Udhëtim në ferrin e Uzines së Bakrit ku shëndeti kushton më lirë se papunësia
30.000 banorë të Laçit në mes të reve helmuese
LAC — Fabrika punon, ajo jep punë 800 personave, por sot ekziston një tjetër problem shqetësues: ndotja e mjedisit. Ndodhemi në Laç, para Uzines së Bakrit. Këtu rrotull 30.000 vetë çdo ditë thithin rete e tymit që çlirohen nga oxhaku i vetëm që aktualisht punon.
Alternativat janë katastrofike: papunësia totale për mijëra punëtorë, mbyllja për shkak të ndotjes së tejskajshme të Uzines së Bakrit do të thotë papunësi. Dhe kështu, njerëzit e këtij qyteti kanë zgjedhur atë që do të zgjidhnin gjithkush për të jetuar, pavarësisht nga pasoja: një e ardhme. Por, problemi nuk i përket vetëm Laçit: me rifillimin e aktivitetit të rafinimit kryesore shqiptare, çështja e mjedisit ka dalë në rend të ditës. Italia dhe Evropa duhet ta kenë parasysh, që së bashku me lëndët e para të dërgojnë edhe ndihma për t’i përdorur kundër ndotjes.
Që në hyrje të Uzines së Bakrit has njerëz me sy të kuq, që nga roja i deres kryesore e deri te metalurgët. “Sytë na djegin vazhdimisht nga pluhurat — thotë Petro Strezl, një nga punëtorët — por kryesorja është dhimbja e kokës”. Një re e tmerrshme pluhuri me ngjyrë të rërth të kuq gjithkund. Por oxhaku i lartë i avarise që nxjerr vazhdimisht shtellunga tymi të zi të njomë e lart është edhe më keq. “Nje pjesë të këtyre gazrave dënëshem e likujdojnë Fabrika e Acidit numër 2, që tashmë s’punon më për mungesë të solariit — tregon Pashkë Kastrati, punëtor — tashmë i gjithë ky gaz kalon në oxhakun e avarisë dhe pjesa tjetër ulet në objekt”. Pashku, 32 vjeç ende i vjen vazhdon kurën. Ka dhimbje gjoksi dhe bllokim të mushkërrive. Por si ai ka edhe të tjerë. “Kam shumë shqetësime në stomak — tregon inspektori i metaleve në Uzine — më duhet sikur kam 20 jo dy vjet punë”. Ajo tre të gjashtë në vitin 1989 u arrit për prej një muaji s’punon. Kështu gazi sulfuror dhe pluhuri i silikat bëhen edhe më të tmerrshëm.
Megjithëse është here e tretë në orën 10 të mëngjesit, situata brenda Uzines së Shkrirjes së Bakrit, të shtang. Është tepër e vështirë të shqasësh edhe një herë e një pjesë prej kohësh. “Pas orës 12, kur funksionojnë furrat, është më keq se tani” te paralajmëron një punëtor i vjetër. “Edhe petulla me mjalte të të japin, këtë s’punohët, por s’kemi ku të shkojmë”, ngushëllon vetën Abdi Disha, 26 vjeç, punëtor në këtë uzinë.
Përgjegjësi i Fabrikës së Shkrirjes së Bakrit ka kuptuar gjithçka, por shton: “Në qoftë se mbyllet kjo fabrikë, me se do të jetojnë familjarët e këtyre 800 punëtorëve?”. Ndue Toma, një tjetër foreman tor duket më i sigurtë: “Këtë maskë kundragaze e ruaj prej pesë vjetësh, atëherë kur sollën vetëm pak. Të tjerët s’kanë, por unë jam i detyruar ta mbaj për të ruajtur veten dhe fëmijët e mi”.
Të gjithë e dinë shpëtimin, por mbylljen e fabrikës s’e pretendojnë. “Me këtë teknologji, s’ka shpëtim — shpjegon Higmet Merolli, kryetar i Sindikatave të Pavarura për Uzinen e Bakrit — duhen patjetër investime dhe rikonstruksione”. Dhe shpëtimi i tyre do të jetë për të gjithë. Sa pari për fshatin e afërt Shullaz me 180 familje. “Mali i Shullazit ka qenë gjithë pyll — tha — tregon Gjon Shkurti, Mardhoçi — shkojë tashmë si është zbuluar”. Njerëzit e këtij fshati janë dëshmitarë të një Cernobili të vogël. “Toka kanë mbetur djerrë, sepse as bari s’mbin”, tregon Muharrem Isufi, fshatar nga ky fshat dhe kryetar i një komisioni të ngritur nga popullsia lokale për të mbrojtur zonën nga ndotja.
