22/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 qershor 1993

Kadare: «Kërkoni jashtë fondet e zeza të PPSH»

«Në gjyq kriminelët e diktaturës» Shkrimtari i famshëm komenton gjendjen politike. Dhe akuzon... EDMOND LAÇI «Unë nuk e di pse nuk gjykohen sadistët dhe torturuesit e diktaturës së vjetër. Kjo është gjëja më e thjeshtë që mund të fillonte» Ismail Kadare, pas shumë kohe emigrimi në Francë i kthehet edhe një herë Shqipërisë dhe problemeve të saj. Këtë herë — duke iu përgjigjur Gazetës — mban një qëndrim më të prerë: «Është absurde që sot në Shqipëri, bëhen gjyqe gjysmëteorike për genocid, kur nuk gjykohen kriminelët e vërtetë politikë-ordinë. Këta njihen shumë mirë prej të gjithëve dhe janë ende të lirë». Çfarë duhet bërë sipas jush? «Në qoftë se gjykohet një sistem, shihen te kush janë krimet kundër njerëzimit dhe kush janë krimet që kish presupozuar sistemi. Përderisa sistemi që kaluam presupozonte krimet, atëherë duhet të gjësh me mijëra njerëz, që e kanë ngritur e mbajtur këtë sistem. Por brenda këtij “sistemi juridik”, ka pasur njerëz që i kanë shkelur edhe ato që quheshin ligje atëherë. Ka me qindra e mijëra njerëz në Shqipëri që kanë rrahur, torturuar dhe mbytur njerëzit gjatë hetimeve». Por gjyqe janë bërë? «Janë bërë, por ka ekzistuar një mungesë konsekuence, madje esenciale. Gjyqet e kohëve të fundit kanë qenë shumë të sipërfaqshme. Ato duhet të ishin gjyqe që të shkonjë të vërtetë dhe deri në fund dhe jo të ecet me hamendje». Domethënë ka qenë akuza defekti kryesor, sipas jush? «Kryesorja mbi të gjitha akuzat që mund të ngrihen mbi sistemin e vjetër 45-vjeçar, duhet të jenë ato që edhe i japin diçka këtij populli. E para është që, popullit shqiptar t’i kthehen paratë». Pra, bëni fjalë për problemin e parave që mund të ketë shpërngulur PPSH-ja jashtë Shqipërisë? «Kam kujtuar se çdo hetim fillestar për punën e arit shqiptar nga kjo do të fillonte. Madje më ka habitur se pse nuk është bërë kjo gjë. Ka qenë një vendim i Byrosë Politike dhe fakti që ministrat e financës që e kanë jetuar atë kohë, janë ende gjallë, të paktën njëri, të intrigon. Me sa di unë ai është vetëm urtar asnjëherë dhe kjo jo përsëri me habit». Ju jeni të bindur se PPSH-ja ka një fond të tillë jashtë? «Fakti që udhëheqësit e atëhershëm mbanin një avion rezervë, një aerodrom të tillë në Dajt për të ikur në çdo rast, tregon se psikologjia e tyre presupozonte edhe marrjen e masave. Rreth vitit 1963 problemi i një fondi parash jashtë shtetit, është shtruar edhe në Byronë Politike. Ky fond sot mund të jetë në shumë vende të botës. Them se ka abu-zime për këtë problem: Kanë pyetur Nexhmije Hoxhën se a ka para dhe ajo është betuar që s’ka. Por Nexhmija mund të mos i ketë në xhep, ose në emrin e saj këto para, por dikush një fond partie. Atëherë duhet ditur ky kod se si merret. Mua më kujtohet vetëm të gjehet e të merret nga populli ky fond». A keni ndonjë dokument me dorë për ta vërtetuar qëndresën e këtij fondi? «Unë nuk di ose disponoj dokumentë gjë speciale, këto që po ua them i dinjë edhe njerëz të tjerë. Por këtë që tregoj unë i quaj logjike dhe jo sensacionale për sistemin e atëhershëm. Le të hetohet njëherë se a ka pasur një vendim të tillë për të pasur një rezervë ari jashtë apo jo. Të paktën të verifikojnë, a ka ekzistuar ky parim, sepse po të jetë i vërtetë përari, patjetër ai është realzhuar». Po për rolin e opozitës shqiptare? «Mua më duket se të gjitha forcat politike kryesore në Shqipëri nuk janë konstruktive. Sepse nuk shoh ndonjë dëshirë miqësore për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin. Kjo është gjëja më e keqe që po ndodh në Shqipëri». Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare

