17 vjet dënime për tre të akuzuarit
Të hënën do të flasin avokatët mbrojtës të Saliut, Tartarit e Ahmetit
Në foto një fazë e procesit
EDMOND LAÇI
TIRANE — Drejt përfundimit gjyqi i të akuzuarve për ”Skandalin Arsidi”. Pretenca — kërkuan të mërkurën në sallë — i kërkoi Gjykatës 17 vjet heqje lirie për të tre të pandehurit: Agron Saliu, Agim Tartari dhe Vilson Ahmeti. Pas leximit për 30 minuta të pretencës, nga ana e mbrojtësit të akuzës, prokurorit Ilir Marko, avokatët kërkuan tre ditë kohë për të mbrojtur klientët e tyre. Mbrojtja u la të bëhet në datën 30 gusht. Pas saj pritet vetëm vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila do të precizojë përfundimisht fajësinë apo pafajësinë e të pandehurve.
”Skandali Arsidi”, objekt për muaj të tërë i shtypit, por edhe Parlamentit Shqiptar, më në fund iu drejtua sallës së gjyqit. Ahmeti, ish-Kryeministër i Qeverisë Teknike, Saliu, Drejtor i Bankës Tregtare dhe Tartari Nëndrejtor i kësaj banke, dolën nga arresti shtëpiak dhe qelëtë e Burgut, të akuzuar nga Prokuroria për ”shpërdorim detyre”. Një akuzë që vërtet gjithmonë rreth skontimit të kambialit me vlerë 1.6 milionë dollarë për shtetasin francez Nikolas Arsidi. Pyetja e duhej skontuar ky kambial apo jo nga ana e drejtuesve të Bankës Tregtare ishte motivi kryesor thuajse për të gjitha seancat e zhvilluara deri tani. Pozicioni i akuzës — I lexuar edhe në pretencë nga ana e prokurorit Marku — është prerë: Kambiali nuk duhej skontuar. Argumentet që përdor akuzën janë nga më të ndryshmet, ku më kryesorja e shprehur është ajo që veprimi i Saliut dhe Tartari është i pabazuar në ligj. Prokurori Marku avancoi më tej, duke thënë se dy të pandehurit e kanë kryer këtë veprim me ndërgjegje. Sipas prokurorit, mbajtja e kambialit për rreth një muaj pa u skontuar, veprimi i parë që është bërë pa marrë interes si dhe mosdërgimi i Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare të Letrare me Vlerë, e bëjnë të dyshimtë dhe të dënueshëm veprimin e Saliut dhe Tartari. Pjesa e gjatë të ish-Kryeministrit Ahmeti — po ashtu akuzës — qëndron në faktin që vetëm kambiali firmosur prej tij ka përfunduar në duart e Arsidit.
Edhe pse mbrojtja përfundimtare është parashikuar për të hënën e ardhshme, të akuzuarit janë pozicionuar përë kundër akuzave. Qëndrimi pro i ekspertëve ndaj veprimit të skontimit, e bëjnë edhe më interesante momentin e Vendimit të Gjykatës. Janë përballë ligjshmëria dhe paligjshmëria e skontimit të kambialit 1.6 milionë dollarë. Skontimi për herë të parë nga ana e një banke shqiptare të një kambiali, përfundoi në gjyq. Siqoftë 1.6 milion dollarët nuk janë më në Shqipëri, pavarësisht nga përfundimi i këtij gjyqi.
Nga pretenca
Ilir Marko, prokuror:
”Kërkoj që nga ana e Gjykatës, të deklarohet fajtor i pandehuri Agron Saliu për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në bashkëpunim me të pandehurin Agim Tartari dhe të dënohet me 8 vjet heqje lirie;
Të deklarohet fajtor i pandehuri Agim Tartari për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim me të pandehurin Agron Saliu dhe të dënohet me 7 vjet heqje lirie;
Të deklarohet fajtor i pandehuri Vilson Ahmeti për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës, duke krijuar mundësi reale të ardhjes së pasojave të rënda dhe të dënohet me 2 vjet heqje lirie”
Mbrojtësi i akuzës, prokurori Marku siguroi se: ”nëse më vonë do të ndihmohemi nga Prokuroria, mund të vëmë para përgjegjësisë edhe persona të tjerë, të cilët me veprimet e tyre mund t’i kenë sjellë dëme materiale shtetit.”
