Një propozim për në dhjetor: «Domenica In» në Shqipëri
Anna Oxa në vendin e origjinës
TIRANË — Një treshe e famshme e muzikës botërore e italiane ka mundësi të vizitojë Shqipërinë në dhjetor.
Tre nga këngëtarët më të suksesshëm, Joe Cocker, Anna Oxa dhe Lucio Dalla, mund të marrin pjesë në një koncert të posaçëm të organizuar në Tiranë në kuadrin e emisionit popullor ”Domenica In” të Rai Uno. Të tre artistët e famshëm janë shumë të njohur për publikun shqiptar, nëpërmjet emisioneve televizive. Në dhjetor, me sa duket, do të realizohet një kontakt direkt midis jeshjeve të muzikës dhe spektatorëve shqiptarë. Për këngëtaren Anna Oxa, një shkak më tepër, për të marrë pjesë në këtë aktivitet: për herë të parë do të vizitojë atdheun e jatit të saj, i larguar shumë kohë më parë nga Shqipëria.
Propozimi i është bërë Ministrisë së Kulturës nga një afarist italian që merr përsipër të organizojë gjithë masat e nevojshme në Itali. Sipas afaristit italian ekziston mundësia që të vihen në dispozicion të këtij projekti një financim i madh nga Regjioni i Reggio Emilia-s. Deri tani ende nuk ka asnjë hollësi për ecurinë e mëtejshme të këtij projekti. Nëse realizohet do të jetë padyshim një nga evenimentet kulturore më të mëdha që janë verifikuar deri në tani në vend.
Një tjetër iniciativë e madhe kulturore, për të cilën Gazeta ka shkruar para disa kohësh, ka filluar të konkretizohet. Tani, pas përpjekjeve të para të Ministrisë së Kulturës, do të jetë shoqëria shqiptare ”DEA” që do të merret në shtator me organizimin në Shqipëri të spektaklit. Edhe për këtë koncert propozimi kështu ardhur disa kohë më parë. Një shoqatë nga Roma, Associazione Beneficienza Assistenza merre përsipër të mbledhë një numër personazhesh të njohur të spektaklit dhe sportit italian për të organizuar një koncert të madh në Tiranë. Ai do të zhvillohet nën thirrjen ”Mos harroni” në përkrahje të viktimave të dhunës dhe drogës. Në listën e pjesëmarrësve figurojnë këngëtarët e njohur italianë Eugenio Bennato e Tony Esposito. Një numër i madh ish-futbollistësh të përfaqësueses italiane do të shoqërojnë këngëtarët në udhëtimin e tyre në Shqipëri: Albertosi, Benetti, Graziani, Altobelli, Giordano, Conti. Në propozimin e tyre organizatorët italianë kanë marrë përsipër të gjitha shpenzimet e udhëtimit të grupit të artistëve dhe sportistëve, ndërsa kanë kërkuar nga Ministria e Kulturës përballimin e shpenzimeve të nevojshme për strukturat dhe aparaturat teknike. Pikërisht këtu kanë filluar vështirësitë e para. Sipas Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Kulturës, Ylljet Aliçkaj, ministria nuk mund të mbulonte, me fondet që ka në dispozicion, të gjitha shpenzimet e nevojshme duke filluar që nga qiraja e sallës dhe duke përfunduar tek shpenzimet për fjetjen. ”Ne kemi vënë në dispozicion të projektit të gjitha ato që mund të siguronim ne si dikaster. Për të tjerat kishim vështirësitë”, thotë Aliçkaj. Koha e fundit janë ofruar si sponsorizuese disa firma shqiptare e të huaja. Restoranti italian ”La Perla” është njëri prej tyre. Pas kësaj organizatorët italianë kanë hyrë në kontakt, nëpërmjet ministrisë, me shoqërinë shqiptare ”DEA”, e cila mund të marrë përsipër organizimin në vend të këtij spektakli.
Tregtohen kaseta fallso: producentët protestojnë
Policia Financiare heton për «trafikantët e muzikës»
TIRANE — Ka kohë që producentët e kasetave me muzikë të këngëtarëve shqiptarë, janë të shqetësuar.
