18/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 qershor 1993

«Më kërkuan të akuzoj Kadri Hazbiun»

DESHMIA E ALI ÇENAS/ Para se të vdiste, kryeministri i telefonoi Enver Hoxhës Në 30 faqe fshihet e vërteta mbi Mehmet Shehun DESHMIA E ALI ÇENAS/ Para se të vdiste, kryeministri i telefonoi Enver Hoxhës «Më kërkuan të akuzoj Kadri Hazbiun» Në 30 faqe fshihet e vërteta mbi Mehmet Shehun CARLO BOLLINO TIRANA — Misteri i vdekjes së Mehmet Shehut është mbuluar në tri vëllime faqe. Ai e shkroi pak orë para se të vdiste, ishin mbi komodinë në dhomën e gjumit kur zbuluan rrëfimin e tij. Janë faqe që përvëlojnë: “Unë jam gjallë vetëm sepse nuk pata rastin t’i lexoja”. Ali Çena zbulon sekretin e tij të fundit, ruajtur për 12 vjet, mbi vdekjen e kryeministrit. Ishte për 9 vjet shefi i eskortës së 35 personale dhe i ka qëndruar pranë deri në natën e 17 dhjetorit 1981, kur një e qelbur pistoletë në zemër, e vrau. Versioni zyrtar i deritanishëm ishte për vetëvrasje, por Ali Çena e përgënjeshtron: “Jo — i thotë Gazetës — Mehmet Shehun e vranë”. Tani lind misteri i 30 faqeve të shkruara me dorë: një testament apo një aktakuzë? “Në këtë dokument ndodhet e vërteta mbi çështjen Shehu — përgjigjet Çena — prandaj askush nuk e ka gjetur deri tani”. Përse i kushtoni kaq shumë rëndësi kësaj letre? “Sepse e di ç’ndodhi atë natë. Pas mbledhjes së Byrosë Politike, gjatë së cilës Mehmet Shehu u kritikua ashpër nga partia, unë e përcolla në shtëpi. Ai nuk vajti për të fjetur, nga zyra e tij i telefonoi Enver Hoxhës. Ishte i tronditur nga akuzat dhe i kërkoi nëse mund t’a takonte për një sqarim personal. Hoxha refuzoi, u justifikua se kishte njerëz për darkë dhe se ishte shumë i zënë. I sugjeroi që ta shkruante atë që kishte për të thënë dhe të nesërmen do t’a lexo nte gjatë mbledhjes së Byrosë. Ja përse ajo letër është kaq e rëndësishme...” Por deri tani është thënë gjithnjë që në atë letër Shehu shpjegonte vetëm arsyet e vetëvrasjes së tij... “Ky është versioni zyrtar, por unë ju pyeta: përse atëherë nuk është publikuar kurrë? Jo, në atë letër ishte shkruar tjetër gjë.” Ju e patë mbi komodinën pranë shtratit të Mehmet Shehut: përse nuk ulekët ta lexuat? “Sepse e mori menjëherë i biri, Vladimiri dhe donte t’a ruante ai. Është kjo që më shpëtoi jetën: pothuajse të gjithë ata që e prekën atë dokument vdiqën”. Kush për shembull? “Letra u mor nga Vladimir Shehu dhe ai, pak muaj më vonë vdiq nga korrenti. Një tjetër vdekje misterioze. Menjëherë pas gjetjes së kufomës u njoftua telefonova Ramiz Alisë. I thashë atë që ndodhi dhe që pranë shtratit kishim gjetur letrën. Nga shoferi i tij, mëso va më vonë që Alia shkoi menjëherë tek shtëpia e Enver Hoxhës, që andej i telefonuan Kadri Hazbiut dhe e ngarkuan të vinte menjëherë tek vila për të marrë letrën. Gjë që ai e bëri shpejt. Vladimiri ia besoi dokumentin që e përfundoi pas pak minutash në duart e Alisë, të Hoxhës dhe të gruas së tij Nexhmijes. Pastaj edhe Kadri Hazbiu u vra, ndërsa letra, jam i bindur që akoma sot ruhet nga Ramiz Alia”. Po Kadri Hazbiu nuk vdiq për një tjetër ngjarje? “Jo, vdiq po për këtë arsye. Para se të më arrestonin, unë u mora disa herë në pyetje nga Hekurani Isai. Ai donte që, unë të akuzoja Kadri Hazbiun sikur kishte hyrë në vilën e Mehmet Shehut atë natë, para se të vritej. Donin t’a futnin në kurth, por unë refuzova dhe për këtë përfundova