përgjigjet për dëmet që i kanë ardhur ekonomisë shqiptare nga këto vonesa. Thuajse një vit më parë, në prag të Konferencës së G-24 që u mbajt në Tiranë, specialistë të KE parashikonin mundësinë e daljes nga kriza të ekonomisë shqiptare po të mos ndodhte ndonjë e papritur. Besimi i tyre bazohej edhe në livrimin nga KE të një volumi të madh ndihmash për shumë sektorë, ndër të cilët edhe për industrinë. Gushti ’93 po mbaron, por kriza jo. E papritura ndodhi dhe, me sa duket, një pjesë e saj është livrimi i ngadaltë i ndihmave për industrinë. Si agjent prokurues për realizimin e ndihmës për industrinë u caktua shoqëria italiane ITAL-TREND.s.r.l. si dhe me vonë, me sa duket për të përshpejtuar procesin, edhe shoqëria britanike EPC/B&W. Deri në 30.6.93 dërgesa e parë e kësaj ndihme (10 milion ECU), që kishte filluar të livrohej që nga janari 92, ishte realizuar rreth 67 për qind, ndërkohë që dërgesa e dytë (20 milion ECU) vetëm rreth 25 për qind. Për mjaft sektorë shifrat e livrimit të mallrave nga dërgesa e dytë janë zero. Janë prekur më tepër nga kjo vonesë sektorët e ekologjisë, prodhimit të këpucëve dhe mekanikës. “Afati i livrimit është mbarimi i vetë programit”, thotë Thierry Deloge, duke mohuar ekzistencën e ndonjë afati të përcaktuar. Në këto kushte nuk mund të pretendohet për vonesë edhe sikur procesi i livrimit të zgjasë disa vjet të tjera. Por kjo nuk e zbeh konstatimin se ritmet e livrimit kanë qenë shumë të ngadalshme. Për këtë mjafton të shohësh vetëm pasqyrën e realizimit të kësaj ndihme. Duke justifikuar këto ritme Deloge nënvizoi vështirësinë që paraqet livrimi i një ndihme të këtij karakteri: “Vështirësia e parë ka të bëjë me numrin e madh (rreth 3000) të artikujve, përfshirë në listat e mallrave të hartuara nga pala shqiptare. Gjithashtu — vazhdon Deloge — janë lidhjet e pakta ndërmarrjet shqiptare kanë patur në të kaluarën me vendet e Perëndimit, që vështirësuan adaptimin e listës së mallrave me standardet evropiane”. Si shkak kryesor për atë që quhet vonesë, Deloge përcaktoi vetë kohëzgjatjen e procedurave tepër të ndërlikuara që kërkon veprimtaria prokuruese sipas rregullave të KE. Krahas këtyre faktorëve ai renditi edhe vështirësitë e krijuara për transportin e mallrave si rrjedhojë e luftës në ish-Jugosllavi. Kuptohet vlera jetike që ka ndihma e KE për industrinë shqiptare. Gjendja aktuale dëshmon se programet në ndihmë të saj janë ende larg realizimit të objektivit të tyre. Aq më tepër, që një përllogaritje e humbjeve të industrisë shqiptare nga këto vonesa është një sipërmarrje tepër e vështirë, që askush, deri tani, nuk e ka marrë përsipër. vegëlushës, është she dikush — për të përfituar nga ana ekonomike — e ka shitur vajzën e tij te ndonjë pasanik italian. Por përgjigjet kanë munguar edhe pse mesazhi tragjik i haxhajt të Juljetës së vogël, siguronte edhe një apel i dhimbshëm që tërret për solidaritet të gjithë shqiptarët që dinë dicka mbi zhdukjen e vogëlushes Juljetë. Një familje e varfër në Tiranë ka 17 muaj që pret të përqafojë fëmijën që dikush ia ka marrë. Arritja e një ngarkese me ndihma në portin e Durrësit

