04/09/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 shtator 1993

Socialistët në Parlament edhe pa Kushtetutën e re

Ja pse opozita ndryshoi mendim. Flet Nënkryetari PS Por maxhoranca përgjigjet: «U kthyen, sepse shoh i tyre dështoi» FATOS BAXHAKU TIRANË — Një ndryshim i dukshëm ka shoqëruar rikthimin e punimeve të Parlamentit pas periudhës së zakonshme të pushimeve. Në sallën e tij të madhe që gjatë një muaji ka pësuar vetëm pak ndryshime të jashtme — disa më të lyer dhe disa më pak se më tepër — janë kthyer që të mërkurën deputetët socialistë. Një ndryshim i rëndësishëm numerik dhe ndoshta edhe politik. Pas dy muaj mungese — madje edhe gjatë kohës që diskutoheshin heqja e imunitetit të liderit të tyre Fatos Nano — socialistët kthehen në Parlament të gatshëm për të marrë pjesë në diskutimet e projektligjeve të shumta që priten. Lajmi i rikthimit të socialistëve, që u dha pa zhurmë të madhe nga vetë ata, rihap edhe njëherë disa pyetje. Cilat ishin motivet që i shtynë të merrnin këtë vendim të rëndësishëm? Dhe së dyti a do të fillojë dialogu politik mes dy partive më të mëdha, apo lufta politike do të jetë po aq e ashpër sa në muajt që pasuan? Servet Pëllumbi, Nënkryetari i Partisë, i tregon Gazetës arsyet e vendimit socialist: “Parlamentin e bojkotuam sepse në atë kohë ishte e mprehtë problemi i Kushtetutës. Afati i dorëzimit të saj ishte tejkaluar dhe deputetëve iu paraqit një projekt që nuk i plotësonte kushtet më minimale. Bëhej fjalë për të vënë në vend sovranitetin e Parlamentit dhe në vendosjen të veprojmë në atë mënyrë. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe komisioni ka filluar të punojë me ritëm të plotë. Është hartuar afër gjysma e projektit. Prandaj dhe ne vendosëm thuajse unanimisht të rikthehemi në Parlament, ku do të vazhdojmë të mbrojmë qëndrimin tonë të përhershëm”. Vendimi ishte miratuar edhe nga birucat e burgut nga vetë kryetari Nano, i akuzuar për shpërdorim të detyrës në lidhje me skandalin e ndihmave italiane. “Kemi mundur të komunikojmë me Fatosin dhe ai ka qenë plotësisht dakord me vendimin tonë”, thotë Pëllumbi. U duk sikur hapi i socialistëve për t’u rikthyer ishte një sinjal për hapjen e dialogut demokratik midis dy partive më të mëdha të vendit. Vetë Namik Dokle, Kryetari i Grupit Parlamentar të socialistëve e quajti sesionin e ri të Parlamentit “një fazë e re politike”. Por duket se kjo është ende larg. Sipas Servet Pëllumbit ende nuk ekziston asnjë sinjal i tillë. “Më duket aktualisht i vështirë — thotë ai — hapja e një dialogu me Partinë Demokratike. Ne jemi të gatshëm gjithnjë, por sinjalet e deritanishme dhe gjendja e përgjithshme e tyre nuk janë favorizuese për këtë”. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë këto vendime partitë e tjera. Në çfarë mënyre rikthimi i socialistëve mund të ndryshojë zhvillimin e aktivitetit parlamentar? Dhe ç’vlerë politike ka? Ja opinionet e parlamentarëve të tjerë: Tritan Shehu (PD) — Puna e Parlamentit filloi normalisht. Detyra e parë e tij është të krijojë ligje. Se shpejti na pret aprovimi i Kushtetutës. Dalja e socialistëve nga Parlamenti ishte një tentativë për të krijuar një krizë parlamentare. Kur panë që dështuam ata u kthyen sepse shoh i tyre nuk pati sukses. Gaqo Apostoli (PSD): Në të shtunën në Këshillin Kombëtar do të vendosim përfundimisht për pjesëmarrjen në Parlament. E mendoj dhe konstituimet e Kuvendit gjatë këtij sesioni, megjithëse fjala e Dokles ishte e ashpër, duke të bërë të mendosh se mund të ketë edhe konfrontime të tjera. Kthimi i socialistëve ishte njëjsoj si dalja e tyre. Në qoftë se ne dolem për Kushtetutën, ata dolën për të shtetëzuar, ata dolën për shkaktuar krizë parlamentare. Sabri Godo (PR): Deputetë në këtë sesion do të kenë njëzëri ndonjë mësim nga punimet e mëparshme. Parlamenti duhet të ketë më shumë dinjitet. Praktikisht e Parlamentit nga socialistët e kemi konsideruar si të dëshmuar. Na vjen mirë që, ata që e braktisën Kuvendin e kuptuan gabimin. Arben Imami (AD): Nuk besoj se ky sesion do të sjellë ndonjë gjë të re, përsa i takon uljes së tensionit politik. Do të vazhdojë e njëjta mungesë tolerance si edhe më parë. Rikthimi i socialistëve është një gjë pozitive, sepse do t’i shërbejë ekuilibrimit të politikës dhe, në këtë mënyrë, të gjithë vendit, por edhe vetë PD. Sipër, hyrja e Parlamentit