në burg. Më torturuan për 11 muaj me rrahje. Hetuesi, Sokol Koleka, më torturonte personalisht: “Duhet të thuash që Kadri Hazbiu atë natë erdhi në vilë”, më përsëriste dhe heshtjes sime i përgjigjej egërsia e padëgjuar. Akoma sot vuaj pasojat fizike të torturave të ushtruara. Pastaj Kadri Hazbiu u arrestua dhe u akuzua se kishte marrë pjesë në të njëjtin komplot antirevolucionar për të cilin më dënuan mua dhe shumë të tjerë e që sipas tyre kryesohej nga Mehmet Shehu. Sot nuk do të kisha vështirësi të pranoja të kundër të e përseri: ato akuza ishin krejtësisht falso”. Ju treguat që atë natë kur Mehmet Shehu vdiq, vila ishte e kontrolluar nga ju dhe nga njerëzit tuaj: askush nga ju nuk i dëgjoi të shtënat e pistoletës dhe askush nuk pa të hynte apo të dilte njeri... “E shtena sigurisht nuk u dëgjua, ndërsa shpërthimi u dëgjua shumë qartë, të nesërmen kur u bë një provë duke qëlluar në të njëjtën zyrë. Kjo tregon, për mendimin tim, që Shehun e kanë vrarë me një pistoletë me silenciator. Grup i kontrollonte vetëm njerëz të përparmë të vilës. Pjesa e pasme ishte e pasurjeve të Enver Hoxhës. Përsa i përket kësaj duhet të tregoj një ngjarje shumë të çuditshme”. Ish kryeministri Mehmet Shehu Ish ministri Kadri Hazbiu Koleka, më torturonte personalisht: “Duhët të thuash që Kadri Hazbiu abe natë erdhi në dhe e ngarkuan të vinte vilë”, më përsëritste vuaj nga kjo. (34.213) vetura dhe 862 autobu-... Të gjesh midis tyre ndonjëherë të re është një gjë tepër e rrallë. Komiteti i Medisi kërkon Ministrisë së Ekonomisë një sërë masash për të caktuar në fundit ende nuk ka vendosur: gomat e përdorura mbi një limit të caktuar të konsiderohen si mbeturina, të vendosen taksa të diferencuara simbas shkallës së amortizimit të automjeteve të importuara dhe të vendosen taksa doganale më të larta për automjetet që punojnë me naftë, të cilat ndotin më shumë. Një nga inspektorët e Komitetit të Mbrojtjes së Mjedisit, Andrea Mato, aktualisht dhe sekretar i Partisë së Blertë, i tregon “Gazetës” shqetësimin e madh që ka ngjallur zbulimi i këtij fenomeni. “Për herë më tepër po shtohen numri i gomave të përdorura të importuara në Shqipëri — shpjegoi Mato — të cilat nuk janë të destinuara për t’u tregtuar. Prova më evidente për këtë është se ato menjëherë sapo hyjnë në vend nga tregtarët të veçantë braktisen në vende të ndryshme pranë rrugëve. Një rast të tillë kemi verifikuar pranë pikës kufitare të Kakavijës ku një kamion ka hedhur të tërë ngarkesën e tij me goma të përdorura në asfaltin e rrugës, siç dëshmojnë edhe dëshmitarët.” Një rast të tillë kemi ndodhur pranë qytetit të Korçës. Në të njëjtin Komitet japin hollësi të mëtejshme për një tjetër rast flagrant: futjen e menjëhershme të skaduara nga shoferët humanitare të huaja. “Prej tyre ka në shumicë depo, në Berat, Lushnjë, Petrelë, Durrës dhe në depon e barnave në Tiranë. Thuajse të gjitha shoqatat e huaja humanitare kanë sjellë barna të tilla, disa prej tyre janë shumë të njohura si “Caritas”, “Zoti e do Shqipërinë” dhe “Kryqi i Kuq Polak” — theksoan nëpunësit e këtij komiteti — kemi kërkuar që edhe për këtë problem që të merren disa masa urgjente. Me rëndësi është që shoqatat e huaja që sjellin medikamente në formë ndihme, të marrin parasysh licencën përkatëse nga Ministria e Shëndetësisë. Pa u vënë këto aktivitete nën kontroll, ky problem nuk mund të zgjidhet.”

