30/06/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 qershor 1993

Mijëra shqiptarë dëbohen nga Greqia

Urdhër për të qëlluar në kufi me fqinjët Rritet tensioni përgjatë kufijve. Protestë e Berishës dërguar Butros Ghalit Në kufi me Greqinë Nga redaksia jonë KAKAVIJA — Duhen të ketë arritur në mbi 9.000 vetë — sipas njoftimeve më të fundit të një agjencie shtypi ndërkombëtare — numri i refugjatëve shqiptarë të kthyer me forcë në atdhe. Shkaku, është dëbimi nga Shqipëria — të paktën e kaluar — i klerikut grek Hrisostomos Maidoni, i akuzuar nga autoritetet shqiptare për ”propagandë shoviniste antishqiptare” dhe për trazirat që pasuan midis policisë shqiptare dhe pjesëtarëve të minoritetit grek në Gjirokastër. ”Do të ketë patjetër reagim grek për këtë ngjarje”, u shpreh kryeministri grek, Konstantin Micotakis, para kamerave të televizionit të Athinës. Të hënën, për herë të parë, Ambasada Greke në Tiranë nuk ka dhënë viza dhe shumë nga refugjatët e kthyer dje nga Greqia u ankuan për keqtrajtimin dhe se ishin dëbuar nga Greqia edhe pse ishin të pajisur me viza të rregullta. Të kthyerit e parë u mbërritën edhe në Tiranë, duke protestuar kundër qëndrimit të policisë greke. Raportet midis të dy vendeve mbeten të tensionuara megjithë shtimin e kontakteve diplomatike për përmirësimin e tyre. Presidenti shqiptar Sali Berisha i ka dërguar një letër Kryetarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Butros Ghali duke protestuar energjikisht për dëbimet masive të emigrantëve shqiptarë nga Greqia prej autoriteteve greke. Në kufi me Maqedoninë Nga redaksia jonë DIBER — ”Që sot është lëshuar një urdhër që forcat e kufirit shqiptar të hapin zjarr edhe nëse shekelat sadopak territor shqiptar”. Këtë thotë një shpall, midis zyrave Safet Zhulali, ministri shqiptar i Mbrojtjes, para trupit të majorit Hajrulla Tollja, i vrarë gjatë një incidenti ndërmjet kufirit shqiptaro-maqedon. Për vrasjen e ushtarakut të lartë shqiptar dhe plagosjen me dy plumba të një tjetri, Ministria e Jashtme Shqiptare reagoi ashpër: ”Shqipëria nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë në të ardhmen presione dhe akte të tilla kriminale, që cënojnë shtetësinë e saj dhe sovranitetin shtetëror”. Sipas burimeve të Policisë së Shkupit ”rojet kufitare maqedone qëlluan, ndërsa ushtarët shqiptarë tentuan të hynin ilegalisht në territorin e Maqedonisë”. Një version aspak i pranueshëm për autoritetet shqiptare që, theksojnë se ”akti kriminal i vrasjes është kryer në territorin shqiptar”. Medalja e lartë e trimërisë dhe tulli i dëshmorit të Atdheut për majorin Tollja, tregon se askush në Shqipëri s’mund ta pranojë përgjegjien e qarqeve maqedonase. Vrasja e fundit i shtohet 9 të tjerave të regjistruara vetëm gjatë një viti në këtë kufi si dhe 13 rasteve me plagosje. Shqipëria që e kish njohur më parë republikën fqinjë të Maqedonisë, votoi kundra anëtarësimit të saj kësaj here pa disa dësh.”, Dy nga shqiptarët të dëbuar të dielën nga Grecia CARLO BOLLINO Shqipëria ka një karakteristikë që e bën të dëmën në botë: të ketë si kufi ndarës popullin e vet. Përtej kufirit të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Greqisë jetojnë më tepër shqiptarë dhe kjo në një situatë paqeje ndërkombëtare, duhet të kontribuojë që të rrisë uljen e tensionit. Sot, përkundrazi, kufijtë ndizen flakë, për të treguar se rrëmujat që mbretërojnë në botë është ende e madhe dhe paqja — flluska është. — Ja! — Më pak orë, gjatë tre të katërtave të kufirit shqiptar është rritur tensioni. Sikur të mos majftonte vetëm zona e Kosovës — ku shumë shpesh shtihen dhe vriten — tashmë armët shqiptare kanë filluar të shtijnë edhe gjatë trahut shqiptaro-maqedonas. Për ndërrjen e ushtrave shqiptare, e cila ndodhi të premten në mbrëmje, ekziston një version që nuk përputhet. Incidenti është politik dhe mbetet tepër i rëndë: Ministritë shqiptare — duke iu referuar lajmeve të ardhura nga Peshkopia — i ka dhënë urdhër forcave të kufirit të hapin zjarr kundër kalimit të një kolone ushtarake maqedonase. Në kufirin me Greqinë gjatë natës së këtij të hënës nuk ndodh gjë. Në 72 orët e fundit Ministri i Rendit Publik të Athinës ka urdhëruar një operacion «shtrëngimi» me masë kundër 9.000 mijë shqiptarëve, shumë prej tyre me viza të rregullta dhe të gjithë me emigrantë dhe të kërkuar për punë. Duke sikur përgjigjja është emigrantët dhe përzënies se një pjesë ortodoks që jetonte në Gjakovë, një vend që të predikonte fenë, fliste për ndasi dhe «për Greqinë e madhe». Janë sinjale që shqetësojnë akoma më shumë kur ndodh në këtë pjesë të planetit, ku duket se luhet fati i gjithë botës. Çfarë do të bëjë tani Komiteti Ndërkombëtar? Do të ndërhyjë me një operim diplomatik autoritar, apo do të rrijë spektator? Do të protestojë kundra përzënies së 9.000 të rinjve? Do të kthejë edhe redhe do të humb kohë dhe për ndonjë gjë tjetër, përveri edhe këto ratë dhe do të humb kohë dhe do të vendosë të ndryshojë vetëm kur të jetë shumë vonë?

