Të ekspertë italianë i tregojnë kolegëve në Tiranë të fshehtat e tregut klandestin
Policia përgatitet për t’u ndeshur me trafikantët
TIRANE (Ed.La.) — Droga ka trokitur në Shqipëri. Pas hapjes së menjëhershme, të diktuar nga proceset demokratike, policia shqiptare u gjend krejt papritur përballë efektit ”droga”. Efekt që sot ngacmon çdo pikë të globit. ”Nuk është vetëm problemi i hapjes së Shqipërisë ndaj botës — e evidenton koloneli Shkëlqim Ramadani, në Ministrinë e Rendit Publik — por edhe pozicioni gjeografik dhe embargoja ndaj ish-Jugosllavisë, që e ballafaqojnë vendin tonë me rrezikun e trafikut apo përdorimit të drogës”.
Duke kuptuar nevojën emergjente të Policisë shqiptare, Drejtoria Qëndrore e Shërbimit Antidrogë e Ministrisë së Brendshme Italiane, po organizon këtë javë në Tiranë një kurs intensiv njëjavor. Përveç inspektorëve të policisë kriminale në Ministrinë shqiptare tw Rendit dhe në qytete të tjera, nga ky kurs do të përfitojnë edhe kuadro të tjerë nga policia kufitare, financiare si dhe punonjës të doganave. Për kursantët antidrogë janë në dispozicion emra të njohur të policisë italiane në këtë fushë, si doktor Carmine Corvo, zvëndëskuestor në Policinë e Shtetit për Drejtorinë Qëndrore Antidrogë, apo edhe 5 specialistë të tjerë. Didaktika është e pasuruar me diafilma të ndryshëm dhe lëndë narkotike origjinale, që mundësojnë një perceptim sa më real për parandalimin dhe trajtimin e paligjshëm të drogës.
Të rinj artistë të bashkuar në Shkodër për të luftuar rrezikun Sida
SHKODER (Ar. Ça.) — Gjithçka për të parandaluar ”Sëmundjen e shekullit”.
Iniciativën për hapjen e ekspozitës kundër sëmundjes së SIDA-s e patën dhe e realizuan disa studentë në Akademinë e Arteve të Tiranës. Janë 15 kuadro, që të punuara me shije i ilustrojnë mundësitë e infektimit si dhe masat që duhet të merren kundër kësaj sëmundjeje. ”Tashmë është një gjë e natyrshme që shqiptarët venë e vijnë jashtë kufijve të atdheut — thotë Drejtori i Qendrës së Higjenës, Pertef Kruja — por, për fat akoma nuk është verifikuar asnjë rast”. Rrugët për të luftuar SIDA-n janë nga më të ndryshmet. Por edhe një ekspozitë kuadrosh nga piktorë të rinj, e bën më së miri efektin e vet. Vizitorët shohin me kënaqësi kuadrot e ilustruara bukur dhe admirimin e tyre e shoqërojnë me një fjalë: ”Përgëzime”. Duke kuptuar nevojën emergjente të Policisë shqiptare, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë e Ministrisë së Brendshme Italiane, sasisë së parë prej 21.000 shishesh, organet e Higjienës së rrethit të Korçës arritën të bllokojnë edhe një sasi tjetër prej 17.000. Analizat u kryen pa marrë parasysh afatin e skadencës “nëntor 1994”, që shkruhej në etiketat e shisheve me masë 1,5 litra si dhe dokumentacionin e rregullt të firmës greke. Shqetësues pas këtij fakti, mbetet dyshimi se në prodhim i tillë mund të jetë shpërndarë edhe në qytete të tjera shqiptare dhe se koha e nxënjës së shpejton përdorimin e saj.
TIRANE (Ar. Ça.) — botës — — paligjshëm të drogës.
Një polic duke inspektuar një vend të dyshuar për drogë.
PPSH financoi edhe Ekuadorin
Dokumente të reja nga arkivat sekrete
Të gjitha shifrat e ndihmave për marksistë-leninistët e huaj midis 1984 dhe 1986
CARLO BOLLINO
TIRANE — E kishte bërë Bashkimi Sovjetik me Partitë Komuniste motra. E ka bërë edhe Shqipëria: nga 1964 deri në 1991 me Partinë e Punës të Enver Hoxhës, e cila ka financuar me miliona dollarë për organizatat marksiste-leniniste të gjithë botës nëpërmjet ”Fondit të Solidaritetit”, në në vit e parë ka qenë 700.000 dollarë. Dhe kjo shifër është habit për një vend që rrezikonte të vdiste nga uria.
