25/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 prill 1993

”Në fshatin Mnik ndodhen dy gropa të përbashkëta

Rrëfim dramatik nga antropologu që heton viktimat e komunizmit Dëshmitarët rrëgojnë: “Këtu pas torturash të tmerrshme janë vrarë dy bashkëshortët Gega e Ndreu”. Gërmime të reja në kërkim të 7 trupave Rrëfim dramatik nga antropologu që heton viktimat e komunizmit ”Në fshatin Mnik ndodhen dy gropa të përbashkëta Dëshmitarët rrëgojnë: “Këtu pas torturash të tmerrshme janë vrarë dy bashkëshortët Gega e Ndreu”. Gërmime të reja në kërkim të 7 trupave FATOS BAXHAKU TIRANË — Do të vazhdojnë gërmimet në “bregun e vdekjes” pranë fshatit Mnik në afërsi të Tiranës. Pas gjetjes së 22 viktimave të pafajshme të “incidentit të bombës në ambasadën sovjetike”, këtë herë, do të kërkohet në dy pika të tjera në të njëjtën zonë për nxjerrjen dhe identifikimin e një grupi prej shtatë vetësh emrat e të cilëve ende nuk janë përcaktuar. Si edhe për dy viktima të famshme të Enver Hoxhës: bashkëshortëve Liri Gega dhe Dali Ndreu. Lajmin l’a konfirmoi Gazetës antropologu i njohur Aleksandër Dhima, i cili ka kohë që merret vullnetarisht me identifikimin dhe restaurimin e skeleteve të viktimave të komunizmit. Njësoj si edhe në rastet e tjera, në zbulimin e vendit të varrosjes u arrit pas rrëfimeve të disa dëshmitarëve okularë, që të gjithë shqiptarë që banonin në Mnik. Shtohet kështu lista e martirëve të masakruar nga xhelatët në rrëpishen e Mnikut. Në fakt, prej kohësh dihej që ky vend është përdorur për shumë kohë si vend ekzekutimi deri në aksionin e famshëm të “hapjes së tokave të reja”. Në një zonë me sipërfaqe rreth dy kilometra katrorë, janë zbuluar kohë pas kohe të fillojnë gërmimet fillimisht, ende nuk ka të dhëna të sakta. Dihet vetëm se grumbulli prej 7 vjetësh — sipas fshatarëve “të gjithë të rinj” — janë pushkatuar midis viteve 1955 e 1960. Nga ana tjetër janë thuajse të sigurtë emrat e dy të tjerëve. Janë shumë të njohur: bëhet fjalë për Liri Gegën e Dali Ndreun. Ish partizanë legjendarë — Ndreu ishte komandant i një korparmate ndërsa Gega deri në momentin e Bashkimit Sovjetik. Viktime të një diktature për të cilën kishin kontribuar edhe vetë, të dy patën fund të tmerrshëm. Doktor Dhima thotë: “Sipas dëshmive që kemi arritur të mbledhim, Gega dhe Ndreu janë pushkatuar në të njëjtin vend. Liri Gega në atë kohë ishte shtatzënë dhe priste të lindte. Dëshmitarët thonë se para pushkatimit gruaja e lidhën në një lloj skele prej dërrase, dhe u munduan t’i provokonin lin- skenës makabre. Në fillim vrasin gruan dhe pastaj të shoqin. Një akt i paparë mizor”. Sipas ekspertit antropolog, procedura e zbulimit dhe identifikimit do të jetë e vështirë sepse e gjithë zona është e pjerrët, dhe pas shpyllezimit ka terreni ka qenë i shterrët dhe rrëshqitjeje në drejtim verior drejt lumit. Ndërkaq, doktor Dhima tregon pastaj rezultatet më të fundit të procedurës së viktimave të lidhur njëri me tjetrin me zinxhirë e tela, dikush kërkon të shpëtojë dhe goditet nga rojet me qytën e pushkës. Në gropë u gjet një kafkë me një të çarë të thellë në ballë e cila i ka shkaktuar vdekjen në moment, me pas togen e pushkatimit që vihet para të dënuarve. “Duhet të ketë qenë më shumë një bandë njerëzish me armë të ndryshme, se sa një togë e rregullt pushkatimi — shpjegon doktor Dhima — sepse në gropë ne gjetëm gjëzhoja që i përkasin shumë tipe armësh”. Sipas antropologut, deri tani janë identifikuar në mënyrë pak a shumë të sigurtë vetëm rreth 10 viktima: Manush Peshkëpia, Myftar Jegen, Niko Lezo, Jonuz Kaceli dhe slloveni Lluka Rashkovic janë disa nga emrat që ai përmend. “Tani është faza më delikate — vazhdon — të gjithë skeletet që kemi duhen të rinërtohen, dhe pastaj do të mundohemi të bëjmë identifikimin përfundimtar duke i ballafaquar me fotografitë që disponojmë familjarët. Do të jetë diçka e vështirë sepse shumë kafkë janë të dëmtuara nga rrëfimet e shkytja”. Ndërkaq, nga burime zyrtare bëhet i ditur emri i personit që hodhi bombën në ambasadën sovjetike në Tiranë, për të cilën u akuzuan 81 viktima të pafajshme në atë që Shqipërinë. Provo të gjithë Shqipërinë. Provokatori ishte një oficer i Sigurimit, Qazim Lecaj, më vonë i pushkatuar si tradhëtar nga vetë kolegët e tij. Diktaturat gjithnjë i hanë pjellat e veta. Sipas dëshmive që kemi arritur të mbledhur, Dëshmitarët thonë se para pushkatimit gruan e lidhën në një lloj skeleri prej dërrase, dhe u munduan t’i provokonin lindjen duke i hapur këmbët. E gjithë kjo zhvillohej në sytë e të shoqit. Pasi nuk ia arritën qëllimit — shton Dhima — dhe si duket të mërzitur nga klithmat e Gegës, xhelatët vendosën t’i japin fund procedurës së identifikimit të 22 viktimave të vitit 1951, ndonëse raporti përfundimtar i hetimit ende nuk ka përfunduar. Nga këto të dhëna mund të rëndëtojmë skenën e asaj nate të tmerrshme: vargun e gjatë të viktimave që kanë dalë Gropa e parë e përbashkët e zbuluar në Mnik përmban eshtrat e disa intelektualëve