Trafik mbeturinash nga vendet fqinje drejt Shqipërisë

Ndërhyn Komiteti i Mjedisit Kontrolle më të rrepta për importet Ndërhyn Komiteti i Mjedisit Trafik mbeturinash nga vendet fqinje drejt Shqipërisë Kontrolle më të rrepta për importet TIRANE — Nga Komiteti i Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit një sinjal preokupant që rihap edhe njëherë problemin gjithnjë e më shqetësues të ndotjeve. Është një shkresë që ky komitet i dërgon me shqetësim Ministrisë së Ekonomisë dhe Financës lidhur e kërkuar të frenojnë një fenomen që po merr përmasa të gjera: importimin e mbeturinave nga vendet fqinje. Shkresa flet hollësisht mbi futjen e gomave të përdorura vetëm për t’u ...

Dje në Shqipëri

MBETET PA SELI PARTIA DEMOKRISTIANE NORDE — Në një apel drejtuar opinionit publik shqiptar, Partia Demokristiane, bën të ditur — pas zënies me dhunë të ish-zyrave të saj nga një qytetar — se tashmë kjo parti ka mbetur pa një seli të sajën. Apeli ka firmën e kryetari i Bashkisë, Sali Kelmendi, pasi ka lëshuar me parë një vendim për pajisjen e kësaj partie me dy zyra, përsëri me një vendim tjetër të firmosur po nga ai — këto zyra i jep një qytetari. Kryesia e Partisë Demokristiane Shqiptare, e kryesuar në dhjetor të 1991-it dhe që ka 36 përfaqësues të zgjedhur në pushtetin lokal midis të tjerave i kërkon Qeverisë dhe Kryeministrit të Mesit që të ndërhyjë sa më parë për të pajisur me zyra këtë parti. INTERES EDHE NGA SHTETE TË TJERA PËR TË NDIHMUAR SHQIPËRINË — Japonia, Kanadaja si dhe vendet e EFTA-s, Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë, ku përfshihen vende si Zvicra, Austria dhe ato nordike, kanë shprehur interes për ta ndihmuar Shqipërinë. Do t’i shtohen këto vende, donatorëve të tillë si Italia — në natyrisht zë vendin e parë — Gjermania, Greqia, SHBA dhe Turqia. Ministria Shqiptare e Ekonomisë dhe Financave, vëren kohët e fundit se tendenca është të ndihmat për zhvillim, por paralelisht me ndihmat e nevojshme ushqimore. GRUPI PARLAMENTAR I PSD VENDOS TË BOJKOTOJË PARLAMENTIN — Pas shpjegimeve të bëra nga kryeministri Meksi — i ngarkuar për hartimin e Projektbuxhetit së Bashkimit — grupi parlamentar me punën e bërë dhe përmbajtjen e projektit të paraqitur për parlament, Skënder Gjinushi, kryetar i PSD, njoftoi për bojkotimin e Parlamentit. “Ne do t’i qëndrojmë këtij pozicioni” — tha Gjinushi, duke u bërë thirrje edhe grupeve të tjera që ta mbështesin këtë qëndrim.

