03/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 qershor 1993

Lind «sindroma e emigrantit»

Mjekët shpjegojnë: «Është një reaksion ndaj mjedisit të ri» Në spitalin psikiatrik 50 ish-refugjatë Mjekët shpjegojnë: «Është një reaksion ndaj mjedisit të ri» Lind «sindroma e emigrantit» Në spitalin psikiatrik 50 ish-refugjatë SPIRO ILO TIRANË — Një sëmundje tjetër prek Shqipërinë: quhet "sindroma e emigrantit". Është mbi 50 — sipas librit të regjistrimit në spitalin Neuro-Psikiatrik — numri i emigrantëve të kthyer në Shqipëri gjatë tre viteve të fundit, të goditur nga kriza të rënda nervore. "Unë u gjenda në mes të Milanos i ardhur nga një fshat i Kavajës", shpjegon njëri nga pacientët që tashmë është drejt përmirësimit. "E kisha të vështirë të orientohesha, të flisja, të jepja punë, për më tepër që gjatë kohën jetoja me frikën e policisë, sepse nuk kisha dokumenta. Pastaj një natë në barrakën ku filloja me 20 shqiptarë të tjerë më vodhën 5 milion lireta dhe të gjitha plaçkat që kisha...". I sjellë në Shqipëri nga një spital psikiatrik i Milanos, ku nuk mund të kurohej dot për paaftësinë komunikimi në gjuhën italiane, ai është vetëm një nga rastet e shumta të një pozicion që rrezikon t’i japë të drejtë nazistëve fanatikë që nuk i duan të huajt. Problemi i emigracionit rëndon më shumë se sa shihet për pamundësinë e realizimit të projektit të Komunitetit Europian. Një nga principet e tij themelore — shfajësimi i kontrollet të pasaportonave në kufijtë e vendeve anëtare — deri tani nuk është respektuar nga asnjë shtet, pavarësisht se migrantët që nuk mund ta përballojnë dot jetën larg vendit ku janë lindur dhe rritur. Pothuajse të gjithë të grupmoshës 18-25 vjeç, ato janë viktima të të ashtuquajturit "stres i çrregjësuar" nga i cili vuajnë pak a shumë të gjithë emigrantët kudo të botës. "Gjendja e tyre në një vend të huaj dhe në të madh, ku asnjë nuk njeh — sqaron mjekja e urgjencës së spitalit, Malindi Treska — vështirësia për t’u ingranuar në jetën sociale dhe në shumë raste, klandestiniteti, shkaktojnë të na zë krizi identiteti dhe psikozë reaktive". "Jo rrallë na vijnë nga jashtë pacientë që kanë kryer në vendet ku kanë qenë, akte të ndryshme violente — vazhdon ajo — një pacient që kemi këtu akoma, është arrestuar në Gjermani për kontrabandë droge dhe lidhje me bandat e atjeshme. Pasi u gjykua atje, u nxorr me vonë nga spitali i burgut si i papërgjegjshëm dhe është sjellë këtu për t’u kuruar". Por ka edhe raste të tjera, veçanërisht nga Greqia dhe nga Jugosllavia, kur të sëmurët kanë kaluar në psikoza të ndryshme pas rrahjeve në polici. "Janë 7 raste vetëm këto kohë e fundit, kur të rinjtë kanë përfunduar në spital si pasojë e keqtrajtimit nga rojet kufitare greke", thotë doktor Skënder Kodra, emigrant kosovar i diplomuar për psikiatri klinike në Amerikë dhe që tani ka ardhur të ndihmojë spitalin psikiatrik të Tiranës. Por ka edhe plot raste të tjera kur emigrantët kanë pësuar aksidente apo fatkeqësi të rënda të vetja apo të të afërmit e miqtë, gjë që ka ndikuar në sistemin e tyre nervor. Konkluzioni mbetet i qartë. Emigrantët tanë përcveç shumë vështirësive ekonomike, duhet të përballojnë çdo ditë edhe një armik tjetër: stresin e mungesës së të afërmve, vendit dhe mjedisit ku janë rritur.

