«Dikush sot do të prishë harmoninë mes besimeve»
Denoncim i ashpër i Komitetit Shqiptar të Helsinkit
FATOS BAXHAKU
TIRANE — Një polemikë e re ka lindur në Shqipëri. Këtë herë një problem shumë delikat është bërë objekt i saj: feja. E vërtetë për edhe e re për shqiptarët — që kanë filluar të rimësohen me të në këta tre vjetët e fundit — ajo ka filluar me sa duket të krijojë shqetësimet e para. Të enjten Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shpërndarë një deklaratë zyrtare ku shpreh shqetësimin e tij të madh për disa fenomene, që sipas tij, “e kacërcënojnë vetë nocionin e lirisë së besimit dhe nga ana tjetër cënojnë legjislacionin në fuqi”.
Në deklaratën e tyre aktivistët e Helsinkit ngrejnë disa probleme për të cilat kishte kohë që flitej në shumë mjedise: në disa nga shkollat shtetërore — të përcaktuara si krejtësisht laike nga statusi i tyre — kryhen kurse islami-ke. Nuk mbetet jashtë kritikave RTSH. Sipas Komitetit të Helsinkit, asnjë lloj propagandë fetare nuk duhet të ketë vend në emisionet televizive të Shqipërisë. Përmendet edhe ndonjë institucion shtetëror ku kryhen rite fetare, por pa e precizuar atë. Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, në ndonjë institucion përdoren kritere fetare për marrjen e njerëzve në punë dhe shpesh ndarja e ndihmave ve po bëhet sipas të njëjtave kritere. “Të ndalojmë fanatizmin fetar — apelon i shqetësuar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit — sepse dikush do të prishë harmoninë mes feve”.
Fenomenet që denoncohen e bëjnë akoma më imperative pyetjen: A do të ketë fondamentalizëm në Shqipëri, në një vend në të cilin që atëherë vjetësh kanë jetuar në paqe të gjitha besimet fetare? Deklarata, mjaft e komentuar nga opinioni publik, gjithnjë i ndjeshëm ndaj këtyre problem, ka mbërritur edhe në Sekretariatin e Shtetit për Fenë, e vetmja strukturë shtetërore që përgjigjet për marrëdhëniet midis shtetit dhe fesë dhe për zbatimin e legjislacionit në këtë fushë. Bardhyl Fico, Sekretar Shteti për Fenë i tregon Gazetës qëndrimin e tij për problemet që ngrejnë aktivistët e të drejtave njerëzore: “Deklarata më ka kujtuar, sepse në radhë të parë nuk i takonte këtij komiteti të lëshojë dokumente të tilla. Ajo mund të bëhej ndoshta nga shumë organe shtetërore, por jo nga ata. Në radhë të dytë, para se të hartohej mund të ishin konsultuar me ne, që do t’i kishim sqaruar shumë aspekte. Sa më kujtohet unë këtu liet të kuphtohet për një vend falesh që është ngritur në Poliklinikën Qendrore, ku punojnë mjekë arabë. Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe në ekzistencën e një vendi të tillë ku asnjë nuk detyron me forcë të falësh. Përkundrazi do të ishte shkelje e të drejtave njerëzore mungesa e një vendi të tillë. Në deklaratë — përmendion Fico — ka sigurisht edhe gjëra që qëndrojnë si kursë janë shenjat e diferencimit fetar në ndihma dhe aspekte të tjera”.
Për një nga problemet më të rëndësishme që pasqyrohet në deklaratë, për kurset islamike, Bardhyl Fico nuk sheh ndonjë gjë alarmante: “Aty zhvillohen mësimi i gjuhës arabe, por me anë të Kuranit. Është njësoj si kurset për gjuhët e tjera dhe këta askush nuk mund ta ndalojë. Në qof-të se për këtë janë përdorur mjedise të shkollave shtetërore, atëherë për këtë duhet të marrë masat përkatëse Ministria e Arsimit që i administron ato”. Pikërisht në këtë ministri janë të shqetësuar për fenomenet e reja. “Ligji ekzistues për arsimin e ndalon kategorikisht ushtrimin e propagandës fetare në shkollat publike — thotë Ylli Pango, Zëvendësministër i Arsimit — dhe e njejta gjë para-shikohet edhe në projektligjin e ri. Kemi patur me kohë sinjalizime për shkelje të tilla, por verifikimi i tyre është tërë i vështirë, sepse kurse të tilla zhvillohen në shumicën e rasteve jashtë orarit të zakonshëm të mësimit. Ne do të vazhdojmë të ndjekim problemin për aq sa lidhet me sistemin tonë të shkollave, për anën të tjera duhet të përgjigjen instancat të tjera”.