Çfarë mendojnë politikanët

parlamentarëve të tjerë: Tritan Shehu (PD) — të gjithë vendit, por edhe vetë PD.

Ende vjedhje në «Dajti» bllokohen dy të rinj në tarracën e hotelit

Kishin rrëmbyer në dhomat e rojeve të Karterit TIRANË — Kthehet përsëri në Hotel “Dajti” — por këtë herë kapet në flagrancë — vjedhësi i shtetases amerikane Jevice Hewing. Edhe shitësja e shitëses amerikane, Henry Kopliku, 18 vjeç dhe moshatari i tij nga Durrësi, Hengel Qerimi, janë kapur në përpjekjen e ditës së mërkurë, nga personeli i Hotelit, ndërsa tentonin të rrëmbenin sende të ndryshme në dhomat e rojeve personale të ish-Presidentit amerikan, Xhimi Karter. Pas shoqërimit të të dy autorëve për në Komisariatin 1 të Policisë, në shtëpinë e tij Kopliku në Tiranë u gjet edhe aparati fotografik “Nicon”, që pas disa orësh iu dorëzua pronarës Hewing, së bashku me disa bizhuteri. Hetimet për këtë dy grabitje vazhdojnë edhe pse autorët — në orët e para të mëngjesit së ditës së enjte — dolën nga dhomat e izolimit të Komisariatit 1, ku kishin qëndruar mbi 10 orë. Ka qenë një punonjëse — tregojnë në Hotel — që ka dyshuar fillimisht për lëvizjet e dy të rinjve. Pastaj një pjesë e mirë e personelit të Hotelit është vënë në lëvizje dhe në orën 20.30 të dy adoleshentët janë bllokuar prej tyre në tarracën e katit të dytë: Endriku ka tentuar të hiqet si miku i një bujtësi italian që s’e ka pranuar, ndërsa Hengeli është kapur i fshehur në njërën nga dhomat e rojeve personale të Karterit. Në tarracë janë gjetur edhe çantat, portofolat e sende të tjera të rrëmbyera në dhomat e rojeve amerikane. Pas pesë minutash, të thërritur nga drejtuese e Hotel “Dajti”, punonjës të Policisë Kriminale e Hetimore të Komisariatit 1 të Tiranës kanë verifikuar ngjarjen dhe kanë shoqëruar të dy autorët në dhomat e tyre izolimit. Pas vjedhjes së aparatit fotografik në dhomën e amerikanës Hewing, këtër punonjës nga personeli i Hotel “Dajti” ishin pezulluar nga puna, madje edhe ishin pyetur nga hetuesit për sa e çështjes. Megjithatë një ditë pas gjetjes së këtij aparati, ende këto punonjës nuk ishin kthyer në punë. Ish presidenti amerikan, Carter

TIRANË — Ish-Presidenti i SHBA Xhimi Karter u largua nga Shqipëria pasi përfundoi vizitën private dy ditore. Qëllimi i saj, i shprehur nga vetë ai, ishte njohja e realitetit të Shqipërisë dhe njerëzve të saj nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta. Ai u takua me personalitete qeveritare, politike, dhe biznesmene. Karter ritheksoi nevojën e mbështetjes së Shqipërisë nga SHBA dhe Komuniteti Evropian. Europian. Ish presidenti amerikan, Carter

