02/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 shtator 1993

Gjuetia, nis polemika

I dërgohet peticion edhe Presidentit Pas ndalimit të aktivitetit protestojnë gjuetarët ANDREA STEFANI TIRANË — Në Shqipëri është ndaluar për një periudhë një vjeçare ushtrimi i aktivitetit të gjuetisë sportive dhe turistike. Dhe tani shpërthejnë polemikat. Për deri në marsin e ardhshëm asnjë gjuetar vendas apo i huaj nuk mund të ushtrojë hobin e tij. Urdhëri që jashtëligjëson gjuetinë, i firmosur nga ish-Ministri Kalakula disa ditë pra se të jepte dorëheqjen, ka ngjallur panik dhe po kundërshtohet me forcë nga shumë specialistë të këtij sektori e në veçanti, nga Drejtoría e Mbrojtjes së Pyjeve dhe Shoqata e Gjuetarëve. Kjo e fundit ka reaguar ashpër duke i dërguar një peticion Presidentit Berisha dhe Kryeministrit Meksi. Në Ministrinë e Bujqësisë shprehen se ky veprim është ndërmarrë për të majturu fauna e vendit nga kërcënimi i shfarosjes prej një gjuetie të shfrenuar që po zhvillohet kohët e fundit. Por a egziston vërtet një rrezik i tillë? “Interesat që kemi bërë këto pranverë — i thanë Gazetës në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve — nuk dëshmojnë për një përkeqësim të situatës që të përrligjë ndalimin e gjuetisë. Për disa specie si derri i egër apo fazani, numri i të cilave ka rënë, kemi vendosur ndalimin e gjuetisë. Për specie të tjera më pak të rralluara si lepuri e thëllëza gjuetia është mjaft e kufizuar”. Sipas këtyre specialistëve ndonjë pakësim i numurit të kafshëve të egra, nuk shpjegohet duke bërë fajtorë gjuetinë. Një ndikim të madh kanë patur shpyllëzimet, bonifikimet, përhapja e qendrave të banuara, ndotja e mjedisit si dhe gjuetia në mjete ilegale e intensifikuar kohët e fundit. “Duke ndaluar gjuetinë nuk luftohet shkaku i vërtetë i dëmtimit të faunës”, u shprehën ata. Opinione të tilla e shfaqin edhe në Shoqatën e Gjuetarëve, antarë të së cilës janë mbi 10.000 gjuetarë. Urdhëri i Ministrisë të Bujqësisë — i tha Gazetës sekretari i kësaj shoqate, Kujtim Pano — është antikushtetues. Ai bie ndesh me ligjin egzistues për gjuetinë, i cili, nuk i jep ministrit kompetencë për të bllokuar gjuetinë në shkallë vendi. Gjithashtu — shtoi ai — kjo përbën edhe një shkelje të së drejtës së gjuetarëve për të ushtruar sportin e gjuetisë. Më në fund, të paktën nuk duhej të ishte ndaluar gjuetia e shpezëve shtegtarë që janë objekt më pak i kufizuar i gjuetisë në të gjithë vendet e botës”. Kohët e fundit, me hapjen e Shqipërisë ndaj botës, u hodhën hapat e para të gjuetisë turistike. Turistët gjuetarë, kanë përbërë një përqindje të konsiderueshme të turistëve të mirëfilltë të ardhur nga jashtë. Pikërisht kjo ka ngjallur shqetësim për dëmtimin e faunës shqiptare, gjë që u bë një nga shkaqet kryesore që coi në këtë masë ekstreme. Por ndalimi i këtij aktiviteti është me humbje jo të pakta ekonomike. “Gjatë sezonit të gjuajt në vitin 1992 — pohon në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve — nga gjuetia turistike janë përfituar rreth 330.000 dollarë. Këtu nuk përfshihen taksat, qiratë e hoteleve ose ato të shtëpive të ndërtuara pranë rezervateve të gjuetisë. Vetëm nga një shtëpi e tillë në Tepelenë, gjatë