24/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 gusht 1993

TVSH nuk mbulon vendin

Vidhen dhe dëmtohen 120 repetitorë Sinjali televiziv nuk arrin në shumë zona EDMOND LAÇI TIRANË — I vështirë ose i pamundur shikimi i TVSH në shumë zona të Shqipërisë. Problem — edhe më parë evident — këto dy vitet e fundit është bërë mjaft shqetësues, si pasojë e vjedhjes ose shkatërrimit të shumë repetitorëve (përsëritësve televizivë). Vetëm në këtë periudhë janë vjedhur rreth 120 repetitorë, ndërkohë që në gjendje pune kanë mbetur mbi 150 të tjerë. “Vjedhja e repetitorëve është shkaku i parë që shumë zona në Shqipëri nuk mund ta shohin programin e Televizionit Shqiptar — tregojnë specialistët — ndërsa shkaku tjetër konsiston në fuqizimin e stacioneve italiane, kundrejt të cilave përsëritësit tanë janë të pafuqishëm për t’i përballuar”. Për këtë shkak Komuniteti Evropian pritet të ndërhyjë, duke dhuruar disa repetitorë. Gjeografia e zonave ku nuk shikohet TVSH është mjaft e madhe. Është interesante, por kjo gjeografi fillon që nga kryeqyteti: një lagje e Kombinatit nuk mund ta shohë prej kohësh programin e TVSH, për shkak të mungesës së repetitorit. I njëjti shikim provon me mijëra shikues të tjerë edhe në fshatrat e Tiranës, ku shuhen më tepër ato të Kasharit, Baldushkut, Pezës dhe Pajanit. Për rreth e të vështirësisë më të mëdha konstatohet në Kukës, Pejë, Shkopi, Rrëshen dhe Vlorë. Vetëm në rrethet e Kukësit dhe të Peshkopisë janë vjedhur 20 përsëritësa televizivë, duke e bërë thuajse të pamundur shikimin e programit televiziv në vetëm stacionin e vetëm shqiptar. Edhe në Mirditë e njëjta histori: vetë qyteti i Rrëshenit shikon stacionin televiziv të Tiranës jo brenda normale të shikimit, ndërsa ka ngelur zbuluar — po për shkak të vjedhjes së repetitorit — Fani i Vogël, 20.000 banorë të cilët nuk e shohin fare Tiranën. Edhe zona e Lurës turistike, pas vjedhjes dhe dëmtimit, tani disa herë të përsëritori, tashmë nuk mund ta shohë me programin televiziv të TVSH. Po kështu edhe në rrethin e Librazhdit, ku një pjesë e mirë e qytetit dhe shumë fshatra përreth kanë kohë që s’e ndjekin TVSH. Kuptohet se vjedhja e repetitorëve kryhet për motive fitimi. Por nëse nxjerrja e tyre jashtë kufirit dhe shitja, mbetet tregtia e preferuar, xhamabazë repetitorësh kanë filluar të shkatërrojnë edhe brenda për brenda Shqipërisë këtë tregti. Rast i Prognatit tregon se tashmë repetitorët janë mjaft të kërkuar. Në këtë vend i njëjti person që ka vjedhur repetitorin, ka arritur të shesë një përsëritor tjetër, që në të vërtetë e kishin vjedhur më parë në Përkorra’i të rrethit të Sarandës. Autorit të kësaj tregtie të re tashmë i është hapur edhe çështja penale. Problem nuk mbetet vetëm vjedhja, por edhe shkatërrimi i repetitorëve. Kështu Kurrë-bneshit dhe fshatrave pranë u mungon TVSH, sepse janë vjedhur — këtë herë ka shkatërruar repetitori — antenat dhe kabllot. Jashtë shkatërrimit nuk kanë ngelur as linjat telefonike dhe më kryesorja, vetë godina e përsëritësit televiziv. Këtë do vit e fut në vështirësitë për Drejtorinë Teknike të Radiotelevizionit të cilat shuar së tepërmi. Pas shkatërrimit të shumë repetitorëve — të prodhuar në Francë, italiane dhe austriake — duket mjaft i vështirë zëvendësimi i tyre. Vetëm gjysmë i mirë repetitori varion nga 5.000 deri 10.000 dollarë, pa llogaritur këtu shpenzimet e tjera për antenat, linjat elektrike, godinat dhe transportin. Fondet që më parë mobiloheshin nga RTV, tashmë duken të pamundura. Selia e Radiotelevizionit në Tiranë

