Universitete në shtrëngatë, por ka rekord regjistrimesh
Studentët: pa tekste u kthyem në makina shkrimi
Reportazh
SPIRO ILO
TIRANE — Universiteti jeton ditët e tij të shpresave por edhe të problemeve të mëdha. “Jemi në një periudhë kur duam të ndërtojmë diçka akademike, por duke qenë kaq të varfër dhe duke u marrë thujase përditë me probleme të tilla si shkamat, bangat e tekstet e studentëve, preokupimi ynë kryesor tani për tani është ai ekonomik”, thotë Koçi Petrit, Dekan i Fakultetit Histori, Filologji të Universitetit të Tiranës.
Në Shqipëri ekzistojnë 9 universitete në të cilat aktualisht janë regjistruar 22.643 studentë nga 18.893 që kishte në vitin shkollor 1987-88. Gjysemën e studentëve të sotëm e përbëjnë femrat, numri i të cilave arrin në 11.694: një e dhënë që del nga statistikat e viteve të mëhershme, ështëpërkthyer zvoglimi i ndjeshëm i numrit të tyre. Këtë vit, për herë, të parë femrat nuk i kaluan 50 përqind të të regjistruarve rishas.
Ishin pikërisht studentët universitare ata që të parët u ngritën kundër diktaturës në dhjetor të vitit 1990 duke i dhënë jetë lëvizjes demokratike në të gjithë vendin. Qyteza e quajtur “Studenti” në Tiranë, dikur vend i konfrontimeve me policinë, tashmë është i qetë. Konviktet dhe kushtet e jetesës në këtë miniquytet ishin nga gjërat e para për të cilat u preokupua qeveria demokratike në shenjë mirënjohjeje për të rinjtë. Por, në klasat dhe auditorët, ende pak gjë ka ndryshuar. Shuma prej pak 25.000 dollarë që buxheti i shtetit ka caktuar për investimet e reja në Universitet, duket e vogël përballë gjendjes aktuale të klasave dhe auditorëve të mëdhenj e thuajse të zbrazur, ku studentët mblidhen rreth tavolinave të pakta.
Tani që dimri ka kaluar e dielli, që hyn nga dritaret e mëdha, i ngroh disi studentët, problemi më evident mbetet ai i teksteve. “Tekstet, bile dhe ato të vjetra një pjesë e të cilëve nuk përdoret më, janë një ëndërr për studentët — thotë Enkel[e?] Gjoni, studente në vitin e parë të fakultetit të gjeografisë — e vetmja gjë që mbaj mend nga fakulteti është tensioni për të shkruar sa më shpejt, që të mos humbas leksionet. Jemi kthyer thjesht në makina shkrimi dhe e gjithë pedagogjia është reduktuar varfëria tekstet dikur” Në Ministrinë e Arsimit na thonë se tekstet e arsimit të lartë janë bllokuar për shkak të kostos së lartë të botimit dhe liberalizimit të çmimit të shitjes me pakicë. Në kushtet e tanishme studentët nuk mund të përballojnë këto çmime që janë 10-15 herë më të larta se përpara liberalizimit. Për të përfunduar të gjitha kopjet që janë tani në shtyp do të duheshin aktualisht 10.000 dollarë.
Një nga problemet që i preokup[o?]n më tepër studentët është e ardhmja. Çfarë do të bëjnë ata pasi të jenë diplomuar? Në një vend si Shqipëria ku papunësia ka mbërthyer më se 40 përqind të forcës së aftë për punë, nevoja për të diplomuar duket se i takon thjesht të ardhmes. “Nuk kam asnjë shpresë se do të mund të gjejë punë pasi të mbaroj shkollën — thotë Ilir K[r?]aci nga Kruja, student në vitin e tretë të inxhinierisë elektrike — kam mjaft shokë që mendojnë se është më mirë të bësh një tregti çfarëdo se sa të mbashesh kohën në shkollë, por unë mendoj se arsimi më ende vlen për të ecur përpara në jetë”. Një pozicion që e kanë përkrahur shumë të rinj shqiptarë, dhe që konfirmohet edhe nga statistikat: megjithë problemet, të regjistruarit rishas në këtë vit shkollor arrijnë një numër rekord. Një rënie e lehtë është verifikuar vetëm tek studentët që vijnë nga fshati.
