Për herë të parë flet shefi i eskortës së tij
Ali Çena pranon të tregojë prapaskenat e vdekjes misterioze të ish-Kryeministrit «Atë natë të dhjetorit 1981 unë isha aty». Shehu ndihej i kërcënuar. Marrëdhëniet mes tij dhe Enver Hoxhës kishin filluar të keqësoheshin që prej 1975-ës CARLO BOLLINO TIRANE — “Unë kam jetuar pranë të për nëntë vjet dhe sot nuk kam më dyshime: Mehmet Shehun e kanë vrarë”. Ali Çena ka qenë shef i eskortës personale të ish-Kryeministrit, vdekur — zyrtarisht i vetëvrarë — natën e 17 dhjetorit të 1981. Sot pas dymbëdhjetë vjet heshtjeje, ai pranon të flasë dhe të zbulojë mijëra prapaskena që vërtetojnë rënjet prej mistereve të më të errëta të historisë së Shqipërisë. Ali Çena tani është shtatë në mësues i qetë i edukimit fizik. Është liruar nga burgu në vitin 1989, pasi ka kaluar aty gati 8 vjet: disa ditë pas vdekjes së Kryeministrit është arrestuar ashtu si e gjithë familja Shehu — me njëjtën akuzë, për tradhëti ndaj vendit duke iu shthur shërbimeve sekrete të huaja. “Deri tani nuk kam pranuar të tregoj atë që di — shpjegon — sepse kurrë nuk kam besuar se ka qenë vërtetë ndonjë...”. Tani, përkundrazi, ka vendosur me në fund t’i bëjë publike kujtimet e tij, të cilat sot ia tregon Gazetës. Ju thoni se Mehmet Shehun e kanë vrarë. Nga e dini këtë? “Unë kam qenë në krye të rojeve të Mehmetit nga 1972-shi deri natën e vdekjes. Kam jetuar vitet e pushtetit dhe ato të rënies së tij, sepse dënimi filloi shumë më përpara vitit 1981. Ai kishte kuptuar gjithçka: e dinte se ishte i kërcënuar, e dinte se mund të vdiste, e dinte se Partia donte ta shkarkonte. Unë isha roje, përpara vilës, natën e vdekjes së tij. Dhe mund ta them me siguri — për sa rodhën ngjarjet — që ai nuk mund të ketë vrarë veten”. Shehu ua ka treguar në koifidencë se ndihej i kërcënuar nga dikush? “Ai ishte një njeri tepër i veçantë. Kishte një karakter mjaft të fortë, njerëzit dridheshin kur e shihnin, thonin që ishte i egër, por unë gjithmonë kam qenë i bindur se urrejtja vetëm njerëzit e ulët e dobët. Megjithatë nuk dua të jap një gjykim politik. Sigurisht ka pasur faje, sepse i përkiste atij sistemi. Por ka qenë sigurisht më kriminal dhe më mafioz, ai që e ka vrarë. Shepsh herë më ka lënë të kuptoj se ndihej i kërcënuar. Sa herë që duhej të dilnim rekomandonte që kontrolli të bëhej mirë. Një herë më tha: kini kujdes sepse mund të më qëllojnë aty ku ju nuk e prisni. Atë natë, të 17 dhjetorit, pak orë para se të vdiste, donte të sigurohej që kontrolli i përrreth vilës së tij të ishte i mjaftueshëm. Është e qartë se e ndjente kërcënimin shumë më pranë”. Pse sipas mendimit tuaj Mehmet Shehun e kanë vrarë? “Kishte një arsye politike dhe një motiv konkret. Politikisht qysh prej 1975-ës ai ishte në grindje me Enver Hoxhën: diktatori kishte frikë se personaliteti i krahu të tij të djathtë mund ta eliminonte. Shehu është akuzuar për ide liberale dhe ndoshta ishte e vërtetë. Më kujtohet një episod domethënës: ishte viti 1976, kur ndodhëshëm në një fabrikë në Cërrik, pranë Elbasanit. Ai vuri re një inxhinier të ri që ishte daluar për një projekt të kryer mirë. E thirri dhe e falenderoi. Ai tha menjëherë se ishte djali i një njeriu të pushkatuar nga komunistët. Shehu i shtrëngoi