26/05/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 maj 1993

Revolta e ish pronarëve

Stuh(i) e re rreth Ligjit për pronat: Ja qëndrimet e protagonistëve Danushi: «Bëjmë grevën e urisë» FATOS BAXHAKU TIRANË — Greva e urisë e anëtarëve të shoqatës “Pronësi me drejtësi”, e filluar disa ditë më parë në Shkodër, po shtrihet edhe në Tiranë. Për solidaritet me grevistët e Shkodrës, dje janë mbledhur në një nga sallat e selisë së Partisë Republikane përfaqësues nga ish-pronarët e të gjithë rretheve të vendit, të cilët kanë vendosur të shpallin grevën e urisë në se qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre. Vendimi për të marrë këtë qëndrim ekstrem u mor dy ditë më parë në aktivin e përgjithshëm të “Shoqatës”. Para fillimit të grevës i është dorëzuar “Gazetës” një deklaratë në të cilën ritheksohen kërkesat e njohura të ish-pronarëve: “Kthimi pa kushte i pronës pronarëve të ligjshëm dhe trashëgimtarëve të tyre, pa copëtime dhe jo bashkëpronësi, të njoftohet publikun ndërkombëtar dhe ai shqiptar për realitetin e pronave në Shqipëri, të anulohen ligjet e miratuara kohët e fundit nga parlamenti lidhur me pronat dhe të diskutohen edhe njëherë ato mbi bazën e një projekti-ligji që “Shoqata” ka kohë ka përgatitur. Këtë herë me kërkesat e ish-pronarëve janë bashkuar edhe “Shoqata e ish-të persekutuarve politikë dhe ekonomikë” e cila kërkon që statusi i saj të miratohet sa më parë nga parlamenti dhe që edhe ish-kulakëve t’i jepet statusi i persekutuarve politikë. Rrapo Hajrredin Danushi, kryetari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, i shpjegon “Gazetës” arsyet që i shtynë të marrin këtë vendim ekstrem: “I kemi përdorur të gjitha format e mundshme dhe as qeveria as parlamenti nuk na ka vënë veshin. Tani që kolegët tanë të Shkodrës vendosën t’i hyjnë kësaj rruge ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë”. Nga cilat parti politike keni më shumë shpresa? “Ne bashkëpunojmë me të gjitha partitë politike — përgjigjet Danushi — dimë, nga qëndrimi që kanë mbajtur në parlament Aleanca Demokratike dhe Partia Social-Demokrate, nuk janë dakord me kërkesat tona. Presim ndihmë nga disa parti si ajo Republikane, e Legalitetit dhe Demokristiane”. Acarohet edhe njëherë një problemat më të vështirë me të cilat është konfrontuar qeveria Meksi në rrugën e saj për realizimin e reformës ekonomike dhe institucionale. Ligjet mbi pronësinë, të miratuara kohët e fundit mbi bazën e propozimeve të kësaj qeverie, kanë hasur në rezistencë nga dy grupe sociale. Ligji mbi kthimin e pronave në qytet hasi në reagimin e organizatës së “Pronarëve të rinj”. Këta u kundërpërgjigjën, disa herë edhe ashpërsisht, për shkak se ligji i ri i detyronte të rikthenin pronarëve të vjetër dyqanet dhe objektet e tjera të cilat ata i kishin blerë nga shteti në periudhën e qeverisë së stabilitetit. Protestat e tyre ende vazhdojnë dhe vështirësitë më të mëdha proceduriale duket se do t’i shtohen edhe këto të shkaktuara kohë e fundit. Ndërsa, ligji “Për kompensimin në vlerë të ish-pronarëve të tokave bujqësore” i la të pakënaqur ish-pronarët dhe trashëgimtarët e tyre. Sipas tij, këtyre i njihej e drejta e kompensimit vetëm në vlerë “personave fizikë e juridikë që e kanë pasur atë në pronësi deri në kryerjen e reformës agrare të 1946”. Në mes të këtyre pozicioneve ndodhet qeveria së cilës i duhet të luajë rolin e mediatorit midis interesave të këtyre dy grupeve nga njëra anë, dhe atyre të gjithë shoqërisë nga ana tjetër. Një rol i vështirë por që duhet luajtur. Çfarë mendojnë politikanët AZEM HAJDARI (PD): Nuk mendoj që në Shqipëri ka ardhur koha që njerëzit t’i zgjidhin problemet e tyre, duke u mbyllur në greva urie. Përderisa dialogu dhe mendimi juridik, ende s’ka përfunduar, ka rrugë të tjera për realizimin e interesave. KASTRIOT ISLAMI (PS): Çdo grup ka të drejtën e shprehjes së protestës, por kjo nuk do të thotë që kjo protestë të tradhëdojë konsensusin e arritur nga të gjitha forcat politike, apo të shkaktojë tensione për pjesën më të madhe të popullsisë. SABRI GODO (PR): Fakti që kjo grevë zhvillohet në selinë tonë, nuk do të thotë që greva e urisë, është organizuar prej nesh. Por ne i kemi mbështetur dhe i mbështesim kërkesat e ligjshme të ish-pronarëve, sepse përkundër me programin e partisë sonë. GAQO APOSTOLI (PSD): Nuk bëhet fjalë për zgjidhje të sakta, por për zgjidhje të pranueshme. Imagjino sikur edhe pronarët e rinj të futen në një grevë urie. Një komision qeveritar, ose parlamentare, në bashkëpunim me të dyja shoqatat, duhet ta gjejë këtë zgjidhje. Kjo është rruga dhe jo greva e urisë. ARBEN IMAMI (PAD): Mosgjëja e konsensusit politik dhe social, patjetër do të çonte në hapa të tilla. Mënyra se si shpërblehen ish-pronarët, është një mashtrim. Ndërsa, në se greva do të bëhet në mjediset e Partisë Republikane, kjo është një lapsus politik.