“Edhe fëmijët e mi kolliten” thotë mjekja e spitalit të qytetit, Fëllënxa Toga. Si fëmijët e saj edhe të tjerët në Laç ndjejnë vështirësi. Në spital meson se sëmundjet e aparaturave nga ndotja janë silikoza dhe ato të gjakut. Përveç dëmtimeve në veshka dhe mëlçi, por që të gjitha kurohen në Tiranë. “Laçi ende s’ka laborator — tregon Bujar Goga, përgjegjësi i Shërbimit të Higjienës — kështu ka mbetur një vit që s’bëhen as analiza të paktën”.
«Tirana e pastër»: rregulla të rrepta për automobilistët
TIRANE — Bashkia e Tiranës ka vendosur të ndërhyjë me vendosmëri për ruajtjen e mjedisit në kryeqytet.
Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak, e cila zgjati për katër ditë me radhë, iu kushtua thajus tërësisht problemeve të vogla që kanë lindur në këto dy — tre vjetët e fundit paralelisht me zhvillimin e rrjetit privat tregtar dhe shtimin e numrit të automjeteve që çdo ditë përshkojnë rrugët e qytetit.
Në mbledhje u miratua një Urdhëresë Publike për disiplinimin e qarkullimit të automjeteve. Ja disa nga pikat nuk do të lejojë më që të qarkullojnë automjete pa skapamento që ndotin ajrin e qytetit, ndërsa furnizimi i dyqaneve nga kamionët e mëdhenj do të lejohet vetëm pas orës 21. Automobilistët duhet të kenë më tepër kujdes dhe kur hedhin pjesët e vjetra të këmbimit ose makinat jashtë përdorimit. Në periferi të qytetit do të caktohet një herë në javë vend për varrezat e automjeteve.
Me në fund një sinjal i mirë për problemin e mbeturinave. U vendos që të shpërbëhen tratativat me shoferët italiane “Giuzio s.r.l.”, e cila prej kohësh është ofruar për ngritjen e impianteve të grumbullimit dhe përpunimit të mbeturinave për Tiranën.
Me lirinë e sipërmarrjes private, një numër gjithnjë më i rritur kioshash dhe dyqanesh të tjera në të vogla u ngritën në çdo cep. Sipas specialistëve të Bashkisë, këto gjëra janë një pengesë ndaj punime planin rregullues të Tiranës. Për këtë tepër, shumë prej tyre janë ngritur mbi parqe e kryeqytetit duke dëmtuar sipërfaqet e gjelbëruara. Përgjegjëse e Bashkisë për këtë rast është e prerë: “Ndërtimet pa leje nuk do të tolerohen”. Për arritjen e suksesit është kërkuar ndihmë shtypit për sensibilizimin e opinionit publik dhe organeve të policisë.
Sonte në Wembley Parma ëndërron Kupën e Kupave
Sulmuesi i Parmës, Melli, dhe prapa trajneri Scala
Do luajë kundër Anversës
ROME — Trajneri i Parmës, Nevio Scala dhe skuadra e tij u nisën të hënën pasdite në Londër.
Sonte në Wembley kanë një takim me historinë: mundësinë për të hyrë përfundimisht në elitën e futbollit kontinental. Midis Parmës dhe Kupës së Kupave është vetëm Anversa, mbase nder kundërshtaret më pak të dobët të takuar nga emilianët në këtë turne (Atletico Madrid, Sparta Praga dhe Boavista), me përjashtim të Ujpestit, të eliminuar në turnin e parë.
“Takim me historinë? Të themi të vërtetën ka disa muaj që Parma kapërcen historinë, thotë Nevio Scala. “Të arrish në finalen e gjysëm finale dhe pastaj në finale, në prag të Kupës së Kupave është me të vërtetë një fitore që vlen të kujtohet për një periudhë të gjatë dhe të gjatë, por është normale që tani që kemi arritur në këtë pikë nuk mund të kënaqemi me kaq. Duhet të shohim më tej, duhet bere ky i bukur hap cilësor. Dike fituar Kupën e Kupave çmoj më të dytën e vogël si Parma me një nivel të lëvijte me atë të Romës, Milanos, Napolit, Torinos dhe Gjenovës, metropolite që mund të lojtariten si një potencial i mjaft i pa-diskutueshëm”.
