02/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 maj 1993

Po përgatitej një atentat kundër Papës në Shqipëri?

Dy funksionarë të policisë italiane kanë qenë në Tiranë e Shkodër EDMOND LAÇI CARLO BOLLINO TIRANE — Shërbimi Informativ Kombëtar Shqiptar dhe Policia Italiane i ndërruan heshtjen një atentati ndaj Papës, gjatë vizitës së tij, javën e kaluar në Shqipëri. Konfirmimi erdhi në “Gazetën Shqiptare” me deklaratën e Bashkim Gazidedes, Kryetarit të Përgjithshëm të SHIK-ut, Shërbimit Informativ Kombëtar. “Është e vërtetë se kemi punuar shumë rreth kësaj historie — tregon — dhe disa ditë para mbërritjes së Papës në Tiranë, kemi konstatuar diçka. Për të papriturë, nuk iu lejuam Atit të Shenjtë të përdore mjetet e parashikuara për lëvizjet e tij”. Giovanni Paolo i dytë duhet të shkonte në Shkodër në bordin e helikopterit të vënë në dispozicion nga Ushtria italiane e bazës “Pellicano” të Durrësit, por në momentin e fundit u vendos të lëviz me makinë. Hipoteza e atentatit, në fakt, parashikonte mundësinë e ardhjes së goditjes nga malet e Verjut, duke përdorur raketahedhës të lëvizshëm tokë — ajër. Kjo hipotezë u përgenjështrua nga zëdhënësi i Vatikanit, monsinjor Navarro: “Që nuk ekzistonte asnjë frikë reale — e tregoi dhe fakti që Papa u kthye nga Shkodra me helikopterin e presidentit Sali Berisha”. Pastaj Navarro shton: “Mbi argumentet që i përkasin problemeve të sigurisë, respektoj praktikën ekzistuese që të mos bëj asnjë koment. Në rastin specifik këshilloj t'u drejtoheni autoriteteve italiane ose atyre shqiptare”. Sot ishin pikërisht autoritetet shqiptare që konferatuan alarmin. Për origjinën e atentatit, Gazidedë përgjigjet në mënyrë enigmatike: “Mund të përjashtoj në mënyrë absolute një projekt islamik-integralist”. Por egjiston atëherë një plan serb? “Unë përjashtoj një plan islamik”. Po atë serb? “Kundra serbëve mund të jenë dy elemente: një konkteret, një politik. Ai politik është që në këtë moment disa forca të tjera mund të kishin interes të kryenin një akt të tillë”. “Po ai konkret? Për këte nuk mund të përgjigjem”. Për Shërbimi Informativ Shqiptar nuk kanë qenë i vetëm që ka hetuar rreth faktit të atentatit. Vetë Bashkim Gazidedë, konfirmon se ka pasur “sugjerime edhe nga vende të tjera”. Sinali nga vende të tjera munsin për një atentat të mundshëm mbërriti në fakt disa ditë para ardhjes së Papës nga ardhja e një misioni nga skuadra Mbretësëse e Triestes, që kishte filluar hetimet. E rënë dakord me Ministrinë e Brendshme Italiane, drejtuesi i mbrojtjes dhe njësitë u nisën për në Tiranë. Një mision i ardhur në mënyrë tepër sekrete, e për-gjendhstruar në mënyrë zyrtare, por që këtu në Shqipëri ekzistojne prova. Drejtuesi i skuadrës të Triestes, Dr. Carlo Lorito, së bashku me Brullo Vignanelli, kanë fjetur në hotel “Dajti” të kryeqytetit në natën e 21 prillit. Emrat e tyre janë regjistruar në recepsion të hotelit: Lorito në dhomën 221 dhe Vignanelli në 207. Kanë qëndruar vetëm një ditë. Të dy do të shkonin në Shkodër, qytet në Veri pranë Malit të Zi, ku Giovanni Paolo II ditën e vizitës së tij (të dielën më 25 prill), qëndroi për 5 orë. Për Lorito-n dhe kolegun e tij nuk ka gjurmë pranë hotel “Rozafës”, i vetmi që funksionon në këtë qytet dhe prenotimet e të cilit ishin bllokuar prej disa ditësh. Të dy do të strehoheshin në një shtëpi private, por nën emra fallco. Në Shkodër do të qëndronin deri më 27 prill, dita e kthimit të tyre në Itali dhe e fundit e alarmit. Ndërsa mbi rezultatet e hetimit të tyre, nuk kanë thënë asgjë. Për të bashkëpunuar në organizimin e vizitës, Italia kishte vënë në dispozicion të qeverisë së saj, jo vetëm strukturat e operacionit “Pellicano”, por edhe njerëz “Nocs”, një repart special i policisë shumë i stërvitur, që kanë punuar me maturi e madhe përpara dhe gjatë udhëtimit të Papës në Shqipëri. Të pyetur mbi hipotezën e atentatit, drejtuesit e shërbimit të sigurimit të Vatikanit, kanë lënë të nënkuptohet që kanë pasur në prag të nisjes, sigurisht ndonjë dyshim, por asgjë konkrete. Urohet që ky mister do të mund të sqarohet shpejt. Eshtë e rëndësishme që të dihet me siguri nëse atentati ishte organizuar me vërtetë, apo bëhej fjalë vetëm për një alarm të rremë. Mbi tentativën e vrasjes, nga i cili Giovanni Paolo II mbeti viktimë para dhjetë vjetësh në Romë, akoma sot hetohet italianë nuk kanë arritur të hedhin dritë. …mare e ven… [?], …rur raketëhedhës të leviz-… shumë tokë — ajër. Kjo hipo-tezë u përgënjeshtrua nga … … faktit të atentatit. Vetë Ba… egzistojnë bashku me Bru… … dy do të strehoheshin në një … te mëdhenë paparë hipotezën … rione, doktor … italianë nuk kanë arritur të …hedhin dritë. … situesi, minus të tjerëve edhe Shqipëria. Qëllimi është gjithashtu të ndiqen sin-di-katat shqiptare, me përvojë … të merkuren më 5 maj. Mirupafshim. Papa gjatë vizitës në Shqipëri