SHKODER / Katër grevistë në spital

Feston ditëlindjen me ujë dhe sheqer

ARLINDA CAUSHOLLI SHKODER — Greva e ish-kulakëve të shpronësuar dhe të persekutuar politikë kundër Ligjit për Pronën, hyri në ditën e gjashtë të saj. Gjendja e grevistëve sa vjen dhe rëndohet më tepër. Shenjat e kësaj gjendjeje: si pagjumësi, dhimbje koke, dhimbje kyçesh, tashmë janë bërë të përhershme dhe dhomat ku ata janë shtrirë. Deri tani janë shtruar në spital tre vetë: Valentin Veshti, Kol Zefi dhe me i riu grevistëve Edis Muja, 17 vjeçar. Arsyet e shtrimit; gastrit, pra mungesë ushqimi. Bashkë me ta u dërgua në spital edhe Martin Dushaj, por pas marrjes së serumit erdhi përsëri pranë shokëve. Megjithëse fizikisht nuk ndihen mirë, të gjithë janë të vendosur që greva të vazhdojë deri në fund dhe nuk aprovojnë fjalët që thuhet, se grevistët e Shkodrës do të shkëputen për të bërë protestën e tyre atje. “Ne nuk dalim në këtej. Madje sot ka ditëlindjen kryetari ynë i grevës: do ta festojmë me ujë dhe sheqer!” — përgjigjen ata dhe qeshin hidhur. “Një gjë na habit — thotë Adil Tepelia — Televizioni as që bëhet i gjallë. Fatmirësisht shumë kamera janë...” “Komisioni i grevës i ka bërë edhe një deklaratë Uran Butkës, deputetit i ngarkuar për propagandën — shkruan Bujar Ulqinaku — që sot jeton ditëlindjen e pazakontë — dhe përsëri asgjë”. Shëndeti i grevistëve kontrollohet ditë e natë nga “mjeku i grevave” Xhavit Grezda dhe infermieri Muhamet Halili. Nga ana tjetër ata ndiqen me një drite shprese nga qytetarët shkodranë, që kësaj gjendjeje t’i jepet fund sa më parë.

Fondacioni «Sorოს» ndoshta do ta lerë «Piramidën»

Burokracia TIRANË — Probleme burokratike për fondacionin me famë “SORROS”, tashmë prej dy vitesh në Shqipëri. Shpejt, në fakt, mund të jetë detyruar të lerë lokalet që zë aktualisht në pjesën e brendshme të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës dhe mund të jetë e detyruar të ndryshojë seli. Grindja ka nga njëra anë përgjegjësit e Sorros-it dhe nga ana tjetër administratorët e Qendrës së Kulturës, e njohur tashmë në mjaft vende të botës si “Piramida”. Problemi i përket pagesës së qerasë: deri më sot Sorros — ashtu siç e parashikon statusi i saj — është shtrënguar gratis në tre sallat e “Piramidës”, të vëna në dispozicion nga qeveria shqiptare. Por ndërkohë, Qendra e Kulturës ka nisur të përballojë në mënyrë autonome shpenzimet e veta dhe kjo e ka vënë përpara problemeve të bilancit. Sot i kërkon Sorros-it pagesën e një qeraje: 70 dollarë në vit për çdo metër katror të zënë, të cilat Fondacioni nuk e sheh të arsyeshme t’i paguajë. Për të kërkuar të zgjidhë grindjen dhe të evitojë transferimin e Sorros-it, po ndërhyn drejtpërdrejt Ministri i Kulturës personalisht.