sezonit të kaluar janë përfituar çdo muaj rreth 5000”. Sipas Lirim Selfos, Drejtor i Komitetit për Mbrojtjen e Mjedisit, faktori ekonomik ishte kryesori që e bëri Komitetin të heqë dorë nga varianti i ndalimit të gjuetisë. “Gjithashtu kemi kërkuar që gjuetarët e huaj të kenë të drejtë vetëm e një ditë në javë për gjueti”, thotë Selfo. Urdhërit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e gjuetisë, i ka paraprirë një periudhë diskutimesh mes specialistëve të disa institucioneve. Në përfundim, nga Drejtoria e Pyjeve u propozua Ministrisë së Bujqësisë jo ndalimi i gjuetisë por organizimi më i mirë dhe vendosja e një kontrolli më të rreptë mbi të gjitha llojet e saj. Në Ministri e kanë të vështirë të japin argumentat në favor të urdhërit të nxjerrë. “Kam mbrojtur pikëpamjen e ndalimit të gjuetisë për një vit vetëm në rezervate”, thotë Zëvendësministri LL:zar Kora pasi sqaron se nuk ka qenë i ngarkuar me zgjidhjen e këtij problemi. Duket se në favor të ndalimit të gjuetisë ka vetëm disa hipoteza mbi shkatërrimin e faunës shqiptare. Ato janë ndërtuar në të shumtën e rasteve në bazë të denoncimeve të bëra nga ekologjistë të huaj mbi metodat intensive të shfarosjes së kafshëve të përdorura nga turistët e huaj. Edhe nga doganat italiane kanë ardhur njoftime mbi sekuestrimin e kafshëve të ndaluara, gjuetarëve të ardhur nga Shqipëria. Por kundërshtarët e vendimit pohojnë se demi nuk është shqetësues dhe se humbjet do të jenë më të mëdha me ndalimin e gjuetisë. hodhën hapat e para të gjuetisë turistike. Turistët gjuetarë, të cilët vijnë në Shqipëri, janë të interesuar për gjuetinë. Gjatë vitin 1992 — pohojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve — përfshihen taksat, qiratë e gjuetisë dhe të drejtat e thotë përfaqësuesi. Përkundër shqetësuesve dhe se humbjet nuk është shqetësues dhe se humbjet dhe të jenë më të mëdha me ndalimin e gjuetisë. Ky alarm i rremë, e ka paralizuar thuajse tërësisht karkulimin e kësaj kartmonedhe. Duket sikur afati nëjvjeçar, nuk do t’i mjaftojë guvernatorit të saj, për të bërë rrugën e mundur deri në Bankë. Vetëm matrapazët po përfitojnë nga kjo rrëmujë e kotë. Ata tregohen të gatshëm të mbledhin këtë kartmonedhë, në këmbim të një vlere më të vogël. ndërsa zbret shkallët e Gjykatës së Tiranës. Ndërsa ish-drejtori i tij siguroni: “Do t’i drejtohem Gjykatës së Apelit”. Vendimi i sapodhenë kundër klientëve të tyre, ka shqetësuar edhe avokatët. “Megjithëse që në hyrje të Vendimit u rrezua kategorikisht mendimi i specialistëve kontabël — shpjegon avokati Sanxhaku — Gjykata sërish vendimin e kishte ndërtuar mbi këtë bazë, por këtë herë sipas interesit të saj”. “Denimi maksimal për akuzën e shpërdorimit të detyrës, është 10 vjet heqje lirie”, përfundon Unë Cena, anëtar i Trupit Gjykues, që sapo ka mbyllur një gjyq mjaft të vështirë. Duke sikur afati njëvjeçar, vogël. ndjë faze të mëvonëshme, tërë këto kartmonedha të zëvendësohen nga një sistem i ri monetar, ndash metalike me prerje 1, 2, 5, 10 dhe 20 lekë. Përveç shumë avantazheve, shpresohet që ky sistem i ri do të bëjë të pavlefshëm përdorimin në gjuhën e përditshme të sistemit të vjetër monetar, duke i përhapur në ditët e sotme.