KE do të financojë projekte të reja

Inisiativa për demokracinë KE do të financojë projekte të reja Miratohen trembëdhjetë plane ndihme për Shqipërinë TIRANE — (Fa. Ba.) - Rritet përkrahja europiane për Shqipërinë. Këtë herë janë në qendër të vëmendjes organizatat jo-qeveritare dhe strukturat e tjera të kësaj natyre. Shpejt Komuniteti Europian do të aplikojë 13 projekte në ndihmë të demokracisë së re shqiptare, në kuadrin e një programi të posaçëm të destinuar për vendet ish-komuniste të Europës Qëndrore dhe Lindore. Një projekt me rëndësi të rëndësishëm është ai i koordinuar nga Komiteti Gjerman i Helsinkit për të drejtuar e njejritur në bashkëpunim me shumë organizata të tjera analoge. Ky parashikon vendosjen e lidhjeve të bashkëpunimit midis Komiteteve të Helsinkit të Europës Perëndimore dhe aktivistëve shqiptarë për të drejtuar e njohurit. Shkëmbimi i informacionit, seminari, prodhimi i gazetave janë vetëm disa nga format e punës që janë parashikuar në këtë projekt. ETUI, Organizata e Sindikatave Europiane, ka vendosur të ndihmojë një numër sindikatash të vendeve të Lindjes. Në projektin e hartuar prej saj përfshihen një sërë shtetesh, midis të cilëve edhe Shqipëria. Qëllimi është që të ndihmohen sindikatat shqiptare, me përvojë dhe burime ende të pakta, me anë të shkëmbimeve të informacionit. Një projekt i veçantë është parashikuar vetëm për Bashkimin e Sindikatave të Pavarura, në të cilat përfshihet rreth 70 përqind e punonjësve shqiptarë. Plani i ndihmës, i hartuar nga një konsorcium sindikatash franceze, italiane dhe spanjolle, synon dhënien e eksperiencës dhe ndihmës në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Projektet e tjera parashikojnë asistencën e organizatave europiane për reformën e sistemit penal, mbrojtjen e të drejtave të grave dhe minoriteteve dhe përhapjen e ideve bashkëkohore mbi sigurimin kolektiv.

