«Afër Elbasanit u vra ai ushtari italian: merrni eshtrat e tij»
Një dëshmi prekëse për «Gazetën»
ELBASAN — Po gërmohet që prej tre ditësh në fushat e Cermënikës në kërkim të 129 karabinierëve italianë të masakruar nga njerëzit e Mehmet Shehut në 1943.
Komisioni i zyrës “Onor Caduti” i Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, drejtuar nga majori Ciro Cantore, po zbaton një sërë gërmimesh duke u përpjekur të lokalizojnë gropën e përbashkët në të cilën u groposën karabinierët e grupit “Gamucci”, të vrarë nga një togë ekzekutimi për t’i vjedhur uniformat e tyre. Një ngjarje e treguar nga ish-komandanti partizan Kadri Hoxha dhe e quajtur nga ai vetë “mizore dhe e paligjshme”. “Karabinierët ishin dorëzuar — tregoi Hoxha — dhe për këtë duhej të mbroheshin nga partizanët e jo të masakroeshin”. Por megjithë dëshmitë e shumta të mbledhura, gropa e përbashkët akoma nuk është zbuluar. Por marrëdhëniet midis ushtarëve italianë të mbetur në Shqipëri pas armëpushimit dhe popullit shqiptar, janë dalluar gjithmonë — me përjashtim të rasteve të veçanta — nga një ndërshmëri e madhe. Kështu, vazhdojnë akoma të mblidhen tregimet nga qytetarët shqiptarë që me sinjalizimet e tyre, kanë për qëllim gjetjen e trupave të ushtarakeve italianë të varrosur këtu larg atdheut të tyre. Dëshmia e fundit, dhënë “Gazetës” është ajo e dy mjekëve, Enver Lleshi dhe Ferdin and Xhelili, që njohin për fundin e trishtuéshem të një ushtari italian nga fundi i vitit 1943. Dëshmitarët nuk janë në gjëndje të na thonë emrin e tij, por vetëm një përshkrim të përgjithshëm: “Ishte rreth 30 vjeç dhe me flokë ngjyrë gështenje”. Ngjarja e treguar ka ndodhur në fshatin Gjurale, afër Elbasanit. Ushtari, që luftonte së bashku me partizanët shqiptarë, pushkatohet pasi i kishte vjedhur një kalë sapun për një familjeje në të cilën ishte mik për një natë. Trupi i tij ndodhet akoma aty, i varrosur nën një pemë dhe e njohur si “Onor Caduti”. Komisioni i “Onor Caduti” gjeti — në fshatrat afër Tepelenës — katër trupa të tjerë ushtarësh italianë, të vdekur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. ... një ndarje midis ambashteteve për të burgosurit e mitur dhe aty ... Komiteti Shqiptar të Helsinkit, i lëshuar kohët e fundit, tërhiqte vëmendjen për një kujdes më të madh ... ... shqiptarë në vijim të transformimeve të kohëve të fundit. Një apel i ... që Shqipëria të jetë e madhe — kushtuar me të njëjtën vëmendje ... të përmirësohen, përndryshe do të vazhdojmë të vuajmë nëpër pesë e probleme që janë grumbulluar mbi shpinën tonë”.
Burgjet në gjendje emergjence
Mbipopullimi, higjena, strukturat e vjetra
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: «Dikush duhet të ndërhyjë»
Burgjet | Të burgosur | Moshat kryesore
18-25 vjeç | 26-30 vjeç | 31-35 vjeç
LEZHA 250 99 65 31
LUSHNJA 130 70 27 20
KAVAJA 220 94 40 24
TEPELENA 30 — — —
TIRANA 1 120 35 25 12
TIRANA 2 130 47 30 24
SARANDA 120 59 30 24
FATOS BAXHAKU
TIRANE — Është një udhëtim në botën e veçantë të burgjeve shqiptare. Një realitet sot në gjendje emergjence. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Bardhyl Lleshi, sot me shqetësim, bën thirrjen: “Dikush duhet të ndërhyjë”.
