Në qeli e gjithë ish-byroja e PPSH
Akuzohen për «përvetësim dhe shpërdorim»
EDMOND LAÇI
TIRANE — Arrestohet ish-numri 1 i Shqipërisë, Ramiz Alia. Pas një viti në arrest shtëpiak, të enjten në orën 18.30 Alia përfundimisht u dërgua për në Burgun e Tiranës. Atу ku për minuta të tëra do të vinin njëri pas tjetrit edhe ish-udhëheqës të lartë të PPSH që dikur Alia i kishte udhëhequr. Për ish-presidentin dhe të tjerët fletë-arresti ishte thuajse i njëjtë: “Përvetësim të pasurisë shtetërore dhe shpërdorimin detyre”. Asnjë incident nuk u shoqëroi arrestimin e Alisë dhe dërgimin e tij — nga një eskortë e vogël e Policisë së Tiranës — nga shtëpia e vajzës së tij dhe deri në ndërtesën e Burgut.
Në orën 18.45 dera e hekurt e Burgut të Tiranës do të hapej për njërin që zëvendësoi Hoxhën në pushtet. Një procedurë e zakonshme në dhomën e hetuesisë së Burgut: dorëzim i sendeve të paligjura dhe kalim për në një njerën nga birucat e ngushta të katit të parë. Alia bën një kërkesë të vogël, por — sipas rregullave rigorozë të Burgut — stilografi nuk mund të hyjë bashkë me të në qeli. Ora 20.00 e gjen ish-presidentin Alia të vetmuar në një qoshe të qelisë. Larg pjesëtarëve të familjes, informacionit dhe intervistave që, s’kish refuzuar t’i jepte edhe gjatë kohës që kalonte arrestin shtëpiak. Kështu lajmi i radios shtetërore — që e kish arrestuar Alinë në rolin e një gjaje — bëhet realitet. Një realitet që këtë herë radio e bëri të njohur në orët e vona të natës. Mbi Alinë — tashtmë të burgosur — kohët e fundit janë lëshuar shumë akuza. E para dhe ende në fuqi është akuza e “përvetësimit të pasurisë shtetërore dhe shpërdorimit të detyrës”. Akuza e cila edhe e detyroi para një viti Prokurorinë që të merrte si masë arrestin shtëpiak. Por akuzat avanco-i më tepër kur Blërim Çela, Kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit denoncoi bashkë me të tjerët — midis tyre Fatos Nanon, liderin e PS — edhe Ramiz Alinë për përfshirje në “Skandalin e ndihmave italiane”. Por në shtypin shqiptar nuk kanë munguar edhe akuza të tjera më të rënda për Alinë. Nëse do të hetohej edhe për genocid — akuzë e dëgjuar shumë së fundi — Hetuesia mund të punonte lirisht, pasi Parlamenti sapo ka aprovuar një ligj të posaçëm për genocidin dhe dhunën e ushtruar nga ish-komunistët e regjimit të Hoxhës. Ende nuk dihet nëse Alia do të dalë nga Burgu në gjyq me akuzën që e dërgoi atë në qeli.
Shtëpia ku ishte në arrestim shtëpiak, Ramis Alija, ish presidenti, në një foto të arkivit
Shtatë arrestimet e ditës së enjte
TIRANE — (Ed.La.) Makina speciale e Policisë së Tiranës, së bashku me eskortën që shoqëroi të gjitha arrestimet në Tiranë, ndaloi për herë të fundit në Burgun e Tiranës në orën 21 e 10 minuta.
Me një kostum ngjyrë kafe u drejtua për në qelinë e tij edhe Pali Miska, i fundit ndër shtatë të arrestuarit e tërë ditës së enjte. Më parë ishin futur në qeli Ramiz Alia, Prokop Murra, Foto Çami, Vangjel Çërrava, Muho Asllani dhe Besnik Bekteshi. Udhëtuan gjatë për në Burgun e Tiranës vetëm Çërrava, me banim në Korçë dhe Asllani që erdhi nga Durrësi. Kështu të enjten në mbrëmje pas më shumë se dy vitesh, të gjithë ish-funksionarët e lartë të PPSH, bashkohen në një ndërtesë të vetme: Burgu i Tiranës.