Juljeta e vogël kërkohet nga Kryqi i Kuq Italian

Apel i dëshpëruar i familjes për organizatën humanitare Mamaja e saj: «Është një fije shprese më shumë» Zhdukja misterioze ka ndodhur para 17 muajsh EDMOND LAÇI TIRANË — Shpresë tjetër për familjen nga Tirana që kërkon prej muajsh fëmijën e saj të humbur. Për Juljeta Hoxhën — e vjedhur në rrethana misterioze në 12 marsin e vitit të kaluar — tashmë ka filluar interesimin edhe Kryqi i Kuq Italian. Konfirmimin për këtë drejtuesit e organizatës humanitare italiane do t’ia dërgojnë edhe familjes Hoxha në Tiranë. Sidoqoftë ende deri tani asnjë njoftim i saktë për vendndodhjen e vogëlushes Juljetë nuk ka mbërritur në Shqipëri. Edhe pse prindërit kanë shprehur — për Gazetën — dyshimin se vajza e tyre ndodhet atje. “Ishte një nga përpjekjet tona të dëshpëruara — thotë Valentina, mamaja e vogëlushes — letra për Kryqin e Kuq Italian. Dëshiroj që sa më parë të shikoj bijën time, ndaj interesimi i tyre i fundit përsëri më jep një fije shprese”. E zhdukur që para 17 muajsh, vogëlushja Juljeta Hoxha — atëherë 6-vjeçare — tashmë ka pushtuar shtypin dhe televizionin, vendas dhe të huaj. Pas apelit të familjes — publikuar disa herë në Gazetë — mjete qendrore të informimit italian i kanë dhënë një vend të veçantë “çështjes Juljetë”. Ajo ishte edhe personazhi kryesor i emisionit të stacionit shtetëror RAI TRE “Chi l’ha visto” — që shikohet nga 6 milionë shikues në të gjithë Italinë — sekuencat e së cilës u transmetuan drejtpërdrejt nga Tirana. Hipotezat për qenien e vogëlushes në Itali, edhe pas këtyre, ende kanë ngelur vetëm hipoteza. Një nga versionet e Gani Hoxhës, babai i vogëlushes, është se dikush — për të përfituar nga ana ekonomike — Por përgjigjet kanë munguar edhe pse mesazhi tragjik i xhaxhait të Juljetës së vogël, siguronte se: “Ta di se është gjallë, unë me firmë ia fal ligjërisht atij që tashmë e disponon këtë fëmijë, të blerë apo edhe të vjedhur”. Është interesante, por zhdukja misterioze e Juljetës — shumë pranë shtëpisë së saj, në afërsi të Spitalit të Fëmijëve në Tiranë — ka ndodhur ditën që ish-presidenti Alia kish dekretuar ndalimin e brisimeve të fëmijëve për të huajt. Dosjet e brisimeve — të bllokuara prej kohësh per parregullsi nga Hetuesia — që shpejt do t’i përcillen gjyqit, provojnë një shpresë të vogël për fatin e Juljetës nga Tirana. Fakti i interesimit edhe të Kryqit të Kuq Italian, është njëkohësisht edhe një apel i dhimbshëm që thërret për solidaritet të gjithë shqiptarët që dinë diçka dikush ia ka marrë. Vogëlushja Juljeta (në të djathtë) së bashku me të ëmën dhe të vëllanë

Vepra e Dali-së në Tiranë

TIRANË — Vepra e Salvador Dali-së për herë të parë kanë mbërritur dhe në kryeqytetin shqiptar. Riprodhime të piktorit të famshëm spanjoll — që ka vdekur disa vjet më parë — janë ekspozuar në një nga sallat e Qendrës Kombëtare të Kulturës në Tiranë. Iniciativë interesante ka qenë e Federatës së Rinisë Shqiptare, prej kohësh e empenjuar në shtimin e kontakteve kulturore midis publikut të ri shqiptar dhe artistë botëror. Bëhet realitet ndërga nga ndryshat, të cilën breza të tërë artistësh në Shqipëri nuk mundën ta realizonin në të ritë e tyre. Jo shumë vetë më parë, pikturat e Dalit-së ende shiheshin fshehurazi nga albumet që hynin ilegalisht.