Studimi i Kuranit në Tiranë
Vjedhjet në «Dajti» zhduken të akuzuarit
Urdhërohet arresti
TIRANE — (Ed. La.) — Kërkohen nga Policia që prej ditës së enjte dy adoleshentët e bllokuar një natë më parë në Hotel “Dajti”. Prokuroria e Tiranës i firmosi arrestimin e bashkëmoshatarëve 18 vjeçarë, Endrik Kopliku dhe Henger Gjelqerimi, me akuzën “vjedhje në bashkëpunim”. Por pas shoqërimit në Komisariatin 1 të Policisë së Tiranës — ku qëndruan mbi 10 orë — të dy shokët janë larguar në drejtim të paditur. Deri në orët e vona të ditës së premte askush nuk konfirmoi lajmin e arrestimit të tyre.
Urdhër për arrestimin e të rinjve Kopliku dhe Gjelqerimi, është bërë mbi bazën e ngjarjes së ditës së mërkurë në taracën e Hotel “Dajti”. Aty ku edhe janë bllokuar nga personeli i Hotelit, ndërsa përpiqeshin të rrëmbenin sende të ndryshme nga dhomat e rojëve personale të ish-Presidentit amerikan Xhimi Karter. Pas shoqërimit në Komisariatin 1 të Policisë, në njërën nga banesat e dy adoleshentë-ve në Tiranë, u gjet edhe një aparat “Nikon”, i vjedhur disa ditë më parë po në dhomat e Hotel “Dajti”. Aparati fotografik dhe disa bizhuteri të rrëmbyera iu kthyen menjëherë shtetasve amerikane Jenice Hewing.
Projekt i madh për rindërtimin e rrjetit rrugor
Do financohen 26 milion dollarë
TIRANE — (an.st.) Janë financuar 26 milion dollarë për realizimin e projektit të rehabilitimit të 85 kilometra rrugorë të rrjetit rrugor në Shqipëri, të hartuar në kooperim me Bankën Botërore. Tashmë ka përfunduar regjistrimi i firmave që do të konkurrojnë në ankandin për sipërmarrjen e zbatimit të këtij projekti. Në të njëjtën kohë, ka filluar faza e seleksionimit paraprak të firmave që do të pjesëmarrin në konkurs, i cili do të përfundojë në mesin e muajit të ardhshëm. Janë paraqitur për të konkuruar rreth 130 firma, ndër të cilat 6 janë ndërmarrje të përba-Bankës Botërore. Pjesa tjetër, rreth 8 milion dollarë, do të financohen nga Fondi Kuvajtian. Përqindja dërrmuese e financimit i përket punimeve ndërtuese në një kohë që 2.3 milion dollarë do të shpenzohen për makineri e pajisje dhe 0,8 milionë për asistencë teknike. Për këtë aktivitet të fundit konkursoi vetëm një firmë. Ka përfunduar edhe faza e seleksionimit të firmave. Nga 42 firmat e paraqitura, janë përzgjedhur gjashtë që do të marrin pjesë në garën e ardhshme. Jo vetëm mungesa e rrugëve në disa zona, por edhe e muajit të ardhshëm. Janë paraqitur për të konkurruar përbashkëta ndërsa të tjera firma të huaja italiane, kroate, sllovene, gjermane, austriake dhe bullgare. Nga këto, 59 firma do të konkurrojnë për aspektin ndërtues të projektit, 29 për sjelljen e makinerive dhe pajisjeve të nevojshme, ndërsa 42 për sigurimin e konsulencës së domosdoshme teknike. Projekti, që përfshin kryesisht rehabilitimin e rrugëve të rajonit të Tiranës si dhe dikça nga ai i Portit të Durrësit, i përket Bankës Botërore, ndërsa agjenci zbatuese e tij është Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transportëve. Projekti ka dy burime financimi. 18 milion dollarë do të financohen nga shoqata për zhvillimin ndërkombëtar, I.D.A., e cila është organizëm për financimin e projekteve të ecur më shpejt. firma të zona, por edhe gjendja mjaft e keqe dhe prapambetur e rrjetit ekzistues, janë një nga pengesat dhe vështirësitë më të mëdha për zgjerimin e veprimtarisë tregtare si dhe të gjithë veprimtarive ekonomike të vendit. Ajo është shkaku kryesor edhe për rritjen e numrit të aksidenteve kohët e fundit. Gjendja e keqe e rrugëve, dëmton shumë edhe politikën për tërheqjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Në këtë kontekst, projekti në fjalë ka vlera të mëdha. Rrjeti rrugor që përfshin zbatimi i tij, do të rehabilitohet duke arritur një nivel të kënaqshëm. Duke qenë një nga hapat e parë të këtij lloji, suksesi i tij do të jetë një nxitje për investime dhe zbatime të tjera në këtë sferë të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë.