Pala e akuzuar
Vilson Ahmeti:
”Gjyqi është një komedi. Po kështu edhe pretenca”.
Agim Tartari:
”Pretenca është një absurditet”.
Agron Saliu:
”Shikoni zhvillimin e këtij gjyqi dhe gjykoni edhe për pretencën”.
Pajtim Hoxha, avokati i Vilson Ahmetit:
”Për mua janë të papranueshme argumentat që jep pretenca për klientin tim”.
Përparim Sanxhaku, avokat i Agron Saliut dhe Agim Tartarit:
”Pretenca ishte e paargumentuar dhe shumë kontradiktore”.
Avokati Sanxhaku, por edhe Hoxha kërkuan tre ditë kohë për t’u përgatitur për mbrojtjen e klientëve të tyre. Kreshnik Spahiu, Kryetar i Trupit Gjykuës, vendosi që mbrojtja e të pandehurve të bëhet me datë 30 gusht.
Kinematë shqiptare: dhunë, seks dhe tmerr
Filma të papërkthyer e me titra greke
Specialistët shprehen: «Kjo është në kundërshtim me ligjet»
Filma të papërkthyer e me titra greke Kinematë shqiptare: dhunë, seks dhe tmerr Specialistët shprehen: «Kjo është në kundërshtim me ligjet» ANDREA STEFANI TIRANE — Është një udhëtim në kinematë shqiptare. Një sektor, që si shumë të tjerë, ka pësuar ndryshime në vitet e fundit. Mjafton të shohësh reklamat — të vendosura në vendet më të dukshme — për t’u bindur se 90 për qind e filmave që shfaqen nëpër ekranet e kinemave shqiptare trajtojnë tema erotike, seksi, dhune dhe tmerri. Në përqindje më të madhe janë ndoshta filmat që, në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore në fuqi, shfaqen të papërkthyer në shqip ose të përkthyer në gjuhë të huaja, ku mbizotëron ajo greke. Këtë përmbajtje të kinemasë nga filmi i huaj e veçanërisht nga ai i zhanrit të seksit dhe dhunës, specialistët e ”Albilmfit” e shpjegojnë edhe me etjen e krijuar pas një censurë absolute dyzetëvjeçare. Por faktorin kryesor ata e shikojnë te mungesa e financimit. E vetmja ndërmarrje shtetërore që merret me tregtimin e filmit është ”Albilm distributor”. E dobët ekonomikisht, ajo nuk ka mundur deri tani, t’i bëjë ballë konkurencës së tregtarëve privatë të filmit. Në gjithë vendin ka gjashtë kinema e tre apo katër firma, që kanë marrë licensën për tregtimin e filmit. Janë këto që qarkullojnë volumim më të madh të filmave të konsumuar dhe të blerë shpesh me çmime të ulët — që mund të shkojë deri 100 dollarë — në një kohë që për një të njëjtë shitje mund të paguajnë 3.000 deri 4.000 dollarë. Këta tregtarë preferojnë me mirë të shesin filma të papërkthyer ose me titra në gjuhë të huaj, se sa t’i drejtohen ”Albilm distribution”, ku subittrimit (përkthimit). ”E gjithë kjo bie ndesh me legjislacionin në fuqi, që ndalon qarkullimin e filmave pornografikë.” Është dobësia shpesh me çmime të ulët — që mund të shkojë deri 100 dollarë — fuqi, që ndalon qarkullimin e filmave pornografikë”. Në Drejtorinë e Kulturës të Bashkisë së Tiranës, theksojnë domosdoshmërinë e ekzistencës së një organi të specializuar, i cili duhet të kontrollojë zbatimin e politikës së shtetit për këtë aktivitet dhe të ketë të drejtën e dhënies së licencës për shfaqjen e filmave. Ata nënvizojnë nevojën e subvencionimit nga shteti në këtë fushë. Specialisët e ”Albilmfit” mendojnë ndryshe: ”Problemi i financimit të këtij aktiviteti mund të zgjidhet vetëm me anë të investimeve të huaja, të realizuara në formën e ndërmarrjeve të përbashkëta”.