Ja cilët futbollistë mund të luajnë në kampionatin Italian

Ligjet e tanishme i lejojnë shqiptarëve të luajnë vetëm në skuadrat e kategorive të ulëta PINO MONTAGNA BARI - Një hetim i shkurtër mbi praninë e futbollistëve shqiptarë në kampionatet e ndryshme italiane na çoi në rezultatin e çuditshëm se aktualisht ata nuk janë të shumtë dhe për më tepër luajnë, maksimumi, në kategorinë e pestë (të quajtur kampionate ndërajonale) që është e rezervuar për amatorë. Bëhet fjalë për futbollistë të njohur si për shembull Arjan Stafa (ish Dinamo dhe në Kombëtare, tashmë në radhët e Termolit), ose Shllaku (ish Partizani tan i në Giulianova) ose Deliallisi (ish Partizani, aktualisht në Maglie) etj., që në shumicën e rasteve luajnë në qyteta të Italisë Jugore. Atëherë, përse ndodh ky fenomen? Kemi gjetur një përgjigje të një zëdhënës i zyrës së federimit të Federatës së Futbollit Italian (FIGC) dhe në normat që rregullojnë vërshërimin e futbollistëve të huaj të çdo lloj kombësie, pra edhe ato shqiptare. Në fakt, ndryshe nga vendet e tjera (Gjermania, Greqia, Franca, etj.) në Itali një i huaj pranohet të luajë vetëm në kampionatet e serisë A, ndërsa është e ndaluar pjesëmarrja në kampionatet e tjera profesioniste që janë, në shkallë zbritëse, Seria B, Seria C1 dhe Seria C2. Një i huaj për çdo ekip mund të pranohet vetëm në skuadrat profesionale, pra amato- Le të dëgjojmë për të mbushur, eksperiencën e Igi Deliallisit (26 vjeç, ish mbrojtës i partizanit): «Filloja të luaja në Partizanin...», ...sht e ndarë në nëntë grupe me 18 ekipe secila të formuara sipas kritereve të afërsisë gjeografike për 2-3 rajone. Por, duke kaluar më tej problemeve sportive, shqiptarët, për të mundur të fitojnë lejen e qëndrimit ditur në Itali, konsiderojnë këtu faktin, se janë ekstrakomunitarë, duhet të jenë të zënë me punë, çështje kjo që «zyrtarisht» e pamundur për shoqatat futbollistike amatore, në të vërtetë kategoritë e pesta dhe gjashta të shoqatave italiane i lejojnë atleteve më tepër një loj siguri ekonomike.» Le të dëgjojmë për të mbullur, «Filloja të luaja në Partizanin e Tiranës, në vit 1991 arrita në Itali me propozimin joshës që të luajë me Casaranon (Serie C1) por më vonë zbulova që kjo ishte e pamundur për shkak të legjislacionit sportiv: kërkonte që të luaj prej dy shtu pranova të luajë me Maglien (Provincia e Lecçes) ku vazhdoj të luaj prej dy vjetësh dhe jam mjaft mirë; këtë vit kemi fituar ngjitjen në kategoritë, pjesëmarrjen në ndërajonale. Kam shënur edhe 13 gola, jam gjithashtu mjeshtër instruktor në një palestër, e vetmja gjë që nuk shkon mirë është fakti se nuk mund të luaj në kategoritë teknikisht të rëndësishme, dëshira është që të kthehem në Shqipëri, të (Franca, etj.) në Itali një që janë, në shkallë britëse, për çdo ekip mund të pranohet vetëm në skuadrat profesioniste, pra amat-ore, duke filluar kështu nga kategoria e pestë (ose siç quhet në futbollin italian kampionatet ndërrajonale) që e pamundur për shoqatat futbollistike amatore, në të vërtetë kategori e pesta dhe të gjashta të shoqatave italiane i lejojnë atletëve më të mirë një lloj sigurimi ekonomik. Le të dëgjojmë për të mbyllur, eksperiencën e Igli Dellialtistit (26 vjeç, ish mbrojtës i partizanit): “Fillova të luaj me Partizanin që 16 vjeç duke u kthyer kështu në titullar; në 1990 shkuva në Zvicër tek një kë-..., pastaj Zvicër tek një këte vit kemi fituar ngjitjen në kategori, pjesëmarrjen në ndërrajonale. Kam shënuar edhe 13 gola, jam gjithashtu meshtër instruktor në një palestër, e vetmja gjë që më pëlqen shumë është fakti se nuk mund të luaj në kategori teknikisht të rendësishme, dëshira është që kur të kthehem në Shqipëri, të kem mundësi të ushtroj profesionin tim si mësues i edukimit fizik. Futbollistë në fushë