Krujë, vullnetarë përgatisin

Serreqi: «Kemi detyra edhe për vëllezërit në Itali»

Në Tiranë meeting i Hewlett-Packard

Shpërthen në vend moda e kompjuterëve TIRANË — Shqipëria dhe shqiptarët kanë zbuluar informatikën. Në më pak se dy vjet, përdorimi i kompjuterave është shumë i përhapur edhe pse i rezervuar — ende për firmat. Pra nuk është një fenomen masiv, por shumë shpejt mund të bëhet. Për të ilustruar mënyrën e të ofruar nga informatika, që dje, po zhvillohet në Tiranë një konferencë e organizuar nga “Hewlett-Packard” njëra nga shoqëritë më të rëndësishme të këtij sektori e nivelit boteror. Në Shqipëri, e shoqëruar nga përfaqësuesi lokal i “HP” — Jordan Çaci — kanë ardhur direkt nga Viena, Peter Loschl e Owen Kemp, të cilët folën gjatë për vlerën që Shqipëria po merr tani në treguan e informatikës dhe për të rejat e fundit të ofruara profesionalisht nga Hewlett-Packard. “Duhet të mos biem në paragjykim — thanë ndër të tjera — domethënë që shoqëria jonë të jetë aristokracia e informatikës: jemi ndërkohë për një hapje për jo për çmimet”. Kur dy vjet më parë “HP” hapi një zyrë të saj në Tiranë, të vetmit që blenë kompjuterat e saj ishin Banka Botërore ose shoqëritë e mëdha të huaja. Sot, ndër klientat e saj, ka dhe shumë shqiptarë. Një tjetër shenjë që tregon se kohët po ndryshojnë.

Serreqi: «Kemi detyra edhe për vëllezërit në Itali»

Krujë, vullnetarë përgatisin një muze kushtuar arbëreshëve përgatisin një muze kushtuar arbëreshëve KRUJË — Shkëmbim solidariteti ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Ndërsa në Krujë një grup vullnetarësh italianë përgatitët ta pastrojnë kështjellën antike dhe të parapërgatitëse lokalet për hapjen e mundshme të një muzeu dedikuar historisë së arbëreshëve të Italisë, një delegacion i vetë arbëreshëve pritet në Tiranë nga Ministri i Jashtëm, Serreqi. Takimi u bë pardje: për të përfaqësuar shqiptarët e ikur në Itali 500 vjet më parë, ishin Kryetari i Bashkisë së San Demetrio Corona, Presidenti i shoqërisë “Arbëria” dhe përfaqësuesit e organizatave të tjera arbëreshe. Ministri Serreqi i folën për problemet që ata jetojnë edhe sot në Itali, veçanërisht në Jug të vendit, që më shumë në zë zonat e tjera po ndjejnë krizën ekonomike kombëtare. Dhe Serreqi u përgjigj duke nënvizuar detyrimet që qeveria e Tiranës ndien se ka në raport me të gjithë shqiptarët jashtë, pra edhe ndaj arbëreshëve: edhe pse protagoniste të një diaspore të krijuar 5 shekuj më parë. Ndërkohë Ministria e Kulturës fillon të projektojë një muze për t’ia dedikuar pikërisht historisë së diasporës arbëreshe dhe që mund të hapet në qytetin e Krujës, në krah të kështjellës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në Krujë do të vijnë javët e ardhshme një grup prej dhjetë vullnetarësh italianë që janë ofruar për të pastruar kështjellën antike dhe për të rregulluar lokalet që duhet të presin Muzeun Arbëresh. Vullnetarët, që janë financuar nga Komuniteti Evropian, janë organizuar nga Lëvizja Kristiane për Paqen Italiane e nga Partia e të “Blerëve” dhe po punojnë në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës Shqiptare dhe organizatën studentëve të Shqipërisë.

