28/08/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 gusht 1993

Një autostradë e re mes Tiranës e Durrësit

Punimet për fazën e parë fillojnë në tetor Është mbyllur konkursi i Ministrisë së Transportit për firmën që do zbatojë fazën e parë të projektit: Tiranë-Vorë TIRANE — (p. re.) — Do të jetë e para autostradë e nivelit ndërkombëtar në Shqipëri. Së shpejti, dy qytetet më të mëdha shqiptare, Tirana dhe Durrësi, do të lidhen me njëri-tjetrin me një rrugë të re shumë më të gjerë se e para. Punimet për rrugën e re do të fillojnë në muajin tetor. Ato do të shtrihen në fillim vetëm në fazën e parë të këtij projekti, nga Tirana në Vorë, për të vazhduar pastaj në drejtim të Durrësit. Deri tani janë dhënë nga qeveria fondet për ndërtimin e kilometrave të para. Rruga e re do të ndjekë të njëjtin drejtim me rrugën ekzistuese dhe do të vazhdojë të ndërtohet përbri saj. Kështu, në përfundim të punimeve parashikohet që gjerësia e rrugës do të arrijë rreth 19 metra. Ndërsa mënyrë do të plotësohet standardet ndërkombëtare të një autostrade. Automjetet mbi të do të udhëtojnë me shpejtësi 80 deri 100 kilometra në orë. Për përcaktimin e firmës që do të kryejë punimet e rëndësishme, Ministria e Transportit ka shpallur me kohë një konkurs, që është mbyllur dy ditë më parë. Në të janë regjistruar 19 firma shqiptare, së bashku me firma italiane, çeke, kuvajtiane, austriake, sllovene. Deri në mesin e muajit të ardhshëm do të ketë marrë fund procesi i zgjedhjes së firmës fituese e cila do të ndërmarrë punimet në tetor. Rjeti rrugor shqiptar është një përgjegjësi në gjendje të keqe, por rruga Tiranë-Durrës është një nga rrugët që po ndjen aktualisht edhe peshën shumë të madhe të trafikut. Me mijëra automjete kalojnë çdo ditë mbi të, sidomos në ditët e fundjavës kur qytetarët e Tiranës frekuentojnë plazhet e Tiranës dhe Durrësit.

