09/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 maj 1993

Disa mijëra njerëz në rrugë vrapojnë së bashku 5 breza

Do të marrin pjesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia. Sponsori bën të mundur shpërblimin e fituesve Sot Maratona mbarëkombëtare ”Tirana ’93” EDMOND LAÇI TIRANA — Mijëra njerëz do të vrapojnë sot së bashku për kilometra të tëra. Është Maratona Mbarëkombëtare ”Tirana ’93” ajo që do të afrojë bashkëatdhetarë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e diaspora shqiptare në botë. Një rast për të gjithë brezat, që rrallëherë bëjnë të njëjtën gjë. ”Pjesëmarrës do të jenë nxënës të ciklit të ulët, të shkollave të mesme, të larta dhe ato ushtarake — tregon me entuziazëm Edmond Gega, zëdhënës i Komitetit Olimpik të Shqipërisë — por bashkë me to do vrapojnë edhe sportistë të mirënjohur, veteranë, pjestarë të shoqatave të ndryshme sportive dhe shqiptarë që banojnë jashtë atdheut të tyre”. Megjithatë ftesa s’janë harruar t’i bëhen edhe personelit të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri. Kështu shkuësit do kenë rastin të shohin në maratonë edhe ambasadorë. ”Dhjetë atletë nga Kosova, deri tani kanë konfirmuar ardhjen e tyre në maratonën e Tiranës”, thotë kryetari i Federatës Shqiptare të Atletikës, Petrit Çendro. Dhe ndonëse deri ditën e fundit ishin siguruar si pjesëmarrës vetëm kosovarët, drejtuesit janë të sigurtë se edhe nga Maqedonia e vise të tjera ku banojnë shqiptarë, të tjerë do të vijnë. Gazetari Gani Kosumi nga Kosova ka marrë përsipër pjesëmarrjen edhe të shqiptarëve të mërguar dhe të diasporës. Organizatorët presin me ankth kurorëzimin e kësaj maratone. Janë Bashkia e Tiranës, që përveç organizimit ka ndihmuar edhe me 40.000 lekë si dhe Komiteti Olimpik Rajonal i Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës. ”Gjithçka e organizatorëve do të deshtënte — ngulmon zëdhënësi Gega — nëse nuk do të sponsorizonte dikush”. Bemano, Duru, Euro Albania, Eximkos dhe Bashkimi i Biznesmenëve Demokratë, janë ata firma që do të bëjnë të mundur edhe shpërblimin e fituesve. ”Për çdo kategori moshe e gare në këtë maratonë, do të shpërblehen 10 vendet e para” shpjegon Enver Tonuzi, njëri nga anëtarët e grupit organizator. Vetëm vendi i parë për amatorët do të marrë 1.000 lekë, ndërsa për sportistët 5.000 lekë. Gjithashtu të gjithë ata që do ta përfundojnë maratonën, do shpërblehen me nga 1.000 lekë të tjera. Kjo garë e bukur do të nisë në orën 10 nga sheshi i Universitetit të Tiranës. Itinerari prej 42 kilometrash do të kalojë nga Tirana në Maminas e kthim përmeskajt dhe për femrat vetëm Tiranë — Maminas. Ajo pritet sot të fillojë. Njerëzit pas saj patjetër do të kujtojnë kilometrat që kanë vrapuar. Duke kuptuar se ajo s’qe vetëm një maratonë, ku dikush duhej të dilte i pari. Sepse fitues do të jenë të gjithë. Ata që për 42 kilometra do të qëndrojnë në fund aq pranë, aq të njëjtë. Nga i gjithë vendi, nga i njëjti gjak apo edhe të tjerë që pranojnë të vrapojnë me ta. ”Do të ketë pak spektatorë — siguron njëri i ri që ka ardhur në Komitetin Olimpik për t’u interesuar për maratonën — sepse të gjithë do të marrin pjesë në të”.