Tregu i kasetave muzikore është përmbysur nga produkte të falsifikuara dhe prodhuesit e ligjshëm jo vetëm e kanë reduktuar prodhimin, por rrezikohen të falimentojnë. Akush deri tani nuk ka dalë të mbrojë të drejtat e tyre dhe të këngëtarëve, siç e kërkojnë ligjet në fuqi. Vetëm pas disa ankesave të producentëve të ligjshëm, Policia Financiare ka filluar të ndjekë problemin.
Kasetat, aq më tepër audiksetat, janë një mjet relativisht i ri në tregun shqiptar. Pas vërshimit të kasetave me këngë të huaja, u shfaqën më në fund edhe ato me këngë shqiptare. Prodhuesit e tyre janë Radio Televizioni Shqiptar dhe firma private ”Albsuvenir”. Pikërisht kasetat e prodhuara prej tyre, kopjohen në mënyrë primitive nga pseudo-tregtarë dhe shiten në të gjithë vendin me çmime shumë më të ulta. Ky pseudobiznes ka kohë që zhvillohet hapur i pashtetuar nga askush. Në qendër të Tiranës, në vitrinat e dyqaneve pranë atij të firmës ”Albsuvenir”, kasetat falso konkurorjnë me sukses ato origjinale. Njëmajshem është thuajse siamezike. Të njëjtat këngëtare me të njëjtët repertorë, të njëjtat fotografi, veçse këta janë të fotokopjuara pa ngjyra. Dallimi më i dukshëm mes tyre është çmimi. Kasetat origjinale kushtojnë 2500 lekë kurse ato të falsifikuara 1500. Cilësinë e dobët të këtyre të fundit e vuajnë konsumatorët.
Italia ndizet
Fillon kampionati i futbollit n. 92
Të favorizuara, Inter, Milan e Juventus. Shumë të reja
Nisje e parakohëshme e Kampionatit Italian të serisë A për më tepër për nevojat e Kombëtares me objektiv USA’94.
Sezoni veror ka vënë në dukje probleme të shumta, mbi të gjitha të natyrës financiare, për shkak të krizës ekonomike aktuale; në të ashtuquajturin «sezon i shitblerjes së lojtarëve» shumica e shoqërive kanë shtitur lojtarë, me shumë të imponuara për të zvogëluar numrin se sa për të blerë; edhe lumi i të huajve i viteve të shkuara shkoj duke u pakësuar bile, për një herë të parë, shumë atletë të nivelit të lartë kanë lënë «Kampionatin më të bukur në botën si p.sh. Riedle, Rijkaard, Walker, Scifo, Casagrande. Kërkesa e hyrjeve të reja ka detyruar praktikisht Federaten e Legën ti lëshojë për një televizion privat për të drejtën e transmetimit direkt të një ndeshjeje të serisë A për çdo ditë të Kampionatit: kjo ndoshta do të fillojë në orën 20.30, kështu që huq mbëj traditë historike e Kampionatit pra zhvillimet njëkohësisht të të gjitha ndeshjeve. Në verë falimentuan shumë shoqëri për borxhe (si Catania, Messina, Taranto, Varese) duke krijuar të papunë të rinj e situata relativisht të vështira aq sa, për solidaritet, lojtarët e sërisë A e B do të fillojnë nde- njohur të Kombëtares holandeze (Jonk dhe Bergkamp) kanë fuqizuar sulmin e Dell’Anno (nga Udine e qendërfushori; gjithmonë në dispozicion Schillaci e Sosa.
MILAN — Humbja e Rijkaard e Gullit janë të rëndësishme edhe pse zëvendësuesit janë personazhe të njohur: tekniku Boban e Laudrup (nga Fiorentina që ka zbritur); sulmi-bombë me Papin-Simone-Raduciolu, në pritje të Van Basten.
JUVENTUS — Megjithë shitjen e Casiraghi, Lazios, paraqitet shumë kompakte në kujdesin e Trapattonit, sidomos në mbrojtje me Fortunato e Porrini të blerë rishtas; sulmi shumë i njohur me Baggio dhe një Vialli vendosur të kthehet në Kombëtare.
PARMA — Një shoqëri në rritje të vazhdueshme në vitet e fundit; traineri Scala ka në dispozicion fantastizin Zola e Crippa (të dy nga Napoli); sulmi i fortë me Melli e kolumbianin Asprilla me suedezin Brolin gati për të hyrë në fushë.
