Bllokohen 1.5 milion lekë, gjobiten 21 vetë
Pas ndërhyrjes së Policisë Financiare flasin protagonistët e këtij tregu të madh
TIRANE — Janë njerëz me risk të papërballueshëm. Herë fitojnë dhe herë humbin. Rrezikojnë për të jetuar, por edhe me ëndrrën e marrë të të gjithë njerëzimit, për t’u bërë një ditë të pasur. Por kambistët privatë shqiptarë sot ndodhen edhe nën shënjestrën e Policisë Financiare. Në përfundim të një operacioni të gjerë, policët kanë bllokuar 1.487.000 lekë, 151.000 drahmi dhe 568.000 lireta. Kontrolli u krye në Tiranë në Sheshin qendror “Skënderbeg” — vend shumë i njohur i këmbimit të valutës — dhe në rrethet e Gjirokastrës, Sarandës, Tepelenës dhe Delvinës. Policia Financiare në bashkëpunim me Policinë e Rendit ka gjobitur 21 kambistë: shuma e gjobave vetëm në një ditë arrin në 259.000 lekë. Policia Financiare nuk mund të dijë se kush është fajtor. Ajo vepron konform ligjeve që e kanë krijuar. Kambistët sot, dy vjet pasi kanë filluar profesionin e tyre, ende ndjehen të pasigurt.
Që prej 1 marsit, kur Banka Shqiptare filloi licencimin, kambistët dukten të trazuar. “Nuk mund të ketë treg mallrash, pa treg valute” thotë Shkëlqim Turku, si për të thënë shtetit “na ler rahat në punën tonë”. Në të vërtetë Banka ka lëshuar më tepër se 100 licenca, ndoshta duke menduar se kaq është e nevojshme. Përveç këtyre, aty dëshirojnë të punojnë edhe të tjerë, që s’mund t’i plotësojnë kushtet për të marrë licenca: 1.500 dollarë disponibilitet financiar dhe një llogari rrjedhëse prej 6.000 lekësh. Por edhe ata që e ushtrojnë legalisht këtë profesion, në të vërtetë, quhen klandestin në. Sepse licenca i vë para detyrimit që të mos punojnë pranë Bankës dhe se patjetër duhet të kenë një kioskë. Përveç këtyre asnjë deri më sot, s’ka paguar tatim. “Ne kërkojmë legalizimin e vendit ku mund ta ushtrojmë profesionin tonë — këmbëngul një kambist legal — si dhe të caktohet masa e tatimit”.
Dikush që ka mundur të pasurohet, sot s’ka preferon më qëndrimin e gjatë në diell dhe shi, por merret me tregti. “Këtu të gjithë pak a shumë jemi njësoj — thotë njëri prej atyre 200 kambistëve që rrinë çdo ditë pranë Bankës së Shtetit — dhe punojmë për të jetuar. Mesatarisht fitojmë 200 lekë në ditë”. Kanë ngelur aty në atë shehshin inxhinierë, oficerë, mësues, mjekë, por edhe gazetarë. Të gjithë pa punë ose në asistencë. Tek ta përplasen të gjithë, qytetarë të huaj e shqiptarë, tregtarë e pronarë të ndryshëm, që kanë nevojë të kthejnë paratë.
Kambistët shqiptarë kanë takuar edhe presidentin Berisha. Ishte problem i ekstradimit të Aidin Sejdisë, i cili para se të kthehej në Zvicër i kishte marrë kambistëve mijëra dollarë, por edhe hallet e tjera të tyre, që mundësuan këtë takim. “Në të gjithë s’kemi mundësi të punojmë nëpër kioska — thotë Sandin Jata — por kjo s’do të thotë që në të mos kemi mundësi të merremi me kambizëm”. Në fakt tre kioska janë ngritur tashmë rrethqark Bankës. Por njerëzit janë mësuar t’i afrohem më tepër “njerëzve të rrugës”, pa ditur se ato janë në kundravajtje. “Banka s’ka as lekë dhe as lokale, që t’i shërbejë shpejt njerëzve — vazhdon kambisti Jata — largimi ynë nga ky vend, përveç nesh, më tepër i prish punë njerëzve që duan t’i shërbehet në çdo orë të ditës”. Ata presin të bëhet diçka.