Pas dokumentave që vërtetojnë financimin e partive marksiste-leniniste të Italisë, Belgjikës, Shteteve të Bashkuara dhe Francës, të vitit 1964, nga Arkivi i Shtetit dalin dokumenta të tjera, të kohëve të fundit. Për shembull për vitin 1984: Komiteti Qëndror cakton për ”Fondin e Solidaritetit” 55.000 dollarë, plus 55.000 dollarë të tjera për shpenzime për propagandën jashtë dhe për pritjen e delegacioneve të partive të huaja. Përfitonin nga këto financime direkte Partia Komuniste Revolucionare e Turqisë, së cilës i jepeshin 10.000 dollarë, Partia Komuniste e Brazilit (20.000 dollarë), ajo e Perusë (10.000 dollarë), e Kolumbisë (5.000 dollarë), e Ekuadorit (5.000 dollarë), bile edhe ajo e Republikës Dominikane (5.000 dollarë).
Mé 6 mars 1986, Komiteti Qëndror e ul kuotën e ”Fondit të Solidaritetit” në 30.000 dollarë, por vë në dispozicion 65.000 të tjera për pritjet e delegacioneve të partive marksiste-leniniste të huaja dhe për të financuar aktivitetet të botimit dhe të propagandës jashtë.
Kontributi i parë ekonomik për Italinë është i datës 22 shtator 1964.
Përfituan ”dy korrespondentë” italianë për gazetat e partisë të asaj kohe, dhe një gazetë e Livornos ”Nuova Unita”: 10.000 dollarë gjithsej, që në atë kohë ishin shifra të konsiderueshme edhe për perëndimin. ”Korrespondentët” ishin njerëzit e besuar të Partisë jashtë. Një nga italianët që përfitonte quhej Fosko Dinuçi. Eshtë i vetmi, që ci-
si një aktivist i së majtës, një ”nga më të ashpërit dhe më të pastrit” ndër të rinjtë e impjenjuar me politikën. Më 14 tetor të këtij viti theksohet Partia Komuniste marksiste — leniniste e Italisë, dhe Dinuçi bëhet sekretar kombëtar. Eshtë grupi i parë zyrtar që vihet në të majtën e PKI. Ai dhe miqtë e tij u quajtën ”kinezë” për besimin e tyre të plotë maoist. Organ zyrtar i partisë bëhet ”Nuova Unita”, një fletë që deklaron qysh nga emri opozitën e saj ndaj linjës së ashtuquajtur tepër të butë të partisë së Togliatit. Dinuçi mishëron në mënyrë të përsosur idealet integraliste të Enver Hoxhës, që pas prishjes me Bashkimin Sovjetik në 1961, ka ndërprerë raportet me Partinë Komuniste Italiane, duke akuzuar Palmiro Togliatin për revizionizëm. Në Tiranë fytyra e Fosko Dinuçit është tepër e njohur. Ai duket shpesh, në rastet e ceremonive zyrtare, në tribunën e autoriteteve, pranë njerëzve me peshë të nomenklaturës Shqiptare.
Një raport që ka zgjatur deri në 1977, kur Tirana ndërpret marrëdhëniet me Pekinin dhe Dinuçi — besnik i ideologjisë së tij — zgjedh edhe një herë maoizmin duke ndërprerë kështu marrëdhëniet me mikun e tij Enver. Lajmi i financimit, nisur nga Tirana, ka ngjallur interesim në Itali. Nga viti 1991 partia marksiste-leniniste italiane nuk ekziston më: është shkrirë dhe anëtarët e saj kanë kaluar në një partia e Rifondacionit Komunist. Përsa i përket Dinuçit, shumë gazetarë e kanë kërkuar gjatë këtyre ditëve. Por është zbuluar që, vetëm dy javë më përpara ka vdekur, nga mosha, në shtëpinë e tij në Livorno.
Disa kopie të dokumenteve me anë të të cilave autorizohej financimi i partive të huaja komuniste
Mijra shishe greke bllokuar në Korçë
Rezultuan toksike nga analizat
KORÇË — Janë bllokuar në qytetin e Korçës 38.000 shishe pijesh freskuese jashtë standardit.
Malli i bllokuar është i importuar nga firma greke “Esfrimidis” e qytetit të Follorinës dhe në momentin e bllokimit tregtohej nga dy subjekte private. Çështja tashmë i ka kaluar për ndjekje penale organeve kompetente.
“Kjo sasi është jashtë standardeve për konsum publik dhe e rrezikshme për shëndetin e njerëzve”, ishte rezultati i analizave përfundimtare, të kryera në laboratorët e qytetit. Menjëherë pas kapjes së e saj.