Do kthehet ujë në Tiranë punime prej 13 miliard për një firmë italiane

U mbyll konkursi i shpallur nga Ministria e Ndërtimit FATOS BAXHAKU TIRANE — Drejt zgjidhjes një nga problemet më shqetësuese për popullsinë e kryeqytetit. Brenda dy vjetësh Tirana do të ketë ujë të pijshëm të mjaftueshëm. Në shtator do të fillojnë punimet për rindërtimin e rezervuarit të Bovillës, i cili parashikohet të ketë një kapacitet rreth 100 milion metra kub, nga të cilat 30 milion do të përdoren për furnizimin e popullatës. Punimet do të investohen nga qeveria italiane e cila ka vënë në dispozicion 13 miliard lireta. Ky operacion do të sigurojë një prurje uji prej 4.990 litra, të njëjtë me atë të shumicës së qyteteve europiane. Të premten është përcaktuar edhe firma italiane e cila do të realizojë këto punime, e zgjedhur ndër dhjetë shoqëritë që u ofruan për të kryer këtë vepër, por emri i saj ende nuk është bërë i ditur. Ndërkaq, ka filluar rikonstruksioni i rrjetit ekzistues të ujësjellësit të Tiranës, me synimin për të arritur që brenda muajit qershor të arrihet furnizimi të paktën për disa orë në ditë për katër e sipërme të banesave. Për këtë qëllim nga qeveria shqiptare janë vënë në dispozicion të Bashkisë së Tiranës 64 milion lekë. Konsumi i ujit të pijshëm do të rritet rreth 30 përqind — shpjegojnë specialistët e Bashkisë — por, sigurisht, nuk mund të pretendojmë që problemi është i zgjidhur me kaq. I ndërtuar në vitet ’50, ujësjellësi i kryeqytetit nuk mund t’i përballojë më kërkesat e popullatës gjithnjë në rritje të Tiranës. Ai duhet të furnizojë 250.000 banorë të qytetit dhe rreth 100.000 të fshatrave përiferike. Në vitet e fundit konsumi i ujit ka rënë në 320 litra në ditë për çdo banor në periudhën e pranverës dhe shumë më pak në stinën e thatë. Kështu halleve jo të vogla ekonomike i’u shtua edhe mungesa e ujit. Dukët se kjo kohë do të mbetet pas. ”Me rikonstruksionin që po kryejmë konsumi i ujit do të rritet 30 përqind dhe furnizimi do të garantohet për disa orë në ditë edhe për katet e sipërme”, sigurojnë në Bashki. Sidoqoftë, do të duhen edhe dy vjet derisa problemi i ujit të zgjidhet përfundimisht. Kaq kohë do t’i duhet firmës ende të panjohur italiane për të rindërtuar rezervuarin e humbur. Mbi emrin e kësaj firme ende ka një lloj misteri. Për realizimin e projektit prej 13 miliard liretash u treguan shumë të interesuara disa firma italiane. Dhjetë prej tyre morën pjesë në një konkurs të organizuar për këtë qëllim nga Ministria shqiptare e Ndërtimit. Nga burime të kësaj ministrie mësohet se firma fituese është përcaktuar por, emri i saj do të bëhet i ditur vetëm pas disa verifikimeve të mëtejshme që do të kryhen në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Ricciarelli të martën në Tiranë te dashamirësit e muzikës