30 milion lireta të tjera për t’u kthyer në Itali

Pas bllokimit DURRËS — Edhe 30 milion lireta të tjera për peshkarexhitë poljueze, të bllokuara prej ditësh në portet shqiptare të Durrësit e Vlorës. “Pas 25 mijë dollarëve që u paguan si gjobë për Kapitenerinë e Portit të Durrësit dhe konfiskimi të peshkut nga ana e Policisë Financiare të këtij qyteti, 7 peshkarexhit italiane duhet të paguajnë edhe një shumë tjetër për t’u larguar”, deklaroi të shtunën përfaqësuesi i Policisë Financiare, Osman Stafa. “Anëtarët e ekuipazhit të peshkarexhave klandestine nga Monopoli dhe Mola — tregon Palush Kumaraku, nga Kapiteneria e Portit — janë lejuar të zbresin në tokë, për të blerë apo edhe për t’i telefonuar të afërmve të tyre”. Megjithatë ata ende janë të detyruar të qëndrojnë në port, pasi dokumentet e tyre janë të bllokuara. “Nëse ata paguajnë shumën e fundit të kërkuar nga Policia Financiare, ne pas rrëgullave të zakonshme portuale, i lejojmë menjëherë ata të largohen”, konfirmon edhe një herë për Kapitenerinë, Kumaraku. Kështu duket sikur kthimi është shumë më i afërt. Ekskursioni i palig- paligjshëm i peshkatarëve italianë nga Pulja, në ujërat territoriale shqiptare këtë herë përfundoi keq.