Edhe pedagogët kanë problemet e tyre, më shqetësuesi është ai i pagave ende të ulta. Al[i?] Dhrima, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë shprehet: “Të gjithë flasin për dobëinë e brezit të intelektualëve që duhet ta çoj[n?] përpara Shqipërinë, por kjo nuk mund të arrihet me një pagë prej 20 dollarësh në muaj”. Një pakënaqësi që gjen një demonstrim dramatik në statistikat: këtë vit një numër i madh prej tyre ka braktisur Universitetin. Dhe kështu studentët, pas drejtareve dhe teksteve rrezikojnë të humbasin edhe profesorët e tyre.
1992-93 1991-92 1987-88
Total studentë 22.643 22.705 18.893
Studente femra 11.694 (51,6%) 11.741 (51,7%) 9.519 (50,3%)
Studentë meshkuj 10.949 (49,4%) 10.964 (49,3%) 9.374 (49,7%)
Studentë nga fshati 7.117 (31,4%) 8.004 (35,2%) 6.580 (34,8%)
Studentë nga qyteti 15.526 (69,6%) 14.701 (64,8%) 12.313 (65,2%)
Të regjistruar në vitin e parë gjithsej 6.054 (26,7%) 5.447 (23,9%) 4.853 (25,6%)
Femra 3.028 (50%) 2.974 (54,4%) 2.602 (53,6%)
Meshkuj 3.026 (50%) 2.473 (45,6%) 2.251 (46,4%)
Nga fshati 1.759 (29%) 1.871 (34,3%) 1.753 (36,1%)
Nga qyteti 4.295 (71%) 3.756 (65,7%) 3.100 (63,9%)
Të diplomuar (në qershor) 4.050 4.300 2.985
Pedagogë 1.729 1.805 1.625
2 - vazhdon
Lind në Tiranë pasioni i modës
Rinia dëshiron veshje moderne
Pëlqehen minifundet. Por çmimet janë të larta
TIRANA — (Br. Ca.) — Ngjyrat, eleganza, origjinaliteti, shijet. Në Shqipëri lind moda. Të rinjtë e Tiranës prej ditësh parakalojnë përpara vitrinës së dyqanit “Benetton”, që është i pari dyqan me veshje të përëndimit i përuruar në Shqipëri. Një dyqan që nuk përfaqëson vet[m?] një operacion tregtar të thjeshtë, por që në vetvete përmban sinjalin e një ndryshimi thelbësor në shijet dhe në estetikën e rinisë shqiptare. Po ata, të rinjtë çfarë thonë? Vjola Mati: “Do më pëlqente të gjeja në dyqane bluza të shkurtura deri tek beli, më pëlqen të vishem moderne”. Arens Kongoli: “Më prane ekspozitoreve dhe ato vijnë duke u ofruar mallin, duke të sugjeruar se cila veshje të tregon më bukur, duke të ftuar që të blesh. Por edhe këto mënyra shitjeje përfaqësojnë, për disa aspekte, diçka të re. Sepse moda dhe tregtia janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Njëra egziston sepse egziston edhe tjetra. Eshtë një nga ligjet e ekonomisë së tregut.
Dhe kështu fenomeni i modës sjell me vete problemin e çmimeve. “Jo gjithmonë mund të blejmë veshjen që na pëlqen — përgjigjet thjesht Albana, studente, kur çmimet janë shumë të shtrenjta heqim dorë. Pasi ne jemi mësuar
vete përbën shkurtra deri tek beli, më pëlqen të vishëm moderne”. Arens Kongoli: “Më pëlqejnë veshje luksi, elegante”. Entela Dede: “Nëpër dyqane nuk gjen pantallona të shkurtra”. Ar-dian Metohu: “Mungon veshja elegante e cilësisë së mirë: Kostume, xhaketa, kollare...”.