Problemi i Kosovës

Akuza Serbisë së Madhe

Problemi Kosovë Berisha në sulm

Akuza Serbisë së Madhe GJENEVË — Debat i fortë në takimin e shoqërisë Crans Montana (Zvicër) midis presidentit të Shqipërisë, Sali Berishës, dhe ministrit të Jashtëm të Federatës jugosllave, Vlladislav Jovanoviç. Që të dy merren pjesë në një diskutim mbi krizën në ish-Jugosllavi dhe u ndëshën për çështjen e Kosovës. Berisha akuzoi federatën jugosllave për “pushtimin ushtarak” të provincës së Kosovës dhe për shtypjen e shumicës shqiptare. Ky pohim shkaktoi zëmërimin e ministrit të Beogradit sipas të cilit “Kosova ka qenë gjithmonë pjesë integrale e Serbisë dhe e Shqipërisë. Politika jonë — tha ai — respekton identitetin shqiptar por qeveria e Tiranës ajo që vazhdon të inkurajojë separatizmin duke shpifur për federacionin jugosllav. Ambicioni i Shqipërisë është të bashkojë Kosovën dhe të gjithë këtë territor serb territorial shtrihen edhe në Malin e Zi. Qeveria e Tiranës — pohoi Jovanoviç — don të shkatërrojë edhe atë pak që mbetet nga Jugosllavia. Berisha iu përgjigj menjëherë duke akuzuar Beogradin si një rrezik i madh për stabilitetin e rajonit: “Është projekt i Serbisë — tha ai — që ta asgjësojë gjithë kombin tonë përmes popujve të Ballkanit”.

Atentat afër Pistoia-s kundër emigrantëve shqiptarë

PISTOIA — Tentuan t’i vënë flakën një shtëpie në të cilën jetojnë rreth dhjetë emigrantë shqiptarë, por dera e shtëpisë që është prej metali evitoi përhapjen e flakëve. Kjo ndodhi mbrëmjen e kaluar në Al-bergi, një fraksion i Peshias në provincë të Pistoia-s ku nga disa muaj disa shqiptarë, familje me fëmijë dhe një grup të rinjsh, jetojnë në një ish shkollë të vënë në dispozicionin e tyre nga administrata komunale. Ajo që zbuloi zjarrin e vënë nga një grup të panjohurish ishte një patrullë karabinierësh: afër portës prej metali ishte vendosur një bidon me benzinë me një çorape leckë të lagur me lëndë djegëse të cilës i ishte vënë zjarri. Në javët e kaluara ka mbizotëruar një gjendje tensioni midis qytetarëve të fraksionit peshian dhe imigrantëve shqiptarë. Ky është i dyti akt racizmi që verifikohet në Itali kundër shqiptarëve: një muaj më parë u sulmua në Milano një i ri.

