20/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 qershor 1993

Ballkani, zemra e një lufte por edhe e paqes

Jemi në qendër të ekuilibreve botërore CARLO BOLLINO Zemra e Ballkanit rreh me forcë, duke treguar çdo ditë se është zemra e botës. Për një lojë kurioze të fatit, kjo vijë kufitare e vjetër ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit është ndarë pikërisht sot, kur Lindja dhe Perëndimi nuk janë më armiq dhe bota më në fund mund të shpresojë në gjelën e asaj që, jo vetëm në luftë ndihet roli i Kombeve të Bashkuara – përgjegjësia e së cilës është diskutuar edhe në Somali – por edhe në pjesën më të madhe të vendeve të Lindjes, me Shqipërinë në krye. Që ndodhet në një pozicion dyfish të veçantë: si një vend që kufizohet gjeografikisht me luftën; dhe si një komb, një pjesë e popullsisë së së cilës — edhe pse përjet këtu — është e populluar me fije — kërcënohen nga lufta. [Teksti nis i prerë] ...ndërkombëtarë e ... përçe, ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit është ndezur dhe bota më në fund mund të shpresonte në gjetjen e asaj bashkëjetese që është kërkuar për një shekull të tërë. Ashtu si kohë më parë kjo tokë kufiri ishte pikëzgjedhje e kundërthënieve midis dy blloqeve, ashtu edhe sot paraqet sintezën e rrezikut të ri botëror: Luftën ndërtnike. Presidenti amerikan, Bill Klinton pohoi përpara televizionit të të gjithë botës: “Bosnja përbën problem më të rëndë politik që kam pasur deri tani për të zgjidhur”. Dhe ka të drejtë: sepse ne ish-Jugosllavi nuk ka vetëm një luftë midis popujve, por vihet në lojë stabiliteti i gjithë Planetit, duke filluar nga verifikimi i raportit delikat midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës së re. E jashtëzakonshmja e kësaj situate prezantohet nga një numër i madh pjesëmarrësish, përfshirë një jetë lojës shahu të rrezikshme. Luftojnë midis tyre serbë, boshnjakë dhe kroatë që do të thotë ortodoksë, myslimanë dhe katolikë. Dhe të tjerë të përfshirë në këtë teatër edhe në Somali — dyfish të vështirë: një komb, një pjesë e popullsisë së së cilës — edhe pse për dekada të tëra — kërcënohet nga lufta. Dhe kjo vlen shumë për Kosovën, për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Që kjo arenë e Planetit po kthehet gjithmonë e më tepër në një vatër të nxehtë krize, e tregojnë ngjarjet e fundit: marrëveshja ushtarake e paramarrëdhënieve midis Greqisë dhe Bullgarisë, ardhja e ushtarëve amerikanë në Maqedoni — premisë e prezencës ushtarake — që nuk ka se si të mos përfshijë, herët apo vonë, edhe Europën. Arena Ballkanike është kthyer në një zemër të botës: sot rreth me forcë dhe pikërisht për këtë i gjithë Planeti dridhet. Por të gjitha janë të bindur që edhe e kundërta është e vërtetë: në qoftë se do të arrihet ndonjëherë rreth i madh dhe botëror, ai nuk do të mund të shpërthejë në asnjë vend të botës përveçse këtu. Si të thuash se, nëse sot mblidhet mbi të gjitha vetëm frika, në Ballkan ekziston edhe shpresa.