Aktualisht në tetë burgjet e vendit vuajnë dënimin rreth 1000 të burgosur — pa llogaritur 400 të ndaluar nga policia — të cilët sot ndodhen në kushte të vështira ekonomike e humane. Shumica e tyre i takojnë moshave të reja, nga 18 deri në 35 vjeç. Një ndarje midis ambienteve për të burgosurit e mitur dhe atyre në moshë më të madhe është e pamundur. Burgjet janë tepër të mbipopulluar dhe thuajse çdo i burgosur i ri paraqet një problem më vete. Në vitin 1992 në Shqipëri kishte edhe 18 gra të dënuara, të cilat strehoheshin në një repart të veçantë të Burgut të Tiranës. Raporti i personelit të burgjeve me të dënuarit është 7 me 10.
Si të gjitha institucionet e tjera, ndoshta më shumë, sistemi i burgjeve shqiptare tregohet një gjëndje tepër e vështirë: godina të vjetra, pa sistemet më elementare sanitare dhe të ruajtjes, ambiente që nuk e përballonin dot fluksin në rritje të të dënuarve, të vendosura në të shumtën e rasteve larg qyteteve me të cilat lidhen me rrugë të pasfaltuara. Ja pamja që kishin tetë burgjet shqiptare në vigjiljen e transformimeve të kohëve të fundit. Një apel i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, i lexuar madh në shoqërinë demokratike për përmirësimin e kushteve të jetesës të të dënuarve.
Tani, në Ministrinë e Rendit Publik funksionon DAB (Drejtoria e Administrimit të Burgjeve) e cila mundohet të rregullojë diçka në labirinthin e ngatërruar të problemeve të shumta. Së shpejti do të bëhet kalimi i kësaj drejtorie pranë Ministrisë së Drejtësisë, si në shumicën e vendeve të Evropës. Në prag të këtij kalimi, drejtori i DAB, nënkoloneli Bardhyl Lleshi i tregon “Gazetës” shqetësimin e tij të madh për situatën që vazhdon të jetë e rëndë. “Problemi i burgjeve është një problem që lë shoqëria në tërësi duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe — thotë — çështja nuk zgjidhet vetëm me kalime të thjeshta administrative nga një ministri në tjetrën. Problemi është se a është DAB në gjendje të zgjidhë disa probleme të cilat po bëhen përherë e më urgjente”. Tepër i preokupuar, DAB i ka shndërruar një shkresë institucionove më të larta deri në Presidencë, duke kërkuar disa masa që duhen marrë sa më parë: ristrukturimi dhe shtimi i organikës së DAB, ristrukturimet ndërtimore të burgjeve, sigurimi i kapaciteteve të reja, afrimin e burgjeve të Kavajës dhe Lushnjës pranë qyteteve, largimin e komisionit “Për verifikimin e kohës së dënimit” dhe atij “Për gjëtjen e eshtrave të të pushkatuarve nga diktatura”.
“Nëse do të na i plotësojnë këto kërkesa — thotë nënkolonel Lleshi — atëherë besojmë se shumë gjëra do të përmirësohen, përndryshe do të vazhdojmë të vuajmë nën peshën e problemeve që janë grumbulluar mbi shpinën tonë”.
Dje në Shqipëri
NË KUFIRIN SHQIPTARO-JUGOSLLAV DO TË KRYHEN PUNIME RIPARUESE — Edhe qeveria shqiptare vendosi së fundi që të fillojnë punimet për riparimin e piramidave të dëmtuara dhe shenjave të tjera dalluese kufitare, përgjatë vijës kufitare midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ky vendim u muar pas propozimit që ish bërë në prill në Tiranë, gjatë një mbledhjeje të një komisioni të përbashkët. Autoritetet shqiptare gjithashtu theksuan se në sektorë të ndryshëm të kufirit kanë kaluar pa saktësira, gjë të cilën pala jugosllave e quan inekzistente. Ky kufi ish përcaktuar në dokumentin e Komisionit Ndërkombëtar në vitin 1922, 1925, si dhe në një marrëveshje të nënshkruar midis dy qeverive — midis dhe dhjetor 1923.
