20/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 maj 1993

A po përfundon misioni-Pelikan?

Filloi kthimi i njerëzve e mjeteve A po përfundon misioni-Pelikan? Shënja çmobilizimi Një nga helikopterët dhuruar kontigjentit italian në Shqipëri DURRËS — Operacioni “Pellicano” çmobilizohet? Pas dy vjetësh aktivitet tepër intensiv, struktura e ushtrisë italiane — e kthyer në një institucion në Shqipëri — duket në pikën e ikjes. Asnjë nuk e konfirmon zyrtarisht, në pritje që urdhri i kthimit të vijë nga Roma në mënyrë definitive. Por natyrisht një vendim i kësaj natyre do të merret në marrëveshje me palën shqiptare. Por sinjalet janë, dhe janë shumë. I pari, ai më i dukshmi, është zvogëlimi i numrit të ushtarëve prezent në bazën e Durrësit, që shkon nga më shumë se 1.500 në fillim, në rreth 500 sot. Brenda muajit qershor është parashikuar një zvogëlim tjetër. Së bashku me ushtarët — dhe ky është sinjali i dytë — janë ngarkuar mbi tragete edhe shumë kamionë të përdorura për shpërndarjen e ndihmave ushqimore. Pak javë më parë është çmobilizuar dhe dërguar në Itali impianti i ngrohjes së bazës, dhe kjo bën të dyshosh që drejtuesit ushtarakë parashikojnë që me arritjen e të ftohtit, kampi të jetë çmontuar. E reja e fundit është e këtij tipi. Kanë pushuar furnizimin ato që për dy vjet përbënin simbolin e misionit: helikopterët gjigandë “Cheenook”, të përdorura për transportimin e ushqimeve vezonat më të paarritshme të maleve shqiptare. Aparaturat janë kthyer në Itali. Shpjegimi i ardhur zyrtarisht, është që duhet t’i nënshtrohen mirëmbajtjes, por burime jo zyrtare shpjegojnë që në realitet do t’i destinonim misionit të paqes që ushtria italiane po përballon në Somali dhe në Mozambik. Si të thuash që Shqipëria po fillon të jetë në gjendje të përballojë vetë problemet e veta, ndërsa ushtria italiane duhet të nisët sepse popuj të tjerë në vështirësi kanë nevojë për ndihmën e tyre dhe për atë të gjithë botës.