Nga Kasacioni dënimi përfundimtar për vejushën Hoxha: 11 vjet
TIRANË — Do të mbesë në fuqi dënimi me 11 vjet burg për Nexhmije Hoxhën. Të enjtën Gjykata e Kasacionit e ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm nga Gjykata e Apelit.
Për Kino Buxhelin, të dënuar në të njejtin proces, dënimi është zbritur nga 4 në 3 vjet burgim. E veja e Enver Hoxhës nuk ishte pretenduar në sallë në momentin kur u lexua vendimi. Kjo ishte shkalla e fundit e sistemit gjyqësor që mund të ndryshonte dënimin e Nexhmije Hoxhës. Tani, ndoshta mund të plotësohet kërkesa e saj për të kryer dëmin në burgun e grave në Tiranë. Aktualisht e veja Hoxha ndodhet në Burgun e Tiranës.
Ekstradohet nga Greqia i arratisuri nga burgu i Bardhorës
KAP SHTICE — Ekstradohet në Shqipëri një qytetar shqiptar që është arratisur në vitin 1992 gjatë kohës që kryente dënimin në burg.
Identifikimi i tij në një qytet grek u arrit pas bashkëpunimit të degëve të INTERPOL-it të Tiranës dhe Athinës. Ishte burgosuri nga Kavalla, Vangjel Simaku, kishte mundur t’i largohej burgimit gjatë transferimit nga një burg në tjetrin. Ai ishte hedhur nga autoburgu dhe me një makinë tjetër ishte larguar me shpejtësi. Simaku ishte dënuar në vitin 1986, pas vjedhjes në shuma të mëdha të arkës së kursimit në Rrogozhinë.
Letër nga Burgu i Leçes: «Kërkoj ndihmën tuaj»
I riu vlonjat është arrestuar në Itali për vrasje
TIRANË — Është një histori për të cilën Gazeta ka shkruar edhe disa kohë më parë. Është historia e Gjon Fetahut, refugjat klan-destin nga Vlora, i cili sot është i burgosur në Leçe për vrasje.
Nga burgu italian ai i kërkon ndihmë Gazetës me anë të një letre. “Ju lutem më ndihmoni të takoj një person të të Ambasadës Shqiptare në Romë, me qëllim që të sqaroj të gjitha problemet e mia. Kam nisur shumë letra por asnjë përgjigje nuk më ka ardhur deri tani”, shkruan ai në 23 vjeçar. Dhe problemet e tij tani janë të shumta. I mbyllur në një burg të huaj, me një faj të rëndë që i rëndon mbi shpinë — të cilin e pranon edhe vetë — dhe me një gjuhë të cilën e kupton fare pak. Në vend të falës ergtasolo — dënimi i përjetshëm — shkruan thjesht gastro.
Historia e Gjon Fetahut është e ngjashme me atë të mijëra shqiptarëve të tjerë, të cilët shpërthyen drejt perëndimit në kërkim të “ëndrrës italiane”. Kaluon në Itali mbi një pjesëkarrehë dhe që nga qershori ’92 endet për shumë kohë në krahinat e jugut bashkë me të vëllanë në kërkim të një pune. Ndrron dy-tre vende dhe dhe në fund arrin të stabilizohet në fermën e pllakut Antonio Esposito. “Punoj me të gjitha forcat e mia dhe i kusherja paratë për t’ia dërguar familjes. Haja vetëm një herë në ditë”. Në këtë gjendje vazhdon të punojë Gjoni për pesë muaj, kohë që kaloi vetëm me punë të rëndë dhe pak orë gjumë në kushte çnjerëzore. Më pas ndodhi incidenti tragjik — ende i pasqaruar plotësisht — ku Gjoni vret Antonio Esposito-n dhe të birin Carmelo. Që prej asaj kohe, për familjen Fetahu në Vlorë, e cila e mësoi nga Gazeta lajmin për të birin, ka filluar një kohë ankthi, pritjeje dhe malli, që duket sikur nuk do të marrë fund. “Kush mund të më ndihmojë që të takoj familjarët e mi?”, është pyetja e Gjonit nga burgu i Leçes.