“Veprime të tilla ndaj kambistëve — përgjigjen përfaqësuesit e Policisë Financiare — bëhen për ta futur në rrjedhën ligjore këtë aktivitet”.
Nga Arabia Saudite 120 bursa për studentët shqiptarë
«Për myslimanët»
TIRANE — Arabia Saudite ka vënë 120 bursa në dispozicion të studentëve shqiptarë.
Ndihmën ndaj Shqipërisë të herë Arabia e ka shoqëruar me kushtin që të gjithë kandidatët duhet të jenë të besimit islam. Dokumentat për dërgimin e studentëve pritet që të miratohen së shpejti. Ndër një kandidatë, emri i të cilit nuk linte të kuptohej përkatësinë e tij fetare islame, është detyruar të marrë një vërtetim pranë Komunitetit Mysliman. Kërkesa e autoriteteve arabe i ka vënë disi në vështirësi autoritetet shqiptare, të cilat janë ndodhur midis nevojës për të shfrytëzuar këtë rast dhe përpjekjes së tyre konstante për t’u treguar të paanshëm ndaj komuniteteve fetare, por prirja e deritanishme është që kjo kërkesë të pranohet.
Marëdhëniet midis Shqipërisë dhe vendit të fuqishëm arab kanë përparuar kërkues të dy vendet lidhën raporte të plota diplomatike vitin e kaluar. Prej disa kohësh Tirana bën pjesë në Konferencën Botërore Islamike. Me ndërmjetësinë e Arabisë, Shqipëria po bën përpjekje që të aderojë në Bankën Islamike të Zhvillimit, një nga organizmat më të fuqishëm financiarë të botës.
Milani luhatet edhe në Cagliari
Sport
Skuadra e Capellos detyrohet të bëjë gol për të barazuar
Duron më pak se një gjysëm ore ëndrrа e Cagliarit, në ndeshjen e parë, kohëshme të së premtes, për të parë të hapura dyert e Europës dhe sidomos, terrorin e Milanit për të vënë në diskutim, pikërisht në prag të finisht, një fitore që të gjithë shikuesit prej kohësh i kishin parashikuar.
Pas një goli të freskët shënuar në minutën e 40-të (ndërfutje e mrekullueshme e Francescolit, që mbrojtësit kuqezi u kufizuan të shikonin, dhe një gjuajtje diagonale nga e djathta që shkundi rrjetën e Rossi) Kampionët e Italisë përpiqen të rigiën vetën, rezultat i mungesa të shumta (Van Basten dhe Albertini në pushim, për të qenë gati për finalet e Kupës së Kampionëve, Baresi dhe Costacurta të skualifikuar) dhe për shkak të natës me fat për sardët. Por pikërisht atëherë kur duket sikur Sant’Elia po këthehej në një ankth të vërtetë për njerëzit e Capellos, ja ku del edhe një herë në pah karakteri dhe sidomos, mençuria dhe dëshmueshmëria e njëri prej tij së shumtëve «rezerva e artë». Lentini rrëshket nga e majta dhe arrin të pasojë në qendër një top drejt të cilit turret Massaro, që tejkalon me shkathtësi Napolin dhe shënon. Por le të shohim ndeshjet e tjera të kampionatit së bashku me trajnerin e Juventusit Trapattoni. Parma, Juventusit dhe Lacio: Elia po kthehej në një ankth të vërtetë për njerëz të dhe sidomos, mençuria e njëri prej tij së shumtëve «rezerva e artë».
Nër rast se nuk do të ketë rënie të paparashikueshme, situata do të jetë kjo. Edhe pse do të luajë dy ndeshje jashtë fushës së saj unë mendoj se Sampdoria është më e favorizuara në grup, edhe pse në nivelin e takimeve direkte diçka Cagliari dhe Torino janë ato më me fat. Por me katër skuadra në distancën prej një pikë është gati e pamundur të bëhen parashikime, edhe sepse zakonisht në fund të sezonit ndjeshjet më të lehta mund të bëhen të vështira ose e kundërta.