«Kafe Stili është pa leje» Bashkia urdhëron shembjen
Masat kanë lidhje edhe me ndërtimet e tjera në Tiranë
TIRANË (Ba.) - Rrezikon të shembet Kafe Stili, vend i njohur takimesh mbi parkun Rinia në Tiranë.
Bashkia e kryeqytetit ka nxjerrë urdhrin për shembjen e lokalit “por ende nuk e ka zbatuar atë”. Vendimi është marrë pasi, sipas Bashkisë kafeneja është ndërtuar pa leje të rregullt mbi territorin e parkut. Shumë pronarë të kafeneve të reja të Tiranës janë në hall, megjithë numrin gjithnjë në rritje të frekuentuesve që hyjnë e dalin përditë në to. Kafshinjë po “bezdise” nga nëpunësit e Bashkisë. Shkaku: shumë kafene janë ndërtuar pa leje ose nuk janë në përputhje me planin rregullues të Tiranës. Probleme me Bashkinë ka edhe një tjetër kafene shumë e frekuentuar, Struga, e cila duket se ka okupuar më shumë sipërfaqe nga parku i Rrugës së Elbasanit se sa i është caktuar nga autoritetet kompetente.
Kafenetë e njohura të Tiranës, Stili, Struga e ndonjë tjetër janë kthyer në një farë kuptimi në simbole të modernizimit gradual të kryeqytetit. Ishin ato të parat që i ofruan klientëve një shërbim që synonte standarde bashkëkohore. Shumë prej tyre sot janë kthyer në qendra ku ziejnë jo vetëm shakatë e thjeshta të të rinjve por edhe tratativat e biznesit. Dukset se problemi nuk është aq i thjeshtë. Bashkia është e vendosur të zbatojë ligjin. Mbledhja e fundit e këshillit bashkiak mori disa masa që synojnë të vënë rregull në labirinthin e ndërtimeve të reja në qytet. Bashkia ka kërkuar ndihmën e organeve të policisë për zbatimin e vendimeve që ka marrë. Zgjidhja ma se duket do të kërkojë ende kohë. Sipas nënpunësve bashkiakë: “Problemi nuk është aq i thjeshtë sepse, mund të krijohen konflikte që nuk janë në mërje të askujt”.
Në Brendësi
Përdhunohet një vogëlushe në burg një shqiptar
●
Arrestuar në Romë presidenti i Iri-it
●
Parma realizon ëndrrën e Kupës
Fiton kupën Samsung çmimi 2.000 dollarë
SPORT/ Partizani përsëri i pari
TIRANË — Fituan 2.000 dollarë futbollistët e “Partizanit” të Tiranës, pasi triumfuan në turneun “Samsung”.
“Çmimi për fituesit, 1 vënë nga firma e njohur, është më i larti në gjithë historinë e futbollit shqiptar”, tha pas ndeshjes finale trajneri i skuadrës që u mund, Enver Shehu. “S.K. Tirana” humbi me penallti ndaj “Partizanit”, pasi ndeshja e rregullt përfundoi 0-0. Përveç vendit të dytë, që u shpërblye me 1.000 dollarë, në këtë turne ditor morën pjesë edhe “Dinamo” e Tiranës dhe “Teuta” e Durrësit.
Për takimin final, që u zhvillua në stadiumin “Qemal Stafa” të kryeqytetit, përveç sportdashësve të shumtë, kishin ardhur edhe Ambasadori i Koresë së Jugut në Shqipëri si dhe përfaqësues të firmës. Nga ana e përfaqësuesve koreanë të firmës “Samsung”, në takimin e zhvilluar pas ndeshjes finale, u shpreh edhe dëshira që futbollistët shqiptarë në një të ardhme të shkojnë në Korenë e Jugut apo edhe Japoni.
Lajmërim funebër në radio për kthimin e dy kufomave
Kur solidariteti mund burokracinë
TIRANË — Lajmërime vdekjesh për në Radio, Nga mikrofonat e emisionit tepër popullor “Takimi ynë” jepet lajmi jo i zakonshëm dhe i trishtë.
TIRANË — Lajmërime vdekjesh për në Radio, Nga mikrofonat e emisionit tepër popullor “Takimi ynë” jepet lajmi jo i zakonshëm dhe i trishtë: “Familjarët e Selt Uruçit nga Elbasani dhe të Sulejman Begës nga Tirana, mund të urdhërojnë kufomat e të afërmëve të tyre nëpërmjet Kapshticës”. Drejtuesi Agim Xheka, shpjegon me zë të thellë lajmin. Dhe është një histori e trishtë emigracioni dhe burokracie që meriton të tregohet.