”Dua të ndahem nga prindërit”

Për herë të parë në Shqipëri Një nxënëse denoncon Për herë të parë në Shqipëri ”Dua të ndahem nga prindërit” Një nxënëse denoncon EDMOND LAÇI TIRANA — Edhe një vajzë 13 vjeçare, për herë të parë në Shqipëri, kërkon të divorcohet nga prindërit. “Preferoj të adoptohem ose të jetoj në një jetimore” kishte thënë. Këtë kërkesë me shkrim, E. Ç., nxënëse e klasës së tetë së shkollës 8-vjeçare ”Bajram Curri” të kryeqytetit, ia kishte dërguar Prokurorit të Republikës. Por pas disa ditësh reflektimi ndryshon mendje dhe kryen një akt akoma më kurajoz: ”Jo, pranoj të qëndroj në ferrin e kësaj shtëpie, derisa mamaja dhe babai të mos zihesh më me njëri-tjetrin e të duhen përsëri”. ”Vetëm vajtje dhe hidhërim kam pasur gjatë gjithë jetës sime — shkruante në letrën Prokurorit Avni Doçi, E. Ç. — jam rrahur me spata të që në moshën 5 vjeçare jo vetëm nga shtriga ime, mamaja, por edhe nga vëllai i madh”. Megjithatë shumë ditë kaluan në heshtje. Ndodhta sepse letra gabimisht arriti vonë Gjykatë, e cila edhe mund ta shqyrtonte mesazhin e kësaj vajze të vogël dhe të dëshpëruar. “Ajo të mos me ndihmojë — na tregon mesuesja e saj kujdestare — rri shpeshherë e vecur dhe e shprëngjendur. Megjithëse është vajzë inteligjente”. Vajza kryengritëse nuk di të besojë më. Tër në vitin e dytë të shkollës së mesme — rrëfen E. Ç. me kujdes në korridorin e shkollës së saj — prindërit i kam të ndarë dhe shkojnë keq. Ndoshta zënkat e tyre ma kanë bërë jetën më të padurueshme, se sa rrahjet për hiç gjë”. Ndërsa qëndronte e strusuar, ajo është në gjendje të të tregojë gjithçka: “Babai im 55 vjeçar, një inxhinier pyjesh dhe i përsekutuar nga regjimi dhe jeta bashkëshortore, është më i mirë për mua. Unë prej kohësh e kam kuptuar se kush e ka fajin në familjen tonë...”. Sot nxënësja 13 vjeçare e klasës së tetë, është po ajo, veçse papritur, më e pjekur. “Ka disa ditë që mamaja s’po më rreh më — vazhdon — as vëllai. Edhe prindërit kanë filluar të flasin me njëri-tjetrin. Ndoshta Ligji i ri për pronat në Parlament, është një shpresë për familjen time, që me sa duket do të përfitojnë diçka nga ato që i janë marrë”. Ndryshimi në familje, edhe pse i pak ditëve, është i mjaftueshëm për një fëmijë që mezi ka e pritur një çast qetësie. Dhe kështu vendos: “Do të qëndroj akoma në shtëpi. E rëndësishme është që mami dhe babi të mos zihën më. Ndoshta babai është njofuar për letrën time, megjithatë kjo s’ka shumë rëndësi për mua. Unë jam e lumtur që prindërit e mi kanë mundësi të pajtohen me njëri-tjetrin”. Tani ajo po shkruan një tjetër letër Prokurorit duke i kërkuar falje për të parën.

Donte të shiste një vajzë dhe u vra për hakmarrje

SARANDË — Vidq në spitalin e qytetit të Sarandës, pas një keqtraj­timi të bërë prej dy policëve dhe të tre në civil, qytetari 32 vjeçar Hamit Xhemalli. “Motivet e keqtrajtimit janë personale”, pohon menjëherë përgjegjësi 1 Policisë Kriminale të Sarandës. Hamit Xhemali, që kështu ban­uar në fshatin Çukë të Sarandës, ndoshta ishte goditur rëndë në kokë nga punonjësit e policisë Roland e Alfred Merko, që shërbenin në Sarandë e Delvinë. “Goditja ka qenë dëmtime të masës së trurit dhe hemoragji ve­deprurëse”, shpjeguan në auto­psinë e spitalit. Babai më dy kërkoi Mer­ko, që gjatë kohës së kri­mit nuk kanë qenë në shërbim, dyshohet si përgjegjës edhe qytetari nga Delvina. Ngjarja ka shumë mundësi të ketë ngjarë pasi viktima desh të transportonte në Greqi një vajzë 16 vjeçare nga Lushnja, duke e këmbyer me disa drahmi. Kjo vajzë, e cila tashmë ndodhet jashtë do mrek­ku, kishte lidhje farefis­nore me policët e aku­zuar. Përfundimet e ekspertimit i konfirmoi edhe Drejtori i Rendit Publik të Sarandës, e cila më së shumti ishte referuar depo­nimeve të 16 vjeçares nga Lushnja. Megjithatë ende vazhdojnë hetimet për të hedhur dritë mbi motivet e rrethana e tjera.