Evropa fortifikohet «Jo, për të huajt»

Arsyet e vërteta të vendimit të KE-së CARLO BOLLINO Europa e bashkuar, por më e mbrojtur. Në pritje për të realizuar një komunitet politik — të përsëritur për t’u arritur — të Dymbëdhjetët (përfshirë Italinë dhe Greqinë) kanë vendosur të mbyllin portat për emigrantët. Me përjashtim të rasteve të rralla — të rezervuara vetëm për refugjatët e luftës — tani do të jetë një më e vështirë për shumë nga Lindjes të realizojnë ëndrrën e Perëndimit. Rregullat e caktuara gjatë takimit të nivelit të lartë të Kopenhagënit e kanë bërë akoma më të rreptë dhe dhënien e vizave. Arsyetimi i zbërthyer nga përgjegjësit evropianë është i thjeshtë: për të garantuar qarkullimin e lirë në Europë, duhet t’u mbyllim kufijtë emigrantëve, në pritje të gjitha vendet e Komunitetit të kenë të njëjtat rregulla derdhjeje. Aktualisht në Europë jetojnë 8.2 milionë të dëbuar, të shpërndarë lehtë në banimit dhe të tjerë janë klandestinë. Numri më i madh i tyre i takon Gjermanisë: 4.845 milion, komunitarë dhe ekstra komunitarë. Dhe është pikërisht Gjermania ajo që çënuar nga dhuna ksenofobe — që sot dëshëron t’i verë fre imigracionit. Mer Gjermani, shtëpia ku të shtunën u vranë pesë emigrantë turke

Vdekja e Mehmet Shehut rihapet enigma e vjetër

I biri, Bashkim, flet për fundin e të jatit Zbulime dhe hipoteza në një libër të bujshëm publikuar në Paris. «Kush di diçka duhet të flasë» I biri, Bashkim, flet për fundin e të jatit Vdekja e Mehmet Shehut rihapet enigma e vjetër Zbulime dhe hipoteza në një libër të bujshëm publikuar në Paris. «Kush di diçka duhet të flasë» FATOS BAXHAKU TIRANË — Pa shumë vjetësh rihapet edhe njëherë misteri i vdekjes së Mehmet Shehut. Fundi i numrit të të regjimit të Enver Hoxhës shkaktoi jo vetëm çudi, por edhe shumë hamendje të cilat ende vazhdojnë të jenë të pashpjeguara. Pas supozimeve të shumta, thashetheme dhe "demaskimeve në qendër të punës", është vërtetë një pronagonist — djali më i vogël i ish-kryeministrit — që përpiqet të hedhë dritë mbi vdekjen e të jatit dhe fundin e tmerrshëm që pati familja e tij. Bashkim Shehu përmbledh në një dokument të vetëm gjithë çka mësuar pas disa vjet kërkimesh mbi vdekjen e të jatit dhe këtë e bën me anë të një libri të cilin shtypia botuese franceze "Fayard" e ka botuar në Paris me titullin "L'A u tome de la peur" (Vjeshta e frikës). Versioni zyrtar për vdekjen e Shehut, në 17 dhjetor 1981, ishte "vetëvrasje gjatë një krize nervore". Por shumë vetë nuk besojnë në këtë version. Njëri nga ata që e kanë të vështirë të besojnë në këtë variant është vetë Bashkim Shehu, i cili ka vuajtur vetë në burgun famëkeq të Burrelit për nëntë vjet. Shkruan Bashkimi: "Derisa 1981, por më vonë e besoja versionin zyrtar, por më vonë fillova të dyshoja". Pas lirimit Bashkimi fillon të takoje ekspertë për odhe njerëz që ishin afër të jatit deri në momentet e fundit dhe fillon të rikonstruktojë gjithshka. I kujtohet që asnjë nga pjestarët e familjes nuk ka dëgjuar asnjë zhurmë kur në dhjetor 1981 nuk ka dëgjuar asnjë krismë dhe që në shtëpi ekzistonte një hyrje e fshehtë, prej të cilës mund të hyhej i fshehurazi. Mëson edhe që dikush ishte vetëm në atë natë në afërsi të shtëpisë dhe fillon t’i lidhë faktet, por e ka të vështirë të japë një version përfundimtar. Dhe fton për këtë të tjerët: "Hekuran Isai është ai që pas pushkatimit të Kadri Hazbiut e ndoqi këtë çështje. Ai duhet të dijë patjetër". Për Bashkim Shehun rivaliteti midis Hoxhës dhe Shehut, që për shumëve vite ishte shkaku i vdekjes së të jatit, nuk ka ekzistuar. "Babai e adhuronte Enver Hoxhën", thotë Bashkimi. Sipas tij, klanë të tjera në pallatin komunist ishin të interesuar për eliminimin e kundërshtarit. Libri përmban edhe përpjeksjet për gjetjen e varreve të të dy bashkëshortëve Shehu. Por ndërsa varri i gruas së ish-kryeministrit, Figrete, vdekum në burg më 1988 nga infarkti, zbulohet nga të bijtë që i mbijeta unë vuajtjeve në një vend të vetmuar pranë një fshati në afërsi të Lezhës, varri i Mehmet Shehut duket se nuk do të zbulohet kurrë. "Mos kërko më tej — i thotë një ekspert Bashkimit — kufohmen e Mehmetit e kanë djegur". Asnjë shenjë varri nuk pershtypet të vijë nuk sfidon Bashkim Shehun në libër. Shenjë që ai, që ka jetuar me diktatorët por edhe me viktimat, nuk kërkon hakmarrje. Por vetëm zbulimin e të vërtetës.