U rrëmbyen nga Sigurimi sot kërkohen trupat e tyre

Het ohet një tjetër kapitull dramatik i 50 viteve të fundit «E mbyllën në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Më pas humbi» Denoncohen qindra raste TIRANE — (Fa. Ba.) — Haçet edhe në Shqipëri një nga çështjet më tronditëse të popullit që patën fatin e keq të vuajnë nën regjime totalitare. Duhet të jenë me mijëra personat e zhdukur në mënyrë misterioze nga Sigurimi në vitet e sundimit të diktaturës. Këtë mësuan në Komisionin e Gjetjes së Es­htrave, që funksionon prej pak kohësh pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas funksionarëve të këtij komisioni gjatë viteve 1945-1986 janë vrarë pa gjyq — nga të dhënat e mbledhura deri tani — rreth 1600 vetë. Janë me dhjetra e qindra njerëzit që vijnë këtu nga e gjithë Shqipëria për të kërkuar truprat e të dashurve të tyre të vrarë nga diktatura. Shumë vetë e dinë që familjarët e tyre janë të pushkatuar, por midis tyre ka shumë që denoncojnë një krim tjetër, më të rëndë: zhdukjen e personave. Janë histori tragjike, që flasin për rrëmbime nëpër natën, për tortura e vuajtje dhe për vend të fshehta ekzekutimi. Kjo është historia e “los desaparecidos” shqiptare, e personave që dikur jetonin si të gjithë njerëzit e zakonshëm, por që dhuna i ndau pabesisht nga gjiri i të dashurve. Arjan Kullakshi, një nëpunës i ri i Komisionit të Eshtrave, i zënë me një labirint shkresash dhe bishtash me njerëz, mezi e gjen kohën për t’i treguar Gazetës rastet e zhdukjeve të shumë personave. “Janë të shumta rastet e tilla — thotë — dhe një shifër të plotë mbi numrin e denoncimeve nuk mund ta jap. Por janë shumë, përditë te ne paraqiten rreth 150-200 vetë, një pjesë e madhe denoncojnë rastet të zhdukjes ose të vrasjeve të tjera me fshehtësi nga diktatura. Familjarët, tani, kërkojnë të mësojnë të paktën vendin ku ndodhen eshtrat e viktimave. Dhe kjo është një punë e vështirë. Kanë kaluar kaq vjet, pastaj diktatura është munduar gjithnjë t’i fshehë gjurmët e veprave të saj”. Në zyrën e komisionit dëgjon histori nga më të ndryshmet: një grua kërkon një të afërmin e saj: “E çuan në spitalin psikiatrik të Elbasanit, edhe pse mendërisht ishte krejt në rregull. Më pas humbëm gjurmët e tij. Dikush na tha se e kanë vrarë duke e goditur me një send të fortë në kokë, gjithësej asgjë të saktë nuk dimë”. Dikush tjetër, një grua tjetër të pesëdhjetave, kërkon trupin e një të dënuare: “Vasiliqi quhej dhe ishte shumë e re — thotë — duhet të ketë lindur një fëmijë në burg rreth viteve 1945-46. Mbi fatin e saj të mëtejshëm nuk dimë asgjë”. Të tjerë familjarë mbushin zyrën e Kullakshit dhe lista e viktimave: “Më vjen keq që kërkohen zgjatje brenda pak minutash: Hysen Senka, i vrarë më 1949, Preng Ndok, i pushkatuar disa vite më vonë. Ka ndonjë që kërkon një të pushkatuar që gjatë Luftës. Zenun Çepaqë në qershor 1944 ishte partizan. Për arsye që nuk dihen u pushkatua nga vetë komanda partizane. Sot eshtrat e tij i kërkon i biri. Vazhdon puna e lodhshme e identifikimit të vendvarrosjeve të të pushkatuarve dhe lista e gjetjeve të kufomave vazhdon e zgjatet. Sipas atyre të botuara, janë mbi 3800 personat e pushkatuar dhe 1500 të vdekurit në burg gjatë periudhës 1945-86. Që kur kanë filluar kërkimet janë gjetur deri tani një varr i përbashkët me 14 vetë të pushkatuar në Mirditë, një tjetër me 22 skelete në Buzë-Madh pranë Kukësit dhe një tjetër me 22 të pushkatuar në Martanesh. Shumë prej viktimave të gjetura janë të varrosur në varrezat publike. Por shumë prej ende të dalin nga gropat e fshehta ku i kanë hedhur. Varre të përbashkët të të pushkatuarve janë gjetur madje edhe fare afër Tiranës. “Grupi i njohur i deputetëve të pushkatuar në tetorin e 1947 mendohet se është varrosur në territorin e Uzines Dinamo — tregon Kullakshi — rikuperimi i 14 skeleteve do të jetë i vështirë, vendi është i çimentuar”. Një tjetër viktimë e njohur, Kryegjyshi Botëror i Bektashive, është varrosur në një vend në periferi të Tiranës, ku sot ndodhet porta kryesore e një reparti ushtarak. Në një kënd tjetër të kryeqytetit, pranë fushës së druve ndodhet varri i jashtëzakonshëm të vrarë në qershor 1945, të gjithë midis 18-25 vjeç. Kërkime janë zhvilluar edhe në varrezat publike të Tiranës. Deri tani janë identifikuar varret e 30 të pushkatuarve në varrezat e Tufinës dhe 15 në ato të Sharrës. Një zbulim e vendvarrosjeve të të pushkatuarve në të shumtën e rasteve është arritur pas tregimeve gojore të dëshmitarëve okularë. Viktimat e “incidentit të ambasadës sovjetike” të vitit 1951 u zbuluan vetëm falë dëshmisë së një fshatari që natën e ekzekutimit ndodhej aty. Një rast i sdi i veçantë. Varri i një personazhi të njohur të atyre viteve: Hamit Matjani, u gjet vetëm pas tregimit të një polici — tashmë në pension — që për muaj me radhë kishte bërë roje pranë këtij varri. “Asnjëherë nuk e kuptova përse kishin ende frikë”, ishte shprehur ish-polici.