Benetton arriti edhe në Tiranë

Hapet një dyqan në qendër të qytetit TIRANË — Në Shqipëri arriti edhe Benetton. Një dyqan i sht­ëpisë së madhe të veshjeve, është përuruar në qendër të Tiranës. Dyqani Benetton, present edhe në vendet e tjera të Lindjes, për nga cilësia e veshjeve është i pari që hapet në kryeqytet. Tani pritet reagimi i publikut, që përfaqësuesit e Shoqërisë e parashikojnë pozitive. Edhe tek të rinjtë Shqiptarët, në fakt, rriten kërkesat estetike dhe kërkesa e cilësisë: nevoja që mund të realizohen vetëm sot, fal situatës ekonomike që dalngadalë po përmirësohet. Benetton është i famshëm në të gjithë botën, jo vetëm për prodhimet e saj, por edhe për diskutimet që ngjallin pas çdo reklame. Duke përdorur parullën “United of Colors”, shoqëria italiane shpesh ka shpërndarë imazhe të forta që kërkojnë jo vetëm të tërhiqnin vëmendjen tek prodhimet e tyre, por edhe të vinin në dukje kontradiktat e shoqërisë perëndimore.

Përpjekje për të ikur në Pulja

Marina italiane riatdheson gjashtë shqiptarë DURRËS — Tentativat për tu larguar nga Shqipëria drejt Italisë vazhdojnë. Gjashtë shqiptarë që lundronin mbi një trap të ndërtuar me akse të drunjtë dhe bidona të boshatisur, u bllokuan nga njësitë e Marinës ushtarake italiane nëndërkohë që po përpiqeshin të lundronin drejt brigjeve të Brindizit. Ndodhi në distancën prej rreth 18 milje në jug-perëndim të portit të Durrësit. Të gjashtë personat — për të cilat autoritetet italiane nuk kanë marrë akoma të dhënat — u diktuan në orët e para të mëngjesit nga një motovedetë e grupit të XX-të të Grupit lundrues me qendër në Durrës. Alarmi përhapur nëpërmjet radios, u kap nga anija-ndihmëse “San Marco” e cila lundronte drejt Shqipërisë për të shkarkuar disa mjete të domosdoshme për vizitën e Papës. Kur trapi u izolua, të gjashtë shqiptarët i hipën në bord dhe i dhanë për të ngrënë, ndërkohë që mjeti i tyre i lum­drimit u fundos pas goditjeve me mitra. Ngaqë rikuperimi i tij ishte i vështirë, rrezikonte t’u sillte probleme anijeve të tjera lundruese. Qytetarët shqiptarë u kthyen menjëherë në atdhe dhe iu besuan autoriteteve të policisë së Durrësit. Kohët e fundit episode të këtij lloji po ndodhin shpesh herë: dikush, duke përfituar nga kushtet e mira të motit dhe detit që qenë, ngul akoma këmbë në përpjekjet për të ndihmuar zbarkimin klandestin të shqiptarëve në brigjet puljeze. Tre ditë më parë një tjetër motovedetë italiane në shërbim zbulimi, bllokoi në zonën mbrenda Durrësit dhe Vlorës, një barkë të vogël me pesë veta në bordin e saj, të cilët kishin marrë shigjin duke u nisur nga grykezardhja e Shkumbinit. “Në se do të ndëshnim me kohë të keq, dhe det të dallëgëzuar — shpiegon oficeri i Grupit të XX-të lundrues italian — sigurisht që do të fundoseshin”. Një tjetër trap me gjashtë shqiptarë, u ndalua një ditë më parë, para brigjeve të Vlorës.