—
SKËNDER GJINUSHI PËRSËRIT EDHE NJË HERË BOJKOTIMIN E PARLAMENTIT PËR SHKAK TË KUSHTETUTËS — Konferenca e shtypit e organizuar nga kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, bëri edhe një herë të ditur vendimin e kësaj partie. “Ne nuk do të marrim pjesë në seancën plenare siç ligji i parashikon në Parlament. Kushtetuta e përcaktuar nga komisioni i ngarkuar kuar Gjinushi pas kësaj deklarate tha se qeveria është bërë mburojë e një pjese të partisë Socialdemokrate dhe është krijuar një krizë parlamentare, por ‘për të’ për të marrë pozicionin e punës Parlamenti është ... [pjesë e palexueshme/këputur]”
Krujë: policët grinden mes tyre njëri plagoset tjetri ndalohet prej kolegëve
KRUJË — Janë grindur midis tyre dy punonjës policie dhe si pasojë njëri prej tyre është plagosur me armë dhe tjetri gjendet i ndaluar nga Gega e Rendit të qytetit të Krujës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Derven, aty ku edhe ushtronin detyrën e tyre këta dy policë. I plagosur gjendet Gjin Shohta, ndërsa i ndaluar Mark Kol Koleci, 31 vjeç. “Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një grindjeje banale midis tyre” — tha për Gazetën Myzafer Zaloshnja, shefi i Policisë së Krujës. “Ka shumë mundësi që precizoi Sabri Vata, oficeri i rojës — që Mark Koleci të kalojë në gjendje arresti”.
Plagosja e gazetarit denoncohet me vonesë
Gjendja e tij vazhdon të keqësohet
TIRANË — (Ed. La) — Vazhdon të jetë mjaft e rëndë dhe e pashpresë gjendja shëndetësore e gazetarit të ATSH-së, Fatmir Elezi, i goditur disa ditë më parë prej një personi ende të paidentifikuar.
Ngjarja dje për herë të parë iu bë e ditur edhe organeve të policisë, hetuesit e së cilës intensivisht po punojnë për të arritur në individualizimin e atij personi që mund ta ketë goditur gazetarin në mbrëmjen e ditës së shtunë, shumë afër godinës së Presidencës së Republikës.
Ishin vetë punonjësit dhe hetuesit e policisë ata që — pasi apelin e Kryesisë së Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë — shkruan për të marrë denoncimin në ATSH. “Ngjarja ndonëse është e rëndë — thotë Azem Duraku, shefi i Policisë së Rajonit numër 2 — është një incident i rastit dhe nuk mund të paragjykohet”. Vazhdimi i çështjes hetimore tashmë është mjaft i vështirë, pasi siç shprehet edhe hetuesi i kësaj çështjeje “konfirmimi publik është dhënë pa u denoncuar ngjarja në polici”. Fatmir Elezi, drejtor i lajmeve të jashtme, pranë ATSH-së dhe prind i dy fëmijëve, gjendet ende në gjendje kritike në repartin e neurokirurgjisë të Spitalit civil të Tiranës.
Rrufejа djeg plotësisht një kishë në Gjirokastër
Në flakë mjaft ikona dhe libra me vlerë
GJIROKASTËR — Një rrufe që shkarkoi rreth orës 23.00 mbi Kishën e Goranxisë së mbrojtur dhe të miratuar, solli si pasojë djegien plotësisht të saj.
Kjo kishë sapo ishte ndërtuar dhe djeja e saj shkaktoi edhe dëme të tjera të mëdha, si ikona e libra me vlerë.
Djegia e kishës i ka prekur thellë besimtarët e zonës së Dropullit. Aq më tepër që shembja e prej tyre kishin punuar për ndërtimin e kësaj kishe. Shumë prej besimtarëve ortodoksë të bashkuar në banorin pranë saj, u përpoqën mjaft pas shkarkimit natyror, për konstruksionin — i dëgjuar lehtë — nuk mundi të rezistojë flakëve.
Pas lejimit të kësaj kishe, Kisha Autoqefale Orthodhokse, shpeshherë ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e objekteve të shenjta. Prandaj për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë besimtarëve, kjo Kishë ka provuar në ndihmë në një kohë rekord objekte kulti për ndërtimin e kishës së Goranxisë, restaurimin dhe mjaft libra e sende të tjera me vlera fetare, që besimtarët i kishin ruajtur prej vitesh në kohën e regjimit komunist.