krahun dhe e qetësoi: kjo nuk ka rëndësi — i tha — kush është i zoti, meriton njësoj të vlerësohet. Ishin rreth njëqind persona aty pranë. Kjo frazë shkaktoi skandal”. Nuk ju duket e tepruar ta quani Mehmet Shehun një njeri liberal? Në Shqipëri të gjithë e konsiderojnë njerin prej komunistëve më të pamëshirshëm... “Për disa gjëra ishte. Por unë do t’ju jap një provë. Në kasafortën e shtëpisë së tij ishte gjetur statut për themelimin e një partie socialdemokrate. Madje e kishte shkruar në vitin 1936, kur luftonte në Spanjë”. Cilat do të ishin arsyet praktike të eliminimit të tij? “Kur Enver Hoxha u sëmur, në Byronë Politike shpërtheu lufta për trashëgiminë. Nga njëri krah ishte Mehmet Shehu, nga krahu tjetër Ramiz Alia i mbështetur nga Nexhmije Hoxha. Pa dyshim vdekja e tij përfaqësonte eliminimin e një rivali potent, kandidat për të marrë kontrollin e vendit”. Nuk është pak të flasësh për vrasje? “Këto janë arsyet politike të bindjeve të mia. Pastaj janë faktet që kanë ndodhur atë natë: dhe të gjitha tregojnë që ajo nuk mund të ishte një vetëvrasje. Dhe tani po i tregoj”. (1 — Vazhdojnë) Vazhdon) Ish kryeministër Mehmet Shehu Edhe aksidentet rrugore. Ndonëse si total, kriminaliteti në Tiranë ka përsuar një ngritje në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për tregues të veçantë — sidomos ato që kanë të bëjnë me jetën e njeriut — vërehet një ulje e lehtë. Dallojnë vetëm aksidentet rrugore që, pas shtimit të pakufit të automjeteve dhe gjendjes së keqe të rrugëve, tregojnë rritje. Gjatë këtyre pesë muajve kanë humbur jetën prej aksidenteve të rënda automobilistike, 17 persona si dhe janë gjymtuar 72 të tjerë. Edhe pse Policia Rrugore ka bllokuar gjatë kësaj periudhe 294 automjete, 136 motoçikleta, 6 kamionë dhe 5 autobusë. Gjithashtu janë proceduar gjyqësisht 90 drejtues, 71 prej të cilëve për pije alkoolike, u janë hequr patentat. Gjoba e bërë për drejtuesit e tjerë ka vlerën e 80.000 lekëve. Gjendja e kriminalitetit ndaj pasurisë private ka vazhduar të njohë vetëm ngritje. Sipas organeve të policisë së kryeqytetit, është shtuar evidentimi i konstruksioneve të dëbëta si dhe mungesa e masave siguruese. Sikurse në vjedhje… …gjoba vetëm për 841. Vëzhguesit u kanë sjellë edhe autoparkinge: nga 53 të tilla në Tiranë, 22 janë pa lejen përkatëse të Bashkisë. Por edhe pjesa përbërëse e Policisë së Rendit, shërbimi zjarfikës, ka pasur probleme e veta. Po për këtë periudhë ky shërbim është ndodhur para 12 rasteve të zjarrit, vlera e dëmit të të cilave është 270.000 lekë, pa përmendur këtu vlerën e dëmit të magazinës qendrore të minierës së Valiasit. Verifikimet e këtyre zjarreve kanë konstatuar se: 4 janë vënë për qëllim dëmtimi, 3 nga pakujdesia, 2 nga instalimet elektrike, 1 nga fëmijët dhe dy raste ende nuk janë përcaktuar qartë. Përballë tendencës në rritje të kriminalitetit, gjendja e vetë punonjësve të rendit paraqitet shqetësuese: mbi 1.000 policë, në nociferë e oficerë gjenden të pashtrehë dhe në kushte shumë të vështira banimi. Për shkak të këtij kushti, por edhe për pretendime page, vërehen largime masive të këtyre punonjësve. Është kjo arsyeja si dhe mungesat e theksuara në organikë që, sot, 43 lagje të kryeqytetit ngelen pa patrulla policie.