Konfuzioni në zonën Uefa dhe në skuadrat me Fiorentinën që ndodhet një hap larg kualifikimit. Situata e Fiorentinës është ajo më klasike në të gjithë sezonet dhe ndodhet në
të kampionatit së bashku me trajnerin e Juventusit Trapattuni. Parma, Juventusi dhe Lacio: në diferencën prej një pikë që luftojnë për vendin e tretë.
“Do të jetë një luftë e fortë që ka të ngjarë të zgjidhet në momentin e fundit, duke pasur parasysh se ditën e fundit, është në program pikërisht ndeshja Juventus-Lacio. Duke u bazuar tek kalendari, ne jemi më të favorizuar, sepse kemi mundësinë të luajmë dy takimet direkte me Sampdorian dhe Lacion në fushën tonë dhe një ndeshje jo shumë të vështirë me Peskaren.
Me Interin tashmë të kualifikuar dhe Juventusin e Lacion një hap larg nga fitorja, mbetet vetëm një vend në dispozicion për Torinon, Cagliarin, Atalantën dhe Sampdorian. të bëhen të vështira ose e kundërta.
Konfuzion një hap larg skuadrës së cilën do vit ndodhet një skuadër e famshme. Vetëm një fitore me Udinesen mund t’i japë mundësinë Fiorentinës të dalë jashtë rrezikut.
Dje në Shqipëri
— U groposën 203 kuintal ullinj jashtë standartit, prodhim i vitit 1991, që u gjendën në ndërmarrjen e Vajit në Çukë të Sarandës. Kontrolli i
Ish-pronarë në grevë urie kundër ligjit për pronën
SHKODER/ 50 vetë protestojnë prej dy ditësh
urie kundër ligjit për pronën
ARLINDA ÇAUSHOLLI
SHKODER — Janë 50 vetë që kanë mbushur dhomat e ish-muzeut artist në qendër të qytetit. Janë të shpronësuar, “kulakë”, të persekutuar politikë që prej dy ditësh kanë hyrë në grevë urie për të protestuar kundër ligjeve të miratuara nga parlamenti në lidhje me pronat.
Kryetari i grevës së urisë, Burhan Ulqinaku, thotë: “Ne nuk kemi asgjë kundër qeverisë, e duam demokracinë, por nuk mbështesim ligjet për pronën. Nuk kërkojmë asgjë më tepër nga karta e Helsinkit. Kthimi i pronës pa kushte, prona të zëvendësohet me pronë dhe nuk jemi për bashkëpronësi në asnjë mënyrë. Gjithashtu ne nuk duam të krijojmë të mirën tonë mbi të keqen e tjetrit. Aty ku krijohen probleme socialë të ketë kompensim në tokë”.
“Jam djalë kulaku — thotë Shkëndër Hasani — tërë jetën kemi qenë të persekutuar e sistemit. Ashtu siç i jepet e drejta pronarëve dyvjeçarë, që shumica kanë qenë komunistë dhe pasurinë e kanë vënë me djersën tonë, ashtu duam dhe ne që jemi pronarë shumëvjeçarë”.
“Nuk ma ka marrë mendja se do të mbylle-sha këtu. Ndoshta do të vdes në këtë dhomë. E kjo për të drejtën time. Jemi shumë të varfër dhe duam ato që na takojnë”, përgjigjet më i moshuari i grevistëve, 65-vjeçari Ndue Isufi. Ndoc Nika, kryetari i Shoqatës së “Kulakëve” të Shkodrës, thotë se grevën do ta vazhdojmë deri në fund. “Kjo mbështetet nga të gjithë ata. “Jam nip i një familjeje që plotëson 140 vjet burg dhe internime — përfundon Edis Muja, 17 vjeç, me 11 vjeç nga të gjithë — kam hyrë për dajat e mi meqë ata nuk mundën për arsye shëndeti. Janë sakatë”.
Dje në Shqipëri
— të Sarandës. Kontrolli i bërë nga Policia Financiare e qytetit, rezultoi se aciditeti i kësaj sasie ishte jashtëzakonisht i lartë dhe i pakonsumueshëm, jo vetëm për njerëzit, por edhe për vaj, sapun dhe blektor.