Sulmohet një gazetar: është rëndë në spital

Lidhja e Gazetarëve: «Arrestoni fajtorët» EDMOND LAÇI TIRANË — Gjendet në gjendje kome në Spitalin Klinik numër 2 të Tiranës, gazetari i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Fatmir Elezi, i sulmuar nga një i panjohur. Një apel i ngjashëm bëri rë nga Kryesia e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë kërkon me forcë zbulimin dhe ndëshkimin e kriminelit që ka qëlluar për vdekje gazetarin. Deri më sot, asnjë përgjigje zyrtare nga organet e policisë. Fatmir Elezi, drejtor i lajmeve për botën e jashtme, pranë ATSH-së, ende — sipas mjékëve kujdestarë — është në gjendje të paspresë. “Gjatë rrugës, duke u kthyer për në shtëpi, kur sapo kishte mbaruar punën — tregon një kolegu i tij — një person përlaspet me biçikletën e Fatmirit. Pas kësaj po ky person që e goditur fort me grusht, duke e pëplasur në trotuar”. Protesta e ashpër e Lidhjes së Gazetarëve thekson se: “Gazetari i ATSH-së është goditur kriminalisht nga një rrugacak, ndërsa ai po largohej nga puna, i shoqëruar nga një koleg i tij”. Mungon ende versioni i Policisë, që tashmë pas ngjarjes — është më i rëndësishmi. Nuk dihet gjithashtu se a është bërë padia nga kolegët gazetarë të ATSH-së, përderisa pas katër ditësh, kur bëhet deklarata, ende kërkohet zbulimi i kriminelit. Në një rreze, kaq e kalojnë tepër njerëz, si ajo e Elbasanit, nuk mungojnë patjetër edhe mjaft dëshmitarë të tjerë okularë. Të cilët janë në gjendje, ashtu sikurse kursë edhe kolegu tjetër që ndodhej në ato momente pranë tij, për të verifikuar personin përgjegjës. Sidqoftë, ngjarja është tepër e rëndë, ashtu sikurse gjendja shëndetësore e kolegut Elezi. Ngjarja — ndonëse jo fort e qartë deri tani — nuk mund të lidhet me hipotëzen e natyrshme që Fatmir Elezi të jetë viktimë e aktivitetit të tij gazetaresk. Edhe sepse puna e tij, në sektorin e jashtëm, është larg atakimeve me persona që mund të kenë edhe qëllime hakmarrjeje për shkak të shkrimeve. Vetëm kapja e autorit do të zgjidhë përfundimisht edhe motivet e plagosjes së rëndë. Motive, që sidoqoftë nuk mund të eksplorojnë faktin që një gazetar shqiptar dhunohet në mënyrë brutale. Rasti i gazetarit Elezi, është për të gjithë kolegët e tij një njoftim i dhimbshëm. Por edhe një paralajmërim.

Tiranë, një i ri 28 vjeçar goditet për vdekje me çifte

Policia kërkon dy vrasësit e panjohur TIRANE — (Ed. La.) — Vrasësit këtë herë kanë qëlluar me çifte. Në mes të një lagjeje të populluar si Kombinati, 6 kilometra nga qendra e Tiranës dhe në mes të ditës. Viktima Agim Myftiu Shaqiri, 28 vjeç dhe banues në Kombinat, vdiq nga plaga menjëherë sapo mbërriti në spital, ndërsa autorët ende janë kapur. “Sipas të dhënave të dëshmitarëve okularë e paraqitshëm në vendndodhjen e krimit — shpjegon specialisti i hetimeve të Rajonit 3 të Policisë së Tiranës — policia është qëlluar me çifte”. Ngjarja ka ndodhur në orën 9.30 të mëngjesit, ende autorët nuk janë bërë të ditur. “Policia i ka kryer veprimet e saj operative — vazhdon specialisti — dhe po shkon drejt zbulimit të autorëve të vërtetë”. Tani për tani zyrtarisht — ndodhta për shkak të hetimeve në vijim — hetuesit vetëm se këta autorë janë larguar në drejtim të paditur. Po sipas burimeve të këtij Rajoni të Policisë vrasja konfirmohet si pasojë e një grindjeje, pra motivet të dobëta. I dërguar menjëherë në spital, viktima Shaqiri, vdiq pa pasur asnjë mundësi kthimi në jetë. “Ai erdhi pa puls dhe pa asnjë shpresë jete — thotë mjeku i rojës së Spitalit Civil të Tiranës — ai është goditur rëndë në mes të trupit”. Pas vrasjes së verifikuar në lagjen Laprakë para disa javësh, ngjarja e fundit është radhit e viktimave prej grindjeve dhe përleshjeve me armë. Ky lloj krimi ende evident i shoqëruar shqiptare në tranzicion, bëhet i mundur edhe nga mbajtja e armëve të ndryshme të zjarrit pa leje. 14 armë të tilla që organet policore kanë mundur t’i kapin personave të ndryshëm vetëm për pesë muajt e parë të 1993-it, patjetër që janë 14 krime më pak.