Edhe një vit jetë për 25-lekëshin

Jashtë qarkullimit në shtator 1994 Por që tani shumë tregtarë nuk e pranojnë. Dhe dikush spekullon TIRANË — (an. st.) Njoftimi i Bankës së Shqipërisë për tërheqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës me prerje 25 lekë, ka ngjallur konfuzion mes konsumatorëve dhe tregtarëve. As njoftimi i përsëritur i Radio Tiranës mbi afatin e këmbimit dhe pranimit nga Banka të kësaj kartmonedhe deri në 1 shtator 1994, nuk ka mundur të eliminojë plotësisht paqartësinë. Të gjithë i largohen 25-lekësh siçur të jetë i infektuar. Poseduesit e tij u dyndën drejt dyqaneve për të blerë sa më shpejt diçka me të, por dhe të vendosur për mos ta pranuar si resto. Të njëjtin kundërshtim, por nga ana tjetër e banakut, shfaqin edhe shitësit. Ky alarm i rremë, e ka paralizuar thuajse tërësisht qarkullimin e kësaj kartmonedhe. Duket sikur afati njëvjeçar, nuk do t’i mjaftojë konjigentit të saj, për të bërë rrugën e fundit në këmbim të një vlere më të vogël. Tërheqja e kësaj kartmonedhe nga qarkullimi është pjesë e reformës monetare që sapo ka filluar. Disa kohë më parë një masë e tillë u mor edhe ndaj kartmonedhave me vlerë 10 dhe 50 lekëshe valutë, të emetuara për të përballuar qarkullimin në rritje të parasë. Shkaku kryesor për këtë veprim — i thanë Gazetës në Drejtorinë e Thesarit — është se kartmonedha është mjaft e vjetëruar dhe nuk prodhohet më. Vendin e saj në qarkullim do ta zënë gradualisht prerjet ekzistuese të kartmonedhave 3, 5, dhe 10 — lekëshe. Në të njëjtën kohë nga Banka e Shqipërisë po punohet që në një fazë i ri monedhash të bëjë të panevojshëm përdorimin në gjithë përditshmërinë të njësiteve të vjetër monetar, dukuri mjaft e përhapur në ditët e sotme. BANKA E SHTETIT SHQIPTAR · NJEZET E PESE LEKË · L.P. 51.1764 · 1976 · Q.PAGUHEN PRURËSIT ME TË PARË

Në Janinë arrestohen 3 policë grekë shisnin leje për shqiptarët

JANINE — Janë arrestuar ditët e fundit tre policë grekë të akuzuar se i kanë shitur leje qëndrimi shumë refugjatëve shqiptarë në këmbim të shumave të mëdha. Panajotis dhe Dhimitris Papas, të dy policë në Janinë janë ndihmuar nga Hristos Ballas edhe ky i arrestuar. Grupi i policëve ka detyruar një qytetare shqiptare t’i shiste leje qëndrimi qytetarëve të shumtë shqiptarë, që janë në kërkim të dokumentave të rregullt. Sipas burimeve nga Athina në Greqi ka aktualisht një numër të lartë shqiptarësh që qarkullojnë pa dokumente të rregullta të lëshuara nga autoritete vendase.

Dënohen me 15 vjet burgim Ahmeti, Saliu dhe Tartari

SKANDALI ARSIDI/ Përfundon procesi EDMOND LAÇI TIRANE — “Të pandehurit nuk akuzohen për përvetësimin të kësaj shume, por vetëm për veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës”. Ish-Kryeministri Ahmet Gjonaj dhe ish-drejtuesit kryesorë të Bankës Tregetare Shqiptare, Saliu e Tartari përfundimisht dënohen nga Gjykata e Tiranës. Janë 15 vjet heqje lirie për të tre, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Keshtu “Skandali Arsidi” në Shqipëri, duket si i mbyllur. Edhe pse Prokurori Marko dhe Kryetari i Trupit Gjykues, Spahiu — në Pretencë dhe Vendim — shprehën të njëjtin mendim për pa-mundësinë e gjykimit brenda kësaj çështjeje edhe të personave të tjerë që — sipas tyre — nuk mund të bëhet pa vepruar më parë Prokuroria. Por ky sinjal ende nuk mund të tregojë se “Skandali Arsidi” mund të vazhdojë edhe pas mbylljes së aktit të parë. Sidomos kambiali 1.6 milion dollarë — për herë të parë i përdorur nga një Bankë shqiptare — sapo ka dënuar tre persona. “S’e kuptoj pse isha këtu i pandehur dhe pse u dënova”, tha për Gazetën menjëherë pas dënimit Ahmeti, i dënuar me 2 vjet heqje lirie. “Vendimi është veçse një redaktim i mirë i aktakuzës së padrejtë”, mendon Tartari, specialistëve kontabël — shpjegon avokati Sanxhaku — një gjyq mjaft të vështirë.

Vijnë në Durrës ndihma italiane për rrjetin elektrik të rrethit të Lezhës

DURRES — Një ndihmë tjetër humanitare ka mbërritur në Shqipëri. Të shtunën kanë ardhur në portin e Durrësit një sasi pajisjesh elektrike me një vlerë prej 300 milion liretash të destinuara për rrethin e Lezhës. Të gjitha materialet janë dhuruar nga Konferenca Episkopale Italiane me anë të shoqatës jo-qeveritare C.E.S.P. Centro Esperti Servizio Progetti, nga qyteti italian Cuneo në Italinë e Veriut. Ndihma përbëhet nga 15 transformatorë prefazorë me vaj, 50 interrutorë manovrë, 15 interrutorë automatikë të tensionit të ulët dhe materiale të tjera elektrike.