Sipas Prokurorisë së Tiranës vendimi i fundit u bë në vazhdim të hetimeve të çështjes penale për ish-udhëheqësit e lartë shtetërore, në bazë të provave të reja që vërtetojnë në një shkallë më të gjerë dhe kohështrirje më të madhe aktivitetin kriminal dhe në bashkëpunim, të përvetësimit dhe shpërdorimit të pasurisë shtetërore në shuma të mëdha”. Për Ramiz Alinë, Prokop Murrën dhe Foto Çamin, Prokuroria e Tiranës ndryshoi vetëm masën e sigurimit, sepse që të tre ishin prej kohësh në gjendjen e mbylljes në banesë.
Arrestimi dhe dërgimi në burg ishte i papritur vetëm për katër ish-udhëheqësit e tjerë, ndaj të cilëve nuk është marrë më parë asnjë masë sigurimi. Hetimet — që vazhdojnë prej kohësh nga një grup special prej 7 hetuesish në Tiranë — me parë ishin përqendruar nga viti 1985 e në vazhdim. Provat e fundit në ngarkim të të pandehurve janë rezultat i hetimeve të reja, që konsistojnë edhe para 1985-ës. Akuza ndaj 7 ish-udhëheqësve të PPSH, ka denuar më parë me 14 vjet heqje lirie vetëm të vëne e Enver Hoxhës.
Alia: «Do preferoja një gjyq politik»
TIRANE — Ja si ishte shprehur Alia në një intervistë dhënë Gazetës disa kohë më parë:
Shpresoj t’i takoj gjykatësit sa ma parë, edhe pse do të do të kisha preferuar një proces politik se sa një gjykim për vjedhje kafeje.
Pra e pranoni që politikisht keni faj për të larë?
Nuk do të jem unë komunisti i parë që procesoh-et. Po, në këtë 46 vjet të regjimit gabimet kanë qenë të shumta...
Nga cilët do të donit të filloni?
I pari, sigurisht më i rëndi, ka qenë lufta e klasave më ekstremizmat e saj. Kjo i shkatërruar shu- me vetëvrasje të rënda jo vetëm fizike, por edhe psikologjike e sociale. Lufta e klasave e dëmtoi unitetin e popullit. Ajo që është më e dënueshme nga ana jonë, ishte se shpeshja nuk u kufizua vetëm në personat që ishin fajtorë për fajë ideologjike — gjë që ishte e parashikuar nga ligji — por edhe te familjarët e tyre, që, sigurisht ishin të pafajshëm, dhe kjo goditëm edhe strukturën e brendshme të partisë...
Ti këthehemi gabimeve të diktaturës. Nuk është e vërtetë që të gjitha dënimet e persekutimet bëheshin duke respektuar ligjet.
Po, për fat të keq ka pasur shumë abuzime. Veçanërisht nga ata që merrnin pjesë në komitetet me këtë punë. Këtu i referohem në radhë të parë Sigurimit dhe gjykatësve. Për këtë ka kontribuar edhe klima që jetonte Shqipëria, me kërcënimet nga jashtë, me agjentët grekë, jugosllavë dhe anglo-amerikanë, të cilët tentonin të hynin në vend...
A e konsideroni gabim t’i heqësh lirinë një populli?
E thashë që izolimi i vendit ishte një gabim dhe ky izolim përfshinte edhe lirinë...
Pra, ju akoma e mbroni diktatorin?