Skautistët italianë në Lushnje e Vlorë

Anëtarë të AGESCI po riparojnë rrjetin ujër dhe elektrik në fshatra të Lushnjes. Vazhdon puna në jetimoren e Vlorës Bashkëpunon edhe Caritas-i FATOS BAXHAKU TIRANË — Është një iniciativë humanitare që po zhvillohet gjatë kësaj vere. Skautistë italianë, anëtarë të AGESCI, organizata nacionale italiane, që grumbullon të gjithë të rinjtë skautistë, kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh të tipit humanitar në dy rrethe të Shqipërisë së Jugut: në Lushnje e Vlorë. Në iniciativë ka kontribuar edhe “Caritas”. Projekti në momentin e parë lindi si një iniciativë e skautizmit puljez me bashkëpunimin e Caritas-it të Otrantos. Ajo u mbështet më pas nga AGESCI kombëtar dhe nga Caritas-i kombëtar. Shumë prindër të skautistëve i kanë shoqëruar unë Shqipëri fëmijët e tyre. Ndönjë prej tyre, me profesion mjek, ka dhënë edhe kontributin konkret. Në aksionin e solidaritetit në Shqipëri të AGESCI-t, janë imponuar, së pari 167 pjesëmarrës, të gjithë të rinj, që kanë punuar me kaqë turne në kantierin e jetimores së Vlorës. Një grup tjetër prej 52 vetësh është impenjuar në punime të riparimit të rrjetit sanitar në katër fshatra të rrethit të Lushnjes: Bubullimë, Gorë, Kamasica dhe Kolonjë. Në fshatrat e Lushnjes skautistët italianë instaluan materrial plastik në dyert dhe dritaret e fshatrave. Për shkollat e fshatrave u sollën dhe u montuan depozita uji prej 1.000 litrash. Në rrjetin e ujit të pijshëm të këtyre fshatrave, në gjendje të keqe, u bënë disa meremetime të vogla: montime rubinetash dhe pajisjesh të tjera teknike. Për 12 ditë me radhë skautistët italianë ndihmuan edhe për përmirësimin e rrjetit elektrik. Janë montuar shumë priza e portollampa të reja, veç meremetimeve të tjera në rrjetin e fshatrave. Aksioni humanitar në rrethin e Lushnjes u koordinua nga përgjegjësi i zonës AGESCI të Lecce-s, Enzo de Carlo dhe nga don Cosimo Calozzo. Në jetimoren e Vlorës u punua për ristrukturimin e brendshëm, duke ribërë nga e para rrijten elektrike, të ujit të pijshëm dhe të hyrave të zeza. Më pas u riparuan dushet, menca, u lyen të gjitha muret dhe u zëvendësuan të gjitha xhamet. Puna në këtë kantier do të vazhdojë me katër turne dhe do të jetë afër një javë. Të djelën kantieri i jetimores së Vlorës u vizitua edhe nga ambasadori italian, Paolo Forestini, në vizitë pune në këtë qytet. Iniciativa e AGESCI-Puglia është parashikuar një vit mbas ekzodit të madh të shqiptarëve. Atëherë, grupet e skautistëve dhe shoqatat e tjera vullnetare ishin në radhën e parë të frontit të asistencës për shqiptarët.