Në Butrint gërmojnë arkeologë shqiptarë dhe grekë

TIRANË — Ka përfunduar gërmimi për këtë vit në një ekspeditë të përbashkët shqiptaro-greke, e cila për një muaj qëndroi në qytetin antik të Butrintit. Rezultatet e gërmimeve janë cilësuar si shumë të rëndësishme. Objektet e nxjerra në dritë e mbështesin hipotezën, sipas të cilës i gjithë rajoni rreth Butrintit ka qenë i banuar që në periudhën e bronzit. Me shumë interes është edhe zbulimi i një monumenti fetar antik. Këto gërmime shënojnë vitin e tretë të bashkëpunimit shqiptaro-grek në fushën e arkeologjisë. Në ekspeditë morën pjesë studiues të Institutit të Arkeologjisë të Tiranës dhe të Qendrës Arkeologjike të Sarandës e drejtuar nga Drejtori i Institutit Namik Bodinaku.

Liqeni i Shkodrës: sekuestrohen pesë motobarka kontrabandistësh

SHKODËR — (p. re.) — Përsëri orvatje, por këtë radhë të dështuara, për ushtrimin e kontrabandës. Policia Financiare e rrethit të Shkodrës vetëm gjatë muajit gusht ka kapur pesë lundra dhe katër motorre. Me këto mjete lundruese u tenta të zhvillohej kontrabandë me Malin e Zi duke lundruar nëpër liqenin e Shkodrës. Në ngarkesat e barkave u gjetën 300 litra naftë si dhe 670 litra benzinë që tregtonin kontrabandë. E gjithë kjo sasi karburanti u sekuestrua në zbatim edhe të kërkesave të tregtisë së vendosur nga komuniteti ndërkombëtar mbi Serbinë dhe Malin e Zi. Po në muajin gusht, kjo degë e policisë financiare, në punën për t’i prerë rrugën spekulimeve dhe do veprimtarie të kundraligjshme, si rrjedhojë e kontrolleve të ushtruara ka vënë 258 gjoba me vlerë 1000.030 lekë, ka sekuestruar në dhjetë raste fitimin me një vlerë 6.265.000 lekë dhe në katërmbëdhjetë raste mallin e tregëtarëve me vlerë 1.254.000 lekë. Këto suksese në luftën kundër kontrabandës janë arritur dhe në sajë të bashkëpunimit të policisë financiare me postat kufitare.

Vlorë, polici po jeton me një plumb në kokë

U vetplagos aksidentalisht tek pastronte armën VLORE — (Ed. La.) Një pacient i veçantë gjendet që prej ditës së martë në njërën nga dhomat e repartit të Neurokirurgjisë të Spitalit Qendror të Ushtrisë. Quhet Arben Këleshi dhe është 23 vjeç. Para një jave — kur u plagos aksidentalisht në shtëpinë e tij — ishte punonjës policie i Ndërhyrjes së Shpejtë në Degën e Rendit Publik të Vlorës. Sot, Arbeni ende ka në kokë plumbin e pistoletës së tij, por këtë s’mund ta besosh pa shikuar më parë grafine, që fare qartë — në pjesën e përparme të kokës, mbi sytë — tregon një shenjë të bardhë dhe të tepërt. “Plumbi për mrekulli — tregon specialisti radiolog — ka përshkuar gushën, qiellzën dhe pastaj ka kaluar brenda në ballë”. Kështu njeriu me plumbin në kokë jo vetëm që nuk ka më rrezik për humbjen jetës, por preferon edhe të flasë për Gazetën: Si ndodhi aksidenti? “Sapo isha kthyer nga shërbimi dhe si gjithnjë mendova të pastroj pistoletën nga jashtë. Është parabëlë gjermane e vjetër dhe kur e mbaja me rrobe civile, më bënte pak kështjellën. Ishte veçse një moment...” Kur u përmendët? “Unë nuk i humba ndjenjat. Mbaj mend që për tre ditë qëndrova në Spitalin e Vlorës. Atë kam parë edhe kolegët e drejtuesit e mi, që kishin ardhur për të më parë”. A ndjeheni me fat, pas këtij aksidenti? “Natyrist, jam 23 vjeç dhe s’kam as katër muaj që jam martuar” Arben Këleshit tashmë po i bëhet një terapi intensive. Së pari duhet shëruar plaga e gushës dhe rifillimi normal i organeve të frymëmarrjes. “Pacienti është jashtë rrezikut — thotë Perlat Hodo, shefi i repartit Neurokirurgjik — pritet vetëm ndërhyrja kirurgjikale për t’i hequr plumbin nga koka”.