Forca e madhe e Parmës ka qenë gjithnjë “grupi”, kompaktësia e madhe e skuadrës. Por gjatë këtij sezoni, “lodra” e bukur ndërhyrë nga Scala me ndihmën e Callisto Tanzi krijoi të përfundonte në një tjetër copa.
Scala nuk u pohon por edhe me Mellin ka pasur disa probleme. Midis atij dhe sulmuesit gjyqtarë ka ekzistuar një lidhje e çuditshme, dikush më dashurine së dhe urrejtjes. Në se Melli arriti në kombëtare dhe nuk humbi gjatë rrugës së shumë të tjerë talente të papërpunuara të futbollit italian, merita është pikërisht e Nevios Scala, i cili e ka dërguar pa ndonjë gjë të bankën e rezervave ose në tribunë për të pranuar kalimet e tij dhe për ta ulur hundën. Dhe ka punuar mirë deri edhe me Aspirilla që në fillim e urrejtën. “Mendova se do të ishte më personi i tmerrshëm — pranoi disa javë më parë lojtari kolumbian në lidhje me Scala-n — ndërsa kur fillova të kuptoj gjuhën italiane dhe kështu mund të komunikoja me të, zbulova një person krejt tjetër, një njeri me shpirt madhështor dhe shtatzëkonshem. Është merite e tij që e ndryshova një kur nga Italia dhe që nuk u fundos në lumturi humbjeve.”
Dhe prania e Aspirillas në ndeshjen e sotme me Anversian është e vetmi dyshim i Nevio Scalas në ndeshjen në Londër.
«Aspirilla — thotë Scala — është një lojtar mjaft i rëndësishëm, por jo e gjitha Parma. Me ose pa të mund ta fitojmë Kupën e Kupave. Është Melli mjaft në formë, Brolin që edhe në Firenze luajti mjaft mirë dhe Osio që ka një eksperiencë të madhe. Nuk jemi Milan, por brenda mundësive tona kemi mjaft alternativa, sidomos në sulm».
Sport
Më pak lindje në vitin 2000
Programi i planifikimit familjar synon një reduktim më të madh
Instituti i Statistikës parashikon një rënie prej 20 për qind
TIRANA — Deri në vitin 2000 shqiptarët do të shtohen shumë më pak se më parë.
Ky është parashikimi i Institutit të Statistikës. Fakti është konsideruar prej specialistëve si “një ndryshim i madh që ka të bëjë me vetë të ardhmen e Shqipërisë”. Sipas të njëjtit burim, në periudhën 1995-2000, do të ketë mesatarisht 65.000 lindje në vit, nga 79.000 lindje që u verifikuan në vitin 1990. Ndërsa numri i vdekjeve do të mbetet në nivelet aktuale: rreth 20.000 në vit. Popullsia e afërt për të punuar, nga mosha 15 në 59 vjeç, në saje të ritmeve relativisht të larta të emigracionit do të ulet deri në vitin 1995. Ky zvogëlim do të prekë sidomos të rinjtë midis 15 dhe 35 vjeç. Parashikohet që pas vitit 1995 të vazhdojë rritja e popullsisë së aftë për punë, por me ritme shumë më të ulëta se në periudhat pararendëse. Në fshatra, tradicionalisht të njohura për numrin e madh të lindjeve, parashikohet një zvogëlim relativ, ndërsa në qytete popullsia do të rritet kryesisht nëpërmjet të ardhurve nga zonat rurale.
Shqipëria është vendi që deri sot ka pasur shtesën më të lartë të popullsisë në Evropë. Kjo shtesë, e rendit atë përkrah shumicës së vendeve në zhvillim. Për një vit e gjysëm po realizohen në vend një program që synon uljen e lindjeve me anë të planifikimit familjar. Për këtë janë vënë në dispozicion të Qeverisë shqiptare nga organizatat ndërkombëtare rreth 1.5 milion dollarë. Programi, i cili do të vazhdojë për një periudhë 3-4 vjeçare, ka për synim furnizimin me mjete kontraceptive të farmacive shqiptare si edhe ngritjen e një rrjeti të tërë për planifikimin familjar në të gjithë territorin. Megjithatë verifikimin e një rënie të lehtë në numrin të lindjeve, vetëm në muajt të fundit në Tiranë nga 7.000 në 1991 në 6.700 në 1992, koordinatore e programit të planifikimit familjar për Shqipërinë nuk janë plotësisht të kënaqur me rezultatet e deritanishme. Synimi është që numri i lindjeve të përgjysmohet.