E përpara joshjes së ngjyrave dhe të modës nuk qëndrojnë indiferent as të mëdhenjtë. Edhe pse për dikë, kjo përbën një problem: “Nuk arrij të gjej veshje të zeza”, flet gjithë trishtim Fatime Kajimi, pensioniste, që lëviz konfuzë dhe e emocionuar midis minifundeve të kuq dhe jeans-ve të verdhë.
“Nuk kisha ndërmend të bleja, por më pëlqeu ambienti — thotë Drita Zotaj duke treguar qesen me stampën ‘Benetton’ në të cilën ndodhet i paketuar shpenzimi i saj — sapo hyra vajzat shitëse m’u afruan dhe me sjelljen dhe lëvizjet e tyre më ftuan të prek ato çka janë të ekspozuara”.
Ja, shitëset: janë edhe ato protagoniste e reja të fenomenit-moda. Afrohesh
Dhe kështu fenomeni i modës sjell me vete probleme pëlqen — përgjigjet thjeshtë Albana, studente, kur çmimet janë shumë të shtrenjta megjithëse. Pasi ne jemi mësuar të heqim dorë”. “Pastaj një bluzë kalamajsh 1200 lek të reja, unë me ato lek ha një javë — vazhdon Zyli Zorba, në pension — nuk i përballoj dot këto çmime. Mallra të mira janë, por s’përputhen me rrogat”. Të njëjtën përgjigje jep edhe Mimoza Rexhaj: “Çmimet janë të larta, do më pëlqente të gjeja në dyqane lek”. Reagojnë përballë çmimeve njësoj prindërit dhe fëmijët. “Në krasim me jashtë janë më lirë, por edhe për ne në këtu janë të të shtrenjta”, thotë Mimoza Ibrahime. Ndërsa Jugerta, vajza e saj 12 vjeçare shton: “Mami ka dëshirë të më blejë, por s’ka mundësi. Mua do të më pëlqente një biçikletë, por mami është në asistencë”. Ajo flet dhe shikimin e ka të kthyer nga vitrina ku ndodhen të ekspozuara edhe shumë dëshira të tjera të saj. Ndërthuren pa dashur dëshirat dhe pamundësia për t’i realizuar ato. Për të, si për shumë të tjerë.
UNITED COLORS OF BENETTON
Kush e ka vrarë
Në gjyq masa të mëdha sigurimi
Në Parlament: nga gjashtë muaj bëhet një vit
1.000 të vegjël shqiptarë
Gati një projekt ndërhyrje për fëmijët e sëmurë nga zemra
Kush e ka vrarë Gazmend Muçën?
Në gjuq masa të mëdha sigurimi
TIRANE — Për herë të parë në Shqipëri, Gjykata ndërryn ndërmjet grupeve kriminale rivale. Doli të hënën përpara trupit gjykues të gjykatës së Tiranës Naim Zyberi, që akuzohet për vrasjen e Gazmend Muçës, në prill 1992.
Një proces shumë delikat, i cili kryhet në kushte sigurimi të jashtëzakonshme: “Është hera e parë që një seancë gjyqësore survëjohet nga policë të mbrojtur me veshje antiplumb”, deklaroi për Gazetën njëri nga këta policë.
