30/04/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 prill 1993

Eksodi i ikonave Janë grabitur 500 copë

Kontrabanda e veprave nën kontrollin e bandave DASHNOR KOKONOZI TIRANË – Trafiku i ikonave është tashmë një biznes i vërtetë. Deri më sot të paktën 500 copë janë eksportuar në mënyrë klandestine. Gjashtë banda kontrabandistësh veprojnë mënyrë të organizuar. Një pjesë e pasurisë artistike të Shqipërisë. Një kronikë e vjedhjes dhe eksodit të ikonave në Shqipëri, i ka fillimet e saj nga vera e vitit 1987. Por në atë epokë ishin vetëm turistët që me çmimin e 50 dollarëve arrinin të blinin ikonat nga të rinj frikësuar. Pastaj nga 1988 e 1989 tregti i vogël u transformua në një trafik të vërtetë. Dhe në vend që t’i blenin ikonat, kontrabandistët filluan t’i vidhnin, duke grabitur muzeumet. Kronika fillon me vjedhjen e 4 ikonave nga Kisha e Ungjillizimit në Kozare të Beratit. Vjedhësit u kapën më vonë por për cudii lirohen nga një amnisti e kohës. Po në atë rreth, në Kishën e Shën Kollit të Perondisë, vidhen 6 ikona të Baldakinit. Më pas 21 të tilla zhduken nga Teqja e Helvetive dhe një nga Muzeu “Onufri”. Gjeografia zgjerohet duke përfshirë monumentet dhe muzeumet kryesore të Lushnjes, ku nga Manastiri i Ardenicës vidhen 6 ikona të shekullit 18 (historia do të përshkruhet edhe në numrin në fillim të ’93), 5 të tjera vidhen në Kishën e Krutjes së sipërme dhe po aq në Shën Kollin e Toshkëzit. Në fillim të vitit 1990 preket rëndë Baldakini i Manastirit të Zvernecit nga ku zhduken 18 ikona me vlera të papërshkrueshme dhe një numër po aq i madh vidhen në Atelenie e Monumenteve të Kulturës së rrethit. Për të mbetur në këtë zonë po përmendim Kishën e Shën Kollit të Vanaj, ku më 13 mars 1989 u zhdukën 6 ikona me vlera unike. Një goditje e pariparueshme fondit ikonografisë shqiptare pësoi edhe nga vjedhja në Manastirin e Mesopotamit në Sarandë, ku dy herë brenda muajit gusht 1989 me datë 3 dhe 14 u vodhën 19 ikona. Një tentativë e rrezikshme u bë në Kishën e Shën Pjetrit të Vithkuqit, në Korçë, ku vjedhësit mundën të marrin 9 ikona, por aventurat zgjasin vetëm pak ditë sepse forcat e rendit arrijnë t’i zbulojnë në kohë. Një fat të tillë nuk mundën ta kenë 43 ikonat që u vodhën nga dhjetori 1990 deri 26 shkurt 1991 në Katedralen dhe Muzeun Etnografik të Elbasanit. Për të krijuar mundësi më të mëdha ruajtje, pikërisht në periudhën që nisi gjuetia e pashërbëltë e veprave të artit, një numër i madh ikonash u mblodhën nga shumë Kisha të rrethit të Gjirokastrës dhe u sistemuan në Katedralen e qytetit. Por edhe aty ato nuk gjetën prehje: inventarët vunë në dukje 41 copë të vjedhura. Në këto kushte Ministria e Kulturës në fund të vitit 1992, porositi zhvendosjen e tyre në një depo të ruajtur e të fortifikuar në mesnatën e 16 nëntorit 1992, kur u konstatua se kishte ndodhur çarja e tre muzeve rreth një metër trashësi dhe vjedhja e një numri të pakët 1 ikonash, për fat pa vlera të veçanta. Shijen e një përvoje të hidhur u desh ta provonin përsëri në fillim të këtij viti në Manastirin e Ardenicës. Duke qenë nën rreshtin e prefekturave dhe të komunitetit fetar, kujdestari i Manastirit i dha çelsin për disa shërbesa përfaqësuesve të Kishës. Vetëm pak ditë më pas nga Kisha e Manastirit u zhdukën tre ikona të mrekullueshme të Shpatarakut, që kapin vlerën e tre milion dollarëve. Vjedhja ishte bërë pa thyerje, pra tre dyer rezultonin të hapura me çelës. Dhe sipas dëshmitarëve një qytetar grek ato ditë ishte parë të shëtiste me një nga personat që iu dorëzua çelësi. Sipas kërkimeve rezulton se në Shqipëri veprojnë të paktën 6 grupe kontrabandierësh të organizuar, një prej të cilëve në Myzeqe, një në Sarandë, një në Shkodër dhe tre në Korçë. Me transportin merret kryesisht një grup me qendër në Drenovë. Për t’i kaluar pastaj në Greqi ku më e pakta shitet 300.000 dhrahmi. Rruga vazhdon pastaj nga Mali i Moravës, Qafë e Bigas, Mali i Kuq e më vonë kufiri kalon het në Nikolicë dhe Arrëz. Aktualisht Muzeumet shtetërore janë në lënë në qetësi, në pritje të një strategjie të re për t’i sulmuar. Në një prej të teshme janë vënë koleksionet familjare, që kalojnë në rishitje në Greqi e pastaj shpërndahen nëpër Evropë dhe Amerikë. Duke lënë mënjanë 190 ikonat e vjedhura nga muzeumet, të paktën 300 të tjera i përkasin pikërisht këtyre koleksioneve dhe që kanë kaluar me kohë kufijtë e Shqipërisë. (2 — fund. Pjesa e parë është publikuar me 28 prill) më 28 prill) Kur e keni takuar për herë të fundit Gjon Fetahun? ”E kam takuar pak ditë përpara në burgun “San Francesco” të Lecce-s. Eshtë mirë, më duket i qetë. Eshtë një njeri shumë i fortë. Këtu në Galatinë, kishte ardhur klandestin bashkë me të vëllanë. Ishte ambjentuar me kushtet e tmerrshme. Dhe për këtë në italianëve duhet të na vijë turp: njerëzit nuk mund të trajtohen si kafshë. ... kthehet me hidhërim e përçmim, përkrahësit dhe të penduar që nisi gjyqja e fashëmbëll mbledhën prehje: inventaret vunë në dukje 41 cope të vitit 1992, porositi zhvendosjen e tyre. … që kërkojnë ndihmë. Në filmin për fatin e tij të mirë u ndihmua nga disa kalimtarë të cilët u treguan të gatshëm dhe lajmëruan edhe policinë e cila arriti pak minuta më vonë dhe e çoi në spital ku iu nënshtrua menjëherë kurës mjekësore. njerëzit nuk mund të trajtohen si kafshë. Për të përfituar të ardhurat që harxhuan nga emigrimi në Amerikë ... [?] gazetë thekson, se vetëm një numër i vogël nga rastet erdhën si rezultat i ... . Është më e vërtetë që ... të përfitojnë ... nga një tjetër Gjonit. Kjo por une di ja dhe rasti, edhe në planin njerëzor. Gjon është një i huaj, nuk e flet mirë italishten dhe është tepër i vetmuar. Unë do të bëjë të pamundurën për ta ndihmuar, dhe për të treguar pafajësinë e vëllait të tij. Besoj që është një detyrë e imja, jo vetëm profesionale: edhe kjo tregon solidaritet ndërmjet dy vendeve”. Një ikonë antike e Shën Nikollës