Vazhdon dëmtimi i pyjeve në Berat

Dje në Shqipëri Vazhdon dëmtimi i pyjeve në Berat — Vazhdon dëmtimi i pyjeve. Deri tani dëmtimet e shkaktuara në rrethin e Beratit arrijnë vlerën 441 mijë lekë. — Vazhdon dëmtimi i pyjeve. Deri tani dëmtimet e shkaktuara në rrethin e Beratit arrijnë vlerën 441 mijë lekë. Ky dëm është shkaktuar nga individë të ndryshëm të cilët pa drejtësisht dëmtojnë pasurinë kombëtare duke përfituar prej saj. Vetëm gjatë vitit 1992 janë evidentuar rreth 700 kundërvajtje administrativë dhe 42 kundërvajtje penale, shifra këto tepër të larta. Dhe si rezultat janë zhdukur pyje të tëra kombëtare si Vidhit i Syzejt dhe pylli i Dërësimit, të cilat janë grupe të ndryshëm individësh që përfitojnë nga mungesa e pajisjeve të udhëheqjes së policisë pyjore për zbulimin e tyre. EMËROHET MINISTRI I RI I BUJQËSISË DHE USHQIMIT — Emërohet Ministri i ri i Bujqësisë dhe Ushqimit. Në bazë të dekretit Nr.635 të firmosur nga Presidenti Berisha lirohet nga detyra e ministrit me kërkesën e tij Petrit Kalakula dhe emërohet Ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit Hasan Halli. Kalakula kishte kërkuar dorëheqjen e tij pas kritikave të ashpra që i’u bënë nga partitë e tij. PROBLEM NOTERIZIMI I DOKUMENTAVE TË BANESAVE TË PRIVATIZUARA — Problem për qytetarët noterizimi i dokumentave të banesave të privatizuara. Ndërsa privatizimi i banesave ka marrë fund, mbetet edhe një me ritme të shpejta, noterizimi i këtyre dokumentave le për të dëshiruara. Shumë herë është kërkuar që noterët të lajmërohen për rastet, ndërmarrje komunale-banesa që kryejnë privatizimin. Kjo do të bënte që dokumentat të kalonin menjëherë në noter. Kjo gjë bënte që qytetarët të akuzojnë drejtoritë dhe të cilat gjendjen duke kërkuar për një akt noterial 300 deri 500 lekë në vend të 200 lekëve.

Kërkimi i pilotit: asnjë rezultat

Ra në det në zonën e Kavajës KAVAJË - (br.ca.) — Kërkime për gjetjen e trupit të majorit Idriz Hoxha dhe të avionit deri të djelën pasdite nuk kanë dhënë asnjë rezultat pozitiv. Fillon të do zbulat kërkime, pas disa ditësh, shpresa për gjetjen gjallë të pilotit. Aksidenti i rëndë ajror ndodhi kur Hoxha udhëtonte me një avion ushtarak në detin e tij “MIG 19” — prodhim sovjetik i viteve ’50 — të premten, rreth orës 10.30. Menjëherë në telefonatën e ardhur në qendrën e komandës detare të marinës italiane, në mesditën e po asaj dite, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, filloi kontrolli i zonës detare pranë Kavajës ku mendohej se kishte ndodhur aksidenti. Ishte një bashkëpunim midis marinës shqiptare, motovedetave italiane dhe anijeve të NATOS që ndodhën në Adriatik për sigurimin e embargos. Piloti i Regjimentit të Aviacionit të Rinasit Idriz Hoxha e pësoi aksidentin gjatë zhvillimit të fluturimit, me shërvitore të programuar. Alarm i sinjalizua nga qendra e kontrollit të fluturimeve të aviacionit ushtarak e cila përcaktoi edhe zonën e kontrollit të zonës bregdetare të Kavajës. Megjithë aktivizimin dhe bashkëpunimin e forcave të specializuara rezultatat e deritanishme fatkeqësisht mbeten negative.