Elbasan, policia financiare heton aktivitetin e Caritas

Dyshohen parregullsi në shpërndarjen e ndihmave ELBASAN — Duke se më në fund do të qetësohet stuhi që prej disa javësh kishte përfshirë Caritas-in e Elbasanit. Policia Financiare ka përfunduar hetimin e filluar me përgjegjësat e enti të asistencës, të dyshuar se kanë për-dorur në mënyrë të parregullt një pjesë të ndihmave — të ardhur me 150 kamiona — në qytetin 1992. Për disa javë magazina Caritas e Elbasanit ka qenë e mbushur nga vetë Policia Financiare, për të bërë kontroll. Sot duket formalishte e hapur, edhe sepse veprimtari të këtij hetimi të kryen në këto magazina mbeten të pazgjidhura. Aktiviteti i Caritas-it të Elbasanit drejtohet nga selia e Tiranës. Edhe te Caritas-i i Tiranës Policia Financiare ka kryer një hetim, por pa vënë në dukje asnjë parregullsi. Por çfarë ka ndodhur në Elbasan? Akuza është e rëndë: përgjegjësit e Caritas-it lokal (e drejtuar nga një prift kosovar) thuhet se i kanë shitur hurma popullsisë një pjesë të ndihmave. Dyshimi ka lindur prej shumë parregullsive, të zbuluara nga Policia Financiare në regjistrat e hyrjes dhe daljes së mallit në magazina. Por te Caritas minimizojnë: në këmbim të ndihmave janë kërkuar vetëm kontrabute të vogla për të mbuluar shpenzimet e transportit. Ndërsa dokumentat, nuk ishin në rregull vetëm për moskujdesje. Fotoja në artikull