Një i ri invalid ndalohet falsifikonte pasaporta falso
I gjenden viza e vula të konsullatave greke e italiane
TIRANE — (fa. ba.) “Është ndaluar nga policia në Vlorë një i ri që falsifikonte vula e pasaporta false. Mevete iu gjetën një mori pasaportash të falsifikuara dhe shumë vula të konsullatave italiane e greke”. Kështu u njoftua të mërkurën në kanalet zyrtare të informimit, lajmi nuk është i ri.
Në Tiranë policia po kryen me sukses një operacion kundër trafikut të pasaportave të falsifikuara, i cili rezulton të jetë kthyer në një tregti me përmasa shumë të gjera. Ajo që është e veçantë në këtë rast është talenti i padiskutueshëm i këtij të riu, që për më tepër nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, pas një zenke të rëndë në të cilën ka qenë protagonist. Të fabrikosh pasaporta është, padyshim, një akt i dënueshëm, por askush nuk mund të thotë se është një punë e lehtë. Publiku i gjerë nuk i njeh hollësitë e jetës së tij, por me siguri ka qenë një jetë e kaluar me mallëngjime dhe dhunë, provë për këto janë plagët e thella që ai mban mbi trup. Tani si shumë të tjerë, që kanë thyer ligjin, ndodhet mbasiv një në dhomat e policisë. Kështu të gjerat ndodhta do të shihen dhe drejtimi tjetër jetës së tij dhe talentit i një vend që të ishte kundër shoqërisë, do të ishte shumë i dobishëm për të.
Fotografi pasaportash dhe dokumentesh të falsifikuara.
Nesër shtojca e kampionatit të futbollit shqiptar
Nesër lexuesit e Gazetës Shqiptare do të kenë në dorë falas kalendarin e kampionatit të ri shqiptar të futbollit. Ai do të jetë i shoqëruar me të dhëna të plota për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Pra, të gjitha ndeshjet, formacionet, ndryshimet e synimet do të jenë në dorë të lexuesve me Gazetën e kësaj dite.
Jeta dhe Ambienti
EDMOND HAJDERI
Ozoni i stratosferës formohet nga veprimi i rrezatimeve me gjatësi vale të shkurtër mbi molekulën e oksigjenit të cilat e shpërbëjnë atë në dy atome oksigjeni; çdo atom më pas bashkohet me një molekulë oksigjeni duke formuar kështu ozonin. Në përgjithësi ndikimi i ozonit në shpërbërjen e oksigjenit zhvillohet me shpërbërje të njëjta me atë të formimit të tij. Jo e gjitha të njëjtë nëse molekula e ozonit e presh këtë ekuilibër duke çuar më pas në këmbimin e ozonit. Studimet e ndryshme kanë treguar se, në Antarktik dhe më ... në Arktik, temperaturat të ulëta shpërbëjnë rrezatimin katalitik të klorit duke spostuar kështu oksidet e azotit qëndrojnë krahazi t’i me proces.
Oksidet e azotit ngrihen së bashku me molekulat e ujit duke formuar grimca të vogla të cilat formojnë të ashtuquajturat stratosferike polarë, keto ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e reaksioneve kimike që çojnë në çlirimin e klorit nga komponime si acidi klorhidrik (HCl) dhe nitrati i klorit (ClNO3) të cilat përndryshe nuk do të bashkëvepronin me ozonin.
Edhe në qoftë se sot do të eliminohej plotësisht lëshimi i klorofluorokarbureve (CFC) në atmosferë reaksionet kimike që çojnë në shpërbërjen e ozonit stratosferik do të vazhdonin edhe për një kohë të gjatë. Kjo sepse kohëzgjatja e qëndrimit të CFC në atmosferë është shumë e gjatë dhe kështu do të vazhdonin të përhapeshin në stratosferë nga “serbatorët” troposferikë.