“Klienti im akuzohet për vrasje — tha avokati Maks Ostreni — njëra tentativë dhe tjetra e realizuar”. Seanca e parë që vazhdoi për 5 orë, përfundoi me dy të mbyllura. Pas 3-4 ndërrperjesh dhe konfrontimesh ndërmjet familjes së Naim Zyberit dhe të Gazmend Muçës, Kryetari i Gjykatës, Agim Bendo, vendosi nxjerrjen e të pranishmëve nga salla e gjyqit. Dy dëshmitarët e parë, që do ta denonconin të pandehurin për tentativë vrasjeje, pranuan se emri i atij që i kishte plagosur, nuk përkonte me të pandehurin e sallës së gjyqit. Ndërsa dëshmitari i vetëm për vrasjen e Gazmend Muçës, që ishte një polic, tha se kishte dëgjuar emrin e vrasësit që përmendej në momentet e para pas vrasjes, por që vetë “s’kish parë gjë”. Dëshmitarët e tjerë që do të flisnin për vrasjen e të riut Muça nga Zyberi, nuk u paraqitën në këtë seancë, duke detyruar trupin gjykues që të urdhërojë marrjen e tyre me forcë për seancën tjetër, që do fillojë të shtunën.
“Naim Zyberi ka 8 muaj në spitalin e burgut — vazhdon avokati Ostreni — dhe kërkohet në dy reparte; në atë psikiatrik dhe kirurgjik. Për Naimin janë kryer 4 akte ekspertimi. I pari konfirmon papërgjegjshmërinë e të pandehurit, dy të tjerët janë pa përfundim dhe i fundit jep një përgjigje, por jo definitive”.
Gazmend Muça u vra në rrugën “Qemal Stafa” nga një grup prej tre vrasësish. Hipoteza, gjithmonë e mbështetur nga hetuesit, është që episodi lidhet me rivalitetin ndërmjet bandave. Një hamendje që më në fund drejtësia duhet t’i japë gjykimin e saj.
Në Parlament: nga gjashtë muaj bëhet një vit leja e lindjes për gratë
TIRANA — Një lajm i mirë për femrat shqiptare. Sipas nenit 26 të Ligjit mbi Sigurimet Shoqërore të miratuar nga parlamenti, të gjitha gratë që lindin gëzojnë të drejtën e lejes së paguar prej një viti të plotë kalendarik.
Neni pa-rashikon një muaj më tepër leje për gratë që do të lindin fëmijë binjakë.
Në këtë rezultat u arrit pas shumë debatesh të cilat morën edhe forma të ashpra. Kundërshtarët më të fortë të këtij neni u treguan vetë specialistët e Sigurimeve Shoqërore të cilët druheshin faqësinë e shtetit për të përballuar shpenzimet financiare që do të kërkojë zbatimi i këtij vendimi. Në fund triumfoi linja feministe e përkrahur para së gjithash nga deputetet femra të të gjitha partive. Nga shumë deputetë miratimi i nenit u konsiderua si “një fitore e madhe” në ruajtjen e shëndetit të nënave dhe në uljen e vdekshmërisë foshnjore.
1.000 të vegjël shqiptarë presin ndihmë nga Italia
Gati një projekt ndërhyrje për fëmijët e sëmurë nga zemra
TIRANE — Një shenjë e mirë për të vegjlit shqiptarë që vuajnë nga sëmundjet të rënda të zemrës. Presin të operohen gratis në repartin e kardiokirurgjisë infantile në spitalin e Massas në Itali gjashtë fëmijë shqiptarë që vuajnë nga sëmundje të lindura kardiake.