Ndihmat: janë zhdukur 9.000 ton grurë

Dyshohen si fajtorë shoferët dhe drejtorët e ndërmarrjeve distributore Një raport i Policisë Financiare akuzon 40 vetë Dyshohen si fajtorë shoferët dhe drejtorët e ndërmarrjeve distributore Ndihmat: janë zhdukur 9.000 ton grurë Një raport i Policisë Financiare akuzon 40 vetë EDMOND LAÇI CARLO BOLLINO TIRANE — Akoma ngatërresa në biznesin e madh të ndihmave në Shqipëri. Të paktën 9.000 ton grurë të destinuara për popullin, të ofruara nga Komuniteti Ndërkombëtar, janë zhdukur në hallkat e shpërndarjes. Policia Financiare dhe Komisioni i Kontrollit të Shtetit, pas një hetimi që zgjati tre muaj i kanë dorëzuar një raport përfundimtar autoriteteve kompetente. Është një dosje plot me shifra e dokumenta, që përfundon me një denoncim për 40 persona: Janë para së gjithash shoferët e kamionave të ngarkuar për transportin dhe drejtorët e ndërmarrjeve lokale të shpërndarjes, të akuzuar për përvetësim të grurit të tërhequr nga porti i Durrësit, por asnjëherë të arritur në destinacion. “Gruri është zhdukur — i konfirmon Gazetës, Genc Ruli, Ministër i Financës — tani personat e thirrur për këtë çështje nga hetuesit duhet të justifikojnë mungesat.” Por problemet nuk mbarojnë këtu: Ministri i Financës ka nisur një kontroll për të verifikuar që të gjitha paratë e arkëtuara nga shitja e mijëra tonelatave grurë dhe të ndihmave të tjera të shpërndara në dy vitet e fundit, janë depozituar rregullisht në arkën e Shtetit. “Për momentin është vetëm një verifikim — shpjegon akoma ministri Ruli — por është e mundur që të ekzistojnë parregullsi të tjera. Sigurisht kemi nevojë për kohë që të kryhet verifikimi. Ne po kontrollojmë të gjitha derdhjet, kalimet bankare, dokumentacionin e kontabilitetit të ndërmarrjeve. Disa probleme mund të jenë të lidhura me vështirësitë teknike për të na komunikuar pagesat papërfundimtare: fatkeqësisht me shumë zona është e vështirë të lidhemi me telefon”. Vlera e grurit të zhdukur nuk është e papërfillshme: 9.000 ton, në vlerën aktuale të tregut, vlejnë rreth 3 milion dollarë — sipas shifrave të komunikura deri tani nga Policia Financiare — përfaqëson një përqindje tepër të vogël në krahasim me mijëra tonelata të ardhura në Shqipëri në më shumë se dy vjet. Ushtarët e operacionit “Pellicano”, vetë, kanë shpërndarë tani 170.000 ton të tërëzuara nga Ministria e Jashtme Italiane, 146.000 ton të ofruara nga Komuniteti Europian dhe 24.000 ton të dhuruara nga organizatat private. Në muajt e fundit, aktiviteti i shpërndarjes së ndihmave, është ngarkuar në një mënyrë gjithmonë e më të plotë me njerëz dhe mjete të operacionit “Shqiponja”, një strukturë shtetërore shqiptare, që ka marrë përsipër përgjegjësinë për të kryer punën, që për një periudhë të gjatë në mënyrë ekskluzive e ka kryer ushtria italiane. Problemi i grurit të humbur nuk është i ri në Shqipëri, edhe pse kjo është hera e parë që autoritetet e policisë nënshkruajnë një raport denoncimi për të dyshuarit. Në muajt e kaluar ishte pikërisht Ministri i Financës, Ruli, që i referoi Parlamentit rezultatin e fillimit të nxjerrë nga shitja e grurit. “Në fillim raporti ndërmjet përfitimit dhe vlerës së grurit të marrë ishte i ulët, rreth 50 për qind — shpjegon Ministri — pastaj Komuniteti Europian kërkoi nga ana jonë një përqindje më të madhe, e atëherë në parim ta rrisim raportin deri në 70-75 për qind. Sigurisht, gruri është një mall që për natyrën e tij pëson humbje: nga tërheqja nga porti deri në duart e furnitorit, kalojnë shumë rrugë. Dhe një farë përqindje zhduket”. Por janë vetëm 9.000 ton të vjedhura? Ditë më parë në organet e shtypit është denoncuar zhdukja e 30.000 ton grurë. Genc Ruli nuk konfirmon: “Nga bilanci ynë rezulton një diferencë prej 9.000 ton”. Por një vit më parë, edhe nga ana e përfaqësuesve perëndimorë u vu në rrjedhë ndërmjet grurit të tërhequr dhe atij të arritur: u fol në këtë rast, për një ngarkesë prej 10.000 tonesh të kaluara nga Hungaria dhe asnjëherë të arritura në destinacion. Ishte gruri i Komunitetit Europian. Por Komuniteti Europian, para të tjerëve, ndërhyri për të përgënjeshtruar rrethanën. Operacioni i stoqeve të thasëve të grurit

Ambasadori Cardilli dhe skandali i ndihmave italiane

Ambasadori Torquato Cardilli, aktualisht titullar i Ambasadës Italiane në Tiranë, na shkruan për disa saktësime në lidhje me artikullin e publikuar nga ne, në faqen e parë, më 29 prill, artikull që kishte të bënte edhe me të . Ambasadori Cardilli, duke shkruar edhe më tej, na vë në dijeni për verifikimin e disa lloji vlerësimesh dhe kërkon të japë “mesimet” (duke përdorur termat e fondues, me të vërtetë të pazakonta për një personalitet diplomatik), të cilat do të meritojnë një përgjigje të tij në vijim. Por duke qenë se ne, nuk praktikojmë llojin e gazetares, që ambasadorit Cardilli, do të ishte e pëlqyeshme t’i drejtonim, kufizohemi në sjellim këtu, në vazhdim, saktësimet, me të cilat ai kërkuara, pa asnjë koment. «1) Asnjë dyshim, nuk mund të lindë në lidhje me korrektësinë e veprimeve të ambasadës italiane. Mënyra se si u dha ndihma, shqiptare apo italiane, veçse mëndjen e sëmurë të atyre që i kanë konceptuar të tilla. 2) Fraza e vënë në thonjëza “dokumentet e dërguara autoriteteve shqiptare ishin të firmosura nga Ambasadori Cardilli, dhe kjo konferencë konfirmohet e tij, është më njohur për sa është e përcaktuar në mënyrë të palëkundur dhe e vetësuar koka”, por që beshat carim pashë. Është e natyrshme që Ambasadori nënbashkruar komunikimin së Qeveria e tyre që kërkon të vërtetojë atyre, prona të cilit është akredituar. 3) Në mënyrë që të mos lindin dyshime tek askush, shqiptar apo italian, nuk është, komentuar së tij gjoja, komunikim vetëm nga ekzekutivi i Qeverisë shqiptare, janë të firmosura, dëshmi, e cila, Ambasada ka gjetur argumentet përkatëse.