1930: Kështu filloi kampionati i parë

UDHËTIM NË HISTORIKUN E FUTBOLLIT/ Triumfi i «SK Tiranës» Me numrin e sotëm do të fillojë botimi i një seri artikujsh mbi historikun e futbollit shqiptar. Nga ky fillim i parë, në 1930 deri te fundi i këtij sezoni, do të bëjmë një histori të gjithë protagonisteve të njohur të futbollit shqiptar dhe të njohur të lojës më popullore në Shqipëri. Emocionet, gëzimet, humbjet, por edhe zhgënjimet e lojtarëve dhe tifozëve. Këtë do të përpiqet të bëjë redaktori i njohur sportiv Shkifër Këllçi. SKIFTER KËLLÇI TIRANË — Duhej viti 1930 që në së fundi i parë në Shqipëri të zhvillohej kampionati i parë kombëtar i futbollit shqiptar. Po kjo nuk do të thotë se skuadrat shqiptare të njohura në atë kohë “SK Tirana”, “Vlaznia”, “Skënderbeu” e më tej “Bashkimi i Durrësit”, “Besa” e “Korça”, nuk kishin zhvilluar ndeshje midis tyre më parë, nuk kishin bërë një aventurë e kampionat, veçse ndeshjet e tyre çdo dy vjet e zhvillonin. E gjithë kjo do të vazhdonte deri në 22 qershor të 1930, kur midis ekipeve të më të mirëve të Shqipërisë, në këto të lojës, do të nisë një seri kampionati, në këtë këto skuadra të çdo qyteti të vendit e tjera të sportit, që edhe në vende e tjera të saj dashur sa edhe në vendet e tjera të botës. Duke u nisur nga rezultatet e ndeshjeve, meqë atë zhvilluan ulët e fundit, kandidatët për të fituar kampionatin e parë ishin “SK Tirana”, “Bashkimi Shkodran” dhe “SK Vlora”. Që në turin e parë “Bashkimi Shkodran” mundi në Shkodër “SK Tiranën”, kurse “Skënderbeu”, që në javën e parë kishte humbur krejt prej Tiranës. Në Korçë skuadrën e fortë shkodrane 2-0. Pa SK Tiranë barazon 0-0 në Tiranë me “Skënderbeun”. Kurse “Teuta” jot në Durrës kundër “Bashkimit shkodran”. Edhe ndeshja shpresat e do të kishte vështirësi për të mundur me kryeqytetin “Tiranën”, nuk u realizua, sepse takimi u mbyll me barazim 1:1. Kështu dal me unë ishte arbitër i Shkodrës, më ambicioz për të fituar kampionatin. Këto ishin SK Tirana dhe “Skënderbeu”. Takimi i fundit midis tyre do të zhvillohej në fushën e sporteve të Korçës. Në Shqipëri nuk ishte ngritur ende asnjë. SK “Tirana” kishte 16 pikë e golavarazhin 10 dhe “Skënderbeu” 14 pikë e golavarazhin 9. Pra që skuadra korçare të shpallej kampione duhej të fitonte të paktën dy gola më shumë. Takimi midis këtyre skuadrave u zhvillua në Korçë, por ndodhi një e papritur. “Skënderbeu” nuk u paraqit në fushë, duke ngulur këmbë që në takim e parë të zhvilluar në Tiranë midis këtyre skuadrave, gjyqtari kishte dhënë në favor të tij dy 11-metërsha. Atëherë u vendos që ky takim të zhvillohej dy javë më pas në Tiranë. Edhe këtë rradhë korçarët nuk u paraqitën në fushën e brendshme. Në këtë mënyrë komisioni Tekniku arbitrari i dha fitoren 3-0 SK Tiranës që shpall me 18 pikë kampione e parë në historinë e futbollit shqiptar. Vendin e dytë e zuri “Skënderbeu” i Korçës me 14 pikë, me radhe “Teuta”, “Bashkimi” e 8 pikë, “Tirana” e i Bali [?] në vend me 6 pikë dhe vendin e fundit e zuri “SK Vlora” me pesë pikë. Ndër futbollistët më të mirë të këtij kampionati do të jenë, S. Sërmasti, A. Karapici, I. Dashmi, Il. Muslian [?], I. Peristeri (“Amarbeku”), B. Gorri (“Urani”), N. Tartari (“Teuta”), M. Hallili (“Bashkimi Shkodran”). Ndeshja më e bukur e kampionatit u cilësua, sipas gazetës “Ora” e Tiranës, ndeshja e luajtur në Korçë më 4 maj 1930 midis “Skënderbeut” dhe “Sportklub-Tiranës”. Një ndeshje midis «Bashkimi Shkodran» dhe «SK Tirana» e luajtur në 1932 në Shkodër

Dje në Shqipëri

KONFERENCË SHTYPI E TEDI PAPAVRAMIT NË TIRANË — Pas tetë vjet mërgimi në Francë, violinisti i famshëm shqiptar Tedi Papavrami viziton për herë të parë të afërmit e tij. Tani për herë të parë pas tetë vjetësh, Papavrami do të japë një koncert në Tiranë me rastin e “Festës së Muzikës”. Në një konferencë shtypi violinisti i shquar u shpreh “E ardhmja ime muzikore ka qenë arsyeja e emigrimit të familjes time në Francë. Në atë kohë në Shqipëri as që mund të mendohej që të bëje karrierë artistike në kushtet e izolimit të plotë. Nuk mendoja se gjërat do të ndryshonin kaq shpejt. Ndërsa tani mungojnë mundësitë materiale për një gjë të tillë”. HAPEN NË DURRËS KURSE PËR PARUKERI, HOTELERI DHE KOZMETIKË — Kompania amerikane “Ort” e financuar nga Banka Botërore ka organizuar kursin për parukeri dhe kozmetikë dhe kursin për hoteleri dhe agjent udhëtimesh. Në këto kurse, që funksionojnë në ambientet e Shkollës së Fiskulturës në Durrës, janë regjistruar rreth 50 kursantë që po marrin përfunduar shkollën e mesme. KRYETARI I GAZETAREVE SHQIPTARE: “SHTYPI ËSHTË SHUMË I POLITIZUAR” — “Prej dy vjetësh në Shqipëri ekziston liria e shtypit, por shumica e gazetave financohet prej politikanëve dhe u shërben atyre. Shumë gazetarë nuk besojnë edhe vetë në atë që shkruajnë”, kështu u shpreh kryetari i Lidhjes së Gazetarëve, Mero Baze, në takimin që pati me delegacionin e juristëve të Këshillit të Europës. Kryetari gazetarëve shqiptarë protestoi edhe për një vendim të fundit të Ministrisë së Financave e cila liron nga një prej 15 për qind botimin e librave dhe revistave, por jo gazetat. “Për shumicën e librave dhe revistave, por jo gazetat, “Për shumicën librave and por jo gazetat, për botimin e tyre do të thotë falimentim i plotë”, theksoi Mero Baze.

Në Brendësi

Aktori Belushi bir i Shqipërisë Sot në Bari ministri shqiptar i Arsimit Rihapen «gli Uffizi» sukses në Firence