Rendi në Tiranë përballë krimit
Ja të gjitha shifrat
Rriten vjedhjet dhe aksidentet
1993 5-mujor | 1992 5-mujori | Ndryshimi
Vepra penale (total) 920 | 860 | + 7%
Vrasje 5 | 26 | - 80%
Tentativë vrasjeje 105 | 76 | + 27%
Marrëdhënie seksuale me dhunë 14 | 17 | - 18%
Vjedhje kasafortash (pa zbuluar) 2 | 10 | - 80%
Vepra penale (pasuri shtetërore) 239 | 362 | - 24%
Vjedhje (lokale tregtie) 6 | 51 | - 80%
Vjedhje (objekte të tjera) 265 | 321 | - 17%
Vepra penale (pasuri private) 443 | 252 | + 43%
Vjedhje (banesa) 108 | 71 | + 34%
Vjedhje (lokale tregtie) 98 | 27 | + 72%
Vjedhje (objekte të ndryshme) 239 | 154 | + 35%
Aksidente rrugore 61 | 53 | + 13%
EDMOND LAÇI
TIRANE — Policia e Rendit e rrethit të Tiranës përballë kriminalitetit në rritje. Por në rritje edhe forca zbuluese e parandaluese e saj. Është ky realitet i gjendjes së sotme për rendin në kryeqytetin shqiptar, pas pesë muajve të parë të vitit 1993. Kanë rënë ndjeshëm vjedhjet e pasurisë shtetërore — edhe pse tashmë nga ajo ka ngelur vetëm pak — por ka një rritje për atë private. Ashtu siç janë rritur pësuar të kaluar, për tregues të veçantë — — vërehet një ulje e lehtë. Dallojnë vetë aksidentet rrugore, ku... hjet e banesave, që bërrë-sit vazhdojnë të përfitojnë nga largimet e gjata të qytetarëve nga shtëpitë e tyre. Mbi 400 autorë të veprave penale, janë kapur në flagrancë nga policia gjatë periudhës janar-maj 1993, prej tyre 13 për arrestim ndaj, mbajtje pa leje. Ndërsa gjobat për rendin dhe qarkullimin rrugor kapin shifrën 12.538.453 lekë, ose 15 për qind më shumë se kjo periudhë e vitit të kaluar. Problem për policinë kanë qenë edhe ndërtimet pa leje: për 1402 raste janë vënë gjoba vetëm për 841. Vështirësi u kanë sjellë edhe autoparkimet: Rendit, shërbimi zjarrfikës, ka pasur problem et para 12
Shkodër, dhunohet simboli i 2 prillit
Reagime të ashpra të opinionit
SHKODËR — (Ar.Ça.) — Dhunues të panjohur kanë vjedhur natën e së mërkurës simbolin prej bronxi të vendosur në memorialin e dëshmorëve të 2 prillit. Të njëjtët autorë kanë shpërndarë edhe lulet të cilat qytetarët shkodranë vendosnin çdo ditë pranë memorialit. Ngjarja ka tronditur opinionin në Shkodër, për të cilën dëshmorët e 2 prillit janë simbol më i shtrenjtë i përpjekjeve për demokraci.
Memoriali është ndërtuar para dy muajve në sheshin përballë godinës tashmë të djegur të Komitetit Lokal të ish-PPSh. Eduart Përjaku, Kryetar i Shoqatës “2 prilli” në Shkodër reagoi shumë ashpër ndaj këtij akti. “Ky është një krim — theksoi Përjaku — Autori i këtij veprimi apo nxitësi i tij padyshim është ndonjë njeri që kërkon trazira. Në fakt, dëshmorët e 2 prillit i takojnë të gjithë qytetit tonë. Ata nuk kanë të bëjnë me 2 a 100 vetë. Ishin plot 40.000 vetë të cilët deshën ta shihnin Shkodrën qytetin e parë demokratik në Shqipëri”.
Brindizi, garë shpirtmadhësie për të shpëtuar fëmijën shqiptar
Ouhet Hajro, është 19 muajsh dhe peshon 5 kile
ANGELO SCONOSCIUTO
BRINDIZI — I gjithë reparti i pediatrisë i spitalit «Di Summa» është në lëvizje për pacientin e saj të vogël Gazment Hajro, sapo ka mbushur 19 muaj, nga Vlora, që me ndihmën e Karitasit mundi të hynte urgjentisht në Itali, të premten pasdite, duke udhëtuar me anijen «European Glory» dhe duke u shtruar urgjentisht për mbërritjes, në spitalin e lartpërmendur.
Mjekët pasi kryen vizitat e para, hasën në një gjendje të rëndë hipertrofie dhe tani për tani nuk janë bërë të ditur prognozen. «Hajro paraqitet me një gjendje të rëndë pauoshqyerje» — thotë doktor Biagio De Mitri, mjeku pediater që u interesua direkt për mjekimin e para: edhe pse është 19 muaj, foshnja nuk peshon më shumë se pesë kile. «Prognoza mbetet akoma e rezervuar, edhe pse kemi akoma shpresë që ta shpëtojmë» — vazhdon të refërojë mjeku — Në analizat e para, fëmija paraqet një anemi që mund ta përkufizojmë edhe të një shkalle të rëndë, por jo të pakapërcyeshme. Shpresojmë që analizat klinike, që do të përfundojnë në orët e ardhshme, të na lejojnë të përcaktojmë çdo patologji tjetër, pra të të mos jenë faktorë që kanë të bëjnë me mosushqyeshmërinë.