Do të fillojë kështu zbatimi i fazës së parë të projektit të quajtur me emrin domethënës “Cuore”. I ndërmarrë që vitin që shkoi, pas një studimi paraprak, nga një grup kardiopediatrësh nga Massa në bashkëpunim me mjekët shqiptarë, projekti ka për qëllim rehabilitimin e plotë të fëmijëve shqiptarë që vuajnë nga ky handikap i rëndë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Shqipëri ka rreth 1000 fëmijë që kanë nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Për të gjithë këta fëmijë kirurgjia e gjatë e kohës së operimit do të thotë humbje e çdo shprese për t’i shpëtuar fatkeqësisë së rëndë. Spitalet shqiptare ende nuk janë gjendje të ofrojnë strukturat përkatëse për këto lloj operacionesh që kërkojnë teknologji të lartë. Ndërsa një ndërhyrje e kësaj natyre në klinikat perëndimore kushton shuma që prindërit shqiptarë as që mund t’i imagjinojnë. Për shpëtimin e fëmijëve të sëmurë projekti “Cuore” parashikon 4-5 operime në muaj në spitalin e Massas. Veç kësaj, do të jepen ndihma nga spitalet italiane për të ndihmuar me eksperiencë e aparate të nevojshme repartet e kardiologjisë pediatrike dhe kardiopediatrie në spitalet shqiptare.
Projekti ka hasur në vështirësi financiare, por mjekët janë të vendosur që të fillojnë me do kushte të paktë fazën e parë të tij. Gjashtë të sëmurët e vegjël kanë kohë që kanë mbërritur në spitalin e Massas dhe do po përgatiten ndërhyrjet delikate për të cilat mjekët janë shprehur optimistë. Kohët e fundit arriti në Shqipëri edhe një grup tjetër mjekësh nga i njëjti spital. Grupi evidentoI në Tiranë, Shkodër e Fier të tjerë fëmijë, të cilët së shpejti do të operohen në Itali.
Ky projekt nuk është rasti i parë i bashkëpunimit midis spitaleve shqiptare dhe atyre italiane në të mirë të zbutjes së vuajtjeve të të sëmurëve të vegjël. Miqtë përshkruajnë në opinionin e dy vendeve rasti i Borelës, vajzës së vogël nga Vlora, që u fut clandestine në Itali së bashku me të jat[in]. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u operua falas nga kirurgët e spitalit të Lecce-s. Falë këtij operacioni jeta e saj është rrezikuar. Veç kësaj, disa spital italiane i kanë dërguar disa herë ndihma në medikamente dhe aparatura spitalore të fëmijëve në Tiranë e rrethe.
Takimet e të premteve mondane në tavolinat e Kafe Europës
30 anëtarët e Rotary Club festojnë një vjetorin e tyre
TIRANE (c.bo.) — Janë tridhjetë, vetëm tridhjetë, por kanë rregulla shumë të rrepta: kuota e pranimit, respektim normativën ndërkombëtare, kryhet edhe nga ana e klubit — villa Italian, dhe takimet mondane të premten e parë të çdo muaji.
Vendël është zgjedhur që më parë: Kafe Europa, pronari i së cilës — anëtar i 100 klubit organizator — mbyll lokalin publik dhe i ofron gratis të gjitha anëtarëve. Qëllimi i shoqatës: të ndihmojë të tjerët pa parë interesin personal. Ja Rotary Club, organizim bamirësie i pranuar në të gjitha botën dhe prej një viti edhe në Shqipëri. Tridhjetë anëtarët e saj u mbledhën dhe Hotel Tirana për të festuar dy-mbledhjen muaj e parë të aktualitetit.
Në Itali, në Europë dhe në Amerikë Rotary është një klub ku zotërinjtë e pasur takohen për të shtrirë marrëdhëniet e tyre sociale, shkëmbime emocione kulturore dhe pendon qëndrim në shoqëri. Në Shqipëri implementimi i tij duket ndryshe: programet për informacion të aktual, për zhvillimin e ndihmës humanitare, profesionale, turizmin dhe — shpesh — asistenca ndaj të varfërve dhe — shpesh — edhe një fushatë për vaksinimin kundër hepatitit viral.