Shqipëria nuk përfiton nga heqja e embargos

Vazhdon ndalimi i eksportit të mishit TIRANË — Shqipëria nuk përfiton nga heqja e embargos për eksportet e mishit, gjë të cilën Komuniteti Evropian e bëri për vendet e tjera të Evropës Lindore. Pas një karantine të rreptë, për shkak të një sëmundjeje të bagëtive, Komuniteti Evropian në mbledhjen e tij të radhës, lejoi shumë nga vendet e Evropës Lindore, që të fillonin eksportimin e mishit dhe prodhimeve të tjera blegtorale. Por jo të Shqipërisë që, me sa duket nuk i plotëson këto kushte. Slovenia, Cekia, Slovakia, Hungaria, Rumania, Estonia dhe Bullgaria ishin të vetmet vende nga Lindja që pranuan kushtet rigoroze të Komunitetit Evropian. Dhe e gjithë kjo pas asaj periudhe gati dyvjeçare, kur alarmi i një sëmundjeje virurale të bagëtive të vendeve të Lindjes, pezulloll gjithçka. Megjithatë pjesa më e madhe, duke përfshirë edhe Shqipërinë, pas kësaj mbledhjeje, nuk mundi të fitojë statusin e eksportuesit të mishit apo edhe produkteve blegtorale. Embargos do të vazhdojnë t’i nënshtrohen Shqipëria, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Moldavia, Letonia, Lituania, Kroacia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina. Të gjitha në kushtet pak a shumë të përafërta ekonomike, dhe të vështira pas tranzicionit që kalojnë.

Europa i ofron lëndë të para 30 industrive

Shkarkuar në Durrës TIRANË — Tridhjetë ndërmarrje shqiptare sigurojnë jetëgjatësinë e tyre falë ndihmave në lëndë të parë dhe në pjesë këmbimi të ardhura nga Komuniteti Europian. Dy javët e fundit, kanë mbërritur në Portin e Durrësit, 800 ton çelik për fabrikat “Kat”, “Uzinen Mekanike Tirana”, “Umb” “Fabrikën e Çimentos Elbasan”, “Albetrol” dhe hekurudh. Pastaj 200 ton tulla refraktare (për Fabrikën e Çimentos në Elbasan) dhe 235 ton sulfat soda (për ndërmarrjen e detergjenteve të Tiranës e Kuçovës). Ky kontigjent ndihmash nuk është i pari që vjen në kuadrin e programit të Komunitetit Europian, të importit të pjesëve të këmbimit dhe të lëndëve të para.