PAS RIKONSTRUKSIONIT TE HOTEL “TIRANA” E “DAJTI”, DO TE NDERTOHET EDHE NJE HOTEL I RI — Banka për Rindërtim dhe Zhvillim, me qëndër në Londër, do të jetë bashkëinvestitore me firmën austriake “Rogner” dhe ndërmarrjet e përbashkëta Alb.Turizm-CBC e Parisit dhe Alb.Turizm-DVE (bashkëpunimi Italo-Shqiptar) për tre projekte: Rikonstruksioni i hotel “Tirana” e “Dajti” si dhe ndërtimin e një hoteli të ri në Tiranë. Gjithashtu pas përfundimit të Ligjit “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, qeveria shqiptare ka përcaktuar edhe zonat më të përshtatshme. Në fillim është menduar për plazhin e Durrësit, liqenin e Butrintit, gjirin e Lalzit dhe zonën e liqenit të Ohrit.
KRUJE, DENONCOHET NJE ISH-DREJTOR — Është denoncuar pranë organeve të Prokurorisë, ish-drejtori i ndërmarrjes NTSH, Fushë-Krujë, pasi është konstatuar se 38.000 çokollatat e blera nga ai, janë të dëmshme për organizmin. Ish-drejtori Hasan Aliu ka shpenzuar për këtë blerje 430.000 lekë. Sasia e çokollatave të sekuestruara, do të asgjësohet nga Policia Financiare e qytetit.
«Do t’i dhuroj kompjuter katër të rinjve të dënuar»
Një lexues realizon ëndrrën e djemve që vodhën nga pasioni
Ishin pushtuar nga ëndrra e informatikës, duke mos i vlerësuar fare për të vjedhur dy kompjutera në Universitetin e Tiranës, u arrestuan dhe u dënuan. Historia e të rinjve del në faqet e “Gazetës Shqiptare”. Një shembull për të mos u imituar, por edhe një sinjal që kohët po ndryshojnë, deri në atë pikë sa të katër miqtë u vlerësuan: Renisi, Besniku, Andi dhe Arjani, u quajtën “viktimat e para shqiptare të informatikës”.
Një histori e cila preku Italinë. Dhe është pikërisht një lexues i ynë italian që shprehu dëshirën, për të studiuar formulat informatike të rënda, duke realizuar një punë fantastike. Dhe kështu, pasi i paguan shumë rëndë dënimin e tyre, besoj se ka ardhur momenti për t’i vlerësuar: Shqiptarët më disponon dy kompjutera të tepër dhe une kam vendosur t’ua dhuroj. Me urimin që Renisi, Besniku, Andi dhe Arjani t’i rezistojnë idesë së vjedhjes, por tu vazhdojnë ta studiojnë informatikën dhe të bëhen billonierë e më të zotë”.
Nuk ka shumë për të shtuar. Vetëm se si të kalenderojmë leximin tonë dhe të bashkëkompensohemi me këshillën drejtuar katër miqve. Shqipëria nuk ka nevojë për hajdutë, por për katër studentë inteligjentë që dinë të përdorin mirë kompjuterin.
Në një letër adresuar gazetës së sotme, shkruan: “Me ka habitur një dënim me katër muaj burg për ata djem që kishin vjedhur dy kompjutera, po për t’i shitur, por vetëm për t’i përdorur për qëllime shkencore. Një histori që është shumë e kësaj kohe. Dhe është pikërisht një lexues ynë italian që bën këtë ofertë, në ndihmë të djemve të rinj që do të vazhdojnë informatiken. Ai lutet që të vlerësohen dhe do sjellë…”
Pasul Brigella shton: “Kam lexuar në “Gazetën Shqiptare” që të katër miqtë, para kompjuterit të vjedhur, kanë shpikur programe dhe kanë studiuar formula pasi momenti për t’i vlerësuar: Shqiptaria ime dhe të bëhen billonierë e më të zotë”.
Fotografi e të rinjve përpara kompjuterit.
Në Brendësi
Transmetime të fshehta drejt ...