Në Milano një shqiptar i përfshirë nga flakët

Nga katër serbët Një qytetar shqiptar u sulmua gjatë natës që kaloi nga katër persona të panjohur, mendohet të jenë me origjinë nga ish Jugosllavia, të cilën pasi i spërkatën në trup një sasi të madhe lëndësh djegëse i vunë zjarrin. I riu Luan Topallaj, 19 vjeç, u shtrua në repartin e djegieve të Qendrës së Djegieve të Rëndë, në spitalin e Niguarda në Milano. Pas kontrollit të menjëhershëm nga ana e personelit mjekësor, rezultoi se i riu shqiptar kishte një djegie të gradës së dytë në pjesën e fytyrës dhe të gradës së tretë në krahë. Sipas mjekëve djali mund të shërohet për jo më shumë se njëzet ditë. Sipas asaj që referoi Luan Topallaj në policinë italiane, natën që kaloi, rreth orë një, katër emigrantët me origjinë sllave, dhe mendohet që ka shumë të ngjarë të jenë serbë, e kërcënuan sepse ishte mysliman. Takimi e pafat me katar personat Topallaj e bëri në afërsi të një shitore ambulante të Pallatit të Loretos, pas të cilit u çua në rrugën Canzio dhe pikërisht këtu e spërkatën me lëndë djegëse dhe i vunë zjarrin. Kur të katër agresorët u larguan, shqiptari arriti të kërkojë ndihmë. Në fillim çoi në spital ku iu nënshtrua menjëherë ku-