Duam të dëgjojmë zërin e Evropës

Dy nga shqiptarët të dëbuar të dielën nga Grecia

Idajet Beqiri në arrest

Akuza: ofendoi Berishëm Hetohen Kryetari i Partisë Unitetit Kombëtar EDMOND LACI TIRANË — ”Mbyllje në shtëpi” për Idajet Beqirin, kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar. Gjithashtu Prokuroria e Tiranës ka filluar çështjen penale dhe e ka marrë si të pandehur atë, me akuzën: ”Për shpifje dhe fyerje në drejtim të Presidentit të Republikës, Sali Berisha”. Akuza i referohet një shkrimi të botuar në gazetën ”Kombi” — organi i PUK — në datën 22 qershor 1993, me titull ”Zoti Berisha ju jeni vrasës i gjithë Shqipërisë”, i shkruar nën pseudonimin Arbër Kastrjoti. Sipas të Beqirit, ankimin pranë Prokurorisë së Rrethit ”e ka bërë vetë presidenti Berisha”. Duke i konfirmuar Gazetës këtë njoftim, Fatmir Fagu, prokuror i sektorit hetimor në Prokurorinë e Tiranës tha: ”Mbyllja e tij në shtëpi do të vazhdojë deri në përfundim të çështjes penale”. Por pardje në ditën e parë të zbatimit të këtij vendimi, kryetari Beqiri ende ishte në selinë e partisë në kryqëzimin në Tiranë. ”Megjithëse unë e kam shtëpinë në Krujë — tha për Gazetën Beqiri — masën e Prokurorisë do ta vuaj këtu në zyrën time”. Ai e pranon publikisht që është autor i shkrimit, për të cilën akuzohet. ”Në origjinalin e shkrimit fjala: vrasës i Shqipërisë — vazhdon Idajet Beqiri — është ndërmjet thonjëzave... Kryetari i PUK, nuk ka ndërmend gjithashtu të marrë as avokat sepse — sipas tij — duke qenë jurist do ta mbrojë më mirë vetveten.