Dje në Shqipëri
MBYLLJEN NË SHKODËR EKSPERTË GJERMANË PER PESTICIDET E SKADUARA — Pas interesimit të Qeverisë Shqiptare, erdhën për t’u njohur me gjendjen aktuale të pesticideve të skaduara, tre ekspertë gjermanë. Pesticidet — tashmë të ruajtura në Shkodër dhe në Bajzë — kishin ardhur në formë ndihme nga një firmë gjermane para 18 muajsh. Pas verifikimit të gjendjes ekspertët gjermanë u shprehën vetëm për njoftimin e Qeverisë Gjermane për gjendjen që ata konstatuan.
DEMË BULLGARE NË HAS NGA BRESHËRI — Cikloni i fuqishëm i shoqëruar me breshër, natën e 29 gushtit, ka shkaktuar dëme të mëdha në një numër të rrjetit të Hasit. Janë verifikuar dëmtime në 300 hektarë me misër, 35 hektarë me perime të vona, 325 hektarë me fasule, si dhe sipërfaqe të tjera me vreshta. Fshatarët më të dëmtuara ishin ato të komunave të Gollajt, Helshanit, Perrollajt, Perajt dhe Ngjecit. Tashmë po punohet për vlerësimin e dëmeve në çdo familje.
NË UNIVERSITETIN E GJIROKASTRËS DO HAPET DEGA E GJUHË-LETËRSI GREKE — Kështu vendosi Këshilli i Ministrave, për të plotësuar nevojat me kuadër të lartë mësimorë të shkollave minoritare greke. Vetë ministri i Arsimit u prononcua për vendimin e fundit që — sipas tij — ishte mbështetje e propozimit të rektoratit të Universitetit “Eqrem abej” të Gjirokastrës. Ky universitet ka përgatitur projektplanin mësimor, duke u mbështetur edhe në eksperiencën e katedrës ekzistuese të gjuhës greke. Për vitin e parë do pranohen 15 studentë.
Peshkarexhë shqiptare
Në Brendësi
Në Korçë: sekuestrohen 20 kuintal
Anullohet koncerti
Ministria: «Për shkaqe teknike»
Në Korçë: sekuestron 20 kuintal cigare të kontrabandës
KORÇË — (an.st.) — Sekuestrohen 200 koli me 100.000 paketa cigaresh të futura kontrabandë me një vlerë rreth 3.5 milion lekë. Sekuestrimi është bërë nga dega e policisë financiare tre rrethet të Korçës. Ngarkesa me cigaret kontrabandë të markës Partner — gjithsej 20 kuintal — i përket firmës Disho që ushtron aktivitet në rrethin e Pogradecit. E destinuar për doganim në doganën e Korçës — i thanë Gazetës në Drejtorinë e doganave të Policisë Financiare — ngarkesa kishte hyrë në Korçë pa kryer procedurat e domosdoshme të doganimit në përputhje me ligjet në fuqi. Kështu në listën e gjatë të tregëtisë së paligjshme të duhanit, që vazhdon të mbetet një prioritet për kontrabandën në Shqipëri, regjistrohet edhe një rast tjetër.