Ai ka bërë gabime dhe për këto ne folëm. Por nuk mund të jem dakord me ata që duan ta shkatërrojnë krejtësisht figura e tij. Jo për nder, këtë nuk mund ta bëj.
qeli Ramiz Alia, Prokop Murra, Foto Çami, Vangjel Çerçava, e Tiranës vetëm Çerrava, me banim në Korçë dhe Asllani Burgui e lartë shtetërorë, në bazë të provave të re- mbedha”. Për Ramiz Alinë, Prokop Murën sigurimit, sepse banesë. Për Ramiz Alinë, Prokop Murën dhe Foto Çamin, të dënuar me 5 vjet e 14 vjet heqje lirie vetëm të vënë e Enver Hoxhës. Që nga cilët do të donit të fil- lonit? klasave, më ekstremizmat e saj. Kjo i shkakton shume dëme... klasave, më ekstremizmat e saj. Kjo i shkakton shumë dëme... sto jënë edhe para 1985-ës. A nuk u bë ish-udhëheqësve të PPSH, ka dënuar më parë me Pasi që polici kryente shërbimin në afërsi të Ndërmarrjes Vaj-Pjije qëlluar për vdekje vëllain e Hileçit. thënë ai burrit të saj. nuk u kuptua vetën në personat që ishin fajtorë për faj e ideologjike — që ishte ideja parashikuar nga ligji — por edhe të miliarderë tyre, që, sigurish ishin të pafajshëm, dhe kanë rradhë të parë Sigurimit dhe gjykatësve. Për këto në duan ta shkaktojnë krejtësisht shkatërrimin Po, për fat të keq ka pasur shumë abuzime. Vërejtur ka qenë më shumë se ... Nga cilët do të donit të fillonit?
Do hapet në Tiranë një shkollë verore
Në shtator në Qendrën e Kulturës
TIRANË (fa.ba.) — Një shkollë verore do të hapë dyert e saj në kryeqytet.
Iniciativa është e Fondacionit Shqipëri-Hollandë. Shkolla do të fillojë të presë kursantët e parë në javën e parë të shtatorit dhe leksionet do të vazhdojnë për më shumë se një javë. Në ambientet e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës do të organizohen veprimtari të ndryshme që synojnë zgjerimin e njohurive në fushat e politikës, administratës, strukturave të qeverisjes demokratike të vendit dhe marrëdhënieve ekonomike. Shkolla i drejtohet në radhë të parë personave që punojnë në këto fusha, por ajo do të jetë e hapur për këdo që është i interesuar të zgjerojë njohuritë e tij. Janë parashikuar disa lloj veprimtarish: seminare me ekspertë, mbledhje për të transmetuar eksperiencën, vizita në vende publike dhe aktivitete kulturore. Në funksion të shkollës verore do të jetë edhe një sallë video ku do të shfaqen kaseta që trajtojnë problemet e sotme të drogës e SIDA-s. Kushdo që është i interesuar mund të kontaktojë Komitetin Shqiptar të Helsinkit.
Ideja për krijimin e kësaj shkolle lindi dy vjet më parë, kur një grup parlamentarësh hollandezë — vezhgues në zgjedhjet e 22 marsit — vur[i] re se në Shqipëri nevojiteshin kurse për formimin e njerëzve me ide të bashkëkohore mbi ndërtimin e strukturave demokratike.
Një hakmarrje në Shkodër mbetet i vrarë një polic
Në spital e shoqja e plagosur në krah
SHKODËR (ar.ca.) — Ka mbetur i vrarë në një hakmarrje që duket tashmë e largët, polici Çelë Rustemi, 35 vjeç, baba i tre fëmijëve.
Ditën e enjte, ndërsa shkonte për në punë i shoqëruar nga e shoqja, është qëlluar në gjoks me shtatë plumba revolveri dhe ka vdekur pas një gjysëm ore në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në hyrje të lagjes “Xhabije” të qytetit duke shaktuar panik në kalimtarët e rastit që shpejtonin për në punë.