LAZIO — Zoff ka një ekip shumë luftarak me lojtarë me synime: Casiraghi—Gascoigne-Winter e Signori (golashënuesi më i mirë i kampionatit të kaluar) garantojnë lojë e gola.
Pas favoriteve ka një grup të madh skuadrash me objektiv një vend klasik për pjesëmarrje në Kupën
natit aq sa, për solidaritet, lojtarët e serisë A e B do të fillojnë ndeshjet e ditës së sotme me gjysmë ore vonesë. Për fat, nga pikëpamja tekniko-sportive, gjithë sondazhet japin si të mundshëm një Kampionat shumë të ekuilibruar me Milanin jo më në rolin e favoritit të vetëm; e vërteta është se kudo e zgjatë kanë fituar tashmë (për të tretën herë në gjashtë edicione të Kupës) trofenë e parë të sezonit, Superkupën Italiane (1-0 në Torino në finalen e Washingtonit).
Grupi i favoritëve përbman kryesisht Interin, pastaj Milanin dhe Juventusin si dhe ambiciozet Parma e Lazio; të shohim përse:
INTER — Do lojtarë të shumtë luftarak me lojtarë me synime: Casiraghi—Gascogne-Winter e Signori (golashënuesi më i mirë një grup të madh skuadrash me objektiv një vend klasifikimi për pjesëmarrje në Kupën UEFA: ato janë Sampdoria, Roma, Napoli, Atalanta dhe Cagliari; të tjerat, midis të cilave dy debutueset absolute Piacenza e Reggiana do të tentojnë të mbeten në kategori.
Por parashikimet janë parashikime. Fjalën e ka fusha.
FILLON KËSHTU — sot ora 16
Atalanta-Cagliari — në Bolonjë
Genoa-Roma
Inter-Reggiana
Juventus-Cremonese
Lazio-Foggia — ora 20.30
Lecce-Milan
Napoli-Sampdoria
Piacenza-Torino
Udinese-Parma
Sot, kalendari i Kampionatit Shqiptar
Në faqet e brendshme
Dje në Shqipëri
NË BERAT 14 ZJARRE VETËM NË GUSHT — Janë shkatërruar në Berat nga zjarret e këtij viti 2.5 hektarë pyje. Ndërkohë janë përfshirë rreth 20 hektarë të tjera. Vetëm në muajin gusht numri i zjarreve arriti në 14 raste. Policia Pyjore e rrethit e ka pasur gati të pamundur mbrojtjen e pyjeve. Veçohët vetëm ndihma e organeve lokale të Mbrojtjes, të cilët ndihmuan në shuarjen e një zjarri në afërsi të repartit të tyre. Është konstatuar gjithashtu edhe rasti i një zjarrvënie, por — sipas inspektorit Abaz Zyraj — Prokuroria ka heshtur.
MARRËVESHJE ME INSTITUTIN QENDROR ITALIAN PËR KËRKIMET SHKENCORE E TEKNOLOGJIKE NË DET — Instituti Shkencor i Kërkimit të Peshkut në Durrës arriti të bëjë një protokoll-marrëveshje Det (CNRAM). Marrëveshja parasheh studimin e rezervës peshkore, pellagjike, fundore, molusqet si dhe sipërfaqet e pastra biologjike. Është vendosur gjithashtu që brenda këtij viti të zhvillohet një ekspeditë dy-palëshe, rezultatet e së cilës do të mund të hapin rrugën e një projekti 4-vjeçar.
RINISËT AEROPLANI I NDALUAR NË RINAS — Pas shumë vitesh ndalimi të detyruar në pistën e aeroportit të Rinasit, është rinisur në drejtim të Stambollit, aeroplani i Kompanisë turke ICP Airlines. Bllokimi ishte bërë për një defekt teknik. Për çdo ditë të qëndrimit të tij në Shqipëri — sipas burimeve zyrtare — kompania turke duhet të ketë paguar 1.000 dollarë për parkimin. Në të gjithë aeroportet ndërkombëtare për episode të këtij tipi janë parashikuar tarifa tepër të larta.
Socialistët vendosin rikthimin
Ligji i ri më liberal për investimet
Berisha: «Pozicioni
Socialistët vendosin rikthimin e tyre në Kuvend
TIRANË — Partia Socialiste vendosi rikthimin në Parlament.