Durrës: bllokohen cigare kontrabandë

Marlboro-t vinin nga Italia DURRËS — (a.s.) - Një rast tjetër kontrabande është zbuluar të premten e kaluar në Durrës. Janë bllokuar nga policia financiare e qytetit dy kamionë që transportonin cigare. E gjithë ngarkesa e tyre, paketa “Marlboro” me vlerë 300.000 dollarë, u sekuestrua nga autoritetet shqiptare. Kamionat që vinin nga Italia me destinacion Dubrovnikun në Kroaci, por duke kaluar nga Shkodra e Podgorica, kanë shkelur nenet e rezolutës 820 të Kombeve të Bashkuara për embargon ndaj ish-Jugosllavisë. Për këtë arsye është vendosur bllokimi i tyre. Veç kësaj policia financiare ka zbuluar se dokumentacioni i ngarkesës së dy kamionëve nuk kishte asnjë vulë kalimit në doganat italiane. Menjëherë u dyshua për një rast tipik të kontrabandës dhe u vendos sekuestrimi i ngarkesës me cigare “Marlboro”. Sipas një funksionari të Policisë Financiare “Dyshohet se kjo ngarkesë do të shërbente për të ushqyer kontrabandën e cigareve në drejtimin Mali i Zi — Pulje”. Rasti i fundit i shtohet numrit të rasteve të verifikuara kohët e fundit pranë brigjeve lindore të Adriatikut, në ujërat territoriale shqiptare. Disa ditë më parë Gjykata e Durrësit dënoi me disa muaj burg tre shtetas italianë të akuzuar për kontrabandë. Në motoskaffin e tyre ishte gjetur një sasi e madhe cigaresh.

Në Brendësi

Egjipt atentat ndaj ministrit 7 të vdekur • Shkatërrohet nga flakët ura historike e Lucernas • Dinamo takon skuadrat e «mëdha»

Pokeri në kërkim të një lokali

Loja me letra gjithnjë e më e përhapur në Shqipëri TIRANË — (fa.ba.) - Duket se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ketë kazinotë e saj të para. Tashmë janë shfaqur sinjalet e para të kësaj reformimi. “Kërkoj një letër të ngritur një lokal ku të luhet lojërat tradicionale me letra: briç, pokeri. Klientela do të jetë e rezervuar. Lokalin do ta frekuentojnë vetë persona të zgjedhur”. Kjo është përmbajtja e një kërkese që i ka ardhur Ministrisë së Kulturës. E shkruan një sipërmarrës italian nga Roma, me banim në Tiranë. Nuk është hera e parë që bëhen kërkesa të tilla. Disa kohë më parë, një shqiptar me banim në Gjermani bëri një kërkesë të ngjashme. Ne emër të një klubi milionerësh gjermane ai kërkoi që të merrte me qera katin e parë të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës për të ngritur pastaj një mjedis, ku gjermanët e pasur të mund të ushtrojnë hobin e tyre lojën me letra. Çdo gjë do të bëhej në bazë të kontratave të rregullta dhe shtetit do t’i shkonte edhe një përqindje e xhiros ditore. Ndërkaq në rrugët e qyteteve shqiptare vazhdon të ushtrohet kjo lojë. E njohur në gjuhën popullore si “bixhoz” — një emërtim që shpesh ka një nuancë pejorative — loja vazhdon të ketë fatlumët, por me shumë fatkeqët e saj. Thirrja e njohur “kjo humbet, kjo fiton” vazhdon të gumëzhijë rreth lojtarëve të shkathtë grupë të vogla njerëzish. Ndokush sheh me mosbesim valën e shpejtë të letrave, por nuk mungojnë nga ata që rrezikojnë edhe shuma të mëdha. Në një farë mënyre është kthyer në profesion për ata që e ushtrojnë rregullisht dhe shumica nuk i bën më përshtypje. Veçse çdo profesion ka edhe mëndësin e caktuar ku ushtrohet dhe kjo loja do të arrijë kur të funksionojë lokalet e posaçme edhe për këtë lojë.