Ka mbetur e plagosur nga një plumb në krah edhe e shoqja e policit — e cila në momentin e ngjarjes udhëtonte me të shoqin mbrapa biçikletës — dhe është e shtruar në repartin kirurgjikal. Vrasesi tashmë është identifikuar. Sipas burimeve të policisë së qytetit, ai është Hilë Koleci, 28 vjeç, banues në fshatin Bardhaj pranë qytetit. Menjëherë pas ngjarjes dëshmitarë okulare kanë dëshmuar se Koleci është larguar me një furgon të bardhë në drejtim të paditur. Policia ka kryer kontroll në të gjitha banesat e të afërmve të tij, por kërkimet deri tani nuk kanë dhënë ndonjë rezultat konkret. Për Kolecin është shpallur kërkim dhe identiteti i tij i është dërguar edhe në pikat e kalimit të kufirit.
Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, shkaku i vrasjes ka qenë një ngjarje e ndodhur tre vjet më parë, kur polici kryente shërbimin në afërsi të Ndërmarrjes Vaj-Pije në periferi të qytetit. Atëherë, gjatë një incidenti polici ka qëlluar për vdekje vëllain e Hilë Kolecit. Atëherë akti i tij u cilësua si vetëmbrojtje dhe polici nuk pati asnjë pasojë. Tani, pas tre vjetësh i vëllai vendos të marrë hak. Sinjalet e para se diçka do të ndodhte kishin ardhur disa ditë para se të ndodhte ngjarja. Gruaja e policit të vrarë ka dëshmuar se vetë tre ditë para ngjarjes viktima është kërcënuar nga Koleci se do ta vrasë. “Kam gjak për të marrë” i kishte thënë ai burrit të saj.
Idajet Beqiri kalon në burg pas vendimit të Gjykatës së Apelit
TIRANË — Kaloi në Burgun e Tiranës Idajet Beqiri, Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar.
Të enjten në mbrëmje — në orën 21.00 — Beqiri u muarr nga selia e partisë së tij, ku ai kryente arrestin shtëpiak dhe u dërgua në menaxhë në Burgun e Tiranës.
Në mëngjes Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e kishte dënuar më parë Beqirin “për fyerje ndaj personaliteteve të larta shtetërore” me 6 muaj heqje lirie.
Megjithëse vendimi i fundit ishte i formës së prerë, Beqiri — tashmë nga Burgu — ka të drejtën e ankimilit në Gjykatën e Kasacionit.
Sinjalet nga bota edhe në fshat
TIRANË — Sinjalet televizive që pasqyrohen nga satelitet kanë kapen edhe në fshatin shqiptar.
Kjo fotografi është marrë buzë rrugës që çon nga Tirana në Durrës. Fshatari familjar tan i ka vendosur në shikim të një morie stacionesh. Pas instalimit të antenave paraboloide — që në Tiranë janë kthyer në një lloj mode — fenomeni ka arritur edhe në fshat. Duken diçka të largëta kohët kur shqiptarët mundoheshin të sajonin lloj-lloj shtesash elektronike për të mundur të kapnin sinjalin televiziv “të përdh[u]r” nga zhurmuesit.
Jeta dhe Ambienti
EDMOND HAJDERI
Jeta dhe Ambienti
Pasojat mbi klimën që vijnë si rezultat i dëmtimit të shtresës së ozonit dhe i rritjes së përqendrimit të disa gazeve në atmosferë të veçanërisht i anhidridit karbonik (CO2), i klorofluorokarbureve (CFCI), oksidet të azotit (NO) përbëjnë padyshim një problem global rreth të cilit po diskutohet mjaft sot.
Rreth 90% e ozonit atmosferik gjendet në shtresat e larta të atmosferës ose siç quhet ndryshe në ozonosferë e cila përbëhet nga stratosfera dhe shtresat e para të mezosferës.
Ozon stratosferik, do ta quajmë këtu atë ozon të dalluar nga ozoni troposferik i cili është i pranishëm në shtresat e ulta të atmosferës dhe sidomos në ajrin e shumë qyteteve, vepron si një filtër natyror që absorbon rrezet ultraviolet të dëmshme të cilat mbërrijnë si rrezatim bin B (UV-B) të cilat janë të dëmshme për organizmat e ndryshëm.