Mbyllet papritur Café des Artistes

Ndërsa hapet një kafe e sportistëve... TIRANE — Mbyllet papritur “Café des Artistes”, lokali i hapur në fillim të verës në taracën e Pallatit të Kulturës, i cili ishte bërë pikë referimi e jetës së natës të kryeqytetit. Që prej të hënës në mbrëmje kangëllat e bar-discotekës u bllokuan dhe asnjë nuk shpjegon arsyen e mbylljes së menjëhershme. Nuk zyrtohen — nga ato pak informacione që qarkullojnë — që iniciativa të jetë ndërmarrë nga autoritetet vendase. Të lokali ka ecur deri tani sipas rregullit absolut. Suksesi i madh që pati “Café” si nga shqiptarët ashtu edhe nga të huajt që ndodhën në Shqipëri, e bën akoma më misterioze këtë vendim. Tani nga shumë pritet që një nga shumë të qarësohet në një lokal, ose me fjalë të tjera, se sidoqoftë me një sakrificë të tillë. Por përkisht ndërsa Café des Artistes mbyllet, hapet një tjetër kafe e “rezervuar” për këtë kafe të sportistëve. Quhet “Hotel Dajti” dhe ka pak më shumë se një kafene, aty në katin e parë të Hotel “Dajti”. Kafetë e para i pinë njerëz të dëgjuar në fushën e sportit: Bedri Stërmasi, Sadik Struga, Nuri Bylyku, Myslym Alla, Skënder Hyka, Shkëlqim Muya dhe mjaft sportistë të tjerë. Pronari i lokalit të ri është Luigi Bytyçi, edhe ky ish-futbollist shqiptar i ekipit të futbollit bardheblu. Por edhe personeli i lokalit është i gjithë sportiv, shërbejnë ish-sportistë, gra dhe motra sportistësh. “Nuk është vetëm kafene për sportistët e klubit të Tm të dashur — shpjegon Bixhi, pronari — por për të gjithë sportistët që dëshirojnë të vijnë këtu. Megjithatë një tavolinë gjithmonë do ta lëmë të rezervuar për futbollistët e Tiranës”. Është parashikuar gjithashtu që në një kënd të veçantë të ekspozohen fotografitë e gjithë viteve të “17 Nëntorit” — sot SK TIRANA — për të përkujtuar të gjithë heronjtë e vjetër e të rinj. Të dilet që në ditët e para të këtij lokal i kanë munguar. Pallati i Kulturës në Tiranë

Dje në Shqipëri

BERISHA: “DO RIHAPIM AMBASADEN NE ARGJENTINE” — Do të rihapet së shpejti ambasada shqiptare në Argjentinë. Njoftimi u dha nga Presidenti Sali Berisha gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadorin argjentinas në Tiranë për paraqitjen e letër-kredencialeve. Ambasada do të jetë e vetmja që ka deri tani Shqipëria në Amerikën Latine. Në Argjentinë ka rreth 30.000 emigrantë shqiptarë, të vendosur atje prej kohësh. NE VLORË MARRIN DYQANET 10 ISH-PRONARËT E PARË — Janë kthyer pronarëve të tyre 10 dyqanet në Vlorë. Ky është rikthimi i parë që verifikohet në qytet pas daljes së ligjit për kthimin e pronave. Në këtë rreth vepron një komision i posaçëm, që shqyrton dhe vendos për kërkesat e ish-pronarëve. Deri tani në punën e këtij komisioni kanë dalë disa vështirësi praktike, të cilat po kapërcehen gradualisht me gjetjen e dokumentacionit ku figurojnë pronat e vjetra. PAPUNESIA SHQETESIM NE KUKES — Një nga problemet më shqetësuese për pushtetin lokal në Kukës është bërë papunësia. Në këtë rreth, sipas të dhënave të Zyrës së Punës dhe të Përkrahjes Sociale, ka aktualisht 10.800 të papunë, 4.600 nga të cilët janë vetëm me qytetin e Kukësit. Në rreth janë numëruar, veç këtyre, edhe 6.800 persona në asistencë, e 2.500 të rinj ende nuk kanë mundur të fillojnë punë për herë të parë. Të gjithë prorsa kanë kryer shërbimin ushtarak ose kanë të ndryshme shkollimi. Në ndërmarrje shtetërore dhe në administratë janë punësuar, deri tani, 12.000 rore dhe në administratë janë punësuar, deri tani, 12.000 vetë. Sektori i ri privat në rreth ka mundur të punësojë afër 1.500 vetë, por ka edhe një numër të madh personash që merren me tregti ambulante.

Në Brendësi

Page në Izrael protesta dhe shpresa Myslimanë dhe serbë më së fundi kuptohen Në Marok inaugurohet xhamia mbi Oqean