21/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 maj 1993

Hetim mbi krimet e luftës

Prokuroria e Barit kërkon fajtorët e një masakre ndaj ushtarakëve italianë në vitin 1943 «I vrava 129 karabinierët për t’u marrë robat» ELBASAN — Ishte një masakër, e sot 50 vjet më vonë, Italia kërkon t’i japë një dënim dhe drejtësi 138 karabinierëve të rënë në një pritë, ndërsa marshonin drejt minierave të Se-lenicës. CARLO BOLLINO ELBASAN — Ishte një masakër, e sot 50 vjet më vonë, Italia kërkon t’i japë një dënim dhe drejtësi 138 karabinierëve të rënë në një pritë, ndërsa marshonin drejt minierave të Selenicës. Prokuroria e Republikës së Barit ka vendosur të hetojë për të identifikuar personat përgjegjës të masakrës, të bërë “jo gjatë luftës, por në një akt terrori të vërtetë”, që ishte një tjetër nga lufta partizane e popullit shqiptar, që donte të çlironte atdheun e tij nga okupimi fashist. Akuza, e formuluar në moment, kundër të panjohurve, është për masakër: një faj që edhe sot pas kaq kohësh është i dënueshëm. Çështja penale është hapur nga Prokurori Carlo Maria Capristo që deri tani ka dëshmuar e një qytetari shqiptar, dëshmitar i asaj masakre. Është hera e parë që autoritetet gjyqësore fillojnë një hetim për krimet e luftës të kryera në Shqipëri, e mund të mos jetë i fundit. Një tjetër episod i zbuluar së fundi mund të përfundojë në shënjestrën e hetuesisë. Është historia, tepër e pamëshirshme, e 129 karabinierëve të udhëhequr nga Koloneli Giulio Gamucci e të masakruar “në një diell të shkëlqyer tetori të 1943”, në një fshat pranë Elbasanit. Denoncimin e bëri Kadri Azis Hoxha, sot 82 vjeç, ish-komandant i një formacioni partizan, më vonë i burgosur për 27 vjet me urdhër të Enver Hoxhës. Kadriu i tregoi majorit Ciro Cantore, oficer i Komisariatit të Përgjithshëm për Ndër të Rënëve në Luftë, të Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, hollësitë e kësaj vrasjeje masive, duke treguar edhe vendin ku ndodhet gropa e përbashkët ku u varrosën karabinierët. Më 5 qershor Cantore dhe njerëzit e tij do të fillojnë gërmimet në fshatin Fushë-Gurrë, pranë Elbasanit, në kërkim të trupave. Kadri Hoxha e quan atë vrasje të paligjshme: “Një mijë karabinierë u dorëzuan vullnetarisht në Brigadën time, dhe unë së bashku me grashte partizanë të tjerë, i drejtuam nga formacioni i tyre ushtarak i Pishkashit në bazën tonë të Fushë-Gurrës së Orenjës. I pyetëm cili donte të bashkohej me ne në luftën kundër gjermanëve, dhe karabinierët e Gamucci-t së bashku me 150 ushtarakë italianë të udhëhequr nga Koloneli Achile Rosito, e pranuan propozimin. Pastaj erdhi urdhëri nga ana e Enver Hoxhës dhe e Mehmet Shehut për t’i vrarë: një urdhër i paligjshëm, sepse Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Çlirimit Kombëtar Shqiptar kishte vendosur që, të gjitha forcat e huaja që ishin tërhequr dhe që kishin marrë pjesë në luftën tonë, do të konsideroheshin vëllezër armesh”. Por pse ndodhi ajo vrasje? Përgjigje jep një dokument ngjethës të cilin “Gazeta” e disponon, dhe që është ruajtur në arkivin e Partisë së Punës. Është rrëfimi i Xhemal Staraveckës, në atë kohë Komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës së parë Sulmuese partizane, pastaj kaluar në radhët e Ballit Kombëtar. Ishte ai që kishte kryer vrasjen: “M’u dha urdhëri të vras karabinierët — shkruan Staravecka në traktin numër 5 të 1943 — sepse na duheshin rrobat e tyre ushtarake. Unë kam thirrur kolonelin Gamucci duke i thënë se do ta shoqëroja atë dhe njerëzit e tij deri në Fushën e Burrelit. Pas rreth dy orësh rrugë në këmbë, i lidhja, i ndava në pesë grupe dhe pasi i çvesha lakuriq, i vrava. Unë personalisht kam vrarë 17. Ishte një masakër e tmerrshme: nuk mund të vendoset që të vritet një njeri vetëm për të veshur një tjetër”. Sheshi qendror Skënderbeg ...tësues këto kohë e fundit. U miratuan edhe shpenzimet për mbajtjen e aparatit administrativ të arësimit, shëndetë- sisë dhe vetë bashkisë. Në këto fonde një pjesë relativisht e madhe do të vazhdojnë të zënë shpenzimet e asistencës sociale. Një grup partizanësh shqiptarë