E krijuar vetëm një vit përpara në Tiranë, me inicitativën e Distretto 2090 të Pulias, Rotary Club Shqiptari numëronte vetëm tridhjetë anëtarë: 150 lek për pranimin dhe shumë dëshirë për të ndihmuar njerëzit. Sot anëtarët e saj nuk janë shtuar, sepse “nuk uaret vetëm nga ne pranimi i anëtarëve të rinj” shpjegon Flamur Tartari, një nga anëtarët më aktiv. Është një fakt që të gjithë anëtarët e saj janë profesionistë dhe të mirëgjerë, sipas një praktike të respektuar nga rotarianët e gjithë botës. Dhe në Shqipëri, një organizatë e klasaj natyre, përfaqësohen një tjetër ndryshim në rritje. Kur mungesën e kaluar, një sallë në Hotel Tirana presidente të një organizatë vendësin e e futuar dhe kështu këtij klubit tim e tij, u dejuua kumbana tradicionale, tingulli i së cilës dëgjohen në të gjitha Rotary Club të botës. Një komari i Hotellit, singjeri i habitur për këtë atmosferë origjinale, pyeti se mos kishte ndodhur gjë. Dhe vetëm pasi e qetësuan — edhe pse pa kuptuar — argëti shqiptarit dhe iku.
Në Brendësi
Automobilizëm «Ferrari» ka një drejtor të ri sportiv
Mungojnë provat për shenjtorët shqiptarë
Ndoshta Clinton do të dërgojë trupa amerikane në Maqedoni
Ju vetëm për gratë
Ja këshillat praktike të kësaj jave:
Përgatitni një tretësirë me dy duar lule blini. Të hidhet në një banjo në 3 litra ujë. Të zgjatet pak koha e banjos duke shtuar nga pak ujë të nxehtë, po qe nevoja, për të mos u ftohur uji. Në mbrëmje, kjo banjo, ndihmon në fjetje.
* * *
Për të nxjerrë tapën nga një shishe qelqi, kur nuk mund të nxirret, mbështjellim grykën me një leckë të njomur me ujë të nxehtë dhe e fërkojmë lehtë.
* * *
Për të bërë të mundur që gotat të mos thyhen kur hedhim për to të nxehta, vendosini mbi një robë të lagur.
* * *
Për të ruajtur një shishe birrë të njomë, nevojitet të mbyllet hermetikisht dhe të vihet në frigorifer me kokë poshtë.
* * *
Për të hequr një njollë birre nga një stofë e ngjyrosur, e pastrojmë njollën me ujë të oksigjenuar në një dhjetë, pastaj me ujë të ftohtë.
* * *
Për të pastruar një shishe vaji, hidhet brenda lëng kafeje akoma i nxehtë. Llumi i njomë ngjitet në faqet e brendshme të shishes. Në këtë moment tundet fort shishja, pastaj hiqet llumi duke hedhur në shishe ujë dhe ujë të ftohtë.
Për të theksuar shijen e kafesë, shtojmë në filtër pak kakao të hidhur ose pak kripë të imët.
* * *
Për të shkrirë gjalpin, hedhim ujë shumë të nxehtë në një tenxhere metalike, e zbrazim dhe hedhim menjëherë gjalpin, të prerë në copa të vogla.
* * *
Për të parfumar të brendshmet, vendosim në dollap qeska me lule ose gjethe aromatike, të thara mbi letër në hije. Mund të përdoret, trëndafilli, menta, vjollca, rozmarina etj.
* * *
Një fik i thatë përmban një sasi sheqeri kater herë më të madhe nga ajo e një fruti të freskët. Që fiqtë të jenë të mirë, duhet të shtypen nën presionin e gishtave. Frutat janë të shijshme në qoftë se janë të pjekura mirë. Në qoftë se kemi një të freskët dhe kanë ngjyrë pak, i kalojmë lehtë në avull uji do të rimarrin freskinë e tyre.
* * *
Një tufë lule tepër të çelura, mund ta përdorim për të bërë një centro tavoline shumë të bukur. I presim bishtat shumë të shkurtër dhe i vendosim bukur në një enë transparente, në këtë mënyrë ato qëndrojnë në sipërfaqe të ujit duke na dhënë një dekoracion të bukur për tryezën.