Jeta dhe Ambienti
EDMOND HABERI
Nga sa u trajtua në shkrimet e mëparshme lidhur me zonat e mbrojtura detare, del e qartë se funksioni dhe mënyrat e organizimit të tyre janë të ndryshme në varësi të qëllimit për të cilin janë ngritur. Ato luajnë një rol të veçantë në garantimin e një hapësire jetësore për një ose disa lloje që rrezikohen të zhduken, në ruajtjen e komuniteteve me interes të veçantë dhe të arealit të tyre të riprodhimit si dhe në sigurimin e periudhës së nevojshme kohore për riprodhim për zonat ku peshkimi zhvillohet intensivisht.
Krijimi i këtyre qendrave të rëndësishme nuk kërkon investime të mëdha dhe pajisje e teknologji të kushtueshme.
Ngritja e parqeve dhe e rezervateve detare në Shqipëri, të ngjashme me ato të vendeve të tjera, është plotësisht e realizueshme. Mirë do të ishte që këto të përfshinin të paktën dy zona me vlera përfaqësuese, njera në bregdetin e Adriatikut dhe tjetra në atë të Jonit, për të mund të ruajtur kështu të paprekura të paktën dy nga ambientet detare më karakteristike të bregdetit tonë.
Kjo do të ishte me interes jo vetëm kombëtar por edhe ndërkombëtar, duke pasur parasysh faktin se rrymat detare, që futen nga Ma[?] dhe shuhen në Adriatik nëpërmjet pjesës lindore të Kanalit të Otrantos, kalojnë në ujrat tona dhe vazhdojnë qarkullimin në drejtim ant orar përgjatë vijës bregdetare. Në këtë mënyrë ujrat dhe bregdeti ynë, anë si urë kalimi për shumë organi[?]ma, të cilët përhapen pastaj në të gjithë Adriatikun.
Parqet dhe rezervatet detare përfaqësojnë si të tilla një pasuri kombëtare për nga vlerat natyrore që ato përmbajnë. Përveç kësaj, ato mund të konsolidojnë edhe si një alternativë ekonomike në favor të popullsisë së zonave përreth tyre. Përvoja e vendeve të tjera ka treguar se qendrat e banuara të ndodhura pranë tyre kanë pasur një rritje të të ardhurave mesatare për shkak të frekuentimit më të të madh të tyre nga turistët e apasionuar për natyrën.
Ashtu si del nga kjo tablo mbi vlerat e zonave të mbrojtura detare, parqet dhe rezervatet detare kontribuojnë indirekt në përmirësimin e rezervave biologjike duke luajtur rol në e zonave të riprodhimit për shumë lloje organizmash që mund të përhapen pastaj edhe në ujrat e zonave të tjera ku ato janë zhdukur si pasojë e veprimit të faktorëve të ndryshëm negativë. Një rol direkt në përmirësimin dhe rritjen e ndjeshme të këtyre rezervave luajnë zonat e mbrojtura detare të krijuara në interes të peshkimit për ngritjen e impianteve specifike të kultivimit në det të llojeve me rëndësi të veçantë ekonomike.
Sigurisht që krijimi i zonave të mbrojtura detare, për vetë sipërfaqen që ato zënë, duhet të bëhet i harmonizuar me interesat social-ekonomike nëpërmjet një planifikimi racional të bregdetit, planifikim ky që karakterizon mjaft vende të zhvilluara.
Jeta dhe Ambienti
Në Shqipëri Good Year
Die në Shqipëri
Në Shqipëri Good Year
Gjendja e tij vazhdon të keqësohet
Në Brendësi
Në Shqipëri Good Year
TIRANE — Edhe “Good Year” mbërriti në Tiranë. Tashmë firma “Albtenca”, me presi-dent shqiptarın Agim Xhixha që ka përfituar ekskluzivitetin e “Good Year”, ka filluar veprimtarinë e saj. Prodhimet e famshme të gomave, të ardhura nga SHBA, shiten me çmime të përafërta me tipet e tjera të tregtimit aktualisht, por me përcaktimin e 80.000 kilometrazhe garanci, që “Good Year” ka mundur ta realizojë deri deri më sot.
Në Brendësi
OKB jep urdhër «arrestoni gjeneralin Aidid»
Serbët dhe kroatët ndajnë Bosnjen
Amerikanët studiojnë mini-bombën atomike