Aprovohet buxheti i ri: financohet nga Bashkia rindërtimi i kryeqytetit

Janë dhënë nga qeveria 1.220.000 lekë për vitin 1993 TIRANË (Fa.Ba.) — Është mbi 1.222.000 lekë buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 1993. Kjo u vendos në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Shuma do të vazhdojë të sigurohet kryesisht nga fondet e qeverisë. Të ardhurat bashkiake nga taksat do të zënë një përqindje të ulët në buxhet. Taksat që do të mblidhen këtë vit do të mbesin në nivelet e ulëta aktuale. Deri në fund të vitit, do të grumbullohen vetëm 10 milion lekë (nga taksa e pastrimit për tregtarët dhe qytetarët dhe taksa për tregun e lirë). Në mbledhju e caktuan fushat prioritare të investimeve. Ato janë: ekonomia komunale, arsimi, kultura dhe shëndetësia. Në fushën e ekonomisë komunale Bashkia urdhëroi që ndërmarrjet që janë në vartësi të saj, fondet që kanë në dispozicion t’i përdorin vetëm sipas destinacionit të miratuar. Drejtimet ku do të investohet më tej në këtë fushë: ndërtimi i ujësjellësit (64.000 lekë), përfundimi i banesave të filluara prej kohësh dhe investimet për përmirësimin e rrugëve dhe kanalizimeve të kryeqytetit. Fonde të posaçme u caktuan për përmirësimin e sistemit arsimor e kulturor. Së shpejti me këto financime do të ndërtohet një shkollë e veçantë për fëmijët handikapatë. Në të njëjtën fushë u caktuan fonde për zhvillimin e mëtejshëm të jetës kulturore e sportive në kryeqytet. Fondet e reja të vena në dispozicion të sistemit sanitar, synojnë ngritjen e nivelit të shërbimit shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Një kujdes i veçantë do t’i kushtohet gjatë këtij muaji të vitit 1993 parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse, një problem që është bërë shqetësues këto kohë të të arsimit, shëndetësisë Sheshi qendror Skënderbeg

Dje në Shqipëri

ZBULOHEN AUTORË VJEDHJESH — SARANDË — U zbuluan autorët e disa vjedhjeve në rrethin e Sarandës në sajë të një operacioni të policisë vendase. Të parët u kapën autorët e një numri vjedhjesh të verifikuara kohët e fundit në magazinat e qytetit. Një grup tjetër u kap në flagrancë ndërsa mundoheshin të kryente një vjedhje në fshatin Dhivër. Policia arresti të arrestojë edhe autorët e vjedhjes së motorit të skafit të shtetasit grek Kristo Dardallo, e ndodhur disa kohë më parë. Motori i gjetur, me vlerë prej 2 milion dhrahmish iu kthye pronarit të tij. Për të gjitha këto çështje është hapur çështja hetimore. SEMINAR I BANKËS BOTËRORE — KORÇË — Banka Botërore zhvilloi një seminar me specialistë të bujqësisë dhe të ndërmarrjeve të ujërave të qytetit të Korçës. Përfaqësuesit e Bankës Botërore më parë kishin ofruar ndihmën e tyre teknike për aftësimin e shoqatave të përdoruesve të ujit, për mënyrën e lidhjes së kontratave dhe për buxhetin e tyre. Përsëri u vu kushti që Banka Botërore do të bëjë investime për ujitjen vetëm në ato fshatra ku funksionojnë shoqatat e përdoruesve të ujit. FESTIVAL KËNGËSH PËR FEMIJË — KAVAJË — Qendra Kulturore e Fëmijëve organizoi në Kavajë Festivalin e Këngës për fëmijët e këtij rrethi. Në përfundim të konkurimit çmimin e parë e fitoi vogëlushja Majlinda Dabulla. Spektakli u sponsorizua nga firma tregtare “Mondial Risks”. Gjatë tre ditëve të festivalit u paraqitën 22 këngë dhe morën pjesë rreth 90 fëmijë, të cilët morën pjesë jo vetëm si këngëtarë dhe instrumentistë, por edhe si balerinë, humoristë. Në shfaqje morën pjesë edhe humoristi nga Durrësi Muharrem Hoxha.