Rrugët do kenë emra të rinj

«Xhamllëku do të quhet Franz Josef Straus TIRANE / Kthehen emërtimet e vjetra FATOS BAXHAKU TIRANE — Që prej ditës së djeshme shumë nga rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit do të mbajnë emra të rinj. Tani, edhe në tabelat që shënojnë emrat e rrugëve do të rishfaqen emërtimet aq familiarë për tiranasit: ”Rruga e Durrësit” ose ”Rruga e Elbasanit”. Këtë e vendosi Këshilli Bashkiak i Tiranës në mbledhjen e tij të fundit. Vendimi u muar në bazë të një propozimi që ishte bërë prej kohësh nga Sektori i Kulturës i Bashkisë, i cili motivonte edhe arsyet e këtij ndryshimi. Me pari nga të gjithë ishte edhe pse shumë emra ishin ndryshuar, qytetarët e ”Konferenca e Pezës”, nga qendra deri në unazën e qytetit, do të quhet si dikur, ”Rruga e Kavajës”. Pjesa tjetër do të vazhdojë të ruajë emrin e vjetër. ”Kongresi i Përmetit”, rruga që në këto vitet e fundit është shndërruar në arterien kryesore tregtare të kryeqytetit, do të quhet thjesht ”Rruga e Durrësit”. ”Rruga ‘Labinot’” do të jetë ”Rruga e Elbasanit” dhe dhe rruga ”Bajram Curri” do të quhet ”Rruga e Dibrës”. Me emrin e patriotit Curri do të quhet këtëj e tutje Bulevardi ”Shqipëria e Re”. Një tjetër bulevard i qytetit do të quhet ”Ismail Qemali”. Deri dje ai mbante emrin e një komunisti francez, Marcel Cachin. Për rrugën bërë prej kohësh nga Sekretori i Kulturës të Bashkisë, i cili motivonte edhe arsyet e këtij ndryshimi. Më parë nga të gjithë ishte e edhe pse shumë emra ishin ndryshuar, qytetarët në gjuhën e përditshme i cilësonin rrugët njësoj si baballarët e tyre, me emrat e vjetër tradicionalë. Kishte madje prej tyre që nuk i njihnin emrat e vendosur kohët e fundit. Arsyet e tjera: shumë emra rrugësh, që për më tepër përsëriten nga një qytet në tjetrin, shumë herë ja emra personash aktivistë të cilëve nuk lidhet fare me qytetin e Tiranës dhe shumë emërtime, pas ndryshimeve të fundit, nuk e kanë më kuptimin e parë. Janë të shumta rrugët që do të ndryshojnë emrat pas vendimit të fundit të Bashkisë. Lista e këtyre emrave do të evokojë figura të shquara të historisë shqiptare e botërore, por është ruajtur edhe tradita e vjetër e emërtimit të rrugëve sipas qyteteve në të cilat ato çojnë. Pjesa kryesore e rrugës së sotme ... shkak cilat ato çojnë. Pjesa kryesore e rrugës së sotme ... francez, Marcel Cachin. Për rrugën që mban emrin e dëshmorëve të tiranas Myslym Shyri është menduar që ta ruajë emërtimin e saj nga pjesa që lidh bulevardin kryesor të Tiranës — emri i tillë ”Bulevardi i Kombit” nuk do të ndryshoje — deri në unazë. Pjesa tjetër do të quhet me emrin e patriotit të njohur nga kryeqyteti, Murat Toptani. Do të ndryshojnë edhe emrat e shumë shesheve dhe udhëkryqeve. Ja si do të quhen ata: Karl Topia (Zogu i Zi), Sulejman Pasha (sheshi afër kinema ”Partizanit”), Giuseppe Garibaldi (sheshi në hyrje të Kombinatit Tekstil), Presidenti Wilson (Sheshi i Tiranës së Re), Mustafa Qemal Ataturk (sheshi 21 dhjetori), Franz Josef Straus (sheshi i quajtur ”Muhallekuy”), general Nikols (shtetnitori në kodrat e Liqenit Artificial, nga Fakulteti Gjeologjik deri në restorant ”Liqeni”).