Ligji për pronat shkon në Gjykatën Kushtetuese

Kundër tij pronarë të vjetër dhe të rinj Kontradikta mbi nenet 12 dhe 17 ANDREA STEFANI TIRANE — Del përsëri në skenë çështja e pronave, që e diskutuar nga opinioni shqiptar kohët e fundit. Në shtator Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shogates së Privatëve të Lirë, për rishikimin e Ligjit “Për kompensimin dhe kthimin e pronave ish-pronarëve”. Me të kritikuara janë në nenët të tij: 12 dhe 17. Kërkesa është bërë në prill, por konfirmimi mbi datën e procesit u muar vetëm disa ditë më parë. Por në të njëjtën Gjykatë është depozituar prej kohësh edhe një ankesë tjetër për ligjin e pronave. Këtë herë janë ish-pronarët e vjetër që nuk pajtohen me të. Për kërkesën e tyre, shoqata “Pronësi me drejtësi” — e imponuar edhe me grevë urie disa kohë më parë — ende nuk ka marrë përgjigje për kohën e zhvillimit të tij. Ligji ishte miratuar nga Parlamenti Shqiptar në muajin prill dhe mënyrë nenë-shi në kundërshtimin si të të shpronësuarve nga diktatura komuniste, ashtu edhe të të pronësuarve në hapat e para të krijimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. I hartuar si për të vënë në balancë interesat e këtyre dy grupeve të pronarëve, në fakt ai ftoi armiqësinë e tyre të përbashkët. “Me zbatimin e këtij ligji — i tha Gazetës në ... — ...” Kryesinë e Shoqatës së Privatëve të Lirë — preken rëndë interesat e dyzet mijë pronarëve të rinj të të shpronësuarve të në gjithë Shqipërinë, si dhe të njëzet mijë të punësuarve pranë tyre. Hedhja e çështjes në Gjykatën e Kushtetueses është bërë pas ndërmarrjes së një sërë hapash në rrugë demokratike për të bindur Qeverinë dhe Parlamentin për antikushtetutshmërinë e disa neneve të këtij ligji”. Procesi i shqyrtimit të çështjes do të ketë individë përfaqësues të tyre. Në lidhje me këtë, ai u bazua në ligjin për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private si dhe në të gjitha aktet qeveritare që rrjedhin prej tij. Rreth 30 për qind e lokaleve janë shitur gjatë kohës së Qeverisë së Stabilitetit dhe rreth 70 për qind gjatë qeverisjes së kryeministrit Meksi. Neni 12 i ligjit — një nga më të diskutuarit — i njeh ish-pronarëve të vjetër të drejtën e pronësisë mbi trojet e blera nga pronarët e rinj. Neni 17 i njeh të parëve bashkëpronësinë në trojet mbi të cilat janë ndërtuar lokale të pronarëve të rinj. Fjalë mosmarrëveshje ndaj ligjit i shprehu Gazeta e vjetër Spartak Ngjela, i cili ka marrë përsipër të mbrojë interesat e Privatëve të Lirë në procesin e ardhshëm: “Është një ligj antikushtetues që godet interesat e borgjezisë së re shqiptare. Shtyet kanë qenë të ligjshme dhe ligji në bazë të cilit janë realizuar ato, është ende në fuqi. Neni 12 i ligjit ekzistues prish kontratën e shitjes, e cila është elementi më esencial i superstrukturës juridike në një ekonomi tregu. Të drejtat ekskluzive për të rishpallur një kontratë shitjeje e ka vetëm pushteti gjyqësor. Pyetës ne lidhje me shqetësimet e shitjes në vendet e tjera, është folur shumë, Ngjela i përgjigjet shkurt: ‘Nesë ka kontrata që nuk janë bërë brenda ligjit ato i shqyrton Gjykata’. Të njëjtin mendim nga Ngjela edhe për Nenin 17: ‘Bashkëpronësi të detyruar nëpërmjet organit legjislativ nuk mund të ketë. Bashkëpronësia lind në formë testamentare, trashëgimie ose me bashkim vullnetar’.” Kështu problemi esencial i pronave kërkon ndihmën në Gjykatën Kushtetuese. Ende pa përfunduar gjyqi i 1 shtatorit, madje pa u shqyrtuar dhe kërkesa e pronarëve të vjetër, zgjidhja nuk mund të parashikohet. “Nuk bëhet fjalë për gjyq të drejtë të pronarëve të rinj — i tha Gazetës një deputet — por vetëm për një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët”. Sot kjo zgjidhje e pranueshme duket gati e pamundur, pasi edhe kërkesat e dy grupeve të ndryshme të pronarëve, janë pozicionuar në skaje ekstreme.

Liqeni i Shkodrës nën kërcënimin e ndotjeve

Mbeturinat vijnë nga bregu malazez SHKODER — (fa. ba.) — Ka filluar të shtohet ndotja në Liqenin e Shkodrës. Plazhi i njohur i Shirokës, tashmë është thuajse i pafrekuentueshëm. Qytetarët shkodranë nuk kanë më dëshirë të lahen në ujërat e ndotura nga mbeturinat e një fabrike jugosllave të përpunimit të aluminit që vazhdojnë të derdhen në liqen. Sipas tregimeve të banorëve vendas, në breg kanë filluar të shtohen peshqit e ngordhur. Një sinjal që tregon se për ndihmë e mbeturinave toksike është shtuar në mënyrë të ndjeshme. Nuk kanë munguar edhe rastet e infek­sioneve të lëkurës të shumë personave që janë larë në liqen. Dyshohet se edhe kjo është një pasojë e fenomenit negativ. Sinjali i parë për ndotjet toksike është verifikuar thuajse dy vjet më parë. Sipas shëft të Seksionit të Higjienës dhe Epidemiologjisë të Shkodrës, Përtet Kalaja, nga analizat që u kryen atëherë rezultoi një përqindje shumë e lartë e lëndëve të dëmshme në ujin e marrur nga liqeni. Për problemin ka shkruar edhe shtypi i huaj i specializuar. Një revistë ambientaliste italiane i kushtoi një reportazh të gjatë problemit të liqenit. Edhe për specialistët italianë burimi i ndotjes ishte industria jugosllave e vendosur në bregun përballë, përtej kufirit shtetëror. Liqeni i Shkodrës