Lind në Shqipëri Urdhëri i mjekëve

TIRANE — Edhe mjekët shqiptarë tashmë kanë organizimin e tyre. Urdhri i mjekëve, i krijuar së fundi, anëtarëson të gjithë ata mjekë që ushtrojnë profesionin në territorin e Shqipërisë. Këshilli Kombëtar i Urdhërit të Mjekëve, që do ta drejtojë këtë organizëm, ka vendosur edhe rregullat morale dhe etike mjekësore, që çdo anëtar duhet të përmbushë. Nevoja e një organizmi të aftë profesional që të merrej me respektimin e rregullave të deontologjisë gjatë ushtrimit të profesionit, kishte kohë që ndihej. Jo vetëm diploma e mjekut, e marrë nga Universiteti i Tiranës, por edhe pranimi i kodit të brendshëm, do të bëjnë që asnjë mjek që nuk e meriton këtë titull, të mos penetrojë në këtë organizëm. Pavarësisht nga këto, Komisioni Disiplinor, vepron brenda Urdhërit të Mjekëve, për çdo shkelje jep edhe masat përkatëse. Në këtë Urdhër, edhe për shtetasit e huaj që dëshirojnë të punojnë si mjekë në Shqipëri, është parashikuar një regjistrim i përkohshëm ose i përhershëm.

«Jemi një vend shumë i varfër» Tirana kërkon status special nga PNUD-i

TIRANE — Shqipëria i ka kërkuar PNUD-it dhe UNHCR-it status të veçantë zhvillimor më të ulët. TIRANE — Shqipëria i ka kërkuar PNUD-it dhe UNHCR-it status të veçantë zhvillimor më të ulët”. Kjo kërkesë e vendit tonë pritet të shqyrtohet në Sesionin e Këshillit të Guvernatorëve të PNUD-it, që do të zhvillohet së shpejti në Nju Jork. Kërkesa e autoriteteve shqiptare, është argumentuar edhe nga një studim i zyrës së PNUD-it në Tiranë. Ndërmjetësia e këtij organizmi dhe gjendja e rëndë ekonomike shqiptare, ka shumë mundësi të bëjnë të mundur dhënien e statusit.

Financimet e PPSH-së jashtë tani heton dhe Prokuroria

TIRANE — Pas Komisionit të Kontrollit, edhe Prokuroria e Republikës po shqyton financimet që PPSH i dha partive dhe grupeve marksiste-leniniste të huaja. Nga burime të mirëinformuara bëhet e ditur se zyrtarë të Prokurorisë po bashkëpunojnë me inspektorët e organit të kontrollit për të shqyrtuar dokumentacionin volumin­oz të “fondit të solidaritetit”. Dokumentat që provojnë financimet, aktualisht në dispozicion të ekspertëve, janë kryesisht vendime të Sekretariatit të Komitetit Qendror të cilat caktonin shumat e përvitshme për partitë e grupet marksiste që përfitonin nga pagesat e PPSH. Dokumentat, që mbajnë siglen “sekret” ose “tepër sekret”, janë firmosur në fillim nga vetë Enver Hoxha, më pas nga Hysni Kapo dhe në vitet 70-80 nga Ramiz Alia. Ky i fundit është prej kohësh në gjendje arresti shtëpiak, lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria për shpërdorimet dhe përvetësimet e pasurisë shtetërore nga udhëheqësit e lartë partiakë. Siç kemi informuar më parë, nga dokumentat që u zbuluan kohët e fundit në Arkivin e shtetit të Partisë së Punës, rezultoi se nga kjo parti janë paguar me shumë se tre milionë dollarë për subvencionimin e partive dhe grupeve marksiste-leniniste nga e gjithë bota për afër 30 vjet. Nga i njëjti arkiv vazhdojnë të dalin prova të mëtejshme për financimet e partive në partitë marksiste-leniniste. Madje, në një letër të zbuluar kohët e fundit, zbulohet edhe mekanizmi i pagesës, të paktën për Italinë. Letra i drejtohet në gusht 1970 Komitetit Qendror nga një nëpunës i Ambasadës Shqiptare në Romë. Diplomati shqiptar i rekomandon udhëheqjes së tij që pagesat për “shokët italianë” duhet të kryheshin, “jo më në ambasadën shqiptare (ku ishin kryer deri në atë vit), por në selinë e Shoqatës së Miqësisë Itali-Shqipëri”, një shoqatë që ishte veçse një shtojcë e thjeshtë e Partisë Marksiste-Leniniste Italiane.