Filloi konkursi për firmat që do të pastrojnë Tiranën

Kryeqyteti nën kërcënimin e mbeturinave ANDREA STEFANI TIRANË — Është hapur një konkurs për të marrë në ngarkim sipërmarrjen e pastrimit të kryeqytetit dhe eliminimin e mbeturinave. Konkursi — i organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Ndërtimit, Shtrëhimit dhe Rregullimit të Territorit — do të zhvillohet në fillim të shtatorit. Janë ofruar deri tani të marrin pjesë shumë firma vendase, ndërmarrje të përbashkëta, madje dhe firma të huaja italiane dhe sllovene. Lajmi konfirmohet nga Drejtori i Shërbimit Komunal në Bashki, Niko Muka. Me ne fund pak shprese se së shpejti do të jepet fund papastërtisë thuajse skandaloze — aq shqetësuese për vendasit ashtu dhe vizitorët e huaj — që ekziston rrugëve të kryeqytetit. Lidhur me shkakët e kësaj gjendjeje jo normale, në Bashki shpjegojnë se ka kohë që pastrimi i qytetit nuk është thjesht çështje organizimi, por në radhë të parë investimesh. Në këtë sektor ka dy vjet që nuk është bërë asnjë investim kur volum i ndotjes është rritur mbi 10 herë. Sipas të dhënave të Bashkisë, në Tiranë sot magazinohet rreth 70 për qind e mallrave të sektorit privat në shkallë vendi. Çdo muaj krijohen 2000 metra kub dhe mbetje ndërmjetësore si dhe karkullojnë 25.000 mjete transporti. Pastrimi dhe evadimi i 100-120 tonë mbeturinave bëhet në masën 90 për qind, me mjete primitive. Organizimi i konkursit synon të mbushë këto fije boshllëk, madje të rritet edhe fatiën e industrializimit të procesit, duke e kryer atë me qarqet të plota në re eliminimin e mbeturinave. “Gjithsesi — theksojnë specialistët e Bashkisë — krahas investimeve kërkohet përmirësime në drejtim të tjera, si ato të vjeljes së taksave apo buxhetit lokal nga dalin fondet për të financuar këtë aktivitet. Kërkohet një angazhim me i mirë i Policisë në parandalimin e ndotjes së mjediseve publike si dhe një edukatë më e lartë nga qytetarët. Vetëm kështu mund të zgjidhet ky problem”.