Hapet në Tiranë

Për Filanto-n 600 të papunë në Pulja mbyllet në Itali Për Filanto-n 600 të papunë në Pulja Hapet në Tiranë mbyllet në Itali

Hapet në Tiranë mbyllet në Itali

Për Filanto-n 600 të papunë në Puglia LECCE — Një betejë e vogël sindikale e shpërthyer në Puglia, në periferi të Lecce-s, pa raqet pamjen tjetër — të panjohur për shumicën — të ndihmave për Shqipërinë. 600 punëtorët e një kooperativë që qeptë faqe këpucësh, kanë mbetur pa punë dhe tani protestojnë me forcë. Motivi i pushimit nga puna është i thjeshtë: fabrika e këpucëve “Filanto” (me qendër në Casarano, në periferi të Lecce-s) ka transferuar pjesën më të madhe të kësaj veprimtarie në Tiranë e kështu nuk ka më punë për t’i ofruar Kooperativës. Përveç sindikatave Cgil dhe Cisl, protestojnë edhe disa parti politike që dolën në shesh në mbrojtje të punëtorëve të pushuar. “La Filanto — thonë ka hapur një veprimtari në Shqipëri në sajë të ndihmës së sektorit Kooperimi Ndërkombëtar të Ministrisë e Punëve të Jashtme italiane. Por kjo nuk mund të komprometojë nivelin e punësimit në Itali”. Asnjë protestë kundër Shqipërisë: punëtorët, përkundrazi, kanë theksuar solidaritetin e tyre për publikun shqiptar. Nga ana tjetër pak mund të qortohet “Filanto”. Një punëtore e Kooperativës italiane fitonte, mesatarisht, 500 000 lira në muaj. Një punëtore e fabrikës “Filanto” të hapur në Shqipëri paguhet më pak se 100 000 lira. Selia e ndërmarrjes Filanto në Casarano

VIKTIMA TË DIKTATURËS

Numri Viti Të pushkatuar 3.800 1945-86 Të vrarë në hetuesi 1.600 1945-86 Të vdekur në burg 1.500 1945-86 Të vdekur vetëm në burgun e Burrelit 166 1951-86 Numri i personave të zhdukur ende nuk është përcaktuar në mënyrë definitive. Në shumicën e gjetjeve së eshtrave vazhdojnë të vijnë me qindra denoncime nga familjet e të humburve gjatë viteve të diktaturës.

Die në Shqipëri

TAKSA PËR ANIJE TË HUAJA QË EKSPORTOJNË NË UJËRA SHQIPËRI — Do të paguajnë 300 dollarë për taksat portuale e për formalitetet që kryen dogana dhe autoritetet e tjera, të gjitha anijet e huaja që do të...

Në Brendësi

Somali akoma i lirë Aidid Një miqësi me Shqipërinë nëpërmjet letrash Maradona i hidhëruar ndoshta lë futbollin

