03/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 shtator 1993

Kultivim droge në Laç: ndalohet nga Policia mbjellësi i marihuanës

Zbulohet rasti i tretë në Shqipëri Një sipërfaqe tjetër e mbjellë me bimë që prodhon drogë. Këtë herë i zbogarfia shqiptare e këtij fenomeni të ri, ka kaluar nga Jugu për në Veri. Quhet Delibnisht vendi ku Policia e Laçit ka konstatuar bimën e “çuditshme”, që pas analizave në laboratorin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, rezultoi marihuanë. Tashmë autori i mbjelljes Seit Ramazan Sinani, 35 vjeç, gjendet i mbikqyrur në Degën e Rendit Publik të Krujës. Rasti i Delibnishtit në Malësinë e Laçit është i treti i konstatuar në Shqipëri, pas dy fshatrave në Fier, ku u gjetën bimë që prodhonin opium dhe marihuanën. Sipas Degës së Rendit Publik të Laçit, Sinani me banim në këtë qytet kish përdorur për mbjellje të bimës së marihuanës një pjesë të tokës së tij në fshatin e largët të Malësisë. Që prej datës 27 gusht, kur u krye operacioni i suksesshëm i punonjësve të Policisë Kriminale, hetimet ende vazhdojnë me intensitet. Ligji shqiptar ekzistues – ndonëse nuk shprehet për kultivimin – për prodhuesit e drogës, parashikon dënimin maksimal prej 15 vjetësh. Gjyqi i parë për një rast të tillë identik është zhvilluar para disa ditësh në Fier, ku edhe u konstatua për herë të parë një fushë e mbjellë me bimën e destinuar për drogë. Sipas kallzimeve të një të pandehuri, por edhe sipas ekspertëve, fara për këto bimë ka arritur nga Greqia. Një plantacion marihuane

Ligji i Pronave fillon procesi

Kërkohet prania e ish-pronarëve Më 10 shtator do rishikohet kushtetutshmëria e Neneve 12 dhe 17. Do marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë Kërkohet prania e ish-pronarëve Ligji i Pronave fillon procesi Më 10 shtator do rishikohet kushtetutshmëria e Neneve 12 dhe 17. Do marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë TIRANE – Seanca e parë e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e ngritur nga Shoqata e Pronarëve të Lire mbi problemine e pronave, nuk solli thuajse asgjë të re. Mbledhur në 1 shtator, sipas datës së caktuar — por me një anëtar më pak — por me një anëtar më pak — Trupi Gjykues iu desh të bënte me rreth një orë vonesë, një seancë që përfundoi në më pak se dhjetë minuta. Pas prezantimit para Trupit Gjykues të përfaqësuesve dhe avokatit mbrojtës të Shoqatës së Pronarëve të Lire, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Rustem Gjata, shpalli vendimin për të mos filluar shqyrtimin e çështjes së cilës për të shtyrë afatin e zhvillimit të gjyqit për datën 10 shtator. Në përbërje të vendimit ishin përfshirë dhe kërkesat për të thirrur në seancat e ardhshme, përfaqësues nga shoqata “Pronësi me Drejtësi” e pronarëve të vjetër, përfaqësues nga Këshilli i Ministrave dhe “Agjencia Kombëtare e Privatizimit”. U kërkua gjithashtu, të mblidhen të dhëna për ecurinë, gjatë kësaj periudhe, të procesit të privatizimit të pronave që janë objekt i gjyqit. Çështja e pronësisë mbi trojet dhe ndërtesat e qytetarëve të blera nga pronarët e rinj, por mbi të cilat kanë pretendime pronësore dhe pronarët e vjetër, përfundoi në Gjykatën Kushtetuese si rrjedhojë e mospajtimit të shfaqur nga të dy shoqatat e tyre, lidhur me përmbajtjen e ligjit “Për Kthimin dhe Kompensimin Pronave Ish-pronarëve” të miratuar nga Parlamenti në muajin prill. Të dy shoqatat kanë shfaqur, secila në pozicionin e saj, dyshimë për kushtetueshmërinë e Ligjit dhe kanë bërë kërkesë për rishqyrtimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk jep asnjë simptomë se ç’rugë do të marrë procesi, sidoqoftë, është një dëshmi tjetër për natyrën mjaft të ndërlikuar të çështjes që do të shqyrtojë ai. Kështu, seancat e ardhshme gjyqësore, do të mblidhnin një hapësirën e ngushtë të sallës së Gjykatës Kushtetuese, përfaqësues nga të gjithë personat juridikë veprues në këtë çështje.