Angazhimi maksimal, pra, nga ana e gjithë repartit të pediatrisë, të alarmuar që para arritjes së vogëlushit nga punonjësit e Polmonaires, të drejtuar nga dr. Laudadio, të cilët pasi u ngjitën në bordin e anijes «European Glory» që sapo u ankorua, para se të kryenin kontrollet e zakonshme, i dhanë përparësi vogëlushit Gazment Hajro dhe nënës së tij, duke lejuar që një autoambulancë me sirenë në pak minuta të sillte foshnjën nga porti në spital.
Reagime të ashpra të opinionit
Quhet Hajro, është 19 muajsh dhe peshon 5 kile
Në Brendësi
Sot varrimi i 21 viktimave të regjimit
«Kaskat blu» në sulm në Bosnje e në Somali
Në Greqi kontrollonin telefonatat e politikanëve
HOROSKOPI I JAVËS
— i Stella Wilder
Dashi 20/III 20/IV
Ju tërheq jeta në shoqëri në gjendje aspektet e saj, por evitoni të bëni tepër shpesh pak orë gjumë: mos harroni që duhet të përpiqeni edhe punës. Nuk mund t’i bëni të gjitha.
Demi 21/IV 20/V
Mund të nxirrni kënaqësi të mëdha nga një seri aktivitetesh me vlerë në sferën e punës. Mos lejoni që shpërndarja në kohët e tjera të jetë një shpërmarrje të shpejtë e pa zgjidhje. Shikoni dhe ju një ide të mirë.
Binjakët 21/V 20/VI
Do t’ju duhet të merrni më shumë përgjegjësi në zakonin: mos u shqetësoni. Do të ndjeheni të preokupuar, do të ndjeheni të shqetësuar. Do të ndjeheni të stabilizuar dhe do të gjeni një pikë të fortë për të gjetur një pikë mbështetëse.
Gaforrja 21/VI 22/VII
Evitoni të shihoni arrijmë atë ku nuk hanë. Por kini kujdes nga të lindurit në shenjën e bricjapit dhe dashit. Do t’i nënshtroheni një sërë provash para se të siguroni rrugën e mirë që ju duhet.
Luani 23/VII 22/VIII
Do të kenë pak vështirësi të braktisni metodat e të kaluarës në favor të skemave të reja më efikase të së veprimit. Mundohuni të cilëroni turin tuaj nga paragjykimet.
Virgjëresha 23/VIII 22/IX
Po filloni një sipërmarrje që kërkon impenjim e një vëmendje të madhe për detajet. Duhet të hiqeni dhe të tregoni mbështetjes para se të konkludoni një punë të filluar kohë më parë.
Peshorja 23/IX 22/X
Do të jeni veçanërisht të prekshëm, por mbështetuni miqve dhe të afërmit për të ndjerë më të sigurt. Evitoni rrezikuar. Po shikoni në të kaluarën, mund të merrni më kollaj disa vendime.
Akrepi 21/X 21/XI
Mos i jini pas dore nevojat e trupit. Mund të përfundoni me sukses një punë vendimtare; të rrezikshme, në qoftë se nuk i nënvleftësoni vështirësitë.
Shigjetari 22/XI 21/XII
Mund të ndjeheni shumë të lodhur nga një ide që, në të tjera momente, do ta konsideronit eksentrike dhe bile të rrezikshme. Mungesa e komunikimit mund t’ju sjellë vështirësi të kota.
Bricjapi 22/XII 19/I
Ajo që është e rrezikshme për të tjerët është akoma më shumë për ju. Qëndroni larg. Kërkesa themelore e javës për ju, është efektiviteti në qoftë se s’doni të vini rrotull pa mbaruar asnjë punë.
Ujori 20/I 19/II
Kërkoni nga të tjerët më shumë vëmendje se zakonisht. Jo të gjithë ju kuptojnë dhe ju aprovojnë. Problemi juaj është t’i bëni t’ju kuptojnë ata që ju rrethojnë se cilat janë objektivat tuaj.
Peshqit 20/II 19/III
Do t’ju rrethojnë shumë rreziqe dhe bën mirë të jeni të rrethuar nga persona që mund t’ju mbrojnë në çdo rrethanë. Nën aspektin tuaj të qetë fshihet një delikate krise që mezi arrini ta fshihni.