Një tjetër pasojë negative e jetës së gjatë është shpërbërja e ozonit fotokimik (oksidi azotit + hidrokarbure + rrezatimi diellor) termi ky me të cilin nënkuptohet një përzierje gazesh ndotës që formohet në shtresat e poshtme të atmosferës nga veprimi i rrezatimit diellor mbi kompozime si oksidi i azotit dhe hidrokarburet e lëshuara nga motorët e automjeteve. Kjo çon në formimin e P.A.N (peroksicetilnitrati) dhe të ozonit, veprimi direkt i të parit ndikon negativisht mbi bimët ndërsa ozoni është toksik për organizmat shtazore dhe shkak kryesor i irritimeve të syve. Përveç kësaj, duke qenë oksidues, ata veprojnë mbi hidrokarburet policiklike aromatike duke i shndërruar ata në agjentë kancerogjenë, në të pranishëm sot kudo në qendrat urbane.
Me fjalë të tjera, ozoni, i cili është kaq i rëndësishëm për neutralizimin e rrezatimit ultravjollcë në stratosferë (që grumbullohet rreth 90% e ozonit atmosferik), përbën një problem kur ndodhet në përqendrime të larta afër sipërfaqes së tokës. Pra si përfundim mund të themi shkurtimisht se prishja e ekuilibrit natyror dhe e raporteve midis elementëve dhe komponimeve të ndryshme kimike ndikojnë negativisht mbi proceset jetësore dhe se me të ardhmen, po të vazhdohen kështu me këtë ritme, pasojat do të jenë akoma më të dukshme.
Jeta dhe Ambienti
Dje në Shqipëri
MBERRIJNE NE DURRES NDIHMA TE TJERA HUMANITARE — Janë 2.500 tonë ndihmat humanitare që kanë arritur së fundi në Portin e Durrësit. Ndihmat — të sjella nga unja amerikane “Spirin”. Sipas fillimtarit — shumë të shpërndahen nga 5 organizata të ndryshme humanitare që veprojnë në Shqipëri. Në ekuipazhin e anijes amerikane të përbërë prej 50 vetëve, kishte edhe gra e fëmijë vullnetarë. Pjesa më e madhe e kësaj ndihme, rreth 80 për qind, është me medikamente mjekësore, 10 për qind ushqime dhe pjesa tjetër veshje për fëmijë.
SHOQATA PËR KULTURË DEMOKRATIKE BEN THIRRJE PER TOLERANCE, MIREKUPTIM DHE TRANSPARENCE — “T’i jeni shlyer me të tilla mbështetjet veprimtaria e Shoqatës: toleranca, mirëkuptimi dhe transparenca”. Ishin këto fjalët e kryetarit të Shoqatës për Kulturë Demokratike, gjatë një konference të organizuar për shtypin. Shoqata — e pavarur dhe jopartiake — në zgjedhjet e 22 marsit kish angazhuar mbi 2.000 vëzhgues vullnetarë, ndërsa për zgjedhjet e 26 korrikut, edhe 2.000 të tjerë.
SHOQERIA E TRANSPORTIT INTERURBAN TE SARANDES MBI INISIATIVAT E SHOFEREVE PRIVATE TE UDHTAREVE NE SARANDE, ININI SHOQERINE “Transbutrinti”. Sipas drejtuesve të kësaj shoqërie tashmë nuk ka më ndërprerje linjash si më parë, kur këto linja mbuloheshin privatisht nga shoferë të veçantë privatë. Kjo shoqëri siguron sot për udhëtarët shërbime për linjat me Tiranë, Përmetin, Korçën, Fierin dhe mijat qytete të tjera.
Në Brendësi
Tension në Liban pak ditë para bisedimeve
Midis Nasas dhe Marsit ka një jashtë-tokësor
Bosnjë kaskat blu të akuzuar për korrupsion