Artur Daka shpallet dëshmor i demokracisë

Dje në Shqipëri — Artur Gëzim Daka, 17 vjeçari i vrarë gjatë lëvizjeve demokratike të muajit shkurt në Shkollën e Bashkuar, u shpall ”Dëshmor i Demokracisë” nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Në relacionin e bërë me këtë rast shprehet edhe veprimtaria e djaloshit nga Tirana si një antikomunist që ka mbështetur fuqimisht lëvizjen demokratike nga fillimi dhe deri në momentin që vdiq. Gjithashtu ai ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat dhe në rrëzimin e bustit të diktatorit Enver Hoxha”. Propozimin për nderimin e të rënit e kishin dërguar Lagja 22 dhe dega e PD për Tiranën. KONFERENCA E DONATORËVE TË SHQIPËRISË PER ARSIMIN — Nga 6-8 korrik në Tiranë do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve të Shqipërisë për arsimin. Burimet zyrtare shqiptare theksojnë se ky aktivitet do të bëhet për të siguruar një ndihmë dhe përkrahje më të madhe për reformimin dhe konsolidimin e sistemit tonë arsimor. Janë angazhuar për këtë Ministria shqiptare e Arsimit, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, PNUD si dhe UNICEF. Në këtë ndihmëse do të përfshihen edhe organizata qeveritare si dhe fondacione të ndryshme. PERUROHET ”DISKOBARI I ARTISTËVE” NË TIRANË — Iniciativa italo-shqiptare për ngritjen e një diskobari për artistët, u përurua. I vendosur në Pallatin e Kulturës së Tiranës, diskobari që në ditën e parë u prezentua me autoritete të larta shqiptare: Pjetër Arbnori, Aleksandër Meksi, Alfred Serreqi si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik, të akredituar në Shqipëri. Të gjitha punonjësit që para kanë qenë të punësuara në klubin e Pallatit të Kulturës, tashmë shërbejnë të kjo qendër kulturore dhe tregtare. ”Toki” është një qendër e bukur zhvillimi”, tha Gesu Basha, drejtore e institucionit. Për palën italiane, investimet u bënë nga Giovanni De Gennaro.

Asnjë kontroll për hyrjen e fëmijëve

Pse në kinematë e kryeqytetit shfaqen filma shumë të vjetër dhe pornografikë Kinemaja shqiptare është në krizë? Po të bësh një xhiro në sallat kinematografike të kryeqytetit, do ta pohosh këtë gjë. Në kinemanë ”17 nëntori” bëhet një shfaqje nga program ”Bobi” në histori të re; ”Agimi” filma ”Familja në rrugë”; te ”Republika” ”Porti i dashurive të shthurura” etj. Kinemat e tjera: filmi ”Supermeni i hekurt” ndersa te kinema ”Ali Demi” film ”Herkuli kundër Romes”. Bëhet fjalë për filma shumë të vjetër, por prodhimi i tyre vjen jo vetëm për histori pornografike. Është e vërtetë, shfaqja e filmave pornografike përfaqëson shqetësim jo vetëm sinjal i lire pas 45 vjetëve ndalimi të tyre (pas shembjes së sistemit), por edhe për pasojat që sjellin në edukimin e fëmijëve. Kjo përplaset edhe me shumë reklama erotike dhe një shumë revista pornografike në Shqipëri, gjithmonë e më shumë. Ndërsa, nga ana tjetër, të dhënat e fundit të autoriteteve kompetente, se ato që tregojnë fëmijë që përpiqet për reforma, është artë të shfaqen filma pornografike dhe shumë prej tyre edhe në kuadrin e ... revistave me përmbajtje erotike te të vegjlit. Norma, këto të fundit, që janë në fuqi në të gjitha demokracitë e botës. Por problem kryesor nuk është ky. Përkundrazl, bëhet fjalë për një çështje të prodhimit të kinematografike me cilësi. Në Shqipëri lë jetonë regjisorë dhe aktorë me nivel të lartë, por arti i tyre është i detyruar t’i bie flakë, për shkak të vështirësive e mëdha ekonomike që i përkasin edhe këtij sektori dhe që në fakt pengojnë prodhimin e filmit. Një biletë në kinema kushton shumë pak për të lejuar për bashkimin e kostos. Një zgjidhje mund të jetë ajo e tregut të jashtëm. Ashtu si shumë regjisorë që kanë nxjerrë, do të ishte me shumë rëndësi dhe e dobishme — për të gjithë — të fillonin programe me bashkëpunim ndërkombëtar. Dhe kështu do të gjetur fondet, e bëhet që të njihet themel kinematografia shqiptare. Në të njëjtën kohë t’i japësh spektatorëve të kinemave të qyteteve tona, kënaqësi e një filmi të bukur në ekranin e madh. Porno-star, Moana Pozzi