TIRANA — Katia Riccia-

Nga Kosova në Shqipëri ja refugjatët e rinj

. TIRANA (Ed.La.) — Në Tiranë kanë ardhur pesë, të veshur në mënyrë modeste dhe me një çantë plot me mjete pune. Vijnë nga Kosova dhe janë të parët emigrantë ekonomikë të ardhur në Shqipëri. Tragjedia vazhdon. Së bashku me dëshirën e shfrenuar për të emigruar. Por këtë herë me shqiptarët e Republikës së Kosovës, që këto ditë po regjistrohen në listat e autoriteteve shqiptare si emigrantë ekonomikë. Megjithëse në vendin e tyre, në vendin ku mbi 300.000 bashkëatdhetarë janë të asistuar ose pa punë, ata vijnë. Dhe duhen ndihmuar. Pesë prej tyre sapo kanë zbarkuar. Një aventurë e vërtetë për to. “Të persekutuar nga serbët dhe pa punë, nuk kemi rrugë tjetër — kanë thënë për autoritetet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë — edhe të pënësuarit të marrin 20 marka në muaj, s’mund të na ndihmojnë”. Ata janë pesë shqiptarë dhe kërkojnë punë në Shqipëri. Një prind 50 vjeçar nga Ferizaj ka marrë përdore edhe të birin e tij 10 vjeç dhe ende të pashkollë. Ka udhëtuar shumë së bashku me tre të tjerë nga Gllogovci e vise të tjera ku banojnë shqiptarë, me shpresë se më në fund do të shpëtojnë. Dhe kur përcillet nga Shkodra, Elbasani e Tirana, mallkon rrugën e bërë nga Kosova në Ulqin, për të dalë në kufirin shqiptar. Askush s’mund t’u zgjidhë hallin. As Selia e Kosovës në Tiranë, që kërkon dokumentat e persekutimit të tyre. “Në Ulqin kemi lënë dhjetëra të tjerë” japin alarmin ata. Pesë të ardhurit kosovarë ende janë të jashtë. Robotët i kanë lënë në zyrën e dezhurnit të Ministrisë së Jashtme Shqiptare. Së bashku me ministritë, që dëshironin t’i futnin në punë. Ndoshta dikush do t’i shohë. Dhe duhet t’i shohë.

Në Durrës edhe shpirtra të trazuar nga varret e dhunuara

Akoma nuk është caktuar dita e gjyqit për dy të rinjtë . DURRËS — Ende s’është caktuar data kur do të gjykohen dy të rinjtë durrsakë, që para disa ditësh profanuan 25 varre në varrezat e qytetit (foto majtas). Për të zvogëluar fajin, familjet e dy dhunuesve nga Lagjia 15 e Durrësit, kanë vënë në dispozicion edhe shumat e duhura për t’i restauruar varret. Disa nga familjet e prekura prej shkatërrimeve kanë filluar t’i restaurojnë vetë pasojat e asaj nate të keqe. Viktimë e këtij shkatërrimi masiv është edhe i biri i një pacienti me kancer në spitalin e qytetit. Që fatkeqësisht ka mësuar për fatin e varrit të të birit.

…të martën në Tiranë të dashamirësit e muzikës

. TIRANA — Katia Ricciarelli i kthehet publikut shqiptar. Pas suksesit që provoi disa kohë më parë në Tiranë, ajo të martën do t’ju jap koncertin e saj të dytë në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Ky koncert, organizohet nga Ambasada Italiane në bashkëpunim me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit italian Franco Vasselli dhe me pjesëmarrjen e këngëtarëve të rinj shqiptarë. Repertori i koncertit përbëhet nga pjesë të ndryshme të kompozitorëve të shquar si Verdi, Donizetti, Mozart, Rossini, Mascagni, Catalani e Zadeja. Koncerti është pjesë e ciklit “Stina Koncertore 1992-1993” që shfaqen herë pas here për publikun tonë.