Në Brendaësi

Një shembull bashkëpunimi midis Puljes dhe Shqipërisë Kuvend mjekësh mbi sëmundjet e mushkërive Arrestohen dhe dëbohen 8 shqiptarë në Brindizi

Ambasadori Cardilli

Do të mbrojë interesat e profesionistëve «Jemi një vend shumë i varfër» Komisioni i Kontrollit bashkëpunon me hetuesit Në Brendësi Një shembull

Ja vetëm për gratë

Ja këshillat praktike të kësaj lave: Bajamet nuk është e lehtë t’u heqim lëkurën kur duam t’i përdorim për të gatuar. Për t’a bërë lehtësisht, pasi i kemi lyer, i fusim në ujë të valuar, pastaj i lëmë të ftohen duke i larguar nga zjarri. Lëkura këtu hiqet shumë mirë. Bajamet mund të piqen në furrë, por duhet të uihen në një pjata të le me vaj. Bajamet mund edhe të bluhen. *** Në mënyrë që majoneza të bëhet si duhet, nevojiten që të gjitha përbërësit të kenë të njëjtën temperaturë. Në qoftë se majoneza nuk është bërë siç duhet, i shtojmë disa pika uthull dhe e eliminojmë problemet. Për të përdorur një majonezë të bërë një ditë më parë, përziejmë me të vetëm vezë të ziera të shtypur. *** Mërmerin mund t’a pastrojmë duke e larë me ujë me sapun. Mbi të gjitha nuk duhet të përdorim kurrë acid, zbardhues, alkali etik, acid klorhidrik: mermeri mund të vërvitet në mënyrë të pariparueshme. Në qoftë se është shumë i ndotur, i fërkojmë me një furçë të njomur me lëng limoni ku janë shtuar disa pika kripë. Kështu mund të pastrohen njollat e kafesë. Njollat e frutave dhe njolla e tëra të njësyrëzuara mund të pastrohen duke i fërkuar me ujë ku kemi shtuar disa pika amoniaku. Për njollat e ndryshkut, përdorim ujë të oksigjenuar 20%. Monto t’i pastrojmë pastaj duke e lyer mee vaj lini dhe duke e fshirë me një copë fanellate. *** Një nga armët më të mëdha të duarve, të ashpra është uji. Pra për të ruajtur duart të ashpra, këshillohet t’i fshijmë gjithmonë shumë mirë ose të përdorim doreza për të gjitha punët e shtëpisë. Për t’i zbukuruar duart mund të përdoret patate e zierë, e shtypur. Pasi t’i kemi larë, mund t’i fërkojmë me lëng limoni. Për të patur duar shumë të bardha i fërkojmë me llumin e kafesë. *** Një njollë e freskët mund të pastrohet me lehtë se sa një njollë e vjetër, sepse nuk ka patur kohë të thithet mirë nga stofi. Duhet të veprojmë sa më shpejt. *** Duart e kuqe i zhytnim në ujë të nxehtë me kripë, pastaj i fërkojmë me vaj ulliri. *** Bananet ose frutat e thata, ndihmojnë për të larguar nervozizmin. Për sytë e përlotur, mblidhim dy herë në ditë pika lëng limoni në çdo sy. Do u dielë pak por është shumë efikase kundra irritimit të syve, që bëhen edhe më të ndritshëm. *** Për të berë konturin e syve me laps, e kalojmë majën e lapsit me shpejtësi në flakën e një shkrepëseje; e ngrohur pak ulta bëhet më lehtë dhe më e saktë. Në vështirësi mund të ripërdoret duke i hedhur dy ose tre pika ujë. *** Për të larë pipën në mënyrë që të ketë një erë të këndshme, e lajmë me pak konjak dhe më pak sheqer. Ilustrim: gra dhe burrë, pankarta «Ja vetëm për gratë»