Në ndërprerësin botimin 6 gazeta të njohura shqiptare
TIRANA — Gjashtë gazeta të njohura shqiptare, të hënën, kanë ndërprerë botimin për të protestuar ndaj Shtypshkrënjës “Demokracia” pranë së cilës shtyhen. “Republika”, “Alternativa SD”, “Drita”, “Bashkimi”, “Zëri i Rinisë” dhe “Sindikalisti”, nëpërmjet një deklarate shtypi, komunikuan shkakjet që i detyruan për një protestë të tillë: cmimet e shtypjes, mungesa e letres dhe gjendja pranë falimentit. “Greva do të vazhdojë deri në gjetjen e një mirëkuptimi.
Gjetja e fundit italiane: magjia e Tangentopolit
Edhe magjistratët kundra politikanëve
Kundra dikurës së politikanëve italianë, hetuesit e Tangentopolit nuk majftojnë më. Tani ndërhyrjnë dhe magjistratët.
Ajo që duket një histori komike, në fakt është e vërtetë, krejtësisht italiane: 5.000 magjistratë, e mbledhur në Milano në Kuvedin e tyre vjetor, kanë vënë në dispozicion të hetues dhe artin e tyre magjik për të dënuar administratorët e korruptuar publik, për të mbrojtur Vendin nga e keqja e xanxhenitve dhe për t’u hequr maskën nazërthënare të mburrur dhe e tyre nëpër të dënura.
Në një sallë të rezervuar e Hotel Hilton, ku u kryen punimet e kuvendit, është transmetuar edhe një ceremonial me instrumentat të lujtike të magjistarëve fiera kriminali kërkesa e bekuara dhe pika lumoni jane perdorur për të larguar fantazmat e keqja të tanxhenopolit dhe për të mbrojtur Milanon”, dhe nga kjo e trazor, një magji në të gjithë “kryeqyteti moral” e Vendit.
“Nuk është një e re — shpjegoi pa shumë shpjegime Bellini, president i konvikt të magjistarëve — kombëtar i shoqatës së magjistarëve. Edhe hetuesia është drejtuar tek ne magjistarët për rastet më të vështira, dhe në të paktën një dy raste fundit, në Romë dhe Milano, kanë qenë informacion për hetime ndaj politikanëve të korruptuar”.
Receta duket e thjeshtë: nevoiten data, vendi dhe ora e lindjes së personit ndaj të cilit dyshohet, kështu për të përmbushur të dhënat astrologjike, pastaj në fotografi të personit ku të ketë dalë gjak kornizë të fundit, një sferë e kristaltë, kapele dhe elemente të tjera magjie.
Dhe meqenëse nuk bëjnë shaka magjistarët italianë kanë parashikuar edhe fatin e hetimeve të politikaneve më të mëdhenj — aktualisht në hetim. “Bettino Craxi — shpjegon Eugenio Robotti, anëtar i komitetit kombëtar të shoqatës së magjistarëve — do përfshihet nga gjyqi, do t’i hiqet imuniteti i parlamentarëve dhe do të përfundojë në burg, edhe pse do të tentojë t’ia mbathë jashtë. Përu të fëhër në ullën e tij në Tunizi. Për sa i përket Giulio Andreotti, fati i tij mund të jetë më i mirë: hetuesit nuk do të jetë pranuar më të mjaftueshme, dhe sigurisht do të lirohet”. Si gjithmonë
Komuniteti ndërkombëtar duhet të garantojë bashkë me lëndën e parë edhe mbrojtjen e punëtorëve dhe të mjedisit
Në Brendësi
Vizita në Kroaci e presidentit Berisha
Vlorë-Leccë zbul uar tregtia e ikonave
Regjizori Salvatores do të xhirojë një film cowboy
Letra nga përtej detit
Selmen e Syriun, që ndodhen në Itali, i përshëndesin me rastin e, a, daja, nusja e dajes, tezet dhe fëmijët. Ata i urojnë çiftit të ri Mirales e Roberto Gherbiënte Jam emigrant këtu në Itali (Bari), rri, Malo Gremi qehem. Kam dëshirë te përshëndes familjen time në Elbasan, Marselën, Olten, Mikelen dhe afermit e mi qe me duan dhe i dua. Përshëndes edhe nje shokun tim ketu ne Itali, Tasim Genceli. Te (Malo Gremi—Monopoli (Ba) Itali)
Jam ne banor i qytetit te Shkodres. Jam vella i një emigranti që quhet Ramiz Ali Alla i datëlindjes 1968 nga fshati Marhneti Komunes te Vores, I dashuri nga fshati me qendesi e 6 marsit 1991 kam njoftuar përjekun me kerkimin dhe gjetjen e tij. Adresa e letres e dates 30.5.1991 ka qene: Caritas Diocesana, Palazzo Arcivescovio, Villa Capua (CE) Italia. Telefonit i kampit nr. 003823969001
(Familja Alla — Shkoder)
Me quajnë Mimoza, jam nga Shkodra. Me ra
Ke një të afërm, një mik apo një të dashur larg, përtej detit? Do ta arrish me një përshëndetje, me një mesazh ose thjesht me një urim? Kjo hapësirë është e jotja: përdore, ata do të lexojnë. Nëse ndodhen në Itali mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, viale Scipione l’Africano 269, 70100 Bari — Ne se jeton në Shqipëri mund të shkruash në këtë adresë: GAZETA SHQIPTARE, Rruga Bajram Curri 370, Tiranë.