Dorella, klandestine për t’i shpëtuar vdekjes

Vogëlushja u operua në Lecce LECCE — Një udhëtim i dëshpëruar nga Vlora në Lecce i shpëtoi jetën një vogëlushe shqiptare, Dorella, tetë vjeçe, e prekur nga një sëmundje e rëndë, një formë cisti cerebral e shkaktuar nga një parazit në pjesën e mitrës së fryt... . Dorella, klandestine për t’i shpëtuar vdekjes. MASSIMO BARBANO. LECCE — Një udhëtim i dëshpëruar nga Vlora në Lecce i shpëtoi jetën një vogëlushe shqiptare, Dorella, tetë vjeçe, e prekur nga një sëmundje e rëndë, një formë cisti cerebral e shkaktuar nga një parazit në pjesën e mitrës së fryt… Udhtëtimin e bënë babai i fëmijës, Zini Harliza, 34 vjeç, agjent i policisë rrugore të Vlorës dhe një mjek, doktor Hito Jaza, 51 vjeç, shefi i repartit të pediatrisë të spitalit të Vlorës. Mjeku arriti në Lecce me një pesë në xhep, ndërsa shqiptarët si mjeku edhe vajza e vogël i lënë tragetin e flotës në portin e kryeqytetit të rajonit Lecce, duke arritur në funde autoritetet e kufirit të mbyllin një sy për mungesë dokumentave të nevojshme (së paku për hyrjen në Itali). Vogëlushja rezulton e vdekur. Mjekët e spitalit “Faz” [?] sapo e vizituan vendosen menjëherë të operojnë. Dorella tani i ka shpëtuar rrezikut. Fle e qetë në një krevat në sallën e terapisë intensive të repartit të neurokirurgjisë të spitalit të Lecces ku të premten mjekët e ekipit të Prof. Bartolomeo Armenise, shefi i divizionit të neurokirurgjisë, operuan vajzën. Operacioni zgjati gati dy orë dhe doli me sukses. Po si shkoi aventura e tmerrshme? Doktor Hito Jaza, që si mjek mund t’i asistonte në operacion shpëngoi Zinin në shtëpi në spitalin e tij disa ditë më parë, ekzaktësisht dy ditë para se të nisej — thotë mjeku shqiptar — me gjithë mëkimin në bluza të bardhë — vura re që kishte një parazit dhe ishte e nevojshme të ndërhyhej sa më shpejt. E dija se në Lecce mund të kryhej një operacion i tillë. Të mërkurën pasdite u bë nisja nga bordi i tragetit që udhëtonte nga Vlora në Itali. Por kur arritëm në Otranto filluan problemet. Karabinierët nuk mund të lejonin zbritjen e Zinit dhe vajzës së tij sepse nuk kishin dokumentet e duhura dhe lejën e qëndrimit. “Më ndihmoni shumë kapitën i anijes — shpjegon 1 at i vajzës duke folur me një italisht të çalë — ishte një neapolitan, dhe u tregua i zotë; i bëri të kuptojë agjentëve të policisë që bëhej fjalë për një rast urgjent, vajza ishte mjaft rëndë, rezikon te vdishte dhe vetëm kështu mund të kalonim”. Për meriten më të madhe i ka Caritasit dioqezan dhe presidentit i saj në Otranto don. Pippo Colavero. Leja e kalimit u përgatit rreth mesnatës pas autoritetet e portit konstatua gjendjen e rëndë të vajzës dhe domosdoshmërinë e ndihmës urgjente shëndetësore. Pastaj shtrimi në Lecce dhe operacioni që përfundoi me sukses. Mbetet vetëm një anë e dhimbshme për t’u treguar. Këta njerëz, për shkak të mikpritjes së mrekullueshme dhe pa lajmëruar, kur Zinin të kthehet në Shqipëri do të ketë humbur vendin e tij të punës.