Lezhë, ditët e para të lirisë për gazetarin A. Frangaj

Pas një muaj arresti shtëpiak u fal për mungesë provash LEZHË — (S. I.) — Pas një muaj arrest shtëpiak, gazetari 25 vjeçar i gazetës “Koha Jonë” Aleksandër Frangaj, mundi të shëtisë në rrugët e qytetit të tij Lezhës pa qenë i shqetësuar nga bashkëmoshatarët e tij me uniforma blu. Kujtimi i shkrimit me titull “Me dhjetra tanke drejt kufirit verilindor” botuar në gazetën “Koha e Jonë” datë 23 mars 93, e shoqëroi nga pas për mese një muaj studentin e ri të Akademisë së Arteve i cili është njëkohësisht edhe kryeredaktor i kësaj gazete. Ditën e premte në prokurorinë e qytetit të Lezhës u zhvillua gjyqi i Frangaj me pati të ngritur nga Ministria e Mbrojtjes: prokurori tërhoqi akuzën dhe kështu gazetari mundi të kthehej i lirë. Për disa orë me radhë, në sallën e gjyqit e vërteta qëndroi përballë sigurinë dhe besimin e Aleksandrit, mbi oratorinë e avokatit mbrojtës Spartak Ngjela, mbi tolerancën dhe pjekurinë e prokurorit Ded Pali dhe mbi edukatën profesionale të gjykatësit të ri Arben Ristani. Megjithatë zbraztësitë të trashëguara nga kodi i vjetër penal, drejtësia diti të kapërcejë përmbi këto vështirësi dhe të japë një gjykim. Të pranishmit në sallë admironin skenën kur prokurori dhe avokati i mbrojtës, përfaqësuan njëri-tjetrin pasi prokurori e tërhoqi atë akuzën për mungesë faktesh. “Le të jetë ky proces një përgjigje e themeltë e shtetit të ri juridik që duam të ndërtojmë”, tha në fund avokat Ngjela. Ndërsa i pandehuri për vendimin Aleksandër Frangaj vetë thotë: “Kisha shumë besim se kështu do të ndodhte.”

Emocione mbi ujë

Një katamaran që lidh Durrësin me Barin Domenico Delle Foglie DURRËS — Ora 7.45, e hënë 26 prill. Pas një dite të lodhshme, si afo e së dielës, pas vizitës së Papës në Shqipëri, kërkojmë të kthehemi në Itali në ditë më shpejt. Një me punë në port, që si zakonisht duhen mbaruar shpejt. Mbi “Gazetën Shqiptare” në një katamaran që vetëm në tre orë e gjysëm na çon drejt e në Bari. Dhe ja ore një mbi bankinën e portit të Durrësit Falen-derojmë komandantin e katamaranit, një zotni serioz, norvegjez, i cili na lejohet im-barkoheshim në momentin e fundit, pa bërë shkak nga një mijë medyshjet e nëpunësit të agjensisë detare shqiptare. Eshtë ai detë që morri biletat dhe pasaportat tona dhe shpjegoi funksionarëve portat tona dhe shpjegoi funksionarëve përkatëse që ishim tre gazetarë, që kishim nevojë urgjente të ktheheshim në Itali dhe për këtë do e duhej të paguanim biletën në bordin e anijes, se nuk patëm kohë të bëjmë prenotimin ditë më parë. Pasi hipëm në katamaranin “La Vikina”, anije malteze, e shoqëruar së fundi nga “Fantan” Afla di Osio”, që qe dhe në kohë, ishte me flamurin e Barit, nisja në timon… Shqipëri (nisja nga Bari në orën 16.30 dhe mbërritja në orën 20). Na presin në bord disa hostess shqiptare me në në buzëqeshje na ofrojnë një kafe. Fuqion keshut ndihmi ynë me një shpejtësi prej 35 nyje detare. Me pak fjalë një udhëtim me shpejtësi të lartë dhe që çon në Bari në tre orë e gjysëm. Dita është e bukur, kushtet e motit të mira dhe deti është i qetë. Lëmë shpejt pas krahëve portin e Durrësit. Me vonë ne ekranin e madh vendosur në hollin e anijes shfaqen imazhet e një video muzikore, ndërkohë që vajzat hostess (e shërbimit) servirin qumështin me kafe me biskota të cilat i kërkuam në momentin e nisjes (shërbimi në onjie është i paguar). Koha ikën shpejt dhe nuk rezistohejmë dot dëshirës për të dalë në kuvertë dhe të soditim detin nga afër. Anija që me të shpejtë çante detin duke krijuar dallgë të bardha të shkuma. Mëzuara i afrohesht gjithnjë e më shumë Puljes. Mbetet kohë edhe për të celebraur një mëshe. Një prift katolik amerikan fton të gjithë të pranishmit të marrin pjesë në një liturgjinë fetare. Pas pak duket në horizont Bari, nën diell të këndshëm të pranverës. Faleminderit anijes “La Vikina”, Miru pafshim në udhëtimin e ardhshëm në Shqipëri.