«Ftojmë në festival ministrin Anagnosti»

Letër e regjisorit të «Beteja e Algjerit» Pontecorvo synon ringjalljen e filmit realist të viteve ’60 - 70 Letër e regjisorit të «Beteja e Algjerit» «Ftojmë në festival ministrin Anagnosti» Pontecorvo synon ringjalljen e filmit realist të viteve ’60 - 70 Në prag të fillimit të Festivalit të Filmit të Venecias (që u inaugurua të martën në mbrëmje), drejtori i tij, Gillo Pontecorvo, i shkroi një letër interesante Ministrit shqiptar të Kulturës dhe regjisorit Dhimitër Anagnosti, duke e ftuar në festivalin kinematografik. Një ftesë, që fatkeqësisht për shkak të impenjimeve në Shqipëri ministri nuk mundi ta pranojë. Ja teksti i letrës, që merr vlera të veçanta për prestigjin e madh që gëzon Pontecorvo në gjithë botën, regjizor, midis filmave të tjerë, «Beteja e Algjerit» dhe «Queimada». GILLO PONTECORVO «Shkurtimisht desha të shpjegoj disa gjëra se paku siç i mendoj unë. Kam folur për to me shumë miq të mi: Bob Altman, Luiz Male, Garsia Markez, Spike Lee, Francesco Rosi, Costa Gravas, Ettore Scola, Martin Skorcese, Tutarro e shumë të tjerë. Ne të gjithë jemi të bindur se liria krijuese në punën tonë në këto 40 vjetët e fundit është ngushtuar në mënyrë drastike. Dikur kishte mjaft hapësira brenda të cilave një autor kinematografie mund të lëvizte në kohë, gjithashtu e njëjta liri dhe mundësia nuk qëndron në nivel ekonomik apo organizativ, e keqja brenda nesh është e keqja më e madhe. Shpirti disfatist, tërhequrit dhe autocensura kanë gërryer trurin tonë. Po të qe e mundur që njerëz të tillë si Roselini apo De Sika, sa për unë e kam pranuar këtë post. Ndoshta me rastin e festivalit ne mund të organizojmë një mbledhje të gjerë të kinemasë cilësore. Mbase që këtëj ne mund të lëshojmë një manifest në mbrojtje të hapësirave jetësore të Artit Ne të gjithë jemi të bindur se liria krijuese na punën tonë Dikur kishte mjaf në kohë, gjithashtu e njëjtë liri dhe liria e shprehjes karikaturizonte edhe punën e piktorëve, muzikantëve e shkrimtarëve. Por sot gjithnjë e më shumë krijimtaria jonë është duke shkuar larg atyre situatave ideale që gjetën dikur artet ekspresive. Sigurisht, ne sot e shohim që kjo krijimtari është drejtuar në 90 për qind të saj drejt karakterit zbavitës të komunikimit. Por është kriminale të mbyllësh ato hapësira të cilave De Sika dhe Roselini mundën të paraqesin punë të tilla si «Umberto D», «Vjedhësi i biçikletave dhe “Paisan” dhe filmat e tyre, mjeshtra të tjerë u paraqitën me vepra si «Rruga e turpit», «Pantar Panchalin», «Në fill të perit», «Britma», «Zero në sjelljen» dhe «Ivani i tmerrshëm». Rreziku në rrethanat e tanishme nuk qëndron në nivel ekonomik apo organizative, Shpirti disfatist, tërhequrit dhe autocensura kanë gërryer turin si Roselini apo De Sika, sa për të sjellë një shembull tëpër familjar për mua, të riktheheshin në jetë, kurrë nuk do të mund të planifikonin apo vetëm të imagjinonin filma të tillë se «Qyteti i hapur» apo «Vjedhësi i biçikletave». Në duhet të veprojmë, të ndërtojmë togfjalore me qëllim që të mbajmë të hapura hapësira që rrezikohen të mbyllen përgjithmonë. Ne duhet të bashkohemi me besimin e krijimit të mundësive të reja. Ne gjithashtu duhet të shpejtojmë atë që dikur ishte industri e «prototipeve» nga standardizimi. Ç’duhet të bëjmë? Kjo është që duhet mbi të cilën unë jam përqëndruar dhe po përpiqem ta transformoj Festivalin e Filmit në Venecia (në të cilin jam drejtor i ri) në një llojore të kësaj lufte. Dhe pikërisht për këtë arsye kinemasë cilësore. Mbase që këtë të “Artit filmik” madje edhe kundër standardizimit dhe të të ashtuquajturës «kinema argetuese». Idetë e tjera vijnë me kohë. Nëse ju i miratoni këto mendime paraprake dhe do të isha i lumtur të merrja edhe sugjerimet dhe idetë tuaja si probleme për t’i trajtuar gjatë festivalit si edhe pas tij. Fillimisht më duket se këtu përpjekje i ngjanë optimizmit të atij njeriu që gendon i ulur në breg të lumit dhe urdhëron atë të kthehet në burim. Sidoqoftë, pasi kam folur me shumë miq të mi unë kam bindur veten time se, po të realizojnë një bashkim të vërtetë dhe të jemi në lidhje të vazhdueshme, ne do të jemi në gjendje të arrijmë qëllime të rëndësishme. Regjizori Gillo Pontecorvo