Një kampionat mes problemesh dhe shpresash

Fillon sot, financimet të siguruara deri në dhjetor PINO MONTAGNA Sot fillon kampionati i 55-të i futbollit të kategorisë së parë me probleme të shumta, por me shpresa të mëdha. Problemet lidhen drejtpërdrejt me krizën financiare të vendit që ndikon edhe në federatë, që organizon këtë veprimtari. Kështu që futet duket se qeveria ka dhënë shumë buxhet për ndihmesën e saj te futbolli deri në dhjetor. Në të futbollistikë e Futbollit është përmendur të organizojë kampionatin sa më mirë të mundur, duke patur parasysh mundësitë e tanishme ekonomike që janë mundësuar të akordojë. Për këtë është vërejtur në shumë skuadra për veprimet, nga 16 ekipe të skuadrave të kategorisë së parë. Dita e shtunë, duke shpresuar një vëmendje më të madhe nga ana e tifozëve dhe organeve të shtypit, që të dielën janë të përqendruar në kampionatin italian, në të cilin bazohet Fotofutbolli. Nga ana e tyre drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse kanë punuar shumë për të gjetur të ashtuquajturit “sponsor”. Tani është e qartë se futja e ekonomikë të tregut ndikon drejtpërdrejtë edhe në aspektin sportiv, prandaj edhe të gjithë teknikët janë të mendimit të quajnë skuadra të favorizuara ato që kanë punuar më mirë në këtë drejtim, pra: Partizani, Tirana, Teuta, Dinamo, përveç Vllaznisë dhe Besës për traditat e tyre. Dita e parë karakterizohet nga një ndeshje vendimtare në një farë mënyre, Partizani-Tirana. Të dyja skuadrat paraqiten me këmbë të shumta në ndryshim. Partizani i zhgënjyer mjaft për eliminimin e papritur nga Kupa e Kampioneve, nga ekipi islandez i Akranes, dhe kësaj i shtohet edhe lodhja nga një udhëtim i gjatë; ndërsa Tirana në kushte sportive përherë e më të mira, siç u pa në ndeshjet e Kupës së Republikës, dhe me një sponsor të fuqishëm Aristofin, është skuadër e përforcuar me bolitarë të rinj, nga të cilët një vijnë nga Dinamo, ndër të talenti Fortuzi. Një tjetër ndeshje e shumëpritur është Dinamo-Teuta, dy skuadra të tjera ambicioze. Dinamo paraqitet e dobësuar për largimin e bolltarëve titullarë, por sidomos shpreson në të ardhmen në ndihmën e një sponsor italian. Teuta, shumë e “nemëruar” për shkak të përjashtimit nga Kupa UEFA me paterët italianë, synon të përmirësojë kampionatin e rregullt. Lueshëm të vitit të kaluar. Programi i ditës së parë ora 16.30. DINAMO-TEUTA, BESELDHJA, ELBASANI, VLLAZNIA-ALBPETROL, BESA-APOLONIA, SPOTIFL-AMATUR (në Elbasan), LAC-LUSHNJA dhe Krujë, TIRANA-PARTIZANI.

Tirana pa targa, problemi drejt zgjidhjes

Prej një muaji automjetet e reja kanë mbetur në pritje Në Ministrinë e Rendit Publik kanë munguar fondet e nevojshme TIRANE — (an. st.) — Po bëhen rreth dy muaj që në Tiranë është e pamundur të targosh një automjet të sapo importuar. Janë me dhjetëra pronarët dhe shoferët e tyre që megjithatë janë paraqitur thuajse çdo ditë përpara sportelit të Degës së Qarkullimit Rrugor të Tiranës, nuk kanë mundur të marrin tabelën e vogël prej alumini pa të cilën automjeti nuk mund të qarkullojë. Dukët se shkaku i vërtetë i kësaj dukurie është i thjeshtë: mungojnë targat! “Gjithçka varet nga Uzina e Prodhimeve Metalike në Gjirokastër që nuk prodhon të thonë në Degën e Tiranës. Për rastet shumë urgjente, kemi detyruar të shpërndajmë targa provizore për numri tyetë është mjaft i kufizuar”. Por në Degën e Policisë Rrugore të Ministrisë së Rendit Publik shkaqet e kësaj anomalie nuk shpjegohen kaq thjeshtë. Përveç ndërprerjes së prodhimit për mungesë të lëndëve të parë, është penguar edhe shtresa kryesore ka përbërë mungesa e fondeve për blerjen e targave. Bëhet fjalë për zëvendësimin e gjithë targave të vjetra në vend dhe uniformikimi i tyre me konventën ndërkombëtare të qarkullimit. “Deri tani” — thanë Gazetës në këtë degë — “është ndërruar 50 për qind e inventarit të Republikës. Vetëm në Tiranë nuk ka arritur kurrë rreth një e pesta e gjithë numurit të automjeteve në vend. Janë shpërndarë rreth 10 mijë targa të reja. Tashmë, buxheti financiar i siguruar dhe shpërndarja e targave do të rifillojë pas dy deri tri ditësh”. Pamje e automjeteve në rrugë.