Selami: për Kosovën ne s’jemi neutralë

«Situata mund të dalë jashtë kontrollit» TIRANË — “Në qoftë se ne në Kosovë do të shpërthejnë një konflikt, ne shqiptarët situata do të rrizikonte të ikte nga kontrolli.” TIRANË — “Në qoftë se ne në Kosovë do të shpërthejnë një konflikt, ne shqiptarët situata do të rrizikonte të ikte nga kontrolli. Edhe pse qeveria ka deklaruar se do të respektojë neutralitetin dhe ne vetë po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje paqësore, ideja ime është që një agresion ndaj popullit shqiptar të Kosovës do të çonte në lindjen e reaksioneve të pakontrollueshme dhe konflikti do të rrezikonte të kthehej në një luftë ballkanike”. Është shqetësimi që i shprehu “Gazetës” Eduart Selami, Kryetar i Partisë Demokratike, duke komentuar krizën aktuale ndërkombëtare të ish-Jugosllavisë. “Situata në Kosovë është delikate dhe komplekse — shton Selami — dhe popullsia shqiptare që jeton atje, është ekspozuar ndaj shumë rreziqeve”. Duke folur për situatën politike të brendshme, përkundrazi, Kryetari i Partisë Demokratike përjashton mundësinë e një krize parlamentare dhe të zgjedhjeve politike të parakohshme. “Po zhvillohet një sulm i forcave konservatore — tha Selami — që kundërshtojnë në mënyrë të vendosur qeverinë aktuale, por nuk u keq që të drejtë që vendi duhet të votojë menjëherë”.

Kokona zëvendëson Avni Doçin në postin e prokurorit

TIRANË — Shkëlqim Kokona është Prokurori i ri i Tiranës. Kështu vendosi Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili kryesohet nga Sali Berisha, President i Republikës. Vendi vakant i prokurorit të Tiranës, zëvendësohet pas kërkesës për dorëheqje që pat bërë para disa ditësh, ish-prokurori Avni Doçi. Prokurori i ri Kokona, vjen në këtë detyrë pas një stazhi 12 vjeçar në fushën e Drejtësisë, ku ka punuar si gjyqtar në prokuror dhe hetues. Detyra e tij e fundit ishte ajo e zëvendësprokurorit të rrethit të Tiranës.

Aksident i rëndë në Tiranë plagoset i biri i Pëllumbit

I riu udhëtonte me makinën e Ali Spahiut TIRANË — (Ed. La.) — Incident dramatik në kaluark në Tiranë. Një Benz Mercedes, makinë shtetërore e Ali Spahiut, zëvendëskryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të kësaj partie, është përplasur në cepin e një pallati, ndoshta nga shpejtësia e madhe. Ndër pasagjerët e makinës, ishte edhe Erli Pëllumbi, i biri i zëvendëskryetarit të Partisë Socialiste. I riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ali Spahia e mori vesh lajmin e incidentit në Strasburg, ku ndodhej për motive zyrtare. Shoferi i tij, Arjan Çanaj, 27 vjeç, qe drejtonte makinën, u ndalua nga policia dhe tani gjendet i shtruar me plagë në spitalin e burgut. Me rëndë nga të plagosurit, është i biri i Servet Pëllumbit. Në incident, i riu ka pësuar prerjen e një krahu dhe mjekët e Spitalit civil të Tiranës, ushtruan një ndërhyrje kirurgjikale për të ndaluar një hemoragji të mundshme. Bashkë me Erli Pëllumbin, të shtruar janë edhe dy miq të tjerë të tij dhe të shoferit, që kishin udhëtuar së bashku aq shpejt nëpër rrugët e Tiranës atë natë: Genti Hoxha me një frakturë të rëndë në fytyrë dhe Andi Havari, në gjendje më të lehtë. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orëve të pasdites, pranë stadiumit “Dinamo”. Të nesërmen makina e shkatërruar, u tërhoq zvarrë nga një autobus i zakonshëm i linjave interurbane të Tiranës, duke pastruar vendin e ngjarjes. Më pas menjëherë hetuesit e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, nisën kërkimet për verifikimin e saktë të këtij aksidenti. Deri tani asgjë e saktë rreth këtij misteri nuk është publikuar nga këto organe. Ndoshta qenia në spital edhe e shoferit, vonon përfundimin e shpejtë.