Flet avokati italian: ”Do ta mbroj Gjonin”

Nga Lecce një përgjigje qetëson familjen nga Vlora Të dy vëllezërit Fetahu akoma në burg të akuzuar për vrasje Nga redaksia jonë LECCE — ”Gjonin e mbroj unë. Familjarët mund të rrinë të qetë. Jam një avokat zyre por do të merrem me çështjen e tij njësoj, do të interesohen shumë. Edhe pse rreth kësaj vrasje ka shumë gjëra për të zbuluar, dhe ndonjë italian duhet të ketë turp për atë që ka ndodhur”. Pas thirrjes së bërë nëpërmjet faqeve të Gazetës Shqiptare nga prindërit e vëllezërve nga Vlora, Gjon dhe Alfred Fetahu, të akuzuar në Itali për vrasjen e Antonio e Carmelo Esposito, këta të fundit padronët e tyre, avokati që merret me çështjen e tyre përgjigjet. ”Do të donim të dinim të paktën emrin e avokatëve të tyre” tha me ankth babai, Ali Fetahu, i cili nuk arrin të marrë vesh ndonjë lajm nga fëmijët e tij që nga dita e arrestimit të tyre. ”Më quajnë Francesco Galluccio Mezio — i përgjigjet avokati Gazetës — dhe mbroj Gjonin i ngarkuar nga Prokuroria e Republikës së Lecce-s. Jam një avokat zyre, për këtë proces paguhem nga shteti por garantoj që impenjimi im do të jetë total. Bile dhe jam në dispozicion të familjarëve për çdo nevojë, dhe në qoftë se do të mund të vijnë në Itali, jam gati t’i takoj në çdo moment”. Hetimi nga hetuesia e Lecce-s për vëllezërit Fetahu për momentin është ndërprerë: priten nga ekspertët rezultatet e provës të quajtur ”Stub”, një analizë kimike që verifikon prezencën e gjurmëve të pluhurit të barutit në duart e të akuzuarve. Njëri nga vëllezërit, Alfred, vazhdon të betohet se është i pafajshëm. ”Është Gjon që e çfaqson — shpjegon avokati Galluccio — thotë që Alfredi nuk ka vrarë. Ai rrëfen dhe merr përsipër gjithë përgjegjësinë”. të Lecce-s. Është mirë, me duket i qetë. Është klandestin bashkë me të vëllanë. Ishte ambjentin kafshë”. Babai i vëllezërve Fetahu të arrestuar në Brindizi Edhe Prokurori Maruccia e ka pohuar një gjë të tillë: Gjon dhe vëllai i tij flinin në stamin e familjes Esposito, në një dhomë që ishte me keq edhe se një stallë”. Por kjo nuk mjafton për të justifikuar një vrasje... ”Sigurisht jo. Por i riu Shqiptar shton një shpjegim: që kur kushte mbërritur në Pulia, i ardhur fshehurazi me një peshkarexhië, jetonte duke u fshehur. Pastaj kishte arritur të gjente këtë punë si bari, por që ditën kur ishte marrë në punë, ai botohet se nuk është paguar asnjëherë. Pronari i tij i bën presion, tregoni, duke e kërcënuar se do ta denonconin në polici në qoftë se do të protestonte”. Kur do të fillojë procesi? ”Kjo akoma është shumë shpejt për t’u thënë. Por unë dua të përfitoj nga Gazeta për t’i qetësuar të afërmit e Gjonit. Unë e kam marrë përsipër këtë rast, do të bëj vendeve”

Bosnjë-Shqipëri ”Rriten raportet”

Afirmon radio Sarajeva TIRANË — “Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina lidhen rëndësisht në plotë diplomatike”. Lajmi, i pa konfirmuar ende nga autoritetet shqiptare, u transmetua dje nga Radio Sarajeva. Ndërkaq, pas incidenteve të verifikuara në ditët e fundit në kufirin midis Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë, në të cilët humbën jetën dhjetë të rinj shqiptarë, qeveria e Beogradit nuk e pranoi notën e protestës së autoriteteve të Tiranës kundër masakrave të Kukësit e Tropojës. Motivimi serb i këtij akti është se dokumenti në mbrojtje të viktimave, ishte “tepër i ashpër”. Njëkohësisht, vazhdon përdëngimi i forcave të shumta ushtarake në Kosovë i sinjalizuar që të mërkurën. Sipas burimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të gjitha qytetet kryesore janë të rrethuara nga ushtarët serbë. Përqëndrime të shumta trupash ka, sipas të njëjtit burim, rreth Prishtinës, Prizrenit dhe Suharekës. Bëhet e ditur gjithashtu se ka filluar armatosja e rezervistëve serbë në një sërë kazermash.