E veja Hoxha në Kasacion

TIRANE — (Ed. La.) — Nexhmije Hoxha sot do të jetë përsëri përpara trupit gjykues. Është e etura herë që gjyqësia Hoxha kërkon të mbrohet përpara akuzës për “përvetësim të pasurisë shtetërore”. Sot — për herë të fundit — Gjykata e Kasacionit do të vendosë mbi dënimin përfundimtar të saj. E arrestuar në fillim të janarit të këtij 1992, pas një viti në izolim, Gjykata e Tiranës e dënoi me 9 vjet heqje lirie. Duke e quajtur të padrejtë këtë vendim dhe duke shprehur për uljen e dënimit, vejusha Hoxha e hodhi çështjen në Gjykatën e Apelit. Por dënimi ishte ende më i rëndë: 14 vjet. Mungon vendimi i Gjykatës së Kasacionit. Vetëm pas kësaj dëshmie e Vejushës së izoluar mund të bëhet realitet ajo që ka kërkuar në Burgun e Gravec.

Durrës: për portin garë midis firmave

Do të konkurrojnë ndërtues vendas DURRËS — Do të konkurrojnë vetëm firmat ndërtuese shqiptare për pjesën e parë të projektit të rikonstruksionit për Portit e Durrësit. Shifra prej 2.4 milion dollarëve — pjesë e Fondit Kuvajtian — i besua kështu specialiteteve vendas. Vendimi për këtë u muarr pas kërkesës së Ministrisë së Transportit dhe Komunikacionit. Tashmë pritet vetëm fillimi i garës për të përcaktuar dhe firmën ndërtuese shqiptare që do të ftontë drejtën e kësaj ndërmarrjeje rehabilituese. 1 i gjithë projekti i Fondit Kuvajtian kap shumën 8.7 milion dollarë dhe synon rrjetin ... të aftësisë përpunuese të portit më të madh shqiptar. Projekti e parë e projektit — që besua firmave ndërtuese shqiptare — parashikon rregullimin e shesheve dhe rrugëve të Portit si dhe mbron pjesën e kalatave. Edhe mbikëqyrja e këtij projekti është bërë të bëhet nga specialistë shqiptarë. Për pjesën tjetër të projektit — rreth 6.3 milion dollarë — do të konkurojnë firma të huaja. Bëhet fjalë për blerje makinerish dhe pajisjesh për portin e rinj. Rreth këtyre objekteve, Realizimi i këtij projekti bëhet edhe më i domosdoshëm, shumë pas ngarkesës së shtuar mjaft këto dy vitet e fundit.

Ja skuadra e re e Napolit pa borxhe dhe me shumë plane

Si do të jetë seria A GIANNI ANTONUCCI Sponsor i Napolit është «Vellollo» por ajo që bën të mundur paksimin e deficitit të madh të shoqërisë italiane është «Parmalat». Mendoni nga shitja e lojtarëve Crippa dhe Zola skuadrës së Parmës, Napoli fitoi plot 22 miliardë lireta dhe Bajatari në Kopenhagen, Bla, më keq se shumë. Blerja, që do të nxjerrë në verë, në haptësinë e kësaj shoqërie, që menaxhohet nga familja e Ferrara, që mbetet të luajë Cragnotti dhe De Laurentiis, që menaxhohet kështu në nder të Vezuvit. Largimi i Careca dhe Galli, janë kompensuar me ardhjen e Bordon dhe Golperti Talishta. Do të kenë nga një sezon provizor në Bari, Vieri Shkëlqej Tangalata ishte objekt i parë i poli­kës së klubit. Mëgjithatë vendimi i Crip­pa dhe Zola duket sikur është dorëzuar dhe mbetet të përshkruhet Caruso dhe Corini. Në bankën e rezervave napoletane, Bianchi kërkon Marcelo Lippi të kthehet, si arbitri nga Atalanta (simpati e Vieri e Bianchi). Është ekspertë e parë e teknikët të një skuadre të fortë. Nga Bergamo, ndër të tjera, Lippi solli edhe Bordin (nëntë vjet) më parë debutuar në kampionatin e dyte me Taranto) që bashkë me Volpino duhet të ndërtojnë figurën në qendër të ... Në regjionin e Corinthia dhe Tern. Në sulm, kopja Fonseca-Buso mund të ketë si alternativë Bresciani dhe Caruso, ndërsa në mbrojtje Ferrara dhe Francini përbëjnë një siguri në krahë. Ashtë një Napoli, që megjithatë di shumë mirë të ketë teknike, duke mbajtur me një film prej 19 miliardësh: dhe skuadra më në Jug të kategorisë 1. Ka fituar dy kampionate por ka zbritur kahër në kategorinë e dytë. BLERJE Corini dhe Buso (Sampdoria), Bordin (Atalanta), Caruso (Modena), Taglialatela (Bari), Bia (Cosenza), Di Fusco (Torino), Pocchia (Avellino). SHITJE Galli (Torino), Crippa e Zola (Parma), Careca (Kashiwaz), Ziliani (Brescia), Carbone (Milan). SKUADRA Portierë: Taglialatela, Di Fusco, Pogotto; mbrojtës: Ferrara, Nela, Francini, Tarantino, Bia, Cornacchia, Corredini, Cannavaro; qendër: Shorë, Bordin, Corini, Caruso, Policano, Altomare, Thern, Inetti, Ruggiero, Strizzi, Pocchia; sulm: Fonseca, Bresciani, Buso. Trajner Marcelo Lippi (?).