Partizani-Akранes 0-0

Kampionët shqiptarë luajnë dobët në ndeshjen e parë Vështirësohet shumë kualifikimi Sport Kampionët shqiptarë luajnë dobët në ndeshjen e parë Partizani-Akранes 0-0 Vështirësohet shumë kualifikimi TIRANË - (ed.la.) — Në këto ndeshje të ekipeve shqiptare në udhëtimin drejt Kupave të Evropës. Pashurbënis drejt Kupave të Evropës, “Akranes” i 21 një javë më parë te “Allobrotelli” në Lituani, “Partizani” i Tiranës në fushën e tij ndaj “Akranes” të Islandës, nuk shkon më të barazimi? Isländës, nuk shkon me 0-0. Për jo vetëm kaq, Partizani zhvilloi një ndeshje të dobët si pasojë dhe shprehën specialistët në radhët e klubit. Kështu kualifikimi për në turin e parë do të jetë mjaft i vështirë, edhe pse përballë kundërshtarit shqipëtarë në turin paraeliminator janë ekipe jo profesionalë në futbollin evropian. Rezultatet e ndeshjeve të para kanë qenë para “Akranes” dhe “Partizani” detyra mjaft të vështirë. Vetëm në zhvillim të ekipin kampion të Shqipërisë në ndeshjen e së dielës. Ndaj kundërshtarëve islandezë u luaj dobët edhe taktikisht. Kundër një gëndërmbrojtësi mjaft të gjatë të “Akranesit”, u sulmet nga krahet të “Partizanit” u bënë më të topa të lartë. Një detyrë mjaft e vështirë kjo për dy sulmuesit e shkurtër Hoxha e Dosti. Tifozët “Partizanit” të thyer me bedenë shkellet e stadiumit, desh dojen për që të thellësitë të zhgënjyen, kur në përmjet një kundërsulmi të shpejtë në fund të ndeshjes, islandezët pak sa e shënuan. Por “Partizani” nuk mund të përfitojë as në 20 minutat e para të ndeshjes: 1.43, “Akranesit” të pamësuar me tempera tura të larta shpeshherë kërkuan ndihmë te pankina e tyre. Për Islandën, që ta barazimi ishte rezultat maksimal që ata kërkonin në ndeshjen e parë. Edhe pa një ekip që s’e tregoi se ishte mbi “Partizanin”, “Akranes” mund të përballojë situatën dhe të marrë barazimin e shumëkërkuar 0-0. E vështirë e “Partizanit” për ndejshen e kthimit është se ai patjetër duhet të jetë në gjendje që të bëjë dot në Tiranë të shënojë në portën e islandezëve. Ndërsa “Akranesit” — me shumë mundësa në formacion pas qëndrimit të lojtarëve të shkurtër — i duhet të realizuar 2-0 që të ketë mundësinë për të kaluar me ekipin rus. Për takikë si parë “Partizanit” si vëzhgues i shtegiat gjithëgi një gjë u janë Islanda. Dje ky gjyqtar zhvilloi një takim me gjyqtarët shqiptarë të futbollit. Në Tiranë kishte ardhur dhe një përfaqësues i “Federatës”, i cili do të ndeshet në turin e parë me “Finlandinë” e cila u përfaqësua “Akranes”, Wim Jensen, ish-futbollisti i njohur hollandez pas ndeshjes i tha gazetës se: “Partizani nuk i ka humbur mundësitë për kualifikim”.

Një veturë përmbyset në Roramat: 3 të plagosur shumë rëndë

TIRANË (fa.ba.) — Është shndërruar në një ditë tragjike e shtunë e kaluar për pasagjerët e një automobili të markës “Volkswagen” të regjistruar në Tiranë. Tre burra, nga tre nëntë të mjetit kanë pësuar plagosje të rënda në automobiliotik që ndodhi të shtunën në orët e paradites në afërsi të fshatit Roramat, buzë rrugës nacionale Tiranë-Kavajë. Katër pasagjerët e rritur të veturës janë dërguar në gjendje tepër të rëndë në spital. Ka shpëtuar për mrekulli fëmija i vogël. Sipas burimeve të policisë rrugore shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte “Volkswageni”. Kjo ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin e të dalë jashtë rruge.

Gjithnjë të rënda kushtet e Nënë Terezës

Është e sëmurë nga malaria DELHI — Përveç disa vështirësive në frymëmarrje, gjendja shëndetësore e Nënë Terezës është e pandryshueshme. Mjekët e spitalit All India Institute of Medical Science, që të dielën kanë përcaktuar si diagnozë sëmundjen e malaries, mbajnë vazhdimisht nën kontroll pacientën dhe mendojnë se do të marrë veten pas pak ditësh. Për momentin murgësha besimtare, e cila të premten do të mbushë 83 vjeç, ndodhet në repartin e terapisë intensive. Mjekët kanë shpjeguar se vështirësitë e frymëmarrjes shkaktohen nga gjendja e zemrës së Nënë Terezës, që më 1989, pas një infarkti të dytë që gati e la pa jetë, u vu nën kontrollin e një pace-makere, një mjet që ndihmon për funksionimin më të mirë të zemrës. Të mërkurën e urdhri i Misionarëve të Caritas, çmimi Nobel për paqen në vitin 1979, u shtrua në spital me temperaturë të lartë dhe enjtje mushkërie. Fotografi e kohëve të fundit e Nënë Terezës

Në BrendaSi

Problemet e emigracionit diskutohen nga arbëreshët Mbi ndërtimin e centraleve bërthamore më të sigurta Rritet frika nga fanatizmi islamik