Një përrallë e bukur për katër shqiptarë

Nga Italia një histori shprese Kjo është historia e lumtur e një familje shqiptare e ardhur në Pulia dy vjet më parë me një barkë të ngarkuar me refugjatë të dëshpëruar, dhe sot rigjetën qetësinë. Është historia e Vilson Rexhepaj, e gruas së tij Susana Jaopl(l)ari dhe e fëmijëve të saj, Pauro e Kassandra, 11 dhe 8 vjeç. E tregojmë sepse ndër shumë odise të trishtuara të emigracionit, kjo është një përrallë e shkurtër me një fund të gëzuar. Familja Rexhepaj mbërriti në Brindisi mëngjesin e 10 marsit 1991 mbi një barkë të varfër sebashku me 40 shqiptarë të tjerë. Ishin për fat të larguar kohët e një jave në masë drejt Italisë. Burri, gruaja dhe fëmijët pas pak orësh takuan dy persona nga Callimera (një qytetz e vogël në provincën e Leces), të cilët kishin ardhur në portin e Brindizit për të takuar të afërmit e ardhur nga larg. Vilson Rexhepal dhe pjesëtarët e tij të familjes u shoqëruan për në shtëpinë e miqve të rinj ku qëndruan për disa kohë. Por familjes shqiptare nuk i pëlqente të jetonte me shpenzimet e të tjerëve dhe kështu filluan të lëviznin. Komandanti i policisë i Callimerës, Luigi Corliano, i ndihmoi Vilsonin të gjejë një shtëpi. Një shtëpi modeste por të pastër në rrugën Sicilia ku jetojnë akoma edhe sot. Në muajk, Luigi Renna, i ofroi një punë, dhe kështu u bë drejtor i lokalit Ferrante, vend argëtimi për të rinjtë e Callimerës. Edhe zonja Suzana pati fat, dhe arriti të gjejë një punë: asistente pranë pleqve. Sigurisht nuk ishin të pasur, por filluan të fitojnë aq sa për të mbajtur të vegjlit Pauro e Kassandra në shkollë, bile edhe të mërmrin në Itali në planë të Suzanes. Sot në qytet i njohin të gjithë dhe i duan. Dhe disa ditë përpara gjithë qytetza organizoi një festë në nder të tyre; në kishën kryesore të Callimerës, prifti, zotëria Salvatore Florentino, la për të këndez. Ata të mallëngjyer i falenderuan. Si të gjithë të përrallat e bukura edhe kjo, e thjeshtë, përfundon me si­gurinë që Vilson, Suzana, Pauro e Kassandra do të jetojnë në të lumtur e të kënaqur, me të vetmin ankth që të mund të kthehen një ditë në Shqipëri. (c.b.)

Letra nga përtej detit

Qyhem Merita Shaqja. Jam nga qyteti i Shijakut. Dua te pershendes motren time Adriana, bashkeshortin e saj Tomorr Xhaferi dhe djalin e tyre Hekuran qe ndodhen ne Trento te Italie, gjithashtu pronarin e tyre Ferrucio per kenaqesine qe na dhuroi me ardhjen e tij ketu ne Shqipri. Dhe se fundi gjithë te dashurit e mi ngaqe jane te gjithe shoket dhe shoqet dhe veçanërisht shokët Mimooza Shahinin, Beglie Duden e Lindita Dokun nga Tirana dhe Deshira Shehun. Ne mendje do te kem/ gjithnje ne kujtesel ne zemer per ty do te ndjeja debules/ ne sy do me shfaqesh si nje drite plot jete/ se endrra ime, ti je vetel, (Merita Shaqja—Shijak) * * * Deshiroj te pershendes vellain tim Markun ne Milano te Italie, pershendes djalen Pjeter, kushërinjtë e mi Arturin e Limin qe te tre ne Milano, familjen ne Nenshate, pershendes me menyre te veçante motren time Veren dhe te fejuarin Jakun ne fshatin Fishtë te Lezhes. (Marjana Simoni) Letra nga përtej detit

Në Brëndësi

Papa nuk udhëtoi me helikopter “O paguani o djegim të gjitha barkat” A do lirohen shqiptarët e arrestuar në Brindizi?