Kopshte të okupuara në Shkodër

Tregojnë familjet që jetojnë në vendin e lodrave Prej një vit e gjysmë tetë kopshte të transformuara në banesa për të pa strehët SHKODËR (Ar.Ça.) — Prej një viti e gjysmë njerëz të pastrehë kanë kthyer në shtëpi banimi tetë nga kopshtet e qytetit. Katër familje kanë zënë nga një dhomë në një kopsht të lagjes “Daniel Matlia”. Secila është munduar ta kthejë hapësirën e vogël në një vend të banueshëm brenda mundësive ekonomike që ka. “Unë kam 12 vjet që pres të më japin shtëpi — thotë Drita Shekaj, një e ve 40-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve — në asnjë mënyrë nuk lejoj këtë dhomë pa marrë shtëpi tjetër, edhe nëse do të rrihem me policët”. Ndërtesa e kopshtit ka shërbyer si zyrë informacioni për Sigurimin para se këta njerëz të hynin këtu. Familjarët thonë se gjithçka ka qenë e shkatërruar: pa dyer, pa xhama, pa instalime elektrike. Për të jetuar pak a shumë në kushte humane ata kanë gjetur një strehë tjetër në një gati praktikisht menjëherë këtë banesë provizore. Në të njëjtën lagje një kopsht tjetër është transformuar në shtëpi të përbashkët banimi. Tashmë, shumë pak të le të kuptosh se këtu dikur luanin fëmijët. “Kam shpenzuar 2.000.000 lekë për të bërë këtë shtëpi. S’kam ndërmend ta lë atë që kam ndërtuar me mund e djersë” thotë Gëzim Livanaj, një nga banorët e këtushëm. Nga ana e autoriteteve përgjigjet Besnik Bekteshi, Shefi i Arsimit të Shkodrës: “Edhe kopshtet janë pjesë e sistemit arsimor dhe si të tilla duhen ruajtur. Për më tepër këto janë ndërtesa të shtetit dhe askush nuk ka të drejtë t’i prekë”. Ndërkaq zënia e kopshteve ka shkaktuar reagimin e mësuesve dhe edukatorëve, të cilët organizuan para pak ditësh një grevë paralajmëruese. Zgjidhja po vonon. Secila nga palët dëshëron pa dyshim, një të vetme në favor të të gjithëve. Shtëpia e Leila Kryeziut e vendosur në pjesën e brendshme të një çerdhe në Shkodër

Armin gabimisht në Shqipëri Dhimbje në zarfin e mbyllur

Një letër për murgëshën në luftë Solidariteti udhëton në zarf të mbyllur. I fshehur brenda një pakoje ndihmash, nisur nga Kroacia, e humbur në labirintet e luftës dhe e ndodhur rastësisht në Shqipëri. Një letër e gjatë 40 rreshta, e firmosur nga një grua që jeton në Zagreb dhe e dërguar për në murgeshë që mbulon në kujdesin e saj një të përparuar në luftë jugosllave. Në zarf nuk ka adresë, vetëm një emër dhe një mbiemër të shënuar me daktilograf. “E dashur motra Jeronima Juras”. Është firmosur nga Dangubac: asnjë tregues tjetër, sepse kur shkruhet midis mijësh nuk ke nevojë për hollësira. E botojmë në këtë letër, sepse nuk ka mundur të arrijë marrësin e saj, do të dëshim që te mos humbte edhe mesazhi i saj! E dashur motra Jeronima, ç’te shkruaj? Shumë dhimbje e vuajtje. Kam mundur të dërgoj vetëm këto pak llaçe për ndihmë të parë: mi dha një zonjë per 500 marka, por një pjesë ia dha she. Jellës. Jella është akoma pa shtëpi, të gjitha e ka në lënë vetëm, kështu dhe shtëpia e jetës mbetet bosh sepse shumë motra të tjera janë gajl ta lëshojnë. Më ujen keq, sepse jam bindur se atje janë “të pasur”, por ata shtojnë vetëm interesat e tyre, ndërsa ne nuk arrijmë të ruajmë as atë pak që kemi! Përballë për dashurinë nuk shkojnë më, por janë vepra. Heladija mund të kalojë kurimin dhe Zora thotë se ka shkruar. Komunistët i shpërngulën intelektualët. E di që për ty nuk është e lehtë, por jam e sigurt që do të kesh forcë për t’i paraqitur Zotit e gjithë janë besimtarë e të. Nëse mundemi, do të përpiqemi t’i dorëzojmë në njëton tona. Shkruaj! I zoti. Dangubac do të shumë dhe bijët të jetër.