Një dhe gjithë natën

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë aq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Do ja vë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. CIGARE Interpretimi psikologjik: Në ëndërr gjesti i të pirët duhan ka një domethënie erotike: në fakt cigarja simbolizon organin mashkullit, kurse goja atë të femrës. Në këtë sens është shumë e rëndësishme të shihet në ç’mënyrë duket cigarja në ëndërr: nëse kjo pi duhan së bashku me ne, sepse ky është personi që ndez dëshirën tonë. Parashikimet: Duhet pirë duhan vetëm në gjumë: do të evitoheshin kështu gjithë dëmet e provokuara nga tymi e për më tepër do të kishim prognoza të këndshme mbi aventurat dhe pasuritë. HUMBAS Interpretimi psikologjik: Për të kuptuar në thellësi këtë ëndërr, duhet vlerësuar me kujdes objekti apo objektet e humbur. Në përgjithësi ajo flet për një trubullim të thellë mendor, shpesh të lidhur me ankth të karakterit seksual: të humbësh objektet të paprëndësishme do të thotë frikë e tërheqjes, p.sh. tregom frikën e tradhëtisë. Parashikimet: Priten rezultate pozitive, ruajuni edhe nga tentativat e kota. MBI TAVAN Interpretimi psikologjik: Merimanga, insekte, minj, në ëndërr simbolizojnë duket që e barojnë qetë me të neveritshme: në pjesë në ëndërr paraqet frikën, në veçanti të lidhur me kujtimet të fëmijërisë. Meqë kemi parë që shtëpia simbolizon personalitetin tonë, mbivani është i lidhur me kokën, me intelektin; nga ky kënd vështrimi ajo paraqet edhe gjendjen tonë mendore: një mbivatan me drite dhe hapësire tregon qartësinë mendimesh kurse një mbivatan i pluhurosur e i parregullt reflekton konfuzion. DIÉLLI Interpretimi psikologjik: Në përgjithësi imazhi i tij sjell ndër mend gjithçka të fuqishme e që sjell jetë: Zoti, babai, burri apo njeriu ideal, vëllai. Dielli është edhe simbol i njohjes e intelektit, e autoritetit dhe drejtësisë, e dashurisë e pjellorisë. Një peizazh me diell reflekton konditat e ekzistencës e dominuara nga arsyeja e ndërgjegja. Në këtë vizion del qartë ngarkesa e madhe e energjisë që dielli është paisur një ëndërron. Megjithatë, si simboler e tjerë, edhe dielli mund të marrë vlera negative: forca e tij bëhet destruktive dhe e ashpër. Në këtë rast vizioni i tij është i lidhur me shpërthimin intelektuale, shpirtërore, apo sentimentale, me një gjendje të të mira në zike, me deluzione e izolimi. Parashikimet: Dielli është një shenjë e mirë begatie në tregti e shtatzani, dielli në perëndim parashikon një pelegrin të qetë, kurse dielli në agim lajmëron arritjen e lajmeve të mira, kur dielli afrohet pranë hënës atmosferë e ndryshimeve ngatërruese dhe luftë.

Vepra e Dalì-së në Tiranë Marlboro-t vijnë nga Italia Në Brendësi Djè në Shqipëri

Djè në Shqipëri

KOMPANI QUMESHTI NGA SHBA ZHVILLON SEMINAR NË TIRANË — “Land O’ Lakes”, një nga 200 kompanitë më të mëdha për grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit në SHBA, ndihmoi në Tiranë për zhvillimin e Forumit Kombëtar me temë “Fushata e përmirësimit të bulmetit në Shqipëri”. Aktiviteti u krye në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Kompania amerikane ka ndihmuar më parë duke zhvilluar edhe në SHBA një seminar për kualifikimin e specialistëve shqiptarë. Gjithashtu ata kanë siguruar edhe një fond për realizimin e projektit të tyre në Shqipëri, i cili do të realizohet deri në fund të vitit 1994. VAZHDONJE NDIHMMAT E KE PER SHQIPERINE — Vazhdon të jepë ndihmat e Komunitetit Europian për Shqipërinë. Arriti në portin e Durrësit dhe filloi të shkarkohet anija “Leh” me 5.000 tonë miell. Në port gjithashtu konfirmojnë se së shpejti pritet një tjetër ndihmë me 5.700 tonë grurë. Edhe kjo ndihmë është e Komunitetit Europian. MALEDJENI MIRDITEPER 12 VIKTIMA NGADIKTATURA KOMUNISTE — “Martir i demokracisë” është medalja që ka akorduar për 12 burra mirditorë — të vrarë nga diktatura komuniste më 17 gusht të vitit 1949 — akorduar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Është rënë të martirëve u varrosën në ndërtime e respekt nga populli i kësaj zone dhe pleqtë e familjeve. INVESTIM I NJË FIRME GJERMANE NË KRUMË PER RIKONSTRUKSIONIN E UJESJELLESIT — Kanë nisur punimet — nga firma gjermane “Rodeko” — për rikonstruksionin e ujësjellësit ekzistues në qytetin e Krumës. Por edhe ky investim nuk mund të zgjidhë problemet e shumta që janë akumuluar prej vitesh për furnizimin normal me ujë të pushtem të këtij rrethi me mbi 25.000 mijë banorë.