Seltit dhe Sulejmanit, dy të ikur në Greqi, në qytetin e Verias si shumë bashkëatdhetarë të tjerë, jetojnë në varfëri, kërkojnë punë dhe kur bëjnë jetë është më e lehtë të lindë dhuna. Pas një grindje për çështje interesash dhe, në një kafene, por dikush ka hedhur helm në të. Të dy udesin në spital ndersa në bashkëkatë, dhëtar i tyre, Asllan Brahmani, i akuzuar për vrasjen, përfundon në burg.
Kështu iu pakten treguan në telefonin e emisionit një shqiptar që jet nga Greqia. Dhe pikërisht këtu fillon pjesa e dytë e historisë. Dy kufomat duhet të riatdhesohen, por burokracia është tepër e ngadaltë. Mesazhi kalon nga Ambasada Shqiptare në Athinë, në Ministrinë e Jashtme të Tiranës deri në Ministrinë e Ndërimit ku sinjalizimi duket sikur humb. Kufomat mbeten të bllokuara në Greqi. Miqtë e dyvijave drejtohen atëherë autoriteteve greke, por të sjellësh në Shqipëri dy trupat kushton: 180.000 drahmë, rreth 90.000 lekë.
Dhe kështu tek emigrantët shqiptarë fillon mbledhja e parave, të cilat nuk mjaftojnë për transportin e trupave deri në qytetet e tyre, por deri në Kapshticë. Nga kufiri me të duhet të mendojnë familjarët. Por t’i njoftosh është e pamundur sepse nuk kanë telefon dhe me leter do të duhej shumë kohë. Atëherë lajmi i vdekjes le një radio. Nuk e dimë nëse mesazhi është dëgjuar, e athëe të afërmit do ta marrin vesh nëpërmjet këtyre rreshtave. E vërtetë është që solidariteti la doll mbane atë ku burokracia në e kundërtën — dështon.
Fustan nusërie
N.q.s ndërtoni fustan të bardhë nuse do të thirreni së shpejti për të kërcyer një detyrë që ju pëlen. N.q.s veshja është e papastër, të numbr mundësinë për të takuar një person që admiron.
Uji
N.q.s ëndërroni ujë të pastër do të realizoni dëshirat tuaja. Uji i pisët simbolizon rrezik. N.q.s luani me ujin, do të njihni papritur dashurinë.
Pemët
Pemët e gjelbra simbolizojnë realizimin e shpresave dhe dëshirave. Pemët e thara përkundrazi paraqesin dhimbje dhe humbje. Nëse më ëndërr hyni në një pemë do të keni një karrierë të shpejtë.
I dashuruar
N.q.s ëndërroni të jeni i dashuruar kini kujdes nga kënaqësitë dhe dëshirat personale, mur t’ju çojnë drejt një skandali. Nëse shihni dy dashuruar, dikush do t’ju bindë të lini pas dore detyrimet morale.
Byzylyk
Nëse një vajzë ëndërron të marrë një byzylyk nga një mik, do të martohet shpejt. N.q.s ëndërron të humbë byzylykun e saj do të ketë humbje të mëdha. Nëse gjen një byzylyk së shpejti do të përvetësojë të mira materiale.
Lot
N.q.s qan së shpejti do të bëheni viktimë e vuajtjeve. Nëse shihni që të tjerët qajnë, në dhimbjet tuaja do të përfshihet dhe lumturia e dikujt tjetër.
Admirimi
Nëse ëndërroni të jeni objekt admirimi do të vazhdoni të gëzoni afrimitetin e kolegëve edhe pse pozicioni juaj është superior.
Autobuz
Në se ëndërroni të shëtisni nëpër rrugë me një autobus, do të indinjoni moskuptimet me miqtë dhe do të bëni premtime të pakthyeshme.
Fëmijë
Një fëmijë i posa lindur paralajmëron ardhjen e surprizave. N.q.s një vajzë ëndërron të ketë një fëmijë do të akuzohet për imoralitet.
Sallatë
Në ëndërroni të hani sallatë do të sëmureni dhe do të jeni të rrënuar nga persona antipatikë.
Infermiere
Në se keni një infermiere në shtëpi dikush do të sëmuret rëndë. Nëse veç infermiere del nga shtëpia juaj e gjithë familja do të gëzojë shëndet të plotë.
Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë qaq të bukura ose qaq të këqia sa të lenë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paralajmërim, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh.
figura e një nate me yje, me mbishkrimin “Kthimi dhe ëndrrat”