Transmetime të fshehta drejt Jugosllavisë
Jeta dhe ambienti: si të respektojmë detin
Në Kanada skandali i fëmijëve «të menduar»
Shtella Walter
Dashi
20/III 20/IV
Në fund të javës do të keni shumë motive për të qenë krenarë për veten tuaj, mjaft që të qëndroni brenda rregullave të lojës. Mund të ndodheni përballë një konflikti midis asaj që është e drejtë dhe asaj që është e nevojshme.
Demi
21/IV 20/V
Rezistojini dëshirës për t’ju predikuar të tjerëve, bopse mund të jeni ju të parët që nuk vini në jetë atë që predikoni. Pjesa më e madhe e objektivave tuaja mund t’ju kërkojë impenjim më të madh se sa keni parashikuar.
Binjakët
21/V 20/VI
Një reaksion juaj shumë violent, për një element të paparashikuar, mund t’ju bëjë të humbisni një pjesë të madhe të terrenit të fituar deri më sot. Duhet të forcoheni për të mos humbur kontrollin për asnjë çast. Duhet të mbështeteni në ndihmën e të tjerëve.
Gaforrja
21/VI 22/VII
Mos lejoni të influencoheni nga supersticionet. Asnjë faktor i jashtëm nuk duhet t’ju largojë nga objektivat tuaja, sidomos në qoftë se bëhet fjalë për faktorë absolutisht shplirtërorë. Suksesi juaj është i lidhur ngushtë me atë të një personi tjetër, ndaj të cilit ju leverdis të foroni ndihmën tuaj.
Luani
23/VII 22/VIII
Në qoftë se dëshironi që java për ju të mbyllet me bilanc pozitiv, duhet të bazoheni vetëm mbi kapacitetin dhe intuitën tuaj. Lejoni që të jetë dikush tjetër që t’ju japë fjalët tuaja. Në këtë mënyrë do të merrni një rezultat të shpejtë, pa qenë të përzier personalisht.
Virgjëresha
23/VIII 22/IX
Do të kërkoni problemët me zor, këtë javë do të gjeni dhe me sa i madhe. Mos lini të pakënaqshëm. Vëzhgimet që bëni do t’ju jenë jashtëzakonisht të nevojshme në javët e ardhshme.
Peshorja
23/IX 22/X
Shpresat tuaja janë në rritje dhe paralelisht edhe kapaciteti juaj për t’i realizuar rritet. Kini besim në veten tuaj. Do të keni përshpejtimin se jeni në pritje të diçkaje që nuk dini t’a përshkruani.
Akrepi
2/X 21/XI
Ju leverdis të kërkoni menjëherë aleatë dhe të bashkoni me ta forcat tuaja. Vetëm kështu do t’ia dilni të shpëtoni pa shumë kocka të thyera. Mbajeni këmbët të mbështetura mirë në tokë. Kini realiztë. Besoni vetën asaj që shihni me sytë tuaj.
Shigjetari
22/XI 21/XII
Do të ndjeheni të tërhequr në mënyrë të parezistueshme nga një objektiv drejt të cilit nuk keni guxuar kurrë të synoni. E keni momentin për të tentuar këtë hap. Entuziazmi juaj do të ketë efekt edhe mbi personat që ju rrethojnë.
Bricjapi
22/XII 19/I
Do të jeni më të shqetësuar dhe më rehat se zakonisht; përpiquni për t’u takuar me një person që zakonisht ju irriton. Ngadalë dhe me kujdes, me qetësi dhe me thotësi, kjo është e vetmja mënyrë për të arritur objektivat tuaja.
Ujori
20/I 19/II
Gjendeni të përzier në një aventurë që nuk e keni zgjedhur ju, por që sigurisht do t’ju zbavisë shumë. Soddisfaksionin më të madh do t’a merrni nga aktiviteti fizik.
Peshqit
20/II 19/III
Keni një sekret, që dikush, që është shumë i dashur për ju, kërkon me dëshpërim t’a kuptojë. Qëndroni të pa tundur. Mund të përdorni njëkohësisht improvizimin dhe disiplinën dhe do të merrni rezultate të pahaspruara.