Në Brendësi

Kurdët vendosin sërish bomba në Turqi Zbulohet naftë, në ujërat shqiptare Bota arabe proteston pas summit në Irak

Letra nga përtej detit

Jam lexues i rregullt i kësaj gazete qysh në daljen e saj në Shqipëri. Është gazeta e parë evropiane që hyn në Shqipëri pas 48-vjet diktature komuniste. Është një gazetë që lexuesi shqiptar e ka mirëpritur në sajë të informacioneve të shumta që merr nga kjo gazetë për politikën, ekonominë, mjekësinë, sportin dhe kulturën në Itali dhe nëpër botë. Për jetën private të njerëzve të ndryshëm të politikës, artit, sportit dhe fusha të tjera të jetës. Ju urdhë nga zemra megjithëse me mendon se jam shumë i vonuar, të gjithë ekipin realizua që punon në Tiranë dhe të ekipit që punon në Bari të Italisë. Me daljen në shqip të dy faqeve nga kjo gazetë më ka gëzuar dhe për këtë ju përshëndes me gjithë zemër për iniciativën që keni marrë që numrin e këtyre faqeve ta dyfishoni. Zot! Jua bëftë mbarë dhe e realizofshit këtë dëshirë sa më shpejtë. Dhe një herë ju uroj punë të mbarë. Me këtë rast përshëndes dhe xhaxhain tim Xhevdet Qyqja, që bashkë me familjen e tij jeton në Tiranë. (Naim Qyqja — Tiranë) Me anë të kësaj letre dëshiroj të përshëndes Agron Sulen i cili punon trajner futbolli me një ekip të rinjsh në Itali. Puna e tij është e lavdërueshme dhe punon me shumë pasion. Ish trajner i Flamurtarit, i Kombëtares shqiptare, ka mbaruar shkollën e mjeshtërisë sportive në Futboll, është specialistuar në Itali. E përshëndes ish trajnerin e tij i parë me ekipin e femrave, sot mësues i edukimit fizik në Tiranë, Sotir Sefo. Uroj shëndet të plotë Agronit, gruas dhe dy vajzave që jetojnë me të në Itali. E uroj për suksese të mëtejshme në punën e tij si trajner dhe shpëjti puna dhe pasioni i tij të jenë në shërbim të futbollit shqiptar. (Sotir Seferaj — Tiranë) Me rastin e ditëlindjes së suora Angela, Entela nga Shkodra i uron jetë të gjatë dhe të lumtur. Duke ruajtur të paharruara në kujtesën tënde ditët që kemi kaluar së bashku uroj një takim sa më të afërt, për këtë rradhë të takohemi në Shqipëri. Të uroj gjithashtu punë të mbarë në punën tuaj aq fisnike dhe humane, për një e cila ju bën bithmonë dhe më të nderuar. Të përqafoj me mall. (Entela — Shkodër)