Lexuesve

Si rezultat i njëkohësisë së dy festave, në Itali e në Shqipëri, Gazeta Shqiptare nuk do të dalë në shtije nesër dhe të martën. Gazeta Shqiptare të takin me lexuesit e saj të mërkurën më 5 maj. Mirupafshim.

Në Brendësi

Vazhdon ndalimi i eksportit të mishit Në fshatrat e Brindizit u zbuluan 12 klandestinë Të eniten në Parlament qeveria e Ciampi-t Një faqe e tërë me njoftime ekonomike

Shkarkuar në Durrës

Pas një muaj arresti shtëpiak u fal për mungesë provash

HOROSKOPI I JAVËS

i Stella Wilder Dashi 20/III 20/IV Këtë javë mund të merrni një lajm të papritur që do të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme jetën tuaj. Do t’ju duhet të bëni shumë lëshime që më vonë do t’i ju japin mundësinë të arrini rezultate të mira. Demi 21/IV 20/V Mos kërkoni ndihmë dhe mos u lutni; për të mund të fituar duhet të ndiqni një strategji të veçantë: të tjerët nuk do të kuptojnë çfarë keni në mendje por jeni në rrugën e duhur. Mos u tërhiqni. Binjakët 21/V 20/VI Vështirësi me një shok këtë javë. Do të jetë i vështirë programimi i punës dhe i detyrimeve. Problemet shëndetësore i përkasin faktorëve psikologjik. Duhet të reagon. Gaforrja 21/VI 22/VII Duhet të konsideroni anët pozitive dhe negative. Jini të sigurt mbi çfarë do të bëni dhe ku doni të shkoni. Relatat sociale do të jenë të lidhura ngushtë me anën ekonomike dhe rezultatet mund të jenë të ngatërruara. Luani 23/VII 22/VIII Kujdesuni këtë javë për kë varet nga ju. Ka rreziqe të të gjitha llojeve por jeni më të vigjilent. Gjithçka varet nga mënyra se si e shihni botën që ju rrethon. Mos jini pesimistë. Virgjëresha 23/VIII 22/IX Dini të arrini atë që dëshironi ndaj nuk duhet të ndryshoni mënyrën e sjelljes, jini të qartë e të ekuilibruar. Dikush ka vënë vëzhgimin mbi ju dhe këtë javë do t’i flasë haptas. Peshorja 23/IX 22/X Keni të drejtë por ruani qetësinë dhe arsyeven. Në këtë se ndiheni i paprekshëm, këtë javë ka rreziqe që ju kërcënojnë. Për fat të mirë keni dikë që ju mbron. Akrepi 2/X 21/XI Mund të gjendeni të rrethuar nga gjëra të reja dhe jo të zakonshme, por mos kini frikë. Jini i hapur e perceptues, kujdesi nuk është i nevojshëm. Nuk do t’i nënshtroheni kritikave të pa rendësishme dhe të pa kërkuara. Shigjetari 22/XI 21/XII Fillimi i jetës është i qetë, por shpejt do të ngatërroheni në punë që ju shpejtojnë ritmin. Përgjegjësitë e të tjerëve nuk janë tuajat. Mbajeni mend për të gjithë javën. Bricjapi 22/XII 19/I Do të keni kënaqësi të mëdha e do të gëzoheni. Nuk duhet të jeni shumë agresivë. Dëgjoni si ju gjykojnë të tjerët e do të mësoni mjaft gjëra. Ujori 20/I 19/II Do t’ju duhet t’i besoni sekretet tuaja miqve personalë për të mund ta shmangur kështu dëme të mëdha. Përqendrohuni dhe zhvilloni mirë punën tuaj. Mos lini asgjë përgjysmë. Peshqit 20/II 19/III Duhet të kërkoni për të arritur atë që meritoni. Të tjerët nuk mund ta lexojnë mendimet tuaja. Keni të drejtë të rrini sipas qejfit tuaj. Bëjeni dhe gjithçka do të shkojë më mirë.