Dje në Shqipëri

XHIMI KARTER VRAPON NË QENDËR TË KRYEQYTETIT – Një ditë pas ardhjes së ish-Presidentit amerikan Xhimi Karter në Tiranë, qytetarët e kryeqytetit e panë atë duke u vrapuar në turqën kryesore të kryeqytetit. Me një veshje sportive riti i tij — si i gjithë presidentëve të SHBA — u shoqërua me makinat e rojeve të tij personale. Pastaj miku amerikan u ul dhe piu një kafe në një lokal të zakonshëm anës rrugës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. POLICIA E KRUJËS NDALON NJË SHTETAS QE KISHTE PLAGOSUR DY TË TJERË — Murat Mustafë Karaj, që bashkë me të vëllanë e tij kishin tentuar të vriste një person dhe që kishte plagosur dy të tjerë, ndalohet nga Policia. Autorit iu gjet edhe një pistoletë së bashku me 6 fishekë. Bashkë me të, për ruajtjen e armëve të tij pa leje, është ndaluar edhe një fishtar nga Doma. GJYKOHEN DY PERSONA NË KUKËS PAS PROCEDIMIT PËR DEMTIMIN E PYJEVE — Edhe në rrethin e Kukësit këto vit janë marrë masa të ashpra e zjarreve, janë verifikuar raste të tjera të dëmtimit të pyjeve nga persona të veçantë për përdorim vetjak ose tregti. Ekzistojnë 405 procesverbale të bëra nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor të Rrethit me vlerë 997.150 lekë. Gjithashtu janë proceduar për kundravajtjen penale të dëmtimit të pyjeve 15 persona, vetëm dy e të cilëve janë dënuar. PËRFUNDON GJYQI PËR 13 TË AKUZUARIT E MANIFESTIMIT TË PALIGJSHËM NË LAC — Pas katër seancash gjyqësore të kryera në gjykatën e Krujës, përfundoi procesi gjyqësor ndaj 13 personave që akuzoheshin për kundravajtjen penale të pjesëmarrjes në manifestimin e paligjshëm të ngjarjeve të Laçit. Në mesin nga të akuzuarit u dënuan me heqje lirie, maksimalisht për 12 muaj, ndërsa të tjerët me gjobë deri në 600 mijë. Gjykata e dënoi Shpallin të pogëtuar.