Ligjet që do diskutohen

Një program i ngjeshur i pret deputetët në javët e ardhshme. Programi i punimeve, tashmë i hartuar në linjat kryesore paraqet një shikon diskutimin dhe miratimin në një sërë ligjesh, disa prej të cilave shumë të rëndësishëm. Ja çfarë mund të diskutojë Parlamenti në javët e ardhshme: Pjesa e përgjithshme e Kodit Civil dhe Penal. Një ndryshim që është bërë domosdoshmëri me miratimin e “Ligjit Kushtetues”. Ekspertët që e kanë përpunuar kanë hequr prej tij të gjitha nenet që nuk përputheshin me këtë ligj dhe me të drejtën elementare njerëzore. Projektligji për Shtypin. Është paraqitur nga grupi parlamentar i PD. Me miratimin e tij synohet të mbushet një nga boshllëqet më të ndjeshme në legjislacionin e sotëm. Projektligjet për buxhetin lokal dhe për tarifat e taksat lokale. Synojnë të plotësojnë kuadrin ligjor të legjislacionit për pushtetin lokal. Ligji i ri për Investimet e huaja. Vetë Presidenti Berisha i konfirmoi zërat që qarkullonin mbi paraqitjen e tij. Do të parashikojë procedura më liberale për afari-stët e huaj që dëshërojnë të investojnë në Shqipëri.

Dje në Shqipëri

PAS TRE DITËSH RIHAPET “CAFE’ DES ARTISTES” — Ka rifilluar përsëri aktiviteti në “Cafe’ des Artistes”, lokali në taracën e Pallatit të Kulturës së kryeqytetit. Lokali — mjaft i frekuentuar nga qytetarë shqiptarë dhe të huaj — u rihap pas tre ditësh. Sipas disa burimeve, “Cafe’ des Artistes”, ishte mbyllur për të kryer disa shërbime në mjediset e saja. Por rihapja shoqërohet edhe me një rregull të ri: do t’u shërbehet vetëm çifteve. MBËRINË NË TIRANË DELEGACIONI I MINISTRISË SË BRENDSHME KROATE — I ftuar nga ministri shqiptar i Rendit Publik, Agron Musaraj, mbërriti në Shqipëri një delegacion i Ministrisë së Brendshme të Kroacisë, i kryesuar nga ministri Ivan Jarnjak. Pastaj ministrat Musaraj dhe Jarnjak u takuan në mjediset e Ministrisë së Rendit Publik, duke parashikuar edhe një projektmarrëveshje për bashkëpunimin midis Policive të dy vendeve. Delegacioni kroat u prit edhe nga Aleksandër Meksi, Kryeministër i Shqipërisë. SPONSORIZOHET KLUBI SPORTIV “LAÇI” — Vendosi të financojë Klubin Sportiv “Laçi”, Agim Rama, ish-lojtari i ekipit të futbollit të Laçit në vitet 1982-89. E gjithë kjo pas një aktiviteti trevjeçar të Ramës në fushën e eksport-importit. Financimi ka filluar me rindërtimin e stadiumit kryesor të qytetit. Gjithashtu janë blerë kostume sportive për lojtarët dhe së shpejti ekipi do të ketë edhe një autobus komod. Rama që tashmë është edhe president i këtij klubi dëshiron që skuadra e futbollit të kthehet në ditët e saja më të mira. Pas rregullimit të Stadiumit, pritet nga tifozët që FSHF të lejojë zhvillimin e ndeshjeve në Laç.

Në Brendësi

Gjermani në flakë vendstrehimi për shqiptarë Sot Papa në ish-BRSS për herë të parë Ndërpriten bisedimet për paqen në Bosnjë