Yjet dhe ëndrrat

Çdo njeri kur le ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habi-tur dhe të çuditur kur zgjohesh. Çdo njeri kur le ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndërrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, në paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” i ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve, të situatave që ëndërrohen më shpesh. Nën Nëndjenjat e lidhura me figurën e nënës janë natyrisht dashuria, mbrojtja, butësia, ngushëllimi. Por në qoftë se marrëdhëniet me nënën nuk janë të mira, figura e saj mund të paraqitet edhe në të tmerrshme. Në përpjekje si, kur ëndërra shpreh këto ndjenja, figura e nënës zëvendësohet me një simbol, d.m.th. mbasi aq që ëndërron, vështirë të pranojë se ka një koncept kaq të frikshëm për nënën. Shpesh një ëndërr me nënën shpreh nevojën për të hedhur dritë në pavetëdijen e tij. Parashikime të mira për të qenë ëndërron nënën. Po, që se e ëndërron të vdekur, parashikohen rreziqe. Derri Ëndërrimi i tij simbolizon egoizmin, injorancën, vulgaritetin. Tek ai mund të shihet edhe një ngarkesë e karakterit në përgjithësi të njeriut faj për ndonjë sjellje të keqe, ose ndonjë person për të cilin kemi shumë pak konsideratë. Parashikime të kundërta janë të lidhura me këtë kafshë: mund të ketë domethënien e shënimit të familjes dhe të fitimit, por edhe ndarje midis të dashuruarve dhe vdekje të miqve. Sëmundje Të ëndërrosh sëmundje, zbulon frikën tonë për t’u sëmurur. Ekzistojnë raste të sëmundjeve të para në ëndërr që më parë, si për ne vetë edhe për persona të afërt me ne. Gjithashtu të shikosh vetën të sëmurë mund të manifestojë dëshirën tonë për ngritje, për të pasur një jetë të kujdesshme, për të pasur një qëndrim më të qetë dhe për të qenë i përkëdhelur si në kohën kur ishim fëmijë dhe ishim në gjendër të vëmendjes së prindërve. Në qoftë se sëmundja është shumë e rëndë p.sh. kancer, domethënia komplekse, kohet dhe i përket raporteve të vështira me nënën autoritare. Të ëndërrosh sëmundje për një të panjohur sjell shëmundje për të, për të afërm ose të njohur, sjell mërzi të vogla, kur sëmundja është epidemike sjell fat të mirë. Dorë Dora simbolizon fuqitë dhe autoritetit. Por s’mbaron me kaq. Dora ka shumë domethënie: sundim, zotërim, aktivitet njerëzor në përgjithësi. Të rëndeësishme është të obesh sikur lan duart: kjo kuptim që dëshiron të pastrohesh nga një faj që ke bërë. Të përplasësh duart, do të thotë se ke dëshirë të vish në dy duar: të shohësh një djalë të lindë, ke një ndjenjë faji, të shohësh një dorë të prerë, fsheh një traumë të lidhur me një ndarje ose braktisje të nënës. Të ëndërrosh duar të bukura, ke një të ardhme të lumtur. Një dorë e djathtë paralajmëron miqësi të reja. Të lash duart, parashikojnë dhimbje e vështirësi. Ilustrim me tekstin “Yjet dhe ëndrrat”

Situata mund të dalë jashtë kontrollit

Die në Shqipëri Kokona I riu udhëtonte me makinën e Ali Spahiut Në Brendaësi

Në Brendësi

Festë e madhe në Itali Juventus bëhet mbretëreshë Nga Barleta në Vlorë një shembull bashkëpunimi Një grua në krye të qeverisë së Turqisë