Sezoni i ri parlamentar do të bashkojë kështu sërish — që pas 16 qershorit — deputetët demokratë dhe ato socialistë. Pritet vetëm konfirmimi zyrtar i kthimit në Parlament edhe i deputetëve socialdemokratë. Të dyja këto parti kishin bojkatuar punimet e Parlamentit, për shkak të Kushtetutës që, sipas tyre, po vonohej.
Vendimi i fundit i Partisë Socialiste u muarr pas mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe u argumentua si i domosdoshëm pas “situatës mjaft të acaruar”. “Kthehemi në Parlament për të shpallosur hapur qëndrimin tonë pas zhvillimeve të fundit”, tha Namik Dokle, Kryetar i Grupit Parlamentar të socialistëve.
Berisha: «Pozicioni i Italisë parësor»
Ligji i ri më liberal për investimet
TIRANË — Një ligj shumë më liberal për investimet e huaja.
Sinjali i ardhur më parë — pas përgjigjes së Projektligjit nga Ministria e Lidhjeve Ekonomike me Jashtë — u konfirmua edhe nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Tashmë pritet që “Ligji për Investimet e Huaja” të kalojë në Qeveri, për t’u aprovuar muajt e ardhshëm në Parlament.
Për partneritetin në Evropë dhe raportet me Italinë, Berisha tha se: “Mendoj se pozicioni i Italisë është ndër më parësorët dhe, me sa di unë, shkëmbimet, ndërmarrjet e përbashkëta dhe investimet italiane në Shqipëri janë në vend të parë”.
Në Brendësi
Lindja e Mesme drejt
marrëveshjes për paqe
OKB-ja pa financime rrezikon falimentimin
Kosovë, vritet një djalë me origjinë shqiptare
HOROSKOPI I JAVËS
Sht. Wilder
Dashi 20/VIII 20/IV
Bëni si të mendoni vetë, sidomos në çështjet shëndetësore: nuk keni gabuar kurrë dhe nuk ka pse të ndodhë tani.
Demi 21/IV 20/V
Po i jepni shumë rëndësi çështjeve të punës që në të vërtetë janë më se të parëndësishme. Mos i merrni gjërat shumë seriozisht.
Binjakët 21/V 20/VI
Një bashkëpunim me të tjerë, i ngushtë dhe i vazhdueshëm, mund t’ju ndihmojë të vini fre temës së gjuhës së rrjedhë.
Gaforrja 21/VI 22/VII
Veprimet tuaja duhet t’i përshtaten teorive tuaja, përndryshe do të rrezikonit të humbni besimin ndaj vetes.
Luani 23/VII 22/VIII
Edhe pse po kaloni një situatë plot tension dhe probleme nuk mund të lini pas dore e të mos përfillni probleme që ju interesojnë drejtpërdrejt.
Virgjëresha 23/VIII 22/IX
Ditët e ardhshme janë të ngarkuara me emocione: duhet ta kontrolloni mirë veten, në qoftë se synoni të keni arritje të reja.
Peshorja 23/IX 22/X
Është e nevojshme të dini nga mjedisi që ju rrethon e të takoni njerëz që kanë synime dhe mendime ndryshe nga tuajat.
Akrepi 2/X 21/XI
Brenda mjedisit familjar dikush ose diçka kërkon vëmendjen tuaj: mos u mjaftoni vetëm me një këshillë të thjeshtë. Bëni pakçat gati dhe nisuni për rrugë.
Shigjetari 22/XI 21/XII
Mendohuni mirë përpara se të flisni. Nuk duhet që të tjerët t’ju keqkuptojnë dhe kini kujdes se mos mendoni atë që ju rri afër.
Bricjapi 22/XII 19/I
Yjet ju këshillojnë të mos ndiqni gjithmonë të njëjtën rrugë: bëhuni të guximshëm, lini të ndryshëm nga ç’keni qenë deri tani.
Ujori 20/I 19/II
Mos u mposhtni nga planet tuaj, yjet këshillojnë një ecje me hapa të vegjël e të ngadaltë.
Peshqit 20/II 19/III
Do jetë e rrezikshme të mendoni gjatë në ditët e ardhshme si të silleni. Kini besim në instinktin tuaj dhe mbi të gjitha bëhuni të guximshëm.