Qajnë për Leninin edhe në Shqipëri

Nostalgjikë nga bota protestojnë (c. bo.) - Janë shkruar nga Rusia, nga Bullgaria, nga Polonia, Madje edhe nga Shqipëria. Letra proteste, kujtimesh dhe ankesa: disa inteligjente, të tjera pak që qesharake. Të gjitha dedikuar të njëjtit njeri: Vladimir Iliç Lenin, njëri i ringjallur në mijëra statuja, gati ta bëntha — i lashmë — të përmbysura. Dhe pikërisht për këtë duket se vuajnë nostalgjikët leninistë. Sot protestat e tyre duket vanitet i përjetshëm: është në shtëpi dhe, gati në të gjitha pikat e shtetit të Europës, numri i parë, “Buletini Lenin” i shkruajtur në tre gjuhë (italisht, anglisht dhe rusisht), natyrisht — edhe rusisht), drejtuar nga botuesi italian, Roberto Napoleone. “Vërem kërcëllin e gishtave (Roberto) në faqen e parë të botimit të tij — mund të besojmë se duke rrëzuar monumentet, mund të rrëzohen edhe idetë”. Në numrin e parë të buletinit janë publikuar dy letra të ardhura nga vendet e ndryshme të botës dhe disa të nisura nga Shqipëria. Të gjitha flasin për një iniciativë të ndryshme dhe të shpeshtuar muzeumet dhe monumentet dedikuar themeluesit të Bashkimit Sovjetik dhe manifestojnë kundërshtim dhe urrejtje për “rrëbeshin e shpërthyer nga tradhtarët pas ngjarjeve të 1989”. Edhe nga Shqipëria të gjitha statujat e Leninit janë hequr, me urdhër të qeverisë së kohës dhe janë depozituar me magazinat e shtetit. Nga Tirana dikush e quan këtë gjest akoma “pa kripë” dhe e pranon këtë koment të zoti Napoleone (Roberto), që fton të mos identifikohen simbolet me ideologjinë. E drejtë, shumë e drejtë, edhe sepse pikërisht nga shkaqet e termi i simbolit, revista dhe bashkëpunëtorët e saj qahen, duke pasur frikë që të bashku kohë me statujat, zhduken tashmë edhe idetë. Por kjo nuk ka rëndësi: letra e mendimit — dhe protestës — duhet t’u garantohet të gjithëve. Por, në lojë e simbolëve, shqiptarët kanë dikë më shumë për t’u treguar: sepse në vend të pllakut Lenin, mbi një piedestal në bulevardin qendror të Tiranës, qëndron prapë koshë strukimi me ngjyra “THE WALL”. Le të jetë titulli i një long-playing të famshëm të grupit rock, Pink Floyd, për leninistët kjo nuk ka rëndësi. Ata i bezdis po njëlloj, sepse me “MURET” (pas rrëzueve e tilla) nuk kanë ndërmend të bëjnë shaka. Bust gjigand i Leninit i shembur në Berlinin Lindor

Shpërthen në vend

Në Tiranë meeting i Hewlett-Packard

Një «blof» thesari

Në Brendësi

Dje në Shqipëri

NË TEPELENË ARRESTOHEN GRUPE HAJDU-TËSH - Kryetari i Degës së Rendit Publik të rrethit të Tepelenës ka bërë të ditur se është zbuluar një grup xhepickësh në Malësi. Grupi konsiderohet nga organet e policisë si përgjegjës për një numër të madh vjedhjesh, të verifikuara kohët e fundit në këtë qytet. Është bërë publik edhe emri i kryetarit të këtij grupi: Përparim Meta. Thuajse në të njëjtën kohë është zbuluar një grup tjetër keqbërësish, që e zhvillonte veprimtarinë e tij natën në rrugën që lidh Tepelenën me qytetet e tjera, duke grabitur një numër të madh makinash. PRIVATIZOHEN BANESA NË TË GJITHË VENDIN - Janë privatizuar deri tani 10.356 banesa nga rreth 200.000 që janë në të gjithë vendin. Nga të gjitha shitjet që janë bërë kanë kaluar në noter 1.482. Deri në fund të vitit, sipas objektivit që ka Qeveria, duhet të privatizohen 80-90 për qind e të gjithë banesave ekzistuese. FABRIKA E LETRËS NË LUSHNJE DREJT FALIMENTIMIT - Vjedhjet e shumta gjatë periudhës së tranzicionit, mosrealizimet financiare dhe parregullsitë të tjera, po e çojnë drejt falimentimit Fabrikën e Letrës në Lushnje. Policia Financiare, gjatë një kontrolli, zbuloi se magazinieri Dervish Korreshi, kishte në shtëpinë e tij materiale me vlerë 1.1 milion lekë si dhe tepërica malli të padokumentuara prej 34.588 lekësh. Përveç kësaj, fabrika ka për të arkëtuar nga blerësit për tatimet 451.000 lekë, vetëm për tremujorin e parë. Si dhe duhej të arkëtonte 3.4 milion lekë për artikujt e shitur. Këtyre shifrave i shtohen edhe 2.2 milion që duhej paguar për kredinë e marrë nga shteti.

Në Brendaësi

Një «bllof» thesari që i përkiste Mussolinit Sonte Milan në Kupën e Kupave Kinema fituesit e festivalit të Kanes

Letra nga përtej detit