Anullohet koncerti i grupit sllav
Ministria: «Për shkaqe teknike»
TIRANË — (fa. ba.) — Është refuzuar përfundimisht kërkesa e shoqërisë “Broadway” për organizimin e një koncerti në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” të Tiranës dhe në disa qytete të tjera të vendit. Lajmin ma konfirmoi Gazetës Yllet Alikaj, Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Kulturës. “Kërkesa e shoqërisë Broadway u refuzua për motive teknike”, u shpreh Alikaj, tek i cili disa javë më parë ishte prezantuar përfaqësuesi i shoqërisë, Sadik Pashiq, duke i dorëzuar kërkesën zyrtare për zhvillimin e koncertit. Në kërkëtë, ku mungonin identitetet e plota të këngëtarëve që do të vizitonin Shqipërinë, thuhej se repertori i koncertit do të ishte kryesisht me këngë da- [teksti vazhdon në kolonën pranë] shurie dhe sa të ardhurat do të shkonin në favor të fëmijëve boshjakë që vuajnë nga lufta. Posteret e koncertit të cilët u ngjitën në muret e Tiranës pa autorizimin e Ministrisë së Kulturës prej disa ditësh janë hequr. “Që në prezantimin e parë” — shprehet Alikaj — “më bëri përshtypje sa Sadik Pashiq na premtoi shumë, duke filluar nga ardhja e këngëtarëve të tillë si Turner, Sting, Aznavour. Mu duk diçka e çuditshme për një afarist që vjen nga Sarajeva e martirizuar”. Për koncertin e këngëtarëve sllavë në grup gazetare shoqëruese protestoi pranë Ministrisë së Kulturës. Sipas tyre disa nga këngëtarët e përfshirë në listën e dorëzuar kanë mbajtur qëndrime proserbe gjatë konfliktit të fundit etnik në ish-Jugosllavi.
Në Brendësi
Peshkarexhë shqiptare e ngecur në Brindizi
Arrestohet Kryetari i Gjykatës së Milanos
Futboll, të gjithë vështrojnë nga Cagliari
HOROSKOPI I JAVËS
— i Stella Wilder
Dashi 20/III 20/IV: Në doni të fitoni respektin e personave të afërt mundohuni të këthenit në thjeshtësinë tuaj të zakonshme, të qëndroni të kthjellët e ndershëm edhe pse të tjerët ju torturojnë.
Demi 21/IV 20/V: Mos u jepni dëshirës për të qenë më shumë se projekti pothuajse të përfunduar, shikoni gjendjen dhe, duke kontrolluar të dhënat që keni në dispozicion dhe mos jini impulsivë.
Binjakët 21/V 20/VI: Gjërat e duarve nuk ju mjaftojnë për të numëruar gjithë gjërat pozitive që ju përkasin. Bëjeni pa frikë nga optimizmi i tepruar. Ajo që të tjerët duan t’ju detyrojnë të bëni është e mirë edhe për ju edhe pse jo gjithmonë e pëlqyeshme.
Gaforrja 21/VI 22/VII: Do të merrni këshilla arsyeshme për duhet të përdorni një fare lirie për të interpretuar. Mos veproni para kohe sapo jeni pranë kompletimeve të një cikli me rëndësi të jetës suaj private.
Luani 23/VII 22/VIII: Kujdes paratë edhe pse nuk janë vetëm shkak i të gjitha grindjeve që ju vihen. Edhe zora dhe aforizmat moralisht kujdesin tuaj. Përdorni buon sensin dhe pak imagjinatë, do soni instiktit tuaj.
Virgjëresha 23/VIII 22/IX: Mos lini shumë të përpiqet sepse do të keni më shumë se një dilemë. Naivë dërrimi i vogël, do të jetë, rezultate të shkëlqyera. Frikëra maksimal? Ju vjen me mës të lavës, kur po dorëzoheni.
Peshorja 23/IX 22/X: Ndodheni të bllokuar dhe për të dalë duhet të punoni shumë. Do t’ju lejoj një ndihmë të madhe kujt ju rri pranë por edhe ju mund të kapeni pas këshillave të dikujt që di se ç’po ju ndodh.
Akrepi 2/X 21/XI: Kujdes paratë edhe pse nuk janë të vetmi imagjinatë, do soni instiktit tuaj.
Shigjetari 22/XI 21/XII: Do të keni favorë të papritura dhe do të jeni në gjendje t’i këmbësoni. Bëjeni mos veproni shumë me projektet dhe me ëndrrat. Një pauzë reflek-timi do t’ju gëzojë jo pak.
Bricjapi 22/XII 19/I: Një takim i rastit në ditët e ardhshme do t’ju ekspozojë për rrëzime të reja por edhe për shanse të pasura. Është momenti të përqendroheni pak edhe mbi veten tuaj.
Ujori 20/I 19/II: Mbasi pësobni një përmbysje të papritur të fatit. Mos bini në dëshpërim. Bini nga rutina, mos kini frikë nga gjëra e reja. E ardhmja e afërt do t’ju shpërblejë për guximin tuaj.
Peshqit 20/II 19/III: Për të patur sukses, mundohuni të përqendroheni mbi një qëllim të rëndësishëm. Bashkëpunimi me një mik apo koleg do t’ju sjellë sukses e fitime. Mos lini mënjanë idetë që keni në zemër.