Ministri Serreqi në Krahinën e Puljes

Në Brendësi

Serreqi në Krahinën e Puljes

Tmerr për vrasjen e 3 italianëve në Bosnje

Luajtën keq gjobiten juventinët

Greva e Tiranës: pesë të shtruar rëndë në spital

Protesta përhapet në 4 qytete TIRANË — (Fa.Ba.) — Është rënduar gjendja shëndetësore e 92 grevistëve të urisë, anëtarë të shoqatave të ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurve politikë. Pranë grevistëve qëndron në çdo moment një ekip mjekësh. Njëri prej tyre, doktor Arben Dobi i beri të ditur “Gazetës” të dhënat e azhurnimit të fundit mjekësor, “Gjendja shëndetësore e grevistëve, tani pas dhjetë ditësh është e rëndë. Kemi dërguar në spital për të shtruar 18 prej tyre dhe për pesë vetë që dëhën rekomanduar qëndrimin në spital. Kemi rekomanduar qëndrimin ndihmë në spital. Thuajse të gjithë grevistët ndajnë dhimbje të forta koke, vështirësi në të parët, marrje mendësh dhe këputje të përgjithshme. Janë të gjithë dhe persona që kanë pasur jetë të vështirë dhe nuk e kanë të lehtë të përballojnë mungesën e ushqimit”. “Për t’u solidarizuar me Tiranën dhe Shko-dërn po përgatiten për t’u futur në grevë urie shoqatat e ish-pronarëve dhe të të përndjekurve në qytete të tjera: Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Lus-hnje”, thotë nënkryetari i 1 shoqatës “Pronësi hjnë”, thotë nënkryetari i shoqatës “Pronësi”, Xhavit Turkeshi. “I cili sapo ka takuar Kryetarin e Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, “Nuk mbeta i kënaqur nga takimi — thotë Turkeshi — sepse edhe njëherë nuk u përfillën kërkesat tona”. Thuajse të gjithë grevistët shprehen vërtetë për Televizionin shqiptar i cili, sipas tyre, nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur kësaj greve.

«Rroga të ulëta»: në Shkodër mësuesit fillojnë grevën

Shkolla të mbyllura për 5 ditë ARLINDA ÇAUSHOLLI SHKODËR — Që prej dy ditësh në shkollat e rrethit të Shkodrës është pezulluar mësimi. Mësuesit dhe punonjësit e arsimit janë hedhur në grevë 5 ditëshe. Greva, sipas sindikatës së pavarur të arsimit, bëhet në mbështetje të disa kërkesave me karakter ekonomik, mbi të cilat kjo sindikatë ka kërkuar plotësimin e tyre nga qeveria. Kërkesa kryesore është rritja e pagës. Dihet se arsimtarët paguhen më pak nga të gjithë në korrizën e superstrukturës, më pak se ushtria, administrata, mjekët. Rroga e tyre luhatet nga 1.900 — 2.300 lek. Mendimi i shumë arsimtarëve është se greva duhej filluar më përpara e përkrahur edhe nga qytetet e tjera të vendit, por me gjithë vonesën tani ajo vazhdon. Protesta e mësuesve tani në fund të vitit shkollor, ndoshta do të bëhet shkak për shmangien e dhënies së provimeve në datat e caktuara. Natyrisht kjo është në dëm të nxënësve që po përgatiten në këto ditë të nxehta vere.

Problemi i emigracionit qëndron më shumë se sa shi- lefonike në rrrethin e largët të Pukës. Aktualisht janë të dëmtuara linjat Pukë — Fushë-Arrëz, Pukë — Shkodër, si dhe të tjera ndërmjet komunave. Dëmtimet e ndodhura kanë vënë në vështirësi punonjësit e filialit të Telekomit për Pukën. NË PESHkopi HAPET KABINETI I PLANIFIKIMIT FAMILJAR — Nisi funksionimin në qytetin e Peshkopisë, Kabineti i Planifikimit Familjar. Shërbimi i ri — që ekziston brenda mjdesive të Poliklinikës së qytetit — tashmë është kompletuar edhe me personelin e nevojshëm. Ditët e para të veprimtarisë së të përqëndrohen te dhënia e udhëzimeve, pasi edhe vetë ky shërbim është një model e rrë për të gjithë shqiptarët. NJE SHQIPTAR I MERGUAR NDIHMON BA-SHKËATDHETARËT E TIJ DIBRANË — Hëqmet Dine, tashmë në SHBA, ka dërguar për bashkëatdhetarët e tij dibarnë 62.000 dollarë. Pas takimit të bërë në fshatin Maqellarë, u bë e ditur edhe ndarja e këtyre të hollave të dhuruara me mjaft bujari. Për Këshillin e rrethit të Dibrës u veçuan 50.000 dollarë, 5.000 të tjera për ndërtimin e ujësjellësit të Maqellarës si dhe 1.000 për familjet e varfra të qytetit të Peshkopisë. Partisë Demokratike të rrethit iu la një shumë prej 6.000 dollarësh. SEMINAR PËR UJITJEN NË BURREL — Munge-sa e lëngshmërisë për shfrytëzimin e ujërave, lidhja e kontratave me bujqit privatë si dhe pretendimet e pronësisë mbi tokën — ishin çështjet kryesore që sunduan seminarin e Burrelit. Problemi, jo i ri i ujitjes, tashmë është i shtrënguar të jetë në plan të parë. Nga 40 stacione pompimi, parashikohen vetëm 20 për t’u vënë në punë. Edhe pse për këtë gjë ishin vënë në dispozicion 6.000.000 lekë. Në seminar ishin ftuar edhe specialistë të ujërave nga rrethet e tjera të vendit.