Rihapet në Tiranë Fakulteti i Shkencave Sociale

TIRANE — Fakulteti i ri për universitetarët shqiptarë. Quhet Fakulteti i Shkencave Sociale dhe është shënuar universitetar nga Këshilli i Ministrave që në fillim funksionimin në vitin e parë akademik 1993-94. Mësat ishin propozuar më parë nga Ministria e Arsimit për të ristrukturuar ish-Fakultetin e Filozofisë dhe Sociologjisë. Fakulteti i ri do të funksionojë me tri departamente: të Filozofisë dhe Sociologjisë, Punës Sociale dhe Psikologjisë-Pedagogjisë. Afati i studimeve edhe për këtë fakultet do të zgjasë 4 vjet.

Dje në Shqipëri

NE SHKODER ISH-­IPESHKVI RRIVARROSET NE KAPELEN E KATEDRALES — Në Kapelën e Katedrales së Shkodrës — pas një ndërprerjeje shumëvjeçare — rivarrosen eshtrat e imzot Ernesto Coba, i cili vdiq në burg gjatë periudhës së regjimit komunist. Ernesto Coba lindi në vitin 1913 në një familje qytetare shkodrane. Në vitin 1930 vishet klerik në Kapelën Ipeshkvore dhe shugurohet Ipeshkëv. Fillon të punojë si famullitar deri në vitin 1967, kur u mbyllën institucionet fetare. Por ai vazhdoi ende të ishte në burgim. Për 13 vjet ai u dënua. Shtigjet e tij në kishë rikthehen në vitin 1967. Tani eshtrat e ipeshkëvit në Katedralen, ku vite më parë përdori nga arratisja e ipeshkës së Shkodrës, të cilat më parë ishin shkatërruar. Për der të tij u dha një Mesha e shenjtë. TELEGRAM NGUSHËLLIMI PER FATAKEQËSINE E FUSHË-KOSOVËS — Kryeministri Meksi i dërgoi një telegram ngushëllimi Kryeministrit të Republikës së Kosovës doktor Bujar Bukoshi lidhur me aksidentin që ndodhi në Fushë-Kosovë, aksident i cili i kushtoi jetën 20 personave. Në telegram shprehet dhimbshuri dhe keqardhja për këtë aksident. Kryeministri Meksi i shpreh Bujoshit dhe familjeve të viktimave ngushëllimet më të thella. NDIHMA HUMANITARE PER QYTETIN E PESHKOPËS — INDHUMA humanitare për qytetin e Peshkopisë nga Shoqata humanitare e SHBA “Zoti e do Shqipërinë”. Ndihmat arrijnë një vlerë prej 350 mijë dollarësh dhe konsistojnë në aparatura dhe pajisje për Spitalin e qytetit. Instalimi i këtyre pajisjeve do të bëhet nga një atelie amerikane e kësaj shoqate, dy prej të cilëve prej muajsh janë në qytetin e Peshkopisë.

Në Brendësi

Turqi takim për pengjet Nesër arrin uji në Qeparo Xhokonda «kthehet» në Itali?

Blej dhe shes

JAP ME QIRA një lokal për përdorim restoranti ose dyqan, në Rrugën “5 Maji”, 60 metër katror, afër Medrese-së në Tiranë. Të interesuarit që duan ta marrin me qira këtë lokal të telefonojnë në këtë numër telefoni: 22039 në Tiranë. LALJERIM Japim me qira a dyqan në: Rruga “Qemal Stafa” 81, 83, 85, Tiranë. Përmasa 4,30 x 10,00 metër, lartësi 4,5 metër. Të interesuarit të kërkojnë: Ramazan Sarraci, Rruga “Shinasi Doda” shnica”, Nr.5, Tiranë.