Varreza e Durrësit ku janë dhunuar 25 varre

Në Brendësi

Adriatiku në vijë të parë për Bosnjen Ndeshia ● Ndeshja Lacio-Inter mund të vendosë kampionatin. ● Është Clinton mashkulli më sexy i Amerikës. ● Një faqe e tërë me njoftime ekonomike

HOROSKOPI I JAVËS

— i Stella Wilder. Dashi 20/III 20/IV: Java ideale për të ardhmen dhe për të nënshtruar të natyrës tregëtare. Kini kujdes në detajet dhe ekzaminoni thellësisht çdo propozim. Zemërgjerësia më e madhe për të afërmit tuaj, mund t’u sjellë më shumë avantazhe se sa mendoni. Demi 21/IV 20/V: Jua mund të jetë një javë më defri… me të parrezistueshme, në qoftë se jeni gati ta lini veten që t’u rrëmbejnë. Kjo është java ideale për të hequr dorë nga një herë e përgjithmonë nga veset e shëmtuara. Binjakët 21/V 20/VI: Brënda fundit të javës mund të gjeni, deni përzier në një situatë pak të këndshme. Të flisni më një mik mund t’ju ndihmojë e dini më mënyrën… të inkënaqshme. Këtë javë mund t’ju japin kurajo e mbështetje pikërisht një person që t’i mendoni kundër projektit tuaj. Gaforrja 21/VI 22/VII: Ritmi i jetës suaj mund të bëhet frenetik në ditët e mesit të javës; për këtë duhet të modifikoni taktikën dhe programin. Një grindje e vogël në fillim të javës mund të kthehet në një situatë të vështirë, në qoftë se nuk përleshje e vërtetë, në qoftë se nuk sforcoheni të moderoni polemikën tuaj. Luani 23/VII 22/VIII: Në pjesën e parë të javës do të jeni në pritje të një numri informacionesh, pa e cilat nuk mund t’i jepni rrugë projektit tuaj. Rezistoni dëshirës për të u shkëputur nga një lidhje me një mik që tashmë nuk e shikoni prej kohësh; mundohuni përkundrazi që t’i rregulloni marrëdhënjet. Virgjëresha 23/VIII 22/IX: Do të ndodheni përpara përgjegjësive, dikà që nuk e dëshiron absolutisht, këtë javë dhe ju pëlqen apo jo, do të detyroheni të merrni shumë vendime me detyrime për ju. Mos bëni shumë favore të tjerëve; në fund mund të ndodheni në kondita që të mos ndihmohni dot as vetën tuaj. Peshorja 23/IX 22/X: Ju keni për të vërejtur një influencë bamirëse mbi ata që u rrethojnë. Tendenca juaj natyrale për korrektesë dhe që di të manovrojë në çdo situatë, do t’ju jetë shumë e nevojshme. Insistoni që të tjerët të bëjnë atë që thoni ju. Akrepi 2/X 21/XI: Keni mundësi të kuptoni se ekzagjerimi nuk sjell të mira dhe do të detyroheni t’i vini kufi. Do të keni raste të shumta për të ndihmuar në shërbimet, por të pakta do të jenë momentet me të vërtetë të rëndësishme si cilësi. Shigjetari 22/XI 21/XII: Sado pozitive të jetë java e ardhshme në përgjithësi, asgjë nuk do t’ju japë kënaqësi dhe këni të drejtë, sepse aspiratat dhe dëshirat tuaja vrapojnë më me shpejtësi. Pa dashur, në ditët e ardhshme, mund të gjendeni në një pozicion delikat. Bricjapi 22/XII 19/I: Do të jeni me humor të mirë por të plogësht. Kini kujdes të mos shtyheni shumë larg me batuta ose duke bërë mëri të tjerët. Kërkoni të kuptoni mirë në situatë duke e parë në perspektivë syve të një personi tjetër. Ujori 20/I 19/II: Mund të nxirrni frymëzim dhe rehati nga rutina. Do të ndjeheni më të stabilizuar se zakonisht. Mund të takoheni me një person që di me ekzaltuësi se çfarë keni mundësi të ofroni. Peshqit 20/II 19/III: Rruajuni Gara dhe konkurrenca mund të bëhen papritur shumë të forta. Informacionet që keni në dispozicion… mund t’ju vënë në një pozicion me avantazh absolut përballë konkurentëve tuaj.