Dje në Shqipëri

TAKSA PËR ANIJET E HUAJA QË EKSPORTOJNË UJË NE SHQIPËRI — anijet e huaja që do të prekin portet shqiptare për të eksportuar ujë të pijshëm. Ishte ky vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, i cili është dërguar edhe Parlamentit për aprovim. Ky problem ka lindur, pasi prej kohësh Shqipëria njihet si një eksportues i madh uji. Autoritetet shqiptare kanë vënë tur se ky eksportim nuk krijon probleme për furnizimin e qytetarëve të saj, edhe pse mungesa e ujit të pijshëm është evidente në disa qytete të vendit. KONTROLLI I SHTETIT PROPOZON MASA TE TJERA NDESHKIMORE — Ministri të ndryshme, si dhe institucione të tjera shtetërore, janë vënë përpara përgjegjësisë nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit. Sipas këtij shërbimi “ministria e Financës dhe Ekonomisë, në shumicën e rasteve ka mbajtur qëndrim pasiv ndaj procesit të privatizimit”, ndërsa Agjencia Kombëtare e Privatizimit “ka ndërryer në mjaft raste për favorizimin e personave të veçantë”. Pas shkeljeve të ligjit të vërejtura nga Kontrolli i Shtetit në privatizimet e Rajonit 1 të Tiranës, janë propozuar nga ai masa ndëshkuese. NJE REVISTE E RE SHQIPTARE — “Fryma e re”, e përmuajshme politike, shoqërore, kulturore e artistike, botoi numrin e saj të parë. E botuar në Durrës kjo revistë, ka si drejtor nderi dhe sponsorizues Profesor Arshi Pipën. Qëllimi i këtij botimi — sipas drejtuesve — është përteritja e publicistikës shqiptare, para 1944-ës.

HOROSKOPI I JAVËS

i Stella Wilder Dashi 20/III 20/IV Interesimi juaj ndaj dhe i thellë për problemet e miqve të të gjithë përreth, dhe familjes suaj në përgjithësi të të tjerëve. Edhe interesimi juaj që nuk ju lë të keni kohë për punët që nuk ju takojnë është për t’u admiruar. Edhe programet e parapëlqyera mund t’ju kënaqin shumë. Demi 21/IV 20/V Mos jini të ashpër sidomos kur bëhet fjalë për diçka që përfshin gjithë familjen. Përpiquni të dëgjoni të tjerët, sidomos për ata programet që keni në përfunduar prej kohësh. Binjakët 21/V 20/VI Keni mundësinë të hapni rrugën për një gjë për të cilën e keni menduar prej shumë kohësh. Bëni përpjekje të mëdha për dëshirat tuaja, por në të njëjtën kohë të dëgjoni edhe të tjerët. Gaforrja 21/VI 22/VII Mund ta ndjeni veten në një ndikim të ri dhe kërcënues nga i cili nuk do ta keni të vështirë të shpëtoni brenda një kohe të shkurtër. Diçka mund t’ju bëjë të shikoni me vëmendje zgjedhjet e juaja. Luani 23/VII 22/VIII Do të jeni objektivë në kuptimin e shprehjes dhe hapësirës për të tjerët. Pritet një përparim i madh shpirtëror në këtë ditë. Mos u kënaqni nga rutina e zakonshme këtë javë. Virgjëresha 23/VIII 22/IX Mos jeni që një zgjidhje i juaj personal në ndonjë fushë do t’ju japë një familjare. Analizojeni, mos lejoni që problemet e shtëpisë t’ju pengojnë që të jeni vetëm tuaj personale. Peshorja 23/IX 22/X Mund të grindeni me një person me të cilin ndani idealet dhe aspiratat e juaja. Atësia juaj në ndonjë gjë e gjërave dhe në tërheqjen e vëmendjes nga një publik i rëndë do të ndihmojë shumë. Akrepi 2/X 21/XI Mos lejoni të bini në kurth të një situate sentimentale pa përgjegjësi. Kini kujdes për atë që thoni dhe ato që bëni. Ballafaqimet janë pasmangshme dhe mund t’ju sjellin të papritura të pakëndshme. Shigjetari 22/XI 21/XII Ajo që do të mbetet sekret në mbrëmjen e parë të javës mund ta marrin vesh të gjithë më pas. Përgatituni. Keni marrë vendime nga të cilat nuk mund të tërhiqeni prapa. Bricjapi 22/XII 19/I Do të shikoni si përforcohen lidhjet e juaja me miqtë dhe pjesëtarët e familjes suaj. Duhet të dini të përfitoni nga jeta shoqërore që do t’ju paraqitet interesante dhe intensive. Mos merrni përsipër t’ju japin të nuk janë të juajat. Ujori 20/I 19/II Edhe pse e pakëndshme, duhet të pranoni disa realitete të pakundërshtueshme: megjithatë mund t’i përdorni në favorin tuaj. Do të keni rastin të shikoni qartë çdo gjë lidhur brenda një kohe të shkurtër. Peshqit 20/II 19/III I kuptoni shumë vëmendje gjit-hçkaje që ndodh në dhe larg jush, sepse disa ngjarje mund të ndikoj në të jetën tuaj papritur.