Në Brendësi

Një faqe e tërë me njoftime ekonomike Të gjitha rezultatet e endeshjeve të së mërkurës Transportonin klandestinë 10 të arrestuar në Brindizi

Vjet dhe elegjiata

Çdo njeri kur fle ndërro… Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këtë ëndërran-ja ka të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paraqitje, një parafëgjim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. BRAKTISJA Në se ëndërroni sikur dikush të braktis, do të thotë se do të takosh vështirësi për planet që keni përgatitur për të ardhmen. Në se ëndërroni sikur jeni ju që braktisni të tjerët, do të thotë që rreth jush do të krijohen mjaft kushte jo të favorshme të cilat me vështirësi do t’i përballoni. Në se ëndërroni sikur braktisni shtëpinë tuaj, do të thotë se tentativat tuaja për të përparuar më tej janë të destinuara të dështojnë. Në se ëndërroni sikur braktisni të dashurin tuaj, do të thotë se nuk do të arrini të riparoni humbjet dhe miqtë tuaj do të largohen prej jush. Në se ëndërroni sikur braktisni dashurinë tuaj është parathënie e një trashëgimie të madhe dhe të papritur. Në se ajo që braktisni është feja do të thotë se do të përfundoni keq pas grindjeve dhe mosmarrëveshjeve me njerëz të rëndësishëm. Fëmijët e braktisur simbolizojnë humbjen e një rasti të mirë për shkak të mungesës së qetësisë dhe humbjes së gjykimit. Në se ëndërroni sikur braktisni së bashku me një mik tuajin në anije do të thotë se midis jush do të lindin keqkuptime. MUSTAQET Në se ëndërroni sikur keni mustaqe, do të thotë se mendjemadhësia dhe partupërsia karakteristika që ju dallojnë nga të tjerët, bëjnë që të fitoni pak trashëgimi materiale. Me tradhtitë tuaja i sillni vuajtje shumë grave. Në se një grua ëndërron sikur pëlqen shumë mustaqet, do të thotë se virtutet e saj janë rrezik dhe prandaj duhet të jetë e kujdesshme. Dhe në se një burrë ëndërron të heqë mustaqet, do të thotë se do të kërkojë të braktisë shoqëritë e këqija dhe dëfrimet për të ruajtur nderin e humbur.

Arkëtar nga Policia Finaciare 490 milion lekë të tjera TIRANE (Ed.La.) — Gati 490 milion lekë të ardhura në buxhetin e shtetit nga Policia Financiare, vetëm për tre muajt e parë të vitit ’93. Ky ishte bilanci përfundimtar i mbledhjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Financiare, ku morën pjesë përfaqësues nga i gjithë vendi. “Katër detyrat themelore për Policinë Financiare, të ngarkuara nga Kryeministri dhe ministri i Financave — shpjegon Artan Sevrani, Kryetar i Degës së Informacionit — ishin mbledhja e detyrimeve të sistemit fiskal, të policisë financiare, të sigurimeve shoqërore si dhe të debitorëve të Doganës”. Vetëm nga gjobat dhe sekuestrimet, janë dënuar në buxhetin e shtetit 100 milion lekë. Kjo si e mbledhur nga policitë financiare të të gjithë rretheve është gati 1/3 e sasive së grumbulluar për vitin 1992. Ndërsa për tatime dhe taksa, janë dorëzuar 105 milion lekë. Megjithatë buxheti të shtetit lidhur edhe dhe 19,5 milion lekë nga sigurimet shoqërore si dhe nga fondi konkuraprati 264 milion të tjera. “Është kjo shumë tërësisht, e realizuar përgjithshme, e realizuar është jo pak për buxhetin e shtetit tonë të varfër — thotë Sevrani — dhe gjithë kjo shumë në një vend ku ende njerëzit s’janë ambientuar me taksën dhe detyrimet e tjera ndaj shtetit të tyre. Edhe pse ekonomia e tregut e shënoi start”