Lidhja e Gazetarëve: «Arrestoni fajtorët»

Dje në Shqipëri Në Brendësi

Në Brendësi

Italianët po çmenden për të paguar taksat Berisha i kërkon dëshpërim OKB-së Këngëtari Elton John «ia mbathi» nga Izraeli

Tip dhe ëndrra

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndrra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të cuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një parathënie, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. TE NOTOSH Interpretim psikologjik: Ky veprim simbolizon dy evenimente ekstreme: lindjen ose vdekjen. Mënyra në të cilën kryejmë këtë veprim reflektohet nga tendenca jonë drejt jetës: frika për të notuar larg demonstron pasigurinë të notosh nën ujë tregon dëshirën për të mos i parë gjërat vetëm në sipërfaqe. Parashikime: Te notosh në ujëra të pastra: ditë pa vështirësi. Në ujëra të turbullta: vështirësi. Të notosh nën ujë: shqetësime. RE Interpretim psikologjik: Ky imazh shpreh një dëshirë për të ikur, një moment pak të qartë dhe me shumë iluzione. Nëse retë sjellin shi, demonstrojnë një ankth. Sipas teorisë freudiane, kjo ëndërr është shenjë e zhvogëlimit të dëshirës seksuale. TE QARET Interpretim psikologjik: Të qash në ëndërr është një shenjë e mirë, një situatë e zgjidhur. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ëndrrat në të cilat shikojmë të tjerë që qajnë për ne: kjo do të thotë se jemi të pakënaqur me një rrezik dhe kuptojmë që të afërmit tanë nuk arrijnë të na ndihmojnë por ndjejmë dhe dëshpërim për gjendjen tonë. Parashikime: Në realitet nuk do të ketë lot në zgjim e ëndërrimtarit, por fat i mirë. TE QESHESH Interpretim psikologjik: Në nivelin psikologjik, e qeshura në ëndërr nuk është diçka pozitive, dhe shpreh një ankth nga i cili duam të lirohemi. Por nëse objekti i të qeshurit tonë janë të... [teksti i prerë] PUTHJA Interpretim psikologjik: Puthja shpreh dashurinë por edhe një ndjesi ngrohtësie. Atëherë duhet të konsiderohet sensacionet e ëndrrave të lidhura me këtë shest. Një puthje e ftohtë, për shembull, tregon se kemi frikë nga personi që duam. Të puthesh femijë shpreh një ndjenjë gëzimi. Nëse nuk kuptojmë atë që na puth, kemi frikë nga tradhtia. Parashikime: Të puthësh fëmijë lumturi. Të puthësh duart e martuar, sigësi. Të puthësh në të vdekurit të papritur. Parashikime: Re të bardha: ditë të qeta. Re të zeza: fatkeqësi. Re kalimtare: të patritura. Të Qeshurit: Te qeshuri në ëndërr nga preshi sinjalizojnë pakënaqësi. Por nëse jemi ne që qeshim, atëherë nga presim sinjal të kundërt.