Rrezatime të tilla mund të shkaktojnë tumore të lëkurës, të ndikojnë negativisht në sytë, të dëmtojnë sistemin imunitar të njeriut dhe kafshët dhe të ngadalësojnë rritjen tek bimët. Sipas 12 (CFCI) janë përgjegjësit kryesorë në dëmtimin e shtresës së ozonit. Këto janë lendë kimike me origjinë antropike, përqendrimi i të cilave në atmosferë është rritur me shpejtësi që nga fillimi i përdorimit të tyre disa dekada më parë në sistemet ftohës, bombolat e vogla spray, solventët e lëndë shkumuse etj. Ato jetën përdorim të gjerë pjesërisht edhe për faktin se në fillim u duk që ishin plotësisht inerte në shtresat e ulëta të atmosferës dhe kështu nuk ishin toksike për organizmat e gjalla. Por, fakti që CFCI janë inertë i lejon ata të arrijnë stratosferën pa pësuar ndryshime. Këtu, veprimi i rrezatimit intensiv ultraviolet çliron klorin e shumë molekulat e tyre duke çliruar atomet e klorit të cilët shkaktojnë ozonin duke luajtur rolin e katalizatorëve në transformimin e tij në oksigjen molekular.
Çdo atom klor arrin të eliminojë me mija molekula të ozonit.
Sot, për shkak të shterimit në atmosferë të CFCI, sasia e komponimeve të klorit që mund të shpërbëjnë ozonin është 4-5 herë më e vogël dhe rritet mesatarisht rreth 5% shifra këto që do të domethënë se për të pakësuar në ç’ardhmen.
Dje në Shqipëri
KONKURS PËR RIN-DERTIMIN E RRUGE-VE NE RRETHIN E TI-RANES — Ka përfunduar regjistrimi i 55 firmave të huaja, të përbashkëta dhe shqiptare, që do të marrin pjesë në konkursin për fil-timin e të drejtës për reali-zimin e projektit për për-mirësimin e rrugëve të re-thit të Tiranës. Projekti, që financohet nga Banka Botërore, arrin shumën prej 18 milion dollarësh. Sipas tij parashikohet që të përmirësohet gjendja e 65 kilometrave të rrjetit rrugor brenda rrethit.
NE BURREL KA FILLUAR NDARJA E DRU-VE PER NGROHJE — Ka filluar që tani ndarja e druve të zjarrit për banorët e rrethit të Burrelit. Sipas burimeve të Ndërmarrjes Ko-munale-Banesë të rrethit, janë depozituar deri tani në fushën e druve 8.000 metra sterë dru zjarri nga 12.000 që janë nevojat për të kaluar këtë dimër. Së shpejti, treguan burimet, do të shtohet e depozitohet e gjithë sasia e nevojshme me anë të kontratave me ndërmarrjen pyjore dhe me private që ushtrojnë këtë veprimtari.
NË KULËS TOKA NDAJET ME KONSEN-SUS MIDIS FSHATARË-VE — Në rrethin e Kukësit, si toka është ndarë me konsensus midis fshatarëve. Deri tani është ndarë toka në 78 fshatra nga 80 që ka gjithsej rrethi. Shumë fshatarë kanë preferuar që të marrin vetën tokën e tyre që kanë patur, para kolektivizimit të bu-jqësisë së tyre në mënyrë të ve-të. Komisionet në radhë të parë të tokës e kanë pa-tur të arsyeshme të mos kundërshtojnë këtë lloj ndarjeje. Deri tani në këto rreth janë pajtuar me toka rreth 8.000 familje, por vlerësohet se numri i këtyre familjeve do të rritet edhe më shumë në muajt e ardhshëm. Arsyet që më së paku e bëjnë këtë të punuar mbi shkaqet e ndarjes si jo produktive.
Në Brendësi
Bosnje shpërthejnë grindjet për kufi
Harta e emigrantëve me ngjyrë në Itali
Shqiptar stampontë pasaporta fallso