Sendet e ndryshkura, para se t’i pastrojmë, i vemë në vend të thatë. I fërkojmë herë pas here me një leckë të ver me vaj, pastaj i fshijmë me një leckë të leshtë. Gozhdët e ndryshkura i fusim në një benzinë, i lëmë aty për dy ose tre orë, pastaj i heqim. Mund t’i fërkojmë edhe me rërë, në qoftë se nevojitet. * * * Trëndafilat e duan shumë ujin e ftohtë. Në verë është mirë të shtojmë një copë akull në vazo. * * * Që qendisjet të mos shtypen nga hekurosja, i vemë më parë në një peshqir të trashë, pak të lagur dhe i hekurosim nga ana e mbrapme. * * * Kur kripa është lagur, e fusim në furrë të thahet mirë dhe është më praktike për t’u përdorur. * * * Për të përdorur mbeturinat e sapunit, i fusim të gjitha në ujë të ngrohtë. Kur janë akoma të buta, i përziejmë që të formojmë një sapun të ri. Kur të jetë ftohur, është e gatshme për t’u përdorur. * * * Njollat e gjakut duhet të lahen me ujë të ftohtë, përndryshe njolla mbetet. Njollat e gjakut pastrohen me uthull të bardhë ose me ujë me amoniak dhe shpëlahen shpejt. * * * Që këpucët të na rrojnë më shumë, duhet t’i mbajmë mirë. Nuk duhet t’i përdorim kurrë që taka të konsumohen e pastaj t’a ndreqim gomën e këpucës së shplarë. Për këtë qëllim, duhet t’i lyejmë rregullisht; nuk duhet t’i thajmë kurrë het të pimë lëng limoni me një lugë mjalt, para se të hamë. * * * Kur ndodhemi pranë një të sëmuri që i ka rënë të fikët, duhet në fillim t’a lirojmë nga veshjet që e shtrëngojnë dhe pengojnë qarkullimin e gjakut. E shtrijmë të sëmurin, hapim dritaret dhe i lagim fytyrën me ujë të freskët ose e bëjmë të nuhasë uthull. * * * Pasqyrat pastrohen më mirë me uthull ose alkool. Kundra njollave përdorim detergjent sulfatash pastaj e fshijmë. * * * Kur furça e dhëmbëve është shumë e fortë, e fusim për 24 orë në ujë të ftohtë me shumë kripë. * * * Njollat që lë spinaqi mbi një pëlhurë, pastrohen duke i fërkuar me një patate të pazier dhe pastaj e lajmë me ujë me sapun. * * * Kur ndodhemi pa energji dhe të lodhur, shtrihemi dhe vendosur mbrapa gjunjëve një borsë me ujë të ngrohtë. * * * Në rast lodhjeje nervore aplikojmë një sfungjer të lagur në zverk dhe lëmë të rrjedhë ujë i ftohtë shtyllës vertebrale dhe veshkave. E ndrrrojmë ujin, bëhet dhe e ngrohtë. Mund të shpërdoheni duke bërë një banjo me ujë të nxehtë me ujë të kripur. * * * Amatorët e duhanit me lëng tiësohen shumë kur shohin se duhani është i thatë. Kjo evitohet duke futur disa feta patatesh krudo në qesen e duhanit. Ja këshillat praktike të kësaj jave