Në Brendësi

Izraeli: Paqe edhe me Jordaninë e Sirinë? Më së fundi uji arriti në Qeparo Mussolini u pushkatua dy herë nga partizanët

Fillon në janar vaksinimi kundër hepatitit viral B

«Rotary Club» do të japë 700.000 dollarë TIRANE — (fa.ba.) Një fushatë e gjerë kundër njërës prej sëmundjeve infektive më problematike për Shqipërinë — hepatit viral B — do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. Një projekt ndihme me një vlerë prej 700 mijë dollarësh është përpunuar nga “Rotary Club”. Kjo shumë do të përdoret kryesisht për të blerë vaksinat e kushtueshme. Projekti, që quhet Vita per l’Albania, është në hapet e tij të parë dhe grupi i specialistëve të ngarkuar nga “Rotary Club” ka hyrë prej kohësh në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë në Tiranë për të bashkërenduar punën. Në ditët e para të shtatorit do të organizohet një takim tjetër për të koordinuar më mirë punën. Sipas specialistëve shqiptarë vaksinat që do të blihen janë të mjaftueshme për vaksinimin e rreth 70.000 fëmijëve të porsalindur, aq sa është numri mesatar i lindjeve në vit. Hepatiti viral B është sëmundja që ka marrë përmasa më shqetësuese në Shqipëri kohët e fundit. Është pikërisht kjo sëmundje që shkakton komplikacione të rënda, duke shkaktuar kancerin dhe cirozën. Rastet e prekura prej saj zënë gjysmën e rasteve të prekura në përgjithësi nga hepatiti. Doktor Jorgo Kosta i tregon Gazetës preokupimin e tij: “Gjendja është thuajse katastrofale dhe ndihma që parashikohet të vijë nga Rotary është padyshim një ndihmë e madhe. Të paktën për tre vitet e ardhshëm nuk do të kemi probleme. Por duhet menduar edhe për më tej”. Sipas të dhënave që disponojnë specialistët e Ministrisë treguesit e kësaj sëmundjeje janë shumë më të lartë se ato të vendeve të tjera Europës. Në Shqipëri në vitin 1990 nga kjo sëmundje u prekën mesatarisht, 352 vetë në 100 mijë banorë, në një kohë kur, thuajse në të njëjtën periudhë, në Itali kjo shifër ishte vetëm 48 raste. Treguesit shqiptarë të sëmundjes mund të afrohesin vetëm me ato të Rumanisë — rreth 300 — por duke qenë gjithnjë më të larta. Moskontrollimi i plotë i gjakut të donatorëve, mungesa e mjeteve laboratorike dhe mënyrat end primitive e sterilizimit, janë disa nga shkaqet që citoi, sipas mjekëve kanë cuar në shtimin e rasteve me hepatit B.