Jamin e Syriun, që ndodhen ne Itali, i per- Selmen e Syriun, që ndodhen ne Itali, i per- shendesin me rastin e, a, daja, nusja e dajes, tezet dhe fëmijët. Ata i urojnë çiftit të ri Mirales e Roberto Gherbiënte Jam emigrant këtu ne Itali (Bari), rri, Malo Gremi qehem. Kam dëshirë te përshëndes familjen time në Elbasan, Marselën, Olten, Mikelen dhe afermit e mi qe me duan dhe i dua. Përshëndes edhe nje shokun tim ketu ne Itali, Tasim Genceli. Te (Malo Gremi—Monopoli (Ba) Itali)
Jam ne migrant ne qytetin e Shkodres. Jam vella i një emigranti që quhet Ramiz Ali Alla i datëlindjes 1968 nga fshati Marhneti Komunes te Vores. I dashuri nga fshati me qendesi e 6 marsit 1991 kam njoftuar përjekun me kerkimin dhe gjetjen e tij. Adresa e letres e dates 30.5.1991 ka qene: Caritas Diocesana, Palazzo Arcivescovio, Villa Capua (CE) Italia. Telefonit i kampit nr. 003823969001
(Familja Alla — Shkoder)
Me quajnë Mimoza, jam nga Shkodra. Me ra
Jam nënë e marteses së djalit tim të dashur, Agimit me Luljetën, të cilët ndodhen në Milano të Italisë, i uroj jetë të lumtur dhe të gjatë. Ndodhem pranë tyre me shpirt dhe me zemër. Ju oroj shëndet dhe lumturi dhe ju realizofshin të gjitha dëshirat tuaja rinore.
(Mimoza Backa — Shkodër)
Jam një nënë nga Berati dhe bashkë me burrin tim Adrijatik Caka duam të përshëndesim dy djemtë tanë, Bashkimin në Greqi dhe Ridvanin në Itali së bashku me katër shokët e tij. Dua t’i përshëndes e t’u them se më ka marrë malli shumë për djemtë e mi, të cilët ka më shumë se një vit e gjysmë që si kam parë. Megjithëse flas në telefon dhe zërin ua dëgjoj, mall më përvëlon për ta, se dua t’u shoh sytë. Dua të përshëndes gjithashtu nënën, vëllezërit me familjet e tyre në Tiranë e të afërmit Valona me burrin e saj Gëzim Meçe në Gjermani.
(Asime Caka — Berat)
Jam nënë e marteses së djalit tim të dashur, Agimit me Luljetën, të cilët ndodhen në Milano të Italisë, i uroj jetë të lumtur dhe të gjatë. Ndodhem pranë tyre me shpirt dhe me zemër. Ju oroj shëndet dhe lumturi dhe ju realizofshin të gjitha dëshirat tuaja rinore.
(Mimoza Backa — Shkodër)
Jam një nënë nga Berati dhe bashkë me burrin tim Adrijatik Caka duam të përshëndesim dy djemtë tanë, Bashkimin në Greqi dhe Ridvanin në Itali së bashku me katër shokët e tij. Dua t’i përshëndes e t’u them se më ka marrë malli shumë për djemtë e mi, të cilët ka më shumë se një vit e gjysmë që si kam parë. Megjithëse flas në telefon dhe zërin ua dëgjoj, malli më përvëlon për ta, se dua t’u shoh sytë. Dua të përshëndes gjithashtu nënën, vëllezërit me familjet e tyre në Tiranë e të afërmit Valona me burrin e saj Gëzim Meçe në Gjermani.
(Asime Caka — Berat)