Më dhe ëndrrat

Çdo njeri kur fle ëndërron. Është ky një fakt jashtëzakonisht normal, vetëm se nganjëherë këto ëndërra janë kaq të bukura ose kaq të këqija sa të lënë të habitur dhe të çuditur kur zgjohesh. Por ëndrrat mund të jenë edhe “paralajmëruese”, d.m.th. mund të përmbajnë një paralajmërim, një paralajmërim të asaj që mund të ndodhë në të ardhmen. Çdo javë “Gazeta Shqiptare” ofron lexuesve të saj shpjegimin dhe domethënien e objekteve dhe situatave që ëndërrohen më shpesh. SHPATË Interpretimi psikologjik: Si çdo armë, shpata është instrument i vdekjes e i shkatërrimit e me këtë vlerë hyn rëndom në ëndrrat tona. Por shpata merr edhe një domethënie pozitive: ajo ndan e dallon kush është e mirë e kush e keqe, duke vepruar si intelekti jonë. Në këtë sens ajo është simbol i ndërgjegjes, i drejtësisë e i rregullit. Në interpretimin frojdian, shpata simbolizon organin mashkullor. Parashikimet: Shpata është tregues i ndarjes dhe i ftohtësisë, po ta humbim, duhet të presim një periudhë varfërie; ta ndërron sa po ta thyem do të kemi trishtim e çnderim. Nxjerrja e shpatës nga këllëfi parashikon grindje në shtëpi ose në ambientet që frekuentojmë. PASQYRË Interpretimi psikologjik: Legjenda tregon që pasqyra u shpik nga Perëndia Fest për të njohur që gratë të mundnin të admironi bukurinë e tyre; ajo është pra instrument i vetëvlerësimit (të përgjegjësit dhe të tjerëve) i joshjes. Por pasqyra është edhe një mjet i fuqishëm i njohjes së figurës sonë. Në gjumë, ëndrra sikur je duke u parë në pasqyrë vlen si të shikosh shpirtin tënd nga brenda; të thyesh një pasqyrë do të tregonte dëshirën për të lëshuar atë që është brenda nesh. Në përgjithësi kur shfaqet kjo ëndërr, ëndërruesi në një gjendje emocionale delikate; kupton më nevojën për të shkëputur brenda nesh, por kemi frikë ta bëjmë këtë gjë. Parashikimet: Du u parë në pasqyrë paralajmërohen kundërhërthmë dhe projekte të paralizuara, një pasqyrë e thyer është paralajmërim zle. STATUJE Interpretimi psikologjik: Në përgjithësi ky imazh na con në një situatë ftohtësie, vetmie sentimentale e mungesë ngrohtësie. Shpesh mund të simbolizojë ftohtësi seksuale apo impotencë. Këto domethënie të jenë të një anë për personalisht ose për një person që e kemi shumë të afërt: si zakonisht është përmbajtja e ëndrrës që na lejon interpretimin më të mirë të saj. Në qoftë se figura jonë është e gdhendur në një statujë monumentale, kemi një konsideratë të lartë për veten tonë. Një statujë e thyer simbolizon një kontrast të thellë mondor, kontradiktë të brendshme. Parashikimet: Vështirësi në dashuri.

Gjirokastër: nga taksat më shumë të ardhura se parashikimi

GJIROKASTER — Kohët e fundit, janë rritur në mënyrë të ndjeshme të ardhurat e përftuara nga buxheti i shtetit si rrjedhojë e vjeljes së taksave në rrethin e Gjirokastrës. Vetëm për muajn korrik u përfituan 1 milion e 181 mijë lekë, në një kohë që si shtatëmujor, janë vjelur 2 milion e 181 mijë lekë. Në disa zëra si tatimin mbi fitimin, akcizat dhe taksat mbi të ardhurat, ka patur tejkalime të ndjeshme. Dega e tatimeve në këtë rreth ka synuar të zvogëlojë hetuar me shumë mundësia e shmangjes së tatim-paguesve nga detyrimi që u ishte caktuar me ligj. Drejtim tjetër i rëndësishëm kanë qenë edhe zbulimi i falsifikimeve të bëra nga disa tregtarë të dokumentat e çmimeve të mallrave të importuara, për të paguar sa më pak taksa doganore. Për shkeljet e verifikuara në këtë rast, janë vendosur gjoba me vlerë rreth 4 milion e 850 mijë lekë.

«Rotary Club» do të japë 700.000 dollarë

Fillon në janar vaksinimi